- Në të gjithë vendin çmimet janë “ftohur” dhe në disa raste, janë nën kosto

Apartamente në qendër të Tiranës për 800 euro metri katror, apo apartamente në qendër të Sarandës për 300 euro metri katror, tre vjet më parë ishin të paimagjinueshme. Sot, jo më. Mediumet e ndryshme, nga tabelat e agjencive te faqet e njoftimeve në internet, megjithëse zakonisht shprehin çmimet me të cilat njerëzit ëndërrojnë t’i shesin pronat e tyre, po mbushen me njoftime emergjence. Nevojiten para dhe nevojiten shpejt! Nëpër rrugët e Tiranës këto ditë, një njoftim i thjeshtë është ngjitur në shumë shtylla: Apartament në qendër të Sarandës, i përfunduar dhe me ashensor, 299 euro për metër katror. Për një apartament në zonën e Liceut Artistik në Tiranë, ku deri pak kohë më parë, vështirë se mund të gjeje ofertë më të lirë se 1 mijë euro, tani reklamohet për 800 euro.

Të dhënat më të specializuara nga agjencitë e këmbimit valutor vënë në dukje se çmimet e reklamuara në euro nuk kanë pësuar rritje gjatë tre viteve të fundit, ndërsa çmimet e marrëveshjeve finale kanë pësuar luhatje të konsiderueshme në varësi të nevojës së shitësit për para.

Çmimet kanë rënë ndjeshëm veçanërisht në periferi, ku shumica e apartamenteve të shitura janë ende nën pronësinë e kompanive të ndërtimit, ndërsa pronarët individualë të apartamenteve në qendër të Tiranës kanë më pak ngushtësi financiare e për rrjedhojë, vijojnë të presin një situatë më të mirë ekonomike.

Në zonën e Unazës së Re në Tiranë, çmimet e reklamuara mbeten ende rreth çmimit 400 euro për metër katror, por çmimet e kontraktuara shpesh janë vetëm pak më lart se sa 300 euro për metër katror. Dy vjet më parë, çmimi prej 400 eurosh konsiderohej si çmim dysheme. Të prekura nga rënia e çmimeve këtë herë janë edhe apartamentet e zonës së Dajtit, të cilat në fillim të krizës rezistuan pak më gjatë.

Në qytetet e tjera situata është edhe më dramatike. Vite të tëra bumi ndërtimesh në Durrës, Vlorë e Sarandë ka krijuar një stok apartamentesh, që nga agjencitë e pronave të paluajtshme vlerësohen në rendin e mijërave. Këto apartamente shpresohej se do t’u shiteshin shqiptarëve e të huajve përkundrejt çmimeve prej minimalisht 500 euro. Çmimet e reklamuara për Vlorën mbeten të njëjta, por presioni duket se po rritet mbi ndërtuesit, të cilët në shumë raste kanë financuar ndërtimin me kredi bankare dhe tashmë gjenden në vështirësi për t’i shlyer këto kredi. Në shumë pallate në ndërtim puna është pezulluar ose është ngadalësuar ndjeshëm, si pasojë e mungesës së likuiditetit për të blerë lëndë të para. E gjithë kjo situatë rëndon mbi çmimet, negocimi për të cilat po fillon gjithnjë e më poshtë.

Gjatë këtij viti bankat akorduan mesatarisht 11 milionë euro çdo muaj për blerje pronash nga klientët individualë, para që shkuan pothuajse të gjitha për blerje apartamentesh. Por tre vite më parë, bankat jepnin deri në 30 milionë euro në muaj kredi për apartamente.

10 Komente

Prisni fundin e vitit gjithsesi. Do kete lajme akoma me interesante.

Kur bankat duan leket... duan leket!

Kush i ka, i ka! Kush s'i ka... s'i ka!

Urojme gjithashtu qe kryebashkiaku i ri te mbaje premtimin per hipotekimet.

Kjo do jete qershia mbi torten e krizes se industrise se ndertimit... Krizes prej verteti.

Kam qene duke pare per apartamente. S'mund te them qe ka pasur renie, por mund te them qe s'ka pasur rritje, dhe ka pasur nje bthlepirje te tmerrshme nga ana e atyre qe i shesin. Te qepen pas "c'ke ti, ta rregulloj une hipoteken, c'ke ti, bej une kete, une ate". Qe jane ne krize, jane, se jane ndertuar male me pallate, por aq e kishin takatin emigrantet qe blinin apartamente ketej kur s'blejne dot gje ne vendet e shtrenjta te perendimit.

Sa mire ti behet, se keshtu eshte kur nderton si budallai pa plan, vec beji paret llac e tulla. Po ishalla i vjen mendja tani dhe ndertojne me ne fund ndonje park lojrash a ndonje shesh kembesori se me pallate u mbyt mileti.

 Tani qe mori dhe bashkine PD, harroje. Keta qe kane bere keto ndertime ne mase e qe po vuajne, jane ata qe kane ndertuar te minibashkite e pds, ne dajt e andej nga yzberishti. Tani fillojne e perveshin menges per t'i hyre tiranes po njesoj.

po ku do i hyje me lal, aty ska me vend, e ke hap e pallat. Ca do bejn, do shembin kto qe jane dhe do ndertojne ca me te larta akoma?

 thua ti, por ata e quajne territor te pashfrytezuar tiranen. do e bejne si dajti e si kashari

Po si dajti e kashari eshte bo gia mer lal

Zdap o militant merecenar Po cfare ka lidhje marja e Bashkise nga Basha me renien e cmimeve te apartamenteve? Se po ta llogarsim keshtu keto u ndertuan kur Rama ishte ne bashki apo e harove

Tani kjo pritej; me tere ate vrull ndertimesh do te vinte kjo dite dhe kjo do te kete efekt dominoje ne Bankat qe kane kredi, ne industrite e tjera (nese ka te tilla) ne qeverin e koruptuar te Bashkise dhe Qeverise qe nuk do te kene mundesine te marin 20% e lejeve te ndertimit, ne popull qe do te sjelle zhvelftesimin e lekut dhe ritjen e interesave bankare

Rruga e vecante e zhvillimit ekonomik ne Shqiperi - sipas Berishes

 Sepse atje ku lejet e ndertimit jepeshin nga PD, jane bere male me pallate.

Ai vrulli qe thua zotrote, eshte atje ke zonat e PDs. 

Hajde thuji icik ketyre kuksianeve qe kam ne lagje, qe kane bere shtate pallate, te shtata pa leje, ne zonen qe e kapte i zgjedhuri i PDs. S'mungojne ne asnje miting te PDs. Tani u eshte hap syri sa nje tigan, kane mundesi te ndertojne ne zona te shtrenjta, jo perfieir.

Mos me trego ti mua nga fundi i amerikes se si shkojne punet ketu. Ik rras hundet ne ndonje vellim vjershash nga Mati i Ri, apo cfare gjerash te tjera te ngjashme mund te dish ti nga Shqiperia. Ik fantazo se si te pushtosh Serbine e Greqine.

 Mendoj se zbatimi i ligjit apo shpejtimi i rregullave per regjistrimin e apartamenteve te reja ne hipoteke, mund te beje qe emigrantet e tjere qe ngurojne te blejne shtepi, te nxiten te blejne duke ndikuar edhe tek te huajt qe te nxiten te blejne apartamentet e lira ne Shqiperi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).