jala-leshit.jpg (450×306)

Që nga koha, kur pak vite më parë u prishën godinat e banorëve në Jal, pranë Vunoit, shumë gjëra kanë rrjedhur. Banorëve ende nuk u njihen pronat, ndërsa të ardhur të shumtë po e transformojnë vendin duke ia humbur identitetin. Kioskat garojnë me njëri-tjetrin duke të kujtuar disi Parkun Rinia. Madje, dikush ka vendosur një ngrehinë druri në rërë dhe shpejt me këto ritme, do të futen deri në det. Jali i dikurshëm ka humbur krejtësisht nën lakminë e njerëzve të pangopur të kapitalizmit shqiptar…

Kanë rrjedhur shumë ujëra që nga koha, kur makinat e policisë ndërtimore u futën në Jal. Nuk janë më të njëjtit njerëz mbase në policinë ndërtimore; mbeturinat janë hequr, por gërmadhat kanë mbetur si shenjë e luftës; dikush në Qeramidhe, seksionin ngjitur me Jalën ka ndërtuar një strukturë të tërë me çadra dhe ka sheshuar vendin duke e shpërfytyruar; Guri i Madh, një ishullz i Vogël përballë tashmë ngjan si jetim. Kurse tutje, mbi një kodërz dominuese, ish-Vila e udhëheqjes administrohet nga ushtria ndërsa tek banorët ka ardhur lajmi se shpejt do të privatizohet. Anipse, restorante të ndryshme janë vendosur ngjitur njëri-tjetrit në breg, që po t’i shikosh nga pas, të kujtojnë Parkun Rinia me xhunglën e ndërtimeve të viteve ‘90. Sepse edhe Vunoi me Jalën, që njihet pas viteve ’90, është mësyrë nga të gjithë. Kampistët janë që nga sipër fushës së Vunoit dhe deri poshtë. E të huajt në Jal, i shikon tashmë që nga Shën Spiridhoni, kisha e vjetër e fshatit, ku bëjnë gjumin e pasosur vunonjëtësit- deri në ullishtet poshtë. “Hanë ndonjë domate, pastaj flenë. Një dreq e merr vesh se çfarë bëjnë”, thotë K.A., 78 vjeç. “Të kanë ngrënë bukën,-ia pret P.B. 65 vjeç-shiko punët e tua”. Burri e shikon dhe me mënyrën e zakonshme të së folurës së Bregut, ku njeriu nuk kupton se ku mbaron humori dhe fillon normaliteti, bën një shenjë me dorë.

Ndalojmë Renault sipër Qeramidhes, një vend nga ku shihet gjiri. Vite më parë, këtu ishin vetëm tre shtëpi, ku një kapter i ushtrisë ndante jetën me dy banorë vendas. Në njërën qëndronte një plak i Andonajve, me mustaqe si heronjtë e pavarësisë greke dhe tmerri bashkë i fëmijëve dhe të rinjve merrej me gjithçka. Ruante bagëtinë, shtynte jetën larg banorëve të tjerë. Një repart ushtarak, pranë vilës, i jepte justifikimin e izolimit të vendasve dhe pastaj plazhi i paanë krejt i virgjër.

Banorët dhe Jali

Në hapësirën e paanë, që u mbeti me ardhjen e demokracisë, banorët për herë të parë u kthjelluan për pronën e tyre. Nga Tirana u bënë më të shpeshta udhëtimet e pinjollëve të tyre, ndërsa ata që u pasuruan filluan të mendonin për pronat. Vunonjëtësit që kishin prona në Jal, zbritën menjëherë në buzë-det dhe rrethuan sinoret e tyre. Më fatlumët dolën ata që i kishin pinjollët e rinj dhe që ishin në emigracion në Greqi. Ata filluan direkt edhe fizikisht punën. Fillimisht rrethuan sinoret, ndërtuan dhe dora-dorës filluan të kthenin sytë nga betoni. Ndërtime potente të banorëve plotësuan peisazhin që ju shtuan pak nga pak dhe kampingjet e të rinjve. Këta të fundit ishin dhe reklama më e madhe e plazhit. Simbioza vazhdoi edhe pak kur në Tiranë, skifterët kuptuan se fshatarëve u kishte takuar shumë më tepër sesa u takonte.

Një ditë të bukur një arradhë e frikshme mjetesh zbarkoi në Jal duke rrënuar gjithçka. Të paharruar mbetën parrullat e shkruara mes gërmadhave, mes të cilave disa e identifikonin Jalën me Bagdatin e luftës së fundit. Në fakt, që nga ai moment, Jala humbi magjinë e tij. Banorët protestuan dhe falë dokumentacionit historik kërkonin drejtësi. Ish-ministri i Turizmit të asaj kohe z.Ylli Pango bëri të paditurin për banorët, kur u përfol plani i Bankës Botërore, mbrojtur dhe prezantuar nga dhëndri i kryeministrit shqiptar Berisha. Ministri, edhe pse me një kanal origjine nga vendi ku banorët po protestonin, jo vetëm nuk u ndje por më shumë akoma ishte i angazhuar dhe një bllok i pakalueshëm për banorët. Hipokrizia e tij ishte më e frikshme sepse disa prej banorëve u ishin prishur shtëpi, pronësitë e të cilit ishin qindravjeçare.

Krahu tjetër i politikës e shfrytëzoi për qëllimet e tij. Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule akuzoi menjëherë pas këtij aksioni, se prishja e këtyre ndërtimeve po bëhet për interesa të kryeministrit Berisha dhe më tej akoma deklaroi se ata do ndihnin politikisht që kjo çështje do të shkojë deri në Parlamentin Europian! Si politikan pelivan, ai bëri një krahasim në atë kohë me Kakomenë, kohë, që lidhej me qeverisjen socialiste…Kuptohet zëdhënësit e Berishës do të reagonin menjëherë “Kryeministri Sali Berisha ka një interes dhe vetëm një: ligjin dhe zbatimin e ligjit. Çdo interpretim tjetër jashtë kontekstit ligjor është spekulim dhe i pavërtetë”. Për ta kamufluar disi, aksioni që e ktheu Jalën në një peisazh rrënimi alkaed-ist, u hap dhe në pak vende të tjera jonike, por nuk e justifikoi sesi aksioni u bë fare pak para çeljes së sezonit të ri turistik…Vunonjëtësit reaguan, ndërsa atëherë Vasil Bollano, kryetari i Bashkisë së Himarës, u tha banorëve të vendit që të rezistonin! Vetë s’bëri asgjë pos thirrjes. E kësaj kohe ishte një nga deklaratat e tij qesharake se do të ishte e natyrshme që çdo vend i banuar nga minoritarë grekë të kërkonte pavarësi, “të njëjtën gjë që sot Shqipëria kërkon për Kosovën!!!”

Sot

Këto i kujtojmë të gjitha, kur të ulur me një grup vendasish janë ulur dhe po gjerbim diçka në pronën e njërit prej tyre. “Përveç njërit askush nuk e ka pronën me hipotekë. Sikur të na i çertifikonin, atëherë ne të gjithë do mendonim ndryshe. Do kishim mundësi të investonim më shumë dhe të mendonim tamam”, thotë B. P . Jala ka ndryshuar në vitet e fundit. Kanë ardhur të panjohur, që vendasit u largohen me kujdes, ndërsa kaosi vërtet ende s’po e betonizon, por po ia humbet pak nga pak sharmin vendit. Falë politikës më të fortit, të ardhurit e privilegjuar po shmangin vendasit, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë jashtë. Me pak fjalë, po mbesin larg të tyre.

Moscilësimi si duhet i pronës dhe njohja e tij apo ndonjë lloj pronësie afatgjatë, do të ishte jo vetëm një qetësim i situatës, por edhe një lloj paqësimi i ndërtimeve të shumta, që kanë pllakosur në Jal. Për këtë autoritetet bëjnë të paditurin. Nëse do të privatizohet dhe Vila, që rri sipër Jalit, dhe do të vinë të fortët e zakontë vendasit kuptohet do të zhvendosen pak nga pak. Shenjat janë. Banorët flasin nën zë për zbarkimin gjithnjë e më shumë të njerëzve të fortë që përfitojnë gjithnjë nga privatizimet ashtu si edhe shumë e shumë ndryshime të tjera.

Nga ana tjetër, për fat, rruga prej 4-5 kilometrash, nga rruga nacionale e Bregut deri në Bregun e Jalit është asfaltuar dhe pajisur me aksesorët e duhur, gjë që e sfumon disi përpjekjen e banorëve. Një klub-platformë moderne, ka pushtuar një nga hapësirat e një plazhi të vogël, dikur i njohur për virgjërinë e tij, ndërsa kudo Jala është e pushtuar nga ndërtime pa fund. “Do donim të kishte rregulla loje. Të çertikoheshim, thotë një vendas, seicili të shikonte punën e vet dhe të trajtoheshim njësoj. Më shumë akoma do të ishte mirë që planet e shtetit të ishin transparente për ne”, thotë një pronar me moshë të re, pranë shkallëve.

Ky vit ka qenë jo fatmirë për njerëzit në Jalë. Ka pasur gjithnjë e më pak të ardhur, ndërsa deri afër orës 12.00 klubet ende janë bosh. Me konceptin të shpenzosh sa më pak, turistët e rinj të fashinuar pas emrit dhe mrekullisë së natyrës më shumë sesa nga realiteti, vinë për të shijuar një gjë që tashmë është proverbial për qejfin free. Por, ky vend me këtë prirje ende duket larg atraksioneve që do pushimi elitar. Një plazh alla-shqiptar ku të kënaq më shumë natyra sesa vetë atraksionet e saj. Mungojnë kanalizimet dhe situata e plehrave është disi shqetësuese, pasi janë vetë klubet që mundohen t’i largojnë. E gjithë kjo mund të rregullohej nëse banorët do kishin pronat e tyre, por më shumë akoma, nëse njerëzit do kishin fuqi të negocionin me banorët për të përmbushur plane ambicioze.

...

Dita që prishi ndërtimet do mbahet mënd edhe për diçka të veçantë. Policia ka shkatërruar ndërtimet e atyre që në Jal janë të kahershëm dhe ka prekur fare pak banorët që kanë ardhur gjatë viteve ’90-të. Të jetë çudi? Jo. Kjo është e kuptueshmë në Shqipëri fiton më i forti dhe ai që di të përshtatet. Njësoj si Vunoi probleme kanë të gjithë banorët e Bregut me pronat, por askush s’ua vë më veshin. “Nuk dimë se çfarë do bëhet dhe nuk dimë as vetë çfarë duam të bëjmë. S’kemi shumë gjëra në dorë. Dimë që do rezistojmë, thotë një nga banorët shtëpinë e të cilit e kanë prishur, por s’dimë çfarë kanë në kokë”. Më mirë të mos dinë, them me vete. E ftoj dhe bëj një udhëtim me të nëpër plazh. E njoh njësoj si ai plazhin. Di gati të gjithë toponiminë e vjetër, por edhe çdo skutë. Si pak njerëz, me origjinë nga vendi jam instiktivisht pak xheloz për të ardhurit, që rrinë si në vendin e tyre dhe bëjnë zhurmë dhe madje edhe që lahen aty. Shumica notojnë në mënyrë amatore dhe po kështu edhe sillen. Këto mendime i largoj shpejt. E dua Jalën.

Nuk di si do jetë peisazhi i tij gjeografik dhe nuk di as sesi do të shkojë fati i gjyqit të stërgjatur të banorëve, por shpresoj diku të ketë një zgjidhje për ta. “A do ta tregoj të gjithë dosjen e Bankës Botërore. Ja këtu e kam”, më thotë një nga banorët. Sigurisht që nuk dua dhe nuk më hyn në sy asfare. E di që të gjitha institucionet në këtë vend çuditërisht shkojnë me të fortët, kështuqë këta qyqarë duhet t’i mbrojë Zoti, ashtu si gjithë shqiptarët e dobët që sot u tjetërsohen pronat. E Zoti duket se rri thjesht e vështron. Kuptohet, nëse edhe ky do të jetë me orë të mirë.

Futemi në det, diku ku është bërë një platformë në det; dy të rinj po bëjnë paralel pak krol sëbashku; një çift kanë filluar të ledhatohen; një burrë kërkon çadrën që ja kanë marrë. “Ku merret vesh. Kush merret vesh me malokët”, më thotë një nga banorët me shenjën se kush merret me ta. Malokë dhe turq për vendasit janë të gjithë ata që s’janë këndej dhe sjellin probleme për banorët.

...

Duhet t’ia kenë vendosur prej kohësh syrin Vunoit sepse qetësia e tanishme parandjell stuhi. Banorët e pëshpërisin me njëri-tjetrin dhe shumë gjëra madje i kërkojnë nga ne. Të gjitha i kërkojnë nga të huajt e tyre për fshatin e tyre. Unë vetë s’jam i huaj aty, por ashtu si të tjerët, s’kemi fuqi Kutë bëjmë asgjë. E ku ka zë, s’është pa gjë, thonë një fjalë që u ka dalë edhe herë të tjera. Për fat të keq s’kemi kohë të rrimë me njerëzit tanë, mosha e të cilëve si lejon, të na e tregojnë më shumë Jalën.

Dikush nga mikpritësit tanë hedh instiktivisht sytë sipër, sikur që aty të presë të zbresin nga sipër vandalët. Në fakt Vunoit të këqiat gjithnjë i vinë nga toka, kuptohet për hir të detit, që rri aty prej vitesh që s’mbahen mënd nga njerëzit e sotëm makutë. 

Është vera e vitit 2011, një ditë e nxehtë, ku deti ka filluar të hakërrehet deri në breg me dallgët e stërmëdha jonike. A do të tjetërsohet Jala? Gjithçka pret sot njeriu nga politikanët e sotëm shqiptarë, që po tjetërsojnë pa ndalim. Pak minuta më pas, humbasim mes ullinjve. Jala s’duket më.

33 Komente

''keta qyqare duhet t'i mbroje Zoti,ashtu si gjithe shqiptaret e dobet qe sot u tjetersohen pronat''

Shume mire e ke thene,biles mos ta kishe shtuar fare pjesen ''tjetersohen pronat'' prape do ishte e mirekuptueshme.

Ne Shqiperi te pafuqishmit mund t'i ruaje dhe i ruan vetem Zoti.

Vendi ku teoria e Darvinit(mgjs eshte rrezuar si teori),funksionon mrekullisht...Po,te ne funksionon ''seleksionimi natyror''.Te fortet hane,te dobetit urojne diten e largimit nga kjo bote.

Po mendoja nje dite,sa gjynah jane kafshet ne Shqiperi,ndryshe nga vendet e botes te ne vazhdon te goditet kafsha...pastaj thashe,po pse shkoj deri te kafsha...

Ben Andoni 10*

Monda 10*

 

a mor ben...

sa rri e harxhon kohen duke thurrur bejte per nostalgjira pleqsh e adoleshentesh, do ishte mire qe kete deshire per vendin tend ta ktheje ne aksion, me e pakta qe mund te beje bere vendin e origjines, eshte te zbardhesh planet mbi regjistrimin e pronave nga OSBE, si dhe planet e Qeverise mbi shperndarjen e pronave qe do behet deri vitin e ardhshem...

kete duan banoret atje e jo sentimentalizma prej deliranti.

epo mos kane qene ata te tiranes me komunistet e tani duan te behen balliste pasi...? se kur ua moren pronat ne tirane ata te laberise, sikur nuk kishte qeder he se keta te tiranes jane, tani u dhem se po u vjedh pronat shteti...? mos hap gropa per varre se vjen vdekja shpejt e te gjen gati!

Ku lidhja petlle?   

a monde ka lidhje po nuk kuptohet, se lidhja osht mo e thelle se aq ne fakt. edhe nuk ka hic lidhje me bukurine e bregdetit, perla e jonit tone. qelbur me 30 vjet nafte flote. lidhja eshte se ato partizont e jugut erdhen ne tirone e me nolt, i moren ato shpijat aty njerzve qe banojshin aty, edhe u rrafen mire e mire me njoni tjetrin, masnej erdhi demokracia edhe u kujtun per pronat.

te shkrimi ai personazhi interesant qe na kishte ruajtur rivieren e mrekullushme nga mbrapshtia, ka rrezik po ka shume rrezik e ka detyre partie prej 20 vjetesh e mo at pune.

ti shif ka ha, e pi mo shpesh ka uji i valbones? po nuk e gjete lidhjen, nuk kom faj une.

Jo mer petlle, aq e fell lidhja? 

Qe i bashkohesh korit(jes) qe labt e moren ne qafe Tiranen, po me habit dhe s'me habit xhanem smiley.

mos hap gropa per varre se vjen vdekja shpejt e te gjen gati!

Rrofsh per sqarimin gjithesesi, e morem vesh qe qenka pune hakmarrje.  

po jo e imja, eshte fryme shpyrto, fryme e pergjthshme. po kush na nigjo ne mer jahu smiley

ja shyqyr qe kuptona me i rresht. edhe besoje se lidhja ka lidhje edhe me thelle fizikisht me token. u ndrrua parmenda e hosteni, gremci e krraba e bariut, me kimi. ja nitrati, ja nafta, sa sofati, kallam dyfeku dinamiti = qefulli mbi vale edhe nje dore me pak. smiley

Rrofsh Beno. Personalisht kam qene 2 here ne Jale. Heren e pare ne Nentor te 96. Ate pamje nuk do e harroj kurre, nje kartoline perfeksioni i natyres, nje qetesi mahnitese e parajses. Hera dyte ishte para 3 vjetesh ne vere ne fund gushti. Nje zallamahi e vertete. Mezi kalova 2 ore sa per nje larje ne det dhe gjoja hengra "dreke" ne nje restorant. Pjesa me e frikshme ishte kur me zuri barku dhe mu desh te perdorja "banjen" e lokalit...........nuk po e zgjas. Sot pas shkaterimeve Jala duhet te jete bere me e shpifur se kurre.

e monde se harrova... falje... para do kohesh e kam pare jalen... para pak ditesh degjova njerit te thote me foto ja parajsa shqiptare... aty fotot me jale vuvuvuvu zel fare.

i thashe si m'u duk... po qe parajsa keshtu me shpesh do bej mekat te shkoj be ferr...

smiley

Ku di dhia cer eshte tagjia smiley

PS: Se harrova ... falje ... po nga Erzeni kush po hakmerret mer?  Mire ate te Jales e zgjidhem smiley

atyre qe iu be sikur po konkuronte erzeno valbono aty aty o-o atyne se si i erdhi si nje lemsh ne gryk ashtuuuuu... pastaj dikush u tha urrejtja bir, urrejtja...  urrejtja ngjan si lesh pi ta besh pshesh (dhalle ose raki)... qi maqina myte lumin sa pa t'myt ty e ne te tan nji per at mal, nji per at zan'... edhe na beri me sy ne qe na kishte perballe si shenje mirkuptimi. ne e kuptuam monda ata kishin kallash te mbushur plot me fisheke smiley ne, po ne kishim shume hall se mos na prishnin skarpatin e kodres aty pari ku nuk kalonte kurre gomari, vec nesh.... smiley

 

..mbeturinat janë hequr, por gërmadhat kanë mbetur si shenjë e luftës; 

Foto:Gjergj Erebara

 Photo by Gjergj Erebara

____

C`u be me ate kredine BB 17.500.000 $-she  ?

 

 

 po mustaqe si te xhajes vetem heronjte greke te rilindjes kane? 

po malokeve nuk ua prishen ndertesat vetem leberve qe u duket vetja greke? kur malokeve ua prishen ndertesat ne tirane te bregu lanes e te parku rinia u gzum, pse u prishen ndertimet pa lidhje vendalinjve te jales (jo malokeve) nuk quhet. 

te kishte mend policia ndertimit te prishte edhe keto shpiat te kalaja e lezhes qe ka vite qe perflitet nuk do ish keq. 

benit i ka dale ndonje cope prone? se nje kuriozitet kam une, ne ne kukes, pervec arave te bukes pjesen tjeter e kemi prone publike, dmth bjeshka, mali, lumi etj. ndersa ne bregdet s'ka mbetur kenete pa i dale pronari. 

 se cme kujtove nje histori. Buze nje peroi ishte nje ure qe te conte ne nje fshat malor te kukesit (emri nuk me kujtohet tani, por eshte nje fshat kufitar dhe ku flitet gorance.) Mirpo ura ishte disi e prishur aty nga mesi dhe ishte bere e pakalueshme. Meqe peroji pothuajse nuk kishte uje, ne ane te ures ishte krijuar nje "rruge" e cila bente te mundur pastaj kalimin ne zhavorin e peroit e pastaj ne anen tjeter te rruges. Pak me veshtiresi e kaluam peroin, shkuam lart ne fshat dhe diku nga darka po ktheheshim prape tek ura e prishur, kur na del nje "i forte" gjysem lakuriq dhe nuk na linte te kalonim nga erdhem me preteksin se ishte prona e tij!!!!!!!!!!!!!!!! e ku mu buze perojit. Me kujtohet qe kemi ndenjur duke "negociuar" me kete malesor nja 1 ore, dhe na leshoje rruge vetem kur i dhame 10 dollare. Ja pra qe na paska edhe pronar perrenjsh adej nga ty o shkinaks. Biles, biles, ata edhe te zhveshin nese ti kalon neper bjeshket qe i pretendojne te tyren (ose prone publike,sic thua ti) pasi te quajne si mall te vetin. 

edhe pse keta te jales nuk jane maloke kur jane edhe ata gjysma mirditore nje here? smiley dhe gjysma tjeter po prej mali dhe me ndertim pa leje smiley

Ca mirditore, ca nga malet e Laberise rreth e rrotull e ca te tjere nga Vithkuqi e fshatra te tjere te Korces...qe cuditerisht na dalin greke te lashte te kaonise, dhe i konsiderojne te gjithe ata qe s'jane nga andej (sic!) maloke dhe....turq!  Eh c'qyfyre mo petlla!

Te tregoj nje histori qe lidhet me keto ane petlle...

Zogu, thuhet qe mbante ne koleksionin e tij muzikor me pllaka gramafoni dhe kenge himariote te kenduara e e te incizuara nga mjeshtri Neco Muka dhe shpesh here i vinte keto pllaka per miq te cilesuar te tij.  Nje here nje grup nga keta vithkuqo-mirditoro-lebrit  greker te lashte, qe ndiheshin te shtypur nga keta turko maloket shqiptare dhe kerkonin me shume te drejta e autonomi per Himaren, kerkuan te takoheshin me mbretin qe ti benin kete kerkese.  Zogu si finok por dhe kavalier qe ishte, i priti e i rrespektoi dhe i degjoji te gjitha kerkesat e tyre nje nga nje. Mbas kesaj i ftoi te degjonin ca kenge himariote, duke ju vene diskun e Neco Mukes.  Mbasi i degjuan bashke kenget, Zogu i pyeti ne i'u pelqenin kenget e tyre, kush i kendonte dhe ne c'gjuhe kendoheshin? Grekerit e lashte vithkuqo-mirditoro-leber e lane muhabetin aty dhe u larguan pa thene asnje fjale...

Uaaaa sa p***some zogu

smiley !!!!!!!!!!!!

Te marrt e mira se jena ne zyre smiley

ksaj i kon pas thon edhe picke dhie, fmg. te pakten ne kohen time. ishte gjo me e rafinume se bir kurve. dhe natyrisht edhe me lart se byth e squt. kshu si hierarki gjithnji.

smiley
me fal pak, kur nje muhabet qe eshte edhe sensitiv por edhe qe do goxha bagazh per ta diskutuar, vjen njoni dhe t'qet si argument i koqe kanari si zogu, cer mund t'boj robi pervecse ta dhjesi muhabetin? smiley Shif tani kur te dali nonji picke dhie sipas klasifikimit te Cimit edhe t'thote "u bone ti me shajt zogun" smiley

Avash mor swed avash!  Zogun s'e solla si argument serioz per kete muhabetin sensitiv, por thjesht si histori defryese ne nje shkembim per qejf me petllen.  Ti shaje Zogun sa te duash se nuk te ndalon njeri, por ne kete rast nuk mund te mohosh finokllekun e tij.  Dhe mos u be merak se nuk e dhjeve muhabetin.

 I pakapshem, Zogu qendron shum me lart se Buall Mavria, pikerisht se nuk ua luajti pronat venalinjve aty, prona qe i kishin qysh nga koha e ilireve dhe qe i kishin ne dispropocion te drejte/barabarte me njeri-tjetrin. 

Padyshim qe qendron Pjer, por me siper nuk kam pasur si qellim te krahasoj Zogun me Berishen, ne fakt as te lavderoj Zogun.

pjesen tjeter e kemi prone publike, dmth bjeshka, mali ...

Duhet perhapur ky lajm ne gjithe veriun pra, se me c'di une bjeshket jane te xanuna, te ndara sipas familjeve/fiseve.  Edhe guxo e pret dru a mbledh boronica ne bjeshk te tjetrit se sherri sherr.  

Edhe nje gje tjeter, tokat ne Veri jane marre sipas tapive te vjetra.  Jo me 7501.  Keshtu qe nga ajo ane bregasit dhe malesoret e kane ate te perbashket.  S'kane pyetur per 7501 dhe mire kane bere.  Po restoja e Shqiperise?  

Mire do ishte pra te mos kapej ky muhabet me leber, malesore, jugore e veriore.  Se hic mire nuk dalin llogarite ashtu sic nuk kane dale.

Malokë dhe turq për vendasit janë të gjithë ata që s’janë këndej dhe sjellin probleme për banorët.

Jo vetem maloke por dhe turq! Thua se keta jetojne akoma ne shekullin e 16-te mbasi moren autonomi nga Osmanllinjte!

po malokeve nuk ua prishen ndertesat vetem leberve qe u duket vetja greke? kur malokeve ua prishen ndertesat ne tirane te bregu lanes e te parku rinia u gzum, pse u prishen ndertimet pa lidhje vendalinjve te jales (jo malokeve) nuk quhet. 

Jam kurioz nese nuk i di faktet apo thjesht perzgjedh ti injorosh? Pretendimi i pronareve qe ju prishen shtepite ne Jale ishte se i kishin ndertuar ne toke te tyre, jo ne toke publike. Deri me sot s'kam pare njeri te dale ta kundershtoje kete, argumentimi i prishjes ka qene tek mungesa e lejes.

Ne te kundert, kioskat dhe ndertesat e ngritura pergjate Lanes dhe ne Parkun Rinia nuk ishin ngritur ne toke te zaptuesve por ne toke publike.

Pra edhe njehere, ti nuk i di faktet, apo thjesht perzgjedh ti injorosh ato qe s'te vijne pas qejfit? Po gjuha te rrjedh automatikisht helm (maloke, leber qe u duket vetja grek etj), apo e detyron ne raste te caktuara?

He dhe ti si ben smiley. shkinaks i shkau cik si padashje.  Se ne pergjithesi e ka zemren te bute, e me dore ne zemer flet; me dore ne zemer per flamur, per policat e shkrete, per te shtenat ne fushata, e me radhe cfare i kap zemra ia shkruan dora.

Le qe rregullohet kollaj kjo pune.  S'besoj te kete vajtur ndonjehere ne Jale, po ja vete njehere, ben nje dore gjume me xixellonja edhe birinxhi, gjuha mjalt smiley.  

PS: Av, mos gjuj smiley.

Eeee, kjo "shkarja" eshte si ajo barcaleta "me sa here behesh gay" smiley

leave my baby brother alone smiley

smiley.

Mire, deri ne xixellonjen tjeter smiley

 eh mi monde, ca me bo kshu se jam burre i martum se kaq sa me sulmo ti rrezikojme t'bime n'dashni bashke.

dhe po, bjeshka eshte e perbashket, e krej katundit, perroi po ashtu, mali po ashtu. del e pyet edhe nje here se te tregojne. i di kto gjana se i vuj ne shpine kur ndaj tokat me axhat e mi.

mua me vrau veshin me teper ai fakti i mustaqeve te atij si te heronjve greke, qe ti si mbrojtese e ujit lejon te na shitet edhe toka. se keshtu shitet. edhe ai muhabeti i malokeve dhe turqve. se, drejt te flasim, nuk te ben pershtypje se nje gjolek e nje bogdan po na e sulmojne shqiperine nje ne juge tjetri ne veri? 

@ ate tjetrin qe ka qene n'orgjost ndersa per sa i takon atij qe ju ka marre lekt ne orgjost (nga pershkrimi i vendit) ti ka marre se iu kan dashte jo se kalo ura n'toke te atij. prandaj duhet te me kishe marre mu me vete se si lumjan qe jam do e kisha bo me na dhane ka 20 dollare per koke. smiley

 

 

av, te kam xhan smiley

 Artikulli i Ben Andonit me pelqeu, pervec faktit te interpretimit te gabuar te krahasimit te mustaqeve te atij plaku me heronjt greke, nderkoh qe pamja e atij plaku fare mire perkon me arvanitasit/shqiptaret e Greqise. 

Mire do ishte pra te mos kapej ky muhabet me leber, malesore, jugore e veriore.  Se hic mire nuk dalin llogarite ashtu sic nuk kane dale.

 ...mire do te ishte po smarin vesh robt nuk i bejne mire llogarite !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).