Kam një pyetje që nuk më lë të qetë
Kam një pyetje që kërkon përgjigje.
Të gjithë ju, Adamër, ku qetë?
Kur në Shqipëri bëheshin krime?!

Ku qetë kur vranë Xhagjjikën, me plumba ?
Poetin e bukur që "Atdhenë e pa lakuriiq!!!"
Ju, natyrisht, "nuk e patë?!"... të gjithë vuva
E quajtët të moralshme dhe me "ligj..."

Dhe Vangjel Leshon e vranë... dhe Kokomanin  * *
Po ju "nuk i patë", si sytë t'i kishit mbyllur?!!!
Po a mund ju të hidhnit poshtë"komandantin?!!!"
Se ju për karrike-s'do mënd- kishit lindur...

Tymi juaj "fjollë", për ju veç dafina
Me penë zbukuronit oborrrin e partisë.
As nuk folët, kur u prishën xhami e kisha
Po ju qetë të"penës", "lavdia e letërsisë".

Ja dhe në Librazhdë i vranë dy poetë
(po si mund të ketë poetë në Librazhd?!!!)   
Si mund të prishnit konforin, për vete bënit jetë
As e hapët gojën. Me partinë në një grazhd.

Kurba e terrorit ngrihet dhe më lart
Në Kukës varën poetin Havzi Nela
Po ku mund të flisnit ju? Ju qetë "sërë e lartë"
Sa i shkruaj këto, për ju më kap e vjella.

Se gojën mbajtët mbyllur, kur duhej folur
Por hiç nuk u ndjetë, thika hyj në gjalpë.
Dafinat e lavdisë të gjitha i kini korrur
Që nga "Nderi i kombit" deri tek "Mjeshtër i madh".

Trima kurrë nuk qetë. Përkundrazi: puthadorë!
Tani zini flisni: pothuaj-disidentë?!!!
Askujt! Askujt prej jush nuk i vjen hiç zor
Por tituj lavdie të pamerituar zë mbledh.

Pendesë... po vallë këtë fjalë a e njihni?
Një fjalë kundër jush... po ju jini vet lavdia?!!!!
Një gjë po ju them (oh, po ju mirë e dini,)
Vjen një kohë dhe zë zhbëhet dhe lavdia.

Lavdia e pamerituar, është baraz me hiç
Këtë ta dijë mirë çdo Adam
Se vjen një kohë, nuk i shpëton vetgjyqësisë
Lavdisë së pa merituar, i hidhet katran.

Trimërisë asaj kohe i pritej koka
Ju përmendore ngritët për partinë
Kur erdh demokracia t'ia bënit fora
Mos pranoni tituj (po rroni dot pa lavdinë?!)

Përkundrazi i pranuat një dhe nga një
Sikur Shqipëria t'ua kish vonuar.
Kurrë nuk kthyet, asnjë titull, asnjë.
Kalit të lavdisë tërë kohës shaluar.

Dhe hiç nuk zbrisni nga kali. Jelenë ia bëtë copë
Pa ju, po ku mund të ketë vallë, letërsi?!
Bëni promemorje... zëmrën e bëtë gropë
Dje qetë të lavdishëm... dhe sot me lavdi.

Eh,sa u zgjat kjo pyetja ime!
Ç'është kjo pyetje që s'më lë  të qetë?
Adamër, qetë"bashkëfajtorë" në ato krime
Memecllëku i dikurshëm, edhe sot flet.


* Fadil Kokomani.
 

22  prill 2011

5 Komente

Kishin ca pune me Even o Z.Perparim dhe nuk shifnin,iu ishin errur syte nga dashuria per komandantin bukuroshsmiley

Qofshi mire Z.Perparim,qetesi ne kete bote s'ka,mbase te ajo tjetra,e heshtura,do ta gjejme!

Po ky vete,ku ishte?

Thjesht per qellim informimi po pyes.

 Ky ishte ne burg, e pastaj e hodhen ne grope.

Zoti e Meshirofte dhe flm per pergjigjen.

 Perparim kjo nuk eshte letersi.Per artikull gazete do te ishte me mire.Qendro tek poezit lirike,dhe sikur shtyhen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).