DURRËS- Myftinia e Durrësit deklaron se do të padisë bashkinë e qytetit. Shkak për këtë deklaratë është bërë një ekspozitë e hapur në ambjentet e galerisë së arteve të qytetit, që ndodhet pranë xhamisë.

Myftiu i Durrësit, Redi Quku është shprehur se ekspozita e piktorit dhe skulptorit, Mustafa Biduli është e papranueshme. Bëhet fjalë për ekspozitën e tij me skulptura dhe punime në dru. Ekspozita përmban në total 50 punime të cilat autori i ka krijuar në 35 vite, mes tyre ka edhe piktura nudo.

Sipas myftinise Bahskia ka prishur marrëveshjen, sipas të cilës kjo ekspozitë nuk do të hapej në këto ambjente pranë xhamisë. Ndërkaq kjo ekspozitë është vizituar nga mjaft artdashës, pushues dhe turistë që po kalojnë pushimet në plazhin e Durrësit.

Punimet e kësaj ekspozite përmbajnë në vetvete rrymën moderne ndërthurur me punimin në celik, ndërkohë që një vend të rëndësishëm kanë zënë dhe portretet e figurave të shquara shqiptare. Ekspozita do të qëndrojë e hapur plot 2 javë.

166 Komente

edhe disa info te metejshme...

1- ekspozita mbahet ne katin e pare te xhamise (qe eshte prone e bashkise).

2- celja e ekspozites u be ne daten 1 gusht, pikerisht ne diten e ramazanit.

İ vetmi supozim eshte qe njerezit e xhamise mund te kene mbeshtetur hapur xhaferrin ne fushate,me alla shqiptarçe se kaq nuk besoj te jete.vangjos nga ana tjeter s'ia nin,se vete eshte ortodoks,so.....pune memedheu

c'eshte kjo xhami me kate mer se na habite?

nga futen dhe ku falen besimtaret te kjo fotografia jote?

me duket se te ajo dera ne katin e pare majtas ndodhet ekspozita...

 nuk ka lidhej fare galeria me Xhamine plako. Xhamia eshte shume me lart se galeria...galeria eshte mu ne trotuar, aty ku kalojne njerezit, qytetaret gjate xhiros se mbremjes...per te vajtur ne xhami duhet te ngjisesh shuuuuume shkalle!

 

e gjithe kjo duket pak groteske  ne fakt.. bile grotesku shtohet  kur lexon edhe emrat e muftiut dhe te artist.  duket sikur jane ngateruar me njeri njeri tjetrin...

Myftiu i Durrësit, Redi Quku është shprehur se ekspozita e piktorit dhe skulptorit, Mustafa Biduli është e papranueshme.

.... dmth po te mos lexoja se kush eshte njeri dhe kush eshte tjetri, do thosha: myftiu eshte Mustafa Biduli dhe artisti eshte Redi Quku.smiley

 

lol

Nuk e kuptoj c'i duhet myftinise me punet e bashkise? Nga ana ligjore, a nuk kemi ndarje te shtetit nga feja ne shqiperi, apo jo? He ndonje peshk jurist...

une thashe se e kishin paditur per cilesine e vepres smiley

*****

Une them myftiu ka te drejte! Cfare behet keshtu? Si u nxjerrkan statujat dhe pikturat ne shesh pa breke! Po qe per hallate ashiqare ja ku eshte plazhi! smiley

Nje pyetje per myftixhine - A ka ndonje plan per ankesa tek bashkia per te ndaluar plazhin ne Durres?  smiley

korano, myftija aty e ka pat hallin me duket mua. ca jane keto femra lakuriqe ne copa pelhure ka thene. pse art modern eshte ky? 

sillni ndonjeren te bej striptiz live ketu, tha, shtohen dhe besimtaret ''artdashes'' me kete rast.smiley

 

kane hall them une ... cfare eshte paturpesi  me e madhe te besh nje ekspozite me piktura dhe skulptura lakuriqe apo te martohesh me 4 gra?! smiley

Ne fakt une nuk munda te shoh ndonje gje te trupshme tek ajo piktura me lart! A sheh gje ti Belul? smiley

varet me ke e sheh o koran.  me ate me xham, apo ate pa xham.smiley

jo, edhe spo dalloj gje ne fakt. e paska perthyer pak gjurin me stil dreqi.smiley

Sic duket myftiu shikon qe nga poshte prandaj sheh gjera te turpshme! smiley

 lol, e turpshme eshte ti mbullosh me pardesy ne mes te veres gjerat e turpeshme. hahahahhaha, kur i shef tani mes te vapes me shalle mbi krye dhe pardesy te mberthyme gjithanej. Ene me e bukura, bashkeshorti, jo vetem me menge te shurtera, por ene me pantallona short.

Po patjeter o Sheme eshte ne ekspozite per te gjetur nusen e radhes bashkeshorti smiley

keshtu duan shqiptaret (dmth burrat) ... burrat te shkojne ne drejtim te Europes ... grate e tyre/motrat te jene te izoluara, pra te shkojne ne drejtim te Arabise! smiley

 cuca ne foto mjaft e goditur. trup tip ngjale, gjoks i kercyer, vithet pak te rexum por te pranueshme. Ndersa pjesa e kokes, kot fare, me ngjan si femen aksioni. Ah nese eshte bere para viteve 90-te , terhiqem dhe i jap noten 9-te piktorit/skulptorit. 

Myftiu, kot merzitet. Perderisa xhamia ndodhet prane galerise se arteve kete fat dote kete. Le ta largoje myftiu xhamine qe andej, ose te mbyllin syte po qe se duhet te kalojne prane galerise.

 Myftiu, djale i ri qe ska as 3 muaj qe eshte bere myfti, nuk mendoj se i ka te tija t keto ide, thjesht yshtet nga nje kaste demokratesh qe duan sa me shume sebepe per tu kapur me bashkine socialiste. smiley e trishte por e vertete.....

 

Ku eshte drejtesia e rruges se Fese????? smiley(

 

Jane fiks 100 e ca metra shkalle per te vajtur ne Xhami. Galeria nuk cenon askend!

smiley

Gjithsesi sot ne darke hiqen punimet nudo te skulptorit. smiley

 

pa dale, (meqenese erdhi edhe emua) ka lidhje te ngushte me temen kjo.smiley

''Lithan o dele e bute e perendise.  ky njeri qe po te vjen ne ishullin e gjarprinjeve, eshte nje zograf mekatar.  ai ka zografisur njerez te mallkuar prej perendise.... ka zografisur kuçka te perdala ne vend te shen-merise.....''

smiley

Paravolite nuk jane bere per gojen tende, o njeri smiley

 

 

ja, ''verzevuli ne sketerre''. per te zografisur kete, perdori koken time. si sme ka dale shpirti nga e keqa.smiley

1- ekspozita mbahet ne katin e pare te xhamise (qe eshte prone e bashkise).

2- celja e ekspozites u be ne daten 1 gusht, pikerisht ne diten e ramazanit.

Nuk eshte shume e qarte.  Eshte afer xhamise?  Apo brenda xhamise?  Po te jete brenda xhamise qofte ne kat te pare, apo ne oborr, nuk duhet te ishte hapur aty.  

Nga ana tjeter, artikulli thote qe galeria e arteve te qytetit eshte afer me xhamine? 

 Aaah, Durrsi apet! smiley

Durrsi gjithnji ka pas histori t'parehatshme me fene! 

Ate foton me siper s'besoj ta kete bazuar tek ndonje shqiptare ky, patjeter ndonje e huaj...

 te garantoj qe eshte e autorit.

check out his flickr page Mustafa Biduli. smiley

 

Mir mo mir, ta kam llafin autori s'besoj ta kete bazuar tek ndonje shqiptare, pale le ka pare ndonje aktore hollivudi qe e ka frymezuar keqaz...

Gjeja me e pakuptimte dhe nje shkelje flagrante  ete drejtave te qytetareve te nje qyteti jane autopallantet, SKANDALOZEEEEEEEEEE

nuk bejne hic keq ta padisin. ja qe estetika mundet te kete e kufij teologjike muslimane. se i ka ne fakt. te themi Zoti punon ne rruge te pafundme, e themi, po mjere pyjet pastaj qe u prene 50 vjet. smiley

 Lajm i fresket.

 

Ne oren 18 autori do te heqe nga galeria te gjtiha punimet nudo dhe do te lere vetem lule & zogj... smiley(((  

 

Myftiu fitoi!

smiley

Kur Feja nderhyn kshu ne jeten artistike te nje qyteti nuk eshte mire.

Derra me mjeker

Ketij myftiut duhet ti behet e ditur qe jeton ne nje shtet laik ne mes te Europes qe ne pjeses derrmuese te tij eshte i cfetarizuar, dhe prandaj do haset me ekspozita skulpturash e pikturash ku ka femra nudo, e me plazhe ku femrat veshin vetem rroba banje etj etj.

Nqftse i duket e patolerueshme kjo gje, eshte i lutur t'ia fusi nje vrap nga Arabia Saudite ku do te jete i sigurte qe s'do hasi fenomene te tilla.

Yes!

kjape aty e thuj i llaf smiley

 Po Myftiu ku i pa nudot? Apo pa u gdhire Ramazani e mbajti frymen ne ekspozite. Eh ku eshte katandisur Durresi i shkrete. Ne Durres ka pasur skulptura nudo ne sheshe para 2000 vjetesh, tani vjen nje myfti i shkolluar ne rerat e Arabise dhe kerkon te mbylle galerine e arteve se po i prish iftarin!

Mua me shume per kete me vjen  keq, per hajrin qe sic duket kurre skemi per ta bere. Thjesht sme pelqen kjo simbioze Myftini + Pd qe levrin neper qytet dhe nje fryme anti Bashki e theksuar. Nuk arrij ta kuptoj deklaraten e myftiut kur thote se ekspozita eshte ne katin e pare te xhamise apo te shkallet e saj. Apo kur thote qe duhet bere nje kontrate ku ti specifikohet cdo artisti qe te mos reklamoje idete e tija, nudot. A ka turp me te madh ne kete vend ku arti ndrydhet per hir te nje nudoje ne dru 100 metra larg xhamise???? Nuk arrij ta kuptoj logjiken e te riut myfti, studiues e teolog kur flet per gjyqe e per permbarime. Gjithsesi nuk i ve faj! Ai eshte thjesht nje vegel! Vegla e radhes! Duhet te hiqet dhe Davidi i Mikelanxhelos nudo ne Firence sepse eshte prane Kishes! smiley Jetojme ne 2011 o njerez! Nuk u prish asgje besimetareve muslimane nje ekspozite aty diku nene Xhami. Xhamia eshte me krenare se kurre ne mes te qytetit. Galerite vene e vijne...madje ka patur nudo dhe para nje muaji....do kete dhe ne muajt pasardhes....nudoja eshte e pashmangshme ne art! Myftiu + te tjere qofshin ata qe qofshin...skulpturat u hoqen vetem per hir te nje harmonie qe mbizoteron, por mediat vizive dhe te shkruara, mijera komentet ne net nuk lane gje pa thene per z.Myfti!

Agjerim te lehte i nderuar.

I nxive vetes nje dite nga muaji i madheruar!

Kulmi! Nje injorant me shallvare e callme te beje ligjin mes Dyrrahut.

 

C'mereni me idiote. Ne fakt ketij as qe duhet i permendur kjo pune se i rit vleren po te mos e kategorizosh ne seksionin 24 karat

cer lesh Dyrrahu mer

a kini qen n'durrs nai here kto vitet e funit juve apo lesh

dyrrahu thote kjo smiley

katunrrahu thuj

Dyrrah e s'e lun topi smiley

po ishte metafore mi dreq, Dyrrah e quj un kur nenkuptoj artin e atij vendi. Sme ha meraku per numrin e katunareve qytetas atje.

 Ja sa te maroj Ramazani dhe myftiu do i qepi nje pale breke dhe sutjena edhe Teutes qe shtrihet nudo sa gjate e gjone siper deres se Bankes tek Porti.

burka ndoshta smiley

 

smiley

ahaahahah

smiley

aaaaaa mire paskish qen metaphor ( si psh me thane : do shkoj per i pilaf me qofte, ne Skampinis, aty ke kthesa metalurgjise )

smiley

n'rregull athere.

Prit mi, prap s'mushet menja mu

e di at shprehjen e vjeter sa dyrrahu :

o durrsak o tarrallak

smiley

 Ruzho po ate kongen per Kombinatin

Gocat si sorkadhe

gjysmat jan topalle

djemte si petrite

gjysmat jan evgjite

Elbasan i bukur

Elbasan...

a e ma men smiley

ou? i morrshi te ligat Skampinit pra, gocave, cunave, grave e burrave kudo si jane smiley

 Njerezit nuk skandalizohen qe femrat shqipetare po heqin breket ne publik,biles as baballaret e vellezrit e tyre nuk skandalizohen ,po skandalizohen se nje artist ka ekspozuar ca punime te mrekullushe femrash nudo ….Absurd shqipetar..Mediokritet :Te te preken ndjenjat dhe sedra nga nje pikture apo skulpture kur vajzen e ke lavire apo del nudo ne publik….Ike pirdhuni me gjithe sedren dhe ndershmerin tuaj dhe i lini artistet te punojne…

Faqja ne Flickr e mjeshtrit Biduli, te shumeperfolurat Nudo te tijat.

 

.. ky ka gdhend dhe ate  Hoxhen  e modh !!  smiley

 

 po plako. smiley

Lexova sot se ai artisti i kishte terhequr punimet nudo(pas kercenimeve te shumta qe i ishin bere)...

 sad but true!

 

expo mbreme dhe sot ngjante shume shemtuar me vendet bosh te 8 nudove!

skeni pse habiteni o njerez.

ky eshte pushteti qe monsieur sali berisha i ka dhene fese!

 

"levduar kjofte myftinia"

Ah more Sali! Edhe kete e bere ky?!

Shume e zymte e gjitha kjo. Me kete logjike s'e kuptoj pse lejohet plazhi ne Durres.

Shekulli - Hiqen nudot nga galeria, zemëruan myslimanët 

piktura-nudo_xhamia-durres-300x252.jpg (300×252)Një ekspozitë me gdhendje nudosh në dru ka krijuar një konflikt mes Bashkisë së Durrësit dhe Myftinisë së këtij qyteti. Hapja e ekspozitës e cila ndodhet menjëherë poshtë xhamisë është cilësuar si një provokim edhe për faktin se ajo rastisi të hapej në të njëjtën ditë me nisjen e Ramazanit. Por pas bërjes së ditur të një konflikti të tillë duket se qytetarët e Durrësit janë bërë edhe më kuriozë për të parë ekspozitën e Mustafa Bidulit. Nga ana tjetër, Myftinija e Durrësit ka reaguar ashpër.

Myftiu Redin Quku tha se ekspozimi i veprave të artit nudo nxjerr në pah shkeljen flagrante të marrveshjes së bërë mes bashkisë dhe myftinisë me vendim gjykate për të mos ekspozuar vepra të tilla. Teksa ka pohuar se ekspozimi i pikturave nudo në shkallët e xhamisë është i patolerueshëm, myftiu tha se do t’i drejtohet institucioneve të drejtësisë. Dy institucionet u përfshinë në debat edhe pak kohë më parë lidhur me ngritjen e galerisë pranë xhamisë. Myftinia iu drejtua gjykatës dhe më pas u vendos marrëveshja që në galeri nuk do të ekspozoheshin vepra arti, të tilla si nudot të cilat cilësohen fyese për besimtarët myslimanë.

Nga ana e vet, nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, i cili la pushimet në mes për t’u rikthyer në detyrë pas kësaj ngjarjeje, deklaroi se do të rishihet çështja. “Punime e piktura nudo ka edhe në derën e kishës dhe nuk mendoj se ka gjë të keqe, pasi është punë artistike”, u shpreh nënkryetare. Mësohet se mbrëmjen e së mërkurës u vor vendimi për heqjen e gdhendjeve nudo si pjesë e ekspozitës, e cila ishte e katërta për Bidulin.

Lidhur me ngjarjen, ai tha se ishte rastësi hapja e ekspozitës në të njëjtën ditë me nisjen e Ramazanit, ndërkohë që pranoi se konflikti kishte shtuar kuriozitetin e njerëzve për të parë veprat e tij që shiten në vlerat 3-4 mijë euro copa. Mes veprave të paraqitura nga Biduli janë edhe portretet e Fan Nolit, Skënderbeut, Shote Galicës apo dhe punime të shpendëve të ndryshëm.

Mustafa Biduli: Nuk e ngatërroj fenë me artin

Jam vetë besimtar. Nuk e ngatërroj fenë me artin. Galeria është pronë e bashkisë dhe unë nuk mbaj përgjegjësi se pse ajo është vendosur poshtë mjediseve të Xhamisë së qytetit. Punimet nudo janë shumë të vizitueshme dhe ka kërkesa për blerje. Kam dëgjuar andej-këndej të flitet për mbylljen e ekspozitës. Nuk do të ndodhë, pasi unë kam kontratë. Me të tjera çështje të merren institucionet përkatëse. 

"Myftiu Redin Quku tha se ekspozimi i veprave të artit nudo nxjerr në pah shkeljen flagrante të marrveshjes së bërë mes bashkisë dhe myftinisë me vendim gjykate për të mos ekspozuar vepra të tilla."

?????

Po pra.  Sa afer/larg eshte galeria me xhamine s'eshte e qarte as ne kete artikull por paska pasur nje marreveshje.

Midis bashkise dhe myftinise (sipas Shekullit) ka pasur nje fare kontrate per keto ceshtje.  Ekspozita bie ndesh me kontraten.   

Nuk e di si eshte situata ne Durres, por me duket cudi qe galeria e arteve dhe xhamia jane aq afer (as artikulli i Shekullit s'e sqaron tamam vendndodhjen) sa eshte pare e nevojshme te behet edhe kontrate per veprat e artit qe ekspozohen.  

Nderkohe, arti apo dhe autori i veprave jane viktima pa faj ne kete mes.   

artiiiiiiiii !!    smiley)

vdekte arti, ishALLAH ! 

Kjo tregon se Muftinia e merr punen e vet me seriozisht se Bashkia.

Nga ana e vet, nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, i cili la pushimet në mes për t’u rikthyer në detyrë pas kësaj ngjarjeje, deklaroi se do të rishihet çështja. 

Mos t'i biem bashkise ne qafe se ja, la pushimet tjetri smiley

Me seriozisht, solidaritet me artin (Stalker leri vicklat lol) autorin etj mund te bejme dhe ne te drejten tone gjithe diten.  Por ketu konflikti duket sikur eshte gjetiu tjeter.  

Nenkryetarit bravo i qofte, se kush e di sa larg nga Durresi i bente pushimet, po sikur te kishte menduar nje cike me seriozisht gjate orarit te punes them une.

 Une them te vene nje banderole te madhe:

LARG ARTIN NGA XHAMIA!

Keshtu dhe gjerat sqarohen me mire, si me thene, vetvetiu.

po po, une bile them te vene dhe nje parrulle tjeter "larg cicat nga morali mysliman, rrofte shumimi me pjalm" smiley

 Pse pjalm kane fillu me i thone asaj gjose nashtina?

P.S. Me kujtove nje batute te vjeter bordure: Femrat pa gjoks jane si pantallonat pa xhepa, qe s'ke ku fut duret. smiley

kshu do punojshe gja ti, me qit naj dallar?.. smiley

mos mer, se e kena dit aksioni sot, vijme te peshku tu thon ishalla s'ka naj gjo interesante, se s'kena kohe.

keta besimtaret a bejne anatomi ne shkolle apo e bojkotojne ate lende?

Me kujtove zyshen e biologjise ne gjimnaz.  Kur arritem te nje fare kapitull, tha: Ket lexojeni vete smiley.

PS: besimi ne fjale s'ka nje vendim te qarte per resmet, ti pyet per anatomi smiley

resmet s'lejohen, po anatomine e nuk e bojne me resme, e bojne me modele druni si kto t'Mucos smiley

klimaksi me bilogjine qe niste me amebat edhe mbaronte me anjshtajnin per 86 faqe smiley pjeset se ku shumezohet njeriu do ti mesoni ne oren e matematikes, kur te shpjegojme pse revolucini proletar perdor po te njejtat numra me ato te vendeve kapitaliste. se kapitalistet e ndyre i moren nga dijetaret e lindjes (jo ata myslimane) qe ne kohen kur ata jetonin jane shtypur nga feja edhe nga feudalizmi smiley

klasa tete, libri i biologjise fillesa e cdo erotike edhe per poetet e ardhshem ahahahhah smiley

ma thuj pak emrin e zyshes te lutem ,mos i fillon me k apo me v? smiley

pervec te tjerash, mu me vje keq edhe per ca peshq te nerum (TM idris) qe mes bindjeve te tyne politike, orientimit/besimit te tyne fetar, botveshtrimit dhe pisllikut te ububushem te ktij myftiut, jane duke bo cirk mbi tel, me heshtje me teper, i vrej qe ktuna permas monitorve te tyne tek i fusin x-in ksaj teme, ishalla po ik sa ma shpejt si onderr e keqe, cirku ama mbi tel vazhdon... he se mos bi ktu, hop se mos xerrohem aty... me at shkopin horizontal te komformizmit ne dore qe i nimo me majt barazpeshen... mos e merrni kaq me zor mer, s'ka asigjo me i thon muftijes a cer dreqin osht, qe t'puthim doren red efendiu (obobobo... e thoni dot ket mer? smiley ), po me ket muhabet sikur ja ke fut pordhes pak skic...

''po u ben propagant o Murat... kot e ke''.smiley

smiley

      

O eri, po mjaft aman, se po i mbronim (ne fakt te drejten e artistit per nudo ne pergjithesi). Keto jane te tmerrshme!!! Bobo, epo t'i japesh me zor te drejte Myftinise! smiley

smiley doja te tregoja se kjo cuca me cica eshte person real (rebeca scott)

aaaa, po kshu thuj ti, se ktu i pari qe qeka per tu fut n'burg qeka mucoja qe ka deformu rebeken n'ket far feje

tërb! smiley

rebeka mer ej, o shoku, jo llafe smiley

smiley

PS: kush eshte kjo teta?   

ku di gjo un, un gugllova me ate emrin qe tha eri ene m'dul kjo smiley

Qenka miss gushti 1999 i Playboy, thote guglla smiley 

Thua ta ket ditur myftiu kush eshte qe ka protestu fuqishem? smiley.

PS: Dhe vjen pyetja natyrshem, po eri nga e di? smiley.

swed, jam i bindur qe myftija ka foto (te shenjta.smiley) te tilla  ne ndonje dhome te fshehte atje ne xhami.  mu si ata xheneriket qe i mbajne te varuara neper dollapet e zhveshjes.smiley

epo ndryshoka kryekeput puna, po qenka ajo! smiley

"beca me lule" ne vend te "besame mucho"

 ajo pa cica, dmth ajo me bythe eshte alessia marcuzzi. si dhe shume vipa te tjere qe mjeshtri Biduli ka ne koleksionin e tij.

 

Mos i gjykoni punimet duke i pare nga fotot.

Kush te doje te vije ne galeri sepse nudot aty jane, ne nje kthine te kthyer praptazi e te mbuluara.

Ka ulje çmimesh per ato qe jane ne kthine ?  smiley

 atyre madje iu rrit...cmim tanime!

sot autori me foli per nje ide akoma me te kendshme.

Ta hape expon ne tr, dhe ta mbylle perfundimisht ne dr. smiley

 

Mund t'ju rregulloj edhe ndonje ekspozite ne Paris, se njof ca njerez.

Shyqyr, se thashe mos isha vetem une.  Meqe behej fjale per ceshtje me madhore, s'u ndjeva per keto te tjerat ... 

kshu esht kur te hyn pamela andersoni apo e ndjera ana nikol smith nga penxherja... mylli sa te dush dyret ti.

e me ket rast, po t'pershendes me kngen e beatles "ajo hyri nga dritarja e banjes" (she came in thru the bathroom windiw" smiley

enjoy:

http://youtu.be/m3cxkYu4NyA

Hajt mo, po e kthejme muhabetin. Kjo eshte statuja ne ar e Kate Moss (Marc Quinn) ne British Museum:

Moss statua oro

C'i punove timonit me kete kthesen smiley

Ndjej ca keqardhje per artistin(si artist qe jam dhe vete)...Me duket dhe ca anadollake kjo vendosja e galerise ngjitur me bashkine...C'kenaqesi do te ndjejne artedashist dhe koleksjonistet e artit nen pellitjen e frazave arabisht?...Eshte paradoksale....

Por une shikoj thellim te ketyre problemeve socjalo-fetare qe perbejen shoqerine tone......Gjerat sa po vijne dhe po marrin nuanca ekstreme.....Enveri dinte dicka me shume prandaj dhe i ndaloi keta vemje dhe parazite qe zbejne gje tjeter vecse po i grupojne shqiptaret ne dy fronte.....

po mire, kush ishte me parpara aty xhamia apo galeria ? he tani!

Njeriu....Arti...Njeriu e krijoi galerine dhe xhamine....

Per shkak te artit quhet "njeri" dhe dallon nga kafshet...

 Shqiperia eshte nje vend i vogel por me shume challama dhe veladone, nje dreq e di se si ushqehen keta dhe cpune bejne nje gje eshte e sigurte qe shqiperia sot po te shikosh njerzit, duken o si turq (iranian arab), o si grek o si italian..

 zotrote si dukesh? Ingliz?

 Shqiptar 100% pa challm, pa kryq pa lara, pa as nje lloje simboli i teri dhe i beri me nje fjale origjinal shqiptar! smiley 

 

Kërcënimi që nuk duhet injoruar

Nga Mero Baze

Një ekspozitë në Durrës është detyruar të mbyllet nën terrorin e paralajmërimeve fetare nga autoritetet e komunitetit mysliman në qytet, për shkak të përmbajtjes së saj. Bëhet fjalë për një ekspozitë të rëndomtë nudo nga ato që shumë artistë i kanë eksperimente të zakonshme në karrierën e tyre. Një nga krerët e komunitetit mysliman në Durrës ka reaguar ashpër përmes arsyetimit se ekspozita është hapur afër xhamisë dhe se ky është Muaji i Shenjtë i Ramazanit. Nuk dua të hyj në detajet që kanë tmerruar autorin e ekspozitës dhe as pafuqinë e opinionit publik dhe Bashkisë së Durrësit për ta mbrojtur atë, por dua të theksoj një prirje të rrezikshme që po vihet re në Shqipëri nga komunitetet fetare, etnike dhe në disa raste dhe deri tek pakica me orientime të ndryshme seksuale për t’iu imponuar problemet e tyre shoqërisë shqiptare.

Reagimi i Komunitetit Mysliman nuk më bëri përshtypje, dhe në fillim e mora normal duke e konsideruar të drejtë të tyre të thonë ç’është e mirë për ta dhe çfarë nuk është e mirë. Por terrori ndaj autorit dhe mbyllja e ekspozitës është një kërcënim publik në emër të një komuniteti fetar. Sekularizmi është një e drejtë e fituar bashkë me shtetin shqiptar, dhe në këtë vend askush nuk e ka të drejtën që në emër të fesë së tyre të na diktojë rregullat e jetesës dhe shijet tona artistike. Nëse një praktikant mysliman shqetësohet nga foto nudo, mund të mos i shikojë, ashtu siç mund të mos shikojë as vajzat e zhveshura në plazh, por ata drejtues të komunitetit mysliman në Durrës nuk kanë asnjë të drejtë t’i imponojnë qytetit jetën artistike apo shijet e artistëve. Tërheqja e ekspozitës dhe terrori mbi autorin është një kërcënim për gjithë shoqërinë. Nëse në këtë vend me tri fe stabël dhe dhjetëra sekte të reja të futur për modë, ne do të vendosim shoqërinë nën presionin e shijeve të tyre fetare, atëherë ky vend merr fund për 24 orë. Lajmi i mbylljes së ekspozitës është makabër dhe një turp për qytetin e Durrësit, të cilin tashmë na duhet ta përfytyrojmë si Teheranin për shkak se një hoxhe nuk i pëlqejnë fotot nudo, apo më keq akoma, nuk i pëlqen vendi ku Bashkia ka ndërtuar ekspozitën e arteve pamore për publikun. Bashkia e Durrësit, por dhe shoqëria civile në atë qytet, artistët dhe intelektualët e Durrësit duhet të bëjnë betejë për këtë rast, jo si ithtarë të një ekspozite nudo, por si qytetarë që nuk pranojnë të humbasin traditën sekulariste të shtetit shqiptar dhe t’ia nënshtrojnë shoqërinë rregullave të një komuniteti fetar. As unë që jam mysliman, as miqtë e mi ortodoks apo katolikë nuk kanë të drejtë t’i diktojnë askujt rregullat e fesë së tyre. Ata janë të lirë të zhvillojnë praktikat e tyre fetare dhe nuk kanë asnjë liri tjetër mbi shoqërinë përveçse të jenë pjesë e saj si myslimanë, katolikë apo ortodoks. Tolerimi i këtij skandali do të jetë një sinjal i keq që i çohet të ardhmes së sekularizmit në vend dhe bashkëjetesës fetare. Durrësi nuk është qytet mysliman ashtu sikundër Saranda nuk është qytet ortodoks apo Rrësheni qytet katolik. Ato janë qytete ku jetojnë myslimanë, ortodoksë dhe katolikë, por mbi të gjitha qytete ku shoqëria ka jetën e saj të ndarë nga jeta e komuniteteve fetare. Tek ne feja është e ndarë nga shteti, nga sistemi arsimor- edukativ dhe kultura. Secili është në punë të vet dhe askush nuk mund t’i imponohet tjetrit. Ajo që ndodhi në Durrës është një turp që nuk duhet të tolerohet.

Po ashtu po bëhet modë dhe reagimi ndaj çdo ideje politike apo debati publik mbi pakica të tjera në vend qofshin etnike apo grupe sociale. Kam ndjekur këto ditë në gazetën Tema irritimin e tepruar të një kolegu tim, Ilir Paço, pjesë e pakicës greke të Shqipërisë ndaj një propozimi gjysëm idealist të Aleancës Kuq e Zi për shqipërimin e toponimeve në Shqipëri. Them propozim idealist pasi shumë nga këto toponime kanë fituar të drejtën e qytetarisë dhe vështirë se ndryshohen ashtu si shumë të tjera ka mundësi të korrigjohen. Por, dhe në mos u bëftë asgjë në këtë pikë, dhe në dështoftë kjo nisëm politike, ajo është thjesht bilanc politik dhe nuk ka lidhje me pakicën greke në Shqipëri. Sa për kulturë, toponimet shqiptare në Jug të Shqipërisë, bile dhe në Veri të Greqisë, në shumicë janë sllave dhe i përkasin Perandorisë Bullgare të shekullit X-XI. Vetë Greqia në Çamëri ka ndryshuar çdo emër fshati dhe e ka kthyer atë në greqisht, por nuk ka mundur dot për shembull të ndryshojë emrin e krahinës Zagori në anën greke, ashtu sikurse e kemi dhe ne në anën shqiptare. Me këtë dua të them se nisma politike e Aleancës Kuq e Zi, është politikë dhe nuk drejtohet ndaj ndonjë pakice. Zakoni për të reaguar si pakicë e rrezikuar ndaj çdo nisme politike, po kthehet në një bezdi jo produktive që nxit më shumë klimën e tensionit në vend dhe ngjall nacionalizëm të panevojshëm. Aq më tepër që ato pak emra të fshatrave të pakicës greke në Jug të Shqipërisë më shumë janë sllavisht e turqisht se sa greqisht.

Përpjekja për t’iu imponuar shoqërisë në emër të një pakicë apo komuniteti, është një rrezik po aq i madh sa tendenca e shumicës në pushtet për të diktuar politikisht shoqërinë. Bile në disa raste këto tendenca janë më të rrezikshme se tendencat e pushtetit autoritarist, pasi zgjojnë më shumë emocione negative në shoqëri dhe krijojnë më shumë probleme se sa krijon një qeveri autoritare dhe e korruptuar si e Sali Berishës, të cilën e korrigjon duke rrëzuar Sali Berishën. Tendenca për të diktuar të gjithë shoqërinë sipas shijeve të tyre dhe perceptimeve të tyre fetare, etnike apo qoftë dhe seksuale, po na bën një shoqëri kaotike që po humbet çdo ditë identitetin e saj kulturor dhe frymën e saj perëndimore. Ky është një kërcënim serioz që nuk duhet injoruar, pasi ka pasur shoqëri me themele më të forta bashkëjetese se sa shoqëria jonë dhe janë bërë shkrumb e hi për 24 orë.

ja tani kur te fillojne, baze kopuku, nuk e duam shkrimin se vjen nga mero qelbesira, mero qe e kthen fleten 2 here ne dite... mero mero eja ti, ma jep doren me kalu, se e dashmja m'ka tradhtu.

me pelqen shkrimi. qarte e bukur. bravo baze!

 Dy gjona: 

1. Eshte fantastike qe emri i hoxhes eshte Redi- Red Efenija  smiley , dhe emri i artistit eshte Mustafa! smiley

2. Eshte po ashtu fantastike qe Mujes i ka hik truni me Playboy-n dhe e ka qit m'dru!! smiley

 

o z. Fuat Boci (paskeni per nick emrin e atij aktorit te estrades se Fierit), mos je  vet piktori Mustafa Biduli?   ju dini gjera shume te sakta per artistin Biduli, prandaj pyes?smiley

 Belul djali, Belul trimi, komunist qe nga fillimi

Nuk jam Mustafai as i biri e as xhaxhai, por nje qytetar durrsak, qe me myftiun "kam hy n'gjak'  smiley)

E njoh personalisht mjeshtrin dhe jo me larg se sot e pyeta ku i kish cuar nudot. Mi tregoi vete aty te fshehura e te kthyera mbrapsht..qe as nga vitrinat te mos dukeshin smiley((

realitet i zymte!

 

ja dhe galeria e shumeperfolur, nje bunker qe ska lidhje fare me xhamine smiley

http://i51.tinypic.com/1zzrrpd.jpg

 

ja dhe intelektualet e Durresit qe shijuan magjine e ekspozites.

http://i51.tinypic.com/2guy44z.jpg

 

A do me per ty?  smiley

ouch! this hurts! po i qis kto foto ti shofin robt:

http://i51.tinypic.com/1zzrrpd.jpg

 

http://i51.tinypic.com/2guy44z.jpg

Intelektualët deshe te thoshe. Se me e jo dhe aq.  

Boci, me myftiun "hyn n'gjak" kollaj.  Por drejt me thene ishte bashkia qe kishte bere kontrate me myftiun.  

 ka dhe me e, e nderuar Monda, por trimat në fillim. smiley

Kontratë verbale! asnjëhere e shkruar...madje thellë thellë...bisedë!

efekti rimë te fut vërtet në gjak xhanëm...mirë e ke ti. smiley

 

Mediat intervistojne mjeshtrin.

http://i52.tinypic.com/28k0qae.jpg

Po de, trimat ne fillim se si te kesh Shoten dhe Rebeken ne te njejtin ambient, si te mbahen trimat smiley.

Sa per kontraten, une nuk e di si behen gjerat ne Durres, me xhamira e galeri artesh njera mbi tjetren.  Por edhe nje llaf goje s'ka qene se bashkia beri ne fund si desh myftiu.

 beri si tha myftiu per te shuar zjarrin qe po gelon ne Durres tash 3 dite. smiley

Madje kryetari mesa di nuk eshte ne shqiperi. 

 Gëzohem që u njohëm. smiley

 Pika intelektualve.

 qiti emigrant djali qiti...ta marre vesh e gjithe shqiperia qe skulptorit te talentuar durrsak iu mohuan punimet!

Kush eshte Red Myftiu ne te vertete?  smiley)))))))))))))

 nudot shume keq,  tamam  si fotografi te dikujt qe thote me egersi: ''ja po dal lakuriq''. ka nudo e nudo dhe ato tamam sec kane nje butesi te perzjere me nje tis fisnikerie. shume egersi dhe aspak fisnikeri ne keto prane xhamise.

 prandaj thua si kane pelqyer Myftiut? Donte Modiglian ai valle?

jo jo, me mire t'i ngrehm  himn medriokitetit ...

 askush nuk po ia ngreh, nese ty te pelqen, jepi!

Donte Modiglian ai valle?

kshu e kemi ne ktu, qe thu ti, z. Fuat. O Modiglian, o rame e vdiqem smiley

smiley

Zot fale peshkun se na zgjat ditet!

 Mu po me pelqen kjo pikepamja qe myftiu pasi i ka pare me kujdes basorelievet ka kerkuar te mbyllet ekspozita qe te mos i ngrihet himn mediokritetit. smiley Eh, ka standarte xhamia!

nga dashuria per artin

(o'henry po qe se e ma men)

 

 Modiglian ne provincen Durrsake? ska per tpas!

 

 

________________

Kush eshte Redi ne te vertete?

 Vajzat e pelqejne Nudon. Madje pyesin skulptorin per detaje.

Redi se pelqen!

http://i54.tinypic.com/1692emt.jpg

 

 

 

_________________________________

Kush është Redi në të vërtetë?!

Fuat, kjo e fundit qeka i cik si shum expressive smiley

 

o Fuat, po ndonje foto te ''fortlumturise'' se tij, myfti Redit (allahu i shtofte ymrin.smiley) nuk ke mo?  jo per gje, po keshtu do kemi nje perfaqesim gjitheperfshires  por mbi te gjitha demokratik te paleve ketu.smiley

 Jam në opozitë. smiley pyet ndonjë hoxhë efendi këtu rrotull t'ua sjellë. smiley

 

...

 ky artisti edhe sikur ta kish kerkuar me qiri s'do e kish gjetur kaq mire kete punen e xhamise. do na behet i famshem meqe xhamia ngriti zerin.   nudove te tij s'ja vlen t'ju hedhesh syte jo te besh zhurme. e po sa fat kane ca ...

 artisti kurre nuk doli me megafon duke thirrur: une jam pasardhes i Renoir-it. 

por keshtu flasin te gjithe ata qe llapin via te lexuarit online te gjerave dhe aspak te perjetuarit offline te ndodhive.

kalofshi mire.

 

para se me fjet ti... du me te sqaru edhe kte: qe ky blogu ktu nuk esht aq fare... dmth shumica ktu e kupton qe cilesia e perceptuar individualisht e ketyre punimeve (per kete mendimet natyrisht do ndahen) nuk ka asgje, ASGJE ne bote te beje me c'po diskutohet ketu... dmth me heqjen e disa veprave nude se kshu tha myfti redi. ja kaq.

gjum te omel vllajo.

 ok, po ai u be i famshem pa dashjen e tij, kete doja te thoja. po qe ta dish ti, qe mos mbajme sekrete, ca ketu tek ''peshku'' na hiqen si artiste te medhenj dhe kerkojne vetem levdata. edhe kur s'e ke per ta kritiken, u duket sikur marrin shuplaka. ja keshtu kjo puna e ngaterruar e ''peshkut''...

Une besoj se ky konflikti me xhamine vecse mire do ti sjelle karrieres se ketij artistit...A valle do te kishte kjo ekspozite kaq shume publicitet nqs nuk do te kishte reagim te tille nga myftiu?.....Myftiu pa e kuptuar eshte bere pjese e fushates promovuese per eksopziten e artistit, ose me mire publicisti dhe drejtuesi i fushates promovuese  smiley

Redemption

Prit se nuk kane mberritur vip(at) e Tiranes ende..Secili do te perdore kete rast per perfitime karrieriste ne emer te lirise se artit...soon :All works sold out.....Pas ca kohesh veprat e ketij artisti do te behen teper te kerkuara...Vitin tjeter mund ta shikojme ne nje ekspozite Galerine e Arteve...

Ndoshta nga kjo mesele do te vije dicka e mire per publikun...Publiku konservator shqiptar do ti mesohet ca syri e nudizmin dhe lakuriqesine femerore dhe mund te kemi nje fare mini-revolucjoni kulturor

 

 Une thashe se artisti i kishte nxjerr nudot jasht fare, dmth nudo ( ashi qare) por nudot kane qene brenda ne ekspozite, per qef te vet, ku dreqin syri i Myftiut  i pa qe ishin nudo " vajzat "!! 

___

Ekspozita, sipas fotove te sjella nga Fuati, jo vetem qe eshte larg nga Myftia por eshte komplet dicka private qe nuk ka lidhje me Myftine .Me vjen shume keq qe Myftia ka degjenruar ne nje mentalitet pakistanezesh,iranianesh duke turfulluar per "rrezikun" e ekspozites.

Kush po e ngacmon Myftine qe shplan trute e njerzeve me dogma ?

Eh kohe krize...Kohe kameleonesh...C'bejne artistet per te mbijetuar...

Artisti(Mustafa Biduli) e shendroi bustin e Enverit ne Naim Frasher duke i shtuar nje mjeker smiley

Kjo eshte nje nga bustet e ekspozites.....Nuk e kuptoj arsyen e artistit per bastardizimin e vepres se tij....Artisti thote u detyrua qe ti mbyllte gojen te tjereve qe te bente kete veper ne ate kohe( frike e artistit nga reagimi i myftinjve blu?)...

Por sidoqofte se kujt ju atribua vepra, ajo ka vlerat e saja artistike....Realizmi socjalist eshte nje dege arti me vlerat e saj si cdo dege tjeter. Ketu artisti kalon tranvestim te vepres se tij

Kjo i perngjan ca atyre rasteve te nderrimit te emrave  ne Jorgo dhe Nikos

 AHAHAHAHAHAHAHA!!!!! smiley

Du edhe une nji kshu! 

Ej, kur s'ta merr mendja, kur mendon qe Peshku eshte bo i cike bajat, del kjo perla me Enver dhe Naim me nje boa ne gryke dhe e Premtja fillon per s'mbari!

Shhhhhttttt...Kam degjuar se busti eshte blere qe diten e pare te ekspozites....Thone qe bleresi eshte nga Tirana dhe e donte per ne zyre ta vinte ne vend te bustit te Skenderbeut(i cili i humbi para ca kohesh)..Gjate nje vizite te nje miku turk...(gojet e liga thone se e vodhi turku koken e skenderbeut) smiley

jane te heqshme ato aksesoret? smiley

Me duket se artisti ka perdorur nga ato rrjetat e telit qe lahen kusite....Sidoqofte eshte nje perqasje postmoderniste me medjan e miksuar besoj... smiley

Nc nc nc, dhe myftiu paska ndaluar ato nudot e tmerrshme?!

Tashti e mira eshte qe ketu artisti te mos e hape gojen. Kjo do t'i jape vepres ndonje shans interpretimi post-modernist.

Dhe tjetra: Myftinia, te qofshim fale, qe na e kthen kete soj arti medioker ne kauze! Hej dreq! smiley

Presim  keta myftinjet blu sec do thone.... smiley

 

 It's Red!

Red, not Blue!! smiley

Red Efenija! 

 Cere efenije mer ti.

Ky osht Red Bull mer, Red Bull!

Thuj cer te dush ti, po Red Bull e beri te veten dhe mjeshtria e mjeshtrit u perhap me shpejtesine e speedy gonzales a roadrunner smiley

 Kjo teme me duket se u bo si pune haxhilliku. Kush nuk ka ca bon, del njihere knej... smiley

Laughing

Po mire mer, eshte dhe muaji per keto pune smiley.

Plus qe si mos t'i besh temena atij far Naimi smiley

tashi kur s'ke ca bo... se edhe e xhumo... ene vje kho...

o PF, po ti mos harro qe ene bektashit kon nji Baba Edmond. smiley

 

 Komuniteti mysliman u trembka nga tetë femra me gjoks përjashtë në punimet me dru dhe nuk e shqetëson fakti i asaj që ndodh çdo ditë kur, para këtij institucioni ka kurvëri me minifunde apo edhe shalë pa të brendshme veshur. Ky është misioni i atyre që hiqen fetar? Por dua të shtoj edhe një fakt tjetër. Në këtë ekspozitë ishte edhe një portret i Enver Hoxhës! Pse nuk reagoi komuniteti mysliman për njeriun që e ktheu xhaminë në pallat? Me siguri këtë nuk e i di ai myftiu i ri, se edhe mosha nuk ja ka arritur. Nëse duhet të kishte një reagim ai duhet të vinte për njeriun që vrau klerikë, internoi dhe zhduki ato dhe ky njeri nuk është nudo,”  Sefedin STAFA / Piktor

Komuniteti mysliman u trembka nga tetë femra me gjoks përjashtë

kshu fillojn t'kqiat, si pa kuptu... i cik gjoks perjasht... icik minifund... te permrencmet per kukurrec... zanot i vjeter ky. pastaj nuk kuptoj, pse myfti redi duhet t'ket naj haset me  Enverin; enverizmi eshte nje fe potente ne shqipni me Enverin si shenjtor te padiskutueshem; fete kan nje harmoni tradicionale tek ne.

 U be sebep reagimi i ashper por shume serioz i  Muftinise  Durrsit, qe te kuptoja thenine e famshme te Çenino Çeninit :"Udheheqesi me i mire qe na shpie ne portat e triumfit ne art eshte ....."   ajo  gjeja qe e ka budallepsur kete piktorin e varfer.Nuk i  paska mjaftu nje  tablo e ta kish te gjithin,  por kater faqe muri sira!Nuk e hengri kollaj Myftina.Nuk eshte  muhabeti  tek sa ka tabloja te shfaqur, por tek ajo qe, fap e vete mendja e te paudheve- meshkuj

Priteni tani kur  te nderkrehet  dhe Baba Mondi i Bektashinjve...te asaj Botrores.Ku  dheks ai te  tilla "syrrete" te ...

grave kjo video me ka majt up ket dit te veshtire me projekte te puna; te pershnes:

http://youtu.be/1DG0cVUd0pI

ps. te na fale baba edmondi, qe rrezik ne pashaporte e ka me "t", pra edmonti.

 Emo ashtu eshte.Jo po duhet me analizu  mir fort  kete  muhabet  se nuk eshte  pa gje  reagimi  i  myslimaneve.Ore eshte puna se kemi vepper  kriminale ose  baze per veper kriminale. Krimi me se pari lind ne mendim.Kryhet gati nje e treta e vepres kriminale.Dhe  ne rastin ne fjale ashtu eshte.Vetem tu pa  robt aletin qe ben xixa,  jashtazi,  fap e lind ideja me bo qejfin.Ben robi  ashtu, nje te treten e qejfit vetem me pamje.Mire po aqi duhet  dhe vate  agjirimi u ... Ramazani.Nji pra ku  u be krimi.Ke degju  besoj emo qe kur  thone .."Nuk me don e treta e qejfit...".Ne kete rast piktori,  me ekspoziten e hapur faqe Xhamise ben qe meshkujt te bejne nje te treten e qejfit.Aty u  pa vepra kriminale e nje imansezi piktor...Ja pra qe ne ket vend, "denbabaden mysliman", domethene  imanfale burrnia,nuk mundet te tolerohen pamje qe shpien tek e treta qejfit, bash ne Ramazan... ! Bukur fort ja bene!Tutje ore ekspozita  te  tilla, qe na shkakatojne ..çeshtje neri e namuzi per  Ramazan

Ca te them grave... kemi pas njof njonin i her ne Berat, drejtor i ndermarrjes se kullotave, si ia harrova emrin dreqit, tip i lezetshem kshu, vllai vet ka pas qen drejtor i hotel turizmit, me duket se e qunin Vasil, Vasil, s'jom i sigurte, e nejse, po ai e kishte si shprehje qe thoshte "po i do shpirti te gjitha", o djema smiley

smiley

 

 Ore emo se e pashe sa nise.Kujdes ore se je tu  be me shume se nje te treten me ket  Merlinin. E dyta  here  sira qe e sjell.Je tu na be zarar  edhe  neve knej.

meazallah... smiley

 

 i  do emo i  do shpirti, mire e ka then vellai i  atij.Por ama jo me u be sebep  nji  piktor qe me agjeru robt  29  dite e me prish te tridhjeten, se pane nje ekspozite me gjena ashtuja.A kshu  JO!

nje besimtar i mire nuk bie pre e ngasjeve. kjo tregon qe zotni redi nuk ka besim te grigja. kush besoi, ndenji 40 dite ne shkretetire edhe dolli matane... nejse, mua nuk me duhet, un jam agnostik, dhe sot jom lodh sak dhe tani do me duhet me fjet.

te uroj nje te shtune te vizllueshme, estetike e me c'u do zemra, i nderuar.

 Rrofsh e gjume tembel!Jam tu shku ne Oher per  fundjave....

 muhabet leshi....po jane shtuar keto raste te tilla. per mendimin tim tregojne vetem dobesine e ketij shteti ordiner . asgje me shume. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).