Konceptet themelore të Marx-it (5) Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e pestë) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi Shfrytëzimi Për Marx-in, shfrytëzimi dhe dominimi janë diçka më shumë se sa thjesht një ndarje rastësisht e pabarabartë e pasurisë dhe e pushtetit. Shfrytëzimi është një pjesë e nevojshme e ekonomisë kapitaliste. Sigurisht që shfrytëzimi ekziston në të gjitha shoqëritë, por e veçanta e kapitalizmit qëndron në faktin se shfrytëzimi kryhet nga një sistem ekonomik “objektiv” dhe i papërcaktuar. Shfrytëzimi në këtë lloj sistemi të jep përshtypjen se nuk rrjedh nga një marrëdhënie pushteti por nga grafikët dhe shifrat e ekonomistëve. Për më tepër, imponimi nuk shfaqet nëpërmjet dhunës së pastër sepse imponimi përfaqëson vetë nevojat e punëtorëve, që tashmë mund të plotësohen vetëm nëpërmjet rrogës së punës. Ironi therrëse, kështu e përshkruan Marx-i lirinë e punës me rrogë: Për t’i kthyer paratë e tij në kapital … pronari i parave duhet të takohet brenda tregut me punëtorin e lirë, të lirë me kuptimin e dyfishtë të fjalës, dmth., si individ i lirë ai mund të shesë fuqinë e tij punëtore si një mall të vetin, por nga ana tjetër ai nuk zotëron asnjë mall tjetër që mund të shitet, pasi atij [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).