permbytjet_ne_shkoder1.jpg (292×200)SHKODER – Mungesa e investimeve në argjinaturat e lumenjve ka vënë në alarm banorët e komunës së Gurit të Zi në Shkodër, të cilët i tremben përsëritjes së përmbytjeve. Ata pohojnë se deri tani nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e vërshimit të ujërave dhe se në të gjithë zonën e Kuçit, Rrenzit dhe Vukatënës nuk është duke u ndërhyrë në argjinatura. Nënkryetari i komunës, Vitor Hila deklaron se situata është shumë shqetësuese. 

"Në argjinaturat që kalojnë nëpër këto fshatra nuk ka asnjë investim. Ky fakt po na shqetëson, pasi po vjen vjeshta dhe shirat do të nisin edhe një herë. Nëse nuk ndërhyhet shumë shpejt, atëherë ne do të kemi edhe njëherë përsëritjen e përmbytjeve", - shprehet Hila. Sipas tij, ky shqetësim është ngritur dhe diskutuar në takimet e zhvilluara në këshillin e Qarkut dhe në Prefekturë dhe me gjithë kërkesat e bëra për ndërhyrje me investime, deri tani nuk është bërë asgjë. 

Ndërkohë, banorët thonë se situata është alarmante, pasi argjinaturat ekzistuese janë të amortizuara plotësisht. Mësohet se që prej vitit 1985, kohë kur janë ndërtuar argjinaturat, nuk është ndërhyrë më në to. "Ne jemi të kërcënuar më shumë se të gjitha zonat e tjera, pasi rrezikohemi si nga lumi Drin ashtu dhe nga Kiri. Ndaj, është e nevojshme që të bëhen investime", - sqarojnë banorët e kësaj komune. "Dëgjojmë në media pushtetarë që deklarojnë investime në argjinatura në zonën e Shkodrës. Unë nuk e di se ku po bëhen këto investime. Në zonën tonë as që bëhet fjalë", - pohon Martini, një prej banorëve të fshatit Rrenc. Banorët deklarojnë se vjet përjetuan ferrin dhe se qeveria i ka harruar. 

11 Komente

Ka mundesi te jete qe,  keta banore genjejne , sepse sic e sheh ankuesi ne emer te tyre eshte n/kryetar . Hila nuk eshte ne postin e k/tarit qe te dije te vertetat as banoret nuk dijne gje per masat e sukseseshme qe ka marre e do vazhdoje te marre Qeveria . Me mire Hila te tregoje perse e priti dhe i shtrengoi doren Edvin kriminel Kristaq Rames dhe piu uje me te . Qente le te Lehin , zona do bahet " si Venec " !  Me respekt Politicsshow !

Ci doni argjinaturat? Duhen dhe 999 vjet qe te bien prape shira si ato te vjetshmet

 Por ai u tha atyre: ``Pse keni frikë, o njerëz besimpakë?``. Dhe, pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe.

Mateu 8:26

Cojini mer ca Bibla ketyre te bien rehat. Apo jan myslimon keta fshatrat?

 Argjinatura eshte bere por nuk duket se eshte bere me nje pjese te 1 miliard dollareve te padukshem, investuar vitin qe shkoi. Fotografite me X-ray te argjinatures gjenden tek zyra e PNUD-it.

 Nuk bie shi jo,  kot tremben ata,tani mbas 150 vjeteve mund te bie prap, deri at`her argjinaturat, do te jene gati !

 nejse, jo krejt i vertete ky si lajm. ne argjinaturen e Bentit ne Torovice po punohet dhe shume bilez. une isha parmbreme te argjinatura dhe mund te them se me beri pershtypje puna e madhe. edhe pse kjo nuk i shpeton banoret e nenshkodres, te pakten heq rrezikun e shperndarjes ne zonen e lezhes.

kete argjinaturen po e bejne edhe me porta qe te kete zbrazje te kontrolluar te ujit ne rast permbytje cka do i ndihmonte paksa banoret e nenshkodres. 

pra po riparojne/permiresojne argjinaturen ekzistuese apo jo? Ndersa komandanti ka folur/premtuar (dhe cudi si nuk eshte bere) per nje mbrojtje te re te te gjithe zones se shkodres (edhe nga lumi Buna) dhe qe do te sherbeje pervecse si pengese per ujrat edhe rruge kalimi per automjetet ne gjithe gjatesine e saj. Sepse riparime argjinaturash egzistuese, apo pastrim/thellim te kanaleve kulluese behen per cdo vit ne vere. Ato thjesht perpiqen te ruajne statusquone, pra gjendjen ekzistuese. Por kjo nuk i shpeton dot shkodranet nga permbytjet. Apo permbytjet e radhes do te vijne pas 100 vjetesh dhe deri atehere sali-u do te kujtohet ti ralizoje premtimet?

 nejse po flasim per do gjana qe s'kane lidhje. by pasi i shkodres (qe ka premtu sala dhe qe i\besoj i referohesh ti tash) se shpeton nenshkodren nga permbytjet. je krejt pa lidhje ne koment sepse besoj, pervec qe se ke idene gjeografike per ate qe flet, ke edhe shume inat me saliun. 

ndoshta nenshkodra nga permbytjet shpetohet dicka nese thellohet buna, per argjinaturat e tjera sado te behen nuk bejne fajde. ndersa benti ishte argjinatura ku e perzune edin, ajo qe rrezikonte shembjen dhe permbytjen edhe te lezhes. jemi gjeografikisht ne dy anet e kunderta te historise. 

Sipas teorise se propabilitetit rrufeja nuk bie dy here ne te njejten hale lol.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).