- Gjatë vitit 2010 pati rritje të rendimentit për rrënjë. Rriten edhe çmimet

Konsumi i vajit të ullirit në Shqipëri u rrit me 47 për qind në vitin 2010, duke përfituar nga një sezon i mbarë i prodhimit të ullinjve. Lajmi bëhet i ditur nga raporti vjetor i Ministrisë së Bujqësisë. Prodhimi i vajit të ullirit u rrit në 7800 tonë, ndërsa importi i vajit ishte 1200 tonë. Konsumi mesatar për frymë rezultoi 3.4 kilogramë.

Shqipëria pati 4.3 milionë rrënjë ullinj në prodhim në vitin 2010, shifër kjo pothuajse e barabartë me vitin 2009, por rendimenti i prodhimit për rrënjë u rrit nga 11.4 kilogramë në 16.3. Rendimenti i ullinjve është shumë i luhatshëm në varësi të kushteve atmosferike. Ndodh që një vit, rendimenti të jetë 8 kilogramë për rrënjë, ndërsa një vit tjetër, dy herë më shumë.

Vlora, Fieri dhe Berati janë qarqet me numrin më të madh të ullinjve në prodhim në vend. Fieri dhe Vlora kanë nga 1 milion rrënjë, pasuar nga Berati me 779 mijë.

Eksportet, të papërfillshme

Shqipëria eksportoi vetëm 16 tonë vaj ulliri, ose 0.2 për qind të prodhimit të saj vitin e kaluar. Eksporti i këtij produkti është në kufijtë e së pamundshmes për shkak të standardeve shumë të larta të vendosura nga Bashkimi Europian, i cili është njëkohësisht edhe konsumatori më i madh në botë. Ndërkohë, preferenca e konsumatorëve duket se anon nga prodhimi i vendit. Shqipëria importoi vetëm 1200 tonë vaj gjatë vitit 2010, ose 13 për qind të konsumit.

Një sektor i vështirë

Tregu botëror i vajit të ullirit dominohet nga Greqia, Italia e Spanja, të cilat përfitojnë nga rregullat e Bashkimit Europian mbi standardet dhe sigurinë ushqimore, por që në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse shmangin konkurrencën e mundshme nga vendet e tjera të Mesdheut, që kanë traditë po kaq të gjatë.

Ulliri është një produkt që ofron mundësi për vlerë të shtuar të konsiderueshme, ndryshe nga shumë produkte bujqësore, çmimet e të cilave me pakicë janë jo shumë më të larta se sa kostot e prodhimit.

Që nga kontrolli mbi ullinjtë, të cilat mund të jenë mbjellë shekuj më parë, te përpunimi nëpër fabrika vaji, ambalazhimi dhe marketingu, tregu i vajit është sa joshës për nga fitimet, aq edhe i vështirë. Në Shqipëri ekzistojnë me mijëra fermerë që kanë nën pronësi numër të kufizuar ullinjsh. Fermerët shpesh parapëlqejnë ta mbajnë vajin për vete si një konservues vlere ushqimore për periudhën e dimrit, për shkak se ka mbi 8500 kilokalori për litër (kilokaloritë e nevojshme për konsumin e njeriut për katër ditë).

Grumbullimi i ullinjve, veçanërisht në vitet kur rendimenti për rrënjë është shumë i ulët, është një proces i vështirë dhe i kushtueshëm.

Rregullat e Bashkimit Europian kërkojnë që vaji të përpunohet sa më shpejt. Nga çasti i vjeljes deri te përpunimi duhet të kalojnë 2-3 orë, përndryshe niveli i aciditetit rritet më shumë se sa normat e lejuara. Kjo gjë detyron që fabrikat e vajit të ullirit të jenë të vogla dhe të vendosura sa më pranë ullishtave të jetë e mundur.

Në Shqipëri ka 133 fabrika të vajit të rafinuar, nga të cilat 129 janë të vogla dhe kanë një apo dy punëtorë të deklaruar. Fabrikat e vogla e bëjnë të vështirë krijimin e markave dhe reklamimin e tyre, gjë që e kthen vajin në një produkt pa shumë vlerë të shtuar.

Kompleksiteti i prodhimit të vajit të ullirit dhe vlera e madhe tregtare e tij ka bërë që historikisht në këtë aktivitet të ketë tendencë për organizata të dhunshme. Në shekullin e parë pas Krishtit, mafia e prodhuesve spanjollë të vajit arriti të kontrollojë të gjithë pushtetin e perandorisë romake përmes perandorit Adrian.

Në shekullin e 19, tregtia e vajit ishte një nga faktorët që krijoi grupimet kriminale të Sicilisë e Italisë së Jugut. Në ditët tona mashtrimet me këtë produkt janë të panumërta. Zhvillimi teknologjik ka bërë që manipuluesit e tregut të jenë në gjendje të prodhojnë vaj ulliri, duke përdorur vaj kikiriku, por që është aq pranë përmbajtjes së vajit të vërtetë të ullirit, sa është e vështirë të dallohet edhe nga analizat biokimike.

15 Komente

-Konsumi i vajit te ullirit rritet me 47% ne 2010 krahasuar me 2009!!!!!!!!!!!!!!!

hahahahaha

Ore budallenj te statistikave, une e kuptoj qe doni te justifikoni mbjelljen e 20 milion fidaneve me ullinj qe deklaroi/mbolli sali-u, por mos u ngutni bre! Ato, pra 20 milion fidane u mbollen ne 2009 - 2010-ten dhe qe te hyjne ne prodhim dhe si rjedhoje edhe neve te na rritet konsumi i vajit te ullirit, te pakten me letra, do te duhet minimalisht nja 5 vjet. Pra prisni pak ore te paduruar! Apo nuk e di sali-u se fidani do kohe qe te hyje ne prodhim dhe ju per te qene brenda e rritet konsumin menjehere?

me e rendesishmja, me duket mua, eshte se vaji i ullirit po pelqehet dhe po perdoret gjithmone e me shume ne Evropen perendimore dhe cmimi i vajit te ullirit po rritet vazhdimisht.  Sala ka thene para do kohesh qe do mbjellim kaq e aq milione rrenje ullinj....  nese kjo eshte serioze dhe do te zbatohet, atehere ne nje te ardhme jo te larget, fshataret apo fermeret shqiptare, rrjedhimisht edhe shteti, kane per te perfituar shume nga eksporti i vajit te ullirit...

Rendimenti i ullinjve është shumë i luhatshëm në varësi të kushteve atmosferike. Ndodh që një vit, rendimenti të jetë 8 kilogramë për rrënjë, ndërsa një vit tjetër, dy herë më shumë.

prodhimi i ullirit nuk varet vetem nga kushtet atmosferike, por nga karakteristikat dhe cikli biologjik qe ka vet pema e ullirit.   eshte e njohur aksioma: ulliri 1 vit jep e 1 vit sjep.

Tregu botëror i vajit të ullirit dominohet nga Greqia, Italia e Spanja, të cilat përfitojnë nga rregullat e Bashkimit Europian mbi standardet dhe sigurinë ushqimore, por që në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse shmangin konkurrencën e mundshme nga vendet e tjera të Mesdheut, që kanë traditë po kaq të gjatë.

 kryesisht Italia dhe me pas Spanja, (pasi Greqia prodhon shume vaj ulliri n fakt, por  disa nga fabrikat e fuqishme greke te vajit te ullirit i kane blere me kohe italjanet) dominojne tregun evropian dhe ketu perfitojne nga rregullat e BE.  por jashte BE ka edhe vende te tjera qe prodhojne dhe eksportojne vaj ulliri.  p.sh Turqia, Maroku apo vende te tjera mesdhetare..

 

Problem i madh ne Sqiperi (por edhe jashte) eshte fakti qe vaji i ullirit , perzihet me vaj vegjetal apo misri. Une kam nje femije te vogel, dhe nje zot e di se cfare po heq per te gjetur vaj ulliri, te paperzier.  Edhe per me teper nje njeri i besuar qe eshte edhe biznesmen konservash, kur u interesua per te me gjetur vaj ulliri me tha per pronarin e nje fabrike vaji ulliri ;" Po qe se nuk e merr direkt atu tek fabrika brenda , ketu tek dera nuk te jap asnje garanci. " ndofta jam gabim por bashke me gruan na eshte bere fiksim ky fakt.

 

mos u merzit. Prit dhe pak sa te filloje tamam nga funksioni agjensia e kanakarit per mbrojtjen e konsumatorit dhe te jesh i sigurte qe ne treg do te gjesh vetem vaj ulliri, nese keshtu shkruhet ne etikete. Ah, se harova, qe te jesh brenda, pra i sigurte fare, blije vajin gjithmone ne dyqanet e tiranes, se kanakari vetem per tregun e tiranes mban pergjegjesi.

Vetem te con a d i , vetem atje , edhe me te shtrenjtin qe na e mban xhepi.......... Se harrova , ai qe ben 12900(9 euro) shishja ne super market ishte me pak se 4 euro ne Itali.

po qe vaji i ullirit perzihet nuk diskutohet fare.  e thame ulliri  1 vit jep e nje vit sjep prodhim. keshtu qe nuk justifikohet gjith ai prodhim.  p.sh qe te marresh vaj te mire ulliri, te paperzier prodhim italjan ta zeme, duhet te paguash mbi 10 apo 12 euro litrin...     ndersa vaj ulliri qe shitet ketej nga ne  me 5 apo 6  euro litrin, prodhim grek, spanjoll apo italjan certifikuar dhe garantuar nga BE gjoja, eshte kot fare. 100% i perzier.

duke e lene me nje ane shakane e radhes se konsumi eshte rritur me 50% brenda nje viti, dua qe te terheq vemendjen tuaj se problemi me i madh qe ka vaji i "ullirit" tek ne nuk eshte perzjerja, por shkalla e larte e aciditetit ne vajin qe tregetohet. Dhe kjo eshte me te vertete e demshme per shendetin. Specialistet rekomandojne qe aciditeti ne vaj nuk duhet te kaloje mbi 1% maksimumi, ndersa tek ne vaji i ullirit (ne shumicen e tij) tregetohet me mbi 2% aciditet (ka raste qe shkon edhe 5%). Dhe thuaj shyqyr qe nuk eshte e vertete qe konsumi i tij eshte rritur me 50% se do te ishte bere nami.

 Belulo, mos i rrit artificialisht cmimet, se ti e di qe une jam ekspert i cmimeve. 1 liter vaj ulliri i perzier, ne te gjitha supermaketet kushton 2.20 cent.

vaji i ullirit qe prodhohet dhe tregtohet ne shqiperi eshte totalisht jashte standartit. dhe shume i rrezikshem madje, pasi nuk dihet se c`perzjerje i behet, pasi ne shije eshte totalisht i tjetersuar nga vaji 100% i ullirit..

beni vete proven..(une keshtu veproj vit per vit)

1-blini ullinj te zakonshem te njdonje fshatar (ne periudhen e vjeljes)

2-ullinjte cojini ne nje nga fabrikat e vajit aty rrotull zonave (vlore-fier-berat).

3-prisni sa te dali vaji dhe hidheni ne bidona te zakonshem plastike (teneqe eshte me mire)

4-provojeni ne shije dhe krahasojeni me te gjitha vajrat (made in albania) qe tregtohen ne super market..                                                                                    rezultati: 2 produkte qe nuk kane aspak (madje as 30% ngjashmeri) me njera tjetren.

Me kenaqesi duhet te jete ta shtypesh vete me kembe. smiley

po mer...vojin e ullinit do e morim n'fabrik, qumshin direkt nga **** lopes, damotet nga shpia katnarit (se ato qe fut ne ark ai jan me 'hormone')....

mbrojtja konsumatorit thot ai....kur te vej nai ujk aty ai ti rruj mir konsumatoret

 PARA CA MUAJSH (NE MAJ ME DUKET) FIKSI DHA NJA DITE NJE TEME PER ULLINJTE. NJE PROFESOR I FAKULTETIT FADIL THOMAJ DEKLAROJ SE VAJIN QE PRODHOJNE PUNISHTET TONA NUK E HANE AS VET PRONARET. U FAKTUA ME BULETINET E MIN. SE BUJQESISE SE PER KETO TRI VITE (DERI NE MAJ TE 2010) JANE MBJELLE 1.2 RRENJE QE HYNE NE PRODHIMPAS 15 VJETESH.  U MUNDUA GAZETARI (FONI) T'I KERKONTE SHPJEGIMDREJTORIT TE BUJQESISE FIER SE KU I KISHTE MBJELLE ULLINJTE QE RAPORTONTE (12500000 RRENJE) DHE AI I THIOSH NUK E DI. PRANDAJ LERINI KETO VAJRA E MERRUNI BORONICEN AJO BENVAJ PER TRUTE TANE.

lol, po drejtori duhet ti raportonte si te mbjellur se ka nxjerre nga arka e shtetit parate per subvecionin e cdo fidani. Kaq ka per detyre ai, qe gjithmone te raportoje se jane mbjellur dhe nga ana tjeter e kane siguruar se as prokuroria e as kontrolli i shtetit e as kotrolli punetor nuk ti bien ne qafe per kete raportim te reme. Dhe a e di ti si quhet kjo? Mafje shteterore!

" Në shekullin e parë pas Krishtit, mafia e prodhuesve spanjollë të vajit arriti të kontrollojë të gjithë pushtetin e perandorisë romake përmes perandorit Adrian."

HAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAA

u sa kom qesh 

u sa kom qesh

 Nuk eshte per te qesh, sepse pema e ullirit mbahet si e shenjte, dhe vaji i ullirit si i bekum. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).