Zoti Basha, dje Kolegji Zgjedhor jua bëri ëndrrën realitet. Një ëndërr tek e cila ndoshta as ju vetë nuk besonit kur i hytë kësaj pune. Jo për çështje kapacitetesh, sesa për një sërë rrethanash të tjera, të cilat ju jepnin juve humbës. Dhe i tillë ndoshta do të mbeteshit edhe pas 14 majit, vetëm se një humbës dinjitoz, për shkak të asaj diference të ngushtë surprizë, prej vetëm 10 votash.

Zoti Basha, ju iu futët garës për Kryebashkiak pas një eksperience të trefishtë si ministër, eksperiencë të cilën edhe atë e filluat pas kooptimit në Partinë Demokratike, fiks në momentin e ardhjes në pushtet të kësaj partie. Megjithatë, përveç xhelozirave të brendshme që ky kooptim mund të shkaktonte tek individët që kishin dhënë për partinë edhe gjatë viteve të saj më të vështira 1997-2005, për publikun e gjerë ky nuk përbënte ndonjë problem. Tek e fundit ju thjesht u pranuat në një garë pa plotësuar normat. Por në vijën e startit ju ishit i barabartë me ministrat e tjerë.

Fillimisht si Ministër i Transportit dhe i Punëve Publike, ju ishit aty në fillimin e punimeve të rrugës më të shtrenjtë në historinë e infrastrukturës rrugore, e ashtuquajtur "Rruga e Kombit". Vendimi për ta ndërtuar pa plan ishte vendim politik. Dhe në një vendim kolegjial përgjegjësia, nëse të tillë ka, shpërndahet. Por ju nuk u përballët me akuzën për shpërdorim detyre, sepse çështja u pushua për shkelje të afateve. Ligjërisht ju jeni i pafajshëm nga akuzat që u ngritën kundër jush, por nuk mund të mos jeni i ndërgjegjshëm se perceptimi publik mbi këtë kosto faraonike rëndonte mbi ju deri në momentin kur i hytë garës për Kryebashkiak.

Punën tuaj si Ministër të Punëve të Jashtme dhe më pas si Ministër të Punëve të Brendshme propaganda qeveritare e lidhi fort me një nga sukseset më të mëdha të kësaj qeverie, heqjen e vizave. Por ju ishit aty edhe më 21 janar, kur 4 shtetas shqiptarë humbën jetën në një protestë. Sado përgjegjësi morale të kenë nxitësit e "skenarit tunizian" që i nxorën ata njerëz fatkëqij në rrugë, vrasja e katërfishtë jashtë gardhit rrethues të Kryeministrisë, ku dy prej viktimave u vranë sipër podiumeve të gazetarëve, e bëri përgjegjësinë e rojtarëve të institucioneve disafish më të rëndë sesa fajin e mësymësve të tyre. Minimalisht, ju, si Ministër i Brendshëm, edhe pse ligjërisht jo urdhërues direkt i policisë apo i gardës, ishit moralisht përgjegjës. Ju nuk e dhatë dorëheqjen, sepse kjo do t'ju skualifikonte nga gara për Tiranën.

Këto dhe të tjera, që ju bënin juve lehtësisht të sulmueshëm - por edhe të identifikueshëm me Kryeministrin, - ulën pritshmërinë se ju mund të kishit një rezultat pozitiv përballë një Kryebashkiaku që të paktën edhe këtë herë mendohej se do të përfitonte nga jehona e ndryshimit që i bëri kryeqytetit dy mandatet e para.

Socialistët ju akuzuan se në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme filluat që tre muaj para zgjedhjeve një fushatë pasaportizimesh jo reale të shtetasve që nuk banonin në Tiranë (u fol edhe për 7 mijë punonjës të administratës, por që si të tillë, i binte të jetonin realisht në Tiranë). Megjithatë, përderisa nuk ka prova tangjente të kësaj lëvizje kontingjentesh nga zona të sigurta "blu" drejt Tiranës, kjo nuk mund të raportohet prej një gazetari si fakt i mirëqenë.

Mirëpo çdokush mund të konstatojë se kësaj here votuan rreth 75 mijë zgjedhës më shumë se në vitin 2007, prej të cilëve ju përfituat rreth 2/3 e tyre. Mund të ketë një shpjegim logjik, që shumë të rinj që votuan për herë të parë të kenë votuar për ju; që shumë prej "elektoratit gri", indiferentë deri dje për politikën, kësaj here dolën për të votuar, dhe ju votuan juve (realisht këtë herë pati një rritje të pjesëmarrjes në votim). Por pse?

Në fakt duhet pranuar se ju bëtë një fushatë të mirë (hiq episodin e "kasetave"). Ju për herë të parë i njohët kundërshtarit merita dhe e ndërtuat fushatën tuaj mbi pohime pozitiviste, përreth një alternative - ndonëse u vërtetua se shtylla e saj, ulja e taksave, ishte më shumë demagogji (sepse taksat nuk ishin aq të larta sa thoshit ju). Rezultati? Më 14 maj, me numërimin e kutisë së fundit, ju ishit 10 vota disavantazh. Kjo për ju nuk ishte humbje, ndonëse thuhet shpesh se historia nuk e mban mend të dytin, por vetëm kampionin.

Por mesa duket, për kalkulime të tijat politike, udhëheqësi juaj doli nga rezerva ku kishte qëndruar gjatë tërë fushatës dhe pas datës 16 maj mori frenat e lojës në dorë. Pas datës 16 maj ju zhbëtë tërë përpjekjet tuaja për t'u diferencuar nga Kryeministri dhe treguat se jeni njësh me të. Por kjo nuk ju doli për keq.

Zoti Basha, në fund fare ju duhet t'i jeni mirënjohës për këtë fitore pikërisht Kryeministrit Berisha. Por edhe atij dream team-i juristësh, deputetë të Komisionit të Ligjeve, të kryesuar nga Ilir Rusmali dhe Oerd Bylykbashi, që hartoi strategjinë që aq mirë u artikulua në KQZ dhe në Kolegj nga Ivi Kaso. Një mirënjohje e veçantë duhet t'i shkojë edhe Arben Ristanit, që mori përsipër "riskun" e zbatimit të fazës së parë, veprimin e KQZ-së si një "KZAZ e madhe e Tiranës" dhe vlerësimin e fletëve të hedhura gabim si "të vlefshme". Dikush u kujtua që edhe pse numëruesit ishin trajnuar për t'i vlerësuar këto fletë si "të pavlefshme", për këtë nuk ekzistonte asgjë e shkruar. Procedura u kopsit në mënyrë të tillë sa u shndërrua në një kauzë të mbrojtshme përballë Kolegjit. Dhe juristët e zotë bëhen disafish të tillë kur janë në pushtet. Ndaj më 3 qershor ata i shkëputën Kolegjit legjitimimin e kësaj procedure të KQZ-së. Gjithçka tjetër është pasojë e atij vendimi!

Zoti Basha, njësoj si në rastin e çështjes së pushuar ndaj jush për rrugën Durrës-Kukës, edhe në këtë rast ju jeni ligjërisht i pastër. Përderisa nuk ka pamje filmike të futjes së fletëve të votimit në kutitë e gabuara enkas prej numëruesve demokratë, ju nuk mund të akuzoheni për kurrfarë gjëje. Dhe siç thotë njëri prej juristëve që ju mbrojti, "matematika nuk është opinion". Matematika e shifrave ju nxori fitues me 93 vota. Por në kushtet e hapjes së kutive, procesi zgjedhor u cenua në integritetin e tij. Ju nuk duhet ta harroni kurrë këtë, sepse "gabimi njerëzor" që u bë lajtmotiv i këtyre zgjedhjeve, e ka cunguar legjitimitetin tuaj. Ju duhet të jeni i ndërgjegjshëm kur të uleni në atë karrige se, sado ligjërisht i pastër, gati gjysma e qytetarëve që do të qeverisni katër vitet e ardhshme, mendojnë se ju e keni vjedhur fitoren në tavolinë.

Ju mund të deklaroni sa të doni se do të jeni Kryebashkiaku i të gjithë tiranasve, por nuk do t'ju besojnë menjëherë. Frustrimi dhe kundërshtia politike do të ushqejnë njëra-tjetrën.

Në selinë rozë ka rënë gjëma. Me siguri atje tani do të marrin hov përpjekjet për katarsis, të vështira në rast fitoreje të zotit Rama (qoftë edhe me 10 vota), sepse "fituesi nuk gjykohet". Por nëse socialistët do të jenë të zotë, ata mund ta përkthejnë këtë frustrim në vota në vitin 2013. Mos vallë fitorja juaj në Tiranë është prelud i një rotacioni në rang kombëtar?

Megjithatë ky nuk është problemi juaj. Ndërkohë që në Partinë Socialiste do të merren me njëri-tjetrin, me fajtorët dhe me militantët, ju zoti Basha keni shansin e artë të përfitoni shëlbimin tuaj. Rasti juaj është një rast i mirë për të medituar mbi meritokracinë, shanset e jetës dhe veprat individuale. Në vitin 1960 edhe Xhon Kenedi e vodhi Riçard Niksonin në garën për president, por kjo nuk e ndaloi atë të ishte një President i madh. Ky është rasti juaj të ndërtoni më në fund diçka tuajën, solide. Kapacitetet intelektuale nuk ju mungojnë. Por kujdes, mos kujtoni se me ardhjen tuaj në krye të Tiranës matësi i kohës do të ristartohet. Teoria e "vitit 0" është shkatërrimtare. Tregoni me vepra që do të dini realisht të vlerësoni punën e paraardhësit tuaj, se do të merrni stafetën e kantiereve të bashkisë dhe nuk do t'i vini vizën çdo gjëje të mirë të bërë deri më sot. Tregohuni i mëshirshëm të paktën me specialistët e thjeshtë të bashkisë dhe mos i hiqni nga puna, ndonëse e kuptoj se do t'ju duhet të kënaqni edhe militantët tuaj. Por, i nderuar zoti Kryebashkiak Basha, "le roi est mort, vive le roi" (Mbreti vdiq, rroftë Mbreti), më shumë se shprehje e nënshtrimit ndaj sovranit të ri, është shprehje e vazhdimësisë së shtetit.

 

39 Komente

edhe Xhon Kenedi e vodhi Riçard Niksonin në garën për president, por kjo nuk e ndaloi atë të ishte një President i madh. Ky është rasti juaj

eshte mire me besu ne mrekullina, qofte edhe per self-fulfilling prophecy", vetem se me duhet me thon qe kenedi udhehiqte amerikane e jo shqiptare... dhe distanca kenedi-basha (ket te fundit nuk e njof, pervec vizualisht si nje buzeqeshje prapa sales ne perurime dhe podiume) eshte padiskutim ku e ku me e vogel se amerikane-shqiptare si shoqeri, kolektiv.

Nje bravo autorit per ate qe Teoria e "vitit 0" është shkatërrimtare.

Lul Bashes: me hajer, per tironsit! Ke nje shonc qe s'vje dy here ne jete tani: te bosh dicka shuuume me te madhe se money! Vetem qe do icik kellqe ai muhabet... dhe un s'besoj pa pare te kunderten te provume.

ps. Ishalla ndertohet unaza e madhe tani!

e gjitha u be vetem per unazen e madhe, cim, ti thuj ishalla bohet edhe nai gjo tjeter. kurse sa per ate teorine e vitit zero... kam nje pershtyje se bashkia do ndryshoje personel deri ne zero, pasi si shume u "bene ata" ne pune, tani "u beme ne" te punojme.

si do ti punesoje 30 mije vete luli, po nuk pushoi ata qe punojne nderkohe?

Ne kemi shume shpresa tek Luli dhe shpresa vdes e fundit.. Ne kater vjecarin e pare te mandatit te tij Luli ka per te punuar. Urojme qe te kemi nje Tirane sa me te bukur dhe me te kulturuar. Merita ka per te qene e ketij demokrati blu. Urime kryetar! smiley

mos ki merak se Luli e ka vra shpresen nja 3 here deri tashti. Ti besoj e ke llafin qe verberia vdes vetem me te zotin.

Hajde koha ta ktheje tiranen ne nevojtpore blu sic ka kthyer Shqiperine Mulla Omar Berisha.....Por me ate palo komb merum qe kemi,e meritojme nje cope plehre si manekini Basha...pas tij jane fijet e Berishes. .....Shqiperine e mori lumi......

RIP

keti

tirana do miliarda dollare per tu kthyer ne nje qytet modern qe luli s'i ka.

Qellimi i ketyre zgjedhjeve duhej te ishte nje referendum kunder qeverise per vrasjen e kater protestuesve te pafajshem.Shqiptaret kete s'e bene .Hipokrizia e kesaj shoqerie duket ne faktin qe kryqezojne psh Kongolin pse doli deshmitar kunder nje kolegu te tij atehere kur kundershtimi kishte pasoja te renda sot kur mund te hedhin nje te vote te fshehte kunder qeverise nuk e bejne po mbajne anen e vrasesve.

 Fakte:

1- Lulzim Basha mori me shume vota se rivali i tij, rreth 93 te tilla, pavaresisht vlefshmerise se votave te hedhura ne kutine e gabuar.

2- Nga ana proceduriale fitorja nuk eshte e paster, sepse u luajt me rregullat e lojes.

3- Pavaresisht akuzave shume te ashpra ndaj tij, Lulzim Basha mbetet nje nga politikanet me te votuar ne Shqiperi, cka tregon hendekun midis opininionit qe synon te krijoje propaganda mediatike dhe perceptimit real qe ka nje figure ne popull. Ashtu sic tregon edhe hendekun e madh midis pasuesve a simpatizanteve te paleve poltike ne Shqiperi.

1- Rama mori 10 vota me teper...Gje qe nuk u deklarua nga KQZ.... Dhe procesi u shkaterrua haptasi me pas duke u numeruar zarfat e dale nga "Zyrat e PDse"...Dolen 800e ca votues teper dhe keto votat"jetime" nuk u verifikuan me listat duke theksuar manipulimin e hapur....(E vcuditeshme qe te gjitha keto votat jetime ishin 90% per Bashen....Kete nuk e ha as bufi)

2- Nga ana procedurjale dhe ligjore nuk eshte fitore..por manipulim i hapur duke zbatuar ligjin e xhungles

3-Pavaresisht zbrasjes se buxhetit te shtetiot per invetestimin kolosal te blerjes dhe grabitjes se bashkise se Tiranes(miljarda leke te hedhura, plus kercenime per buxhetoret)...Basha serish mbetet figura me e yrruer duke permendur ketu skandalet me te medhaja te qeverise Berisha nen ministrite e tij si shitja e detit,"grabitja e kombit" etj...

Problemi eshte se gjithe inteligjenca eshte larguar nga ai palo vend qe Talibanet Blu e kane katandisur ne nevojtoren e Evropes dhe botes...Ata qe kane ngelur, jane te terrorizuarit dhe pleqte...

 

- Pavaresisht akuzave shume te ashpra ndaj tij, Lulzim Basha mbetet nje nga politikanet me te votuar ne Shqiperi, cka tregon hendekun midis opininionit qe synon te krijoje propaganda mediatike dhe perceptimit real qe ka nje figure ne popull. Ashtu sic tregon edhe hendekun e madh midis pasuesve a simpatizanteve te paleve poltike ne Shqiperi."

Ai perfiton nga populli injorant qe nuk e ka ndjenjen e pergjegjesise ndaj vetes.

Ka nje deformim te rende te keta gazetaret, por jo vetem. Edhe e pranojne se ky eshte figure e erret dhe e dyshimte politikani, dhe njekohsisht e urojne qe te pastrohet e laje mekatet ne pushtet. Nuk di si ta quj kete lloj lajthitje e te identifikoj shkakun. Megjithate po vazhdoj me komentin alla xhafo; kjo lloj fitoreje ne kete plan e kthen humbjen e Rames ne flori politik. Tashme ai ka avantazhin e te qenit viktime, duke qene ende brenda sistemit. Kjo lloj fitore e Bashes riciklon Ramen, pa pushtet te dukshem dhe e ben me te pranueshem nga te pakenaqurit. Kaq me komentet alla xhafo se kam frike se po vazhdova me tej, me bien leshte e kokes si xhafos.

Zoti Basha, në fund fare ju duhet t'i jeni mirënjohës për këtë fitore pikërisht Kryeministrit Berisha. Por edhe atij dream team-i juristësh, deputetë të Komisionit të Ligjeve, të kryesuar nga Ilir Rusmali dhe Oerd Bylykbashi, që hartoi strategjinë që aq mirë u artikulua në KQZ dhe në Kolegj nga Ivi Kaso. Një mirënjohje e veçantë duhet t'i shkojë edhe Arben Ristanit, që mori përsipër "riskun" e zbatimit të fazës së parë, veprimin e KQZ-së si një "KZAZ e madhe e Tiranës"...

...ne vecanti perfaqesuseve te komitetit mderkombetare ne Tirane per mbeshtetjen e hapur dhe te pa kursyer qe te afruan ne kete gare.Jane te ralle njerzit ne histori qe fati mund ti kete afruar  kete lloj shanci te arte.Shrytezoje kete rast pa zhgenjyer askend edhe per tu bere nje great leader  i ardhshem me   kushtin  qe ;

You have to apply  the rules of democratic  game. And then you have to play better than anyone else....

The rules of democratic game?...hmm..like yor model democratic regime perhaps..China?

Me mend, c'te tha baca, se je i zgjuar vete.  Ja dhe kjo pune mori fund.   

Xhafo 1*

The rules of democratic game?

....po zoteri ! mos te perseritet me historia  e zeze  mafjes se ndertimit   kur drejtimin e  bashkisë së Tiranës e mori  Rama . Menaxhimi i miliona eurove u kthye në një plan shpërndarjeje për një listë klientësh, të cilët më vonë do të shndërroheshin në bërthamën që mori “në dorëzim” edhe Partinë Socialiste. Një agjenci e specializuar raportoi për rreth 600 milionë euro fitime që kryebashkiaku dhe rrethi i tij siguroi veç nga përqendrimi i lejeve të ndërtimit..

po pse mi Monda, kot i them Fahri une ketij? smiley

 Xhafe mos na shit kumbulla se njehere dole e bere nje shkrim per nja tre figura per te cilat thoje qe s'ja vlejne e qe ne fakt sipas pershkrimit tend as shkrimin s'duhet ta kishe bere per ta, tani na vjen e na i thua Bashes jo po je fajtor por ne fakt s'je, po meqe je hidhe me ne...e hajt ta hedhim bashke kush e hedh me lart...

o Xhafe, seriozisht, na kurse nga keto marrira se e kemi koken plot, e dime qe je special po s'ta kemi ngene 

"Por edhe atij dream team-i juristësh, deputetë të Komisionit të Ligjeve, të kryesuar nga Ilir Rusmali dhe Oerd Bylykbashi, që hartoi strategjinë që aq mirë u artikulua në KQZ dhe në Kolegj nga Ivi Kaso."

Vetem kaq lexova nga nje komentues me lart. SIGH. Nuk e bej dot veten te lexoj tere artikullin. Mezi pres ndertimin e unazes se madhe dhe rrethimin e te dyja aneve te rrugeve me qoska pa fund si shprehje e zhvillimit te biznesit te vogel si motor i ekonomise. Por kam frike se rrethimi me qoska do behet pavaresisht unazes. Se c'kam nje parandjenje qe Luli do e filloje me zhberjen e  berjeve te Rames dhe me gjetje "abuzimesh" pa fund ne bashkine e vjeter. POR, ishalla vertet i gjen dhe e con ne burg ate gjatoshin qe nuk nxjerr dot qimen nga qulli. The show is just starting.

 

Ngushellime zoti Rama! O njeriu i se drejtes dhe ligjit! Tiranes do i mungosh pa mase! Bulevardi Deshmoret e Kombit te qan akoma e do te te qaje gjithmone.

Ne mungese te nje shkrimi mbi arritjet e tua kolosale si kryetar bashkie, ngushellimet po i postoj ketu. Ketij shkrimit "me dore ne zemer" s`besoj se i ngel hatri.

more,po sikur i kemi degjuar gjate gjithe fushates keto qe thote ky.edhe te zeri popullit i kemi lexuar nja 20 here.

pastaj.ky endri xhafa mos e ka gje fatmir xhafen qe mbreme ne emisionin e ilva tares perseriste te njejtat llafe. parashikonte qe punet ne tirane,tani qe iku edi, do te shkonin aq keq sa ne fund te vitit te gjithe do te beheshin pishman qe po jetojne ne tirane.

mos i ka mbetur pa marre leja e pallatit ketyre te dyve.

 

Gallate. Votat e peshqve per artikllin e Xhafos jane domethenese, lum si ne qe kemi kaq shume armiq, te brendshem dhe te jashtem, te rinj dhe te vjeter. Si fanar ndriques do qajme perpara derisa Rama te fitoje, qofte dhe telebingon.

Ja te shofim parashikimet e peshqve per Bashen dhe approval rating for him after, say, two years, nqs do behen sondazhe te tilla.

 Mbreti vdiq, rroftë Mbreti

Kjo i ka hidheru me shume peshqit, se kane besuar qe Rama = mbreti smiley

 eh sa keq me vjen per sallaksit e ppu Laughing

Ky e ka Xhafo ndersa Fatmiri e ka Xhafa.

Nuk e kuptoj kete Xhafon. Nga njera ane shkruan - apo le te kuptohet - se Luli e vodhi bashkine e tiranes, dhe nga ana tjeter i uron pune te mbare per te miren tone e te tiranes.

Vetem ne shqiperi mund te ndodhi qe hajdutit t`i urohet... e gezofsh placken e vjedhur. Ne cdo vend te botes hajduti denohet e percmohet, ndersa ketu tek ne nderohet dhe i luten qe ta trajtoje mire gjene e vjedhur.

Ka vetem nje shpjegim kjo pune. Jemi nje shoqeri e semure rende, me individe te semure rende. Kushedi sa here te tjera e kam hasur kete menyre te arsyetuari: e vodhi por s`kemi cfare te bejme... te pakten te na bejne ndonje gje te mire per qytetin.

Sikur te mos kemi asnje te drejte mbi kete qytet, ne; sikur te mos jemi ne zoterit e ketij qyteti dhe qe po guxoi njeri te na e marri, ia q.im robt, e rrasim ne burg. 

Ne vend qe te arsyetojne ne kete menyre, keta njerez, pa piken e dinjitetit dhe burrerise, shkojne e i urojne Lulit bashkine dhe e lusin te beje ndonje gje. E tmerrshme.

Kjo eshte e tmerrshme, se keta qe flasin keshtu, jane skllever ne shpirt dhe s`e kane per gje te durojne cdo gje. Dje duruan turkun dhe komunizmin per 500 e 50 vjet respektivisht, ndersa sot ulin koken e durojne saliun dhe lulin te cilet ne kafsherine e tyre arrijne deri aty sa te shtijne edhe mbi invalide, sic ishte Ziver Veizi, te paarmatosur e me duart ne xhepa.

Me keta lloj njerezish nuk shkohet asgjekundi. Per me teper se keta jane skllever ne shpirt e ne fis. Nuk kane shpetim e sherim se kete gjendje e kane te trasheguar nga familja. Keshtu i kane edukuar qe te vegjel. Perpara u kane thene, ecet vetem me perkulje e lepirje ndaj me te fortit e jo duke kerkuar gjithmone te drejten tende.

Keta njerez poshtarak qe kane pushtuar deri edhe gazetat shqiptare, s`duhet te kene me vend ne shoqerine tone. Ose duhet te kene ate vend qe meritojne te kene, aty poshte, ne fund te cdo gjeje. Asgje me shume.

 5*

 

 Gjysem viti iku, dhe 1 vit e gjysem i ngeli Bashes te afirmohet. Kohe e shkurter per te, veç te behet supermen, supermanaxher smiley

Shume bardh-e-zi peshkataret; o pelqen Bashen dhe Rama eshte kryehajdut, o je me Ramen dhe Basha eshte vrases. Sikur po diskutojme filmat me partizane dhe gjermane.....

 lale ti ndajme gjonat, vjedhjet nga Rama, jane ne kuadrin e llafeve.....si thone....shpiif, shpif, se diçka do te mbetet......kurse bemat e Bashes, jane konkrete....Rama ka qene pa imunitet, dhe mund ta rrasnin brenda, nese kishte gjera konkrete.......se kishin dhe gurin dhe arren ne dore, kurse me Bashen.....heeeemmm, .....provoje pra, se dalin procedurat, dalin pavlefshmerite, dallin votat e hedhura gabim, e ç'nuk del, qe te dale palagur....e pse...??????, pasi kjo drejtesia jone, eshte ashtu siç thote Bledi Manja, eshte e dhjere......

eh, jo ne nuk i dum te dame... ne qe ne vakt na ka pas pelqy sallata mikste, kshu i thonin, i ma men ato dyqonet me gjys te gatshme qe shitshin sallat ruse, kshu u qunte, qe kishte i gjo te panigjume, ma-jo-ne-ze... me ca rripa te holle gogozharje qe bonin kontrast te modh me te verdhen, pra qe te kisha llafin patrioto, te damet ne nuk i dum. historikisht. Kalofsh i dit t'mrekullushme peshku pa uj, se vet jom tu dal per momentin. mesdit knejta. until soon.

Urime Zoti Basha, ne kete shqiperi te dhjere nga kjo drejtesi e ndyre......

 Nga Bledi Mane

Në mbrëmjen e së premtes që sapo lamë pas, vetëm disa fishekzjarre kineze grisën qiellin e Tiranës. Lul Basha u mbajti fjalim fitoreje për herë të pestë kalimtarëve të rastësishëm para selisë së PD-së, ndërsa në bulevardin kryesor 4 vetura nga Kamza dhe 3 furgona nga Bathorja u binin borive dhe valëvisnin peshqirët blu të plazhit. Vapa ende sillej rrotull nëpër qytet, ndërsa njerëzit para se të flinin me dritaret hapur, mbushën ujë, vranë mushkonjat e u hodhën një sy lajmeve të darkës dhe atëherë kuptuan se Kolegji Zgjedhor e kishte shpallur përfundimisht fituesin e Bashkisë së Tiranës. Mes territ të natës dhe zhurmës që çliron Tirana në fundjavë, hipi në një makinë të zezë me targa VL dhe u vodh fshehurazi drejt vendlindjes Sashenka Jonuzi. Gjyqtarja legjendare vlonjate që së bashku me 8 kolegët e saj për gati 8 javë u shfaqën nëpër ekranet e televizioneve të Tiranës më shumë seç shfaqet Reiz Ciço dhe Aida (jo e Verdit) Shtino e njerëzve të gjetur, do të mbetet në memorien tonë kolektive si gruaja simbol e drejtësisë domestike. Porsi reklamat e ‘minimoltove’ greke mbushur me çokollatë të skaduar, Sashenka&Co i bënë një fushatë publicitare pa shumë kosto pushtetit të tretë, na treguan nudo drejtësinë shqiptare dhe përfundimisht ia flakën brekët e grisura kësaj drejtësie brenda kazanëve blu të plehrave pas kryeministrisë.

Jam munduar gjithë këtë kohë të kuptoj sesi mund të funksionojë trysnia apo dhuna verbale kryeministrore mbi gjyqtarë profesionistë, karrieristë dhe të pjekur në moshë? Dihet botërisht dhe kushtetueshmërisht që “frikë”  gjyqtarët e shkallës së parë dhe apeleve duhet të kenë nga Presidenti Bamir Topi, njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe nga Kreshnik Spahiu zëvendëskryetar i KLD-së. Nuk gjen dot asnjë lloj lidhjeje mes pushtetit ekzekutiv dhe kësaj race gjykatësish, ekzekutivi në çdo rast duhet të rijë sus dhe të zbatojë vendimet që japin gjykatat e apeleve. KLD i emëron, i kontrollon dhe po të dojë i shkarkon dhe i shkatërron gjykatësit e shkallës së parë e të dytë, por jo Sali Berisha, as qeveria, as Parlamenti. Nuk e kuptoj pse kolegjistët zgjedhorë i lanë shpejt e shpejt duart dhe pëshpërisnin se nuk merremi dot me Doktorin, pse pranuan provat flagrante të vjedhjeve dhe më pas na thanë se: “Kolegji Zgjedhor në bazë të nenit 135 vendosi rrëzimin e kërkesë padisë së Partisë Socialiste për shkak të tejkalimit të afateve të dorëzimit të kësaj kërkese”, pse nuk sugjeruan në advancë një seancë këshillimore me Komisionin e Venecias, pse nuk trokitën në derën e Presidentit të Republikës dhe të diskutonin hapur me të, pse nuk kërkuan një debat publik me KLD-në dhe Konferencën Gjyqësore Kombëtare, pse nuk kërkuan ndihmë dhe këshilla nga Komisioni Evropian dhe departamentet e tij që merren me çështje juridike dhe zgjedhore, por u trembën siç shkruan Sokol Balla në një revistë javore nga përgjimet e telefonatave dhe “ruajtja fizike” që u bënte qeveria???

Duke parë se ky Kolegj thjesht u tall me votat e shenjta të shqiptarëve shumë hapur, shumë publikisht, me zë dhe figurë, unë e përkrah liderin e opozitës Edi Rama kur thotë se “sot fjalët janë të tepërta, pasi tashmë të gjithë e panë që drejtësia ka kapitulluar përfundimisht”.

Drejtësia e këtij vendi ka vite që atakohet nga jashtë dhe brenda për padrejtësitë që prodhon çdo stinë politike. E cytur dhe e dhjamosur me paratë e krimbura të krimit po kopjon shëmtuar modelet egjiptiane mubarakiste dhe ato bjelloruse në shkërdhimin e lirisë individuale. Shtresëzimi i pakënaqësisë publike ndoshta një ditë do të rrëzohet si kromi i Bulqizëz mbi kokat tona dhe largqoftë një 1997 tjetër nuk do të jetë aq aventureske dhe e bukur si në librat e Mero Bazes dhe Fatos Lubonjës.

Mediat kanë filluar të gërmojnë se kush janë në të vërtetë Sashenkat e kolegjit, madje sapo kanë zbuluar një nga zullumet e para të vlonjates Jonuzi duke liruar një kriminel beratas dhe si ato vajzat konkurrente që marrin pjesë në reality show të tipit Big Brother tashmë publiku pret me ankth çdo lajm a skandal për Sashenkën dhe “shoqërinë që zuri në Tiranë”. Ndërsa aktorja amerikane Blake Lively po promovohet rreth Globit si fytyra e gjigandit francez të modës Chanel, Sashenka Jonuzi mbeti përfundimisht imazhi, fytyra zyrtare e drejtësisë. E plakur, e shkurtër, fytyrëpalosur prej rrudhave, sy të vegjël me vështrim tinzar, e djersitur ankthshëm nga frika e mëkateve, e pleqërosur dhe menderosur në moshën e internetit, komuniste në gen djathtiste në portofol, frikshëm shëmtuar si shtriga e përrallës që helmon me mollën (vendimet) Borëbardhën (Shqipërin&eumlsmiley, këtë personazh ,pra gjyshe Sashenkën le ta mitizojmë dhe personalisht do t’i lutem karikaturistit Bujar Kapexhiu të prodhojë një nga ata librat ilustrues që ua shfletojnë prindërit fëmijëve anoreksikë. Një proverb i vjetër latin thotë se kur dështon drejtësia, mbaron paqja. Oooooooh zot çfarë na bërë, lamë fatin tone në duart e Sashenkave!!!

 

Shënim i rëndësishëm: E dashur opozitë, këtë vit gjykatësja labe gjyshja antipatike Sashenka Jonuzi mbush 60 vjeç dhe del në pension. Rast i volitshëm ky që me politikbërjen tuaj të pensiononi gjithë këtë sistem të fermentuar antivlerash të drejtësisë shqiptare për të cilin kanë kontribuar edhe paraardhësit tuaj nga 1997-2005.

4 vetura nga Kamza dhe 3 furgona nga Bathorja

Kane targa te vecanta tani Kamza dhe Bathorja?

 Kalova ke PD-ja kur festuan PD-aret! 

Ishte gallate e modhe! 

Po prap', s'guxojsha me i filmu'. Pastaj kalova nga Blloku, dhe mu ke porta e shpise se Enverit, ishte parku nje motor me flamurin e PD-se ke timoni! 

Jo parku, ne fakt, po meshtet ke porta, mu ke turinjte e ushtarit te Gardes! 

Lulzimi do ta pshtoje Tironen, po tironsit nuk e rrujne hic, si per njonin dhe per tjetrin. smiley

 

 Urime zoti Basha.

 Fitoi ky? Bravo i qofte...e siguroi vendin e punes edhe djali tezes sime...

Eh, rroj kot une. 

Basha Fitoi. Rama Humbi. Tirana?

Tirana Barazim!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).