Në mesin atyre që kanë vënë bllokada në rrugët në Veri të Kosovës nuk ka vetëm pjesëtarë të strukturave paralele, të MUP’it serb dhe shërbimit inteligjent të Serbisë, por edhe terroristë si dhe mercenarë të ardhur nga Rusia.

“Nëpër bllokada në rrugët në Veri ka njerëz të armatosur të grupit terrorist Garda e Car Llazarit si dhe mercenarë rusë”, kanë thënë të hënën për Express, burime nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Nëpër bllokada dhe rreth tyre ka njerëz të armatosur, ka thënë zyrtari me kusht anonimiteti.

“Këtë e kanë konfirmuar organet kosovare të sigurisë si dhe ato ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

“Fatkeqësisht, strukturat paralele, kryetarët e paligjshëm të komunave në Veri si dhe kriminelët Marko Jaksic, Milan Ivanovic dhe rrjeti i tyre kriminal kanë detyruar edhe qytetarë të thjesht serbë të qëndrojnë me orar nëpër barrikada”, ka thënë burimi.

Të gjitha këto struktura që kanë ushtruar dhunë gjatë javës së kaluar dhe po e mbajnë gjendjen në tension janë inkurajuar dhe nxitur të veprojnë kështu edhe nga zyrtarë të Qeverisë së Serbisë që kanë qëndruar këto ditë në Kosovë.

“I keni parë duke mbajtur konferenca për shtyp në vendet ku janë bllokuar rrugët”, ka thënë ai për Express.

1 Komente

 Sapo do te thoja; Prape ky? Por kur pashe qe e ka postu Iliriani,thashe me vete; Lajmi qenka i vertete,sepse nuk e paska postuar Grava.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).