- Ndërsa raportohen shifra marramendëse, nuk ka të dhëna se nga janë e ku kanë shkuar

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë deklaroi dje se Shqipëria është një nga vendet e pakta me rritje të investimeve të huaja direkte gjatë vitit 2010, por nuk ishte në gjendje të raportonte të dhëna më të detajuara se nga kanë ardhur këto para dhe ku kanë përfunduar.
OKB publikon çdo vit një raport të detajuar për investimet e huaja në të gjithë botën.

“Prurja e IHD-ve (Investimeve të Huaja Direkte) në Europën Juglindore ra me 47 për qind në vitin 2010, pjesërisht si rezultat i rënies së investimeve nga vendet e BE-së (tradicionalisht burimi kryesor i IHD-ve në rajon). Në veçanti Greqia, që ka qenë një portë hyrëse e investitorëve të huaj në Europën Juglindore, nuk ishte më e tillë pas përkeqësimit të krizës së saj të brendshme ekonomike. Prurjet e IHD-ve në Kroaci dhe Serbi u ulën ndjeshëm në vitin 2010”, thuhet në njoftimin e UNDP-së.

“Shqipëria përfitoi investime të huaja direkte mbi 1 miliard dollarë për herë të parë në historinë e vet, duke qenë kështu përfituesja e dytë më e madhe në rajon pas Serbisë”, thotë më tej raporti i OKB-së.

Shqipëria përfitoi 1.1 miliardë dollarë investime të huaja direkte gjatë vitit 2010, me një rritje 12 për qind kundrejt vitit 2009. Gjatë tre viteve të fundit, sipas statistikave zyrtare, në Shqipëri kanë hyrë mbi 3 miliardë dollarë investime të huaja. Të pyetur nga “Shqip” se nga kanë ardhur këto para dhe se çfarë fabrikash janë ndërtuar apo sa vende pune janë hapur, përfaqësuesit e UNDP-së thanë se nuk kishin të dhëna të detajuara. Ndërkohë, zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, tha se të dhënat e detajuara nuk janë ende të disponueshme dhe se statistikat duan edhe disa muaj që të përpunohen.

Miliardat pa origjinë dhe destinacion

Nga tre miliardët e hyra në Shqipëri, asnjë institucion zyrtar nuk është në gjendje të tregojë se nga kanë ardhur këto investime dhe çfarë projektesh janë realizuar me to. Një ent qeveritar me emrin Agjencia e Nxitjes së Investimeve të Huaja nuk ka një faqe interneti funksionale, por ka rezervuar një adresë me emrin aida.gov.al.

Investime të ndryshme të njohura për publikun e gjerë si hidrocentrali i Ashtës, industria e nxjerrjes së naftës e të tjera si këto, nuk i afrohen shumë shifrës prej 3 miliardësh. Disa kompani shtetërore u janë shitur të huajve përmes privatizimeve, por sërish, nuk i shpjegojnë dot 3 miliardët.

Nga ana tjetër, Investimet e Huaja Direkte, të cilat teorikisht duhet të transferojnë teknologji në Shqipëri e të hapin vende pune, nuk rezulton të kenë shkaktuar ndonjë bum në punësim. Shifrat zyrtare tregojnë se numri total i shqiptarëve të klasifikuar si “të punësuar” ka qenë 1.2 milionë vetë në fund të vitit 2007 dhe ka rënë në 1.06 milionë vetë në vitin 2010. Shifrat e të punësuarve në Shqipëri përfshin edhe gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë në fshat e që klasifikohen si të vetëpunësuar. Por pjesa tjetër e shqiptarëve, të cilët janë të punësuar në sektorin modern, qenë gjithsej 414 mijë vetë në fund të vitit 2010 dhe këta janë shtuar me 15 mijë që nga viti 2007, shifër shumë e vogël kjo për të justifikuar 3 miliardë dollarë investime.

Pavarësisht se nuk dihet se nga kanë ardhur dhe ku kanë përfunduar paratë, Shqipëria rezulton një nga vendet me performancën më të mirë në planet në këtë sektor.

Që nga fillimi i demokracisë, në Shqipëri kanë hyrë 4.35 miliardë dollarë, shifër kjo shumë e vogël në krahasim me vendet e tjera të rajonit tonë. Kështu, Bosnja dhe Hercegovina kanë një stok investimesh të huaja prej 7.1 miliardë dollarësh, ndërsa Bullgaria e ka 48 miliardë dollarë.

Investitorët e huaj në Shqipëri kanë parapëlqyer tregun bankar, ku kanë investuar rreth 900 milionë dollarë, apo telekomunikacioni, ku gjatë dekadës së fundit janë investuar disa qindra milionë dollarë, por janë tërhequr në formë fitimesh dy-tri herë më shumë nga sa janë investuar.

___________

Top Channel - Zyra e PNUD-it në Tiranë publikoi raportin global të investimeve të huaja direkte për vitin 2010, duke e renditur Shqipërinë, si një nga vendet me ecurinë më të mirë në rajon.

“Në vitin 2010, investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën për herë të parë në më shumë se 1 miliardë dollarë duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë në Europën Juglinore me investimet e huaja më të larta”, tha Zinebtouimi Benjelloun, kordinatore e brendshme e OKB-së në Tirane.
 
Investimet e huaja konsiderohen si një nga burimet kryesore që gjenerojnë punësim. 

Në katër vitet e fundit, investimet e huaja direkte në total kanë qenë 3.7 miliardë dollarë sipas të dhënave zyrtare. Por numri i të punësuarve, jo vetëm që nuk është rritur, por ka rënë me 18 mijë vetë krahasuar me fundin e vitit 2006.  

Kryqëzimi i shifrave të punësimit me investimet e huaja tregon një rezultat paradoksi ku kapitali i huaj që investohet në ekonominë shqiptare nuk ka gjeneruar punësim në ekonomi, të paktën jo aq sa për të zbutur efektet e mbylljes së ndërmarrjeve publike apo reformave të tjera që shkurtojnë vendet e punës. Ekonomia mund të jetë në fazë strukturimi, ku rritja e produktivitetit nga teknologjitë e reja që sjellin investimet e huaja shkurton vendet e punës. Por përtej të gjitha këtyre arsyeve fakt është se numri i shqiptarëve që kishin një punë ka qenë më i lartë, para 5 vitesh,  atëherë kur investimet ishin vetëm 200 milionë dollarë në vit se sa është tani që investimet  janë 5 herë më të larta.  

 

Kronika: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=216090&ref=fp

85 Komente

O PNUD-o po mos perto o te keqen lali jot ty, dhe na i reshto me emra dhe sektore keto investimet e huaja se po na luni mendesh! Qe jeni ca tuafe qe se keni shokun kete e dime, qe boni sikur punoni edhe kete e dime, por qe qenkeni edhe renacake (jo mashtrues) tani e mesova.

ja shoku berber: Investimet e realizuara sipas aktivitetit ekonomik klasifikohen: 44,5% vlerësohen IHD në kërkim shfrytëzim, industri dhe ndërtim; 55,5% në sektorin e shërbimeve, transport, telekomunikacion, shërbime financiare, tregti dhe shërbime biznes.

une te kuptoj ty se popullin keshtu e genjeni me perqindje, por me thuaj konkretisht (kuptohet nese di ndonje gje) se cilet jane keta investitore, cfare kane bere ose po bejne qe te kuptojme se me te vertete i kane derdhur keto shuma parash ne teren/shqiperi. Apo se mos i llogarisin keto investimet direkte mbi bazen e planeve te biznesit qe keta "investitore" ua paraqesin organeve kopetente te vendit? Se edhe frymori me llafe dhe pallavra i ka mbjellur 20 milion rrenje ullinj dhe tani o burra ka cu llaf me mbjell po aq arrore dhe shege!!

po o berber po, ne kemi korruptuar edhe UNDP-ne. Konkretisht me emra keta investitore duhen gjetur se jane shume por sektoret aty i ke, ku jane investuar para nga jashte ne Shqiperi dhe kete e konfirmon UNDP-ia. Behet fjale per kapital o Berber, kapital. Ke vetem HEC-ce me dhjetera ku po punohet. Duhet te gezoheni edhe ju ramistet se keto para nuk i merr Berisha, i japin zhvillim ekonomise sone dhe te gjithe shoqerise.

hahahahahahahahahahah, UNDP eshte e koruptuar qe ne palce dhe nuk ka ngelur tia mesosh ti dhe babai yt.

hahahahahahahahahahah edyte eshte per dhjetra HEC ku po punohet. Jo mor jo jane dhene nja 250 leje per ndertim dhe shfrytezim, por vetem nja 10-te gjithsej kane filluar. Te tjerat, pra lejet, i kane ne duart e tyre langojte e qeverise, por per fatin e tyre te keq nuk kane arritur tua shesin ende keto leje/licensa investitoreve te huaj, megjithese kane kaluar nja 3 vjet nga dhenja e lejeve. Ja kjo eshte qeveria jote,  qe te vetmin qellim ka vjedhjen dhe pasurimin e pamerituar ne kurriz te popullit te saj dhe natyres.  

Nga 200 hidrocentrale qe ishin planifikuar jane ndertuar vetem 5...... smiley ..Superfuqi elektrike me ushkur...Cu be me ata mullinjte me ere te Karaburunit?.. smiley

Aman se na lodhet koken me kete demagogjine idjoteske. Qarkullohen leket e familjes nga nje xhep ne tjetrin..Te kishte investime reale do kishim nje rritje te mireqenjes dhe fuqise blerese,(gje qe nuk ka ndodhur,perkundrazi te ardhurat e shqiptareve jane perkeqesuar) kjo eshte artithmetike e thjeshte

 Investimi me i madh ne Shqiperi une di qe eshte Rruga e Kombit, atje me shume kishte puntore te huaj (turq) se shqiptar! 

Rruga e kombit nuk ka pse te hyje tek investimet e huaja direkte. Ajo eshte bere nje pjese e vogel nga te ardhurat tona dhe pjesa tjeter nga borxhet e marra me interesa te kripura.

Drejte ashtu eshte,  "investim" me borxhe, po kush eshte investimi me i madh ne Shqiperi, ai direkti ? 

Tek ky shkrim nuk diskutohet cili investim eshte me i madhi apo me i vogli; diskohet vec vlera e investimit te huaj direkt. Nese nuk e di cfare eshte investimi direkt, pse fusni hundet kot - apo thjesht nje front per shfryrje kundra Berishes te tipit "edhe kete m'a bere o Sali"?

 

Në katër vitet e fundit, investimet e huaja direkte në total kanë qenë 3.7 miliardë dollarë sipas të dhënave zyrtare. Por numri i të punësuarve, jo vetëm që nuk është rritur, por ka rënë me 18 mijë vetë krahasuar me fundin e vitit 2006. 

Kjo mund te kete disa arsye (te tipit Kanan?):

  • Cmimet e investimeve jane rritur shume ne Shqiperi
  • Ndoshta kane sjelle paisje te shtrenjta qe s'kane nevoje per shume punonjes (e dyshimte)
  • Ndoshta eshte thjesht pastrim parash, si ato "investimet" e Fazllicit qe fillonte kompani fantazem, pastaj ja shiste me cmim shume te larte nje kompanie tjeter po te veten.

P.S. Edhe mua me duket si e veshtire per t'u besuar kjo shifra. Si gjithmone, gaz-etat dhe "media" shqiptare nuk e njohin metoden e shkoqitjes se detajeve.

P.P.S. komentin me siper e shkruajta kur lajmi i sjelle nga top-channel ishte krejtesisht tjeter me kete qe qenka sot.

Gjembi

Tek ky shkrim nuk diskutohet cili investim eshte me i madhi apo me i vogli; diskohet vec vlera e investimit te huaj direkt

Po une per ate direktin (investimin) pyeta Ti po ke na i pergjigje na i shkruj ..mbase je me i dijshem , une nuk jam kondra, por me sa shoh spake shkrujt gjo! 

me ne fund!

 I nerumi Artian .

Investimet e Berishes jane tek vuvuzeleria me i kap sukseset . Si psh kur thyen rekordin e notit me stil "not qeni"  Me guret , te HAPMET e vrimave ose Tunelet ja ka mare doren. Ka nje Kuvend dhe yhyyyyyyhuha sa nga keta qe vene me zell e deshire smiley Po mos ja hame hakun Po Investon ( cfare llafi modh ) Qeveria apo kush ? 

Qe te degjoje dhe kete llaf nga Investitori me i Mad Historik ne Ballkan kioskaxhiu dhe Piramidali Berisha duhet o te jesh i cakerdisur nga trute ose ashtu ....i Haremit !

Na plasi "bomba atomike " para kohe , pa do ti shikoje ti Investimiet e superfuqizatorit Energocentroujoroatomik te Ballkanit , Rajonit e me Gjere  Thuhet qe po investon ne HEC me nja mbi dyqind dhenie Licensash dhe thote qe ka fute ne cfrytezim si nja gjashte cope me procedure te shpejtuar pagesash ( me 6 l  nje kove korent ) Nuk eshte shume i madh po besoj ndricimin e Parlamentit te Ri sidomos Halete do jene te ndricuara edhe naten .Edhe deputetet dh...rehat po edhe Jozeficken e kenaq me ndricim .

Ne kohen tone quheshin Gjeneratore dhe perdoreshin per energjine qe u nevoitej stallave te NRGJ- se se KUCIT , s'jam i ,sigurt po me duket se edhe te Vucidolit per sqeper azate Nganjehere i vinim ne pune dhe kur vinin estrada ne fshat qe benin show si Lopet me muuuuuuu duke na lexuar fjalime pershendetese te DNP FNK e PKDH . Sidomos kjo e fundit qe fshati e kuptonte si "pordhi kali ne dere te hanit "

 Investimet ne Shqiperi jane si puna e lumenjeve qe dalin nga shtrati dhe permbysin toka dhe njerez.. smiley dhe pastaj perfundojne ne det te hapur! 

Patetike...Nga jane bazuar keta, nga shifrat e INSTATit?...Cu  be me ate kompleksin turistik 1miliard euro ne Kavaje?.. smiley

Raporti i plote i UNDP per FDI 2010 ne Shqiperi normalisht duhet te dale ne fund te ketij viti.  

Per te pasur nje ide te hartimit te raporteve te UNDP per FDI linku me poshte eshte "Raporti i FDI 2010" qe analizon shifrat e 2009.

http://intra.undp.org.al/ext/elib/download/?id=1082&name=FDI%20ANG%20.pdf

Meqenese nuk ka te dhena te detajuara deri ne fund te vitit, mund te themi vetem qe UNDP paska hedhur poshte edhe parashikimet e bera ne raportin e 2009.

Nderkohe per kete vit:

Balkan Business 16, 06, 2011: Net foreign direct investment in Albania in the first quarter of 2011 was almost three times lower compared to the same period a year ago. According to official data from Albania's Central Bank, net FDI inflows in this period were only Euro 57 million, down from Euro 154 million registered in the first trimester of 2010. According to BoA, Euro 173 million in foreign investments entered Albania, but over Euro 115 million in foreign capitals were transferred back out of Albania Top Channel reported on Wednesday.

 

Të pyetur nga “Shqip” se nga kanë ardhur këto para dhe se çfarë fabrikash janë ndërtuar apo sa vende pune janë hapur, përfaqësuesit e UNDP-së thanë se nuk kishin të dhëna të detajuara. Ndërkohë, zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, tha se të dhënat e detajuara nuk janë ende të disponueshme dhe se statistikat duan edhe disa muaj që të përpunohen.                                                                                                                                                                                                                                                                      mere me mend se me cfare ffrymoresh kemi te bejme. Flitet per vitin 2010 dhe konretisht sesa para jane hedhur/investuar ne shqiperi nga sipermarresit e huaj dhe per cfare!!!! Mire qe UNDP nuk ka shifra te detajuara, por ministria e ekonomise????????? viti 2010 ka 7 muaj qe ka mbaruar. Maksimumi raportet vjetore financiare jane dorezuar ne organet perkatese brenda muajit mars 2011.    

nje gje me ben pershtypje shume me ca tipa: a beni vet apo......nuk e imagjinoj dot se si te njejtet tipa jane gjithmone ekspertet ne cdo teme dhe fushe qe hapet.....sa shume ajer te nxehte nxirrni nga goja......dhe sa per kujtese, FDI jane me te rendesishme per Shqiperine sesa per politikanet, keshtu qe nuk e kuptoj pse duhet tju djege kaq shume dhe cdo gje te politizohet ne kulm.

p.s. kam nje biznes modest ne Tirane. Pas kthimit ne atdhe para 5 vitesh dhe investimit qe kam bere, i vetmi problem konstant qe kam jane njerezit qe kane deshire dhe jane te predispozuar te punojne. Ka tre jave qe me zor kam gjetur 3 veta per pune - dhe mendo qe flitet per shifra te larta papunesie......ne nje vend ku mbizoteron dembelizmi!!! 

Me kriteret qe mund te kesh ti nuk besoj se do gjesh punetore kollaj....Dhe inteligjente dhe me tesere blu... .. smiley

PS ke provuar te vesh donje lajmerim tek Celesi?....

cun ose goce, ti nuk arrin te kuptosh qe ata qe nxjerrin ajer te nxehte nga goja nuk e kane problemin tek politizimi por tek RRENAT pa limit.

 Eshte mire te mos e  thuash  dy here  sira, kete fjali:

  ".. Ka tre jave qe me zor kam gjetur 3 veta per pune - dhe mendo qe flitet per shifra te larta papunesie......ne nje vend ku mbizoteron dembelizmi!!! .."

 

 ..gjejne burime te tjera te ardhurash ata 3 veta, e kupton ti pse nuk kane dashur ? Ka droge, ka pislliqe plote atje qe keta dembele dealling with.. 

nuk eshte UFO, po  eshte Sala qe kerkon te thyej rekordin fryme nen uje kesaj rradhe.smiley

zere se tu pergjigj artiani.smiley

 home ho plako aty mahu ti se je mire! 

varet cfare kerkon, une di te te them qe se fundi di dy raste ku per nga nje vend pune ne njerin kishte 86 aplikime, ne tjetrin 115.

Jane palaco te rangut me te larte si keta tanet ashtu edhe burokratet e huaj. C'nuk bejne per te manipuluar shifra dhe konfuzuar publikun. Ket Bozdon e kam pas njoft para shume vitesh, ishte goxha djale i sjellshem dhe korrekt, tani ka marre pamje bulldogu. Po mire mer Eno po ca shembuj per ilustrim nuk mund te gjeje? Aq keq duket puna sa as nuk i sajon dot.

E bleu dhe UNPD maloku?

Hej bre i fort pasja qen mer jahu.

Steve Forbs,CNN,NYT,Lonely Planet,PE,BE,familjen Bush,Clinton,Obama,Merkel,Sarkozi apo Berluskoni,per te mos futur ketu qindra eurodeputete dhe kongesmene.te gjithe i paske ble maloku,tash se fundi dhe OKB.

I fort paska qen!Ska len gje fare per Edin,qe tani i iku dhe Koco apo Gery Kokalari!

 Jane perdorur per eliminimin e cadrave qe mund te konsiderohen si arme puciste, ashtu sikurse ndodhi ne 21 janar. Fushata e lancuar quhet : Shqiperia 2014 - Jo cadra por bastune !!!

Ketu kam te dhenat e perfomances ekonomike te Shqiperise per 2011(Economic Index Freedom)...Ne te gjitha fushat ka renie te konsiderueshme(pervec Lirise Monetare e cila kontrollohet 100% nga sektori privat)

Liria e Investimeve...ka pesuar 5,0% renia ne krahasim me vjet

Albania’s economic freedom score is 64, making its economy the 70th freest in the 2011 Index. Its level of economic freedom declined by 2 points during the past year, due primarily to decreases in trade freedom, investment freedom, freedom from corruption, labor freedom, and its government spending score. Albania is ranked 33rd freest among the 43 countries in the Europe region, and its overall score is above the world average.

Albania has achieved strong economic growth over the past five years, driven mainly by the services and construction sectors and reflecting significant diversification of the economic base. The government has taken steps to enhance the business environment and has adopted broad structural reforms to foster growth in the private sector.

Although foreign direct investment has increased in recent years, levels still remain among the lowest in the region. Albania’s overall economic freedom score is constrained by weak property rights and pervasive corruption. The low property rights score is largely a result of political interference in the judiciary.

ja ca thote ajo qe ke ti aty.

 Se po pertoj me lexu artikllen..

Ne keto investime a futen edhe investimet private me grante BE-je te tipi.. vje nje taljon qe me ndihmen e ca parlamentareve po taljon, merr nje grant 2 melonsh per te blere nje biznes (toke buz lumit) $10k dhe per ta kthu ne biznes suportues per industrine e BE-se, por qe ne te vertete e lejne "te falimentoje" pa fillu se egzistuari? 

 

interesant eshte fakti qe shumica qe shkruajne jane nga jashte dhe ne shqiperi nuk vini as per pushime; por realitetin ketu e njihni me mire se sa ne qe jetojme ketu.....se dyti, une dhashe nje shembull personal te biznesit qe kam, dhe duke qene se kam jetuar edhe une jashte si puna juaj, dhe jam i bindur qe kam qene shuume shuume me me sukses se shumica juaj qe shkruani, dhe ne shqiperi perseri kam sukses, eshte komike kur degjoj komentet tuaja....se treti, nese doni ta politizoni situaten, eshte shume e vertete qe ne tre mujorin e pare te ketij viti treguesit ekonomike jane me te dobet, por kjo e ka arsyen tek 21 janari; tek ajo protesta e atij gjatoshit per te cilin ju jeni gati te jepni jeten me 21, dhe te dilni me karafila me 28. Hipokrizia juaj nuk ka kufinj, ose budallalleku juaj arrin nivele te pa-imagjinuara me pare......dhe se fundmi, po ta kishit idene e ekonomise dhe te analizonit vetem disa faktore te ekonomise shqiptare, do te kuptoni shume shpejt qe doni nuk doni ju, SHQIPERIA PO NDRYSHON. Kujtoni kur vetem para tre vitesh te ardhurat nga imigrantet kalonin 1 Miliard EURO ne vit, dhe ne 2011 mund te shkojne ose mund mos te shkojne tek 300-400 Milion EURO, dhe ekonomia jone vazhdon te jete dinamike, eshte e mjaftueshme per ta kuptuar (jo ata qe hane, pijne, dhe kane si frymarje politiken) se gjerat levizin. Jo ne perfeksion, por levizin.

Ndryshe nga shumica ne PPU apo ne shoqeri, une mendoj qe gjerat duhet te shihen ne kontekst kohor, historik, kush kemi qene, ku kemi qene dhe ku jemi, dhe sa rruge kemi perpara. Perndryshe nxjerrim te tere pa perjashtim ajer te nxehte nga goja, dhe e ndyjme ambjentin!!!

Or "ti thuj" nuk po e politizojme situaten, por vetem duam te sqarohemi sepse nuk na pelqen genjeshtra.

1. Babloku, apo frymori, ka thene se jane mbjellur nja 20 milion rrenje ullinj. Po a ka mundesi te na tregoje zonat, kodrat apo fushat ku jane mjellur? Qofte edhe parcelat me ullinj egzistues ku mund te jene bere plotesime, zevendesime etj. Dhe keshtu cdo njeri po te jete kurioz apo mosbesues shkon edhe i shikon vete. Aq me teper kur dihet se nje ulli dru frutor duhet te zere nje siperfaqe prej rreth 40m2. Pra ne nje ha toke duhet te kete mesatarisht 250 pemme ullinj. E nese do te marim te mireqene 250 rrenje ullinj per 1 ha, atehere ne te gjithe shqiperine (kuptohet vetem ne ate pjese te saj ku eshte e mundur te kultivohet kjo bime, se ne vucidol nuk shkon) duhet te kemi rreth 80 mije hektare te mbjellur rishtazi ose 120 mije fusha futbolli te mbjellur me ullinj!!!!  smiley

2. Thuhet se investitoret e huaj private kane finacuar ne formen e investimeve vetem gjate vitit 2010 1.1 miliar Euro ose rreth 100 milion euro cdo muaj. Nese parlamenti i ri i zhozit pretendohet qe do te kushtoje rreth 100 milion euro, duke abstraguar pak, gjate 2010 duhet te kishim 12 godina te tilla. Kaq vershtire eshte per te na treguar se ku jane keto, qofte edhe sapo te filluara apo gjysem te mbaruara? E cfare ka ketu per politike? Thjesht kerkohet te dihet se cfare konkretisht kane bere ose jane duke bere investitoret e huaj. Dhe kjo jo vetem per transparence, por edhe per te fituar pervoje investitoret vendas nga nuhatjet kapitaliste te te huajve, apo jo? Dhe e fundit, qe ne fakt duhet te jete e para, qeveria dhe organet e saj te speciazlizuara dhe qe paguhen nga taksat tona e kane per detyre te raportojne! 

 3. Po kete shifren qe remitancat kane rene deri ne 300-400 milion ne vit nga e gjete? Te pakten kete burim informacioni mund te na e japesh se autori jeni ju!

Ti e ke shume mire me keto qe thua, por ka disa ketu qe e kane te pamundur te durojne ndonje fjale te mire per ekonomine shqiptare nga te huajt. Per keta cheguevariste shpirterore vetem rremuja, kaosi politik, rezistenca me dhune e shkaterrimi jane shenje vlerash dhe inteligjence te larte peshkore. A thua se kur kane qene keta "zdapat" e tyre ne pushtet shqiptaret rronin kushedi sa here me mire.

"une them" a ke nej lidhje familjare me Nardin ti? Sa per kuriozitet. Dhe tjetra a mund te na thuash si kane ndihmuar investimet miliardshe biznesin tend? Apo efekti reflektohet tek robt qe nuk dun me punu per ty se nuk kane ku cojne paret! Falimners.

 kush eshte nardi, ai qe u hidherua qe saliu vrau vetem 4 vete me 21 Janar? 

une them, ti thuaj per dembelizmin cfare te duash dhe mund te kesh te drejte, nuk e ve ne dyshim.  Por meqe e permende kete punen e biznesit, me kujtohet nje shembull.  Nje meso-grua filloi pune shitese buke.  120 mije leke (te vjetra) rroga.  Oret e gjata, pa pushim, dhe ngrenia e drekes ne pune minutash (si kushte punesimi.)  Iu ofrua nje pune si dado, 150 mije leke.  E la biznesin modest te shitjes se bukes, per kete punen tjeter.  Une them qe s'i ve faj.  

Nuk po aludoj per biznesin tend modest, se nuk dime te dhena te tjera, por e thashe thjesht per muhabet.

__________

Per te tjerat pastaj:

Hipokrizia juaj nuk ka kufinj, ose budallalleku juaj arrin nivele te pa-imagjinuara me pare......dhe se fundmi, po ta kishit idene e ekonomise dhe te analizonit vetem disa faktore te ekonomise shqiptare, do te kuptoni shume shpejt qe doni nuk doni ju, SHQIPERIA PO NDRYSHON. Kujtoni kur vetem para tre vitesh te ardhurat nga imigrantet kalonin 1 Miliard EURO ne vit, dhe ne 2011 mund te shkojne ose mund mos te shkojne tek 300-400 Milion EURO, dhe ekonomia jone vazhdon te jete dinamike, eshte e mjaftueshme per ta kuptuar (jo ata qe hane, pijne, dhe kane si frymarje politiken) se gjerat levizin. Jo ne perfeksion, por levizin. 

Thuaj e fol pa merak fare se ne te jashtmit cofim te lexojme kshu thagmash se englendisemi. 

ne nje vend ku pretendohet qe ka fukarallek te larte, krize te vazhdueshme, dhe ku gjerat nuk funksionojne, dhe papunesi, nuk eshte sasia e rroges ajo qe i motivon njerezit te punojne, jane kushtet mizore me te cilat ballafaqohen. por kur njerezit preferojne qe me mire te rrijne kafeve se sa te punojne per 200mije leke, do te thote qe puna per ta eshte luks.......une kam miq me shumice ne amerike qe kane mbaruar shkollat dhe jetojne atje, dhe ne kushtet aktuale te krizes jane mirenjohes qe kane nje pune (per sa kohe u sjell te ardhura) ose do ishin shume mirenjohes nese do te gjenin dot pune qe tu sillnin cfare do lloj te ardhurash mujore, gje qe smund ta them per shqiptaret ne shqiperi....dhe kjo eshte fatkeqesia!!

Tani si eshte puna?  O krize e vazhdueshme, ose ekonomi dinamike.  Se dhe te dyja ... ty mbase te dalin llogarite me te dyja, po mua s'me dalin. 

Nuk po diskutojme Ameriken.  Se i bie muhabeti shume gjate.  Une te solla nje shembull te nje biznesi modest.  

Por e leme sic thua ti.  Qe faktor kryesor papunesie ne Shqiperi qenkan kafenete.  Dhe ne planin e zhvillimit te ekonomise apo per ta bere edhe me shume dinamike, qeveria te mbyll kafenete dhe u zgjidh ceshtja e papunesie.   

 Monda, jo per replike, por eshte e vertete qe ne Shqiperi ka ngadalesim te ekonomise (disa e quajne krize) por gjerat gjithesesi shkojne perpara, jo mbrapsht. E pare ne kontekstin kohor qe permendi "une them" ca me larte gjerat kane ndryshuar dhe po ndryshojne cdo dite. Kjo nuk eshte merite e Saliut, ashtu sikunder ai bumi ekonomik i viteve 2000 nuk ishte merite e Fatosit. Me gjithe problemet e medha me korrupsionin, ka nderkohe shume sipermarrje te vogla, qe pak nga pak i shtyjne rrotat e ekonomise. Nuk dua ta bej fushe me lule, se jam i ndergjegjshem qe ka njerez qe mezi kane buke te hane, por ka edhe modele suksesi, nuk duhet pare aq "cut and dry".

Blendo icik e veshtire me u besu qe sipermarrjet e vogle perkthehen ne limilarda euro investime.

ore djalosh, a e di se cfare jane Investimet e Huaja Direkte? Keto or lum miku nuk kane te bejne me kapitalin vendas, por te huaj qe investohet ne Shqiperi. Sa per ekonomine ne teresi, merrni shifrat dhe shikoni rritjen e GDP-se nga viti ne vit edhe pse kohe krize globale, merrni dhe shikoni renditjen e Shqiperise ne HDI (ku analizohet e vleresohet jetesa e njerezve) se sa ka ecur Shqiperia. Mohimi i cdo gjeje ne vend te perfitimit politik kthehet ne bumerang se njerezit nuk jane budallenje.

 hej po shumica e njerezve nuk jane kaq te zgjute sa ty, qe vetem thui shifrat dhe e perfytyron rritjen. Ata duan me e pa konkretisht se cfare kane bo investitoret e huj me 1.1 miliar euro per vitin 2010! Kaq e veshtire osht me e tregue se cfare dhe ku eshte bere? Apo mos jane si investimet e huaja te fazllicit (shoku i babit tend) qe bleu nje cope toke perpara 6 vitesh me 10 usd m2 dhe pas nja 2 vjetesh ja shiti po vehtes, por kesaj radhe ja bleu vehtes me 100 usd m2, ose 10 here me shtrenjt. Pra pastroi parate e pista.

Mire mer Politik, sinqerisht mu m'bohet qejfi kur te huajt investojne ne Shqiperi, por une thjesht du me dit specifikisht ku kane shkuar keto pare te investuara. Psh jane investuar ne telekomunikacion x miliona? OK, ku dhe cfare eshte bere me konkretisht me telekomunikacionin. A eshte kompani e re celulare apo konkurente e Albtelekomit apo investitore ne Albtelekom dhe i ka bere nje upgrade totale infrsstruktures .........................kshu gjonash ta kam llafin. Dmth ti a ke munci me mi thu hundet mu me FAKTE dhe NUMRA por JO NE AJER!?

 dajosh, jam dakord, 3 miljardet (ne tre vjet) nuk justifikohen me sipermarrjet e vogla. Por nuk desha te ve ate shenje barazimi. Doja vetem te nenvizoj se ne kohe ekonomia po vjen duke u forcuar. Une nuk jam ekonomist dhe nuk di te flas si ekomomist. Por keto tre vjete qe jam kthyer shoh tregun qe rritet, produkte dhe sherbime qe mungonin, tani gjenden. Me shume mall, me shume zgjedhje, gjera si keto qe i shoh dhe i prek, i perceptoj si rritje te cilesise se jetes, ne nje sens banal konsumerist gjithmone.

Me shume mall, me shume zgjedhje, gjera si keto qe i shoh dhe i prek, i perceptoj si rritje te cilesise se jetes, ne nje sens banal konsumerist gjithmone.

Rritja e shumellojshmerise se produkteve nga pikepamja e nje lloji te konsumatorit (dmth te atij qe i perballon) mund te quhet permiresim i tregut.

Nqs keto mallra jane ne shumice te importuara, nuk thote gje per tregun e punes.  Dhe e dyta, nuk na thote gje as per hendekun e (pa) barazise se te ardhurave (income equality) por as per PPP e konsumatoreve ne pergjithesi.  E indikatore te tjere.  

Une nuk jam ekonomist dhe nuk di te flas si ekomomist

and it shows.

and the show must go on?

Te pakten Blendi s'po pretendon te beje si i gjitheditur ekonomist si ca te tjere qe kane zbuluar ekzistencen e google.

qe pasurimi i familjes berisha dhe i cakenjeve qe i ruajne oborrin shkon perpara kjo eshte e vertete, per te tjerat nuk ndaj te njejtin mendim me ju. Vete renja e arketimeve nga taksat dhe tatimet ndaj biznesit tregon renjen apo stanjacionin ne kete sektor.  

Blendi, ato postime ishin replika te termave te perdorur nga "une them."  Apo dhe shembulli i shiteses ishte me teper per te thene qe ndoshta paga eshte nje faktor.  

Nuk po hedh poshte meriten e sipermarrjeve te vogla, perkundrazi.  Sic thuhet ketej "the more, the merrier."  (Hiq sipermarrje tip mini-kazinot psh, qe ndoshta mund te krijojne vende pune, nga ana tjeter ... mos te zgjatem ketu.)

"Cut and dry" patjeter qe nuk shihen.  Por eksperienca ime eshte ndryshe me tenden, dhe ne kete ekuacion po fus dhe rrethet, pertej Tiranes mnjf.  Ne 2009 psh gjendja m'u duk me mire se c'e pashe ne 2011.  

  

artiani kish me arrit ne konkluzionin se sala ka depertu te ppu

di njeri burimin e statistikave zyrtare? emoooooo ndihme statistikore smiley

i bere mbledhjet ne fund apo e thua me rreth - si pune syneti - ka rrezik eshte bere synet ka rrezik nuk jane shifra - apo eshte fjala nja 300 milion a nje miliard dollare kane kaluar poshte e i mori meta me shoke...?

se ketu sikur u be shume internet kjo e shifrave te sakta, qe maten me nga 100 a 200... e kutove? ajo a-ja ne mes ka te beje fort.

ktu eshte dhe raporti ne fjale per 2011 petlle

http://www1.unctad-docs.org/files/UNCTAD-WIR2011-Full-en.pdf

Ka dhe nji shpjegim permbledhes aty per cdo mosperputhje numrash te raportume nga vendi investues dhe vendi prites i investimeve.
mund te lujn dicka +/- po trendi duket i qarte them une.
Fakti se nuk eshte shoqeru me rritje punesimi mund te kete te beje thjesht me faktin se investimet e medha te levrume jane ala ne fazen e studimeve ose kerkimeve (kto HEC-et etj ca degjojme).

po pra mor mik, shifrat e llogarive nuk maten me nga nje deri me tre, dhe sidomos me sikur qe nuk ka gjase te hyje ne finance. por terhiqem edhe pranoj te kem une gabim. smiley

shifrat jane ne miliona USD, per ket e ke llafin?
Nuk di per ca thu qe mund ta kesh gabim...une thjesht i hodha nji sy ktij raportit po nuk po diskutoj nqse qendrojne ose jo shifrat aty; nuk eshte per mu ajo pune

ta kam llafin kush i kontrollon keto shifra a jane te verteta, apo ne kemi vetem mundesine t'i pranojme si te mireqena... ketu ta kam llafin. po qe se ne nuk kemi asnje shans ta krahasojme burimin po themi gazetarisht, burim i dyte, largqofte i trete, atehere kemi te drejten te dyshojme qe ne fillim te shifra qe jepet ne miliona , mijera apo miliarda. si bicim i kostumer riport do shkrute na njoni.

petlle, investimet mund te maten ne baze kontrate te firmosme qe shprehin detyrim ligjor, ne baze te shumave bankare te levrume etj dokumenta zyrtare te verifikushem.
Mos nigjo ca ktu se po te ishin shumat te paverifikushme e te manipulushme aq lehte, nuk i hynte njeri mundimit me saju nji raport qe ngrihet mbi thashetheme. Kur them nuk i hynte mundimit, nuk e kam fjalen per keta tonet po per keta te OKB.
E thashe dhe me lart qe shumat duhe te rakordojne midis atyre qe raportohen nga vendi prites i investimeve dhe ai investus dhe per cdo jo-rakordim ka dhe nji arsye.
(raporti ka listu 2-3 prej arsyeve me te mundshme)

ne 2006 ne kemi qene te 78 ne renditje per investimet e huaja, ne raportin qe u publikua dje dhe eshte per vitin 2010 Shqiperia eshte ne vend te 18. Kjo qe ka bere Berisha, si kryeminister eshte mrekulli. Sukses i plote i reformave qe ndermori sapo erdhi ne pushtet dhe ka kete rezultat kaq te mire.

Per Foreign Direct Investment per fryme ne jemi te fundit andej nga vendi 125 me 2,264 dollare per fryme(jemi pas vendeve te botes se trete si Liberia,Gana,Etiopia etj)...Tani gri sallate ti me shifrat imagjinare qe raporton INSATi..Puna eshte se FDI eshte pasqyra ekonomike dhe  treguesi direkt i investimeve te huaja..

Kemi fabriken me pre drasa

Kemi shkollen me tete klasa

Kemi furren me pjek buke

Lum si ne qe jena ne Puke

 "Kjo qe ka bere Berisha, si kryeminister eshte mrekulli." (e propozoj si thenie dite meqe ra llafja..)

gaz e hare.. rrofsh, se gjer tash s'kisha asgje me cfare e per cfare te qeshja..

 

Borxhi i jashtem eshte rreth 8 miliarde dollare.

  Ore djema  mund te thoni çfare  te doni e si t`ja u marre  mendja.Por nje gje kolaudojeni mire.Po mire ama! Popullit po i vete thika ne palce, prej nje fukaralleku  te skajshem.Shume shtresa jetojne varferine duke mos patur asnje shprese.Familja shqiptare ato qe perbejne mbi 70 %, te numurit te pergjitheshme te familjeve, nuk siguron dot te  ardhurat per te mbuluar  shpenzimet  e detyrushme.Per  shume arresye, por mbi te gjitha per efekt te varferise, PO SHPERBEHET celula e shoqerise.Mesatarisht, NE TIRANE  ka dy  ndarje ne jave.Ku ata qe e pesojne jane femijet  dhe grate.Veç shfaqes se disekuilibrave psiqike qe shfaqen me makabritete, te  panjohura gjer sot, ne traditen e familjes shqiptare, pasojat do te bien mi brezin qe vjen, larg  qofte me deformime te cilat i  sjellin dietat  jo  te plota ushqimore.

Instati  dhe Banka e Shqiperise jane kthyer ne instrumenta te shifrave jo te verteta ne sherbim te  demagogjise qeverrisese.  Njesoj si militantet,  qe jane kthyer ne mercenare regjimi e kunder interesave te popullit te tyre.

 Nuk duhet te mohohet  pale me te lavderohet kjo gjendje e cila kerkon masa shume te  shpejta,  per  ta  orientuar dhe stimuluar   ekonomine drejt prodhimit agrar.Duhet perqendruar vemendja  e shtetit, per programe stimuluese te sipermarrjes, per shfrytezim te  tokes.Jo propagande demagogjike e ngopje me luget bosh.

Eshte ne krize te rende biznesi, merrni  vesh!

Ne nje vend ku  propaganda ne  medjet, merr udhen kryesore se ...sa derra te eger,  pati vrare Mehmet Shehu dhe sa minuta ndenje Berisha persiper ujit, merreni me mend sa vizione ka mentaliteti per te aspiruar zhvillim dhe zgjidhur halle te popullit.

   Mirepo duhet  tu kujtohet,... Mao Ce Duni, kur beri kanatzha,  e theu rekorde noti persiper Jan Ce-se,  jetoi  gjithesejt dhe gjashte muaj....

....Mesatarisht, NE TIRANE  ka dy  ndarje ne jave....

Hahahaha!

Hajde barometer hajde.Mesatarisht ne Boston(si qytet ka madhesine e Tiranes) ka 5 ndarje ne jave.Ndersa ne Gaza ka mesatarisht 2 ndarje ne vit.

Tani Bostoni eshte me i varfer se Tirana dhe Gaza me e pasur se Bostoni dhe Tirana te marra se bashku.

...Popullit po i vete thika ne palce, prej nje fukaralleku  te skajshem...

20 vjet me pare shqip-taret nuk kishin viza por thika ju kishte vajtur ne palce sa nuk pyeten por moren vaporet dhe iken ne Itali.20 vjet me vone shqiptaret ikin kudo pa viza dhe po tju kishte shkuar thika ne palce nuk te prisnin as ty as filozofimet e tua pa pike llogjike,por ose do tju shkonin peshqesh europianeve ose do ti futnin nje te rrezuar Berishes sic bene ne 1997.Po ja qe nuk po e bejne kete se sic duket jetojne me mire sec predikon ti me shpuren tende.

Hajde militantizem Ramist hajde!Po me juve do te behet Shqiperia ore ju kripsha trute?Mire jeni ne opozite deri ne 2021.

Me radio  e meson realitetein e ketushem ore trukripur me mercenarizem? 

Na i paskan futur prap te huajt, paskan investuar para ne Shqiperi ne drejtim te paditur. smiley

P.S. Me kenaqin keta ramistat peshkuqiste qe ankohen per raportet nderkombetare njesoj, si kur na nxijne dhe kur na zbardhin, si kur flasin per gjera pozitive po ashtu dhe per gjera negative.

Ore per gjerat e vendit e dime qe te gjitha fajet i ka Saliu, po per ato te te huajve s'ka mundesi ti kete te gjitha fajet Arvizu, sado kafshe qe duket nga trupi ai s'noton dot iqin e tridhtedy minuta. smiley

ore qe ka disa ketu (perfshi dhe une) qe kerkojme te dime si shume, kjo nuk diskutohet. Por ja qe nuk shtiremi dot si budallenj, duan apo nuk duan edhe nderkombetaret. Cfare kerkojme, po ja se cfare eshte bere konkretisht nga investitoret e huaj gjate 2010 ne shqiperi. Pse nuk e thone? Nuk e thone se do qesh dynjaja pastaj. Sepse me shume se gjysma e atyre shumave qe pretendohet se jane investuar ne shqiperi jane si puna e Fazllicit, qe mbasi bleu ne 2007 nje siperfaqe toke me 10 euro metri, po vete mbas 2 vjetesh ja shiti nje kompanie tjeter (me pronar po vehten e vet) me 10 here me teper. A thua u punesua njeri?   smiley   ah, po vetem goca e kryeministrit qe perpiloje dokumentat e shitjes. lol.

 Ps. shyqyr qe kesaj radhe nuk e permenda fare ps-ne dhe ramen dhe keshtu qe nuk ke ca te me bosh! 

Mos e detyra Xhibin te vije me tabela se nuk di gjesh ven ku te Futesh o zoti Sheme smiley. Me qeshet me Ju z.Sheme ne kuptimin e perpjekjeve qe ben per tu hequr Lopeve Grazhdin e "sukseseve ' Lexo vetem nje ekonomist brilant me lart per parate me Miliarda qe argumenton se kane hyre por qe "Investimet jane per fazen kerkimore " !!!!! O kuje o kuje cafre Mashtruesish Injorante ....ose lexo edhe ate malumin e ekonomise me lart qe "nuk di detaje " smiley dhe thuaj pastaj qe te mos te shpetoje si peshtyme qyqje smiley

Po pse lodhesh o burre .Te gjithe ne Shqiperi e dine qe ka nje Institut Ekonomnik te Sharlataneve Hoxha e Ruli , qe besoj nga ato milionat shumica jane raportime fiktive te ketyre palacove me maska gazmore ashtu sic jane rritjet me tre shifra apo mbi dhjete te rritjes ne % smiley

Keta jane te gjithe , po pa PERJASHTIM gelbaza te Berishes . Dhe ai popull qe Ju z.Blendi kini vene RE se po "leviz " , po leviz se nuk rrihet ne nje vend dhe e ka kuptuar me kohe qe Udhehiqet nga Lider Mashtrues e Kusare . Dhe ne ekonomim kesaj Levizje kaotike individuale apo te coptuar i thone PRODHIM I Thjeshte qe nuk ben as per ekonomi Koperative jo me TREG te HAPUR ! Dhe sa per "ekonomi te Modhe mer Jahu " besoj kaq e di ne ekonomi , pa qene nevoja te jesh Ekonomist me shkolle sa te besh nje dallim nga raporti  midis Eksporteve dhe Importeve per te percaktuar se CFARE ndodh ne ate vend Realisht ,  pa patur nevoje per shifra Mullahesh e thashethemexhijsh Lagjes si ky "une them e ti ndigjon " per me na shpjegue  milionat ,  qe cuditersiht " nuk u dine detajet " -dmth se ku jane unvestuar smiley .....  si babai i Tyre qe " nuk e di ku bije Gerdeci zotrie ..." dmth qe nuk me rruhet se ka te vrare !

Si perfundim e gjeti njeri se ku jane investuar 1 miliard dollare ne vitin 2010?

 E mire tani, ju doni dhe ku jane investu. U investun dhe kaq mo! Gomarit te investuar nuk i shihen dhembet.

E ke gabim, ky s'eshte Gomar por Mushke. Eshte mushka qe ka pjellur IHD smiley

Po perpiqem te kujtoj se c'u privatizua gjate 2010-es por s'me kujtohet ndonje ndermarrje e madhe e mbetur ende shteterore, prandaj edhe pyes.

 

 

 

 

lol, po kjo eshte ne raport me investimet e huaja total ne bote...ca pret ti, te shohesh shqip. para amerikes?

E pse jo, cfare kane me te mire ata se ne?

 

Sa kushton krijimi i nje vendi te ri pune ne Shqiperi? $50 000? $100 000? Po ti perkthejme investimet ne vende pune, llogaria nuk del. Te pakten asnje nga ato qe kam bo muhabet une ska fillu pune neper firma te huja. Ne fakt e kunderta ndodh - i rrofshin krahet e veta.

edhe mu m'duket shume i fryre ky numri qe japin dhe fakti se na rendisin te 2tet ne rajon...akoma me t'pabesushem e bejne ket gje klima e keqe ne vend qe normalisht, duhet t'i largonte investuesit (pervec ndonji fazllici dhe te tjere si ky, qe fshehin te ardhura e pastrojne pare).
M'tha dikush qe punon ne dogane ne Shqipri se, gjate rremujave ra krejt puna ne dogane...askush nuk sillte mall se nuk kish garanci se do i merrte paret e veta.
Vecse, ne anen tjeter, ne ket kohe krize, investuesit vrapojne drejt vendeve qe kane performance dhe rritja ekonomike ka qene trumbetu me te madhe dhe jo vec prej Sales kshuqe, une du me shpresu se edhe kjo mund te jete nji arsye ne vetvete.

Mua me cudit ca fakti qe nuk shpjegon se ku jane bere keto investime...Asnje detaj


 Berisha përshëndet investimet që nuk dihet ku janë Kryeministri: Janë hapur qindra mijëra vende pune. Por INSTAT raporton ndryshe

Kryeministri Sali Berisha mbajti dje një fjalim të gjatë mbi investimet e huaja direkte në vend, duke thënë se këto investime kanë krijuar “qindra mijëra vende të reja pune”, por nuk denjoi të tregonte se nga kanë ardhur dhe ku kanë shkuar këto investime, as se çfarë fabrikash janë ndërtuar e se sa njerëz janë punësuar në secilën prej këtyre investimeve.

“Katër miliardë investime të huaja në 6 vjet janë qindra mijëra vende pune të reja, të krijuara nga këto investime. E vërteta është se Shqipëria është i vetmi vend që në këtë periudhë krize madhore ka regjistruar rënie të papunësisë”, deklaroi Kryeministri, gjithmonë pa u detajuar se cilat janë fabrikat që janë krijuar me këto investime dhe sa vende pune janë krijuar në çdo fabrikë.

Ndërkohë, Instituti i Statistikave, i cili është institucioni nën varësi të Kryeministrit që grumbullon dhe raporton statistikat kombëtare, nuk i ka vërejtur askund “qindra mijëra” vendet e punës të krijuara. Përkundrazi, INSTAT raporton se numri i shqiptarëve zyrtarisht të punësuar qe 965 mijë vetë në vitin 2007 dhe ra në 917 mijë në vitin 2010.

Numri i të punësuarve në sektorin privat jobujqësor është rritur nga 230 mijë në vitin 2007, në 248 mijë në mars të këtij viti. Rritja e të punësuarve me 14 mijë vetë në tre vjet, është gjithsesi një rritje, por shumë larg shifrës së “qindra mijërave” që deklaron Kryeministri.

Deklarata e djeshme e Kryeministrit u frymëzua nga një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili u referohet raportimeve të Ministrisë së Ekonomisë mbi nivelin e huaj. Prezantuesit e raportit thanë se Shqipëria ka thithur për herë të parë në historinë e vet 1.1 miliardë dollarë investime gjatë vitit 2010, por nuk qenë në gjendje të jepnin një listë të detajuar se nga kanë ardhur këto para dhe se ku janë shpenzuar.

 Te gjitha mashtrime  te nje demagogjie bajate.Po paguhen individe te organizmave te huaja  per te na thene fjale sipas shijeve te ketij nurit, se me demek jemi vendi me i zhvilluar ne Evrope..O Perendi e Madhe !

Kur ky popull do te sheptoje nga kjo lubi e zeze.Investime te huaja ?Priteni pas tij... Fulltanin

"Banka e Shqipnis ka numuruar ..... 25 miliarde lesh me leme,  investime te huaja..."

Ore kur do behet ... Londer kjo kaza ? Nuk ka rruge shpetimi tjeter..Londer, Londer!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).