Nga Andi Kananaj

  

Lulzim Basha ka tri rrugë hipotetike të mundshme për karrierën e tij prej politikani të ri. I zgjedhur me peripeci në krye të Bashkisë Tiranë, i ndërgjegjshëm apo jo, ai ka mbi krye vëmendjen e çdo qytetari, pak rëndësi ka nëse ishte votues i tij apo jo. Pozicioni i Lulzimit delikat deri në detaje duket se nuk ka të ardhme të siguruar. Ky pozicion nuk duket se është kuptuar sa duhet në radhët e demokratëve. Burra e gra e votuan, duke menduar se i shkuan pas fijes Berishës, pa ditur që mesazhi i dashurisë shkoi dëm.

Skenari i parë

Berisha vendos të financojë çdo premtim të Bashës në fushatë elektorale. Basha në këtë skemë duket sikur fiton pikë. Me pikë në xhep Basha duhet të përballet me dy momente rreziku të paneglizhueshme. E para Berisha shikon te Basha déjà vu-në e Edi Ramës me Fatos Nanon dhe duke qenë se nuk është i gatshëm të ketë një shtëpi në Vjenë, me të gjitha gjasat do të hapë rrugë për sulmet e Jozit. Pa shkuar larg, mjaftoi keqkuptimi i demokratëve të kryesisë që Berisha nën dhëmbë të detyrojë Bashën që të ngujohet në bashki dhe në oraret e drekës. Megjithëse reagimi i tij duket si raport i ndjeshëm baba e bir, ku babai i jep leje të dalë me shokët pas kryerjes së detyrave të shtëpisë, Jozefina në rolin e njerkës duket se po merr rezultatin që priste. Jozefina nuk është aspak femra e çoroditur që sulmon pa arsye protezhetë e shefit të madh.
Jozefina duket se foli në gjuhën e asaj që e njeh mirë ekuilibrin e brishtë të partisë së pushtetit. Berisha aprovoi. Basha me heshtjen e tij justifikoi faktin që u gjend në vendin e gabuar nga votat e demokratëve që këtë radhë nuk kishin gabuar kuti, por hierarkinë e brendshme. Nëse kjo do të ndodhë sërish, Lulit nuk do t’i mjaftojë buzëqeshja e pafajshme që ndizet me pak dekika vonesë. Në këtë rast dhe Berisha pa pritur Jozefinën do t’i jepte Bashës letrat e referencës për t’i paraqitur te një punëdhënës tjetër më i durueshëm.
Nëse populli demokrat do ta kuptojë se postet në parti vendosen nga ekuilibra që ata nuk i kuptojnë dhe votojnë Bashën për çfarë ai realisht duhet të jetë në strukturën e hekurt të “demokratëve”, Lulzimi do të ketë mundësinë të rikandidojë sërish. Ky duket se është momenti më i mirë nëse Berisha paguan për premtimet e fushatës. Dhe në këtë moment Luli duhet të negociojë me dy të panjohura më të mëdha sesa Partia Demokratike: votën popullore (të cilën Basha nuk u duk se e pati edhe këtë herë kaq të sigurt) dhe dashamirësinë e Berishës dhe të partisë nga momenti që Luli nuk do të duhet më për të mundur Ramën. Kur them dashamirësi nuk nënkuptoj vetëm financim për rrugët, por dhe punën titanike për të çuar deri në fund kaosin zgjedhor. Në rastin kur Luli fiton, e sigurt që pas mandatit të dytë nuk do ketë kurajën të konkurrojë dhe një herë të tretë. Kandidati Ramë me sharm tejet të ndryshëm nga biri i adoptuar, përfitoi herën e tretë nga Berisha për të qëndruar në të njëjtin rezultat. Nëse Luli beson se ka të njëjtat shanse, Luli duhet lidhur. Nga kjo matricë Berisha lan “borxhin” e një humbjeje të turpshme. Basha nga kjo fitore e dytë mbetet si Pirro, pa ushtrinë e militantëve kasapë në dyert e bashkisë. Nëse Basha do të kishte pasur mundësi do t’i kishte larguar edhe herën e parë. Sipas kësaj skeme, Basha do të duhet të marrë urdhra nga çdo ndërtues që financon Berishën, Jozefinën dhe ndoshta edhe Olldashin. Megjithëse kryetar bashkie, Basha do të ngelej në të njëjtin pozicion pushteti si ditën kur Berisha e pa si kandidat të mundshëm. Basha në këtë skemë ngelet i marrë peng deri në shtrydhjen finale.

Skenari i dytë

Skenari i dytë duket më i thjeshtë. Berisha nuk e detyron Boden të paguajë për Bashën. Basha ngelet në pozicionin e vështirë që ndodheshin kryetarët e Partisë Demokratike në vitet ‘90. Për hir të së vërtetës, Basha nuk është shumë i ndryshëm, qoftë fizikisht, qoftë psiko-fizikisht nga fituesit e PD-së në ato vite. Të gjithë kanë emërues të përbashkët buzëqeshjet e tejzgjatura drejtuar Doktorit të Frankenshtajn-demokracisë. Këta fitues do të kujtohen gjithmonë si burra simpatikë që nuk i bënë keq njeriu. Të gjithë, përveç Lulit. Por në këtë skenar imagjinar është hequr si mundësi matrice faktori investim. Ky faktor u mor në konsideratë në skenarin e parë. 25%-30% e popullsisë që vendosi të votojë mbi bazën e një analize pragmatiste dhe jo duke marrë në konsideratë vetëm besimin militant në një parti të caktuar, do të ndryshonin drejtimin e votës së tyre. Në këtë skemë Basha nuk do të ketë avantazhin e fantazisë për të imagjinuar një qytet europian, por do të detyrohet të pranojë realitetin e fakteve. Pa financim nga qeveria, mundësia që banorë nga galaksi të tjera të ndërtojnë këtu qytete eksperimentale, duket e vogël afër mendsh. Basha, sa për ta rënduar situatën, ka premtuar edhe heqjen e 60 nga 75 taksa bashkie. Basha duhet të fitojë me çdo kusht në këtë skemë. Mundësia që të jetë në qeveri si ministër në rast se PD-ja fiton, pasi të ketë humbur zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, do të ishte shumë e vogël. Dhe në kushte hipotetike, në rast se Basha ka qeshur aq shumë sa Berisha të ndiejë mungesën e tij, përsëri shanset janë vetëm që të zëvendësojë Bumçin te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pra nëse fiton PD dhe nëse nuk ngelet militant pa marrë portofol, atëherë del një ministrì e mirë edhe për Lulin.
Te kjo skemë Lulit i duhet kurajë që të kuptojë se do t’i duhet të largohet nga skena me turp për 4 vjet. Ndoshta me kalimin e kohës te kjo skemë Luli ndien fundin dhe kjo e bën të nxjerrë dhëmbët. Meqë te të dyja skemat e para betoni është i vetmi element i sigurt, ne populli votues, forcimin e Lulzimit do ta kuptonim vetëm nga reduktimi i të qeshurës së sikletshme.

Skema e tretë dhe më e pamundura

Lulzim Basha beson që realisht ka një mision ndaj Tiranës. Del në TV dhe i kthen përgjigje Jozefinës. Kërkon që Piramida të mos shembet. Nxjerr te dera e bashkisë vendimin për moratoriumin e ndërtimeve siç edhe premtoi, ose siç thotë Francesko Nuti, lë gjithçka dhe ikën në Maçu Piçu nga ku shkruan aq shumë sa populli i Tiranës kupton se Luli i tentoi të gjitha. Populli i Tiranës ishte gati të votonte Eduard Selamin vetëm se iku.
Lulzim Basha e pati shansin e tij që të dilte nga situata e vështirë ku ishte futur, por Lulzim Basha nuk pati kurajën e duhur. Letra e Kadaresë ishte passe partou-ja e tij. Kadareja e dinte. Edhe Luli e kuptoi, por Luli brenda vetes e di që është aty ku është jo për meritë të vetën, ndaj dhe kënaqet me tepricat e politikës.

* * *

Ditën që Basha do të jetë jashtë politikës askush nuk do të ketë keqardhje që postieri i bijës së Doktorit u ndërrua me një tjetër më të ri, më të qeshur dhe më të zellshëm. Ai që sot duket në kushtet e një të dërguari në një luftë që me kohë vetëm mund të humbet, paçka se shpëtoi mbretin, mbetet në kushtet e një palaçoje që s’mund të ndalojë të qeshurën për asnjë moment. E ecura e tij në politikë është si ajo e “dead man walking”. E vetmja gjë që i mbetet është dashuria e telekomanduar dhe aksidentale e popullit “demokrat”, dashuri tek e cila s’mund të besojë për shumë kohë. E trishtë, e trishtë të jesh Bashë, Kryetar Bashkie.

 

[...]

38 Komente

Ca thu o z.Kananaj pash zotin?! Seriozisht i keni keto muhabete?!

Dmth ty s'te pelqeu detaji i Francesco Nuti-t? smiley

 Me gjithe mend e ka ky? C'fare qejfi te jesh gazetar ne Shqiperi!

 Do mesohesh o Kanan do mesohesh,eshte pak e trishte(per ty) kur shikon qe Edi nuk futet me ne Bashki por do mesohesh,sic po mesohesh me Salen deri ne 2022 Kryeminister.

pse do rri vetem nje vit kryeminister ai gjate mandatit 2021 - 2025? apo ka ndonje pune te rendesishme?

Po te imagjinosh kahun e thyerjeve te rekordeve personale te notit pash me kembe ne toke jger sot, do te kuptosh se ne 2022 ai do te tentoje te kaloje Atllantikun..

Brado, t'kane rà baterite siç i kane rà Sales. Apo t'jon lag, pas 134 minutash qendrim ne det ? 

 

O swed1, po ti bojshe répété o burre :
 

 

swed1 - 31 Kor 2011 - 12:08pm - #

 Ti o duhet te jesh komplet i rrotkarizum ose duhet te jesh me ps-ne dhe e bo per kastile qe te diskretitosh militantet e pd-se   

 

smiley)

Shkrim ftjkt! Po i qan hallin kaloresit se po i varen kembet... (deri pas 4 vjetesh Basha e te tijte i kane lujt fene Tiranes - me fal Salistanit)

po nje skenar i katert pershembull (frymezuar  nga zoti Kananaj  po e çliroj edhe une fanatazine.smiley).   Basha, pas 4 vitesh kryetar bashkie, kandidon per kryetar i PD-se, dhe me pas futet ne zgjedhje per tu bere kryeminister i Shqiperise...

kam pershtypjen qe z Kananaj  ka lexuar dhe eshte inspiruar nga Pjer Thomas.  ka Vizione te qarta.smiley

epo ketij i them une gazetar, qe te mos pertoje dhe te fantazoje per nje....... kanakar! po lereni edhe ate te mar fryme se gje tjeter nuk di te beje!

Ky pozicion nuk duket se është kuptuar sa duhet në radhët e demokratëve. Burra e gra e votuan, duke menduar se i shkuan pas fijes Berishës, pa ditur që mesazhi i dashurisë shkoi dëm.

sa gabim mer pseudo, sa gabim. E trishte te jesh gazetar,(apo qofte artikullshkrues) e te kesh konceptimin politik me varfanjak ne Shqiperi, ate qe demokratet jane Berishdashes. E trishte te jesh pseudo, e trishte.

c'do te thuash? qe pd eshte (ka qene, do te jete) dicka me shume se nje fan club i baces? :O

5* nga une !!  Si rralle ndonjehere per ndonje shkrim te sjelle ketu.

 

Délicieux et malicieux !

pastaj, ka ca fjali per tu fut ne antologji :

 

E para Berisha shikon te Basha déjà vu-në e Edi Ramës me Fatos Nanon dhe duke qenë se nuk është i gatshëm të ketë një shtëpi në Vjenë"

 

Basha nuk është shumë i ndryshëm, qoftë fizikisht, qoftë psiko-fizikisht nga fituesit e PD-së në ato vite. Të gjithë kanë emërues të përbashkët buzëqeshjet e tejzgjatura drejtuar Doktorit të Frankenshtajn-demokracisë.

 

Meqë te të dyja skemat e para betoni është i vetmi element i sigurt, ne populli votues, forcimin e Lulzimit do ta kuptonim vetëm nga reduktimi i të qeshurës së sikletshme"

 

Do thosha se shkrimi eshte i tepert dhe i pa nevojshem, por fundja cer rendesie ka se cthem une..

Ando, 

Po per Ramen nuk parashiko noi gjo nderkohe? jo per gjo, po ne ekuacione me shume variable si ky i mesipermi coc mund te ndryshoje noicik gjonat..

ah jo ! Mua shkrimi nuk me duket hiç i tepert ! Po ta vesh re me kujdes, eshte i gjithi ironik dhe realist, ne te njejten kohe. Diçka midis pamfletit dhe analizes. Realist, sepse kthen kohen pas dhe analizon nganjehere edhe me nje fjali te vetme gjithe kotesine e politikes shqiptare ne keto 20 vitet e fundit dhe ç'e ka shquar ate mbi te gjitha : karrierizmin, lojen e berrylave per karrike dhe mungesen totale te ideve. 

Futi pikcuditset ne kellef! smiley 

per mu, ky maksimumi eshte "axesor" per vrasje.. por sic thash me siper menimin tim dhash..

sa me shume variable, aq me pak parashikohet Rama nderkoh!

Analize une nuk lexoj ne kuptimin "formal " te analizes . Nga ato te anal-erve me M..taraj apo te lloit te Topeve . Por fale penes shume te zhdervjellet e te kendeshme te Kananajt , lexon nje profil te ri te Bashes REAL nen hyqmin e padronit te "matrioshkave " Politike te bandes Demokratike te Sali ham-humsit . Me shume lezet del edhe koka e zgerdheireses qe per momentin eshte "zgerdhirsja nr2"  alias Liburnesha Jozeficke!

Shkrime shume te rralla ne kete nivel perceptimi te personaliteteve butaforike qe shume shpejt do ti shohim te pelcasin si 'bretkoca " e Andersenit . Nje gjetje aq e bukur me thenien e Nutit , qe me ve ne nje rradhe pelqimi me "gjembecet " nuk ka se si mos ta cmosh si nga me te bukurat qe ju ngjitrn shkrimeve .

Andi ka celur nje dritare te re ne skenen e tatrit te kukullave me Pushtet , bandes kriminalo-gazmore te Berishes hde familje se tij . me pelqi shume ! 5

ai skenari qe berisha nuk detyron boden te mbeshtesi financiarisht eshte me shume nji enderr sesa e bazuar ne realitet. Ajo do ishte vetvrasje politike per berishen dhe pd-ne. Ktu nuk behet fjale me per bashen po per pd-ne. Gjasat jane qe edhe sikur te jete ne krize financash, berisha te mos financoje krejt shqiperine po pa lene pas dore tiranen.
 

* e pse na qenka skema e 3-te me e pamundura? pse duhet ta marrim si te vertetume ket thjesht sepse e thote kananaj?

Ndryshe nga shkrime te tjera te autorit, kjo eshte nje hallakatje e tipit "shkruaj te shkruajme", me te vetmin qellim: shfrehjen e dheshirave fataliste ne kohen e ardhme-deshirore- te pakryer per Bashen.

Jam nga ata qe i pranoje te gjitha qe jane shkruar per Bashen dhe karrieren e tij si nje kanakar i familjes Berisha, si nje investim te tyrin, me cdo kusht dhe cdo cmim...

Por pikerisht per kete gje nuk shoh asnje nga kater skenaret qe hedh ketu autori si reale.

Se pari duhet kuptuar qe ne keto kater vjet qe vijne Lulezim Basha, nuk eshte me thjesht nje individ, i perkedhelur i Berishes, postier i te bijes apo viktime ne hall e lojrave politike brenda PD-se. Ai tashme perfaqesone pushtetin e dyte te PD-se pas qeverise, bashkine me te madhe ne vend dhe ke bashki, ate qe kishin me pak shpresa dhe gjasa ta rimernin. Zgjedhjet e viti 2013 po afrojne dhe shqyt me te mire per kete beteje se metropoli i udhehequr nga PD-ja nuk mund te kete. Detyrimisht Basha do sdo do te jete kryekaloresi i asaj beteje te ashper. Dhe pikerisht per kete gje ai eshte i denuar te kete sukses dhe jo se do kryeqytetin.

Ne kete kuptim do punoje dhe do mbeshtetet nga Berisha, Bode e madje edhe Topalli. Une e shoh transformimin e Tiranes nga PD-ja si te vetmin shans per te konkuruar me dinjitet ne vitin 2013.

mua me dalin te pakten 6 rruge hipotetike te mundshme...e trishte, e trishte...smiley

http://www.goodpsychicreadings.com/wp-content/uploads/28_96_featured_orig.jpg

Lulzim Basha ka tri rrugë hipotetike të mundshme për karrierën e tij prej politikani të ri.

qe ketu vuri vizen kesaj persiatje te merzitshme te nje fallxhori ...

bile nene Hatixheja, kur i pa filxhanin, i pat thene:  ti biro  ke nje goxha rruge te gjate per bere..., por nuk do jete  e lehte. 2 kryqe zinj te rrine vazhdimisht si xhelat mbi koke..smiley

 

e thone pastaj qe sdel filxhani.  ja z. Kananaj sapo e konfirmoi.smiley

Pse nuk me ze njeher mua ky lloj halli? smiley

 E ke # e gites?

Dmth as do dijshe ca te bojshe edhe po ta kishe..

gita=Argita??? hahaha shoqnisht gita, hehe po sa konfidence paske krijuar edhe ti qe therret gita.

Save the private Basha! Megjithse me le nje shije jo te mire harxhimi i rreshtave per nje pupagjel si luli, duhet pranuar se misheron te ardhmen e vobekte dhe te shkerdhyer te politikes shqiptare, nje "njeri qe qesh" si personazh hygoi, nje papagall mekanik me kurdisje. Une parashikoj nje Tirane shume te piste gjate mbreterimit te Lulit. Sa keq me vjen per keta gomeret e Pd qe i varin shpresat te nje figure e atille.

Une mendoj se Kanani i qan artikujt per Bashen... Artikujt e tjere here shtyhen, here jane te mire, por Bashen e ka ne dore smiley.

pa fute njehere hunden ketu

po ti, çfare ben?  fotografon aksionet e Kananit?smiley

Me mua e ke Belul smiley ???

jo me ty jo.me Kanan Tafilin. ate te filmit.smiley.smiley

Dull.., Taf.. na iku.smiley    per (emon kjo)

E mo se nuk eshte shume e veshtire te jesh buratini i dikujt tjeter. Veshtire eshte kur duhet ti marresh vete vendimet.

O Kanan, interesant ky artikulli, perse nuk e ben edicion te perditshem, psh

Skenari i katert

Berisha vendos te ndihmoje Bashen me fonde per vitin e pare. Kjo per t'i bere njerezit te besojne se e perkrah pa rezerva. Nga ana tjeter emeron Jemin Gjanen, si kreun e ri te ujesjellesit. Kjo, bashke me humbjen e Tritan Shehut ne garen per kryesine e bejne Bashen te kuptoje se tashme eshte tradhtuar. Pa rrugedalje detyrohet te jape doreheqjen. Ne zgjedhjet e reja per Tiranen pozita del me nje kandidat te LSI-se. Te zhgenjyer demokratet ja japin voten ne mase Besnik Bares, kandidatit te opozites, i cili emeron te birin e Rames si administrator te bashkise. Loja e Rames eshte luajtur mrekullisht deri ne fund. Lenie e bashkise pa e humbur me vota, por me procedure, per ti futur demokratet ne sherr me njeri-tjetrin. Fatkeqsisht loja e Rames nuk kuptohet nga gomeret ne mase te PS-se. Duke e patur rrugen e pushtetit te hapur ben marreveshje me LSI-ne, con vendin ne zgjedhje te parakohshme dhe prish marreveshjen me LSI-ne pas fitores per principe etike. Rama del i fituari i madh, kurse Basha i humburi i madh e njeriu aktualisht me i mjere i Tiranes

Edhe ky versioni katert qendron . Mu po me pelqeka jashte mase pavaresisht se duket si i dalldisur ose jam qe jam pse te mos them dhe une nje variant . Po them se keto lloj vizionesh , ose variantesh jane te pelqyeashme dhe duhet ta botohen  tek gazeta SOT ose Panorama pasi te konsultohesh e marresh miratimin e pasurimin e variantit me vocobolarin fantast te K . M@tarajt dhe E . T@pes .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).