Mendimi ekonomik me rrecka të pa-arnueshme Arbër Zaimi Natyrisht që shqiptarët janë aq të varfër sa që t’u flasësh për krizën globale dhe pasojat e saj është absurde. Gjithnjë kështu ka qenë – thuhet – këtu kriza është përditshmëri (natyrisht që ky besim është i gabuar, ashtu si çdo besim tjetër që e sheh specificitetin ekonomik “kulturalisht”). Ama, pavarësisht këtij besimi kaq të përhapur, shqiptarët gjithnjë kanë besuar se do të vinte dikush (pushtetari i radhës) që do t’i bënte të hanin me lugë floriri. Kjo nuk ka ndodhur, për shumë arsye, dhe kushdo që ka patur çelësat e ekonomisë, e ka gjetur një justifikim për mospërmbushjen e premtimeve. Kur premton të pamundshmen, justifikimin e ke në xhep. Kështu ka ndodhur edhe me premtimet për Shqipërinë “mikro-superfuqi ekonomike” në Ballkan e më gjerë, Shqipërinë e premtimeve të do muajve më parë, nëpër deklaratat bombastike të Bodes e Berishës. Kohët e fundit nëpër media të ndryshme (se i vetmi vend ku mund të shprehësh mendimin, fatkeqësisht ka mbetur media), një dorë doktorësh të shkencave ekonomike kanë dalë e kanë kritikuar politikën ekonomike që ka ndjekur në 20 vjetët e fundit Shqipëria, duke pohuar rëndësinë e zhvillimit të sektorëve prodhues, për të [...]

1 Komente

Nje shkrim shume i mire Arber dhe me shume vlere pasi ne shtypin tone analizat ekonomike mungojne.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).