(PërditësimGreva e urisë së minatorëve të Bulqizës ka hyrë sot në ditën e 9-të, ndërsa gjendja e tyre sa vjen e rëndohet. Paraditen e së martës një prej minatorëve ka qënë në gjendje të rëndë shëndetësore ndaj mjekët vendosën nxjerrjen e tij jashtë galerive të Minierës ndersa nje tjeter doli ne oret e mesdites. Liman Isufi prej 9 ditësh në grevë urie ka patur sot paradite probleme me shëndetin për shkak të sëmundjes së diabetit, zemrës dhe problemeve të rënda me shikimin. Aktualisht ai ndodhet ne spital me aparat oksigjeni dhe ne gjendje kritike per jeten. Isufi eshte i dyti minator qe nderpret greven per shkak te kushteve te renda shendetesore.

Kurse në orët e mesditës një tjetër minator la galeritë e minierës së Bulqizës për të njëjtat shkaqe. Gentian Ndreu 29 vjec u nxorr nga 1 400 m thellësi nën tokë ku ndodhej prej 9 ditësh për tu dërguar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar ndjeshëm prej ditës së djeshme. 29 vjecari u dërgua me urgjencë në spital nga ku do marrë dhe mjekimin e nevojshëm. (BW)

 

Ndërkohë 13 minatorët e tjerë vijojnë të qëndrojnë në 1400 metra nëntokë në Minierë. TVNews24 mëson se shumica e minatorëve kanë probleme me frymëmarrjen dhe shikimin, ndërkohë që po rritet niveli i ujit nga problemet me pompat që ndodhen në brendësi të Minierës. 

Sipas informacioneve më të fundit gjendja e minatorëve grevistë është përkeqësuar së tepërmi, por ata refuzojnë ta lënë grevën e urisë. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj theksoi se përvec Isufit eshte dhe 1 minator tjetër në gjendje shumë të rëndë shendetësore. 
Nikollaj shtoi se kjo situatë do të vijojë derisa ACR të realizojë një marrëveshje konkrete me minatorët. Sipas tij, ACR dhe qeveria deri tani kanë qëndruar indiferente ndaj kërkesave të vërteta të minatorëve. 

Top Channel - Pronarja e firmes austriake, Decometal, pronare e kompanise shqiptare ACR, zonja Skatsche Depisch, permes nje deklarate per shtyp, kerkoi qe minatoret te pranojne diskutimin dhe te dalin nga greva. Ne deklaraten e saj theksohet se rreth 700 minatoreve u eshte miratuar kerkesa per rritje page me 20 % dhe brenda pak kohesh do te perfundoje godina e graderobes dhe e dusheve.

________________

Gjendja shëndetësore e 16 minatorëve të Bulqizës te ngujuar prej 7 ditesh në greve urie ne thellesi 1400 meter nen toke, sa vjen dhe rëndohet, ndërkohë ende nuk po shohin zgjidhje kërkesat e tyre.

Presidenti i Republikës duket se është duke e ndjekur situatën me shumë vemendje. Zyra e shtypit të presidencës njoftoi sot se këshilltari i presidentit, Topi, Fatlum Nurja do të udhëtojë për në Bulqizë ku do të vizitojë nga afër gjendjen e grevistëve dhe të tjerëve të cilët prej ditësh qëndrojnë në ambjentet e jashtme të galerisë në mbështetje të koegëve të tyre.

Nurja do të njohet me gjendjen shëndetësore të grevistëve. Ai pritet të mbërrijë në Bulqizë rreth orës 12:00.

Ndërkohë që ende mungon dialogu, një ditë më parë ministria e Energjetikës reagoi nëpërmjet një deklarate, ku shprehte keqardhjen për gjendjen shëndetësore të minatorëve, duke shtuar se problemet duhen zgjidhur me dialog.

 

Nje nga grevistet qe ka shenuar probleme me diabetin dhe zemren eshte detyruar te nxirret ne siperfaqe per te marre ndihmen e duhur mjekesore. Nderkohe qe sipas vete grevisteve, tre te tjere jane ne gjendje te renduar, pasi shfaqin ne vazhdimesi probleme serioze me frymemarrjen.

Një ditë më parë gjithashtu, minatorët grevistë ndërprenë kontaktet me sipërfaqen, duke mos komunikuar as me media e as me mjeke.

Janë 100 minatore mes tyre edhe gra që kanë shenuar emrat ne nje liste, duke shprehur keshtu vullnetine lire per t’iu bashkuar greves se nisur ketu e shtatë dite me pare.

Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR. (Panorama)

________________

Në ditën e 6-të të grevës së urisë, 16 minatorët grevistë të Bulqizës kanë vendosur të ndërpresin cdo lloj komunikimi me sipërfaqen. Çka do të thotë se në galeri, 1400 metra nën tokë, nuk mund të hyjë dot askush, as mjek, as gazetar dhe as kolegë të tjerë, raporton korrespondenti i NEWS24. Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet, ndërsa sot në mëngjes një tjetër minator është detyruar të ndërpresë grevën. Mjekët thanë se Baki Toska kishte probleme me frymëmarrjen dhe më përpara vuante nga zemra dhe diabeti. Raportohet dhe për 3 minatorë të tjerë që kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore, ndërkohë që asnjë përfaqësues i ACR e as nga qeveria nuk kanë marrë kontakt me grevistët. BW

________________

Protesta vazhdon dhe në ambientet para zyrave të ACR-se. Minatorët në galeri shprehen të vendosur të vazhdojnë grevën derisa firma ACR të plotësojë kërkesat e tyre. Dy prej tyre humbën dje ndjenjat. Pak orë pas mesditës, dy minatorët patën marrje mendsh, rënie të tensionit dhe komplikime të tjera me gjendje të fikëti.Sipas mjekëve përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të grevistëve shkaktohet nga mungesa e ajrit në galeri. Po dje u rikthye në këtë ambjente grevisti, gjendja shëndetësore e të cilit dy ditë më parë ishte tepër e rëndë. Ndërkohë, janë 100 minatorë e të afërm të tyre, që deklaruan dje se janë gati t’i bashkohen grevës së urisë në galeri. 
Në kërkesat e minatorëve grevistë përfshihet rritja e pagave në masën 40 për qind, largimi i drejtorit të deritanishëm të minierës së Bulqizës, si dhe përmirësim të kushteve të sigurisë në punë për minatorët. Kompania ACR ka rënë dakord të plotësojë vetëm një pjesë të këtyre kërkesave.

151 Komente

Kush po pyet se c'bejne & c'kerkojne keta te mjeret! Do rrine ca kohe ne tunel pa buke dhe do te dalin ashtu sic ka ndodhur me grevat e tjera te urise! Uroj sa me pak semundje stomaku!

BTW: sa per kuriozitet njeri nga bosat e kromit ne Bulqize e ka pjellen e tij ne Mbreterine e UK-ut. I ka blere pjelles shtepine mbi £300 mije me para ne dore (cash!) ne nje zone te Londres!

Tung!

Pa i ulur aspak vlerat shkrimit apo te drejtave te minatoreve, ky kurjoziteti yt i pershatet me shume viteve 50, kur luftoheshin klasat borgjeze.

Perse luftojne njerzit o koran, per ti dhene brezit tjeter me shume mundesira. Bravo i qofte qe po ben dicka pozitive me leket, i jep shkolle (po supozoj) e shtepi kalamanit. Nuk po i prish me kurva e droge.

E di qe mbase duket pak e pa shpirt, po keta minatoret nuk po i mer njeri me zor ne miniere, biles ne nje kohe kur papunesia eshte mbi 30% po u ipet mundesia te mbajne familjet me buke. Nese nuk ka kushte e rregulla, fajin e ka shteti qe a) nuk ka vendosur kushte standarte qe duhen zbatuar b) nese ka rregulla nuk i ve ne zbatim. Ti vesh fajin nje kapitalisti qe po perpiqet te bleje sa me shume me sa me pak investim eshte njesoj si ti vesh peshkaqenit pse ha peshq. Humanizmi nuk eshte cilisi shume fitimprurese ne biznes.

Nuk paske kuptuar gje fare se ku e kisha fjalen! Idea ishte ata (bosat) kane per qellim per t'u pasuar vete me hir apo me pahir ... dhe shteti eshte aq i dobet (i korruptuar) sa nuk ka cfare t'u beje ketyre perbindshave qe fitimin e duan 1000% dhe paguajne punetoret peanuts dhe me kushte skandaloze ne pune! Si ta merr mendja ty - keta bosat jane pasuruar ne menyre te ndershme ... booo ndershmeri ... dhe ku ne Shqiperi? Mos se na cudite edhe ti duke na kujtuar thelbin e kapitalizmit! Ne Shqiperi eshte skllavopronari o zotni apo zotneshe, apo nuk e dije!!! smiley

E di qe mbase duket pak e pa shpirt, po keta minatoret nuk po i mer njeri me zor ne miniere ...

smiley

Nejse ... te mira atje ku ke je dhe ....  kujdes se mos i prish qefin atij kapitalistit per te cilin punon! smiley

Koran, une punoj per vete dhe i jap dhe pune botes, asnje njeri nuk vjen me detyrim ne pune.  Ca Shqiptare kane mbetur akoma ne Socializm dhe presin Punedhenesin te behet dhe bamires, eshte detyra e shtetit te mbroje puntorin, ashtu si ne cdo vend tjeter kapitalist. Abuzimi nuk eshte cilesi vetem e Shqiptareve, cdo njeri tjeter ne vendin e pronarit te kompanise do bente te njejten gje pavaresisht nga ishte, po ne cdo vend tjeter puntori eshte i mbrojtur nga shteti. Nese minatorit duhet te ngrihen kunder dikujt duhet bere kunder shtetit, ne kete menyre i zgjin problemet per te gjithe minatoret kudo ne Shqiperi, jo vetem per veten e tyre.

Diskutimi po behet ne parim dhe jo ne planin personal dmth nqse ti, une apo dikush tjeter nuk punon per dike tjeter dhe problemi duhet konsideruar i zgjidhur! Duhet pasur parasysh qe shumica e njerezve punojne per te tjeret dhe pakica jane punedhenes.

Nese minatorit duhet te ngrihen kunder dikujt duhet bere kunder shtetit!

Aspak dakord! Punemarresit ngrihen kunder punedhenesit. Punedhenesi ka nje document qe eshte regjistruar si biznes i vogel apo i madh. Shteti e ka aprovuar si biznes dhe biznesmeni/punedhenesi ka per detyre te zbatoje ligjet e shtetit per mbrojtjen e te drejtave te punemarreseve. Shteti ne kapitalizem eshte ndermjetesues dhe jo pjesmarres direkt. Shteti (ministria) ne kete rast te shumten qe mund te beje eshte te dergoje nje komision te verifikoje nese ligjet per te drejtat e punetoreve jane zbatuar ose jo, e te merren masat paraprake.

Ne mbyllje nuk po kerkon njeri bamiresi nga punedhenesi, ata po kerkojne te drejtat te bazuara ne ligj qe jane te detyrueshme per punedhenesin, apo jo?

psh. ne Britani njerezit qe punonin per British Airways u ngriten kunder BAs, dhe jo kunder qeverise britanike! smiley

" Ti vesh fajin nje kapitalisti qe po perpiqet te bleje sa me shume me sa me pak investim eshte njesoj si ti vesh peshkaqenit pse ha peshq. Humanizmi nuk eshte cilisi shume fitimprurese ne biznes."

Une them qe kjo duhet vene ne balle te Peshkut.

Po mire, meqe s'u duhet vene faj peshkaqeneve per ate cka jane, pse iu dashka vene faj peshqve qe organizohen dhe i bejne gropen peshkaqenit? Apo ngaqe s'eshte ne natyren e peshqve te organizohen?

Absolutisht, eshte pjese e demokracise te besh greve per te kerkuar te drejten tende...per mendimin tim, per sa kohe qe qeveria nuk vendos rregulla standarte per trajtimin e punetoreve, keto greva fatkeqesisht jane pa rezultat.

Ndoshta u keqkuptuam, une jam plotesisht dakort qe kushtet duhen permiresuar, por pa nderhyrjen e shtetit, pegjigjia qe do maresh eshte: -" Nuk je i detyruar te vish, po nuk te pelqejne kushtet, gje dicka tjeter".

Dini te jete shkruar ne shtyp ndonje analize, a ndonje gjysme-analize, mbi problemin e tyre? Kush ka ndonje link flm paraprakisht.

fakti se nuk ka jave qe t'mos raportohet per nji te vdekur ne kto minierat del e tepron per mu. Le t'i permbytin qe t'i lujn fene!

Finis, disa shkrime, me shume si tip lajme/njoftime/paraqitje e kerkesave te tyre etj, jane prure ne peshk.  Analize gjere e gjate nga analistet tane te njohur, te vleresuar, te lavderuar, te kritikuar nuk kam hasur.  I bashkohem kerkeses tende nqs ka. 

PS: Mund te presesh ca per kerkesen sot, se po martojme Malon. 

keta te shkretet me duken shume gjynah. kane cdo te drejte, dhe askush nuk kujtohet per ta. cfare vendi jemi, qe edhe ceshtje te drejta, kaq elementare - thjesht per kushte, te bien vetem ne veshe te shurdher... cfare qeverish kemi.

Sa e dhimbshme..!!

Ne nje kohe kur 30 prej bashkeqytetareve tane luftojne paqesisht per te drejtat e tyre madje disa prej tyre jane prej ditesh ne greve urie, sensibiliteti publik eshte 0.

Temat tek PPU, "cfare ju haet tani", "kenga qe po degjoni" apo dhe te tjerat me histori kurbanesh, apo dhe shembje e ngritje objektesh, jane ne majen e vemendjes publike duke treguar me se mire qe jemi nje shoqeri me ndergjegje qytetare, pothuajse inekzistente. Shoqeri konsumatore e lajmit ordiner e aspak solidare ndaj vuajtjeve te njerezve ne nevoje.

Nga ana tjeter, jemi patriote. Te leshit...!! Si eshte e mundur qe gjithe ate minatore te luftojne te vetem; ku eshte opinioni publik, qe reagoi ne mase kunder prishjes se Piramides; ku eshte sensi i solidaritetit kombetar?

Para 2 ditesh banoresh e fshatrave te nen Shkodres protestuan per mos dhenien e demshperblimit. Qeveria jo vetem heshti por i dergoi shume prej tyre ne ndjekje penale.

A mos ndoshta shqiptari nuk e di se cfare te thote demokraci..?!

mos ti ngaterrojme gjerat, ky shqetesim eshte komentuar ndjeshem tek tema e piramides aty ku i takonte

 une personalisht jam dakort qe ta leme punen te gjithe shqiptaret ne shenje respekti per kerkesat e minatoreve. gjithnje jam habitur me politiken shqiptare qe ka akuzuar meten se merr lek e jo rulin qe merr jete. 

keta koncesionet po na marrin shpirtin. por ne nuk duam te dime. na mjafton qe personi qe ne duam te marri pushtetin dhe jemi ok. pavaresisht se duke shkaterruar shqiperine i shkaterrojme te ardhmen femijve tane dhe te pushtetareve tane, kete nuk duam ta kuptojme...

Kjo qe thua i, miku im, quhet ndergjegje kolektive qytetare ose e mira publike e cila fatkeqesisht shqiptareve ketyre 20 viteve te fundit u eshte prezantuar si geni kanceroz i rrenimit ekonomik.

Natyrisht shembullin e keq e dha ai sistem i deshtuar qe mundohemi prej kohesh te leme pas. Por nderkohe gjithe ata qe kritikojne sistemin, harrojne se pervec sistemit fajtore ishin ne rradhe te pare vete nejerezit qe e aplikuan ate.

Megjithate, jam pak optimist qe solidariteti shoqeror eshte ne ate nivel saqe do kryhet greve e pergjithshme? Greve e pergjithshme ne shqiperi..?!

Sa qyfyre..

 Greve e pergjithshme ne shqiperi..?!

ahahahaha!!! 

Jemi mësuar keq këtej ne... unë ndihem se "jam bërë grek". 

 

Do doja te pyesja miqte socialist se pse keshilli i tyre drejtues fshihet e nuk shkon ne Bulqize, sot, te japi nje mesazh?

Nuk ke pse behesh kaq folklorik ne argumenta duke mbajtur qendrim pothuajse komik. Eshte nje ceshtje qe duhet te preke te gjithe shoqerine e e nese ka mundesi te politizohet sa me pak, aq me mire do te jete. Shiko pak sec ndodh, njerezit trajtohen si kafshe nga shoqeria aksionere dhe shteti si pale mbikqyrese e kontrates nuk merr masa per mbrojtjen e tyre. Le te detyroje uljen ne tryeze negociatash minatoret me shoqerine aksinere per nje zgjidhje. I la njerezit ne meshire te fatit.

Ato njerez qe dergjen qindra metra nen toke si dhe pasurite qe nxjerrin nga nentoka, jane PASURI KOMBETARE!! Duhen ruajtur, perkrahur e jo sulmuar me qendrime militanteske e patetike.

 

Oranje Leeuw

Sikur e ndjeva qe komentin tim do e komentonte nje xhevahir i permasave te mesiperme. Prandaj dhe isha  i rezervuar mbi greven e pergjithshme, prandaj dhe komenti mbas pyetjes ishte, "sa qyfyre.." smiley

 E thashë me të qeshur, po në fakt është ca më serioze se aq. Ka kohë që mendoj mbi ndryshimet në mentalitet mes Greqisë dhe Shqipëri. Në pikën e organizimit politik, janë krejt të ndryshme psh reagimet.

një mbyllje rruge psh... është shumë më e pranueshme në gr dhe krejt e pakonceptueshme, akoma! në al.

 

jane PASURI KOMBETARE!!

Je i sigurte qe s'jane pasuri te kompanive ruse? Ai krom eshte pasuri kombetare vertet por frytet e kesaj pasurie kombetare nuk i perfitojne shqiptaret, aq me keq akoma, shqiptaret e Bulqizes jan HAMALLE NE VENDIN E TYRE, NE TOKEN E TYRE, HAMALL TE PASURISE TE TOKES TE TYRE HISTORIKE, dhe po trajtohen si kafshe nga keto kompani qe perfitojne shuma marramendese dhe qe nje zot e di se si ja qepin gojen plehrave qe qeverisin Shqiperine dhe lehin gjith diten per kombetarizma e krahinizma.

Bashkohem me folklorizmin e desit.

ps duhet ta adresoje ket aty ku e ka vendin, ne parlament! te dali me nje propozim ku te kerkoje nji amendim ligji a ku di une qe te detyroje kompanite koncesionare te permirsojne kushtet e punes, te sigurojne jeten e atyre fatkeqeve ose fundja, nisur nga kushtet ekzemplare te punes dhe nga rastet e viktimave, t'i detyroje te ngrijne nje fond prej te ardhurave qe te perdoret per nji qellim te caktuar qe ka lidhje me kushtet e punes.
Cdo veshje politike kam frike se do ta zvogelonte rendesine e saj qe edhe pa u politizu nuk eshte se ka pas ndonje pasqyrim te madh dhe mbeshtetje.

Bredh, s'dua te kembengul me tej, por a s'te duket qe nje nga arsyet pse s'ka vizibilitet eshte qe nuk eshte politizuar?

tjeterkund mbase po kjo nuk vlen per rastin e Shqiperise, mendoj une.
Pse? sepse pervoja jone e hidhur thote se, ne momentin qe ne ceshtje perfshihet politika (shqiptare) per efekt mediatik, ajo ceshtje eshte e kompromentuar.
Akuzat nga podiumet e selise se PS nuk kane vleren ose seriozitetin e atyre qe ngrihen nga foltorja e parlamentit, edhe pse ky i fundit i ngjan me mire nji stalle derrash.

 

p.s. kjo nuk ka pse i heq kredon politike PS-se qe ta perdori ket ne te ardhmen gjate fushatave etj, qofte si shprehje te luftes se saj per minatoret, qofte si paaftesi menaxhuese te qeverise

Ne rregull parlamenti, por mua me duket se njera s'e perjashton tjetren.

Edhe nje here, mos e folklorizoni debatin se limiti nga komike ne qesharake nuk eshte shume i madh.

Se pari, duhet sqaruar qe eshte nje marredhenie kontraktuale mes qeverise dhe shoqerise aksionere dhe e dyta lidh nje tjeter marredhenie kontraktuale punesimi me minatoret. E para, pra qeveria ka detyrimin qe te vezhgoje nese te gjitha klauzolat respektohen sipas kontrates (vetem mbas shqetesimit te minatoreve ministria pergjegjese konstatoi qe shoqeria aksionere pjesen me te madhe te detyrimeve kontraktuale kundrejt shtetit i kishte te pa respektuara). Ne rastin e dyte ka detyrimin qe te verifikoje nepermjet inspektoriateve na varesi te saj nese kerkesat e minatoreve jane apo jo ne perputhje me ligjet ne fuqi dhe me realitetet e krijuara.

Se dyti, nje marredhenie kontraktuale pergjegjese jane palet qe ndermarrin detyrimet kundrejt njeri tjetrit, per rrjedhoje ajo pjesa me amendamentet apo ato pjeset e tjera te hedhura ashtu kuturu jane krejt qesharake.

Gjithsesi, le te mos e politizojme. Mundohuni te tregoheni ne rradhe te pare njerez, perjashtoni per nje moment instiktet tuaja idioteske-politike, e le te perkrahim gjithe ata nevojtare qe kane kurajon te kerkojne, minimalen cka u takon.

Po qeveria s'e ben pra. S'i kryen detyrimet.

Ne jemi njerez ne radhe te pare (e ne rresht te dyte), ndaj edhe kerkojme te gjitha opcionet e mundshme per nje zgjidhje brenda realitetit te mbare-politizuar shqiptar. Apo te kane thene qe ekonomia e tregut s'ka lidhje me politiken?

Nese qeveria nuk zbaton dot ligjet qe vete miraton e vazhdon te qeverise ne menyre donkishoteske atehere i vetmi aksion per te prekurin nga padrejtesia mbetet reagimi qytetar, sic edhe po bejne minatoret. Nepermjet reagimit qytetar (atje ku banon ti eshte me i kuptueshem e gjithperfshires termi) mund te arrihet nje ridimesionim te marredhenieve kontraktuale te punesimit.

Ju ne nje shkrim me lart ngrini pyetjen nese eshte mediatizuar sa duhet problemi i tyre. Ju them se po, madje ne mediat vizive atje ku mesazhi jipet me i shpejte e ku masa e pergjithshme e shoqerise ka akses. Megjithate, asnje reagim ne mbeshtetje te tyre, madje as ketu, nga ju.

Prandaj dhe mua ajo qe me shqeteson me teper eshte reagimimi juaj, i te gjitheve ne, sesa i qeverise. Nese e kemi pranuar si fakt qe qeverisja ne Shqiperi nuk eshte gje tjeter vecse nje forme fitimi e perkohshme per ate qe ka lidhje me pushtetin e vendimarrjes eshte e patolerueshme qe te pakten ne qe jetojme jashte dhe e kemi pervetesuar parimin qe nje e drejte fitohet nuk dhurohet te mos perkrahim te pakten moralisht keta njerez te shumevuajtur. 

 Ironia, batutat e fshehura mbas nje inteligjence deri diku artificiale, apo dhe ngjyrimi i qellimshem politik (paradoks, i kerkohet opozites te beje punen qe i takon qeverise..) nuk bejne gje tjeter vecse te devijojne shqetesimin e ngritur nga minatoret te cilet ne nje fare menyre tregojne me gisht pergjegjesit. Nese nuk ju pelqen, mos komentoni, por eshte moralisht e pafalshme te luani me perpjekjet per mbijetese te ketyre hallexhinjve.

e drejte po ne kushtet kur perflitet se kto kontrata per dhenie koncesionesh jane firmos mbi ryshfete, nuk mendon se cdo iniciative e ps eshte 100% e justifikuar? 
psh. qe permes nji komisioni parlamentar te hetoje nqse kontratat respektohen apo jo. Pastaj komisioni mund te dale me rekomandime

Nuk po dua ta personalizoj debatin, aq me teper ne nje teme kaq sensitive, por me duket qe po mundohesh ta devijosh debatin ne kah te gabuar. Prandaj, hiqi gishtat nga vrimat e vesheve, miku im, e degjo.

Nuk eshte kompetence e opozites te mbikqyre koncesionet, eshte qeveria pergjegjese si pale e tyre. Nuk po perflitet per fiktivitetin e klauzolave te kontrates, por kerkohet zbatimi i tyre dhe rishikimi i marredhenieve se punesimit. Jane kompetenca te ministrise qe monitoron zbatimin e kontrates dhe te institucioneve shterore ne varesi te tyre.

Nuk ka lidhje aksioni politik i opozites me detyrimet ligjore qe kane dikasteret perkatese. Perrallat me komisione parlamentare jane te nje epoke tjeter, pasi ne kohe jane vertetuar te deshtuar, pa konkluzione e perfundime ligjore (shih komisionin e fundit e ngritur per "pucin" ).

Shiko Celes se komenti im nuk ishte as folkloristik, as komik, as ironik as ndonje gje tjeter qe mund te kesh kuptuar ti, kush e di se pse.

Jam shume dakord me ty : Shteti eshte pergjegjes e duhet te veproje. Meqe ai nuk vepron, thua ti, s'duhet te veproje as opozita se do beje nje vrime ne uje. Duhet te reagoje shoqeria civile, ajo qe nuk ka asnje pushtet efektiv. Si me thene, meqe nena nuk i jep per te ngrene femijes, te mos guxoje ti jape babai sepse i perket nenes, po eventualisht te protestoje komshia sepse po behet zhurme! Une kete kuptova. Ta perseris, ne kete teme nuk perdor as ironi as folklor sepse nuk ka nevoje, per respekt . Ketu eshte shume shume e thjeshte : keta njerez kane nevoje per nje bashkebisedues qe ka pushtet te ndryshoje gjerat. E gjerat, me kane mesuar, mund ti ndryshoje Shteti, Qeveria ose Parlamenti. Meqe dy te parat nuk funskionojne, duhet shkuar patjeter te e treta. Kjo opozite, qe pas 2 vitesh do kerkoje te vije ne qeveri, e ka per detyre - sipas meje - te shpjegoje ça mendon per kete problem. 

 

Ore opoziten mund ta besh dhe ti si individ. Opozita parlamentare patjeter qe mund te beje adetin, por nuk e pjerdh njeri. Nuk mund ti qasesh ceshtjes me kete fjali, qe te ben komik ne menyren se si nuk arrin dot te fshehesh tifozerine tende edhe ne kete rast. Opozita mund te nisi ndonje proteste si 21 janari, por ju as ate nuk e doni, se prishet gardhi. Sindikalistin e minatorve ne ate demonstrate e quajtet pucist.

Ore opoziten mund ta besh dhe ti si individ.

Jo Albano, nuk mundem. Kushtetuta u jep te drejte deputeteve psh te propozojne nje ligj i cili permireson kushtet e punes per minatoret. ( Neni 81 :1. Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet. ) Une kete nuk mund ta bej. Eshte aq e thjeshte saqe shpresoj ta kuptosh. Por, edhe sikur te kisha te drejte, une kete nuk dua ta bej. Ndaj edhe votoj, ndaj edhe zgjedh nje parti qe te me perfaqsoje. Dakord?

Opozita parlamentare patjeter qe mund te beje adetin, por nuk e pjerdh njeri.

Shume interesant : dmth, parlamentin se pyet njeri ndaj edhe se ben, por duhet ta bej une se do me degjojne me siguri. Pergezime Alban, pergezime.

Nuk mund ti qasesh ceshtjes me kete fjali, qe te ben komik ne menyren se si nuk arrin dot te fshehesh tifozerine tende edhe ne kete rast.

Une jam tifoz me Liverpoolin, por s'ma merrte mendja qe te kuptohej kaq shpejt. Nejse, seriozisht tani : ne nje Shtet demokratik si ai shqiptari, opozita e ka per detyre  - ta perseris : per detyre, per detyre, per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre,per detyre, per detyre - qe te ruaje, te kritikoje qeverine, te propozoje zgjedhje alternative kur qeveria nuk vepron. Me trego te lutem nje qasje tjeter qe jep rezultate! Po te pres.

Opozita mund te nisi ndonje proteste si 21 janari, por ju as ate nuk e doni, se prishet gardhi.

Opozita zgjedhet per te shkuar ne parlament. Parlament eshte organi ligjvenes. Nuk e kupton ku eshte problemi Alban?

Sindikalistin e minatorve ne ate demonstrate e quajtet pucist.

Po opozita, çfare po ben?

 

 

 

 

Mos u mundo te besh kontapedalin ne nje debat, krejt pa lidhje pasi ul ndjeshem nivelin e debatit por per me teper humbet mjaft pike si bashkebisedues. Prandaj te lutem lexo cfare shkruhet dhe mundohu te kuptosh qe disa gjera funksionojne zinxhir e ku "poezia" e mesuar permendesh nuk e ka vendin.

Kemi kerkuar qe nese mundet kjo teme te mos politizohet. Ti jipen pergjegjesite atij qe i takojne dhe te gjihet nje zgjidhje. Insistimi yt, me perkujdesje te vecante, per te etiketuar si opoziten si ineficiente eshte se paku qesharak. Jane institucionet shteterore ato qe duhet te punojne si dhe reaguan dje me shume vonese. Nga ana tjeter reagimi qytetar, sensibilizimi qytetar, nuk ka pse te kete gjithmone ngjyrime politike ne nje vend si yni ku kredibiliteti dhe besueshmeria per klasen politike eshte aq realist saqe vota eshte konsideruar tashme si mjet perfitimi direkt apo indirekt. Megjithate, kjo eshte nje teme tjeter, do kemi kohe ta diskutojme me tutje.

Ne teme tani. Ti insiston qe problemi te trajtohet ne plan institucional duke perfshire opoziten. Madje ne nje tjeter koment vjen me disa xhevahire te stilit, propozim per ligj me qellim mbrojtjen e promovimin e te drejtave te minatoreve. Ok. Teorikisht eshte nje poezi e kendshme. Por, te them se ligjet ekzistojne, kontratat jane ne fuqi, kerkohet vetem vullneti i paleve (ne rastin tone kompania private & institucionet shteterore mbikqyrese) per respektimin e tyre. Shembull eshte vete gjoba e vene nga METE. Pra ky argument i yti bie poshte.

Me vjen me nje tjeter xhevahir. Komisione parlamentare. Ok. Di ndonje te tille kohet e fundit te kete dale me konkluzione serioze dhe te jene marre ato parasysh? Mos harro qe jane 29 veta me qindra metra nen toke ne nje greve urie, e ku lypsen zgjidhje te shpejta ne kuader te ligjeve ekzistuese e aspak procedura burokratike shterpe.

Se fundmi ata njerez kane nevoje per me sa paku mbeshtetje morale ose solidaritet qytetar. Nese ke mundesi tua ofrosh, beje, nese jo mos bej kontrapedalin pa lidhje me hallexhinjte.

Jo jo Celes, vertet, dorezohem! Hallall, fitove!

Si shume te drejta ne Shqiperi dhe e drejta e greves dhe e protestes si per arsye ekonomike ,ashtu politike ,jane thjesht fiktive ,se asnjehere s'merren parasysh. As i'a ndjen shtetit fare c'ndosh me popullin e tij. Nejse ,ju  thoni fjalen  tuaj,se j'ua njeh ligji  ,ne vazhdojme te bejme bejme tonen,se keshtu na do t***i ,i thone ketij muhabeti.

ou ... e papritur kjo. 

 Permiresimi i kushteve te punes. Ketu eshte dicka qe qeveria duhet e nderhyje, bile duhet ta kishte bere me pare.

Qeveria jep me koncension pasuri kombetare, sepse (me te drejte) mendon qe privati do i shfrytezoje me mire, POR edhe per ti shpetu kasaveteve si kjo me siper apo ca te tjerave me karakter mjedisor. Tani ajo eshte ne poziten komode te kontrollorit. A ka kod te sigurimit teknik te cilit duhet ti permbahen te gjitha shoqerite koncensionare? Ku eshte ministria punes? Po keshtu edhe ajo e mjedisit fle gjume kur banoret helmohen nga gazi. Ka qene te zone te shkretet me kamionat qe po shkatarojne Erzenjen.

jo vetem per permiresimin e kushteve te punes, por edhe per rrogat shteti duhet te nderhyje. sic lexova dje minatoret paguhen 30.000 - 40.000 leke ne muaj dhe kur bejne ore jashte orarit shkojne deri te 50.000 leke. Nderkohe qe shteti ka caktuar rrogen minimale prej 220 dollare ne muaj (TM Sala) duhet te hartoje dhe nje table per rrogat ne te gjithe sektoret dhe per te gjitha profesionet etj sic e kane shume vende te europes perendimore. dhe pagesa minimale te jete e bazuar ne normat e vendosura nga shteti. por qe nje pastruese ne ministri merr 22.000 lek dhe nje minator ne rastin me te mire 40.000 lek ... kjo eshte plotesisht e papranueshme

GSHDNJ: Gjendja e minatorëve po përkeqësohet, shteti e kompania të reagojnë

 

mes te tjerash:

....Me anë të një deklarate GSHDNJ pohon se ka vërejtur me shqetësim situatën e rëndë të krijuar në ditën e tretë të grevës së urisë së minatoreve te Bulqizes të cilët në pamundësi të gjetjes së një zgjidhjeje për kërkesat e tyre kanë përgjedhur të ndërmarrin një iniciativë të fundit me qëllim plotësimin e kërkesave të tyre.
Që prej tre ditësh një grup prej 25 minatorësh kanë filluar grevën në nivelin 14 të minierës si rezultat i mosplotësimit të kërkesave të tyre nga ana e kompanisë ACR që disponon marrëveshjen konçensionare me shtetin shqiptar për shfrytëzimin e minierës së Bulqizës. Minatorët e Bulqizës kërkojnë rritje të pages, ulje të moshës së daljes në pension dhe kushte më të mira pune për shkak të vështirësive që hasin në këtë veprimtari.
Pas gati 18 ditë protestash në Bulqize dhe gjithashtu në Tiranë duke qenë se nuk është arritur asnjë lloj marrveshjeje minatorët kanë filluar ngujimin  në greve urie.
GSHDNJ është interesuar për shëndetin e minatorëve të ngujuar dhe ka konstatuar se kanë filluar shenjat e para të rëndimit të gjëndjes së tyre për shkak të thellësisë së madhe ku këta të fundit zhvillojnë grevën dhe mungesës së furnizimit me ajër...

Admino,nuk e shava shoqerine civile smiley

Thashe vetem qe duhet ta ngreje zerin edhe per ata qe nuk u mberrin zeri deri ne Tirane...

nuk e mora vesh ku ishte blasfemia ketu.

Tjeter gje pastaj nese shoqeria civile identifikohet vetem me problemet social-kulturore te tironcve smiley

OMG!!! Prap me lajme fukarenjsh thonje-nxire?

 

Po, perseri me lajme fukarenjsh e thonje-nxire. Pse jo?! Ne nje kohe kur zoterinjte me kostume firmato ne tirane nuk marrin mundimin te komunikojne me keta hallexhinj, nxitja e nje debati publik per kete kategori te shfrytezuarish, si nga shteti ashtu dhe nga kompania private, eshte xhesti minimal qe mund te bejne ne ndihme te tyre.

Por, me fatkeqesi konstatoj qe aktiviteti i peshqve ne keto dite vere qenka me shume i fokusuar ne tematika nga me te ndryshme, : "ca mendim keni per njeri tjetrin". "ke tatuazh", "ca ju haet", "ca kenge degjuat sot" apo dhe tema te natyres politike, te asaj politike qe nuk denjon te beje pis kostumet firmato per te takuar ata hallexhinj, ti degjoje e te mundohet tu gjeje nje zgjidhje per problem e tyre.

Eshte nje lufte qe japin per mbijetese, per te ardhmen e femijeve te tyre, per te jetuar me dinjitet fale djerses se tyre e fale pasurise qe vete Zoti ja ka falur atij vendi.

Nese ne, gjithe ne nuk bejme dicka atehere eshte e kote te presim tu vije zgjidhja nga halabaket me makina te shtrenjta e kostume firmato (shih, klasen politike ne masen me te madhe). Pyetja qe mund te shtrohet, eshte se cfare mund te bejme?! Minimalisht te solidarizohemi me ta, nese eshte e nevojshme nenshkrimi i nje peticioni, i cili ka gjasa te mos merret parasysh nga asnje institucion, megjithate te japim shembullin qe tema te tilla na prekin te gjitheve pa dallim bindesh politike.

 

Prandaj, dhe qe ne fillim kam instistuar te mos politizohet kauza. Eshte krim qe vuajtjet e e hallet e tyre te sherbejne si motiv i betejave politike shterpe.

Shume dakord me ty.

Ndonjehere dhimbja eshte aq e madhe,sa pamundesia per zgjidhje praktike te dobeson edhe me shume,dhe vetiu behesh ''struc ''...

 

Pastaj i ve nje melhem shpirtit per ta qetesuar,qofte edhe thjesht aromatizues(te stilit tema koti) pa asnje vlere sheruese...ç'te besh ,human nature smiley

Une solidarizohem me ta ne çdo lloj nisme...

cuna dhe cupa, shpresoja per me shume reagime po edhe kaq bereqvers.. veten keni nderu..

ca kam pas per te thone per hierarkine shteterore qe mbulo ket sektor e kam sterthene ne dhjetra artikujt e meparshem mbi temen..

Kam fillu te mendoj se perdorimi i kallupve te dinamitit per te nxjerr me shume se krom tashme eshte i justifikum..erzin, qy nga genc rryli e gjer te zyra inspektoriatit perkates..

Per pak harrova:

http://www.youtube.com/watch?v=P5I-RTRBua0&feature=related

 

Ke ndonje ide (konkretisht) mbi nivelin e rrogave te tyre? Kushtet e punes, sigurine etj.? Me fal qe te pyes kaq kalimthi dhe po largohem, por do te kthehem prape.

po dua te behem interesante e te them se ish-mjaftisti besian pesha eshte tashme drejtor i agjencise kombetare te burimeve natyrore, qe luan rol jo te neglizhueshem ne marredheniet me firmat koncesionare, te pakten per kushtet teknike. i duhen kujtuar pak kohet e vjetra atij.

http://www.akbn.gov.al/index.php?ak=details&cid=6

nese mblidhemi nja ca veta, bejme ndonje aksion e-mailor? sa mos me ndejt ne vend.

dakort

 Ne thelb eshte e vleresueshme nisma jote, por mos harro qe pushtetaret shqiptare, pothuajse te gjithe, shperfillin idete konstruktive, jo me keto "terheqjet e veshit" smiley

Nuk ka problem; nje e-mail s'na kushton me shume se 1-2 ore bisede me njeri-tjetrin.

 Kete thashe dhe une, qe nuk ka problem, as per ne as per kete robin. Jek e hiç!

Nuk dua ta vazhdoj pa fund per kete argument, por mendoj se 1-2 ore kohe kushtojne shume me pak se 1% mundesi vrarjeje ndergjegjeje dhe interesim nga nje 'pushtetar' ish aktivist (po te llogaritesh vleren e pritur).

mos e vej n'siklet kot, drejtor i akbn-se eshte ilir meta ka gati dy vjet, c'ne Besjani ...

Material per perpjekjet e tyre ka goxha ne media. Problem mbetet marrja e tyre ne konsiderate, dhe kjo pasi ata jane grup i vogel qytetaresh dhe shpesh here ose lehtesisht te manipuluar politikisht ose te dhunuar padrejtesisht. Shikojeni me vemendje sekuencat e kesaj videoje. Papritmas grupi minatoreve i "armatosur" deri ne dhembe me cadra ka ferkime te vogla me forcat e rendit. Aty papritur del dikush, nje djale i fuqishem mes policave i cili as qe identifikohet dhe terheq zvarre nje prej protestuesve.

Nuk e di sec ndjenje ju krijon, por ky shtet, kjo force anonime ne emer te shtetit,per mua krijon ndjenjen e frikes e per rrjedhoje shuarjen qe ne qelize te cdo mendimi per proteste.

Megjithate, sensibilizimi juaj ne lidhje me cdo nisme, mua me gjen dakort. Le te kontriboje sejcili prej nesh me materiale mbi problemin dhe nese administratoret te cilet jane zoter te shtepise, e mendojne te udhes te nisin nje peticion, jam i gatshem ti bashkangjitem. Eshte i vetmi kontribut qe mund ti jap..

kjo eshte e keqja ketu ,se kur organizojne partite politike ,shoqeria jone "gjoja gri" ,turfullon me te madhe ,se ne nuk duhet te na ngrejne partite politike per te drejtat tona ,se ata na shfrytezojne per interesa te ngushta te tyret. Ku eshte tani kjo shoqeria gri ,pse nuk i mbeshtet keta qytetare te gjore ,qe kerkojne dy kushte me te mira per te zgjatur jeten e tyre dhe per te mos i lene femijet e tyre jetim ?

Vetem kaq po kerkojne ,asgje me teper ,por per shtetin  tone  jo vetem kerkesat e tyre ,por dhe jeta e ketyre minatoreve  eshte e tepert .

ta linte me te braktisme gjene mire,po ai ene t'perdhunon smiley

E kemi pare Fin .smiley Top ben shume reportazhe dhe dokumentare te tille ,por qe fatkeqesisht ,nga qeveria s'ka pasur kurrefare reagimi. Dhe kur bejne sikur reagojne ,e bejne 10-ish me mbrapa me keq .Si puna e lumit Erzen .Vete nxorri vendim per mos u shfrytezuar ky lum ,me pas e shfrytezon sa i merr shprirtin.

 E pashe. detaji me i spikatur i kushteve te keqia ishte ajo pasqyra e thyer e Myslymit, dhe kushtet tejet te varfera te punes, ambientet e punes kushtet e sigurise shume te dobeta, shume te veshtira paga shume e ulet, 20 $ ne dite, fati i tyre ne dore te zotit, qe do te thote se siguria e jetes, siguria teknike eshte ne nivelet jashte standarteve, dhe kushteve, per nje kategori miniere si ajo e Bulqizes.

Ata minitoret duhet te luftojne shume per te drejtat e tyre, dhe duhen perkrahur me force se askush nuk ti dhuron te drejtat. Uroj atyre qe tu plotesohen te gjitha te drejtat qe ata kerkojne., zoti i dhente force.

 A mund te na thote kush se cfare kerkojne?

Ka nje liste kerkesash? Ku bazohen keto kerkesa?

Cfare mund te beje qeveria per keto kerkesa?

Sa eshte cmimi i mineralit ne treg dhe sa fiton kompania?

Cilat pjese te kontratave nuk jane zbatuar nga kompania?

Ne parim te gjithe kemi te drejte te kemi me shume por kjo nuk do te thote qe ti veme zjarrin vetes. A mund te thote kush se cfare do ndodhe sikur edhe kjo kompani te ike si ajo e para cfare do behet?

Vreri i vjelle nga TOP Channel nuk eshte argument.

P.Sh. te gjitha TV u ngjiren duke share hajdutin CEZ. Por kjo kompani ka 2 vjet qe del me humbje. A mund te rrije gjate nje investitor me humbje?

Me duket se kerkesat e fillimit u reduktuan, po kjo ka pak rendesi. Sepse nje nga kerkesat qe ishte dhe vazhdon te mbetet eshte ajo e kushteve te punes. Galerite jane gjithe uje dhe minerali nxirret me vagona qe shtyhen me dore si ne mesjete. Ketu duhet te ndrhyje ministria punes.....

Persa i perket pagave kjo nuk ka lidhje me qeverine, persa kohe qe pagat jane mbi minimumin si dhe plotesojne rregullat e tjera qe ka vendos qeveria. GJITHSESI fakti qe kompania del apo jo me fitim nuk duhet te smbrapse askend nga kerkesat ekonomike. Kompania para se te firmose koncesionin ka bere vleresimin e rezervave, shpenzimet operacionale, taksat etj etj. Nese kompania i ka bere llogarite gabim, nuk duhet qe ta haje minatori, punetori apo konsumatori i CEZ.

 Faleminderit patriot!

Cdo kerkese per permirsim pagash dhe kushtesh eshte e ligjeshme, por ajo qe nuk kuptohet eshte se sa te llogjikeshme jane kerkesat ne raport me tregun? 

Cfare alternative kane minatoret?

Ku ka gabuar shteti ne raport me koncesionin?

A mund te koncensionohet me mire?

A jane kushtet prezente me mire se asgje?

Me aq sa e njoh CEZ besoj se nuk ka nje kompani tjeter qe do te mund ta blinte shperndarjen e energjise ne Shqiperi. Dhe te siguroj qe me kaosin qytetar dhe mungesen e shtetit qe mbizoteron tek ne ata i kane bere llogarite gabim. 2 vitet e para i kane mbuluar me 40 mil $ humbje tej parashikimit.

C'fare do ndodhe nese terhiqen???

Duket se disa here ne i bejme 'hesapet pa hanxhine'!

Solidarizohem me greven por duhet te na bejne te kuptojme per ti mbeshtetur. Shpesh ndodh qe fajsojme qeverine per gjera qe si takojne dhe pastaj ajo na i perdor keto akuza per te mbuluar faje te tjera qe shkojne edhe ne krime.

 

Paska ca te reja:

Panorama

 

METE pezullon ACR-në, konstatoi mangësi

e Mërkurë, Korrik 20th, 2011

 

TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi sot pezullimin e pjesshëm të lejes minerare për shoqërinë koncensionare ACR Albania, për shfrytëzimin e minierës së Bulqizës.

Sipas METE,  pezullimi erdhi pas raportit të hartuar nga Grupi i Punës së ngritur nga METE, për kontrollin e aktivitetit minerar të kësaj shoqërie koncensionare, ku u konstatuan probleme që lidhen me sigurinë në punë dhe kushtet e shfrytëzimit, për punimet që kryhen në zonën e rrezikshme, problemet lidhur me ujërat që lidhen me këtë zonë, shëndetin e punonjësve, problemet mjedisore etj.

Pezullimi i pjesshëm i lejes minerare të shoqërisë ACR është vendosur vetëm për Zonën D dhe do të vazhdojë deri sa të plotësohen mangësitë e konstatuara nga AKBN dhe RISHM-i.

Në njoftimin për shtyp të METE, thuhet se, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi sot edhe shpalljen si të pavlefshme të marrëveshjeve nënkontraktore që shoqëria ACR Albania ka lidhur për Zonën D, duke urdhëruar që fillimi i punës në Zonën D do të kryhet vetëm nga Koncesionari dhe jo me nënkontraktorë.

METE njofton gjithashtu se ka patur takime me përfaqësues të ACR dhe minatorëve të Bulqizës, ku është njohur nga afër me kërkesat e tyre. Minatorët e Bulqizës janë prej disa ditësh në protestë, ku kërkojnë kushte më të mira pune, paga më të larta dhe ulje të moshës së pensionit.

-Rritje te rroges - me duket se ne masen 100%,por kjo s'eshte shume duke pas parasysh qe marrin diku te 30 mije leke .

-permiresim te kushteve te punes (mjafton fakti qe brenda nje viti 2007-2008 ne kete miniere kane vdekur 8 veta dhe jo njeheresh ,por nje nga nje .)

-sherbim me te mire shendetesor

ACR nga ana e saj deklaron ,se punetoret kane nenshkruar nje kontrate  per mos rritje te pages.

Se cfare mund te bej qeveria nuk dime gje ,se nuk denjon te japi as pergjigje .

20% rritje me sa mora vesh dhe moshe e pensionit 50 vjec, pervec permiresimit te kushteve te punes. Me duket normale duke llogaritur qe ata nisin punen minimumi 18 vjec: i bie te bejne edhe keshtu me shume se 30 vjet pune nen dhe.

20% rritje me ato rroga qe kane ata i bie diku te 6.000 - 8.000 leke ne muaj, dhe rrogat behen 36.000 deri ne 48.000 leke ne muaj. Per nje njeri qe punon 1500 metra nen toke kjo nuk eshte rroge, sinqerisht smiley

ne fakt, me shume po meshojne te kushtet e punes dhe sherbimi mjekesor .qe mendoj qe jane  gjeja me minimale dhe jetesore ,qe mund te bej ACR-ja per keta punetore

Po, edhe mua ashtu me duket. Plus qe sic kuptova zona s'ka mundesi te tjera dhe keto jane familje me nje rroge.

S'duhet asgje per nje plan lokal. Ku di une: nxisim sipermarrjen e grave me kredi te leverdisshme, ndonje spital aty rrotull...

Do te doja te dija kush eshte deputeti i zones dhe cfare u ka premtuar njerezve qe e kane zgjedhur smiley.

METE penalizon ACR-në, 56 milionë lekë gjobë

e Mërkurë, Korrik 27th, 2011

 

TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi sot penalizimin me një gjobë prej 56 milionë lekësh kompaninë koncesionare ACR.

Në njoftim thuhet se gjoba duhet të shlyhet brenda një afati 20 ditor nga dita e dhënies së vendimit.

Sipas METE, ACR është gjobitur për mosrealizim të investimeve të parashikuara në programin e investimeve. Për vitet 2008 dhe 2009 ACR ka investuar në minerën e Bulqizës rreth 3 milionë e 90 mijë dollarë ndërkohë në bazë të kontratës investimet duhet të ishin 3 milionë e 400 mijë dollarë.

Sipas njoftimit të METE për vitin 2009 komania ACR nuk ka kryer asnjë investim. Penalizimi I kompanisë ACR ka ardhur pas kontrolleve të vazhdueshme që struktuart e METE kanë bërë në terren.

Shyqyrr ,qe paska nje reagim me ne fund ,nga qeveria.

Protestat jane mjeti me i mire per te arritur qellimin, sindikatat luajn  rolin kryesor, ( duhet te luajn rolin kryesor) , gjithmone nen kujdesin e efektit "domino".

Nuk eshte sindikate qe medon seriozisht per zgjidhje , kur kercenon, se do shkaterroje minieren.

 Sindikatat shqiptare, perfshi ate te Bulqizes nuk jane sic jane sidndikatat e tjera si motra ne Europ, nje arsye eshte se organizmi dhe perfaqsimi i tyre nuk kane ndonje peshe ne ekonomine e vendit, Bulqiza (miniera) eshte  nje pasuri kombetare qe shfrytezohet privatisht pa as nje benefit te mire fillte te pakten, per ate pjese te kombit qe jeton atje. Ajo pasuri kushedi sa mistere fsheh midis qeveritareve dhe privateve te huaj.Ai qe eshte me i demtuar eshte populli i cili nuk ka nje qeveri te hajrit qe se paku nje pasuri te tille ta ndaj drejtesisht.

E vetmja menyre per ta zgjidhur problemin seriozisht eshte shkatrimi i minieres, mesazhi eshte " Ndal vjedhjes dhe dinjiteti tone"

 Sido qe te jete puna,Austriake,Sindikate,kane apo nuk kane te drejte,Qeveria duhet te nderhyje,po nuk nderhyri sa nuk eshte vone,perpara se njeri te vdese  do te jete turp i madh per te.

Nje greve kombetare diskutohet me larte. Mendoj se dicka e tille nuk do ndodhi. Thjeshte, nje populle kaq i mbytur ne korrupsion sa toni, nuk ka ndergjegje per greva kombetare. Nuk ka ndergjegje te ndihmoje tjetrin... ne rast se kishte nje ndergjegjie te tille atehere nuk do kishim kaq korrupsion.

Kush nuk do shkoj ne pune ne shenje solidariteti? Mjeku qe kerkon para perpara se te operoj? Mesuesi qe kerkon para per noten? Zyrtari qe ka marre punen me shok? Ohu, shpresoj te jete ndryshe, por nje popullsi kaq e mbytur e ka te veshtire te mendoj per tjetrin.

 

Po bej nje llogari tmerresisht te reduktuar dhe aproksimative :

Me ç'shoh, çmimi i kromit u luhatka midis 100 € dhe 400 € /kg. Po marr mesataren e 10 viteve te fundit qe qenka 200 €/kg.

Ne dokumentar thuhet se ate dite minatoret nxorren 40 ton krom, dmth 40 000 kg. Dmth 40 000 kg x 200€/kg = 8 000 000 €. Pra 8 miljon euro krom ne dite.

Po supozoj se jo çdo dite ata nxjerrin kete sasi kromi. Po marr si mesatare gjysmen, pra 4 miljon € ne dite.

Po tregohem perseri xhymert me kompanine ne fjale, e po marr vetem gjysmen e kesaj shume (po heq transportet, luhatjet e tregut (edhe pse mora mesataren e çmimit per kg !), etj etj etj...).  Pra gjysma : 2 miljon €/dite.

 Edhe nga kjo shume ditore 2 miljoneshe, po marr vetem gjysmen, dmth 1 miljon (duke supozuar se gjysma tjeter jane taksa ndaj shtetit, buxhet per investime... etj etj etj).  Biles po tregohem edhe më xhymert me kompanine, dhe kete shume po e ndaj ne kater, duke menduar se 3/4 e miljonshit duhet te shkoje per fitim te Kompanise. Pra po u lë rrogës se punetoreve vetem 1/4 e shumes ne fjale. Shkurt : 500 mije €.

Ne dokumentar thuhet se ata jane 700 punetore. Dhe arrij në :
500 000/700 = 700€/dite per punetor.

Kete shume po e ndaj pergjysem (super xhymert me komanine !) meqe gjysma e kesaj shume duhet te shkoje per te paguar sigurimet shoqerore, diferenca bruto/neto e pages.... etj etj. I bie 350 €/dite per punetor.
Po e rrumbullakos dhe më, e po e ul në : 300 €/dite per punetor.

Ne dokumentar thuhet se i intervistuari, ate dite nxorri 20 mije leke te vjetra nga puna (qe korrespondon me rrogen e tyre mujore te komentuar nga shtypi, e qe na qenka rreth 400 mije leke te vjetra).  20 mije leke te vjetra ne dite do te thote fiks 15 euro ne ditë.

Mesoj se minatoret kerkojne dyfishim te rroges, dmth kerkojne 30 € ne dite.
Me lart (me shume xhymertlliqe per Kompanine !!!), arritem ne shifren 300 €/dita.  300-a eshte 10 fishi i 30-es, asaj qe kerkojne minatoret !  ose 20 fishi i asaj qe marrin sot ata, ne dite.

 

GJ E N I   D I C I T U R Ë N   !

 

 Stalker ka disa cmime kromi. Ne varesi te pastertise se mineralit, i pasuruar dhe blister. Bulqiza ne varesi te llaves ku punohet e ka nivelin e kromit nja 15-30%. Keshtuqe ato cmimet pjestoi me 10.

Ok, po deshe ti, i pjestoj me 10 ! S'ka problem  : U del dita 30 € (ne vend te 300).  Ata marrin 15. I bie qe kane te drejte te kerkoje te pakten dyfishin e rroges qe marrin ! (dhe po vazhdojme te pranojme se Kompania fut ne xhep 3/4 e fitimit, OK ?). 

Prap dakort jam une

OK plako, naten. 

Nuk ka link per cmime fikse, eshte ne natyren e punes. Minerali kur del ka nje perqindje te caktuar kromi dhe mbi kete baze percaktohet edhe cmimi (cmimi 1) nese kompania ka disa shtresa me perqindje te caktuara kjo do te thote te tjera cmime (ose nje cmim 2 i perzierjes). Nese kompania e pasuron mineralin atehere kemi nje cmim tjeter qe varet nga grada pasurimit (cmimi 4). Nese kompania vendos ta beje ferokrom kemi nje cmim tjeter. Te gjitha cmimet variojne nese e shet prodhimin ne port te Duresit apo ne Kine (qe eshte importuesi me i madh). 

Nuk e di cfare cmimi ka negociuar kompania, po cmimet qe dhe ti jane per krom blister, cmimet reale mund te jene nja 10-15here me te vogla.

ja mor ku e gjeta :

http://www.bursekromit.com/

dmth varion midis 80 dhe 200 $. Në €, do te thote midis 55 dhe 140 €.

Po marrim mesataren, dmth 100€/kg.

LLogarite e mia i bera me 200€/kg.

Ok, e nisim nga 100€/kg. Dmth llogarite e mia duhet ti pjestojme me 2. 

Por jo me 10 !!

Që do te thote : dita e tyre eshte 150€ (ne vend te 300, qe e kisha llogaritur une).

Ata marrin ... 15 € ne dite. 

 Stalker bravo te qofte qe more mundimin dhe i llogarite, por ndonjehere pa bere llogari mund te kuptosh se vjedhja e minatoreve dhe e pasurise kombetare eshte e dukshme, shiko minieren Bulqizen njerzit shtepite e tyre, menyren e jeteses dhe do ti kuptosh te gjitha se cfare ndodh atje! 

Primitivizmi i grevave te urise duhet ti jepet fund njehere e per gjithmone. Ne nje vend demokratik nuk ka vend per greva, aq me shume per greva urie. Pa kenaqsit te shprehen me argumente. Po kur futen deputet ne greva urie, endra e nje Shqiperie pa greva urie ende duket a larget.

nuk e di ... me te vertet jemi njer popull injorant. pa as nje vertyt, pa as nje vision per te ardhmen.

jo vetem minatoret por edhe; pencionistet, anticapatet, artistet, medja etj. nuk merr ate qe periton. Dhe perseri n'djekim te njejten metod, greven.

me te verte ne e meritojm keta pushtetar qe kemi

Protestojme sic protestonte civilizimi 150 vjet me pare . Ne kete faze te civilizmit jemi ne si popull

 Behen, behen edhe ketej greva urie (jo shume shpesh se s’do mend kur funksionojne forma te tjera te protestes, s’ka pse te arrihet ne greve urie, por keta minatoret e shkrete kane vite qe provojne e s’ua fershellen njeri). Ketu p.sh.behen greva urie neper burgje per permiresime kushtesh dhe ajo qe te ben pershtypje eshte mbeshtetja qe gjejne edhe jashte, me peticione, artikuj etj. etj. Dhe po flasim per te denuar e? Kurse ta thote ai minatori ne interviste atje: nuk na mbeshtet njeri…. Qe na sjell te shoqeria civile (inegzistente) ne Shqiperi dhe te roli i permendur disa here ketu i intelektualeve te pavarur. Se baza per shoqerine civile (hallet pafund te perbashketa) aty eshte, por intelektulet tane – shpesh te vetequajtur te tille,- i ka zene per gryke politika dhe interesat.

Patriotke,

Me pelqen krahasimi tend : ketej bejne greve urie te burgosurit pa asnje te drejte mbledhje dhe organizmi atje bejne minatoret qe kane  jo nje por me dy sindikata. Njera ne greve dhe tjetra jo. Njera i terheq minatoret nga puna tjetra i fut ne pune.

Nje nga kerkesat jane kushtet sigurise ne pune.per sigurine ne pune ka ligje te forta(te cilat ne shqiperi mbeten ne leter).Por nese minatoret kane ankesa per kushtet e sigurise inspektoret e shtetit jane te detyruar te hetojne.Siguria ne pune eshte dicka e panegociushme.

Ne mund ta kthejme muhabetin si te duam por :

Te pakten sipas Burses se kromit ne Portin e Durresit (http://www.bursekromit.com/) , mesatarja e çmimit te kromit eshte 100 €/kg.

Sipas dokumentarit, ate dite minatoret nxorren 40 ton mineral. Supozojme se te nesermen nxorren ZERO. Per te arritur tek nje mesatare prej 20 tonesh krom ne ditë.

20 ton krom ne dite jane (20 000 kg x 100€/kg) = 2 miljon € ne dite.

Paga e tyr aktuale ditore eshte 15 €. Ata jane 700.
Totali i pages se tyre : 15 x 700 = 10 000 € ne dite.

 

Pyetja eshte e thjeshte : askush nuk habitet qe paga e tyre ditore (10 000 &eurosmileyparaqet fiks VETËM 0.5 % te shumes (2 miljon &eurosmiley qe nxirret ne ditë nga shitja e kromit ?? 

:eek:
 

 

 

 

duhet te jete Euro/ton jo /kg

Ke pjeserisht te drejt, por une kisha gabuar diku tjeter (tek nxjerrja ditore e kromit)

Po marrim si te mireqene kete, qe eshte zyrtare :

http://www.trt.net.tr/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=642286f3-dfb8-46e6-ab35-195ead83b1fa

"Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se vetëm në 7 muajt e parë të vitit 2010 janë eksportuar 260.603 ton me vlerë 5.353 milione lekë

Del se 1 ton kushton 20 600 leke (te reja, kuptohet). Dmth 150 €/toni.
Pra kishe te drejte per çmimin per ton.  
Por une kisha gabuar tek sasia e kromit qe nxirret ne nje dite.

Ne nje muaj, i bie te jene nxjerre 37 mije ton. Ne nje dite rreth 1500 ton. Po te kemi parasysh se krom nuk nxjerr vetem Bulqiza, po themi se atje nxirret 1000 ton krom ne dite (ketu ishte gabimi im, sepse supozova se nxirrej 40 ton ne dite).

1000 ton/dite x 150 €/ton = 150 000 € - fitimi në ditê, nga shitja e kromit.

Totali i rroges ditore te minatoreve ishte 10 000 €.

Pyetja mbetet e njejte :

askush nuk habitet qe paga e tyre ditore (10 000 &eurosmileyparaqet fiks VETËM 7 % te shumes (150 000 &eurosmileyqe nxirret ne ditë nga shitja e kromit ??

 

une nuk them se ata nuk paguhen shume pak per ate lloj pune po menyra se si ti i ben llogarite i ngjan atyre ushtrimeve/problemave te fillores...ka plot faktore te tjere qe merren ne perllogaritje pa marre parasysh ktu faktin se cdo firme paguan ne baze te oferte-kerkeses per pune ne treg, jo nisur nga te ardhurat apo fitimi i vet.
Firma mund te fitoje edhe 100 milione dollare ne dite po kjo s'do te thote se minatoret do behen milionere brenda vitit

stalker. po ka dhe shpenzime te tjera o vella. ka dhe shpenzime transporti, drita, uje, etj... ka dhe taksa, se jo cdo gje eshte pa takse o stalker. edhe shteti mbledh ndonje lek aty tani, shteti ose ofiqari, kush te jete me i shkathet.

tani une kuptoj nje gje, qe shfrytezimi i burimeve natyrore,  - per mendimin tim ngushtesisht personal, duhet t'i takoje shtetit shqiptar, sepse jane pasuri kombetare, dhe nuk mund te jepen as me koncesion, as me qera, dhe fitimi nese nuk i shkon i gjithi komunitetit vendas, te pakten nje pjese e mire e tij, eshte thjesht e drejte qe te shkoje ne ate komunitet... por ai lek, i pasurise kombetare, nuk duhet te lere ate toke. dhe pasurite kombetare, si perkufizim, nuk mund te jepen me koncesion nga qeveria pa u bere referendum. populli, nuk eshte pyetur fare per keto pune... dhe nuk besoj se do ishte pyetur ne fakt... por duhej pyetur.

kerkesat e minatoreve, jane minimaliste fare. te vjen turp t'i degjosh. nuk duhet te kishin egzistuar fare. nje teshtime jane per qeverine ato. per nje qeveri te pazene me lloj soj allishverishesh. duhej te ishte thjesht e natyrshme qe qeveria t'i zgjidhte nje me nje, fare pa propozim apo ankese nga ndonje minator.

Para dy ditesh kjo teme nuk kishte as 20 komente nderkohe qe fill mbas reagimit tejet te vonuar te institucioneve shteterore ajo mori deri diku vemendjen e duhur.

Sa per reagimin institucional ai eshte tejet i vonuar per shkakun se vendimi per penalizim te shoqates u mor vetem mbas mediatizimit te situates cka na le te dyshojme se nese protesta e minatoreve nuk do pershkallezohej atehere moszbatimi i kontrates (ne pikat ku dhe penalizohet kompania) do te vazhdonte i qete si nga ana e kompanise ashtu dhe nga pala mbikqyrese (ministria) perkatese.

Tani le te shpresojme qe kerkesat qe prekin direkt minatoret do merren parasysh dhe do arrihet drejt nje zgjidhjeje.

Hey Stalker! 

Populli thote qe hesapet e tjetrit behen shume kollaj.

Te jesh i sigurt se po te kishte norma te tilla fitimi Kompania nuk do te linte ti ikte asnje dite prodhim dhe jo jave te tera. Nuk do linte pa realizuar as investimet. 

Edhe gjoba e qeverise eshte vetem 56 milion!

Sejcili ka te drejte te kerkoje me shume por ne nuk po kuptojme se cila eshte zgjidhja alternative.

P.SH. Cfare nese investitori terhiqet?

 

Menyra sesi mundohesh te udheheqesh debatin me dy komentet e tua ne kete teme fare lehte mund te konsiderohet si shantazh indirekt.

Ne komentin e pare ngrite pyetjen se c'kerkonin minatoret - pergjigja te eshte dhene me lart nepermjet kerkesave zyrtare te sindikates

Pyete serish se ku kishte gabuar kompania - pergjigja te erdhi mbas disa oresh nga METE.

Ironia me e madhe eshte, kur thua qe gjoba eshet vetem 56 milione..- a thua se ngritja e shqetesimit ishte e padrejte?!

Por mesa duket vazhdon te mbash si flamur, largimin e investitorit. Po te pergjigjem shkurt mqs vazhdon te luash rolin e naivit kundrejt nevojes per mbijetese te atyre njerezve nen dhe. Nese investitori terhiqet, atehere se pari eshte i detyruar te permbushe detyrimet qe rrjedhin nga nje largim i tille dhe se dyti i hapet rruga nje tjeter investitori (pse jo dhe nje grup investitoresh vendas) i cili jo vetem do permbushe klauzat kontraktuale por mbi te gjitha do respektoje dinjitetin njerezor. 

 

 Faleminderit per pergjigjen Celes,

Nuk e kuptoj se ku qendron shantazhi ketu por megjithate le te perpiqemi ti japim rruge arsyes pa epitete. 

Epitetet dhe qendrimi refraktar i politikes se sotme na kane mesaduket vene te gjitheve perfund dhe shoh shpesh qe edhe ky site qe me eshte dukur ne fillelse qendrimesh intelektuale po shumezohet nga partia! Me vjen vertete shume keq.

Une besoj se ne kemi urgjentisht nevoje te ngrejme nje shoqeri qytetaresh ne Shqiperi dhe per kete do te mjaftonte cfaredo ceshtje qe prek shoqerine apo te drejtat themelore te njeriut (aq me teper nje greve minatoresh) do te ishte nje mundesi e mrekullueshme per ti thene MJAFT rruges se sotme qe po e con konceptin e shtetit drejt gremisjes. 

Ajo qe ka ndodhur dhe ndodh eshte qe sapo nje problem lind ne mes futet politika apo te indoktrinuarit si hiena te perftimit dhe nuk e lene qe ajo te behet kauze. Ne kemi sot nevoje per nje kauze. Shikoni pak mbrapa ne praktikisht skemi akoma nje shoqeri pluraliste ne Shqiperi!! Kemi instaluar tashme diktatin e 2 personave qe kane eleminuar partite dhe luften e ideve ne Shqiperi duke na kthyer te gjitheve ne urrejtes dhe vasale. Vasale te njerit dhe udheheqes te tjetrit. 

Une sinqerisht mendoj se mendimi i lire po behet gjithnje e me inekzistent ne Shqiperi. Shqiperia eshte bere nje BINGO e stermadhe ku ne budallenjte kujtojme se luajme por se software eshte bere me hile ku fituesi i vertete eshte pronari i cili mendon se ka korruptuar edhe arbitrat nderkombetare.

Shikoni pak! Pasi na moren shtetin keta na moren edhe Shoqerine civile (ne bashkepunim me nderkombetaret), na moren edhe Median dhe se fundi na moren edhe PROTESTEN. 

E harxhuam shpirtin e protestes pa kauze, prandaj tashme jemi te pafuqishem.

Une seriozisht mendoj qe qe nje greve e tille te shendrohet ne kauze duhet te jete thjeshtesisht e qarte ndryshe do kaloje si te tjerat. Si nje akt spontan qe nuk perben asnje nevoje te shoqerise per te reaguar dhe qe i le grupet shoqerore te vetmuara perballe makuterise.

Prandaj edhe mendoj se perpara se te marrim nje hap duhet te kemi te qarta alternativat. Jane alternativat ato qe vertete e trembin Qeverine apo cfardolloj investitori apo Ozurpatori. Dhe kjo e kthen nje ceshtje ne nje kauze, e tille qe per shoqerine te behet nje mesim. 

Dhe ne kete rast pyetjet qe shtrohen lidhen me pare me biznesin dhe me tregun.

Prandaj edhe pyes se cilat jane alternativat qe jane menduar? Cilat jane marrdheniet ligjore? C'do te behet nese investitori iken (Nuk flas ne kete rast per pasojat imediate te ligjishmerise koncensionare te nenshkruara nga qeveria, por per investitorin dhe per investitoret e tjere potenciale te huaj per te cilet vendi yne ka shume nevoje)? Po punetoret cfare fitojne ne terma afatshkurter dhe afatgjate?Pergjigja juaj per investitoret vendas nuk eshte nje pergjigje e vertete. Ju e dini se sa sharlatan jane akoma pjesa me e madhe e bizneseve ne Shqiperi dhe me siguri qe se pari punetoret nuk do fitonin asgje, por nuk ka cudi ta mbushinin Bulqizen me kineze e indiane per te punuar si minatore. Nuk e di se per cfare dinjiteti njerezor ben fjale ti, por une e di qe pjesa me e madhe e gazetareve ne Shqiperi punojne "ne te zeze"(pa paguar sigurimet shoqerore) bile as pagen nuk arrijne shpesh ta marrin. Dhe keta jane kaq afer pushtetin! 

Atehere le te qartesohemi dhe te ngrejme kauze ! Le te behemi pjese e zgjidheve dhe jo pjese e problemit!

Econom, me fal se po nderhyj, por me temen e kam edhe une.

Tashti ketu u bete disa qe po thoni qe ceshtjet jetike u dashkan zgjidhur jashte politikes. Dhe qe te gjithe harroni qe politika i kushton vendit: shqiptaret paguajne para per te mbajtur politikane ne postet e tyre, per rroga deputetesh e tani edhe per parlament. Mirepo ndodh qe duke u zhgenjyer prej ketyre, shqiptaret paskan vendosur t'i lene jashte politikanet ne nje menyre te cuditshme: kane vendosur t'i paguajne e nderkohe t'u bejne atyre edhe punen.

Nga momenti qe nje deputete socialiste hyn ne sallen e Parlamentit per te ruajtur mandatin e saj, une-ti-ai, si qytetare kemi te drejten te kerkojme qe ta levize menderen edhe pjesa tjeter e grupit te saj parlamentar e te marre pjese ne propozime ligjesh e votime, sic ua kerkon detyra per te cilen paguhen. Perndryshe, le te heqin dore nga te gjitha privilegjet per te qene koherente e le te kembengulin ne kauzen e tyre te zgjedhjeve te manipuluara, a ku di une.

E nje lloji tjeter duhet te jete ankesa ndaj politikes ne Shqiperi, ne kuptimin qe nuk ka pse biznesi (i madh ose i vogel), vendi i punes i specialistit ne ministri, statusi i gazetave etc te jene kaq te roberuara nga politika. Ne kemi ende nje ekonomi te kontrolluar direkt nga politika, pa le t'i lene ato brockullat per treg te lire.

Cfare dua te them eshte qe politika (si ata ne pushtet, ashtu edhe opozita) duhet te beje punen e vet, ate per te cilen paguhen nga xhepat e shqiptareve. As me shume e as me pak se aq.

 

p.s. E mira do te ishte ta hiqnit kete vesin e keq te te gjuajturit me laper sa here qe kaloni ketej nga Peshku:

"Epitetet dhe qendrimi refraktar i politikes se sotme na kane mesaduket vene te gjitheve perfund dhe shoh shpesh qe edhe ky site qe me eshte dukur ne fillelse qendrimesh intelektuale po shumezohet nga partia! Me vjen vertete shume keq."

 Faleminderit per komentin FIN. Ndihem i respektuar nga nderhyrja.

Nuk mendoj qe politika nuk mund te nderhyje. Cdo ceshtje eshte edhe e politikes. Per me teper ne konceptin tim politika eshte aty per ti bashkuar te gjitha ceshtjet tona ne nje konteks me te gjere dhe qe eshte edhe konteks interesash te grupeve gjithashtu per te perfaqesuar dhe vendosur me vullnetin e shumices. Kjo do te ishte demokracia. Ne boten e sotme pikerisht ka nje shkeputje te ketyre perfaqsimeve interesash nga ata qe megjasme i perfaqsojne dhe prandaj kriza po behet gjithnje e me evidente, sepse nuk prodhon dot zgjidhje. Keta njerez kane ozurpuar qeverite dhe kane futur koken ne rere, nuk kane mundesi te shikojne trupi e tyre. Por ne dallim ne keto vende shteti akoma ekziston. Shteti nuk eshte i njejti koncept me Qeverine shteti eshte koncepti i njerezve te bashkuar per te krijuar unitete sociale. 

Ne kete kuptim shteti ne Shqiperi akoma nuk eshte ekzistent dhe jo me pastaj politika!!!!!! Politika shqiptare eshte kaq foshnjarake saqe pasiguria e saj vertitet ne kufijte e mbiekzistences, individualiste dhe gati shtazore. Prandaj ajo ka nevoje te ndertohet per te na perfaqsuar. Dhe se pari ajo ndertohet duke krijuar grupet e interesit qe perfaqsojne kauza te verteta.

Demokracia nuk mund te importohet edhe po ta zeme se keta nderkombetaret na e duan te gjithe te miren! 

Sipas meje ka ardhur koha e perfaqsimit te vertete. Politika e sotme duhet te zhduket dheut! Dhe ne duhet te tregojme force per ta bere kete. 

Nuk po gjuaj njeri me lapra!

Si zakonisht me siper dikush me "çorri masken" pasi mendimet e mia nuk shkonin njelloj me te tijte. Komunizma nuk shqitet kollaj!

Edhe njehere te falenderoj dhe kerkoj ndjese per gabimet ne te shkruar. Nuk kam kohe ti kthehem pas per te korrigjuar!

 

 econom..,

si Genc Ruli me dukesh!  smiley

 

 

 

Sa me pare te rriten rrogat (edhe dyfishimi eshte pak) dhe te permiresohen kushtet teknike dhe siguria. Nuk mund te presin te ndodhin ndonje tragjedi per te marre masa.

Ja nje gje qe s'di ne mund te quhet analize.

 

Nga Artan Lame (Gazeta Shqip)

 

MUNGESA E GREVËS

Jemi në shekullin XXI. Le të thonë gjithë fillozofët e kafeneve të Tiranës, se konflikti i vjetër midis klasave nuk egzistuaka më në botën e sotme; le të tjerrin teorira fillozofët e majtë, të qendrës dhe të djathtët, se sot po u shojtkan dallimet ideollogjike; le të mbajnë konferenca master-xhinjtë e Harvardit, të Jail-it e të Sorbonës, se shekulli i ri na qenkësh shekulli i shuarjes së klasave; le të përtypen programonjësit e majtë e të djathtë, se e paskan të vështirë të gjejnë çështje sociale tashmë që, me integrimin evropian, këto janë çështje të së shkuarës historike. Le t’i bëjnë të gjitha këto diskure sallave të freskëta të Parlamentit e të partive, salloneve komode të Hotel Tiranës e të “Rogner”-it, studiove me poltrona të TCH-së a “Klan”-it, të “Vizion”-it a “Ora News”-it. Le të vazhdojnë kësaj udhe pa mundime, duke rufisur kafe me biskota në pushimet e seancave.

Në anën tjetër, ajo që po ndodh në Bulqizë or ti shoq, është ajo që ndodhte anekënd Evropës 100 a 70 a 50 vjet të shkuara. Është GREVË URIE me të gjitha rregullat “kllasore” të filmave sovjetikë të viteve ‘20. Me duar të ashpra pune të mbledhura grusht, me proletarë të shfrytëzuar në palcë, me shirita të lidhur në ballë, me përpjekje për grevëthyes, me ministra jakëngrirë që u dridhet zëri nga frika, me fëmijë që lotojnë të uritur për baballarët e mbyllur në grevë, me burra të punës të ngujuar thellë nëpër zorrët e tokës, me të gjitha.

Me një ndryshim. Me ndryshimin që ajo çka po ndodh këto ditë në Bulqizë, nuk është film i para një shekulli, por jetë buzëplasur e pas një shekulli. Dhe me një mungesë. Me mungesën e një partie. Të asaj partie që në jetë të jetëve duhet të mbrojë të varfrit para të pasurve, të shfrytëzuarit para shfrytëzuesve, të pafatët para të lindurve me këmishë. Kjo parti mungon se, sipas teorive të politikëbërësve të Tiranës, të BB-së të EU-së, të OSBE-së, të FMN-së, të KE-së, të dreqit e të birit, nuk duhet të egzistojnë më as partia e as proletarët. Po ja që për fatin e tyre të zi ata, proletarët, egzistokan ende këtu, të vetmuar mes politikës me mastera së jashtmi dhe indiferencë së brendshmi.

 

shkruan

econom - 28 Kor 2011 - 10:41am - #

Te jesh i sigurt se po te kishte norma te tilla fitimi Kompania nuk do te linte ti ikte asnje dite prodhim dhe jo jave te tera. Nuk do linte pa realizuar as investimet. 

 

Absolutisht e pavertete ! Kjo eshte nje legjende urbane, e perhapur ne Shqiperi !
Edhe nese kjo greve do te ndodhte ne vendin ku jetoj, te siguroj se kompania NUK do te leshonte pé, ose me sakte nuk do te leshonte asnje qindarke, gjithe duke lene ti iknin ditë e jave te tera prodhimi. Pa me te voglin problem !! Ky eshte nje fakt, asgje e trilluar nga une.  Dhe kjo ndodh sepse pikerisht, normat e fitimit ne boten e sotme (ne France, ne Birmani, ne Shqiperi, ne Kine e ku te duash ti e une bashke) jane te tilla qe asnje kompani nuk do te dorezohej, qofte edhe nese prodhimi nderpritej me jave te tera, perpara presionit te punonjesve, sindiakatave... etj etj. Eshte llogaritur gjithshka qe me pare, eshte ne natyren e Tregut (per te cilin, ndjej se ke nje adhurim te pakushtezuar - zgjedhja jote). Une do te keshilloja thjesht mos ja qaje aq shume hallin (te citoj : "Cfare nese investitori terhiqet?&quotsmiley

Por te lutem, mos me thuaj se "nese normat e fitimit te asaj kompanie do te ishin te tilla, nuk do linte ti ikte asnje dite prodhimi". Normat e fitimit, ne mos qofshin ato qe mendova ne fillim (rrogat e minatore = 0.5% e fitimit total nga shitja e mineralit), ja na qenkan 7% ; qofte dhe 10%. Por jemi vite drite larg qarje-hallit te kompanise !

Fundja, ç'rendesi kane shifrat. Problemi i minatoreve eshte i thjeshte per nje arsye te thjeshte e fondamentale : ata bejne nje pune te tille, produkti i te ciles (minerali) ka NJE DHE VETEM NJE CMIM te vetem ne tregun boteror (eshte tjeter pune qe ai luhatet, por çmimi eshte i nderkombetarizuar - nese do shprehesha keshtu, pra nuk eshte lokal (à la shqiptar- te themi).

Keshtu qe mund te shtrohet pyetja : Sa do te paguhej nje minator, ne nje miniere kromi, ne France ? Krahasimi duhet te behet, pasi produkti eshte i nderkombetarizuar, ka nje çmim ne gjithe boten (behet fjale per lende te pare). 
E pra te siguroj qe do paguhej, te pakten 3 mije euro ne muaj !
Ti do me thuash : "Hey, jemi ne Shqiperi ! Vetë kryeministri merr 1000 € rroge ! Te marre minatori 3 fishin e kryeministrit ??".

Pergjigja ime, edhe pse mund te duket e çmendur, eshte : PO ! Te marre 3 fishin e kryeministrit ! Sepse i takojne.me sa di une, Blendi Fevziu apo filan sekser tokash, merr ne muaj shumefishin e rroges se kryeministrit ! Ju ne kesi rastesh te thoni : "I takojne !". 
E pra edhe une, te te them se edhe minatoreve i takojne. Apo "deux poids, deux mesures" ?? ( double standard).

E di pse arsyetoni ju keshtu, ne fakt ?
Sepse e keni mesuar Ekonomine e Tregut ne kuadrin e anti-komunizmes (te citova).

kot i referohesh cmimit aktual ne burse. Ai sherben me shume si indikator krahasues per kompanine qe shet dhe ate qe ble. Kompanite lidhin kontrata mbi cmim fiks per periudha te gjata kohore. Luhatja e cmimit ne treg vlen per spekullantet ne ket pikpamje, jo aq per te perllogarit perfitimin.

pergjithsimi qe i ke bere ketij tregu eshte i pabuke.. ja ke fut kot..

konkretisht, ti po thu se minerali i nxjerre sot do shitet me cmimin ditor te tregut dhe sasia e nxjerre neser me reference cmimin neser etj?

Konkretisht, te them qe po levizi cmimi i metalit ne burse, ndersa ti je tu pru i pale vath floriri, shitsa ti merr nga dora, ngre cmimin dhe te thote urdhno e provoi prap.

sa e ke shtrydh daullen per me kundershtu mer rob zoti...shtrydhe cik me shume po nuk e pate siklet. Ca prej asaj qe kam thon un nuk qendron?

Mor po deshe ti, nuk referohem fare çmimit aktual ne burse.

Pyetja eshte e thjeshte sa dhe bota :
A merr nje minator shqiptar po aq sa do te merrte nje minator francez qe nxjerr krom te te njejtes cilesi ?
Jo.
Sa merr ?
Merr 10 here me pak (300 € ne vend te 3000 &eurosmiley.

Kaq eshte problemi. 

 

ps: ironia e fatit eshte se "10 here me pak"-u korrespondon fiks me perllogaritjet e mia, dmth me shkallen e keq-pagimit se minatorit shqiptar. Dhe jo rastesisht ! Sepse, edhe pse perllogaritjet ishin aproksimative, une u tregova me shume se xhymert me pjesen e ariut, dmth te kompanise (seps e di qe gjithandej eshte keshtu). Dhe prap se prap, minatori shqiptar del 10 here me pak i paguar, se sa do te duhej te paguhej, te pakten.

Ore, se po derdellisim kot : e kuptoni ju se ne Shqiperi behet kerdia ! E kuptoni ju se nen pretekstin e Tregut te Lire dhe krijimit te kapitalizmit, 70% e depozitave ne banka jane ne dore te me pak se 3% te depozituesve ?? 

po nuk bohen llogarite ashtu pra...ar eshte ai qe del n'kine, ar eshte dhe ky qe del n'kanada. Tani ti thu qe per te njejtin ar, puntori kinez ka per t'u pagu njesoj me kanadezin meqe cmimi ne treg eshte njesoj...ne ca bote fantastike-shkencore jeton?

Po, une them qe per te njejtin ar, minatori kinez duhet te ngrihet e te kerkoje pagë te njejte me kanadezin.
Mos duhet pritur sa te ngrihet ai kinez, pa te ngrihet dhe ky yni ?

Mos u merakos mik : i yni eshte ngritur e ngujuar 1 mije metra nen toke. Ne kete sens, mos ja qaj hallin.

Pyetje : cila eshte e kunderta e botes sime 'fantastiko-shkencore' ?  Le monde de la merde ? *

* bote muti

Ku i keni mesuar keto teorite ekono-sociale?

ne thellesine 1000 metra te galerise  smiley

O Stalker, je i vetmi qe i je futur me laps e me leter kesaj teme, ke bere nje mije gabime, dhe perseri ke nje bindje se ke nje far te drejte nga ana e llogaritjes.

I thua vetes dhe ne: por ja tani qe ndreqa prodhimin, ja tani qe rregullova c'mimin etc; Nje lajme te vogel per ti: ato qe ke rregulluar deri tani mund te kene me pak rendesi nga ato qe jo vetem nuk ke rregulluar, por as dhe nuk i ke imagjinuar. Sic do thoshte dhe filozofi i madhe Donald Rumsfeld, unknown unknowns! Ose me mire, lexo nje New York best seller qe quhet Black Swan.

Jo ti, po dhe Patrioti qe duket se di me shume nga keto tema nuk i di tamam fitimin dhe humbjen e kesaj kompanie.

Mbase ne Franca prodhimi eshte i mekanizuar, mbasi ne France prodhohet vetem cilesi e larte, kurse miniera si tonat nuk jane ekonomike. Mbase... mbase... mbase... Eshte veshtire te shpjegosh dicka pa ditur asgje rreth asaje, leje njehere te shpjegosh ne detaj. Vete une nuk di asgje nga ky biznes, sic nuk di nga shume biznese, por di te pakten ti mos bej punen e PwC nga interneti.

Me kutpon, ti imagjino mua kur isha 12 vjec duke llogaritur se sa larg eshte hena, dhe duke thene se duhet te jete me larg se Gjirokastra por jo aq larg sa Amerika.

Per tju pershtat dhe nickut tat, je tu qeru oriz me doreza boksi or ti..

Mere te mirqene nga une, kompania ben aq para sa jo vetem qe ka fitim vjetor, jo vetem qe ka nxjere leket qe i ka dhene per koncesion Rrylit, por edhe ato qe i ka dhene nen dore Priftit e me vone Metes per te vazhduar perpara e pashqetsuar..

Mo e vri mendjen per kompanine smiley

Ore, une e di mire qe kompania mund te fitoj shume para, dhe me lart e kam treguar opinionin tim rreth ceshtjes. Pra, jame pesimist se ne nje vend te mbytur ne korrupsion sic eshte shqiperia, eshte shume e veshtire te kesh ndegjegje sociale per Bulqizen dhe klasat me te vuajtura ekonomike. Thjesht ama nuk kam shume qejf kur behen llogari te tilla se nuk i shtojne, por i heqin pike kauzes.

 I dashur Stakler,

Keto 25 vjetet e fundit pasi kam mbaruar Fakultetin Ekonomik jam marre vetem me ekonomi dhe kontabilitet. Kam mbaruar shkollen ne kohen e komunizmit the jam rishkolluar pas 90. Megjithate nuk ngutem tu bej aq lehte hesapin te tjereve!

Une e kuptoj shpirtin tend revoucionar qe ka marre hov francez dhe ti duhet ta kesh tani te qarte se mua me takon te jem me nostalgjik se ti lidhur me Ekonomine e Tregut, por nuk duhet te nxitohemi.

Pyetja ime eshte:

Perse kur qenka kaq i madh fitimi kerkesa e kompanive per tu licensuar ne shfrytezim eshte kaq e limituar????!!!!!!! 

Perse kompania e mepareshme nuk ja doli te ishte fitimprurese po u largua????????!!!!!

Loja e shifrave eshte kaq e ngaterruar saqe disa here eshte e paqarte edhe per vete ata qe punojne drejtperdrejt ne kete sektor.

Shiko cfare na doli sot! Punetoret i rriten pretendimet. Kjo do te thote ata jane te paqarte ose pjese e lojrave politike.

Kjo eshte Shqiperia prandaj kam shkruar dje per KAUZAT.

Te uroj gjithe te mirat! Sidoqofte me pelqen guximi dhe sinqeriteti yt!

Faleminderit

Nje sqarim, se pari :

Perveç respektit ne rrafshin deontologjik (ne kuptimin qe mund te respektoj djersen dhe mundin e nje profesionisti ne kete lëmi), une nuk kam as dhe me te voglin respekt per ekonomine, as per ekonomistët.

Ekonomia, per mua, eshte nevojë, necessity. Nuk eshte ide. Ja qe keshtu ma thote kjo rradakja ime. Ka qene nje kohe, vitet '90, (- jam i bindur qe kemi nje moshe -) kur edhe une e shikoja me lakmi kete 'tregun e lire', si te ish Magjistari i Ozit. Ja qe sot nuk e shoh me te tille. Dhe te siguroj se nuk ka te beje me ndonje 'shpirt revolucionari' timin, sepse sinqerisht, nuk besoj tek revolucionet (ose atehere, i duhet ndryshu emertesa fenomenit ne fjale). 

Une e di qe ketu mund te duket shokuese, naive dhe provokative, por une do i hiqja kapelen nje planifikuesi te nje plani 5 vjeçar a 1 vjeçar te nje ekonomie te ashtuquajtur socialiste. Por nje ekonomisti te nje ekonomie tregu ?? Te kem respekt per ta sepse, siç shkruan edhe vete me te drejte (te besoj per kete!) "disa here, edhe vete ata qe punojne ne kete sektor, jane te paqarte, aq e ngaterruar eshte loja e shifrave" ?? 
Amà, qe 70% e depozitave ne banka jane ne dore te me pak se 3% te depozituesve, per kete, ata jane te qarte, apo jo ?

Eshte pune bindjesh. S'ka gje po he, Shqiperia do ta ndertoje me patjeter kapitalizmin, je ne vete ? Mua kjo me bo me qesh, gjithe ky pasion nder shqiptare per të ! Jo per gje, por se ai ndertohet vetë, s'te merr doren as ty, as mua ! A thuhet se eshte ne 'natyren e gjerave' (sikurse kembengulin shpesh flamurtaret e tij, qe duan me na bind se "ky osht rreg'lli i gjonave mo, k'shu i ka bo natyra".
U bofshim lomsh ne, bashke me natyren thuaj.

pfff..........

Eh.... ke te plotesisht drejte te mos kesh piken e respektit per ekonomistet. Dhe po kaq te drejte te perdoresh shifra te mbledhura ku te mundesh te e ti perdoresh si argumente. Eshte kaq e thjeshte ekonomia............

Mu kujtua per nje cast qe shoku Ramiz Alia ne vitin 1989 beri nje Plenium te famshem per ekonomine, ky plenium u be per here te pare jashte Tiranes ne Korce dhe nder te tjera tha qe mossuksesi ne ekonomi ka ardhur si pasoje e punes se dobet dhe paaftesise se ekonomisteve. Atehere njerezve te mencur te Korces ju kujtua nje histori e ngjashme qe lidhet po me Korcen:

Ne vitet 900 Korca u be per here te pare me doktor (Dhjatrua). Ky doktori na kishte studiuar ne perendim e megjithate kur dikush semurej ne Korce e conin tek prifti apo tek hoxha ti lidhte nje nuske. Dhe kur gjendja agravohej thoshin "Ore po ta shpjeme nje here tek Dhjatroi" dhe e conin. Dhjatroi i shkrete u pergjigjej: "Kur ishte per dhjatrua e cuat tek prifti, tani qe eshte per prift ma silni mua!!!!!!!!!!!!!!!!!!!"

Nejse, qe thua ti o mik kjo ekonomia eshte nje e keqe e madhe qe e ka zene njerezimin, se ja edhe ti vete qe e ke gjithe kete shpirt revolucionar do te te duhej te mendoheshe ca po te te vinim ta ndaje! Dhe kur te mendoje se e kishe ndare shme mire do dilnin shume te ankoheshin. Dhe pastaj do ta kishe per detyre ti bindje keta kokeshkrete se ajo qe ben ti eshte me e mira dhe Enver djali kishte metoda perfekte per kete pune (nga Enveri i mesuam ne, pa te tjeret i dinin me pare nga Enveret e tyre). Prandaj punet vijne e ngaterrohen sepse ne "today" te sotit informacioni ben kerdine dhe manipunimi i tij eshte metoda me e mire per tu takuar atyre qe e ndajne torten e ekonomise. 

Per ta ngaterruar edhe me shume keta sot kane shpikur "ekonomine Virtuale" me fjale te tjera ti je i pasur sepse mund te shesesh ate qe se ke. P.sh. ti mund te shesesh te ardhmen tende. Dhe sot nje amerikan "kapitalist" i thjeshte ka borxh mesatarisht 2 vjet pune dhe mund te marri edhe ca vjet pune borxh me tej vetem qe Obama te vazhdoje te jete President!????????? Shkurt raportet ndermjet vleres dhe vleres se perdorimit qe na i mesonte i ndjeri Marks kane vajtur per lesh. Keshtu qe ne qofte se ti p.sh. e ke nje makine duhet te sigurohesh mire qe vertete e ke, sepse edhe mund te mos ta kesh ose te kesh 2 dhe se di ku e ke tjetren.

Por i dashur keta shpikes nuk jane ekonimistet. Keta jane prape po ata predikues komuniste, obamiste, euroshkerdhatiste, prifterinj, hoxhallare qe udheheqin dhe qe skane fare lidhje me ekonomine reale. Dhe bota eshte e qarte se ka ngelur. Bota eshte ne kerkim te nje koncepti te ri por mediokrit ne krye nuk e lene te marre udhe. Te shpresojme qe lindja do jete e afert.

Keshtu qe nuk eshte me problem "kapitalizmi" apo "komunizmi" qe jane koncepte tashme "virtuale".

Mua kapitalizmi nuk me rezulton aq virtual, me gjithe "ekonomine virtuale" pasi, qofte tek kjo e fundit, qofte dhe tek "ekonomia reale", behet fjale per nje shoqeri qe funksionon permes normave te konkurences dhe perfitimit maksimal. Dhe per mua, kjo eshte shoqeri patologjike. Qe kjo shoqeri vazhdon te funksionoje, une jam koshient, por kjo nuk nuk eshte arsyeja qe ajo te vazhdoje ad eternam.

Debati yne ka te beje me nje kontradikte antagonike. Megjithate, ka dhe nje lloj kontradikte tjeter, kontradikta mes njerezve te thjeshte (une, ti... ai ajo), sepse interesat mund te jene te ndryshme (debate, pikeveshtrime... etj). 
Mao Ce Duni thoshte qe, "nese mund te zgjidhim nje kontradikte antagonike nepermjet kontradiktave ne gjirin e popullit (debatet, ... etj), nuk duhet te hezitohet per asnje minute te vetme" !

smiley

e shiko qe nuk jemi dhe aq te ngurte ne revolucionaret ?  smiley)

dhe te mendosh qe greven qe rrezoi qeverine nano 1 para 20 vjetesh, e nisen minatoret. kohe te tjera, iluzione te medha!

Ide e gabuar , te merret ne shqyrtim fitimi i firmes, si kundervenie ne mbeshtetje te grevisteve.

Jam me se i sigurt, se te gjithe jane ne krah te grevisteve,  e asnje nuk deshiron te behet politike, edhe pse ka nga ato peshkatar qe therrasin opoziten, pa ditur se si trajtoheshin  minatoret ne kohen kur qeveriste opozita.

Sipas informacionit qe jepet, te habit fakti, se rrogat jane shume te vogla , duke i krahasuar ato me buxhetoret, eshte jashte çdo logjike, qe nje minator te paguhet me pak se nje mesues, polic, apo ushtarak, ne kete mes eshte komplet faji i qeverive.

 

te habit fakti, se rrogat jane shume te vogla , duke i krahasuar ato me buxhetoret, eshte jashte çdo logjike, qe nje minator te paguhet me pak se nje mesues, polic, apo ushtarak, ne kete mes eshte komplet faji i qeverive.

Ndoshta e kam gabim po per keto profesionet e tjere sikur te duhet nje shkolle e larte, ndersa minator mund te behesh me 4 klase shkolle.

e ke gabim ! Fshesaxhinjte marrin relativisht mire ne France (per shembull). Minatoret, sigurisht edhe më mire ! Jo gjithshka eshte e paguar ne baze te shkolles (te pakten kaq drejtesi ka vene dynjaja !! ufff).

Komplet amerika e viteve 1800

...te habit fakti, se rrogat jane shume te vogla , duke i krahasuar ato me buxhetoret, eshte jashte çdo logjike, qe nje minator te paguhet me pak se nje mesues, polic, apo ushtarak, ne kete mes eshte komplet faji i qeverive.

 

nuk duhet te habitesh ne se dini faktet...

Miner Salaries - International Comparison

U.S. median salary PPP $ 2,694 $ 2,694 Standardized salary (180 hours/month), Full-time and part-time employees, U.S. Department of Labor,, [9], [t]. 3,270 dollars

Italy average salary PPP $ 1,145 $ 1,237 Normal hours of work, Istituto Nazionale di Statistica, [9]. 1,257 euros  

 

According to the Bureau of Labor Statistics (BLS), the median annual salary of elementary, middle and secondary school teachers was between $50,500 and $82,000.

F. Xibri(ky qe shperndante leket ne greven e urise): Sot rroga e minatorit lëviz nga 28 mije (te reja) ne 65 mije; me nje mesatare prej 32000. Ndërkohë ne kemi kërkuar qe rroga minimale (qe ka detyrim jo punedhenesi, por shtetit ta përcaktoj&eumlsmiley te jete 45000.

Greva në Bulqizë, dy minatorë humbin ndjenjat 1400 metra nën tokë

Dy minatorë pjesëmarrës në grevën e urisë në Bulqizë kanë humbur ndjenjat ditën e sotme. Pak orë pas mesditës, dy minatorët kanë pasur marrje mendsh, rënie të tensionit dhe komplikime të tjera me gjendje të fikëti.
Mësohet i grevës ka ndërhyrë dhe po përkujdeset për gjendjen e minatorëve ndërsa ai ka thënë se përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të 2 prej grevistëve, ka ardhur si shkak i mungesës së ajrit në galeri.

me acarus eshte fakti se asnji legen n'qeveri nuk bzan asi gjys llafi a thu se kto rob ekzistojne vec ne kohe fushate kur u duhen votat

Cfare kerkon keshilltari i Topit ne Bulqize mo Zot aman! Cfare do ai aty???

Kaq te panjohura jane kerkesat e ketyre gjynafqareve? Se po na prishin gojen tani!!!

Pse tallen keshtu me keta njerez??? smiley(((((((

Farat ne vere hidherohen pak,prandaj duhen gjetur aktivitete te reja,si psh qokat ne miniera smiley

Kaq te panjohura jane kerkesat e ketyre gjynafqareve?

Minatorët protestues vendosen dy ditë më parë që t'i thellojnë kërkesat e tyre. Komisioni i grevës, duke theksuar se askush nga qeveria apo kompania ACR nuk i vizitoi për të dialoguar rreth kërkesave të bëra më dije, tashmë ka vendosur që të shtojë kriteret që duhen përmbushur. Në listë është shtuar kërkesa për largimin e administratorit dhe drejtuesit Medat Zogu, si dhe rritja e pagës jo më 20 për qind, por 40 për qind. Ndërkaq, ACR ka akuzuar drejtues të sindikatës se po e keqpërdorin grevën për përfitime të ngushta personale dhe jo në interesin e punonjësve. “Ne rritëm pagat me 20 për qind dhe sindikata nuk ia komunikoi minatorëve. Kjo tregon qartë se krerët e sindikatave punojnë për ca politikanë në Tiranë dhe jo për interesin e punonjësve të Bulqizës. Nëse dikush do të qëndrojë në grevë urie që Kol Nikollaj të pasurohet, atëherë ky nuk është problemi ynë”, tha drejtori i ACR-së për mediat.

po, po kaposho... nderkohe ata ja japin kembes 1500 metra me afer ferrit, dhe pucist rrugaci i trotuareve dergon keshilltarin. (me fal nese nuk te pelqen termi kryeministror qe perdora)

me fal, po cfare je duke me thene se nuk e mora vesh.

le te vdesin.

me fal, po cfare je duke me thene se nuk e mora vesh.

....kishte nje tentative per te negoxjuar dhe pranuar per rritjen e rrogave rreth 20% nga palet , por pikerisht kur u mesua kjo,disa nuk ju interesonte kjo dhe u thane minatoreve te ndryshonin mendjen dhe te kerkonin 40%.Kjo tregon se  disa prapa ketyre fatkeqeve duan te bejne lojen e tyre dhe  nuk duan qe ata te dalin nga 1500m e ferrit...

cfare je duke thene kaposh!!! le te vdesin???

Nuk e di cfare thote kaposhi, por qe aty po luhet nje loje ne kurriz te ketyre te gjoreve (dhe me pelqimin e nje pjese te tyre), kjo tashme ka nisur te duket sheshit.

le te vdesin???

..kete po e thoni ju  dhe jo une z.zoto.Mgja  ju jeni ne te drejten tuaj te spekulloni si te doni edhe pse  faktet jane te qarta qe ;minatoret me pronaret ishin afer renies dakort per rritjen e rroges 20% dhe permiresimin e kushteve te punes(nje rezultat pozitive  i pranushem  nga te gjithe besoj) kur dikush "dashamires" u sygjeroj te ndryshojne kerkesat per 40% rritje rroge dhe uljen e moshes se pensionit(kjo e fundit nuk varet nga pronaret e minieres).Nje situate shume e veshtire per te gjithe te perfshire por vecanerisht per ata qe jane atje 1500m poshte dhe familjet etyre.

Pyetje

Valle do te ishte me efektive nje greve urije apo nje greve pune e organizuar nga sindikatat me tere minatoret ?

A vazhdon puna ne minere nga ata qe nuk jane ne greve urie?

Nese po duhet me kuptu perse? Mos valle vetem keta 16 vete kane kerkesa dhe te tjeret jo?

 

 

 

pytje leshi ! Ke nigju ndonjehere per "pytje leshi" ??

Po si vazhdoka puna aman !

pffffffffff

Aha prandaj nuk i je pergjigjur ti se eshte pyetje leshi

E ti di o "lesh" se mintoret kane dy sindikata Njera i perket PDse dhe tjetra PS.

E di ti o "Lesh" Se gjysma e minatoreve jane ne greve ndersa gjysma tjeter eshte ne pune, me tejkalim norme

E di ti o "lesh" se prandaj pronaret nuk e cajne koken as per keta qe kane hyre ne greve urije as per ata qe nuk shkojne ne pune se puna behet fitimet vazhdojne

E di ti o"lesh" se prandaj as te drejtat e punetoreve as keto lotet qe shikoj ketu nga disa per "keta te mjeret" nuk kane asnje efekt bile bile me ben te besoj "o lesh" se edhe keto lotet jane jo me shume per minatoret por per sinidkaten PS

E kupotn o "lesh" se edhe te drejtat me elementare e demokracise si ajo e sindikatave eshte kthyer ne politike dhe e drejta me shtrenjte  jeta e njeriut ne Shqiperi eshte kthyer ne politike

E kupotn o "lesh" prandja dhe ty te duken pytje "leshi " se ti ke frike nga pergjigjja e ketyre pyetjeve se je LESH E di cdo te thote te jesh LESH?

O ti tipi i pyetjes se leshit qe s'e ke idene e gjendjes se sindikatave ne Shqiperi. BSPSh, ajo qe ti e perkufizon si sindikata e PD-se, nuk ka ne perberje sindikate nga Bulqiza. KSSh dhe Sindikata e Minatoreve pretendojne se flasin ne emer te minatoreve.

Kur di vec lesh, natyrisht qe do shtrosh pyetje leshi. Je bere me hije, bathe bathe po nje kokerr smiley

Kompania ACR ka kërkuar nga minatorët të ndërpresin grevën dhe të kthehen në punë, duke pranuar një nga kërkesat e tyre, rritjen e pagës me 20%.

...por kryetaret e sindikates  e hodhen poshte ,duke mos e pranuar  kete oferte te bere nga kompania..

 Ore njerez, ore itelektuale..! Si e mendoni se ata njerez jane futur aty ashtu kot? Te nxitur prej ndobnje force politike, prej ndonje... leshudheheqesi  majtas a djathtas?(kam bindjen se ketu e ka vendin ai parallagapi  i perdorur)

 Jo more djema , jo! Ata jane aty se po u behet e pabera padrejtesi. Dhane e muaren me kerkesa, me protesta, me te dala para krueqeverrise dhe para institucioneve te ketij vendi mwe institucionet  leshe e li.

   Kane 4 vjet qe po torturohen me kerkesa e mos pergjigje nga  te huajt  pronare dhe qeverrisesit shqiptare.Asnjera pale  nuk ua vari.

Cilen rruge  tjeter, qe dikujt dhe ja merr mendja, do te duhej te perzgjidhnin keta te mjere ? E gjeni dot cilen? Ate ju rekomandoni!Se ju degjojne ata.Si nuk i degjokane ata, tere keta  djem vendi, me  gjithe ato mendje. 

ore intelektu...cfare? smiley

a ka gjuhe me te bukur qe ta shpjegoje kete o grava?

 intelekt 

fund sh 14., nga Latinishtja. intellectus "dallim, kuptim," nga trungu i pjes. i intelligere "te kuptosh, dallosh"

 

 inteligjence 

sh 14., "aftesi per te kuptuar" nga intelligentem (e. intelligens) "dallim" pjes t. e intelligere "te kuptosh, marresh vesh" nga inter- "ndermjet" + legere "zgjedh, perzgjedh, lexoj". Dmth kuptim i siperm, eperm, superior, "dituri". Sens "informacioni, te rejash".

 

FMG dhe Stalker

Ju kerkoj ndjese. Sic duket kam mbetur nje vit mbrapa ne njohjen e gjendjes se sindikatave

Minatorët i përgjigjen politikës me politikë  3/3/10

http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=3&id=7595&PHPSESSID=981beb5ea66aafdab53c770b7cf5a811

 

Megjithate kjo nuk me ndryshon mendimin se si gjithshka tjeter ne shqiperi  edhe kjo greve urije eshte shprehje e militantizmit te kther ne mercenarizem

http://www.balkanweb.com/analiza/2689/degradimi-i-militantizmit-ne-mercenarizem-67304.html

Degradimi i militantizmit në mercenarizëm NGA: KICO BLUSHI Degradimi i militantizmit në mercenarizëmTjetërsimi i idealistit dhe më pas edhe i militantit partiak në mercenar, në pamje të parë i paqëllimtë e i kuturumtë, i ka kushtuar shtrenjtë fatit të Shqipërisë, sidomos historisë së saj moderne, aleancave, marrëveshjeve, demokratizimit, evropianizimit, pluralizmit, përparimit dhe mbrothësisë, madje edhe mirëqenies e bashkëjetesës mes shqiptarëve. Si një dukuri e trashëguar nga sundimi pesëshekullor anadollak, sot nuk është e vështirë të vëresh se procesi i transformimit të militantizmit në mercenarizëm kryhet shpesh pa u ndjerë, publikisht e politikisht, me një kollajllëk të habitshëm. Tjetërsimi kryhet herë në emër të një “misioni”, herë si kapar shpërblyes, herë si favor i merituar, por gjithsesi benefitet përherë burojnë nga sipër (nga krerët partiakë e shtetëror&eumlsmiley, por edhe nga forca të jashtme (ambasadat, shërbimet inteligjente të huaja, “fondacionet” civile, apo fetare&rdquosmiley
Një nga arsyet qenësore përse sundimi osman zgjati aq gjatë, përse tek ne u krye më aq sukses myslimanizmi i popullsisë, përse kemi pasur vështirësi në aftësinë shtetformuese, është edhe fakti që Porta e Lartë programoi e injektoi frymën e mercenarizmit. Aftësia për të luajtur bukurfort me rregullat e mercenarizimit e bëri Ali Tepelenën Pasha, pa e ditur se mercenarzimi do t’i hante kokën…Edhe Haxhi Qamili e Dumbabët e më pasmë u rroposën nga mercenarizmi që i lartësoi. Mjerisht këtë model po kultivojnë edhe autokratët e sotëm, edhe pse shtiren si demokratë, pasi tradita i ka bindur se, duke mercenarizuar partinë e më pas edhe shoqërinë, bëhet më jetëgjatë sundimi pa telashe. Ne akoma nuk jemi bindur se pushteti i ngritur me e mbi mercenarizëm i ka themelet mbi rërë, pasi mercenari nuk ka ideal, nuk ka bindje, nuk ka vizion kombëtar, lufton për të fituar për vete e kundër interesave të shoqërisë, ndaj nuk bën dot aleanca, aq më pak shtetformim të qëndrueshëm e përbashkues. Në historinë e përditshmërinë tonë ka shumë shembuj të tillë. E megjithatë emërimet në gjykata e komisariate, në institucione e forume të larta partie, edhe në vitin 2011-të po kryen jo sipas meritës e aftësive, por nëpërmjet procesit mercenarizues. Berisha ngjan i pathyeshëm dhe i pazëvendësueshëm se di të miklojë, të mëkojë e të motivojë më mirë se kushdo “të fortët”, mercenarët. Ai e di se në Shqipëri nuk ka dhe aq rëndësi Kodi Zgjedhor, KQZ-ja, programet, Kushtetuta, premtimet, fushatat, po cila parti, e cili lider i ka më të shumtë, më të paskrupullt e më agresivë në parti “mamurrsit”, d.m.th, mercenarët. Kjo “frymë” gëloi edhe në PS.
***
Më e pakta që lyp sot mercenari partiak është një vend pune në qeveri, në polici, në administratë, ndërsa po qe “intelektual”, mjafton një pension special, mbyllja e dosjeve për spiunimet a vjedhjet, një titull pr e dr i pamerituar, dava më mirë një post ministri, një karrige deputeti, për t’u bërë më pas vegël qorre, kobure, altoparlant, në daç edhe një banjo publike e keqpërdorur pas kuintave të partive e para ekraneve të televizioneve…Që të përfitosh favore lipset të rekrutohesh, duke dhënë prova si mercenar dhe jo si militant. Militanti dhe idealisti nuk janë të parapëlqyer, pasi quhen të paaftë të shërbejnë për qëllime të mbrapshta, si korrupsioni, vjedhjet, manipulimet, tenderat, firmat, shpifjet, rrahjet e vrasjet e kundërshtarëve…Kryetarët e sotëm e dinë fort mirë, që mercenari nuk e hap gojën e nuk rrëfen të pabërat e paudhësitë e shefit edhe kur kapet me presh në dorë e vihet para gjyqit, se e di që i ikën koka (shihni Gërdecin e jo vetëm); ndërsa militanti, i cili ka pas besuar në një ideal e që sidokudo ka parime e për këtë shkak ndjek verbërisht një udhëheqës a një parti, kur zhgënjehet e syçelësohet mund të vërë kokën në rrezik për të dëshmuar të vërtetën. Prandaj, partitë e sotme, pavarësisht nga statutet, demagogjia dhe emrat e kryetarëve, bëjnë të pamundurën t’i kthejnë militantët në mercenarë, se te këta, çuditërisht, kanë më shumë besim e siguri. Një mercenar sot vlen më shumë se një renegat, pasi ky i fundit mund të këmbejë shefin apo partinë për hir të ndryshimit të idesë, ndërsa mercenari ka busull të vetme “plaçkën e luftës”, ryshfetin, mallin, shpërblimin, emërimin, ngaqë për fe e për atdhe mban vetëm paranë. Për këtë arsye mercenarët e jo militantët janë bërë sundues e zotërues nëpër partira, institucione, shoqëri e në Kuvend.
Sot nuk është turp të shpallesh mercenar, përkundrazi! Nuk ka seancë parlamentare ku deputetët mercenarë të mos japin prova si të tillë. Nuk ka debat që mercenarët të mos kërleshen trupërisht me njëri-tjetrin. Nuk është e vërtetë që administrata civile ka vetëm militantë; jo, ajo tani është përplot me mercenarë, të cilëve nuk u bën syri terr për shkeljen e ligjit, për moralin, për interesin kombëtar, për vijën e bardhë, për të drejtat e njeriut, për drejtësinë. Sepse shpërblimi për zanatin e lashtë të mercenarit sjell fitim të pallogaritshëm! Mercenari i sotëm, një tip Mon Kukalesh kokërruar, ndodh të ketë më shumë fuqi e mundësi edhe se shefi i tij. Ky model morali e idhull karriere, kjo shëmbëlltyrë suksesi e pasurimi e tërheq shoqërinë, familjen dhe qytetar-katundar-qyqarin e sotëm për hunde…Pra: ose mercenar, ose je i humbur, i harruar, i përçmuar, i pashpresë, i papunë. Ja përse edhe ata që e nisin rrugëtimin si atdhetarë të thekur, demokratë, idhujtarë, elitarë, intelektualë, përfundojnë herët a vonë, me hir e pahir në mercenarë që nuk e kanë për gjë të hedhin në kosh të plehrave Kushtetutën, solidaritetin, humanizmin, lirinë e fjalës, interesat kombëtare. Kjo bën të dështojnë projektet madhore, si procesi i integrimit dhe zgjedhjet e lira, si seancat gjyqësore, Gërdeci, rruga Durrës-Kukës, 21 janari, sepse gjykatësit, prokurorët dhe dëshmitarët, ashtu si anëtarët e KQZ-së e KLD-së, të Asambleve dhe Këshillave të partive, si zyrtarët e të gjitha niveleve nuk lejohen të gjykojnë e veprojnë si qytetarë të lirë, si profesionistë, madje as si militantë, por si mercenarë pa din e pa iman! Të prirur nga mercenarizmi, sipas të cilët “secili për vete, Zoti për të gjithë” dhe “vetëm i forti dhe shefi kanë të drejtë”, partitë e sotme nuk kanë nevojë as për militantët e zjarrtë të fillim-pluralizmit, por vetëm për mercenarë, dobia e të cilëve e tejkalon nevojën e alternativave dhe forumeve, zgjedhjeve e alternativeve, ndaj ata lipsen e çmohen aq shumë në kohë fushatash…
Në këtë klimë nuk është mëkat po të thuhet se sot mercenarizmi është bërë një sëmundje morale, ngjitëse e gjithëpërfshirëse e shoqërisë, një “vlerë” sa e vjetër aq edhe e re, sa morale dhe intelektuale, sa partiake aq edhe shtetërore, një trysni e papërballueshme mbarëkombëtare e familjare, “e vetmja rrugë” e sigurt e mirëqenies vetjake, e suksesit të menjëhershëm, pa derdhur mund e djersë, aq më pak ndershmëri, aftësi profesionale e talent…Nuk ka energji më negative që shkatërron sistemin e vlerave, demokracinë e bashkë me të edhe moralin e shoqërisë se sa mercenarizmi i kthyer në mënyrë e mjet jetese. Një mercenar partiak sot ka më shumë autoritet moral e social se një shkencëtar, shkrimtar apo edhe militant partiak, ku e ku më tepër se një idealist, sepse tanimë këta të fundit, nga jo pak njerëz normalë konsiderohen, për fat të keq, në mos si leshkot e lagjes, ca naivër të pandreqshëm, pse jo edhe të dëmshëm, sepse nuk kanë ç’bëjnë tjetër veç t’i bien kotmëkot “me kokë malit që nuk bëzan”, pa e përmirësuar situatën, ndaj nuk i lipsen as familjes së vet...Nga që mbizotëron kjo mendësi hidhet me shumicë baltë mbi ata që demonstrojnë integritet e nuk pranojnë të mercenarizohen. Në fakt, mercenarizimit i leverdis të ngjajnë të gjithë të njollosur, të pistë, të korruptuar, të blerë, pa integritet moral…Ky “mision” shkërbërës i merecenarizmës po realizohet me ngulm, ndaj evropianizimi dhe demokracia po ecin me kaq vështirësi.
Ashtu si partizanët, të cilët për atdhe e për liri shkuan në luftën për çlirim kombëtar, pa e ditur se më pas disa syresh do të transformoheshin në mercenarë, kush me dëshirë, kush me dhunë e kush me shpëlarje truri, një ashtu edhe sot, pluralizmi apo gjasme pluralizmi, “idealet e dhjetorit”, bashkë me thirrjet “liri -demokraci”, “e duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përfunduan në një treg shumice, ku të humbur, të poshtëruar, të zhgënjyer, madje edhe të keqpërdorur, si përherë, dolën militantët, idealistët, demokratët e vërtetë, kombëtarët e nacionalistët, të sakrifikuarit e të përndjekurit, ndërsa të shquar, të pushtetshëm, të pazëvendësueshëm e të kamur u bënë vetëm mercenarët…Akoma më mirë nëse këta mercenarë patën qenë edhe “pak” hajdutë apo ish spiunë…Gjithsesi besoj se nuk është e nevojshme të përmend emra për të ilustruar idenë përse militantët janë të detyruar të shndërrohen në mercenarë për të bërë karrierë, pasi këta janë aq të shumtë sot, sa nuk mund dhe, natyrisht, as nuk ia vlen të numërohen e të citohen me emër. Për këtë mjafton të vështrosh lart, në kupolë, por edhe poshtë, në lagje, në pallat…Shihni vetë, kush është transformuar nga militant në mercenar a nuk është sot më i mirëqenë se dje? Afërmendsh, nuk janë të tillë vetëm ata që vjedhin vota, që ngjisin pankarta në mure, që shajnë e pështyjnë nëpër blogje interneti e TV-ra, që rrihen e vriten nëpër fushata, që broçkullijnë nëpër debate televizive falë një shpërblimi, një posti, një vendi pune, etj, pasi tani mercenarizmi është një dukuri gjithëpërfshirëse, e vetmja rrugë që të bën lehtësisht me pasuri, me prona, me fuqi, me ofiqe, pse jo të të duket vetja edhe më i mençuri i botës! A nuk u bënë mercenarë ish komunistët fanatikë të transformuar brenda natës në demokratë antikomunistë fanatikë? Sa janë ata ish nismëtarë të PD-së që pas 97-ës kaluan te socialistët e tash përsëri janë në avanpostet e PD-së? A janë të gjithë këta mercenarë të vetëdeklaruar po aq të varfër sa kanë qenë në fillimet e viteve 90-të?A nuk provojnë shembujt e tyre se mercenarizmi është profesioni më i shpërblyer? Mercenarizmi nuk është ideologji, por një mënyrë mbijetese, një metodë e vyer për të mos pasur frikë nga Drejtësia, për t’u bërë, pa meritë, një vetmja aq e fuqishme, sa të bindesh që, edhe pse anonim e pa pikë vlere, do të “të ndjekë pas historia”...
Suksesi i mercenarëve ka bërë që të ndryshojë me shpejtësi jo vetëm struktura e shoqërisë, raportet e të varfërve me pasurit, por edhe hierarkia në sistemin e vlerave…Krahasuar me të kaluarën, kur një mercenar nuk mund të arrinte në nivel më të lartë se të një rekruti, kur as posti i kapterit të hyxhymeve e rezilëve nuk i besohej, sot po të jesh mercenar i suksesshëm mund të gdhihesh edhe kryetar partie, kryetar gjykate, kryebashkiak, ministër i jashtëm, deputet, madje edhe kryeministër! Për shkak të trysnisë sunduese të mercenarizmit Presidenti Topi po trajtohet ashtu si po trajtohet nga partia e tij, nga Berisha e Topalli, ngaqë u vu në atë post jo si nënkryetar partie e kryetar i grupit parlamentar, me kontribute në atë parti, por si një mercenar i rëndomtë, i cili duhet të ndjehet i detyruar të shërbejë e të sillet jo si President i gjithë shqiptarëve, por si një mercenar! Ndaj po poshtërohet me metoda e mjete të mirëfillta të mercenariste. E pra, falë transformimit të suksesshëm të militantizmit në mercenarizëm sot ne kemi edhe parti që mund të quhen, pa frikë, parti mercenare. E tillë sigurisht që nuk është vetëm LSI! Kjo është veçantsia e kësaj kohe: jo pak parti bëjnë të pamundurën të pranohen nëpër “koalicione” jo si aleatë, por si parti mercenare…Kjo dukuri ka gjallëruar edhe më tepër shtysën e trashëguar për t’u mercenarizuar me çdo çmim, pasi nuk është lënë tjetër rrugëdalje nga ngërçi ynë moral…Mënyra si veproi KQZ-ja e Kolegji, si u bënë së fundi zgjedhjet për organet drejtuese të PD-së, si po degradojnë proceset gjyqësore, si bëhen zgjedhjet brenda partive, provon se militantizmi është zëvendësuar gjithandej me mercenarizëm, parimet e demokracisë me parimet e mercenarizmit. Kështu, dita ditës, me këtë rritëm të lartë mercenarizimi, rrezik të bëhemi jo vetëm me institucione, shoqëri civile, OJQ-ra e TV-ra, parti e krerë mercenarë, po edhe një popull i mercenarizuar, pasi kjo mbetet e vetmja rrugë për mbijetesë, për punësim e siguri, për garanci e mirëqenie, natyrisht jo vetëm për partiakët, por edhe për “të pavarurit” e pambrojtur. Sepse, kur mercenarë bëhen ministrat, kryeministrat, gjykatësit, prokurorët, deputetët, atëherë ç’siguri mund të ketë një fukara, një i pavarur, një i pashpresë, një katundar, një minator i Bulqizës, një bathorist i palegalizuar apo edhe një qytetar i pajisur me “kulturë demokratike”? Te kjo pyetje fshihet në të vërtetë theqafja jonë, sigurisht jo vetëm morale!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).