Foto: Artur Gjino

D.m.th me gjithe keqardhjen per familjen Metaj, per qytetet e Jugut qe po i merr lumi teposhte, per problemet e pazgjidhura e te pazgjidhshme te pronesise, lejeve te ndertimit, taraflleqeve etj, etj; prania e ketij lloj humori te zi ne shpirtrat e mendjet e shqipove tregon se ky vend ka ende shprese. :D

60 Komente

Sa malet dhe sa kodrat qe u bene pallatore si dhe fushat.   

shnjini? smiley

 Plazhi me i zymte qe kam pare ndonjehere. Njerzit pastaj...flori smiley

rielli? smiley njerezit flori? smiley

PF, shko te "rana hjellun" smiley (rera e hedhur) eshte shume bukur. ose shko ne Kune. ne fund fare PF.

 Thanks Zoto. Preferoj Bahamas.

rielli. tani kjo eshte pak e pavend zoti peshkufluturues. thjesht po ju thoja qe nganjehere gjerat me te mira fshihen mu poshte hundes. edhe zemra e shalqinit nuk eshte shume larg nga levorja. nejse, nuk doja t'ju prishja shijet.

nejse, meqe ra fjala ashtu, une Bahamas i kam pare vetem ne televizor, google earth, internet, libra. nuk kam qene asnjehere. pune fati? nuk e di. po rrofsh qe i permende.

shnjini sux. bahamas rox. there.

 O Zoto. Mos e merr me kaq merzi se shaka po beja. Vetem desha te them se bota eshte teper e madhe dhe jeta teper e shkurter per t'i dhene plazhit te Shengjinit nje second chance.

nuk ka gje, nuk e kisha aty. s'ka gje jo. peace bro. smiley

mos ma shaj levoren e shalqinit se behet nje liko me te,me ca gjethe endershaje per arome,qeeeee vetem aroma te sjell ne vete smiley

o pf, shihe ate link te pa censure, se t'kap nostalgjia ty, e di :-D  une u shkriva

tung

 smiley kodrat qe u bene pallatore smiley

Ke fillu po i vjedh idete druarrorit  me " Kurrizoret  Kombetare "  dhe "Barkoret Lokale "

Edhe kacidhet e fundit i bejme banderola.

Keshille per te rinjte e familjes Metaj: diversifikoni portofolin. Dhe mundesisht banderolat bejini perpara, shume perpara zgjedhjeve, qe te kete kuptim investimi.

 tropizma! 

Ky ndertim perpak me kushtoi jeten. Kalova nje infrkt te rende te miokardit.

Tani vazhdoj te luftoj, por gjithmone ne xhunglen e drejtesise, sepse kete problem e kam kapur qe pa u hedhur themelet dhe shiko rezultatin e perpjekjeve te mia.

Pallati i aprovuar me 4-5 kate momentalisht ndodhet ne katin e shtate??????!!!!!!!!!!

Dhe kjo fale "zemergjeresise" se Shpetim Gjikes.

dmth Shpetimi nuk e ''shpetoj'' dot familjen Metaj?

murrosi.....  legjenda e Rozafes ne kohe dhe kushte te reja.

 Ca do te thote murrosi.

 Ndoshta kane dashur te shkruajne murosi

Sa here u bene qe e votojne Shpetim Gjiken? Sic duket Vlora e meriton nje administrator te tille qe nen shembullin e Rames ne Tirane e perdhunoi Vloren duke e shperfytyruar dhe bere beton kudo. Tirana i tha jo Rames pasi eshte popull me qytetari e kulture demokratike, i pa indoktrinuar, ndersa Vlora i thote po per te disaten here Gjikes megjithese ky ka bere me shume dem ne ate qytet se dobi. Teoria e "hurit te kuq" funksionon per mrekulli ne Vlore.

Mire e ke, ja shiko Saranden qe ka 8 vjet qe e qeveris pd-ja, hic gje se gjeti, vetem tek-tuk dy-tre vila trekateshe, edhe ato jane eco buildings bile

Tirana i tha jo Rames pasi eshte popull me qytetari e kulture demokratike..

Pikerisht ajo pjese qe i tha Jo Rames nuk eshte Tirane ..eshte pjese e cetes se Hajduteve te votes . Ndersa Vlora nuk ka shume "qytetari " dhe "ceta " nga te lloit te Berishes . Edhe kur u mundua Berisha ta bente pjes e te 'cetes se tij " ...hëhë...hëhë. Akoma i del ne ëndër Huri Vlonjateve!

Teoria e "hurit te kuq" funksionon per mrekulli ne Vlore....

Pas kaq e kaq te shkruarave , mezi prure nje gje reale per cetat e Berishes qe prej 92 e sidomos kur Ju duk vetja se ja  HURI Vlores nuk te hynte me smiley ne 97 ..  U paska marre malli pe HU te blujte . Ua futi Roshi besoj pas disa kalimeve prej Librazhdi LB ( laje ) ,kalon dhe dhe urren e Murrashit , hyn ne Elbasanin EL ( e lava )  .... dhe vjen ne Kavaje KV  . Aty ke

"mo m'luj he dreq se qok me rone " smiley

 

Se Kollozi eshte me duart e pastra, te pabetonizuara ...

Ndertimet ne Vlore jane pa dallime partiake.  

Nqs do isha ne Vlore per votimet, do kisha bere detyren time qytetare dhe s'do kisha votuar asnjerin prej tyre.  A pox on both houses.  

Ishte vote popullore,nuk kishte shume lidhje me Bashkine. 

Votat jo ne lidhje me bashkine, pra votat si referendum e jo si zgjedhje lokale do i quaja vetem ne Tirane.  Specifikisht kunder Lulzim Bashes.  

Ne Vlore, kryq njerit e vize tjetrit. 

 Ok rradhen tjeter do te te krijojme mundesine qe te votosh ne Tirane,nuk u be qameti per nje me shume.

Rrofsh, me gjithe ate praktike qe keni per pashaportizimet, nuk se do u lodhte "krijimi i njecke mundesie" smiley.  Paraprakisht te bej me dije qe s'ka nevoje per adrese garazhi, se kam kasollen teme smiley.

 Avash i cike avash,po flas me votues me status VIP.

Me cofshin pulat e kojshiut qe m'u prek djalka smiley.

PS: E di vete ti smiley

Vlora filloi te menderosej qe ne kohen e berishes se pare.Te dyja palet jane me faj.Vlores i ka rene vlera si vend turistik.Uji i ftohte zona me e bukur eshte kthyer ne germadhe betoni.

Akoma bertisni se krahu tjeter do ta bej ndryshe?Nuk ka berje ndryshe ne Shqiperi.E vetmja gje ndryshe eshte stema e partise.Vjedhjet, abuzimet,mashtrimet etj etj jane njesoj.Have a good fakin life.

Krahu tjeter ka investuar ne kater vite 400 milione euro ne Vlore dhe ka ndryshuar komplet infrastrukturen rrugore te bregdetit dhe ofroi per alternative nje djale te Vlores qe ta zhvillonte si duhet Vloren, por Vlora voton perseri per pasardhesit politike te Kadri Hazbiut e Hysni Kapos. Eshte ceshtje brumi, formimi, nuk ke car i ben me zor.

 Dua te bej nje shtese te vogel.

Arkitekti i ketij pallati eshte Spartak Toska, djali i Haki Toskes.

 Turp per Gjiken. Turp per keta plehra, nga Berisha, tek Rama, tek ky ndyrresia e re Basha dhe gjithe kanceret e tjera qe vjedhin kete popull. Ju ardhte mbrapsht aty ku ju dhemb, qener.

Kur i madhi pallat te voglin nduk/ te qurravitet ze i ziu cilimi/ me shpeto o shpetim shpetimtar gerthet/ po shpetimi hic se rrun per njeri.

Muze e gjalle kjo foto smiley si pozicion them se duhet te jete diku poshte kuzbabase...

 

 Eshte mese e vertete, ndodhet poshte Kuzbabase dhe perballe xhamise, Pra ne qender te Vlores behet ky ndertim monstruoz, jashte cdo rregulli te urbanistikes. Eshte shtepia ime e masakruar nga Shpetim Gjika. E them me plot gojen se eshte veper e tij se une e kam njoftuar kete kryetar bashkie, perpara se te hapeshin themelet. Dhe ja rezultati.

ofroi per alternative nje djale te Vlores qe ta zhvillonte si duhet Vloren

Na iku Mesia per duarsh!

 Ajo s'eshte asigjo, prisni pas nja 20 vjetesh, kur te shkoj popullata nja 9 miliard, siç dhe thuhet. 

Po ai Metaj, ai me siguri do e kete me leje shtepine, apo jo. S'e ka blere lejen, s'ka korruputar njeri, me siguri. E s'ka murosur njeri, se i kane dhene leje per 3-4 kate ndoshta se me shpirti, t'ja kishin dhene per 10 edhe ai...

 Po eshte e vertete. Shtepia eshte me leje ndertimi dhe e ndertuar qe ne vitin e mbrapshte '97 dhe '98. Eshte ndertuar ne vendin e shtepise se vjeter, pa cenuar njeri, perkundrazi duke bere ndere. Por sic eshte bere praktike ne Shqiperi, edhe fqinjet e mij ja dhane firmes ndertuese e cila ka zaptuar te gjitha hapsirat e mundshme duke i rene ne qafe edhe pronareve te tjere te ligjshem. Dihet, "bisnesmenet" e ndertimit shkelin edhe mbi kufoma per te fituar. Sa per dijeni: Per qendren e qytetit te Vlores ekziston nje studim urbanistik i aprovuar ne KRRTRSH ne 2004 nga kryeministri i asaj kohe Fatos Nano. Kjo zone eshte miratuar me objekte 3-4 kate. Shpetimi ua dha me 4-5 kate dhe firma ndertuese e ka bere deri tani 7 kate.....ndoshta vjen dhe i 8_i.

hajt per te mira! thenkju ëhëhëhë, ëhë, ëhë... smiley

Ore se si i thone ne shqip s'me vjen qe s'me vjen nder mendje. Po me duket se fillon me "Ejvall..." po se si vazhdon...

Nuk dua te bej politike per Shpetimin.

Ndonje qe mund te me thote : Kjo familja Meta ka leje per pallatin qe ka bere.?

Mos e ka bere ndertimin ne token e ktij tjetrit ?

Familja Metaj e ka bere ndertimin ne token qe i kane lene paraardhesit. Ne vend te shtepise se vjeter, qe ishte me raport teknik mbi 80% e amortizuar, me parate e fituara ne emigracion, u ngrit kjo shtepi e re modeste. Eshte e ndertuar me leje ndertimi te rregullt te vitit 1997.

Pra kjo familje eshte familje e vjeter qytetare vlonjate dhe ndertimi eshte ne qender te Vlores, tek xhamia.

Te lutem lexo me lart pergjigjet qe u kam dhene te tjereve. Fatkeqesisht pak me vonese por nuk kam qene antar tek peshku pa uje. 

Ku eshte ketu njehere, mbrapa ambulances? muhabet i gjat, se si eshte puna aty, po nuk e di mir une...

Se c'eshte nje ligj qe thote qe per kaq kate, duhet kaq distance, etj etj.

Po ketu lind problemi se ajo shpia e murrosur mund te mos kete letrat ne rregull, prandaj problemi nuk lind kur aprovohet projekti nga bashkia smiley

 Nga nje fotografi nuk mund te gjykosh se si qendron problemi, ajo qe dihet eshte se ndertimet paleje me leje jane ne pergjithsi me shume probleme, rrjedhoje e mosmarveshjeve te administrates shteterore dhe  lokale.

 mendoj se shpetim gjika eshte kryebashkiku me i zi ne historine e Vlores...  fakti qe fitoi zgjedhjet tregon sa te ceket  jane ata qe votuan... jam i bindur se dhe familja Meta e ka votuar... kollozi eshte nje njeri puntor e i nderuar por nuk kishte asnje mundesi qe te fitonte pasi  vlonjatet politikisht jane shume te drunjte , per mendimin tim ka per te fituar PS ne Shkoder para se te fitoje PD ne vlore 

 Cudi, pas leximit te librit te Gezim Ziles, kisha nje pershtypje krejt, po krejt tjeter. 

Personi me lart mbase s'ka nevoje te lexoje libra a historikun e votes ne Vlore etj qe te shpreh mendimin e tij te lire per druroret, arroret e te tjera gjera si keto qe lum baca qe e ka e qe ia thote. 

Edhe dicka per druroret, per voten ne Vlore, nga vete Ardian Kollozi:

Vlora ka votuar djathtas shumë herë, e s’dua të konsideroj zgjedhjet e viteve ’90, që kanë qenë 100 % vota për të djathtën në 1992, por më herët në 2005 ku Partia demokratike ka fituar në Vlorë dy deputetë. Personalisht kam qenë dy herë deputet, dhe në 2005 kam pasur përballë një burrë të nderuar, me peshë e reputacion, ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Bashkim Habilaj, ka qenë një fushatë qytetare, etike, në respekt të alternativave, por më vjen mirë që qytetarët besuan te unë.

Eshte e qarte xhanem qe s'ia vlene me lexime e me histori por po i ra udha ne Vlore, le te pyesi edhe per kete:

... kollozi eshte nje njeri puntor e betonator qe s'ka lene gje manget. 

 monda ,, keto qe po thua ti nuk mohojne ate qe thashe une... shpetimgjika kryebashkiaku me i zi i vlores dhe qe ne vlonjatet jemi politikisht ne mos te drunjte  kopace fare.    pervech drunjtesise te vlonjateve nuk gjej nje arsye tjeter per te mbajtur ne pushtet nje mesues te deshtuar te frengjishtes qe nuk di as nje fjale frengjisht

 o zotni administrator a ka mundesi ta thona dhe ne menimin tone ose me mire vari teneqen se PPU ka cofe me kohe, qy kur ka hik Blendi eshte kthyer ne muhabet qoftesh, jane lefqenet qe hedhin nje gur ne pus dhe gjith ditunaret e severnoi ameriki qe munohen me u mush menjen se e kane gabim.

hajt shnet e t'mira pas nje periudhe noshta 5 vjecare keni mirkuptimin tim ta shuani fare hajdarmozin si llogari dhe po patet deshire te gjitha komentet e mia.

Nuk e di se per cfare shprese  ke fjalen kur edhe ate pak bukuri qe u kish falur natyra shqipot e dhjene fare.

Ne Vlore mbreteron mafia e ndertimeve, siç quhet atje gjithe shpura e barkemedhenjeve zuzare si edhe e ndertueseve e arkitekteve miliardero - intelektuale, te cilet derdhin thase me flori, kudo ku eshte e nevojeshme per te perfituar. E, per fat te keq, nuk eshte vetem Vlora, por gjithe Bregdeti qe po jep shpirt, mes beton-armese dhe plehrave pa fund.

(Shqiperia, "vendi me i bukur turistik i botes" - sipas Salaudin al Beri(h)shes - aktualisht, nuk eshte gje tjeter veçse, nje kazan i madh plehrash).

Kush do zgjidhej si kryetar bashkie ne Vlore? Shpetim Gjika i PS apo Adrian Kollozi i PD-se? Te dy jane hajdute, mafioze, kryetare klanesh. Kush u votua? U rivotua Gjika, si pergjigje e njerezve ndaj pushtetit arrogant dhe hajdut te Berishes. A eshte edhe Gjika hajdut? Sigurusht, bile nga ata "me çizme". Po Kollozi? Me keq akoma. Per ke duhej votuar. Ndofta per ndonje ambientalist? Por, problemi edhe se edhe ata i ka marre lumi. Ca jane blere me para apo privilegje, ca te tjere nuk guxojne te flasin, sepse u pritet buka e gojes.

Shkurt muhabeti, kete pune, si gjithe punet e tjera te Shqiperise, i ka "marre lumi" ...

 ... po si nuk late njeri pa share e pa perfolur xhanem...????? po pse vetem te keqinj ka kjo Shqiperia jone...???? nuk kam pare asnje njeri publik, qe ka nje post, qe ka te beje me qytetaret qe nuk eshte share dhe permjerre nga njerezit, nga shqipot...???? ja pra se ku eshte e keqja jone, se i perbaltim te tere dhe ai qe duhet perbaltur me te vertete, kur sheh qe edhe i miri shahet, ferkon duart, dhe e shton zullumin e vet.......

alidemsi

Ai koment me siper eshte shume i drejte. Me beso kam pasur nje ferkim te vogel vet me bashkine e Vlores dhe e kam pare me syte e mij arrogancen dhe korupsionin ne ate bashki. Nuk eshte perbaltje por eshte pikerisht nje e vertete qe sa me shume ta trumpetojme aq me mire.

a mund te shohim ne nxenesit e shkolles fillore, fotografi te asaj se çfare mund te ishte bere Shqiperia, ose bregdeti shqiptar po te ishin shqiptaret vizionare.........

 vete e kerkuat,vete e votuat,vete mbajeni,vete hajeni.

 10*

+ 1

Eshte e paimagjinuesme se me cfar llogjike ngre dikush nje monster te tille mu ne zemer te qytetit, duke rrethuar shtepine e tjetrit serbes serbes. Shpetim Mustaqefshesa eshte kthyer ne nje mendjemadh dhe fodull qe mendon se meqe fiton voten e vlonjateve ka te drejte te bej c'te doje ne ate qytet. Mezi po pres diten kur ne Vlore te dale nje alternative tjeter pervec vemjeve te PD-s dhe  ta heqi qafe kete Gjiken.

 Evetmja pergjigje eshte: Vetem Shpetimi mund te beje keto gjera.

Tani ai sapo filloi mandatin e tij te trete ne krye te bashkise se Vlores dhe eshte e vertete ajo qe thua ti ORA. Ai nuk pyet me njeri, as nga rradhet e partise se tij dhe as nga ata te qeverise. Bukur he....

Pra edhe kater vjet Vlora do te shaj perseri kryebashkiakun dhe kur te vijne zgjedhjet e ardhshme do te votoj perseri ate. E pabesueshme por kjo eshte Vlora.

Alternative!!!!!!   A do te kete ndonjehere???????

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).