31931.jpg (450×300)

E s’mund të ndodhte ndryshe me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i cili tashmë mban karrigen e drejtuesit. Çuni “bob” i Kavajës e ka harruar shpejt historinë e Griseldës dhe e ka rimarr veten duke bërë edhe shfaqe të tilla si ardhja me një Jet personal në qytetin e tij, foto të cilat janë publikuar në facebook.

31932.jpg (450×300)

Duhet ta dinin se s’bën bashkëqytetarët e tij, se Visi nuk e vret mendjen për lekë, se ka punuar aq sa për të jetuar qetë dhe shumë mirë, ndaj zbritja bombastike është komentuar në dy mënyra.

Disa thonë që është thjesht një veprim katundaresk ndërsa të tjerë shprehen se e bën për të treguar se nuk do abuzojë me fondet e Bashkisë sepse ka mjaft para. Koha mbetet vërtetuese e fjalëve. (Bluetooth) 

98 Komente

Te ka faj djalka. 

Nqs avioni personal eshte i tij, a ka mundesi  z. krietar t'u tregosh takspaguesve te ardhurat e me the te thashe (qysh/si/lum si ti nga i bere) ?

Nqs s'eshte i tij, dhe e ka marre me xhiro, i paskemi qare hallin kokrres se katnarit.  

PS: kjo histori ia kalon edhe njeres qe degjova para do kohesh.  Nje dhender, me pare teper, kishte vajtur te merrte nusen ne fshat me helikopter, edhe bente edhe ca rrotullame ne qiellin e fshatit qe te uronin me mire gjindja, qafkeputur e me koken lart.

  Nje dhender, me pare teper, kishte vajtur te merrte nusen ne fshat me helikopter, edhe bente edhe ca rrotullame ne qiellin e fshatit qe te uronin me mire gjindja, qafkeputur e me koken lart.

Po borise i binte ky malukati ne kopter kur kalonte afer gjindjes?

Me ate zhurme qe ben helikopteri, mbase s'e pa te nevojshme smiley.  Borie me shumice e per te tere.

O po thuj shyqyr qe s'ishte shpik helikopteri kur ishin shtepite kasolle kashte a me qerpic a cfare i thone se do u kishte ik robve catia e katandia.

ho mi qe me bona qepaze me bone se desha me fort griselden se programin e partise socialiste te kavajes smiley te ka faj djalka! mbani pula, edhe beni shuushs... smiley

suuus ti se ke ngaterru kotec smiley

smiley Me shkrive, o dreq!

jo.. por kishte nje air-to-land mitraloz te montuar i cili ishte modifikuar apostafat per sebepin te leshonte karamele, edhe duke ardhur rotull fshatit filloi t'u gjuante fshatareve bresheri me karamele, te cilat fluturonin aq fuqishem sa njerit i shpoi rrobat, ambdomenet edhe i perfundoi ne stomak me gjithe amballazhin.

I shkreti! Duhet te kete patur patjeter problem me tretjen.

post-mortemi tha se vdiq nga diabeti.

N'katund u hap llafi se kishin ardh me mor Osamen smiley

Te marte e mira Laughing

Kur i pari komunitetit eshte provincial i rendomte cfare emri duhet ti veme komunitetit qe perfaqeson?

I njejti komunitet qe per 20 vite ka zgjdhur kumbarin Sali.Mos kerreni sit me gjishtrinjte tuaj lol.

Mos e turbullo, se s'ka aq tru ai.

bo.boooo ........na mbyten delirantet

kur ju them une...qe ne kete vend eshte nje kulture popullore barbare, qe perfaqeson pa frike 80% te popullsise ju nuk besoni....

Monda me vjen e njohur historia. Me duket se helikoptersi ishte nga Llakatundi, por mund ta mbaj mend gabim.

Kevinjon kam lene nje muhabet femrash ne mes me ty, tani u kujtova. Do thuash ti pse u kujtova smiley. Po ja, ngaqe ke leshuar nje tjeter nga ato te bukurat - imagjino psh sikur Shqiperise t'i vinim emrin Berisheri. Sa per muhabetin e femrave, qe t'i bie shkurt, shume interesante ideja jote qe femrave ua hapim vendin, por ato duhet te jene lokomotiva e zhvillimit, perndryshe mire ishin ne rolin e mushkes. Si me i thene studentit une te pranoj ne shkolle, por vetem po te vish si profesor.

Tropizma,

Pse Berishizem dhe jo Ramizem se ate bashiakun qe po na nderon me kulturen e tije e ka vene Rama aty...

Ouuu te femrat te paska mbetur mendja ty? aman o byrazer se sje i vetmi smiley Te gjitha ato qe thashe ne ate temen tjeter jane ne kontekst te evolucionit Mediatik e Filozofik femeror. Pra, hedh dyshime per qellimin dhe rezultatin e mire te te gjithe ketij "revolucioni" kur perfaqesohet nga KURVAT, GOJE-CORAPET dhe ANILA-BASHET e planetit. Kurse po ta perkufizoj ne shprehje me popullore do te thoja se: Une kam qef te shoh anen qe me pelqen te femres se ndryshe nuk me hyn ne sy plako... A ka gje jo-naturale, jo-llogjike dhe te pershtirshme ketu? Keshjtu funksion shoqeria, nuk e kam shpikur une. Edhe ty nuk te pelqen nje femer vetem se eshte femer tropizma po lere humanizmin se nuk te behet gjoks me zor... smiley

o Kevi, kam pershtypjen qe Tropizma eshte ''byrazerke''.smiley. keshtuqe..., rishqyrtoje edhe njehere komentin..

Ouuu m'fal ! ...edhe gjoksi i vogel eshte nganjehere i bukur. Shoh kanalin e Modes une smiley

ik i her ne kavaje...

 Si tha ai...."Mos u perkul o mik se do ta hash" ....

Mua nuk me ben pershtypje shume fakti i "rentimit" te nje avioni per $7000 per nje xhiro qejfi. Fundja cdokush me nje biznes sado te thjeshte ne Shqiperi mund ta beje. Mua me habit ajo qe ky rrocka i nxjerr fotot ne facebook plot krenari. Kjo tregon intelekt shume te ulet, tamam zhuls i rendomte.

Po ka qene drogaxhi ordiner, ca pret ti? Te sillet me klas soji i ketij apo te perfaqesoje socializmen? Tek e fundit nuk ka faj ky, faji ka ai ne krye qe e ka bere kryetar bashkie, Edi Rama.

Kur flisni dhe ju PD-istet per tipa te tilla mooooooooo AMAN AMAN LERE FARE......

smiley.

Meqe s'dhashe copyrights, e the per kastile fshatin/fshatarin?  Se une per kastile nuk e permenda smiley.  

Nashti me bere ta mbroj.  Leberve u shkon mburrja smiley.

ne fakt s'ta kam treguar une, perndryshe do ta dija mire fshatin. por tani qe thua po ve re se si rastesisht kishe harruar te tregoje prejardhjen labe te robit smiley

Qafsha kavajsit, teper e rastesishme smiley

Avash pak se llakatundi nuk eshte edhe aq lab sa thoni juve joooooooo........ nqs do kish histori te tille neper ato fshatra andej padyshim ne llakatund do ishte, e keni degjuar ate jlaen e urte me KOSIN ju apo jo?....

Kur do hapet edhe rubrika PA FJALE ketu tek peshku? O ZOT O ZOT cfar barbarie, ncncncnncncncn shiko me c'figura rrethohet njeher, cfar katundaresh oz ot, njeri qe mezi e rri ne kembe nga pesha e barkut, nje tjeter me duart nga mbrapa nga poshte xhaketes, dhe nje tjeter qe ka futur barkun brenda qe te fryhet te duket si i forte, ehhhhhh medet medet...

 nje tjeter qe ka futur barkun brenda qe te fryhet te duket si i forte 

smiley te njejten pershtypje pata.

Po ca thuaa moj, ai ka six pack, ja dal te vej cik deri ne banjo njeher se ka ngrene shume sot pa te shohesh ti...

marre nga intervista te gazeta shekulli..

gazetari:      Keni ndonjë model kryetari bashkie që doni t’i ngjani?

Elvis Rroshi: Kam një model, por e kam sekret, më mbrapa keni për ta parë.

slap smiley

E pse jo? Ai e do Kavajen. Edhe fotot me photoshop.

Tani qe po e mendoj me felle, po e kuptoj arsyen, nepermjet deduktimit (shyqyr qe e mesova kete fjale) qe arsyeja e fluturimit ka qene te shihte Kavajen e tij nga siper. Por jo per "shikojeni Kavajen djema" por te shihte cilat rruge duhen rregulluar - ose cilat zona kane mbetur bosh.

pa dale, ka aeroport Kavaja?!smiley

Çuni “bob” i Kavajës e ka harruar shpejt historinë e Griseldës dhe e ka rimarr veten duke bërë edhe shfaqe të tilla si ardhja me një Jet personal në qytetin e tij,

 filluan te diturit.

Po eshte marketing per nje target te caktuar, popullsia e kavajes.

Ata kane kutin e tyre te matjes se cilesive. lajmi ne kavaje eshte komentuar komplet ndryshe nga komenti qe i behet ketu dhe rezultati i lajmit eshte shume pozitiv per Kryetarin.

Komentet e peshkut jane si te komentojne qerosat shampon me balsam kunder djegjes se flokeve.

"rezultati i lajmit eshte shume pozitiv per Kryetarin"

harrove qe ne ketu... nuk jemi mbledhur per interesin e kryetarit..

pastaj, ai edhe mund te vrasi e te presi, e te kete perseri simpati ne fshatin e tij, por kjo nuk do te thote se ne duhet tja aprovojme meqe i intereson atij..

vallai, nuk e dija qe bananet ishin shenje e mireqenies, thashe se e kishim kalu tranzicionin.

 Tere ai private jet aty, ndersa ty tek koshi i frutave te vajten syte ncncncnc smiley 

thashe ca jan tu shkep kto kapitalistat smiley

Paska aeroport ne Kavaje?

me sa duket... 

çudi qe nuk ka nxjerre ne facebook dhe nje foto te pilotit dhe stjuardesave? smiley

Piloti eshte ai me kemishe te bardhe me bark te madh.

 Stjuardesa(?) po bente fotografine smiley

lol prandaj kaq i qeshur kryetari? smiley

p.s. e paskan lidhur tamam per jet privat. smiley

Çuni “bob” i Kavajës e ka harruar shpejt historinë e Griseldës dhe e ka rimarr veten duke bërë edhe shfaqe të tilla si ardhja me një Jet personal në qytetin e tij,

Qekur Kavaja eshte bere me Aeroport ????? per nje moment mendova, meqense eshte Buisnes Jet small size   Learjet 60 mendova se mos eshte ulur ne ndonje nga Rruget e asfaltuara  te Kavajes  ....drejtuar  nga kulla e kontrollit ne taracen e bashkise 

  

Jo per gje por duket dikur e ka harru dyqonin hap

kaposho, tani i demaskove fare per nder.

Vini re se si ky po imiton kengetaret rep e hiphop, vetem se ketu mungojne femrat seksi me bikini dhe droga. Te tjerat jane njesoj. Luks, para, makina ose avione, bodyguard-e etj. Ky e mendon vetem repist jo kryetar bashkie. Vaj halli kush do te qeverise Kavajen!

"Bobi" ta nxjerre polon nga pantallonat per te shmangur efektin "spec i mbushur", si edhe te heqe ato kepucet e tmerrshme.

p.s. Pas asaj historise se Griseldes, ky edhe Kavajen nga pushtimi italian i '39-s te shpetoje, s'fiton dot ndonje shkalle me shume ne klasifikimin e frymoreve.

 Laughing

ku t'shko syri moj dreq? ehehe smiley

t'ishte ky mire, po elvis rrushi?! 

hahaha qe tani e tutje do ta therrasim Elvis Rrushi smiley)

http://giornaledelladanza.com/home/wp-content/uploads/2011/05/Roberto-Bolle-ABT.jpg

e mbaka shishen e koka koles me vete edhe ne shfaqje? sport apo art eshte ky qe merret ky?

hunter, ca fraze perdore te google per te gjetur ket foton?  

1. sausage handful tights

smiley

roberto bollè

ky sa per dijeni eshte balerini me i mire ne bote, sot per sot. Primo-balerino te La Scala, po ti je kokrra e katnarit e s'e njeh as njeren e as tjetren smiley

wow... next time i'm in Milan, i'll make sure i get my boobs signed and autographed. smiley

shih se thojne qe eshte bi- smiley ruaju zoto :-D

le te thone c'te duan.

edhe mua me thane sot qe jam i mencur. ken ju belliv it! smiley

bollè

kshu e bo shumesin e .... ti? smiley  

roberto bollè

Prandaj qenka balerini me i mire? smiley

i masin peshen e koqeve - si demave te rraces ahahaahhaa

me kujtove nje barcalete te vjeter..

nje amerikan kishte shkuar te nje miku i tij ne Spanje per vizite.. nejse i thote amerikani spanjollit:  kam shume deshire qe gjate kohes qe do qendroj ketu ,te shoh dhe vizitoj gjera vecanta, tipike spanjolle.  mire thote spanjolli, le te shkojme ne arene dhe te shohim nje dyluftim toreador-dem, eshte tipik sport spanjoll.... keshtu bene.  amerikanit i pelqeu shume.  pas ndeshjes, te kenaqur shkuan ne nje restorant te darkonin.  i thote amerikani kamarjerit: te lutem do me sjellesh nje gjelle vecante qe gatuani ne restorantin tuaj, nuk ka rendesi sa kushton. ok, thote kamarjeri. pas nja gjysem ore vjen vet shefi i guzhines me nje pjatance te mbuluar.  heq kapakun shefi dhe ne pjatance u shfaqen 2 topa.  çeshte kjo  gjelle, thote amerikani... jane topet e demit qe u vra sot ne arene, sipas tradites, topet  e demit  gatuhen   dhe  i serviren   mikut me te nderuar.  ju keni kete fat sot..... nejse, i hengri amerikani dhe i pelqyen  jasht mase...

...te nesermen, meqenese ''gjella'' i shijoi shume, amerikani shkoi perseri te i njejti restorant dhe porositi te njejten gjelle... pas nja gjysem ore erdhi perseri shefi  me pjatancen e mbuluar dhe nje veprim te shpejte  surprize tip ''voila'', zbulon pjatancen.... u shfaqen perseri 2 tope, por kesaj rradhe teper te vegjel.... ceshte kjo thote amerikani, dje ishin ndryshe?.... zoteri, tha shefi, sot spate fat.  u vra toreadori.smiley

Ti kot e ke se mua syri ne fillim me shkoi tek ato si libra aty anash, pastaj te rripi i sigurimit, pjata me fruta e kshu me radhe smiley....

tipike! dallimi mes mashkullit e femres.

mashkulli gjuan direkt te objektivi (90% rasteve gjoksi)

femra i bie rrotull e rrotull, sheh terrenin, detajet, nuhat, deri sa kap prene e deshiruar

posi mo... smiley

(nuk te ngacmoj me, jo smiley)

Per gjah s'dilet barkthate. Ky eshte dallimi qe thua zotrote.

p.s. me kaq mbyllet kontributi im personal ne dallimet mes femrave dhe meshkujve.

joooo, hahaha tani qe u lezetu muhabeti. smiley)

 

smiley) sa e madhe, hahahaha

te foto e dyte, ai tipi me bluze gri, :-D fiks sikur po rregullon pistoleten ne brez.

Big Grin edhe une ashtu  mendova.. pastaj gjithe ai kodosh duhet te rruhet nga trima me pistoleta smiley

he de... te ka faj lulka?

smiley jo s'ka faj hic, i mire eshte qeni ske cfare ti shash.. smiley

Qen me avion personal. smiley

e pabesueshme eshte ama... shqiptar me rrip sigurimi ne avion. si ato historite me fund bote me duket... se c'ndjell nje ndjesi te tille. se kaperdisja me duket mese normale.

blue planet, tek BBC4... keto balenat blu me bejne te ndergjegjesohem e jemi akoma ne toke. smiley

 Epo deshiron te jete "shembull" per te gjithe ai smiley

duke patur parasysh dhe ate qe ka thene i nderuari "peshk_ne_ajer": burra, shtrengoni rripat mire! smiley

miremengjes smiley

 Kendej ne Europe, thuajse ne çdo aeroport, ka aviona te vegjel, ne gadishmeri per tu dhene me qira, njerzeve te pasur. Kuptohet qe kushtojne shtrenjt, se eshte per ore. 

 se di pse, po nga historia e griseldes qe ky shoku mbas 9 muajsh akoma nuk e dinte se e shoqja ishte shtatezane, me beri pershtypje prania e shume burrave ne avion dhe asnje femer.....a po mos eshte zakon kavajs qe qefin e bejne me bura!!!

 

Ky qenka edhe me keq se paljiaço, qenka idiot.

Pu pu pu sa te ithet jeni mer. E urreni se ka nxjerre fotot, apo se ka jet apo e ka marre me qera, apo per ate qe ka bere gruja. Po lejeni me çunin ne qejf te vet!

"Jet personal" nenkupton qe e ka ble, e ka nen pronesi apo jo?

WOW..!!!!

7000 rent a jet? Normal per nje bisnes te THJESHTE?!?!

Aeroporti i Kavajes is located near Little Luz, 10 miles from the city center.

 Jet 700 euro dita nuk eshte ndonje gje e madhe duke llogarit qe nje Ferrari kushton 500 euro dita.

Pyetja qe kam une eshte ai si bllok i vogel anash eshte bllok shenimesh apo pashaporta?

pse mo, vetem Meta ka bllok? smiley

kush ka qene ndonjehere ne Kavaje ketu? smiley

" Yo Yo, it's yo' boy Elvis a.k.a Kavaja's mayor a.k.a Griselda's fake babydaddy! We doing it real big up in herr! We running Kavaja! Flying high in G6-es, sippin' on Dom Perignon and munching on fresh fruit straight outta the katnar's market!

Shoutout to my boy Ed Rama! Got yo' back dawg!

And to all the honey's out there who want have my real baby, holla at me!

Peace! I'm out like Griselda's mind!"

Rripi i sigurimit i lidhur....shenje e sigurte homoseksualiteti pasiv....

Me kujto fotot e atyre katunareve te qiviris qe gjujshin me automatiket e gardes...

Mjere Shqiperia per halabaket qe ka ne krye...

Ndersa une them duke bazuar ne cfare po shikoj ne ato fotot e ketij krietarit me lart(gjuha e trupit) ... ajo Griselda (ish-nusja) qe ja kurdisi ate historine me femije fallco ketij nuk paska qene edhe aq budallaqe sa e beme ne ketu ne peshk! smiley

Ky "bobi" ja futi nje here gjithe publikut shqiptar. Tani vjen me episodin tjeter te telenoveles. Bukur. Jena knaq, me gjithe kete vape.Flm Elvis..

Me falni kush e verteton qe eshte ulur avjoni ne Kavaje? Mua me duket me shume si nje shka qe ai ka bere me shokete vet. Fotoja efundit duket qe eshte bere ne nje avion te parkuar shume mire ne nje piste.( shikoni vijat e verdha te rrotat e avionit). Kjo permua eshte nje shka idiote qe e percolli gazeta si lajm. Kjo eshte nje shaka e tij e rradhes.

 

Beni derman vapes se krietari e gjeti zyren me kondicioner.

 

Sa shakaxhi paska qelluar ky bukuroshi - madje ja paska "ngjitur" sensin e shakase edhe ish te shoqes.

Mua me duket me shume si nje shka qe ai ka bere me shokete vet.

..ti do te thuash si puna e atyre baxhuleve qe vene bejne foto ne ekspozitat e makinave te luksit ...pak si e veshtire per tu besuar se do duhet ti mbushesh mendjen gjithe atij ekipi qe ka nga pas .
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).