qenius-300x225.jpg (300×225)

E keni parasysh sa e vështirë është të gjesh një hotel të mirë kur shkon me pushime?? Për qentë e macet, tani është më e lehtë se për ju. Në Tiranë ka nisur një epokë e re për kafshët shtëpiake – Hotele të posaçme, me dhoma sipas dëshirës, deri dhe suita e sallë lojërash.

BEJBISITER… PËR MACEN TËNDE!

Një hotel të tillë, sikur të mos e dinim se përse shërbente ndërtesa, do e kishim marrë si një hotel të zakonshëm… dmth, njerëzish. Por “miqtë’ e tij nuk janë dhe aq të zakonshëm. Është një hotel kafshësh…madje jo vetëm hotel, por dyqan, farmaci dhe spital.

Mikpritjen e parë na e jep Charli, një qenushe e bardhë, për të cilën nëse Dr. Guneren, nuk do na kishte thënë që ishte 12 vjeç, do kishim menduar që ishte e vockël.

Me kalimin e viteve ndjeshmëria dhe sensibilizimi për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj kafshëve është rritur së tepërmi. Shqiptarët knaë filluar t’i duan kafshët. Dr. Guneren është në kontakt çdo ditë me kafshët dhe me “padronët” e tyre, ndaj na shpjegon se përqindja është 50% klientë të huaj dhe 50% shqiptarë.

Ndoshta shqiptarët janë mësuar ta lënë qenin tek shtëpia e prindërve, tek një shok, ose dhe… rrugëve se “hajt nuk e gjen gjë”. Vetë doktori na shpjegon se ndryshe nga vendet shumë të zhvilluara, në Shqipëri, “trajtimi i kafshëve si një qenie humane” është ende në hapat e para.

Për dr. Guneren, bashkëjetesa me një kafshë, është tamam si një martesë. Pra një martesë më kontratë. Ka po aq detyrime dhe përgjegjësi sa një martesë dhe kjo bashkëjetesë zgjat mesatarisht 8 vjet.

Nëse doni të blini kafshë, nuk është ky vendi, sipas mjekut, është jashtë etikës së tyre që të shesin kafshë. Por, për ata që duan të blenë një qen, apo një mace dhe janë në mëdyshje për llojin, mjekët e spitalit nuk i kursejnë këshillat.

qen33333333333-300x200.jpg (300×200)Hoteli i miqve të veçantë, siç janë macet, qentë dhe të gjitha llojet e kafshëve. Momentalisht në hotel ndodhet 2 qen, 3 kanarina, ndërsa mace nuk ka.

Ambjentet e hotelit janë të ndara për secilën kafshë, është hoteli i qenve në katin e parë, në një ambjent tjetër është hoteli i kanarinave dhe në katin e dytë është hoteli i maceve.

Dr. Guneren, mjek turk dhe drejtor i kësaj qendre, prej kohësh jeton mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kur e pyesim se pse kjo ndërtesë me shërbime u hap pikërisht në shqipëri, ai na përgjigjet me një barcaletë.

Dhe çfarë barcalete se…me Nastradinin tonë të famshëm.

“Kur e pyetën Nastradinin prej nga ishte, ai u përgjigj: Nuk e di ende, se jam beqar”

Ndërsa doktori ynë është i martuar dhe bashkëshortja e tij është shqiptare. Pra kjo ish dhe arsyeja se përse ai vendosi që klinikën ta hapte në Shqipëri.

Nga mënyra se si të flet për kafshët, kuptohet qartë që nuk e ka vetëm profesion, por e ka pasion. Charlin madje, e quan vajzën e tij…

qen222222-300x200.jpg (300×200)Një qen, apo një mace?

Megjithatë, për ata që duan të marrin një kafshë dhe janë në mëdyshje mes një maceje dhe një qeni, doktori na këshillon të zgjedhim një mace. Kjo për arsye se macet ia “dalin mbanë edhe vetë”, ndërsa një qen jo.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që qeni, kjo dhe në varësi të madhësisë, e ka të nevojshme që minimalisht 3 herë në ditë të dalë në ambjent të hapur, kjo për macet nuk ëhstë domosdoshmëri jetike.

Nëse qeni juaj është shumë I madh, atëherë është e këshillueshme që ai të ecë mesatarisht 3 kilometër në ditë, ndërsa macet nuk kanë ndonjë nevojë të madhe në këtë pikë.

Spitali i kafshëve

Përveçse hotel, në ndërtesë ndodhet dhe spitali veterinar me farmacinë përkatëse.

E kishit menduar ndonjëherë që edhe kafshëve u mbushen dhembët njëlloj si ne?

Duke vizituar ambjentet e spitalit, doktori na shpjegoi përdorimin e aparaturave, mes të tjerash aparati për mbushjen e dhëmbëve, aparati i tensionit, aparati që llogarit rrahjet e zemrës dhe ai i radiografisë.

qen444444444-300x200.jpg (300×200)Qentë flenë duke dëgjuar Çajkovskin

Hoteli i qenve ndodhet në katin e parë të ndërtesës dhe si pjesë e hotelit është një oborr i madh, në të cilin qentë dalin “për tu argëtuar”. Veç kësaj , pjesë e hoteli është i pajisur me një shesh, i rrethuar me një “gardh” hekuri, në të cilin qentë luajnë me njëri tjetrin dhe shijojnë muzikën e tyre të preferuar, që sipas Dr. Guneren, është muzika e Çajkovskit.

Hoteli i maceve

Hoteli i maceve ndodhet në katin e dytë të ndërtesës. Është prej druri… nuk thonë kot që macet janë kafshë “aristokrate”. Aktualisht në hotel nuk ka mace, kjo dhe për faktin se një mace nuk e ka problem të jetojë brenda e mbyllur dhe pa përkujdesje të madhe. Macet ia dalin mbanë vetë.

Macet dalin dy orë në ditë për të luajtur sëbashku me lodra  në sheshin e lojërave të krijuara brenda hotelit të tyre.

Çmimet e hotelit 

Për qentë

1760 lek/nata – fjetje dhe vakte të përfshira (për dhoma të vogla)

2560 lek/nata –fjetje dhe vakte të përfshira (për dhoma të mëdha)

Shërbim ditor

1040 lek/dita qëndrim i plotë

1040 lek/day – full board

Për macet

1440 lek/nata – fjetja dhe vakte të përfshira

1680 lek/ nata fjetje dhe vaktet e përfshira ( dhomë e madhe)

Sa larg dhe sa afër…

Dhomat e hotelit të kafshëve, po ashtu dhe ato të spitalit, kanë secila të instaluar nga një kamerë. Kamera shërben jo vetëm për të ndihmuar mjekët për të kontrolluar kafshët, por edhe për një arsye tjetër… Me anë të kamerës dhe me anë të një kodi që ka kjo kamer, secili pronar, mund të hyjë në internet nga çdo cep i botës dhe të shohë kafshën e tij…live!!

Pasaportat e kafshëve

Shpesh herë na ka rënë rasti të dëgjojmë njerëz që kanë kafshë të thonë: nuk e marr dot me vete se nuk kam pashaportë. Në fakt na ka bërë kurioz fakti se si mund të jetë një pashaportë kafshësh.

Pashaporta e kafshëve përbëhet nga 2 pjesë. Një pjesë, e cila është një mikro chip, i injektohet kafshës me anë të një pajisjeje të veçantë, ndërsa pjesa tjetër, është një dokument letër që ka të gjitha të dhënat e nevojshme të kafshës. Chipi i injektuar në trupin e kafshës, identifikohet me anë të një pajisjeje speciale. Por çfarë e lidh chipin me letrën? Letra, ose ndryshe pashaporta dhe chipi duhet të kenë të njëjtin kod. Nëse kanë të njëjtin kod, atëherë kafsha juaj mund të kalojë “kufirin”. 

17 Komente

 .....edhe kjo na ishte mangut.....hotel per kafshet.....????? po si nuk ngriten nai mense per te varferit, mer daj........ec aty shvillim evropian......

Privati eshte privat, i investon leket ku te doje. Mensa per te varferit nuk jep fitim. Une kam  vetem nji pytje per ju qe jetoni ne Shqiperi. A ka kafshe shtepiake kaq shume atje, sa ky turku shpreson te beje leke?Ky e ka hap me mendimin qe robt ikin ne plazh ne vere dhe do ja lejne ketij kafshet edhe po i ben reklame ne gazete me artikull. A thu ka per t'i ec biznesi?

 Sipas artikullit, tregohet qe turku ka kliente, dhe nuk eshte se sapo e ka hapur. Keta kane marre vesh qe ka biznes te tille, dhe kane shkuar per te bere reportazh. 

alidemso, ( i drejtohem dhe emos, terthorazi.smiley)  ''ku keni pare ju mbret qe ti dhimbsen kafshet..... po ju pe e lodhni, po e plakni se jeni...,jeni kriminele .  hajt ,keput qafen''.smiley

paskan dhe pasaporta biometrike

alidemsi, s'dija ne c'kategori ta vija kete shkrim ndaj e lashe ne kategorine "pa kategori" smiley.

Ka nga pak per te gjithe besoj.  Per risi-dashesit, per "sa me shume i njoh njerezit aq me shume i dua kafshet", per te drejtat e kafsheve-dashesit, per "ah sikur te isha kafshe" dashesit etj.   

Vetë doktori na shpjegon se ndryshe nga vendet shumë të zhvilluara, në Shqipëri, “trajtimi i kafshëve si një qenie humane” është ende në hapat e para.

kjo eshte thagme fare. smiley

Shifeni mos e gjeni mundesine dhe na e vendosni si thenien e shekullit. smiley

Shqiperia eshte nje vend qe s'te le kurre pa lajme.

Dhe çfarë barcalete se…me Nastradinin tonë të famshëm.

Edhe kjo ka nje vlere mjaft te madhe kulturore.

Whats next?

Elton Xhoni yne?

Stonsat tane?

Dhimitrula muja jone?

Cere jane mre keta lloj gazetaresh? Duket sikur Shqiperise i kane ikur dritat neper shkolla keto njezet vjetet e fundit edhe osht bo qameti i modh me dijen.

Mire juristet qi i kena bo tek Plepat, po kto gazetaret mre ku i kena ngjiz kshu, tek Selvit apo ne qi-parisa?

hahahhahaha vetem per kete ia vlen artikulli dhe gjithe gazetaria shqiptare e fundjaves.

city ville albania. what they have, is a must for us.

Pertej majmunizmit tone, kjo gafe me Nastradinin paralajmeron nje krize me te thelle, ate te mungeses se gjysherve ne jeten e femijeve shqiptare. Dhe kur sistemin arsimor e ka marre lumi, te humbasesh te vetmin ndikim fisnik eshte shume e rende.

Bixnec.

Ky eshte nje artikull i kopjuar nga nje kronike televizive ne TV Klan apo ne Top Channel ne mos gaboj, ketu e nje vit me pare. Sa per dijeni, lajm vazhdon ende te quhet nje ngjarje qe thuhet per here te pare.

 Azili i kafsheve aty, per mendimin tim, ishte nje lluks i vertete, jo vetem nga çmimi por dhe nga kushtet. Une kam pare azile kafshesh kendej ne perendim, por nuk jane kaq modern sa ai ne Shqiperi qe paska bere ai doktori turk. Edhe çmimet kendej, jane me pak te kripura se sa ai "hoteli" aty. 

Sa here hyj tek kjo faqja, googlei im niset automatikisht te me ofroje hotele. smiley Per njerez merret vesh!

smiley Sot pashe nje çift qe ecte me nje qen ne trotuar. U keputen duke loz me qenin pastaj kur u afruan te makina e futen ne bagazh (jo s'ishte makine e madhe, po qeni ishte i madh ama). Kane hapur dhe ndonje vend ku denoncohet keqtrajtimi i kafsheve?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).