Here pas here hap syte per ndonje oferte interesante per pune ne LinkedIn, Monster apo CareerBuilder.com.  Pothuajse te gjitha intervistat qe kam bere kane ndjekur te njejtin model:

Raundi 1: Interviste nepermjet telefonit me nje perfaqesues te burimeve njerezore

Raundi 2: Interviste me menaxheret qe drejtojne pozicionin e hapur

Raundi 3: Interviste perfundimtare me ndonje zv. president apo presidentin e kompanise

Keto dite, kam rastisur te intervistohem nga nje kompani qe ndjek nje model teper interesant, dhe do te shtoja, te veshtire.  Kompania ne fjale eshte nje agjensi marketingu e cila merret me studimin e sjelljes se konsumatorit.  Keta bejne studime kualitative rreth produkteve apo sherbimeve te ndryshme, sipas kerkesave te bizneseve kliente.   Modeli i intervistimit eshte ky:

Raundi 1: Interviste nepermjet telefonit me zyren e burimeve njerezore

Raundi 2: Intervista individuale me 1) nje punonjes qe ka te njejtin vend pune per te cilin po aplikohesh, 2) menaxherin qe ka pozicionin e hapur, 3) zv. presidentin  e kompanise.

Raundi 3:  Pasi ke kaluar raundin 1 dhe 2, zyra e burimeve njerezore te dergon nje email me nje projekt (raport) qe duhet ta mbarosh brenda nje periudhe 3-5 ore.  Ne email ka rreth 3-4 dokumente ne Powerpoint dhe Excel te cilat duhet ti studjosh mire dhe te krijosh nje raport ne formen e nje perzantimi ne Powerpoint ku jo vetem diskuton problemin por edhe jep rekomandime konkrete.   Dokumenti, pasi dorezohet, vleresohet ne baze te nje sistemi pikesh dhe nese kalon, paraqitesh per raundin e 4te.

Raundi 4: Duhet te paraqitesh tek zyrat e kompanise per te bere nje prezantim ne Powerpoint (10-15 min te gjate) rreth nje ceshtje biznesi qe te jep kompania.  Audienca perbehet nga nje grup menaxheresh te niveleve te ndryshme. Pas kalimit me sukses te ketij raundi fillon procesi i ofertes se punes dhe negociatave per rrogen,e benifitet, etj.

Ky proces aplikimi mu duk teper interesant dhe cuditem qe kompani te tjera nuk e ndjekin.  Pavaresisht se eshte proces i komplikuar, ka perparesi si nga aspekti i kompanise, por edhe nga aspekti i aplikantit.   Ne rastin e kompanise, kur vjen koha per t’i bere oferten aplikantit, kompanija ka pare jo vetem cfare kredencialesh ka, por edhe se si e ben punen.  Pra, kur merr dike ne pune, nuk bazohesh vetem tek intervistat, por edhe tek rezultatet konkrete.  Gjithashtu, nje proces kaq i koklavitur ul numrin e aplikanteve dhe te lejon te intervistosh ato aplikante qe kane deshiren per t’i hyre ketij procesi — pra ata qe vertet duan te punesohen aty.

Nga kendveshtrimi i aplikantit, nje proces i tille intervistimi te tregon jo vetem kulturen e kompanise, por pikerisht cfare pune do te besh dhe si do matet puna qe ben.  Ne qofte se i kalon me sukses hapat 3 dhe 4, kur fillon pune, ke nje pike-nisje rreth punes dhe nivelit te punes qe duhet te besh.  Ndjehesh dhe me konfident sepse vete fakti qe te kane ofruar pune tregon se e vleresojne nivelin e punes qe ben.  Ne raste se nuk e perfundon me sukses procesin e intervistimit, te pakten e ke te qarte se ku stonove dhe cfare duhet te permiresosh.

Nejse, per momentin jam ne raundin e trete.  Para disa oresh sapo dergova raportin e perfunduar.  Them se brenda 2-3 diteve do te marr nje pergjigje per rezultatin e raportit.  Jam kurjoz te di se cfare teme biznesi te japin per te prezantuar – por deri atehere, kismet.

 [...]

10 Komente

 Kete model e aplikojne tashme nje numer jo i neglizhueshem kompanish, duke perfshire edhe timen, po te ne kjo behet jo per cdo lloj pozicioni. Per shembull, nqs behet fjale per nje pozicion ne IT, procesi eshte me tradicional (dmth nuk ka etapen e trete, prezantim e me the te thashe) por nqs eshte pozicion ne marketing, menaxhim, zhvillim biznesi, etc, atehere perdoret ky model. Po ashtu, eshte nje procedure qe perdoret per entry level deri middle management positions, kur flitet per pak me lart, s'behet prezantim formal, po procesi eshte i njejte, dmth ka nje problem real te fusha per te cilen kandidati po merret parasysh, dhe i kerkohet atij nje rekomandim gjate intervistave me presidentin dhe VP.

Eshte nje menyre paksa kontroversiale (s'po me vjen fjala shqip) rekrutimi, pasi ne nje fare menyre i kerkohet kandidateve te 'punojne' pa pagese per te zgjidhur problemet e kompanise. Firmat e konsulences per probleme kuadri (headhunters/talent consultants) i keshillojne gjithmone kandidatet qe te japin vetem nje zgjidhje te pjesshme duke e justifikuar kete me faktin qe nuk e njohin akoma sa duhet kompanine, per te evituar dhenien e alternativave pa pagese. Mesazhi i pathene por i nenkuptuar, eshte s'ka qofte ke daja smiley

po pra, ky model ka vite tashme.

Pozicioni ne IT mund te jete fare i ngjashem.

Ne vend te prezantimit, behet testimi i njohurive qe ke paraqitur ne aplikim...

Ne rastin tim me dhane nje problem qe dukej se ishte gjysem-real.   Them se ata ishin me te interesuar ne menyren si e analizoja une problemin sesa ne zgjidhjen qe do i jepja une ..sepse pak a shume ashtu sic the edhe ti, duke mos njohur kompanine dhe problemet reale te saj, nuk kam se si te jap zgjidhje 100% funksionale.

Mua me beri pershtypje se nuk e kisha hasur ndonjehere, por m'duket gje e mire qe qenka proces i perhapur.  Jam kurjoz te di se cfare procesesh ndiqen ne Shqiperi.  Me sa di, vite me pare gjate procesit te rekrutimit tek Deka te jepnin provim nje liber marketingu (provim nga ato alla-shqiptarcet qe duhet te mbaje mend permendesh gjera qe mesoje ne shkolle).  Nuk e di nese ndjekin te njejtin proces tani.

Pyetje interesante per Shqiperine, do isha edhe une kurioze. Une u bera me shume se 13 vjet qe kam ikur nga Shqiperia keshtu qe s'e kam fare idene se c'behet...

A keni ndonje mik te forte? - kjo eshte intervista kryesore. Pastaj, te tjerat, vijne vete...

Kete pershtypje kisha edhe une me c'degjoj nga fisi e shoqeria aty,  po gjithmone me shprese se mbase ka ndryshuar ndopak!

Po dhe gjoksi e shalet e mira jane asete kryesore ne aplikim per pune degjoj ne shqiperi.

Si dhe nje rryshfet per punedhenesin jo me pak se vlera vjetore e rroges se punemarresit...

Ne gjithe keto etapa te koklavitura intervistash asnje test per aftesite flirtuese me klientelen, i.e. deri sa ja con te rrahurat e zemres nje femre gjate prezantimit qe jep me powerpoint? :O

Susekse Gjergji, and let us know how it goes. smiley

Jam kurjoz te di se cfare procesesh ndiqen ne Shqiperi.

Gjej rrugen per tek 1-shi, te tjerat zgjidhen vete smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).