- Policia e Shkodrës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 11 banorë të Nënshkodrës

Nis procedimi penal në gjendje të lirë për disa prej banorëve të fshatit Trush dhe Shirq të Shkodrës. Një ditë pas bllokimit të rrugës nacionale Shkodër-Velipojë, në shenjë proteste për mosmarrjen e dëmshpërblimeve për përmbytjet e fundvitit të kaluar, policia lokale ka deklaruar se po hetohen 11 persona. Sipas policisë së Shkodrës, mësohet se gjatë protestës të së dielës është konstatuar se rreth 300 persona, kryesisht nga fshati Trush dhe rrethinat e tij, kishin bllokuar rrugën nacionale, ku vetëm pas rreth 45 minutash, pas thirrjeve të bëra dhe pas bisedimeve nga strukturat policore me protestuesit, u bë e mundur shpërndarja e tyre dhe zhbllokimin i këtij aksi rrugor.

Në njoftim për mediat policia bën të ditur se, është bërë i mundur identifikimi i disa personave të cilët ishin organizatorë të bllokimit të rrugës dhe të mitingut të paligjshëm. I njëjti burim ka saktësuar se do të ndiqen në gjendje të lirë shtetasit me inicialet: V. M., 53 vjeç, banues në fshatin Shirq, komuna Dajç, Sh. G., 60 vjeç; S. G., 64 vjeç; A. F., 27 vjeç; I. F., 20 vjeç; B. T., 26 vjeç; Z. Q., 39 vjeç; L. L., 56 vjeç; K. Rr.,54 vjeç, të gjithë banues në fshatin Trush, si dhe S. P., 53 vjeç dhe P.M., banues në fshatin Shirq. Ndaj personave të lartpërmendur janë ngritur akuzat për veprat penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Mesditën e së dielës, me qindra banorë të fshatit Trush kanë marshuar me pankarta në duar nga rruga kryesore e fshatit për në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë. Protestuesit kanë ndalur në rrugën e Velipojës, ku janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Banorët janë shprehur të revoltuar, sepse qeveria nuk ka bërë ende dëmshpërblimin për dëmet që kanë pësuar nga përmbytjet e fundvitit të kaluar. Ata kishin kërcënuar se nëse nuk niste dëmshpërblimi i dëmeve, protesta do të përshkallëzohet. Por një ditë më pas policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal ndaj tyre. 

30 Komente

O peshku,

Prap me histori fukarenjsh ju?

Ca me bo Bush, mire qe jane shtu, por s'po dijne as te rrine urte.  

Mo u merzisni ,se po mendon policia per ta .. po i fut te gjithe ne burg ,se kane ngele pa shtepi dhe ne kete menyre sigurojne dhe nje strehe te shkretet .smiley

Meno shteti pra, po robt si monda sdune me e lone me punu hic!

Bereqaves,per keto lloj gjenash ,i punon shtetit .smiley

Bush keshe po me demaskon si armike a sabotatore e shtetit a si?  Mos hap llafe kot smiley.  Une thjesht po ve ne dukje si mbron shteti institucionin e rruges, apo institucionin e kangjelave, dhe institucione te tjera sipas nevojes.  Mbrojtja e institucioneve detyre mbi detyrat. 

 Megjithate, bllokimet e rrugeve NACIONALE, duhet te marrin fund! 

Vetem hallexhinjve i bohet dom.

Dil ke sheshi, mblidhu n'Shkoder, mblidhu n'Lezhe, po deshe, po c'kusur ka hallexhiu qe i duhet me shku n'varrim n'Shkoder, me duru sa t'i ulet katunarve?

Seriozisht! 

Seriozisht mrroklla, turp t'u vije.  Keta katnaret, per koken e qejfit te tyre, vajten e bllokuan rrugen.  Kot he, se ashtu ua dha mideja.  Po shyqyr qe u moren masat shpejt e shpejt e u mbaroi englendisja per  nje dite. 

PS: Do kene pa a ndigju ndonje llaf qe ne Evropi psh bejne te tilla procka, here pas here, n'dac dhe hekurudha, se jo vetem rruge nacionale, dhe iu tek dhe ktyne.  U bon kta! 

Voten shoce, voten (me e jo me &eumlsmiley, kujt ja dhane?

Me fal, po mbase pikerisht ata s'ia kane dhene atij/asaj qe mendon ti. Plus qe, edhe po t'ia kene dhene, s'domethene qe tani duhet me ndenj duarkryq.

atij/asaj, atij/asaj smiley

Ste fal hic o ti shoce, se vec para disa javesh votun. Te krrujne koken, te kujtojne kujt ja dhane voten e ta pysin per do pune te shtetit..

Do me m'nxjerr dhe armike t'institucionit te votes a si? smiley.

Nuk e di.  Ben vaki ia dhane atij/asaj qe coi policet.  Kta mbase kane kujtu qe ai/ajo po u kthen borxhin e votes, me gjithe kusur.  

 Turp mos t'i vije hic, po vetem t'bojne i' cike onash, se po pret gjindja n'Shkoder me xhenoze n'dore, sa erdhen kalamojt me aroplan mrena notes, me varros baben!!

 

P.S. 

Histori e vertete kjo, me robt tu shku nga Rinasi n'Fier!! 

 

Halli hallit nuk i ngja mrroklla.  

PS: te besoj qe historia e Fierit eshte e vertete (ata per cfare e kishin bllokuar rrugen?) por ata te Shkodres jane ne mes te kater rrugeve keshtu qe zor se u shko ne mendje se po i bllokojne nje rruge mortit a dasmes. 

po nga nje ane ka te drejte mrroklla,se kot sa u prishin pune te tjereve ,se qeveria as qe do t'ia dije per ta .smiley

 keshtu qe zor se u shko ne mendje se po i bllokojne nje rruge mortit a dasmes. 

 

E anasjellta, besoj e shikon, eshte po ashtu e vertete, ne sensin qe edhe ketyre nuk ja nnin fort per hallin e t'parve... me nje perjashtim t'vogel.

Keta t'fundit jane e kane pak me me nxitim punen, ne krahasim me keta qe kane ngel "ne mes te 4 rrugeve"! 

Hence, domosdoshmeria historike qe e coi njerezimin drejt shpikjes se shtetit. 

Me t'mira

Ca me t'thon mrroklla, ua kane bere mire policet pra.

 domosdoshmeria historike qe e coi njerezimin drejt shpikjes se shtetit. 

Per te shpikur mbase jo, por per domosdoshmerine e shtetit m'duket se kishin dale.

Me t'mira po ashtu smiley.

Jozefina Topalli :

 “Jemi vend i NATO-s opozita duhet ta dijë se do të përballet me NATO-n“. 

__

Kujdes ata qe kane blloku rrugen !  smiley

wow....kujdes se ta suli NATO-n Zhozi

Se kuptojne katunaret e Shkodres qe BETERRisha po menon per  ata duke i siguru ne burg se erdh vjeshta e do kete serish permbytje !!

Konstantimn: vec kamunista terhiqkan keto temat me fukarej...

Vetem ne rast protestash e kupton qarte se ne çfare sistemi jeton.

Protesta mbetet i vetmi "shesh" ku bashkon te majte e te djathte e pa parti.

Po ne kesi rastesh, edhe pse qeveria ben sikur nuk degjon, eshte detyre e informacinit te spiegoi pak gjerat.

Mbase ju ka ikur pa lexuar nje artikull te Besi Bekteshit  tek gazeta Sot ( kush eshte sot pronari i gaz.Sot, sepse Besi nuk shkruan me, e me vjen keq, stili i tij i sinqert ishte terheqes) ku sipas rregjistrimit mbi demet nga permbytja, zona e Shkodres kishte humbur 36 mije kok lope. E gazetari ne fjale, B Bekteshi , artikullonte pamundesin e nje fatkeqsie te tille, duke e ditur se shifra e deklaruar nga banoret ishte jashte çdo logjike aritmetike.

Kjo nuk eshte krejteisht e parendesishme, mbetet gjithmon e rendesishme se qeveria duhet ti pergjigjet ketyre njerzve, jo gjithe hallet jane njesoj.

kot sa per ta ditur ti: qeveria qe para 3 vitesh me duket ka nisur dhe mbaruar nje procedure per inventarizimin e plote te gjedheve dhe te te imtave per cdo familje ne fshat, si dhe ben azhornimin e pervitshem te tyre. Pra nese nje familje ka pasur 5 lope dhe ka deklaruar te ndordhura 10-te, kuptohet qe vleresuesi, i cili i mer keto te dhena nga departamenti i bujqesise se rrethit, nuk ka si tia pranoje fermerit. Por ketu mesa kuptova une, fshataret jane te revoltuar se nuk kane marre as edhe nje qindarke nga shuma e demshperblimit e aprovuar nga komisionet e vleresimit te demeve. E pra kane kaluar mbi 7 muaj. Kjo qeveri te kompeson/shperblen vetem po vdiqe. Dhe me kete rast shpenzimet e varimit i mbulon nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave. E ka thone me kohe frymori se ne jemi qeveri e sherbimeve dhe e sherbesave. Ne fakt haroi te shtonte edhe nje fjale "mortore". Pra "qeverija e sherbimeve dhe sherbesave mortore". 

Keto problemet jane ku ta kapesh e ku ta lesh.....

E para, duhet qe ne raste fatkeqesish (natyrore apo njerezore) te identifikohen demet e shkaktuara dhe pala e demtuar te demshperblehet nga pala qe kreu demin (apo sigurimet e kesaj se fundit).

Ja te vazhdojme pak me kete pike, pa u futur shume ne te thella.

Nuk eshte hera e pare qe qeveria "e djathte" merr persiper shlyerjen e demit qe shkaktojne privatet. Svuri mend me Gerdecin po edhe ne Shkoder per arsye elektorale e populiste, zgjidhi qesen dhe demshperbleu nje zot e di se per cfare dhe mbi c'ligj. Demshperbleu ata qe e meritonin, po vodhen edhe ata qe se meritonin dhe ishin taksapagusit qe e hongren. Po idiotizmi nuk mbaron ketu. E permbyten Shkodren edhe disa here te tjera dhe nuk paten kohe te miratonin e zbatonin nje ligj sigurimesh qe siguron objektet e tilla ashtu sic sigurohen makinat. Dolen si lopet e thane qe demshperblimet do paguheshin sipas ligjit te digave!!!!!! Asgje su be per te identifikuar demet. Tani dalin katnaret e dun leke per ato qe kane humbe e per ate qe nuk kane humb. Pse jo precedentin e krijoi vete qeveria...

Dhe rrumpalla vazhdon me shpija qe vazdojne e ndertohen pa leje, por edhe me shpija e vepra me leje por pa asnje lloj sigurimi. Me "fermere" qe spagojne kokerr takse, po deklarojne deme kur u vje veza te bytha etj etj. 

Gabim qe vetem i kane proceduar penalisht. Ne biruce ti futnin s'do te benin keq. Carje trapi!!! C'pune ke qe i blloko rrugen njerezve?! Shko e protesto te prefektura, te ministria perkatese. Pse i bllokon njerezve rrugen?!!

p.s. Ne nje zone tjeter, kukes a diber, katundaret kishin prishur nje ujesjelles qe furnizonte nje lagje qyteti, sepse "uji eshte i jone, s'lejojme te na e vjedhin kush".

p.p.s. Ne nje zone tjeter tjeter, nje fshat nga Fieri me duket, blloku rrugen se CEZ nuk riparonte nje transformator apo nuk furnizonte me energji. Ec te bllokojme rrugen! Kur deklarojne nga CEZ qe 99,99% nuk paguajne dritat. Nder gjithe ato familje vetem njeri paguante drita.

Nder gjithe ato familje vetem njeri paguante drita.

Paske fillu pune ne CEZ keshtu? Hajt mo gjysma e te keqes.

Po te CEZ, fiks. smiley te sektori i kontrollit te matesve te energjise. 3 gjoba 1 milionshe ne dite vendos. 2 i raportoj, 1 jo dhe e rregulloj me keqberesin. Llogarite vete sa me del hesapi ne fund te muajit. Mos ta gjetsha shpine ku banon, se me lot do te bej te qash, i shkreti ti ca ka per te hequr.

p.s. po s'hoqet dore te dish se ku, si e cfare bejne te tjeret aman!!!

me behet qejfi qe po te ecen mbare, por prape se cke nje qejmbetje qe kur te pushuan nga ministria e jashteme. Mbase pa te drejte, ..... sigurisht qe pa te drejte, lol 

 Mosbindja qytetare eshte shkelje e hapur e ligjit me konsekuenca qe duhen marre parasysh. Do bllokosh trafikun si proeteste ndaj shtetit, do ndiqesh penalisht, dhe do tregohesh i gatshem te ndiqesh penalisht. Perndryshe mesazhi qe jep eshte anarkik. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).