Dymbëdhjetë muajt e ardhshëm pritet të jenë me plot lajme politike. Një brez i tërë politikanësh mund të dalë në pension të parakohshëm për t’i lënë vendin çunakëve. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Partinë Demokratike. Por mundet që brezi i xhaketave të vjetra të përjetojë një rini të dytë te Partia Socialiste. Në PD këto kohë po përzihen të vjetrit, të cilët me apo pa dëshirë po rezultojnë të bezdisshëm për kryetarin. Ndryshe nga dekada e parë e post-komunizmit, kur të bezdisshmit si Pollo, Selami, Ceka, Ruli, Meksi etj, u përzunë me dhunë, kësaj here, internimi i artë ngjan se është metoda e parapëlqyer e Berishës. Vala e internimeve të arta nisi me Bamir Topin, i cili u zgjodh president, një post pa pushtet real në vend, ku tiranasi i vjetër i PD-së u ezaurua gradualisht deri sa u shpall së fundmi, armik, për shkak se ka hyrë në vitin e fundit të mandatit dhe se duke u shpallur i tillë, i mbyllet dera në parti. Jozefina Topalli, e cila qe në PD për shkak të cilësive të saj natyrore si femër, shkodrane dhe katolike, duket se nuk e kuptoi fort qartë se çfarë po ndodhte me karrierën e [...]

2 Komente

edhe Gjergj Erebara, njelloj si Kananaj, te thaka piten per filxhan kafeje. te gjitha  u dalin ketyre.smiley

do kualifikohet Shqiperia ne kampionatin boteror mo?smiley

sa qeka lodh ky i shkreti me i qit gjithe kto kokluzione smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).