I Nderuar Z. Lubonja* Ju përshëndes për gamën e aktivitetit tuaj publik dhe për kontributin që i jepni mendimit tonë kombëtar. Unë, Almir Rrapo, jam një lexues i juaji i rregullt dhe ndjekës i rrjedhës së mendimit tuaj, të paktën për katër vitet e fundit. Nuk do t’ju drejtohesha me këtë letër nëse nuk do të besoja në llogjikën tuaj të fortë për të kapur thelbin e një teze. Unë jam i sigurt se intelekti juaj nuk ju verbon, dhe se pseudonimi që keni mbajtur në burg nuk përshkruan botë-kuptimin që ju mbartni. Ky mendim përforcohet tek unë duke u nisur edhe nga replikat që keni zhvilluar së fundmi me persona të tjerë publikë, ku palët e tjera janë larguar nga thelbi i diskursit dhe kanë humbur në rrafshin e personales. E kuptoj, Z.Lubonja që ju nuk shkruani për njerëz të rangut tim, por besoj se e kuptoni që mendimi juaj rrezaton në të gjitha skutat e shqiptarizmit. Si pasojë, kuptohet që opinioni juaj ju tejkalon në përmasa edhe vete Ju. Prandaj e ndiej të nevojshme që t’ju vë në dijeni për akuzën që ju i keni drejtuar profesorëve dhe miqve të mi,  të cilën ndoshta edhe ju do ta [...]

29 Komente

Po mire mer, hajt t´thush, qi kur amerikoni e kapi çefesht ket cunin ene ia hudhi hekrat n´ven, kta t´saktivistet u hudhen si kacagjela e qen tu mledh ene firma a tu mor gjak, nuk e di mo tani, ene iu versulen amerikonit e iu hudhen n´gryk per t´mrojt ket cunin, ngaqe ishin mashtru ene u kishin hedh hi syve ene nuk dinin gjo.

Po tani ky robi e ka pranu ene vet qi edhe ka vra rob ene ka shit drog ene ka mashtru, ene kta t´saktivistes akoma qekan tu i bo fresk me gjethe plepi ktina. Pale, ene tre veta (deri tani) e pelqekan ket.

 

Kurse per sa thot kyna qe miqt e vet nuk kan dit gjo se ca ka bo kyna n´jeten e meparshme - a thu se kyna na qeka hinduist me brahma, shiva ene karma- ktu ia fut icik pordhes kot. Ene nqoft se osht me verte kshu si thot kyna, kjo qeveria jon na qeka mush plot me vrases ene me drogaxhinj, qi na rujt ambasada amerikone na rujt. Sepse qi thu tina, kto miqt e ktij qe nuk dinin gjo hic e kon fut ene aqe n´ministri t´perjashtme qi ket. Se po t´ishte ashu, m´futshin mu aqe ose fusnin Pjerin ose policin (nejse, polici ka detyra t´tjera t´ngarkume).

Tashi me i ra holl-holl qi ktij muhabeti osht nji procedure kontrolli qi t´fut m´sit t´miellit e t´kontrollo para se me u fut n´pun aqe te ajo ministria. E mos m´thoni masanaj qi kto t´shikut a t´shishit, si i qujn mo, jan leshko e nuk din asigjo hic.

Jo mer jo, kto mer m´njifnin ene mu me dhom e dhomalle, fale ene spiunave qi kon ene ktu tek ppu-ja, qi u bon me dekada qi i kom heq rronjet prej Shqipnie ene nuk kom lidhje me asinjeri, e jo mo me mos me e dit se ça ka bo Almir Rrapo, nenpunsi i ministris s´perjashtme, m´filan dit e m´filan ore.

 

Meqe ra llafi, pershendes me me ket kongen oficerin e sigurimit shqiptar qi me durimin e vet t´pashemullt nuk na u nda asiher ene qi po bon roje n´kto ore t´vona t´akshomit ktu te peshkupauje.com e po na run ene ne.

vecse letren e hapur mgjse ja drejton Lubonjes, e ka per ata qe e kane mbrojtur. Une e lexoj si falenderim dhe kerkese per falje njekohsisht.
Tjeter (dhe me kryesorja per mu), faji apo pafajsia e ktij, nuk i heq asnji gram fajit te shtetit dhe institucioneve te shtetit qe ne kundershtim te plote dhe me ligjet e veta, e dorzuan qytetarin e tyre pa u mbyll akoma procesi i tij gjyqsor ne vend. Ec e ki besim te drejtsia ne ket vend pastaj...

ouu, u fut edhe Almir Rrapo (nga nje institucion i SHBA.smiley.) ne ''debatin intelektual'' qe ka perfshire mbare Shqiperine?!

mbahu neno mos ki frike, se ke djemte ne Amerike.smiley

 Belul, ore ky djali,  me keto qe ka shkruar  nuk me duket  te jete ai qe na kene thene  se eshte! E çuditshme kjo bote.Ca thone ashtu  e ca thone keshtu......PO Lubonja çpati xhanem..

grava, edhe une te njejten gje mendoj. si bredharaku me siper. me kete   leter qe  i  dergon Lubonjes, ky ne fakt shfrytezon rastin   qe  tu kerkoje falje publike  miqve te vet, te cilet me thene te drejten u nguten kur e morren gjithashtu publikisht ne mbrojtje.

ndofta deri para disa muajsh gjerat ishin pak te ''turbullta''. por tashme aktiviteti i Almirit eshte qartesuar goxha.  ky  duket se e ka pranuar fajin  para autoritetit atje ne SHBA. pra ka qene pjemarres ne nje grup trafikantesh qe transportonte e shiste droge. bile, ndofta, edhe me keq akoma....

 Belul, kam nje mikun tim prokuror me post te larte  tek krimet  e renda, ne Tirane.Me tregon se nje mase shume e madhe te rinjsh jane denuar e denohem me vite te  tera burgu edhe per 30 gram Kanabis Sativa, te gjetura si  cigare me duhan te dredhur.Ata qe zihen me qeska e larte dhe jane me shume se nje bashke  i merr dreqi vertete. 15 vite  burg  eshte  me e pakta.Per  vit po shtojme burgjet.Mire , duhet thene; larg nga shtepia jote  ky lloj "fati", por  ku  po vete rinia?

Ku  dreqin eshte ky treg kaqe simpatik, qe e kerkon me paderman kete  mall? Ligjet  e tregut funksionojne ne kete linje?Po e kerkojne them se duhet rregulluar tregu jo tregtaret e rina jone...

Valle mos te kujtohet  kush i tha ..."lereni mre te hike!"

Futet  gje babzia ne kete  mes? Ja kjo me shqeteson nje çike.Si eshte andej nga jeni  juve ky problem?Po keta tanet,  te amerikes, si e kane te pertypur?

Grave, po nje kokerr gruni esht e shkreta... smiley

ja, shife pak kte; even George Martin got shaky smiley

http://youtu.be/TBH8o8XXnVM

 

natnemir dhe mirupafshim ne takime te tjera nderkombtare! smiley

 emo rrofsh ! Hapa syte  se mu  duk si  Çiljeta  pas  ca ushtrimeve te  renda.Ku  ma gjete? Bashke me kafen ...lindeka dhe  nje babezi, qe lere  

grave, nga reagimi i atij publiku qe ne vena nuk ka gjak keltesh e vikingesh, por caj te ftohur englezo-indian me gju(r)me brahmanesh dhe samanesh, munden me u shkrujt 2-3 volume cilsore - varet nga madhsia e fontit dhe hapsira mes rreshtave - qe do i conte shkecat e shyprtit me perpara se 10 universitete qendrore te anglise se re dhe 100 gjimanze.

ja tani per qejf tat po e jap me te kuqe, se e di qe ajo me blu te ka vra icik syt smiley

http://www.youtube.com/watch?v=rtJycEyMbvI

 

ja ta vazhdoj ene i cik iden. shiko grave, jimmy hendrix kno ne mes ca suedezve, shifi si rrin, e kupto sa ka t'boj poplli, kta rrezik as sala nuk i ndez dot smiley

mgjthse nuk jom sh. i sigurt per ket

http://www.youtube.com/watch?v=NwNQoazwf2Y

 

grave, ene nji ene s'te ngacmoj mo, po e shof qe sikur ke ca si boshlliqe dmth, meqe permene ciljeten me i ven me xhos profesionisten. ka i teori qe me pak qeka me shum, dmth nji levizje e vogel e belit te xhosit (se mos e ngaterro me naj emer tjeter, se jena strikt n'muzik ktu), eshte shum me shum se shum shkundje te belit te naj tjetre. Ja boj nji studim krahasus, po ta kesh monitorin e modh, munet me i von ene karshi karshi kto dy vidjot qe po vej perposht. krahasoje psh xhosin me ket cucen qe s'ia di emrin, dhe me qe je futi ene i studim krahasus rod stewart vs.  muharrem ameti (in "italija me gaxho", italija me pavarot...)

http://www.youtube.com/watch?v=-bPCz_rYRSM

vs.

http://youtu.be/nCWvbdN-X2E

Ai mund te jete njeri i mire por ka bere dicka te keqe.Ligji nuk i perjashton burrat e mire nga pergjegjesia.Me ato qe ka bere ai denimi me vdekje eshte mjalte krahasuar me mundesine e te berit dashnorja e ndonje zezaku ne burgjet amerikane te sigurise se larte.

kjo letra jote e bute... smiley

@pedro: peshkun e markojn me shum se 1. think of it... menoje si per vete dmth...

Hajt mo, k'shu qeka kjo pune : kur u merrke me droge, t'çokan per 24 ore me t'gjyku n'USA; kur qeke minister dhe le shakull 4 veta n'bulevard, t'gjykojn se bo ene per kryetar bashkie.

Na plasi trapi - me i fjale  smiley

nuk e di se cfare ka bere ky Almiri , por ne amerike shkruhen  keto...dhe keto..

Duke qene i kerkuar ne gjithe boten nga FBI  ai vete dhe serbes serbes  kerkon vize ne ambasaden amerikane.Si duket duhet ti ishte merzitur jeta ne shqiperi.

Jo vize, rinovim pasaporte; sepse eshte me pasaporte amerikane. 

Cudia eshte se, me sa thuhet, eshte arrestuar nga polici shqiptar, brenda ambasades amerikane, per ta çuar ne burg ne Tirane dhe per ta ekstraduar pastaj praktikisht fshehurazi para se te plotesohej afati i apelimit te vendimit per ekstradim. Vlefshmeria e vendimit vazhdonte te gjykohej ne Tirane disa muaj pas ekstradimit te kryer. 

Faji penal eshte nje gje, shkeljet proceduriale jane nje gje tjeter. I pari i eshte pune e Almirit (dhe gjykatave amerikane), te dytat jane pergjegjesi e drejtesise (dhe politikes) shqiptare.

Shume te lehte e keni masakrimin te ppu.

Nuk e di se çfare ka bere ky djali e kush eshte, ato pak qe gjeta ne internet nuk te ndihmojne per te kuptuar nje person. Por, me sa morra vesh, te ky shkrim ka folur qarte e bukur. 

Por e dini historine e atij, qe kur po ngjitej ne shkalle te gjithe i ulnin koken ne shenje respekti, e kur po zbriste, te gjithe e kapnin me shkelma?

E kuptoj, Z.Lubonja që ju nuk shkruani për njerëz të rangut tim, por besoj se e kuptoni që mendimi juaj rrezaton në të gjitha skutat e shqiptarizmit.

dhe ti mendon se i ben qejfin lubonjes qe mendimi i tij ndricoka shqiptarizmin?te jete per lubonjen ai e ka denuar shqiptarizmin me varje.mos i ofendo keshtu njerezit.pak me i  'integruar'

Edhe Lubonja do i pergjegjet ketij ---- Faleminderit per konsideraten qe ke per veten tende--..

 '' edhe kriminel, edhe fisnik'', ky Almiri.

Beluli te gjej titullin e filmit nga eshte kopjuar pjeserisht kjo, nqse do qe te fitoj dhe cmim nderkombetar.

 

pa hë Lira....    nejse, para se ta thuash ti, po them edhe une variantin tim.  ka pas qene nje komedi dikur qe titullohej:  ''edhe keshtu, edhe ashtu''.

 s'e kalon klasen jashte territorit shqiptar. filmi eshte, sic e ka perkthyer tv shqiptar: ''dhe oficer, dhe fisnik''. Eshte dhene andej nga '97-'98 ne tv.  Luan Richard Gere & co ...

Ka dicka qe me meson ceshtja e Almirit. Eshte e justifikueshme qe njerezit qe nuk e njohin ate te lodhen nga keto perpjekjet e kota te rrethit e tij per ta zbehur sadopak imazhin e kriminelit qe eshte mare me pune pune te pista. Ashtu sikurse eshte krejt i papajtueshem per NE, njerezit qe e njohim, ky imazh me ate te Almirit TONE.

Te dy palet kane te drejte, dhe asnjera pale s'mund ta kuptoje plotesisht palen tjeter. Ky mbase eshte shembulli tipik qe e njerezit nuk duhen gjykuar kurrsesi bardh e zi...

Te dy palet kane te drejte, dhe asnjera pale s'mund ta kuptoje plotesisht palen tjeter. Ky mbase eshte shembulli tipik qe e njerezit nuk duhen gjykuar kurrsesi bardh e zi...

nuk habitem qe grupi  juaj e mbrojti me deklarata pompoze. ka naive sa te duash ne kete bote, se veprimi juaj vec naiv qe. se s'ka pune fbi, po do merrej me Almirin tuaj kot, per sport. me habit ky reagim i jot pas vetedeklarimit te tij si kriminel. almiri qe njihni ju ka vdekur, nuk ekziston. ekziston vetem njeriu me shume fytyra qe ne castin qe ju dha rasti e ktheu veten ne kriminel. reagimi juaj i tanishem shkon pertej naivitetit, se c'emer ka une s'e di ...

se s'ka pune fbi, po do merrej me Almirin tuaj kot, per sport.

Puna nuk ishte PSE u morr FBI-ja me Almirin, por si u morr, ajo dhe drejtesia e shteti shqipatr me kete pune. Por, ju paskeni nje besim te patundur te FBI-ja, edhe kur i rremben njerezit naten, keshtu qe e leme fare me mire. 

 jo jo , t'i ndajme gjerat. e para, letra juaj ishte para deportimit te tij ne shba, dhe ju vinit duart ne zjarr per te. vetem nje instikt te kish anashkaluar ne trurin tuaj, duhet ta kishit kuptuar qe zhurma nuk ishte kot. fbi-se nuk i intereson te shpiki kriminele shqiptare se boll ka ketu, e boll pune ka. e dyta edhe une s'jam dakort me menyren si u trajtua rrapo dhe u deportua, por ama kjo nuk e ben ate te pafajshem sic e deklaronit ju.  

nuk te gjykoj per letren, ta thashe njehere. jam perballur me naivitetin tim shume here dhe perseri nuk mesoj.  me habit ky reagim post-kriminel.

Po pra, t'i ndajme gjerat dhe t'i rendisim bile: ç'eshte me e rende, nje pafajesi relative dhe deklarative e bere nisur nga njohja prej disa qytetareve ne nje leter te hapur, apo nje varg shkeljesh ligjore, ta hapura dhe te fshehura, nga administrata e dy shteteve, nder te cilet dhe demokracia me e madhe ne bote me kultin e "law". Per ne, Almiri, me jeten e njohur ne Shqiperi, mbetet me teper se i pafajshem: shembullor. Nese kjo jete ishte nje jete per se dyti, nje tentative (ndoshta e deshperuar) lamturmire ndaj jetes se pare ne Nju Jork, aq dhe me mire biles; kjo e ben edhe me prekes e romanesk. Ne gjykuam e mbrojtem kete jete, se fundja dosjen penale nuk e kishim e as nuk na e propozoi kush. 

Nderkohe, mua me habit, e madje me tremb, lehtesia nga ana juaj e te tjereve e perdorimit te epitetit kriminel. Duket sikur kenaqeni duke e perdorur. Nderkohe qe ne kriminelet i kemi ne krye te shtetit, e amerikanet po aq, te pakten deri sa erdh'Obama. Vetem se ky krimineli jone, per sa e njohem ne, lexonte poezi, filozofi, metafizike, donte kinemane dhe ishte i angazhuar si qyetar ne politike. Ne mos tjeter, a posteriori, themi se na ofroi nje figure te re te kriminelit. Nuk e shoh se ç'paska kaq te rende ne mbrojtjen civile te kesaj figure.   

o Lira, une nuk i njoh keta qe kane botuar letren sepse sinqerisht nuk kam lidhje. Almirin e njoh nga vegjelia dhe jemi ritakuar ca here gjate kohes kur u rikthye. Edhe kete leter e hasa krejt rastesisht ketu dhe prandaj komentova pas kaq shume kohesh nga kur letra qenka botuar.

Te ajo qe une shkruajta nuk kishte asgje naive sepse s'po tentoja te te mbushja mendjen ty apo dikujt tjeter qe FBI-ja ishte fiksuar kot pas Almirit. Po te rithem qe perceptimet e gjithkujt rreth dickaje/dikujt jane subjektive. Dhe nga subjektiviteti im (apo i pjeses me te madhe qe e njihnin), Almiri eshte shume larg Almirit qe u mediatizua nga kjo ngjarje... Kaq.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).