DCM_8688-300x194.jpg (300×194)Tiranë, 1 gusht, NOAPronarët e DCM, kompanisë austriake që zotëron Albanian Chrome, Dr. Rohtraut Skatsche-Depisch dhe Dr. Rudolf Skatsche në një intervistë flasin për protestën e minatorëve dhe kërkesat e vëna nga protestuesit për kompaninë. Ata deklarojnë se kanë bërë investime të konsiderueshme në miniera dhe se përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve janë informuar për të gjitha projektet.

Në lidhje me pretendimin e punonjësve për pagat, Rohtraut Skatsche-Depisch thotë se punëtorët shqiptarë në minierat e Bulqizës kanë pagat më të larta në industrinë e rëndë në Shqipëri. “Do të doja të përmendja faktin që punëtorët në Bulqizë po marrin rrogat më të larta krahasuar me të gjithë punëtorët e industrisë së rëndë në Shqipëri, e madje edhe në të gjithë rajonin”, tha Rohtraut Skatsche-Depisch. Ndërkohë që Dr. Rohtraut Skatsche-Depisch deklaron se është në pritje të mbështetjes së mëtejshme të qeverisë shqiptare, ndërsa shton se me personat që kanë dhunuar përfaqësuesin e kompanisë së tij nuk mund të negociojë.

Mund të na thoni diçka rreth aktivitetit të DCM dhe marrëdhënieve tuaja me Darfo?

Dr. Rohtraut Skatsche-Depisch: DCM është kompani ndërkombëtare që operon në fushën e minierave dhe marketingut. Ne kemi një minierë Kromi  në Afrikën e Jugut dhe miniera të mëdha të bakrit, arit dhe zirkonit në Australi dhe gjithashtu edhe në Bulqizë.

DCM hyri në Shqipëri në 2007, mori pronësinë mbi Darfo dhe prej vitit 2009 është pronar i ACR në masën 100%.

Kompania juaj po përballet me një grevë. Çfarë do të bëni në mënyrë që të zgjidhet kjo situatë?

Dr. Rohtraut Skatsche-Depisch: Ne kemi investuar tek ACR mbi 30 mln euro deri tani. Elbasani është në gjendjen më të mirë e Burreli është i gatshëm për fillimin e procesit prodhues, ne jemi vetëm duke pritur lidhjen me energji elektrike nga CEZ dhe Klosi është po ashtu thuajse i gatshëm për të filluar operacionet përpunuese. Në minierën e Bulqizës, jemi duke investuar në aksin hyrës dhe kemi blerë dy makineri transportuese (ngritëse).

Përsa i përket rritjes së pagave, do të doja t’ju kujtoja se në vitin 2007 punonjësit e mi patën rritje të rrogës në një masë prej 50%. Çdo vit inflacioni është mbuluar në mënyrë të tillë që nga viti 2007 e deri më sot, ka një rritje të pagave 70% në total.

Do të doja të përmendja faktin që punëtorët në Bulqizë po marrin rrogat më të larta krahasuar me të gjithë punëtorët e industrisë së rëndë në Shqipëri, e madje edhe në të gjithë rajonin.

Dr. Skatsche Rudolf Siç e dimë, ju jeni përgjegjës në mbikëqyrjen e investimeve në minierën e Bulqizës. Dëshironi të na thoni diçka?

Dr. Rudolf Skatsche: Ne kemi bërë shumë investime në Bulqizë. Deri më sot DCM / ACR ka investuar në minierën e Bulqizës në pikat e mëposhtme: Gjeneratorë, Trena elektrikë, Pajisje shpuese Diamec U6, Miniscoop, Pompa, Kompresorë, Ndërtim i zyrave, dhomave të ndërrimit dhe veshjeve dhe facilitetet sanitare, Makineritë e transportit, Lampat moderne të minierës, Gërmuesi Pneumatikë, Shumë e shumë element të nevojshëm për ventilimin dhe sigurinë në minierë, 300 m prerje tërthore e aksit të në kanalin 9, Programe eksplorimi, Pajisje për kanalet e nëndheshme – Alimak.

Tashmë kemi porositur dhe parapaguar dhe ashensorët: BB 3000 dhe BB 2000 në Poloni. Unë, personalisht kam qënë i përfshirë në këtë projekt. Disa nga përfaqësuesit e sindikatave janë informuar drejtpërdrejt lidhur me këtë çështje. BB 3000 është gati për t’u dorëzuar brenda një periudhe 1 mujore.

Pra, ju jeni duke thënë se përfaqësuesit e sindikatës ishin dhe janë të informuar?

Rohtraut Skatsche-Depisch: Po, ata janë pasi përfaqësues të tyre ishin të pranishëm në bord kur administrata diskutoi për këto programe.

Në Tiranë ka zëra se kompania është duke u përballur me një presion. A është kjo e vërtetë?

Dr. Rohtraut Skatsche-Depisch: Unë jam e vendosur të qëndroj në Shqipëri për të vazhduar zhvillimin si në minierën ashtu dhe në furrën shkrirëse. Megjithatë, personave që kanë sulmuar fizikisht drejtuesin dhe administratorin tim, unë nuk do t’i jap kurrë mundësinë e negociatave. Të jeni të sigurt që kurrë nuk do të lejoj që përfaqësuesit e sindikatës të kërcënojnë me përmbytjen e minierës apo të kërcënojnë për të ndryshuar drejtuesin dhe administratorin tim të minierës. Ata kurrë nuk do të lejohen të ndërhyjnë në vendimet e mia. Unë jam në pritje të mbështetjes së mëtejshme të qeverisë shqiptare si një investitor austriak  në këtë situatë të vështirë.

Minatorët kanë paraqitur një sërë kërkesash. Çfarë do të ofroni ju?

Dr. Rohtraut Skatsche-Depisch: Unë kam qenë e gatshme edhe tani për të marrë parasysh një rritje të mëtejshme të pagave për minatorët e mi. Pyeta bordin tim dhe drejtuesin për të pasur bisedime me përfaqësuesit e sindikata por për fat të keq pa sukses. Është një turp që sindikata përfaqësuese të parandalojë punëtorët dhe familjet e tyre në Bulqizë të përfitojnë nga këto rritje page dhe të përpiqet të ndikojë tek ta në vazhdimin e grevës dhe madje duke bllokuar minierën. Mendoj se është krejtësisht e gabuar që qytetarët e Bulqizës të vuajnë nga një sjellje e tillë e papërgjegjshme dhe që të rrezikojnë minierën e tyre.

Po ju them se DCM ka trajtuar gjithmonë të punësuarit e ACR si anëtarë të familjes. Unë personalisht kam mbështetur familjet që kanë qenë në nevojë financiare dhe kam investuar edhe në spitalin e në Bulqizës. Çdo vit u kam sponsorizuar studentëve për të shkuar në ekskursione dhe kam paguar punëtorët e mi edhe për pushimet.

Së fundmi, jam e bindur se për punonjësit e Bulqizës do të ketë një të ardhme të mire në DCN dhe ACR. Gjithashtu shpresoj duke bërë më të mirën time që fëmijët e tyre të kenë mundësi më të mira në jetën e tyre. 

4 Komente

Megjithatë, personave që kanë sulmuar fizikisht drejtuesin dhe administratorin tim, unë nuk do t’i jap kurrë mundësinë e negociatave. Të jeni të sigurt që kurrë nuk do të lejoj që përfaqësuesit e sindikatës të kërcënojnë me përmbytjen e minierës apo të kërcënojnë për të ndryshuar drejtuesin dhe administratorin tim të minierës. Ata kurrë nuk do të lejohen të ndërhyjnë në vendimet e mia. Unë jam në pritje të mbështetjes së mëtejshme të qeverisë shqiptare si një investitor austriak  në këtë situatë të vështirë.

turp turp turp. si kjo surregato sindikate, gjen vetem ne Afrike, ndoshta. 

 

Turp Lira, turp:

Do të doja të përmendja faktin që punëtorët në Bulqizë po marrin rrogat më të larta krahasuar me të gjithë punëtorët e industrisë së rëndë në Shqipëri, e madje edhe në të gjithë rajonin. 

Te pacipe, me rrogat me te larta ne rajon.  

Mjafton te kesh idene e rrogave mesatare te te vendeve te rajonit mjaft me te larta se vendit tone per te kuptuar qe keta afendikot po thone nje bullshit te madh.

 Kjo intervist  i dskriminon me shume minatoret e shqiperise sidomos kur flet per rrogen dhe kushtet higjeno sanitare ect  ne sikur i pame ndryshe minatoret, pa uniforme, me pasqyra te thyera dhe me rroga te paperballueshme per jetesen, kushte te keqia !! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).