Edhe kjo stine vere ka shënuar një arritje historike për skuadrën e notit qeveritar pasi kapiteni i skuadrës kryenotari Sali Berisha ka thyer sërish rekordin e tij.

Mijëra simpatizantë, militantë dhe militarë kanë ndjekur garën e vështirë mes kryeministrit dhe vetes e cila përfundoi me fitoren e të dyve në një peridhë kohore prej 132 minutash të cilën e certifikoi edhe Komisioni Qeveritar i Notit.

Sipas vëshguesve gara zgjati ku e ku më shumë por kryenotari Berisha pranoi rezultatin e KQN pasi nuk dëshironte të provokonte opozitën. Madje kryenotari ka urdhëruar anullimin e pregatitjeve të disa mitingjeve festive që Këshilli i Ministrave.org nisi ti organizonte në Tiranë, Kamëz, Kavajë, etj, etj, etj.

Gara heroike e kryenotarit është ndjekur me interesim edhe nga Tirana nga stafi i kryetarit Lul i cili ka vënë re se populli shqiptar i pëlqejnë këto gara noti më shumë se sa Facebook.


Kryetari Lul i Bashkisë menjëherë ka vendosur të thyejë rekordin e shefit të madh por një nga këshilltarët i ka kujtuar se nuk duhet të largohet nga Tirana pasi kështu lë pas dore punën e tij si kryetar. Prandaj nëse duhet të thyejë rekordin e notit atëherë kjo duhet të ndodhë brenda kufijve administrative të Bashkisë.

Kryetari Lul pasi shqyrtoi me kujdes lumenjtë dhe liqenet e Tiranës shpalli fitues Lana River për të mirëpritur Lojrat Olimpike të Bashkisë ku kryetari Lul do të thyejë rekordin e notit të shefit të tij.

“Kryeministri im rekordmen do të bindet se unë nuk jam vetëm një kampion i votave por edhe i notit në stilin mbrapsht” deklaroi kryetari Lul.

“Kjo garë festive do të nxisë turizmin nga e gjithë bota pasi unë do të jem kryetari i parë që noton në Lana River. Atë që nuk e bëri Edi Rama për tre mandate, unë do të bëj realitet pa marrë rrogën e parë” shtoi kryetari Lul i bashkisë.

Zëdhënsja e kryetarit Lul ka bërë të ditur se noti në Lana River është një nga premtimet madhore të kryetarit Lul.

 

1 Komente

 Per tia kaluar saliut, kanakari duhet te notoje ne drejtim te kundert te rjedhjes se Lana river. Se ne drejtim te rjedhes notojne edhe mutrat. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).