Teksti i mëposhtëm, është një përkthim nga suplementi elektronik "O Ios" (Virusi) i gazetës "Eleftherotypia"
Jep dëshmi të ushtarëve përgjatë luftës në frontin Italo-Grek, luftime që më së shumti u kryen brenda territorit shqiptar. Artikulli është i gjatë dhe do përkthehet pjesë-pjesë. Përmbledh disa nga aspektet kryesore të luftës dhe shënime të ushtarëve mbi banorët vendas. Fjalët në thonjëza më poshtë, janë dëshmi ashtu si janë shkruar në ditarë apo shënime të ushtarëve, dhe në krah kanë emrin dhe faqen. Bibliografia, si dhe gjithë artikulli, mund të gjenden këtu: http://www.iospress.gr/ios2010/ios20101024.htm
***Dëshmi të ushtarëve grekë.
Shqiptarët në eposin e Shqipërisë.
Eposi i dyzetës, nuk u shkrua në shkretëtirë, por në shtëpinë e tjetër kujt. Banorët e vendit në fjalë, “u harruan” nga përvjetorët, po jo dhe prej veteranëve të asaj lufte.
Nga të gjitha përplasjet e historisë neogreke, lufta italogreke e viteve 1940-41, shfaq një veçanti unike: në rast se heqim ditët e para të pushtimit italian, të gjitha operacionet ushtarake u zhvilluan jo në territorin e vendeve ndërluftuese, por në atë të një vendi të tretë. E pushtuar ushtarakisht që prej Prillit të vitit 1939, Shqipëria fqinje – dhe në veçanti, territoret e jugut të saj, u kthyen në poligon qitjeje, por edhe hambar furnizimi për të dy ushtritë pjesëmarrëse.
Në rast se veçojmë minoritetin grek, në rolin e duartrokitësit të forcave ushtarake greke, popullata civile e këtij teatri luftarak mungon zakonisht në mënyrë totale prej rrëfimeve të përvjetorëve. Roli i tij, si një spektator anonim i sukseseve greke, nuk mjafton, siç duket, që tu lërë një vend nëpër festat e përkujtimoreve, të organizuara sipas bipolaritetit në të cilin ndarja kryesore është ajo midis “tanëve” dhe “armiqve”.
Por ama, nëse dikush do të rrëmonte në kujtimet autobiografike të atyre që morën pjesë në eposin e 40-ës, del në pah, se citimet për ta, nuk mungojnë aspak. Kujtime dhe ditarë të ushtarëve, janë të mbushura me informacione, ndonjëherë lakonike, dhe herë të tjera shumë më përshkruese, për banorët e vendit që u kthye në teatër të përplasjes italo-greke. Në njëzet burime të tilla informacioni, të botuara në tridhjetvjeçarin e fundit, bazohet dhe artikulli i sotëm. Bibliografia nga janë marrë informacionet, është vendosur në fund të artikullit.
GOLGOTHA.
Luftë, mbi të gjitha do të thotë zi dhe shkatërrime materiale, dhe Shqipëria e viteve 40’, nuk përjashtohet prej rregullit.
“Kalonim nga fshatra të braktisura, të bombarduara dhe me shumë shtëpi të shkatërruara prej predhave, që pëlcisnin si të ishin plagë”, kështu mban mend një ushtar prej Kretës, për zonën e Korçës, në dhjetor të 1940-ës. Pak më poshtë shkruhet: “Erseka ishte e rrënuar nga bombardimet dhe e braktisur prej banorëve. Vetëm një dyqanxhi pamë që shiste uzo”. (Rumeliotakis fq 40 dhe 52). Një rumeliot, mbështet dëshminë më lart: “Kaluam nga qyteti i Ersekës, e cila ishte shkatërruar nga bombardimet e aviacionit armik. Është qytet i bukur, por i pabanuar, vetëm pak xhandarë pashë aty” (Nikolaou, fq. 35)
Në 7 Janar, i njëjti ushtar, viziton Përmetin: “Qytet i bukur dhe i madh. Aty pashë shkatërrimet e aviacionit grek, pashë çati, ndërtesa, automobila dhe armë e të tjera gjëra, të shkrumbuara në rrugë”. Ditën tjetër, qyteti bombardohet dhe prej italianëve: “Pasdite do shkoja në Përmet, por zoti dhe Shën Mëria më ruajtën dhe ndërrova rrugë, sepse Përmeti u dogj prej bombave të aeroplanëve italianë”.
Korça gjithashtu ishte: “mjaft e bombarduar. Shumë shtëpi, nuk janë gjë tjetër tashmë, veç rrënoja”. (Daskulis fq. 67). Natën arritëm në Viglicën e shkretuar dhe shkatërruar prej betejave” kështu mban mend një i transferuar “Aty fjetëm grupe-grupe me pushkët në krah, duke zgjedhur atë shtëpi që na pëlqente”. (Karis fq. 14). Në datën 21 Shkurt, një artilier pireot, dallon Peshtanin “ me shtëpitë e vogla të bardha”. Pas tre javësh, Peshtani “shkatërrohet komplet prej artilerisë të dy forcave ndërluftuese”. (Karatzikas fq. 95 & 111)
“Kalojmë fshatin e parë shqiptar”, mban shënim në 3.12.40 në ditarin e vet laografi Dimitris Lukatos. “ Artileria e rëndë, ia ka rrënuar shtëpitë e para. Muret e jashtëm të rrënuar, lënë të duket çka brenda shtëpive” (fq. 76). Një muhaxhir i ri në moshë përshkruan përsëri “tmerrin dhe frikën që kishin mbjellë bombarduesit tanë në Pogradec (Siskos, fq. 83).
“Këlcyra është një fshat i madh, me shtëpi të mëdha”, mban mend një nëntoger nga Patra. “ama është kthyer në një gërmadhë. Është djegur dhe nxirrë nga bombat e grekëve dhe italianëve. Rrënoja të nxira sheh gjithkund, dhe rreth e rrotull shumë varre të të vrarëve” Progonati përsëri, “ishte afër frontit dhe goditej edhe ky, në mënyrë të përsëritur” Njësoj dhe Golemi “fshat i vogël i tmerrshëm, që shumë herë u bombardua prej artilerisë, por më së shumti aviacionit italian. Fshati u kthye në rrënojë dhe i nxirrë nga baruti. Vetëm varre të të vrarëve sheh tanimë aty”. Përsa i përket jetës së civilëve, na ndriçon përshkrimi i të njëjtit ushtar për Paleokastrën fqinje: “Banorët e fshatit, me të rënë predha e parë, fshihen nëpër ca shpella që gjenden aty rrotull, në të dalë të fshatit”. (Anastasopoulos, fq. 80, 64, 60, 57)
Dhe në fund, përshkruhet gjithsashtu migrimi i brendshëm.”Përgjatë gjithë rrugëtimit, ndjeva nostalgji, për të kthyerit nga shpërngulja në fshatrat e tyre, pasi kishin braktisur fshatrat, të detyruar prej italianëve”. Shënon në 23.11.40 një këmbësor prej Azisë së Vogël (Kutsodontis fq. 29). Ndërsa Dimosthenis Zades, është akoma më përshkrues: “Kisha parë dramën e njerëzve prej fshatrave që ose i mbanin vetë mbi shpinë, ose ua ngarkonin hajvanëve gjithë çka mundeshin, prej shtëpive të veta, dhe iknin në drejtim të kundërt me atë që ndiqnim ne. Merrnin rrugën e mërgimit, sepse lufta u shkeli në fshatin e tyre. Për “arsye strategjike”, duhet të largoheshin. (fq 40)

SKAMJE DHE SHTRËNGIME.
Greqia e 40-ës, nuk ishte ndonjë vend i pasur me infrastrukturë moderne. Ushtarët e saj ama, u shokuan prej skamjes që panë në terrenin shqiptar.

“Mjerim dhe katastrofë si kjo që heqin këta njerëz, nuk mund t’i shkojë kujt në mendje”, shënon më 3.12.40 një avokat i thirrur nën armë. “Këta nuk shohin as Zot, e as Djall me sy. Kam lekë nëpër xhepa, dua të blej diçka. Të gjej cigare. Një çaj. Një zarf. Fjalë goje. Lekët janë të papërdorshme. Një pulë kërkova, pa ditur se ku t’a zjej, dhe lekët tona, nuk i marrin arvanitët. E tmerrshme.”Dhe më poshtë:”Mish derri, pulë, dele, i sheh vetëm me dylbi. Nuk ka. Dyqan, apo kafene. Je në vete? As prona nuk ka.” (Gotzinas fq. 44 & 46)
Të njëjtat vërejtje, ndajnë dhe ushtarët e tjerë, më pak të ndikuar prej mjedisit qytetar. “Greqia ndryshon shumë prej Shqipërisë, tek ne ka fshatra të vogla të mirëmbajtura, dhe jo si këto në Shqipëri”. Kështu mban shënim një këpucar nga Distomo (Nikolaou fq.92)Dhe më tej një mësues flet për rrethinat e Korçës:” Vendi është i varfër, dhe njerëzit janë të varfër. Në shumë fshatra nuk gjetëm shkolla” Leshnja, një fshat i krishterë shqipfolës “ishte në buzë të rrugës, dhe mbi të kalonin telat e korrentit për në Korçë, por shtëpitë e fshatit, nuk kishin as llampë vajguri. “Shtëpitë ishin nga më të këqiat, qeramidhe nuk kishin dhe dyshemetë i kishin të lyera me bajga lope. Mbase kjo e fundit përdorej si izolues”. (Mixelidis 1984 fq 77-78).

Ka edhe njerëz të kamur, sigurisht: “Unë kisha detyrë të gjeja shtëpi për oficerët dhe për veten. Ishte një shtëpi e madhe, e hijshme. Kishte dy oda të mëdha. Gjeta edhe zjarrin ndezur. Bekim nga zoti. I zoti, ishte një shqiptar i mirëmbajtur- dukej si pari këtu- na priti me zell, por surrati i tij mu duk i dyshimtë, dhe matrapaz si njeri. (Gkotsinas fq 121)

Nevoja e strehimit, ngrohjes dhe ushqimit për dhjetëra mijëra ushtarë këtu, e rëndonte jashtë mase ekuilibrin social. Ditari i avokat Gkotsinës, toger përgjegjës i furnizimit në front, zbulon shumë gjëra nga kjo anë.
“7.12.1940. Duhet të gjeja mish për togën. Nesër është e dielë. Arvanitët thonë se nuk kanë. “Ska”, nuk ka. Gjithë ska dëgjon. Është vështirë. Gjithë ç’kanë e fshehin megjithëse u japim shpërblim të mirë. Duke kërkuar nëpër kasolle, kisha dhe Stel. Afër meje të armatosur, për t’i paraprirë çdo gjëje. Kështu zbulova një tufëz të vogël me qingja e dele, nja 25 copë. Ndava 4 qingja. Arvanitë e arvanite, dëgjova të vinin kujën nga jashtë. Nuk e di se çfarë thonë. Nga t’a di? Qingjat i vlova diku. Do t’i therrim nesër. (fq 55-6)”11.12.1940. Mishi është i pamundur të gjendet. Sa berra nuk kapi ushtria jonë duke parakaluar, i zhdukën shqiptarët e çmeritur. Ska pra, kudo ku pyesim” (fq 68)26.12.1940Mezi gjetëm nja dy shtëpi për strehim. Arsyeja ishte se a) kishte kaluar tjetër ushtri para nesh në fshat 2) Kërkonin dhe formacione të tjera për vendstrehimi. Bëra çka munda të gjeja shtëpi, duke provuar çdo lloj mënyre me arvanitët. Fq 122-23“Disa na shikonin si perëndi e të tjerë si djaj, kjo sidomos kur disa pjesë të ushtrisë kapnin tufa të tëra kafshësh të tyre dhe u ndanim dëmshpërblimin në valutë greke” kështu mban mend një koleg i ushtarit, nga messinia, duke folur për fenomenin në fjalë që shkonte “deri në kufijtë e grabitjes” Panajiotopoulos fq. 171.

Përveç përkujdesit zyrtar të ushtrisë, ishte dhe ajo informale. “Uria e përditshme, është e zorshme. Shumë ushtarë nuk mund t’a durojnë këtë shtrëngim dhe dalin për shkëmbime në zonën rrotull, të blejnë çka mundin: misër, grurë etj. Por, më të shumtët nuk kanë një kacidhe, kështu detyrohen që ose të vuajnë, ose të vjedhin. Për këtë arsye bubrrojnë afër hambarëve të çuditshëm me majë të misrit, që ndodhen jashtë shtëpive të fshatarëve, dhe vjedhin misër. Fshatarët ankohen dhe toga u detyrua të vendoste roje.” (Mixelidis fq. 53). Raste të ngjashme janë të kudogjendura në rrëfime “E vërteta është se ne aty nuk vuajtëm për bukë”, rrëfehet një ushtar kafshar prej Akarnanisë. “Gjenim ndonjë dhi. I piqnim nëpër shpella. (Krampis fq.29) “Përpara se të fekste”, shprehet një tjetër ushtar, “gjahtarë të natës nga evritania kishin të shkuar në hell mish dhe ndiznin zjarr. Të gjithë fajtorë për këto veprime”. (Lois fq. 47). Mësuesi përsëri, duket se e ka gati sloganin “Qingjat dhe pulat, janë bërë me krahë. Ose më mirë, të dytave, po u bien krahët...” (Siskos fq. 49)

Pasojat, si ndodh rëndom, i vuajnë më të dobëtit “Një plakush, me një sy, shqiptar, më ndalon në rrugë “Kam uri or djalë, bukë nuk ka”. I them të vijë në kamp, që t’i jap. Më tepron buka dhe gjella” (Lukatos fq.222 & 244)

Vështirë nuk ishte vetëm për të ngrënë. Dimri i egër, rëndon edhe ai, me mënyrën e vet, shoqërinë vendase. “5.12.1940. Fjeta mirë dhe ngrohtë. Kishte zjarr të bollshëm, sepse drutë dhe gardhet e shqiptarëve rënoheshin këtu ku ndodhemi” (Gkotsinas fq.53)
Toga, pasi dogji drutë që kishte mbledh për dimër Qirjakoja, filloi të digjte dhe gardhet nga kopshtet e tij. Dhe kur mbaruan edhe këto, filluan të prisnin drurët që kishte mbjellë rreth shtëpisë. I shikonte Qirjakoja dhe i dhimbte shpirti. Po çfarë të bënte? (Tsaros fq. 72)

16 Komente

Rrofsh Busulla, vertet. Faleminderit.

Me ben pershtypja qe pershkrimet jane sidoqofte te varfera ne pershkrime. E kuptueshme, jane njerez qe po shkojne ne lufte e s'kane kohe te shkruajne qitape. Por sidoqofte deri diku kuptohet se ça po ndodh.

Natën arritëm në Viglicën e shkretuar dhe shkatërruar prej betejave” kështu mban mend një i transferuar “Aty fjetëm grupe-grupe me pushkët në krah, duke zgjedhur atë shtëpi që na pëlqente”

besoj se eshte fjala per Moglicen. Duke u nisur dhe nga permendja e nje tjeter fshati, Peshtan.

Shume interesante si prurje. thanks.

 mire kata greket qe paskan shkrujt vetem per varferine, apo mizerjen, po si nuk shkrukan nai llaf per ndihmen qe ju dhane shqiptaret ne luften italo greke...te pakten une kam degjuar shume kujtime te atyre qe kane qene pjesemarres ne kete lufte, te cilet kane vene jeten e tyre ne rrezik, per ti ndihmuar greket kunder italianeve.....pisat...po pisa mbeten...harram e paçin, se nuk u kushto gjo me thone nai llaf te mire.....

fajin e kane shqiptaret alidems, qe nuk e shkrepen paticken e nuk u dhane lufte, se sot e kishim camerine, edhe ne himare kishe ali demin kryetar bashkie. smiley

 ehhhhhhhh...

http://en.wikipedia.org/wiki/4th_%22Ali_Demi%22_Battalion

Kot tani... një hamendje...duke ditur që çamët në Greqi kanë mbështetur në masë EAM-ELAS (komunistët), nëse këta do fitonin në Greqi, çamët nuk do ishin përzënë. 

E vetmja mundësi reale që të mësynte Shqipëria në Epir, do të kishte qënë nëpërmjet Frontit, asnjë forcë tjetër nuk kishte mundësi ta bënte. Dhe ka qënë një moment historik, shumë i veçantë, pas Jaltës, EAM kishte superioritet. Ndërsa ironikisht, Zerva ishte përqëndruar VETËM në Epir. 10.000 forca, jo më shumë. 

Po të kishte dhënë ok Stalini, ose të paktën Titoja, dhe t'i bindeshin Hoxha dhe Zahariadhi, shqiptarët do kishin mundësi të hynin në Epir në asistencë të EAM, dhe sot do jetonim në një botë krejt tjetër. 

he se gam u be dy here zoto, po e verteta thote bibla duhet perseritur se harrohet edhe behet e pavertete pastaj smiley

iiiii sa i poshter. m'a prishe komentin poshte eee? iiii, une nuk do te ta kisha bere. smiley

PS: petlle, a t'ja themi prape mo? se nuk po jep shenja qe e ka kuptuar. (ta ngacmojme cik oranjen se e kemi :X) smiley

te dinte enveri inglisht e jo frengjisht thua ti? smiley e ndryshe do ish, ndryshe. po enveri i frontit nuk dinte as greqisht moreeee.

po c'pune keshin camet te mbestesnin eamin e aman. c'te keqe u beri gjermani. ja te rrinin ashtu menjane si korcaret e ersekallinjte edhe nuk kishte jo zerve, po as stilograf ti kapte jo me plumbi...

po atyre greket u rane se ishin shqiptare, e gjeten rastin kur motra turqie po rrinte ne gjume, se po e shifshin greket, italianet, edhe ndoshta geten do ta mesonin ne shkolle, po deri aq.... smiley

 

te dinte enveri inglisht e jo frengjisht thua ti? Big Grin e ndryshe do ish, ndryshe. po enveri i frontit nuk dinte as greqisht moreeee.

po c'pune keshin camet te mbestesnin eamin e aman. c'te keqe u beri gjermani. ja te rrinin ashtu menjane si korcaret e ersekallinjte edhe nuk kishte jo zerve, po as stilograf ti kapte jo me plumbi...

po atyre greket u rane se ishin shqiptare, e gjeten rastin kur motra turqie po rrinte ne gjume, se po e shifshin greket, italianet, edhe ndoshta geten do ta mesonin ne shkolle, po deri aq.... Big Grin

 

Keshtu te lumte! T'ja them dhe une njehere, se nuk merr vesh ndryshe ai. smiley

 Fillimisht, të flas pak për "Ios", apo "Virus"-in. Ka qënë një kolonë periodike e Eleftherotypias, e përbërë prej disa gazetarësh, kryesisht me bindje liberale të majta. Këta kanë shumë artikuj disa herë në lidhje të drejtpërdrejtë dhe herë të tjera të kithët, me Shqipërinë, minoritetin, dhe shumë çështje të tjera. Ishte (se tani nuk publikon më artikuj të rinj), një prej faqeve (zyrtare) të shtypit grek, që mbante qëndrim tejet liberal dhe të balancuar në lidhje me Shqipërinë. 

Artikulli i përkthyer, është botuar vjet, një ditë para festës së "OXI"-t grek. Kanë vendosur kështu në epiqendër popullsinë shqiptare dhe marrëdhëniet e tyre me ushtrinë greke etj. Për kaq gjë, meritojnë së paku përgëzime, duke konsideruar aciditetin e marrëdhënieve ndër-etnike. 

Faleminderit adminit për vendosjen në krye dhe redaktimet e rastit. Ka edhe dy pjesë akoma, që do i përkthej më vonë, në artikull më vete. Flm des. 

Av, në fakt, aty shkruhej "Viglishta", po unë e mora si ts-c. "Viglishta", nuk është gjë tjetër veç Bilishtit!

Alidems, në dy pjesët e tjera, ka fragmente të tilla që flasin për "bashkëpunim", apo marrëdhënie sociale të tjetër lloji, po nuk do e gjesh të theksuar. Përshtypja e grekëve ishte se shqiptarët "preferonin" italianët, ngaqë prej grekëve kishin frikë për të ardhmen e vendit. Aq sa kam kuptuar nga lufta... vështirë se mund të vendosësh një marrëdhënie llogjike të situatës... kryesisht kujtimet përmbledhin përshtypje, perceptime të përgjithshme.

 

deri tani nuk kishte asnje gje per te kujtuar kontributin e shqiptareve ne ate lufte. kishte pershkrim te gjendjes se shqiptareve, por jo kontribut si ai qe thuhet aty siper. do pres pjeset e tjera, qe te mos flas para kohe.

PS: "t'a" pa apostrofe. na vdiqet fare. smiley

Gjyshi im ka marre pjes ne ate lufte,ka qene pjes e ushtris shqiptare.Nuk u futem ne lufte thoshte,por kur italianet u thyen dhe greket vershuan ne zonat e Korces duke bere terror morem urdher te futeshim.Menyra si luftonin shqiptaret i kishte bere greket te merrnin arratine duke bere qe te rimerrej territori dhe te futeshin dhe ne territorin grek.(Nje ushtare italiane i thoshte gjyshit.Ju shqiptaret jeni te cmendur nukluftohet ne kembe por fshihesh dhe nxjerr pushken dhe qellon,se ne kembe ha plumbin)Po ku pyesin shqipot plumbin e han me dhembe smiley

alright! - we're having bullets for dinner tonight!

we love you mom. smiley

>>>

Kiii-ids!!! have you washed your hands? Dinner's ready!!!

edhe mua me ka rene rasti te flas dikur me nje ish ushtar grek pjesmares ne luften e 40-es. kishte qene kryesisht Permet, Kelcyre etj.  megjithese fliste per varferi e madhe ne ato zona, kishte simpati per shqiptaret.... mirepo varferia ekstreme ishte per pasoj te luftes, pasi shqiptaret ne ato zona u gjenden ne mes dy zjarreve,  thoshte.

dhe ne fakt, pak a shume, te njejten gje  ve re edhe te keto copeza shenimesh te ushtareve greke qe ka postuar Leeuw ketu.

 Une do ti shikoj ne nje kend tjeter keto copa deshmishe te ushtareve greke ne ate qe greket ne kete lufte paskan qene plackites,grabites dhe mos mirenjohes me shqiptaret e varfer.

Nuk e kuptoj  pse disa ketu i quajne keto copa deshmije te ushtereve  greke, qe vidhnin dhe  thernin bagetite e shqiptareve si gjera te ralla, keto  nuk dihen nga shqipatret ?!!!,

 

Viti 1940 nuk eshte 2000 vjet perpara deshmite e luftes italo greke i kane hequr ne kuriz vet shqiptaret dhe ata deshmite e tyre i kane te gjalla te plota te paharueshme.

Greket u treguan te pabese me shqiptaret ndonse shqiptaret i ndihmuan ata qe italianet te pesonin humbje te medha.

Greket me keq se italianet i masakruan shqiptaret e Greqise Camet dhe i plackiten ata u moren pasurite.Ka shume shkrime fakte dokumente te plota per luften Italo Greke dhe keto copa deshmishe  per mua nuk berbejne as nje cudi.

Gjera qe dihen, por e keqja eshte qe Greket gjithmone kur shqiptaret kane qene ne gjendje te keqe menjehere i kane ngritur veshet,si grabitqare per te rrjepur dicka me lloje lloje ngjarjesh, lloje lloje makinacionesh per te justifikuar shovinizmin dhe urrejtjen per shqiptaret.HERE pas here u vjen zari ne dore!

___

 

Grekët marrin Jugun e Shqipërisë

Më 14 shtator 1940-të, gjenerali Aleksandër Papagos, shef i shtatmadhorisë së ushtrisë greke, nisi kundërofensivën me një numër forcash disi më të mëdha se ato italiane. Trupat e tija të paisura dhe të furnizuara më së miri, jo vetëm që i detyruan italianët që të tëriqeshin nga territori grek, por shumë shpejt ata vunë nën kontroll, një pjesë të mirë të territorit shqiptar. Kështu Korça, qyteti i tretë i Shqipërisë për nga madhësia ra në duart e grekëve më 22 nëntor, gjë e cila përbënte një goditje të fortë për prestigjin italian. Pas kësaj disfatat e italianëve ndoqën njera tjetrën. Në dhjetor italianët morën dhe Gjirokastrën, Sarandën, Pogradecin si dhe disa territore të tjera që përbënin 25 % të gjithë territorit shqiptar. Me qëllim që të kthente moralin e humbur të ushtarëve italianë, në janarin e 1941-it, Musolini dha urdhër që të gjithë ata që ishin nën 45 vjeç, të shkonin në front në Shqipëri. Ky urdhër ishte për të gjithë pa përjashtim dhe elita fashiste e hutuar nga ky urdhër u dërgua që të luftonte në malet me baltë dhe me borë të Shqipërisë. Kështu gati një e treta e ushtrisë italiane e përbërë prej 300.000 trupash, nisi një kundërofenisvë të përgjithshme.
Megjithë atë epërsi, ajo ofensivë nuk solli ndonjë rezultat të ndjeshëm. Që nga ai moment, morali i trupave italiane u dëmtua në mënyrë të pandreqëshme dhe Musolini i ktheu sytë nga Gjermania. Humjet i italianëve në atë kohë ishin mjaft të mëdha, e shënonin mbi 14.000 të vrarë, 50.000 të plagosur, 25.000 të humbur dhe mbi 12.000 vetë të tjerë të gjymtuar prej acarit të dimrit. Faji për këtë disfatë u hodh tek të gjithë, e Zenone Benini dhe Musolini në bisedat me Hitlerin, u a hodhën fajin shqiptarëve. Në të vërtetë, pavarsisht prej shpresave të mëdha dhe të pabaza që ushqente Çiano, Jakomoni dhe Viskonti Prasca, shqiptarët shfaqën një mungesë të theksuar entuziazmi, qoftë për italianët dhe qoftë për grekët.

Dezertimi i shqiptarëve

Forcat e armatosura shqiptare në rradhët e ushtrisë italiane, luajtën një rol fare të vogël në mbështetje të italianëve. Musolini pretendonte se divizionet italiane që pushtuan Greqinë fillimisht, kishin në përbërje të tyre nga dy batalione shqiptare. Kjo gjë ishte tepër e ekzagjeruar dhe nuk ishte aspak e vërtetë, sepse vetëm dy batalionet shqiptare "Taraboshi" dhe "Tomorri" morën pjesë në operacionet ushtarake që u zhvilluan kundër grekëve në rajonin e Korçës. Të përballuar me realitetin e ashpër të një fushate ushtarake malore, ndaj një armiku të vendosur, njësitë shqiptare ose dezertonin ose largoheshin nga fusha e betejës grupe grupe. Ata që mbetën, luftuan aq keq, saqë komanda italiane u detyrua dhe dha urdhër që ata të tërhiqeshin nga fronti dhe i mbylli në një kamp përqëndrimi diku në Shqipërinë e Mesme. Asokohe thuhej se nëqoftëse italianët do të kishin përdorur trupat shqiptare në krahinën shqiptare të Çamërisë dhe jo në zonat ortodokse të Korçës, milicia shqiptare do të kishte treguar ndoshta më shumë vendosmëri dhe entuziazëm. Bashkpunimi i rastësishëm i shqiptarëve me italianët, ishte mjaft i kufizuar. Megjithë shumat e mëdha që Jakomoni shpenzoi për qëllimet "politike", rezultati përfundimtar ishte mjaft negativ. Agjentët shqiptarë, duke u përpjekur që t` u jepnin italianëve ato lajme që ata i kishin qejf, në mes të tjerash i bindën, se shqiptarët që ishin në Greqi, do të ngriheshin, madje pati dhe nga ata informatorë që thonin se edhe vetë grekët do të ngriheshin në përkrahje të italianëve.
Pasi grekët arritën që të pushtonin disa pjesë të Shqipërisë, agjentët shqiptarë që paguheshin e punonin për llogari të italianëve, duhej të punonin për të marrë informata përtej trupave italiane, në afërsi të trupave greke. Asokohe nga ana e agjentëve shqiptarë pati disa sabotime të cilat konsistonin në ndërprerjen e linjave telefonike dhe shërbimit telegrafik ushtarak. Por ato aksione të kufizuara të shqiptarëve ishin pa ndonjë pasojë të madhe, e nuk luajtën asnjë lloj roli në fushën e luftës. Sipas italianëve, të gjithë agjentët dhe sabotatorët shqiptarë, thuhej se kishin vetëm motivin e parasë. Ajo gjë ilustrohet nga ana e tyre, me faktin se ata nuk arritën kurrë të lokalizonin vendndodhjen e shtatmadhorisë greke, që italianët shpresonin ta bombardonin. Ndonëse kjo gjë është hedhur poshtë nga historiografia socialiste shqiptare, në të vërtetë shqiptarët në atë luftë i ndihmuan fare pak grekët. Sipas disa dokumentave që ndodhen në arkivat e Berlinit, bëhet e ditur se shqiptarët më shumë në atë luftë ndihmuan grekët se sa italianët dhe pakica greke në Jug të vendit e priti mjaft mirë mbrritjen e trupave greke aty. Arsyeja që shqiptarët nuk pranuan të ndimonin italianët, ishte e qartë. Italianët në Shqipëri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit në vend, nuk ishte aq shumë e përhapur sa kishte shpresuar Konti Çiano. ___Greket masakruan ne kete lufte rreth me shume se 2300 shqiptar bura gra femije, ndersa vdiqen dhe toturuan  me shume se 450 vete te tjere!      

 

I lezetshem ky perqendrimi tek veprimtaria e horrave te vegjel (ushtareve) dhe lenia ne heshtje e veprimeve dhe/ose deshirave te horrave te medhenj (drejtuesit e shtetit grek).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).