Vjeshta e gjatë e sirenës

 

Kënga I
 
Kerouac apart, when will I see you?
Ajo bëri valixhe, zhbëri valixhe, pa një tufë me ëndrra
mbështeti kokën në njëmijë jastëqe qytetesh.
Puthjet, si ditët që ikin tek djali çmendet
Fërkon me gishta mustaqet, aq shumë e ka marrë malli
 
Dhe vajza ka mall për shumëçka...
Shumë kohë përmallohet për gjërat që e di se s’duhen e s'thuhen
I dërgon një grusht shi prej stuhie
Një puhi oqeani, qe t’ia freskojë mustaqet
 
Trishtim
Shi
Dhe një dritare sa një faqe muri, që mundesh ta gëlltisësh krejtësisht përmes syve
 
Djali dëshiron ta hajë vajzën, ta ketë përgjithnjë brenda
Po s'ia gjen dot sipërfaqen, sipërfaqja e saj
vazhdon të shtrihet e të shtohet
Ajo s’rri dot brenda një djali
Që malli e merr padashje, vazhdimisht
 
E ç’bën kur e merr malli, përveçse pi,
shkruan dhe kruan mjekrën?
Kërkon pjesëzat që të mungojnë në njerëz të ndryshëm,
i mbledh dhe formon nëpër shkronja atë emër-mozaik?
Pse ke vazhdimisht këtë ngjyrën e mungesës?
 
Kur e merr malli trishtohet
S'i bëhet më të shkruajë
I shpluhuroset konfuzioni i harruar
Se rrudhesh nga pak kur trishtohesh, te balli ose te bebja e syrit
Këputje shpirti për këputje shpirti...
 
Ajo ikën, bashkë me të ikin dhe shenjat e gërvishtjeve në krahë e në shpinë
Ajo ikën, zhduket, thotë që ka diçka prej teje që do ta mbajë me vete gjithnjë, që
do ta çojë gjer në fund të detit
Përgjigjesh se ka diçka në ty, diçka që përmallohet
edhe kur ajo i shpie gjërat gjer në fund të detit
 
 

Kënga II
 
Eja në fund të detit, t'i hedhim dritë rrugës qetësisht
Oh, mos u eksito, është thjesht bukuri, shihe me atë sy
Si mund të shtrohet vallë shikimi i tij i trishtë?
Mendohen këngë plazhesh, atje është ftohtë seriozisht
qielli është gri, pra kohë e mrekullueshme
 
plazh
me një shishe,
një libër dhe një zemër
 
Tu sais, la mer quand il faut ce temps-là, ce temps
qui tend parfois vers le printemps et d'autres vers
la vielle fin d'automne, me fascine à la folie.
Le ciel est gris et le soleil est blanc.
Il se répand partout avec sa froide blancheur.
Les surfaces sont lisses et le vent aussi. Le blanc
odeur du sel, le blanc bruit des oiseaux de mer.
Et je me ferme comme un coquillage
face à ce paysage
plat qui glisse devant moi comme les images
depuis une fenetre de train qui s'en va,
comme des images du passé,
comme des images du futur.
Moi, je reste ici et j'attends for it to happen
 
Çka pret, o vajzë, çka pret që të vdesë?
Djalin e skuqur dhe përskuqur?
Një invazion kapilarësh
 
S'e dinte që Majakovski ishte vetëvrarë
Natyrisht, Majakovski kishte vrarë veten
Ç’të bënte tjetër
S’të kishte
(Ajo vdes të t’shohë f’tyrën kur ti i thua “natyrisht”)
-
Të fton të shkosh në plazh
Ti çosh alkool dhe zërin tënd prej mjalti
Të thotë të ngrihesh shtratit
Të mbulosh trupin me diçka e të nisesh për
                                            atje ku pamja mundësohet
 
Atje është flladi i detit dhe qeshje përnën velenxa të rërës
Sa kohë ka kaluar nga hera e fundit që ke ngritur balonë, kushedi?
Pyet - a mund ta marrësh barkun tënd me vete
Në plazhet ku askush s’ka bark
Pyet – a je e sigurt që më do të vij me ty?
E ajo përgjigjet "po", edhe pse ky shkruan për të tjera, shkruan jashtë së tërës
po ajo është pakëz e marrë, kështu që nuk i dihet kurrë
 
 

Kënga III
 
The bartender made them a drink
with butterfly wings and electric wire.
 
Që më pas të ecin rrugëve si të hutuar, duke shkuar sa në një anë te tjetra
Duke vrarë mendjen te cila anë do të jesh duke më shoqëruar
Dhe ç’gjëra të rëndësishme do t'jesh vallë duke thënë
 
Ngec në fyt “the whale growing inside us”. Si t’ia bëjë?
Ajo nuk do që djali të shkruajë vetëm për të, muzat duan të ushqehen, e ti nuk je mësuar, apo jo?
Muzat, nuk martohen me poetë
 
- E pse do të martohesh? Ç’është ky muhabet (me zërin e trashë,
siç e thua ti),
- si mund të mos jesh serioz për këtë? Kam tre herë
që nis të vesh pantallonat dhe i lë, se ti më flet.
- Do të perëndojë dielli
pa shkuar në plazh, thuajse-dielli që më thotë se nuk do ta shoh më kurrë.
 
- Pse u martokan muzat vallë, pa më thuaj?
- Muzat martohen që të jetojnë në lëkurë të poetit.
- E ç’përfitojnë?
- Përfitojnë poezi të gjata
Det të thellë e të errët, dhe gjithë fjalët e botës, shqiptuar në hapësirë
Dikë që të përqafon çuditshëm
Edhe të sheh ndër buzë kur ti mendon që po të sheh në sy
 
Mon front est rouge encor du baiser de la Reine ;
J'ai rêvé dans la grotte où nage la Sirène...
 
Ajo mblidhet sa një grusht
Dëgjon?
Ajo ka lindur për të dashuruar panatyrshëm
Merr një këngë e niset për në det, që të lagë luspat.


 

 

Vjeshta e shkurtër e sirenës


eja sot në vendin ku anijet mbyten
 
do t’jem deti, ec’ mbytu tek unë
 
është këngë që thyen tejetej, është si
 
në buzë të humnerës edhe fryn, fryn, fryn
 
era, stuhi japoneze, dallgë edhe shkumë
 
ajo kridhet në ujë, i tregon qukat ujit moskuptues
 
të pret! është gati, ka veshur një fustan jeshil
 
si te fillimi i identitetit të nerudës
 
xhelozi e ujtë. premtim që s’do t’i shqisë sytë nga libri
 
era prek gjithçka
 
dridhma,
 
spazma,
 
ikje,
 
buzëqeshje.

 

* RENE MAGRITTE, SILENT SIRENS

44 Komente

Nuk kam kohe smiley

sa hodha nje sy te ppu-ja, ca behet, dhe ngeca ktu, sol-o. lexova me shpejtesine e atij qe s'ka kohe. Me erdhi mire.

tani qe ta kuptosh sa mire me ka ardh, qe baba per ty nji dhurate paulsimoniste te pameshtjellme mire:

A Simple Desultory Philippic (Or How I Was Robert McNamara'd Into Submission)

I was Union Jacked, Kerouac'd
John Birched, stopped and searched
Rolling Stoned and Beatled till I'm blind
I've been Ayn Randed, nearly branded
Communist 'cos I'm lefthanded:
That's the hand they use, well, never mind!

I've been Walt Disneyed, Dis Disleyed
John Lennoned, Krishna Menoned
Walter Brennan punched out Cassius Clay
I've heard the truth from Lenny Bruce
and all my wealth won't buy me health
So I smoke a pint of tea a day

I knew a man his brain so small,
He couldn't think of nothin' at all.
He's not the same as you and me.
He doesn't dig poetry. He's so unhip that
When you say Dylan, he thinks you're talkin' about Dylan
Thomas,
Whoever he is.
The man ain't got no culture,
But its alright, Ma,
It's just sumpthin' I learned over in England.

I've been James Joyced, Rolls Royced
Mick Jaggered, silver daggered
Andy Warhol won't you please come home?
I've been mother, fathered, aunt and uncled
Tom Wilsoned, Art Garfunkled
Barry Kornfeld's mother's on the phone

When in London, do as I do
Find yourself a friendly haiku
Go to sleep for ten or fifteen years

~ o ~ o ~ o ~ o ~ o ~ o ~ o ~ o ~ o ~ o

 

qe dhe versioni i zbut ktuna... "si macja qe nga tigri rrjedh", tha:

http://youtu.be/QOvs3rCFI2A

edhe daje menien: o soul ballkanas, o west brain poetry. there is no common zone in there, no experiments needed, bro.

 He, kete doja ti thoshnja edhe une. smiley Ne fakt poetet grek te shekullit te 20 u ndikuan tmerresisht nga poezia amerikane dhe prape nxorren kryevepra. Elioti eshte semundje...semundje.

evening spread out against the sky like an etherized patient on the table...

 Well is more than that bro. "Zanati ka nje torbe vegla" na thoshte presori i Punes me Dru.

 

dhe une qe kujtoja se e gjitha mbaronte me streets that follow like a tedious argument.

ps. don't know why, but eliot came like a love wave this time.

 Kape pak kete Emo. Te thyen me dysh dhe te hedh tutje.

Mathios Paskal ne mes te trendafilave.

( E shkruar ne Korce me 1937 nga Jorgo Seferis)

I've been smoking steadily all morning
if I stop the roses will embrace me
they'll choke me with thorns and fallen petals
they grow crookedly, each with the same rose colour
they gaze, expecting to see someone go by; no one goes by.
Behind the smoke of my pipe I watch them
scentless on their weary stems.
In the other life a woman said to me: 'You can touch this hand,
and this rose is yours, it's yours, you can take it
now or later, whenever you like'.

I go down the steps smoking still,
and the roses follow me down excited
and in their manner there's something of that voice
at the root of a cry, there where one starts shouting
'mother' or 'help'
or the small white cries of love.

It's a small white garden full of roses
a few square yards descending with me
as I go down the steps, without the sky;
and her aunt would say to her: 'Antigone, you forgot your lessons today,
at your age I never wore corsets, not in my time.'
Her aunt was a pitiful creature: veins in relief,
wrinkles all round her ears, a nose ready to die; 
but her words were always full of prudence.
One day I saw her touching Antigone's breast
like a small child stealing an apple.

Is it possible that I'll meet the old woman now as I go down?
She said to me as I left: 'Who knows when we''ll meet again?'
And then I read of her death in the newspapers
of Antigone's marriage and the marriage of Antigone's daughter
without the steps coming to an end or my tobacco
which leaves on my lips the taste of a haunted ship
with a mermaid crucified to the wheel while she was still beautiful.

................................................................Koritsa, summer '37

Vihet re ndikimi i Eliotit, po prape ta ben mishin kokerr.

 

jo vetem ta ben kokerr, PF, por verej qe njera kokerr eshte ndryshe nga tjetra... zvarritet mishi si toge zboristesh ne stervitje taktike 6 oreshe...

 smiley   Tani mbase jam edhe pak sentimental, po per here te pare jam njohur me kete poezi aty nga fillimi i viteve 80 Se kush kishte perkthyer nja 30-40 faqe nga Seferis, Kavafis dhe Elitis dhe qarkullonin ilegalisht neper poezidashesit ne Tirane. Nuk di kush e kishte perkthyer, por ka qene mjeshter e kaluar mjeshtrit. Fatkeqesisht asnje nga perkthimet post-demokratike nuk i perkon. Kur shkova ushtar i kisha kopjuar ne nje bllok shume te vogel (tip Lubonje) dhe i lexoja dhjete here ne dite. Bllokun e humba ne bast dhe ato fletet e zverdhura e te ngrena anash, me germen e makines se shkrimit Olivetti te vitit 1939, nuk i gjeta me kurre. smiley

Ja dhe nje e imja e shkruar mbase nga kjo e Seferis

0
false

unctuationKerning/>
rawingGridHorizontalSpacing>18 ptrawingGridHorizontalSpacing>
rawingGridVerticalSpacing>18 ptrawingGridVerticalSpacing>
isplayHorizontalDrawingGridEvery>0isplayHorizontalDrawingGridEvery>
isplayVerticalDrawingGridEvery>0isplayVerticalDrawingGridEvery>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false

ontGrowAutofit/>
ontAutofitConstrainedTables/>
ontVertAlignInTxbx/>

wiss;
mso-font-format:other;
mso-font-pitch:variable;
mso-font-signature:3 0 0 0 1 0;}
@font-face
{font-family:Georgia;
panose-1:2 4 5 2 5 4 5 2 3 3;
mso-font-charset:0;
mso-generic-font-family:auto;
mso-font-pitch:variable;
mso-font-signature:3 0 0 0 1 0;}
/* Style Definitions */
p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal
{mso-style-parent:"";
margin:0cm;
margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-ascii-font-family:"MS Sans Serif";
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-hansi-font-family:"MS Sans Serif";
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-language:EN-CA;}
@page Section1
{size:612.0pt 792.0pt;
margin:72.0pt 90.0pt 72.0pt 90.0pt;
mso-header-margin:36.0pt;
mso-footer-margin:36.0pt;
mso-paper-source:0;}
div.Section1
{pagesmileyection1;}
-->

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0cm 5.4pt 0cm 5.4pt;
mso-para-margin:0cm;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-ascii-font-family:"MS Sans Serif";
mso-hansi-font-family:"MS Sans Serif";}

>>> >

      OPUS 349>>

> >

Mbi murin e vjeter>>

Trëndafilat e egër kanë pirë diell >>

                                     tërë ditën>>

e tashma e gjithë rruga përkundet si e dehur>>

nën aromën e vaket te tyre >>

> >

Do të doja ta kisha edhe unë sonte një >>

shtëpi të vogël vetëm për vehten time,>>

një kopësht të urtë me disa lule të ndrojtura>>

                                                    në lulëzim>>

Një tokë të qëndrueshme>>

ku të mund ta hidhje spirancën më në fund>>

dhe një Penelopë që pret, pa e kthyer kokën,>>

ndërsa end një pëlhurë të bardhë e të freskët>>

në muzgun plot aroma të mbrëmjes.>>

> >

Befas në rrugën e shtangur>>

një grua, si një frut i pjekur kalon>>

me fustanin që i dridhet rreth pulpave>>

                                                     të bukura>>

Zemra kollitet një cast>>

dhe pastaj hesht e turpëruar>>

> >

Unë i mbështetur pas një dere të vjetër >>

ëndërroj>>

ëndërrat e trëndafilëve të egër>>

të kapitur në gjumë.>>

                                                              Tetor 1984>>

 

fiksuese vjersha e seferit PF. flm qe e solle... jam kurioz ta gjej dhe ne shqip tani

 Ja merre nga mua sa ta gjesh:

Po tymos pa ndalur që nga mëngjesi.

Nëse ndaloj, trëndafilat do më pushtojnë,

Me gjëmba dhe petale të rëna, do më mbysin

Po mbijnë të gjitha shtrembër, prej të njëjtës rrënjë.

Vështrojnë dhe presin mos pikasin dikë. Asnjë nuk kalon aty.

Pas tymit të çibukut po i kundroj 

Mbi një kërcu të rëndur, pa erë

Në tjetrën jetë, një grua më thosh, mund ta prekësh këtë dorë

Dhe është tëndi, është tëndi ky trëndafil, mund ta marrësh

Tani ose më vonë, kur të duash. 

Po zbres duke tymosur një nga një, shkallët

Trëndafilat zbresin bashkë me mua të ekistuara

Dhe kanë diçka në sjelljen e tyre prej zërit,

Në rrënjën e klithmës atje kur fillon 

të bërtasë njeriu “nënë”, apo “ndihmë”

apo tingujt e vegjël të bardhë të dashurisë. 

Është një kopsht i vogël gjithë trëndafila

Pak metra katrorë që zbresin me mua

Siç po zbres shkallët, pa qiell

Dhe tetoja e vet i thosh: Antigonë, harrove sot

Të bësh gjimnastikë

Në moshën tënd, nuk vishja korse unë, në kohën time

Tetoja ish një trup i mjerë, me vena anaglifesh

Rreth veshëve shumë rrudha kish, një hundë për mortje

Por fjalët e saj ishin gjithnjë plot urtësi, 

E pashë një ditë, tek prekte gjoksin e Antigonës

Si një fëmijë i vogël kur vjedh një mollë.

A thua ta takoj gruan plakë tek po zbres?

Më tha siç po ikja “Kush e di kur do rishihemi”

Dhe më pas lexova për vdekjen e saj në gazeta të vjetra,

Martesën e Antigonës, dhe martesën e çupës së Antigonës,

pa mbaruar as shkallët, as duhani im,

që më jep një shije, prej anije të mallkuar

me një sirenë, të kryqëzuar atëherë kur ishte e bukur, mbi timon

 

and btw, seferis me eshte dukur gjithnje teresisht mesdhetar (per te mos thene ballkanas, se s'jam ende i sigurt). Eliot (dhe jo vetem) eshte i gjurmueshem gjer ne mesdhe, ka qene koha atehere, rrezatonte ende mesdheu. Gjithsesi muhabet tjeter, vargu im s'i ka pare ende antigonat tek i plaken.

vargu yt eshte ne rruge te mbare fare perderisa e pru seferisin.

ke nje linje me francen dhe parisin ti, qe me duket si pun e atij rrembit te mademit mua. soli qe del nga ai portal, eshte grup fare!

 

 Shume e vertete Sol. Ne themi ndonje mendim, po pikerisht se ia vlen ti diskutosh keto vargje. Pataj vetem njeri ka shkruar vetem dy libra dhe te dyja i mbeten (Iliada dhe Odisea) Te tjereve po u mbeti ndonje poezi ne njemije, jane goxha te lumtur.

 

 

eeeh mor grek mor grek, a mbeten me gjera? ka nje ese deshperuese walter benjamin, mbi ndikimin e teknologjise dhe medias ne veprat e artit, po shume deshperuese. Do ta perkthej kur te jem i ngeshem. Tani per tani, po sjell nje gje tjeter, qe s'eshte ese, po nga Walter Benjamin, qe e perktheva gjate orarit te punes:

7/8 qershor 1930. Krizë e rëndë hashashi. Rënë thellë në dashuri me Gertën. Plandosur tërësisht i pashpresë në kolltuk; makth se ajo rri vetëm me Egonin. Kulmi është që edhe ai është jashtëzakonisht xheloz; kërcënon vazhdimisht se do të hidhet nga dritarja nëse Gerta do ta braktiste. Pikërisht këtë ajo nuk e bëri. Sigurisht që themelet e trishtimit tim qenë betonuar paraprakisht. Dy ditë më parë qe një shans i shkurtër për t’u njohur më mirë që më la të kuptoj se sa është ngushtuar faktikisht sfera e aktivitetit tim, dhe jo shumë kohë më parë (një piano në katin sipër po më bezdis) kalova një natë për t’u mbajtur mend me Margaret Këpken, që këmbënguli aq shumë mbi faktin që unë isha si fëmijë, sa që më bëri të kuptoj qartë se sa shumë fjala burrë për të nënkuptonte të kundërtën e saj, gjë që më detyroi të ndihem edhe më shumë pjesëtar i llojit të burrave. Zbulova që tre nga elementët e formulës së Blokut: i skamur, plak, i sëmurë dhe i braktisur – më përshtaten. Që gjërat do të jenë më mirë për mua, më duket besim i dyshimtë. Sa për shtetin, vendin dhe pozicionin, mjetet e jetesës, e ardhmja më parashtron veç pritshmëritë më të paqarta. Shumë miq, mirëpo po kaloj nga dora në dorë. Shumë arritje, po me asnjërën s’ia dal të nxjerr bukën e gojës dhe shumë prej tyre veç sa ma vështirësojnë punën. Dukej sikur këto mendime më mbanin lidhur; dhe kësaj radhe kështu qe vërtet, me litarë, si me thënë. Sa i prirur isha për të kuptuar përtej gjithë gjërave fyese që tha Gerta, që ajo m’i lexoi në fytyrë, sa i prirur isha që t’i përvetësoja gjëegjëzat me takime e me kërcënime të Këpkes. Jam aq i trishtuar sa që duhet vazhdimisht t’i mbush mendjen vetes që të vazhdoj të jetoj. Gjithsesi, isha goxha i vendosur që ta lija dhe Gertën të më bindte. Ndërsa ajo vallëzonte unë pija çdo varg që ajo kthente në lëvizje, dhe çdo gjë që do mundja të thosha për këtë vallëzim e për këtë natë po të mos kishte qenë vetë dreqi që i binte pianos në katin përsipër. Flisja ndërkohë që e shihja tërësisht i vetëdijshëm që po huazoja shumë nga Altenbergu; fjalë e figura verbale të tijat që ndoshta unë vetë s’i kisha lexuar kurrë në shkrimet e tij. Përpiqesha t’ia përshkruaja vallëzimin e saj, ndërkohë që ajo ishte në mes të kërcimit. Gjëja më e bukur ishte që pashë gjithçka në atë vallëzim, apo më mirë, një pafundësi gjërash që m’u qartësuan; se gjithçkaja është e pamendueshme. Si ka qenë prirja e të gjitha kohërave ndaj hashashit, ndaj vetë Qafirit apo shumë fjalë, mendime, tinguj – për vetë Afrikën apo për ornamentet përshembull, krahasuar me fillin e Arianës që na ofron të vallëzojmë përmes labirintit të tij. Ia lejova çdo mundësi që të shndërrohej në esencë, në moshë, në gjini. Shumë identitete shpërndarë mbi shpinën e saj si mjegulla mbi qiellin e natës. Kur kërcente me Egonin ajo qe një djalë i hajthëm me kostum të zi. Të dy e çanin dhomën tej e tej me një figurë ekstravagante. Veç kësaj ajo qe goxha e dashuruar me veten në pasqyrë. Dritarja prapa saj rrinte e nxirë dhe bosh. Në kornizat e dritares shekujt ecnin mbrapsh ndërsa me çdo gjest të sajin – kështu i thashë – ajo ose e kapte fatin ose e linte të binte, e mbështillte rrotull vetes, e spërdridhte veten ngjitur përreth fatit, ose sforcohej pas tij pahiri, ose e linte të prehej, ose përkulej drejt tij dashurisht. Gjithë ç’bëjnë odaliskat kur kërcejnë para pashallarëve, e bëri Gerta për mua. Më vonë prej saj shpërtheu gjithë ajo rrëke fjalësh fyese, gjë për të cilën dukej sikur u pendua gjer para se të kish dhe shpërthimin e fundit, atë më të egrin. Pata përshtypjen që po e ndrydhte veten, që po e përmbante më të keqen, dhe me këto mendime sigurisht që nuk vetëmashtrohesha. Pastaj vijoi vetmia, dhe orë më pas një rrekje e pamjes dhe e zërit për të sjellë ngushëllim, po në atë kohë dëshpërimi im që nuk qe zbutur nëpër divanët e dhomës ishte bërë aq i dendur sa që nuk mund të shpëtohesha. Ato çaste fytyrat më të pashqiptueshme u mbytën bashkë me mua, (dhe) asgjë, thuajse asgjë (mund t&eumlsmiley mbërrinte gjer në shpëtim po të mos qe aty, duke lundruar në sipërfaqjen e kësaj përmbytje të zezë kulmi i drunjtë i çatisë së një kishe gotike; kulm prej druri i bërë prej ca copëzave ngjyrëplota, copëza në jeshile të errët e në të kuqërremtë.

 

keshtu puna. Benjamini keto i shkruante kur ish ne mesdhe. Andej lart behej me gjerman. Po do vije momenti qe te sjellim dhe holderlinin per te pershendetur emon dhe gjithe skraparlinjte e tjere

 Eh, keto shkrimet e viteve 30 me sjellin gjithmone perpara syve mustaqet e perdredhura majeperpjeta te Dalise. Ajo periudhe ka qene per letersine dhe pikturen, ajo qe ishin vitet 60 per muziken.

 "duke lundruar në sipërfaqjen e kësaj përmbytje të zezë kulmi i drunjtë i çatisë së një kishe gotike; kulm prej druri i bërë prej ca copëzave ngjyrëplota, copëza në jeshile të errët e në të kuqërremtë."

Gjermanik me ngjan ky kulmi mua, dhe Benjamin damell me tym me shume se me mesdhe.

 Lexo pak c'thote vete Seferis tek pjesa me te vogla

T. S. Eliot and the Poetry of George Seferis

nuk jam kunder, po thosha qe edhe vete TeSe-ja ka thithur nje lloj radioaktiviteti mesdhetar, qe ia ben eshtrat e vargut te rrezatojne. Mirepo mbase keshtu me duket vetem mua... pastaj, sic e ka thene Seferi, parthenogjeneze, s'ka. Pyetja qe shtrohet eshte: plagjin po ia bejme te shkuares, apo te ardhmes...

 Me thene te drejten Sol, njerezimi ka ecur se kemi mesuar nga njeri tjetri. Here nga zgjuarsia e here nga gabimet. Une s'jam kundra ndikimeve, persa kohe qe ato nuk jane imitime. Shkrimtare tabula rasa nuk ka.

 Një nga këshillat më të bukura që kam lexuar diku, ka qënë: VIDHNI! Vidhni ide, mënyra të shkruari, krijime, por MOS imitoni. Ama vidhni, bëjeni tuajën, zotërojeni. Kur e merrni, ndjejeni, edhe aplikojeni. 

 

Yep! Life's a bitch...

 ...if you get her after 30-s smiley

Seferis mos ka qene gje konsull ne korce?

Do te qeras me nje me Korce (kam bo zborin 3 mujor atje, ne Barc). Ishalla e gjej.

bobo, ishalla edhe s'na merzitet soli se ia bom temen corap...

nje sec.

 Hajde se kam nje shok une qe na e rregullon kete pune me Solin... smiley po sille ate te Korces.

Eh c'u dogjem per ndonje serenate korcare dhe nje vodka me llukanik.

Sooooooli!

Got it!

ja:

Me Korçë (pre-90)

si tigra të vrarë mbi borën e fundit
ranë gëzofet mbi supet e zonjave,
u zhdukën muajt dhe kuajt
dhe trojkat s’i donin më udhët e sheshta,
një disk vinili gërryhet si hënë
e nuk e këndon anën e pasme
me një këngë të errët,
me skajet e ngrënë.

stiletto grashë s’u ngopën së vrari rrugën pas shpine,
natës serene pa serenadë,
pas koncertit yjet me mëdyshje
sikur kërkojnë tjetër natë.

nga larg:
[“…kur hynja me drojtje e turp kafeneve,
njojta një greke të shthurur në qejfe…
”]

ngjitur:
[- Sifkë, nuk e dija, por paskesha jetuar mal de vivre,
konjakun ta pija të paktën në varret franceze, të zija një shok,
askush nuk të shan po pive me një varr, nukë?
të dy të mbanim njëri tjetrin, mos binim,
se duhen shokë të heshtur dhe që dinë frëngjisht,
se mal de vivre, Sifkë, nuk di në më kupton…]

nga më afër:
[“…me dhembje në zembër nga Korça po ik’,
fatin ta kërkoj atje në Selanik…
”]

 Mire aty. I madh Sifka. smiley

Person i vertete! E ke degjuar ndoshta fisin Xherahu?

 Jo, nuk e di.

smiley

Ketu tregon qe birra te beka mire . Ajri dhe mbremja ca me mire ...po fantazia per Korcen qeka vetem dimrore .

nga afer  ...

sifke mbame se rashe sakaq

ne shpirt nje Korcarke mu shfaq

le me po te shkoje ne Dardhe ku s'kish per be asnje Dardharke apo ne Vockepoje ku kishte pako gje Voskopojare dhe te pershendesnin me vergje beqaresh te kitarizuara ..

Nga larg

kur me zbrisje o nga Dardha

faqekuqe b...bardha

E si jehone  perbri 

Gushebardha voskopojare ,

vithegjera me halle 

As mu s'besoj  se me merzitet Soli ! 

Ma hiq nje merak , megjithse jashte krijimtarise smiley . A i di nga jane fisi Xherahu ?

I ke njof ti? Ne pinim me njerin nga keta, ishte me i madh se ne ky, sa here shkonim ne Korce. Kur u nxefte pak muhabeti, dmth kur melankolia fillo e bohet ngjyre okre, i kujtohesh nuk di pse Otis Redding dhe Jimmie Rogers.. smiley

Shum rob simpatik.

Por gjenealogjine nuk ua di. Me bone kureshtar.

Nga Labova e Zhabes . Rrace e forte ! Ndonjeher per nje nga te paret e tyre ,   do te tregoj se si "e priti " inxhinieri Jermen kur vajti per eksperience  ne Gjermani , per oficinen e Portit ne Durres smiley Po qe ai  qe thua ti  ( pinte ) , te mos ma ngatrrosh me nje Korcar ,( PIRON - super klase ) te dinte ato emra .... me llive gazit smiley As me mbiemra qe tredhin robt mos ma ngatro . Dhe ata xherah e kane smiley Maje ku e kishe ke qofte larg ...e ngjitmja per ne Barc ... i pire !

Jo jo, nuk e qunin Pirro, jo smiley

Ky kishte nostalgjira per klube te dikurshme, Ziko, me bilardo dhe disqe vinili, ku jepeshin mesime vallzimi...

Nejse se vertet e teprum.

Sol, na e boj kabull.

 Tre here e nisa e mu fshi per aresye te ndryshem. Ja ta perkthej pa a shume sic e mbaj mend, pa u fut ne konkurence me Oranjen

 Mathios Paskal ne mes te trendafilave.

 

 

Pi duhan pa pushuar gjithe mengjesin

nese ndalem trendafilat do me zene

e do me mbytin me gjemba e petale te rena

rriten shtrembtazi, cdonjeri me te njejten ngjyre trendafili

syngulur, presin te shikojne dikend qe kalon; askush nuk kalon.

pertej tymit te duhanit i shoh

te kapitur mbi kercejte e tyre.

Ne nje tjeter jete nje grua me tha: 'Mund ta prekesh kete dore,

dhe ky trendafili eshte yti, mund ta marresh

tani apo me vone, kur te duash'.

 

Zbres shkalleve ende duke tymosur

dhe trendafilat me ndjekin poshte me ankth

dhe ne sjelljen e tyre ka dicka prej atij zeri

ne rrenjen e qarjes, atje ku njeri fillon te bertase

'nene' apo 'ndihme'

apo klithmat e vogla e te bardha te dashurise.

 

Eshte nje kopesht i vogel e i bardhe plot me trendafile

pak metra katrore qe zbresin me mua

ndersa shkoj poshte shkalleve, pa qiellin;

dhe emta e saj qe do ti thosh: 'Antigoni, i harrove mesimet sot,

ne moshen tende une kurre nuk mbaja korset, jo atehere'

Emta e saj ishte nje krijese meshirplote; venat te dala

rrudha perreth vesheve dhe nje hunde gati te vdekur;

por fjalet e saj ishin gjithmone plot maturi.

Nje dite e pashe tek prekte gjoksin e Antigonit

si femija qe vjedh nje kokerr molle.

 

 

A do mundja ta takoja ate grua te vjeter ndersa poshte zbres?

Ajo me tha teksa ikja: 'Kushedi kur do shihemi prape?'

Dhe pastaj lexova ne gazete per vdekjen e saj

dhe per martesen e Antigones dhe martesen e vajzes se Antigones

pa mbaruar ende shkallet e as duhanin

qe linte ne buzet e mia shijen e nje anijeje te magjepsur

me nje sirene kryqezuar ne timonin e anijes kur ende ishte aq e bukur.

sol, ja per pak Mischung, nje teutonke tani, nje nga te hershmet e ksaj:

Entfremdung

In den Bäumen kann ich keine Bäume mehr sehen.
Die Äste haben nicht die Blätter, die sie in den Wind halten.
Die Früchte sind süß, aber ohne Liebe.
Sie sättigen nicht einmal.
Was soll nur werden?
Vor meinen Augen flieht der Wald,
vor meinem Ohr schließen die Vögel den Mund,
für mich wird keine Wiese zum Bett.
Ich bin satt vor der Zeit
und hungre nach ihr.
Was soll nur werden?
 
Auf den Bergen werden nachts die Feuer brennen.
Soll ich mich aufmachen, mich allem wieder nähern?
 
Ich kann in keinem Weg mehr einen Weg sehen.

I. Bachman

 

nje perkthim pa piken e pretendimit (5 minutsh, ku vargu i funit, kryevargu per ktu eshte i paperkthyeshem, te pakten jo shpejt e shpejt)

 

tehuajzim

ne pemet s'mund te shoh me peme
deget s'kane gjethe qe ti mbajne ne ere,
frutat jane te embla, por pa dashuri.
e as nuk te ngopin.
c'do behet tash?
para syve m'arratiset pylli,
zogjte e presin kengen para meje,
asnje lendine s'me behet shtrat.
jam e ngopur me kohen
dhe kam uri per te.
e tash c'do behet?

mbi male do digjen neteve zjarre.
a duhet t'ia nis perseri, tu afrohem serisht te gjithave?

n'asnje rruge nuk shoh dot rrugedalje.

 Po nje poezi kineze ndonja 5000 vjecare nga e cila ndoshta ka kopjuar dhe T.E.

 

DERA E LINDJES

>                                                    Anonime>

Hidhem drejt derës lindore

Pa parë mbrapa.

Çastin tjetër jam në rrugë

Gati për t’u nisur.

Tasat e orizit bosh kanë mbetur

E varëset e rrobave të zhveshura varen.

E kështu  shpatën nxjerr sërish nga mylli dhe hidhem për nga dera lindore.

Gruaja, pas bluzës varur më thotë duke qarë:

“Unë s’jam si gratë e tjera. S’më bëhet vonë për flori a grada.

E lumtur jam dhe elb  të ha, nëse jam me ty.

Hidhi sytë lart! Një oqean në furtunë duket qielli.

Shih poshtë! Fytyrën e zverdhur të tët biri a e sheh?

Gabim ështe tani të ikësh .”

“Bah’” i them

“Po iki tani

Sa s’është tepër vonë.

Kështu si jemi s’ia dalim dot më

Dhe flokët e bardhë të më rrallohen kanë zënë.” 

 

 

  

edhe faraon te kish qen, do ishte prish deri tani, o PF.

ps. dit e mbrothet sot.

 Ika Emo, se lashe koqen e namit sot tek PPU. Te shkoj te fle qe te ngrihemi heret e te bejme ndonje dallar neser.

Naten te gjitheve.

Good thought! Une kam punu roncem sot ne fakt.

Thx, PF, thx for sharing.

Naten!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).