domatja-pesticid.jpg (240×180)Perimet trajtohen me hormone për të stimuluar në mënyrë artificiale pjekjen e parakohshme duke dëmtuar jo vetëm cilësinë.

Ekspertët e bujqësisë thonë se hormonet janë të ndaluara ose duhet të përdoren në mënyrë të kontrolluar, por sistemi i prodhimit është tërësisht jashtë kontrollit.

Askush nuk e mbron konsumatorin nga të tilla fenomene të cilat bëhen për të përfituar duke dëmtuar cilësinë. Me shqetësim, këtë fenomen e ngrënë dhe tregtarët të cilët i kërkojnë  strukturave përkatëse të kontrollojnë fermerët që nga farërat që ata përdorin deri tek pesticidet apo dozat e përdoruara në produktet për konsumatorin.

I gjithë tregu është i mbushur me produkte të tilla të cilat stimulohen artificialisht për rritje dhe për pjekje parakohe.

Konsumatori është i detyruar të blejë cfarë u sërviret pa ditur se cfarë konsumon dhe c’pasoja do të ketë më vonë nga përdorimi pa kriter i pesticideve të ndryshme. 

38 Komente

Artikull tipik vari kastravecin. Pershtypje e pergjithshme, informacion zero.

Per ku flet ky "artikulli" ne Shqiperi apo ne Zimbabwe? +1 tropit.

 S'i kuptoj keto tre postimet me lart, duke nisur nga ky?

Artikulli i sjelle me siper nuk permend fare se per ku behet fjale. Ne Shqiperi? Ne Lushnje, Kukes? Sic tha tropi, vec muhabet pergjithsues. U detyruam te lexonim artikullin tjeter qe te merrnim pak me shume te dhena.

  aha, paska qene problem forumistesh amerike, dmth. prandaj s'po e kapnim ne te tjeret. Te faqja e tch, lajmi eshte i shoqeruar me nje video perbri.

Pak me teper per ABC - ZH istet:

Perimet rriten me hormone 

Fermerët në Lushnje pranojnë që përdorin hormone dhe stimulantë të tjerë që përshpejtojnë rritjen dhe pjekjen e frutave dhe perimeve.

“Për të prodhuar rrasja hormone c’të jetë, vetëm të rritet e të hajë populli”, thotë një fermer. 

Këto hormone sipas vetë prodhuesve nuk përdoren vetëm tek domatja, por dhe tek trangulli, bostani, shalqiri e të tjera të cilat sipas tyre provohen direkt në shijen apo ëmbëlsinë e tyre. Por prodhuesit shtojnë se hormonet dhe stimuluesit përdoren në filim të sezonit. 

Në zyrën e bujqësisë në Lushnje thonë se këto stimulues nuk lejohen madje se prodhuesit janë tërësisht jashtë kontrollit.

“Substanca të tilla nuk lejohen. Edhe në Europë ato janë të ndaluara, por tek ne sistemi i prodhimit dhe tregu i shitjes është tërësisht jashtë kontrollit”, thotë Dhimitraq Qorri, koordinator i Shërbimit Këshillimor në Zyrën e Bujqësisë në Lushnje. 

__________

Per me shume, blini ca domate ne Lushnje, futini nje gace, ndac edhe sallate, edhe nje gote vere nga prapa, se shtyhen.

sa e shpejte qe je. le te themi qe po postimi im eshte i rritur pa hormone, sic mund te duket nga farat e zeza.

Po de, me te njejten shpejtesi qe i nxive ti farat smiley.  Edhe emrin e mbiemrin e tjetrit, se helbete, tani qe iu nxine ne peshk, do veje t'i ndryshoje fareziu smiley

PS: Edhe i cik breaking news per te gjithe.  Top Channel per lajmllek e njoh une, jo per reviste/gazete shkencore me peer review.  Ndjese sensibilitetit te te tjereve qe e njohin per gje tjeter smiley.

o monda ca dmth 'gace' se u bera kurioze? 

robit s'ia kisha me te keq, ishte shperthim i kategorise 'specialistet' njesoj si i kategorise 'perimet'. 

qe te te sqaroj me mire komentin tim te pare, se e shoh qe te paska bere pershtypje,shiko farat e zeza ketu:

Perimet trajtohen me hormone për të stimuluar në mënyrë artificiale pjekjen e parakohshme duke dëmtuar jo vetëm cilësinë.

Ekspertët e bujqësisë thonë se hormonet janë të ndaluara ose duhet të përdoren në mënyrë të kontrolluar, por sistemi i prodhimit është tërësisht jashtë kontrollit.

Askush nuk e mbron konsumatorin nga të tilla fenomene të cilat bëhen për të përfituar duke dëmtuar cilësinë. Me shqetësim, këtë fenomen e ngrënë dhe tregtarët të cilët i kërkojnë  strukturave përkatëse të kontrollojnë fermerët që nga farërat që ata përdorin deri tek pesticidet apo dozat e përdoruara në produktet për konsumatorin.

I gjithë tregu është i mbushur me produkte të tilla të cilat stimulohen artificialisht për rritje dhe për pjekje parakohe.

Konsumatori është i detyruar të blejë cfarë u sërviret pa ditur se cfarë konsumon dhe c’pasoja do të ketë më vonë nga përdorimi pa kriter i pesticideve të ndryshme. 

Kafshate ... ne kete rast qe s'kaperdihet smiley.

Me dashuri, nga thesari i gures labe. 

Mire, po robit mund t'i kishe nxire kete "koordinator i Shërbimit Këshillimor në Zyrën e Bujqësisë" per spec-ialistllek smiley

monda, dikur ne Vlore neper pasticeri shiteshin kulac 5 leksh (te vjetra.smiley). nejse nje djale  i vogel qe kishte marre uria  shkon ne pasticeri per te blere nje kulac, por  kishte vetem 4 leke .  i thote pasticieres: o teta  me jep nje kulac te lutem, dhe i jep 4 leket.... nuk te jap i thote pasticierja, ti ke vetem 4 leke....   po he moj, thote ky djali, futi nje gaç  kulacit ti, su be qameti.smiley

aaa, qenka si 'kac' me c me mjeker cjapi.

se me kujtove, bleva nje dite ne rruge ne tr nje vellim me tekste nga gurra labe (botim i vjeter dmth cilesor), me vjen shume inat qe s'e kam, do e kishim bere nje dore muhabet, ti nga mendja une nga libri smiley.

trop, vari woolt.  Sipas midese se secilit.  

Por meqe i nxive prape, nje sqarim shkurt: ne nje bisede me nje cift te sapo-ardhur nga Shqiperia, para disa ditesh, nder eksperiencash te tjera, u fol edhe per kete.  Koincidence qe ishte publikuar nje lajm i ngjashem te Top Channel, ndaj dhe prurja.  Tani, jo se prurja u be per tekat e mia personale, megjithese per ceshtje hormonesh dhe pesticidesh edhe/sidomos ne US, kam shkruar poste disa here aty ketu.  Le te themi qe me intereson cfare hame, "hob" mo. 

Eshte shtruar nje problem, ne forme lajmi.

Nje gazete a nje reviste tjeter mund ta marre, ta bej telef.  Ligji (qe besoj eshte tepke si ai i BE-s) cfare lejon/s'lejon.  Hormonet, pesticidet qe jane te ndaluara me ligj nga hyjne/s'hyjne.  Fermeret qe mundohen te konkurrojne me importet e lira a arsye te tjera, babezi bie llafi etj.  Ka vend. per shume llafe. 

Sa per kete "artikull" mua do me interesonte thjesht pershtypja/eksperienca e peshqve ne Shqiperi.  Por meqe u ndodh, edhe te eksperteve te peshkut gjithashtu. 

seriozisht e ke ti? nese po, te lutem prano ndjesen dhe doreheqjen time.

Jo mi cfare serioziteti.  Serioziteti me iku ndaj thashe "woolt".  Me pas ishte, edhe sic eshte gjithmone, muhabet, englendisje per qejf smiley

ncnncc mos me bej te te nxij ca fjale te postimi yt. nejse, si sqarim i fundit: nje artikull qe s'jep as me te voglin detaj, opo as nje emer perimeje, eshte per te qeshur. artikulli i dyte te pakten ishte perpjekur te permiresonte dicka. me gjere problemin e ushqimeve plastike e ndiejme te gjithe dhe s'eshte aspak per te qeshur.

Po nxive me, te paste Lefty n'qafe te paste smiley.

PS: smiley jo mo u ndal se po englendisem goxha.  Mua ajo fotoja e domateve me doli e me teproi per perimllek.  Kishte gje "domate" aty?  S'quhet tha xha Vani smiley.

Po ky paska qene artikull karrem, se gjithe detajet pikante qenkan tek artikulli pasardhes:

Fermerët në Lushnje pranojnë që përdorin hormone dhe stimulantë të tjerë që përshpejtojnë rritjen dhe pjekjen e frutave dhe perimeve.

“Për të prodhuar rrasja hormone c’të jetë, vetëm të rritet e të hajë populli”, thotë një fermer. 

Këto hormone sipas vetë prodhuesve nuk përdoren vetëm tek domatja, por dhe tek trangulli, bostani, shalqiri e të tjera të cilat sipas tyre provohen direkt në shijen apo ëmbëlsinë e tyre. Por prodhuesit shtojnë se hormonet dhe stimuluesit përdoren në filim të sezonit. 

Në zyrën e bujqësisë në Lushnje thonë se këto stimulues nuk lejohen madje se prodhuesit janë tërësisht jashtë kontrollit.

“Substanca të tilla nuk lejohen. Edhe në Europë ato janë të ndaluara, por tek ne sistemi i prodhimit dhe tregu i shitjes është tërësisht jashtë kontrollit”, thotë Dhimitraq Qorri, koordinator i Shërbimit Këshillimor në Zyrën e Bujqësisë në Lushnje. 

smiley

natyrisht qe do jete jashte kontrollit o zoti Qorri, nga ta shikosh ti..smiley
 
O trop.

smiley

guilty as charged. pak shaka me dijenine qe ppu-ja s'lexohet ne lushnje smiley. po si thua ti, me mire qorr apo topall? ka dario fo nje pjese teatri, me qe ra fjala, 'qorri dhe topalli', ku keta i luten jezusit te zhbeje mrekulline se s'iu del llogaria.

ja ketij i them them mendim eksperti une. me qarte se kaq , ska ku te veje.smiley

Ekspertët e bujqësisë thonë se hormonet janë të ndaluara ose duhet të përdoren në mënyrë të kontrolluar

o ekspert i leshit,  jane te ndaluara, apo jo??smiley

 Ja se e zgjidh Avokat Goxhaj kete, mos cani koke.

e pashe edhe une kete... aq lart sa qe ka harruar te thote faleminderit, ne shqip.smiley

Bravo cupes.  Suksese me tej, per ju qe jeni te interesuar t'i ndiqni suksesin, se personalisht ... smiley.   

Apo jemi qe jemi t'ia themi ne anglisht se mos nuk e kupton ne shqip smiley.

"All the best". 

kur ia theva dje cd nga zemrimi... po sa u pendova sot qe e mendova me ndryshe. nuk ka rendesi cfare mendon artistja, kenga, kenga e saj ka rendesi. me rrenqeth edhe leshte e sqetllave, sa nuk i mbyll dot krahet...

 Fatkeqesisht, eshte e vertete. Shkon e i sheh domatet e kuqe flake, ne shije jane si jeshilet. E njejta gje me qershite. Te nje e njohura ime qe punon ne spital, kishte ardhur nje grua nga nje fshat per t'u vizituar sepse kishte ngrene nga domatet "per qytetin" dhe ishte ne merak per shendetin. Se nga gjejne kimikate qe u japin ngjyre, dhe i shesin para se te piqen.

 Ky problem, ka vite ne Shqiperi ne mos gaboj. 

Perimet, pjekje artificiale

Muaaahahhahahahhaha aaaaaaaaaa

ps. zotrulessssssssss.......

E pashe reportazhin te topi. Me i modhi ishte nji shites qe tha qe domatet jane te kuqe nga jashte, po kaucuk nga mrena. 

 Ajo shoqata mbrojtja e konsumatorit ka thone noi i llaf per ket lajmin publik apo jo, se duhet te kete rregulla per perdorimin e ketyre "hormoneve" rregulla qe ruajne shendetin publik te popullit shqiptar, apo shqiptaret jane qytetar te botes tret,afrikane! Altin Goxhaj ?!! Kohe e plazhit tani, pse me hormone do ti ushqeni ju turistet ?!!  smiley

e ke pa sa ka shku trongulli apo jo??

prit se ishte nje shprehje e lezetshme :

rrasja hormone c’të jetë, vetëm të rritet e të hajë populli

hahahah

Maj men qe XPiu dhe Rrushdija thoshin qe hanin vecse bio ne shqipni...

...dhe ja ç'fare thote XP-iu tani:

pienku - 10 Kor 2011 - 7:18pm - #

 Fatkeqesisht, eshte e vertete. Shkon e i sheh domatet e kuqe flake, ne shije jane si jeshilet. E njejta gje me qershite. Te nje e njohura ime qe punon ne spital, kishte ardhur nje grua nga nje fshat per t'u vizituar sepse kishte ngrene nga domatet "per qytetin" dhe ishte ne merak per shendetin. Se nga gjejne kimikate qe u japin ngjyre, dhe i shesin para se te piqen.

Po prape, bio ka me shume se andej. Tani edhe pse e kane 10re e kane hyre ne mase keto me ta futme, po njofte shitesin, te thote se cilat jane domate prej verteti e cilat domate nga ato me te futme, qe ju fusin juve andej. smiley

Prandaj mburreshin ca kushot  e mi kemi fituar mire nga domatet kete vite..smiley ata spaskan shitur domate, por  fare jeshile me cipe te kuqe smiley 

E forta ishte se e tregonin me mburrje ato qe ham per vete atyre rreshtave nuk u hedhim hormone te tjerat i kemi mbytur me hormone... pike e zeze smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).