Sot për myslimanët në gjithë botën fillon muaji i Ramazanit. Besimtarët myslimanë nuk duhet as të hanë dhe as të pijnë në kohën nga lindja deri në perëndim të Diellit. Ramazani është një nga pesë pikat më të rëndësishme të fesë islame. Nga ky rregull përjashtohen të sëmurët, shtatzënat, të moshuarit dhe fëmijët deri në moshën e pubertetit. Koha e agjërimit përfundon pas katër javësh me festën e Bajramit.

30 Komente

Ja bofte Zoti mbar te gjith atyne ramazonlive qe po agjinojn ket muj te shenjte.

Zoti ja bofte kabull 

+1

Sa mire, po mberrikam ne Tirane tamam per festen e Bajramit...

Mbaresi gjithe besimtareve qe po agjerojne.

Hajt ishalla po iua fal zoti mekatet qe keni bo gjithe vitin tani qe po agjenoni.

po qeka mire keshtu, boj mekate gjithe vitin ene futi nje te shpelame per nje muaj, ene fillo prape nga e para. Ene ai/ajo qe eshte vrases me pagese e bo nje muaj pushim ne vit! Nuk e besoj se kjo sakrifice bohet me la mekatet, se i bi sikur me mor [astaj lejen e zakonshme!!!   smiley

 e qysh del titulli: "muaji i shenjte..."? Apo hajde thuaj... smiley

Muaj i shenjte sepse vlera e cdo adhurimi(pervec agjerimit,ndihma ndaj te varferve,lutjet,leximi i librit te shenjte etj),shumefishohet ne krahasim me muajt e tjere dhe behet shkak per pastrimin e vertete te shpirtit dhe per falje smiley

Ka dhe me gjere po kjo per shkurt e shkurt smiley

Vetëm këtë muaj bëjnë  gjoja si njerzë të mirë këta dhe si rob paqsorë.Po ajo myftynia e Durrsit e paska prish dhe mirësin e këtij muaji se asht hidhnu, se në galerin e arteve në Durrës është bërë një ekspozit me punime duri ku mes të tjerash ka pasur dhe punime nudo.Filluan talebanët kan marrë krah po mësyjnë me hanxharë në duar.

Dhe mesa pashe ne tv, keshtu kalimthi, kishte goxha punime ai. smiley
Sidomos ato nudot ishin shume te bukura smiley

ka dhe me gjere, patjeter... sidomos ne teori.

agjerimi? cili agjerim? qekur qenka shpallur agjerim spostimi i vakteve me gjysme dite? pse po te shkosh ti ne amerike, pas dites se dyte do te jesh(konsiderohesh) duke agjeruar?

librit te shenjte? po kjo qysh percaktohet? thjesht pyetje. thjesht pyetje, asnje gje me tutje. smiley

Mund te lexosh pak me shume(gjithmone nese interesohesh te dish me te vertete),dhe them qe do te pelqeje logjika .

Po,patjeter qe teoria eshte idealja,prandaj fjala e pare e Kuran-it ishte :Lexo.Lexo me emrin e Zotit tend qe te krijoi.

Lexo natyren ,sepse do ta kuptosh krijuesin,lexo njeriun dhe do te kuptosh krijuesin,lexo profetet(meso te jetosh jeten e tyre,perfshire ketu dhe Jezusin),qe te kuptosh ne te vertete si e krijoi Zoti njeriun dhe si duhet falenderuar per kete etj etj...

Pra Zoto,Lexo smiley

ps.lexim te mbare smiley

lexoj une, lexoj, mos ma ki merakun. pse nuk u shpreha ndryshe, vetem qe mos ta linim ne dore te opinionit, nuk do te thote se s'kam c'them.

di te them per shembull, qe kopja nuk eshte llogjike dhe nuk ka llogjike ne kopjim.

dhe me fal, po nuk fillon ashtu. fillon lexo me emrin e allahut. smiley ndryshimi ne ate mes? ... ah, cfare s'na ka zbuluar leximi neve... smiley

eeeehhh... jam tjeterkund. smiley

 Nuk me duket normale, qe ne nje shtet laik, tere medja, perfshire mbi  te  gjitha ate shterore,  te perqendrohet  tek  Ramazani.Varravingo politikanesh per tu pare tek rreshtimet  per falje.

Do vemi te marrim gje ne Evrope, apo do tu  shpiem nga tonat?

Gezuar muajin e Ramazanit gjithe besimtareve myslimane.

Gezuar muajin e Ramazanit! Epo te mbajne edhe femijet Ramazan une ketu po shof ku jam.. komshija jone Arabe me nja tre kalamaj te moshes nen 10 vjec mbajne edhe ata Ramazan si prinderit...me vinte keq kur i shifja ata femije qe shifnin femijet e tjere duke lozur qe pinin uje.. smiley

Nga ky rregull përjashtohen të sëmurët, shtatzënat, të moshuarit dhe fëmijët deri në moshën e pubertetit.

perjashtohen dhe lehonat e grate qe ushqejne femijet me gji.

shfrytezoje kete periudhe, eshte tamam ideale per tu dobesuar sado pak!    smiley

iiii turp sheme,mo ki frike,se nuk ti prek copat e bakllavase (as uje nuk pihet smiley

NJe pyetje kisha une per ata/ato qe e dine: me lart thuhet se qe nga lindja e diellit dhe deri ne perendim nuk duhet te hash dhe te pish. Mire per te paren, por per te dyten (te piren) nuk duhet te pish as edhe uje? Nese nuk duhet te pijsh as edhe uje, kjo me te vertete eshte nje sakrifice e modhe duke pasur parasysh vapen qe ka pllakosur. Sa per te ngrenen nuk eshte ndonje sakrifice e modhe. Une per shembull nje here ne dite haj, por haj mire dhe gjithe oreks.

Hajt pra gezuar festen e argjerimit, zoti jua bofte ene me mbare.

 e di qe disa edhe do me kritikojne/shajne por une prape se prape du me e bo ene ket pyetje: po seks a lejohet me bo ne mujinn e ramazonit? Nese po vetem kur ka ik dielli, apo ene ronxe bithes se ullirit ne hije?

ndalohet me prek gruan si me diell, si pa diell. po e preke i madhnushmi ta than deri ne rrenxe.

e mos kujto se ja hodhe me ndonje pune dore ne dush, se edhe ajo ndalohet, biles pervec hallatit, te thahet edhe dora.

ec meso te shkruash te ppu me te majten.

une ty nuk te besoj. keshtu qe po pres pergjigje nga ndonje peshk tjeter.

si te duash. mos thuaj qe s'te thash

po kaurrt?

ene sidomos agnostiket, a i gje gjo?

Agjerimi fillon nga ora 4 e ca e mengjesit deri ne 8 e pak te darkes. Nga ora 8 e darkes deri ne 4 te mengjesit bej ca te duash me gruan Sheme. Uje nuk pihet. Nuk futet asgje ne goje. Nuk duhet te shofesh femrat as ne surrat as nga shalet asgje. Nuk duhet te shash dhe as te pergojosh njeri perndryshe nuk quhet agjerimi. Gjithashtu profeti ka thene qe "nuk i hyn ne pune zotit agjerimi nese ti mbas agjerimit fillon te shash prape te pergojosh etj" pra agjerimi perdoret si metode per permiresimin afatgjate te njeriut e jo vetem per disa ore. Kjo eshte ideja pak a shume.

i paska ca gjona te mira. thanks

Zoti ju a befte mbare dhe nje muaj te lehte ishallah

 

 hajt Agjerim te lehte dhe Zoti ua shperblefte! 

 

p.s. per ata qe eshte i shenjte muaji i Ramazanit duhet quajtur i shenjte. eshte si te thuash vdiq mbreti i popit majklli. per dike eshte mbreti ka te tjere qe thone nuk ban, eshte madona. etj etj. nuk i prish kujt pune. pastaj duhet te hysh te teologjia islame per ta kuptu sa i shenjte eshte. 

nese neser dikush qe quhej alban thote qe erdhi muaji i shenjte i prillit sepse ate muaj ka arrite me binde popin me e pagzu jorgo, nuk besoj se dikush ktu ka ndonje kundershti me thane qe s'asht muaji i shenjte. 

asht  ba e bezdisshme kur nisni te pergojoni gjithcka e te bajni si te mencem. emigrant, ceshtje besimi pastaj, edhe nese je agnostic dhe beson se te thahet po preke gru, do te thahet me patjeter, po po nuk besove edhe musliman i beme tre here synet te jesh nuk te ndodh gja. smiley

Agjerim te lehte. Zoti ua pranofte agjerimin e lutjet tuaja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).