Kanioni-i-Brrarit-fadroma-1-269x300.jpg (269×300)

Nuk merrja pjesë dikur në grupet e alpinistëve të Pallatit të Pionerëve. Kam shkelur me këmbë në atë kohë me shkollën tetëvjeçare ose gjimnazin vetëm malin e Dajtit. Nga shokët e atyre grupeve dëgjonim për bukuritë mahnitëse të Priskës, Shkallës së Tujanit, Petrelës, pastaj më tej për Alpet e Shqipërisë, Thethin, Valbonën etj.

Vonë u dashurova pas ecjes në natyrë, në vende të Europës që numërojnë e ruajnë çdo lumë, përrua e pemë, nëpër peizazhe që mund ta kenë gjelbërimin e thellë në pranverë, edhe laryshinë e ngjyrave në vjeshtë, por jo dritën e Mesdheut sikurse e ka Shqipëria.

 

I rigjeta vendet e fëminisë, zbulova të reja tani vonë; u bënë shkas miq të huaj, gjermanë e irlandezë, boshnjakë e anglezë që i njohin peizazhet e mrekullueshme në malësitë e Tiranës më mirë se ne. Volf, Sharlote, Ruth, Majkëll.

Dy janë luginat më piktoreske në këto rrethina, me lëndina përanë dhe ngushtime të lumit, me kanione të thella dhe gropat e kaltra në të gjelbër ku sheh të lahen herë-herë kalamaj: kanioni i Erzenit, poshtë Shpellës së Pëllumbasit, para se të fillojë vargmali i Krrabës dhe kanioni i Brrarit, ose siç e quajnë ndryshe tiranasit Shkalla e Tujanit, aty ku zbret drejt veriut lartësia e fundit e Dajtit.

E famshme ka qenë Shkalla e Tujanit ndër tiransit e vjetër. ndoshta dhe më të rinjtë e kanë dëgjuar. Edhe sot njihet dhe këndohet në dasma kënga „Ke shkallët e Tyjonit“. Si monument natyre është në listën me të ngushtë që ka Shqipëria, e natyrisht mbrohet me ligj, të paktën në letër.

Edhe në të djathtë siç e shohim nga Tirana, dmth. në Qafën e Priskës, ku nis, edhe në të majtë, ku zbret vargmali i Dajtit, barbarët e tranzicionit kanë hapur gurore, që duken me sy nga larg, edhe nga kryeqyteti, zbardhëllyese, a thua se mali ka nxjerrë në këto plagë rruazat e bardha të gjakut. Nuk gjetën vend më pak të dukshëm për të grabitur?

Kush dëshiron të mbërrijë te Shkalla e Tujanit, e ka shumë të lehtë, mjafton të vazhdojë rrugën e Shishtufinës drejt dhe të lërë në të majtë fshatin Brrar. Kush përton t’i hipë makinës dhe do ta njohë së largu, le të hyjë në you tube, aty do ta gjejë nën emrin Kanioni i Brrarit.

Aty kemi ndaluar gjithmonë makinën në anë të lumit e pastaj jemi ngjitur më këmbë, ose majtas drejt lartësive që bien pas nja 4 orësh ecje të mirë në Liqenin e Bovillës, për t’u kthyer në fund sërish nëpër luginë te pika e nisjes. Ose djathtas, ku ngjitesh në fshatin Tujan dhe vazhdon, në rreth 3 orë ecje nëpër shtegun që quhet Rruga e Shën Palit. Nga gurët e rrumbullt e të lëmuar gjatë nëpër shekuj prej këmbësorëve ose kuajve, kuptohet që është një monopat i moçëm. Ndoshta rrugë e vjetër karvanesh, por edhe dalje strategjike për në ultësirën perëndimore shqiptare. Mund t’i përfytyrojmë fare mirë luftëtarët e Skënderbeut tek derdheshin nga malësitë e Dibrës ose Matit nëpër këtë grykë drejt e në faqet e Dajtit ose maleve të Krujës apo poshtë në fusha kur ishin tërhequr fushimet turke.

Miq, lexues, shqiptarë: Shkalla e Tujanit këto ditë po hidhet në erë! Po, krejt faqja e majtë kur ecën përkundër lumit, gjithë ato kthesa e trajta shkëmbore, që të ulen nganjëherë si strehë mbi krye e që janë formësuar nga tekat e natyrës, të erërave, lumit e rrebesheve nëpër miliona vjet, brenda pak ditësh do të shemben nën dinamitet dhe buldozerët e „Rrugës së Arbërit“. Firmat që po bëjnë ndërhyrjen nuk i njoh, pashë vetëm thasët e bardhë të dinamitit. Le t’i quajmë me një emër Barbari Shpk.

Shkatërrimi në emër të ndërtimit, groposja e asaj bukurie së rrallë natyrore që quhet Shkalla e Tujanit, po bëhet edhe kjo në emër të “zhvillimit”, të “rrugëve patriotike” që lidhin shqiptarët “kudo që janë”.

Në të vërtetë po bëhet që të qarkullojë paraja sa më shpejt, që të shiten sa më shumë thasë me çimento, që disa xhepa zyrtarësh dhe personash të padukshëm të fryhen sa më shpejt.

Sepse sikur projektuesit dhe zbatuesit e së ashtuquajturës Rrugë e Arbërit – disa drejtues punimesh më thonë se ka buxhet vetëm për një copë të kësaj rruge, asaj që vete deri në Shupal – të kishin vërtet ndonjë  motiv tjetër përveç motivit të lakmisë së thjeshtë njerëzore – sikur ata të kishin ndonjë motiv patriotik, sikur ata vërtet të dinin ndonjë gjë nga historia e Arbërit, atëherë do ta kishin lënë të qetë Shkallën e Tujanit. Veç vlerave natyrore, Kanionit të Brrarit dhe monopatit të Shën Palit një ditë do t’u shkruhet edhe vlera historike, për vizitorët që padyshim nuk do të mungojnë, të shumtë. Ama me kusht që barbarët të tërhiqen.

Dhe Shkalla e Tujanit mund të lihej fare mirë e qetë sikur për ta ruajtur të ishte parashikuar një tunel. Një tunel jo më i gjatë se 500 metra për të ruajtur një mrekulli 500.000 a 5 milionë vjeçare.

Vandalët kanë hyrë tani nën tabelën e madhe që është vendosur te kthesa e Brrarit: „Rruga e Arbërit, koha e ndërtimit 9 muaj etj.“ jo vetëm me fadroma e pirunj, por edhe me kamionë të rëndë që gjëmojnë nëpër luginë për të marrë pak më poshtë, aty ku lumi zgjerohet, zallin e tij. Kthehen pastaj me vrap për ta hedhur këtë zall te gryka e thërrmueseve ose shtratet e betonit. Po po, po shkatërrojnë shtratin e lumit që të ndërtojnë Rrugën e Arbërit anë ish-lumit të ardhshëm. Nyjet e betonit janë ngritur mu mbi lumë, në hyrje të Shkallës së Tujanit. Po të perifrazojmë një poet, janë ngritur këmbët t’i bijen kokës.

Një rrugë që prish shtratin e Lumit të Tiranës, një rrugë që hedh në erë faqen e majtë të Kanionit të Brrarit, nuk është e Arbrit po rruga e Armiqve të Arbrit, e atyre që për arsye të ndryshme e urrejnë edhe bukurinë edhe historinë e këtij vendi. Urrejnë dinjitetin e Arbrit.

Sepse 500 metra tunel, dy-tri gurore e nyja betoni jo mbi lumë, do kishin mjaftuar që të ruhej e gjitha. Por jo, fitimi duhet të jetë i shpejtë, sepse edhe babëzia është e madhe. Si e shprehu dikur Berisha: „Shqipëria ka uri për çimento“. Natyrisht kjo shprehje nuk i doli nga barku, atë do t’ia kenë pëshpëritur në vesh sponsorët e tij. Dhe ai shprehjet makabre i ka qejf; si p.sh. do ngremë 400 hidrocentrale në lumenjtë e Shqipërisë. Do mbjellim 10 milionë rrënjë ullinj në kodrat dhe malet e Shqipërisë (po erozioni?). Do shembim Piramidën. Do shembim stadiumin Qemal Stafa.

Në këto anë nuk ka më banorë. Fshati i Tujanit sipër mbi kanion është praktikisht i braktisur. Natyra ka bujisur kudo, është rikthyer me gëmusha e pemë të dendura që nuk i depërton dot. Sepse, për çudi, është ajo që i mbron kodrat nga erozioni, kur njeriu nuk bën dot asgjë. Kurse poshtë natyra nuk ka ç’të bëjë. Aty ushtojnë shpërthimet e dinamitit dhe ga-ga-gatë e bulldozerëve. Të cilët po hedhin në erë faqen e majtë të Shkallës së Tujanit.

Pyetëm pardje dhe dje në ministrinë e Mjedisit, nëse ka marrë ndonjëfarë leje mjedisore Rruga e Arbrit për këtë shkatërrim. Na thanë njëherë se nuk kishin dijeni, pastaj na thanë se do të hapin padi penale ndaj firmave që kanë filluar shkatërrimin. Po të jetë e vërtetë, do të ishte përmbysje e fatit. Mirëpo shpresa nuk kemi shumë, sepse deri më tani nuk është parë ndonjëherë në këtë qeveri të ngrihen këmbët e t’i bijen kokës. Po kushedi, çmenduria ndoshta s’ka vajtur gjer aty dhe mund të nxirret një miratim për 500 metra tunel. Në këto anë nuk ka më banorë. Këtu s’ka kush proteston për grabitjen dhe zhdukjen e monumenteve të natyrës. Këtu kërkesat për VNM ose ankesat pranë Komisionit të Aarhusit duken utopi. Ca fshatarë të rrazbitur lëkunden në furgon, hanë gjithë pluhurin e makinerive vandale dhe duken të kënaqur që po iu afron Rruga e Arbrit.

Lamtumirë Shkallë e Tujanit. Lamtumirë Volf, Sharlote, Nihat, Ruth, gjithë miqtë që i shkelët me mua shpesh këto vende. Një herë për një here, s’keni pse ktheheni në Shqipëri. 

***

Çfarë është “Shkalla e Tujanit”

Sipas Enciklopedisë Shqiptare të 1985, botim i Akademisë së Shkencave

Shkalla e Tujanit është grykë e ngushtë 1 000 metra e thellë, e çarë nga gëlqerorët e vargut malor Krujë-Dajt nga lumi i Tiranës. Veçon malin e Dajtit nga mali i Priskës së Vogël (1241 metra). Në gëlqerorët janë zhvilluar mjaft dukuritë karstike (shpella etj). Në të dalë të grykës, lumi i Tiranës ka formuar kanione të ngushta në gëlqerorët.

30 Komente

 Beni nje resme si kujtim te pakten tek Shkalla e Tyjonit, si per her te fundit, te mos harrohet!  Kaq  e pati dhe ura e Tyjonit. Ure historike, aty ka pas kalu Zogu ne 1924 kur erdhi nga Serbia ne Tiron me ushtare e mercenar ! Do t`bohet per rahmet, si c`do gje tjeter!

http://www.youtube.com/watch?v=QqSo_LDGEa8

 

Nuk diskriminojne barbaret jooo, veri, mes, jug, ngado. smiley

p.s. Ajo kenga "Ke shkall't e Tujonit" eshte nje nga kenget tironce qe me pelqen me shume (varianti i Xhavit Deja a Daja, s'ja mbaj mend mire)

Ky varianti me ca miq te huaj qe vijne e na hapin syte eshte bere me te vertete shume bajat.

smiley

me kujtove nje shkrim te Lubonjes para ca kohesh.  sec shkruante per nje lloj specie te vecante peshku qe qenka e mbrojtur. dhe ne Itali nuk lejohej te peshkohej.  ca miq italjane  te Lubonjes gati ishin ''traumatizuar''  qe ne restorantet shqiptare ky lloj peshku gjendej normal ne menu.

por trauma nuk i kishte penguar me sa duket te porosisnin dhe te hanin nga ai lloj peshku.smiley.   nejse Ljubon e kishte vrare ndergjegja, dhe i kushtoi nje artikell atij peshkut, pa harruar miqte italjane natyrisht.smiley

Mundohen te shkretet te na japin pak kulture oksidentale po hic ne.

 Tek ne Tyjanin e han gomeret

 Po cfare ka ketu per t'iu ndersyer Klosit?

OK, e kuptoj qe duhet kundershtuar Klosi kur kerkon te shpetoje vendin ku "rron"(?) fantazma e Enver Hoxhes, por ta perqeshesh kur perpiqet (po sigurisht ne menyren e vet!) te hedhe drite mbi nje shkaterrim qe nuk shbehet dot me kurre? C'kuptim ka?

A ka ndonje bir kurve ketu qe di te thote pse u dashka prishur kjo Shkalla e Tujanit? Qe ta marrim vesh edhe ne qe (nuk dime pse) na dhembin keto gjera kaq gay sa monumentet natyrore, dhe historia e ketij populli te urte dhe kaqol.

 A ka noj bire kurve ketu.........smiley

Tape plako ?

S'ma kishte marre mendja kurre por.. 5 yje Klosi.

Ka lezet kjo filozofia e qenefit sot, te prishim te shkuaren ne menyre qe ta rindertojme me te mire. Po mire me ato qe ka ndertuar dora e robit, po kta kane ndermend te sfidojne edhe natyren. Dikur do ta gjejne belane.

Kjo qeveri duhet rrezuar me dhune, jo me vote. Perndryshe keta pas piramides e shkalles se tujanit do vazhdojne njesoj me piramida te tjera e me shkalle te tjera dhe ne s'na ngelet tjeter pervec "dy pika hap kllape"

Ti m'gjan e ke llafin jo per rrezimin me ate dhunen qe te rrezon dhe qe te ben te ngrihesh prape apo jo swed?

He se tashi mu kujtu, para se te harroj; edhe bicikletat me qera ke liqeni i jepshin gati sa per tu prish, legenat smiley

"Po me uren c'paten" ...

Klosit kush ka qejf e deshire le t'i bien se kollaj eshte.  Plus ceshtje prioritetesh, e raportesh samar/gomar. 

Per kete brez (tirans e me tej) s'me vjen keq.  Per brezat qe do vijne e qe do duan te lene smogun e qytetit, qe do vleresojne natyren dic me teper se perditshmerine e kafeneve, per ata eshte per te ardhur keq.   

Shkalla e Tujanit u prefte ne paqe!

Gjithsesi jam i sigurt qe eshte bere nje studim i thelle ambientalist ne ate zone, ku eshte konkluduar qe rruga mund te ndertohet pa problem. smiley

 

Meqe ra fjala, mora vesh qe edhe papunsine do ta zhdukim duke hapur nje gurore per cdo 10 banore, mundesisht ne vende sa me te dukshme!

 Per mua ti kishin rene ndonje fshati. Edhe atyre u bente nder.

epo mire pra. sic thote klosi, me lehte do ta kemi te shkojme me makine e te shohim vendet ku ka leftuar skenderbeu, se e gjitha si zone ka qene repart tankesh zone ushtarake per ata qe nuk e dine, per ne qe e dime, vaskat ku laheshin cunat e tirones pa breke e me breke. edhe mbytjet ne fakt ndodhnin me te rralle... smiley

po mire edhe te mos behet rruha e abrit apo si ta gjejme fjalen? po ik ore, shkalla e tyjonit, konga e njonit.... po si u kujtuan tani edhe per kengen me habisen fare, do e kene nga ramazoni. e veshtire te agjinosh ne vere, te shon mendja te ujrat e kthjellet se te merr etja.

Epo nga njeriu i lumit s'ke cer pret ndryshe jo.  E ndryshon rrjedhen lumi, shkon dhe robi i lumit pas rrjedhes se re smiley.   

Per ty s'me vjen keq sic thashe, po per ate qe do m'i besh te fala m'vjen smiley.

ke shkall e tujonit kur edhi gjermoni, u tha partisonve ikni mer mooter se do ta bombardoje anglezi smiley

te falat i ke per nje minute lumi. nuk lahemi dot ne te njejtat rrjedha. mundemi vetem te lexojme si duhet te jete lumi.

megjithate meqe nje nga tekniket ka qelluar mik i imi tironas me thote se nuk ben ndonje dem me shume rruga se bidonat qe hedhin perdite anekend festivalit turistik shqiptaret.

megjithate meqe nje nga tekniket ka qelluar mik i imi tironas me thote se nuk ben ndonje dem me shume rruga se bidonat qe hedhin perdite anekend festivalit turistik shqiptaret.

Te keqen e mendjes se teknikut.  I thuj atij mikut tat, se bidonat edhe mund t'i mbledhesh a do mblidhen nje dite, po ato shkallmimet e rruges nuk c'behen dot.  Aaaa, ndoshta ka ndjek edhe nje vije llogjike tjeter tekniku, qe meqe do i vene dinamitin asaj ane, do vene me pak turista e me pak bidona ....

Ia shofte me gjithe llogjike tekniku qe i paska ra edhe per hise te shuaj ato ane. 

monde ke nei llogjike tjeter nga te shkoje rruga? smiley he te keqen. shkalla e tujanit me fort na dhemb ne qe kemi bere zbor atje se nuk ka njeri tjeter pos me arsye politike. edhe me zborin imagjinoje sa na dhemb kurrizi. ne ishim toge mortaje. nuk besoj se e di per se behet fjala si dhimbje, ne shkalle te tujanit.

PS: Blendi per kete pyetjen qe bere:

A ka ndonje ... .....  ketu qe di te thote pse u dashka prishur kjo Shkalla e Tujanit? Qe ta marrim vesh edhe ne qe (nuk dime pse) na dhembin keto gjera kaq gay sa monumentet natyrore, dhe historia e ketij populli te urte dhe kaqol. 

Mbase ben sevap petlla e pyet mikun, ose e leme "ceshtje bidonash."

problem matematik qe une nuk i marr vesh, per hall shpejtesie dhe kthesash. pune kendi ne kthese dhe shmangie e nje tuneli te "mundshem" mos e hap llafin per tunel.

kjo qe goditje e ulet, i shave petlles mikun "bir kurve" smiley

Blendi Blendi, une etikisht me pika smiley.

@ petlla, veme bast Shkallen e Tujanit edhe lumin Erzen qe kostoja e rruges ka per te vajt sa mund te besh 9 tunele e 10 tabela "welcome to the tunel". 

Per ket e per shume gjera s'biem dakort.  Por shendetin, tha.  

ne fakt monde me shkalle shkalle shkon kjo pune. tani shkalla e tujanit, do jete shkalle qiklopesh ta zeme... do marre tipare epike pasi ti heqin shkallet e uleta... smiley sa per kostot, nuk ve baste une se sa me fort ta veme ne me bast aq me shume u shkon ne mend atyre te bejne me lart koston. te edukuarit e kane fajin per te gjitha ne kete bote. injorantet nuk bejne ndonje dem te madh...

sa per ilustrim ata qe hodhen kullat ishin te gjithe me arsim te larte dhe pilote madje. injorantet maksimumi i fusin nje shqelm kalit, po ama ka arsye, se kali ua kthen mbrapsht. ta kisha te qendrimi qe po mbahet ndaj veprave qe po kryhen. nese qendrimi eshte thellesisht politik qe kur nis si fushate, atehere edhe kur themi ujku more ja aty te qoshja e mbyti, ta qeshin njerezia e budallalikun tone, po ku ka ujk ne kioska more... amkuptove. edhe a per me teper dije qe te ndihemi ndoshta me keq ravijezimi i rruges eshte me date 1986.

amkuptove. edhe a per me teper dije qe te ndihemi ndoshta me keq ravijezimi i rruges eshte me date 1986. 

Edhe?  Cfare ka ketu per t'u ndier "me keq" se sa thjesht "keq"?  Le qe s'e dime si eshte tamam ravijezimi i 86.  Por edhe sikur te mos i kene levizur milimetrin, ti cfare doje te thoshe me kete, qe ne 2011 mbajme stafeten e vazhdojme veprat e partise?  

petlla, per kete pune ti je nga nje ane e rruges, une jam nga ana tjeter, e ure s'po shoh gjakundi.  Shendetin.

shndetin, monda. une ta kam llafin se po u bene te gjitha veprat me fjale, ujku ujku te bertasim sa te duam, qeni komshiut na i fteku pulat. po nejse. nukprishim qejf se prishim shendene.

ps. sikur po ve re nje si llogjike te pergjithshme "nderimore". ku kam qene une kam kujtime, edhe ja kjo eshte edhe udh e historise se shqiperise ketu sikur nyk kemi si i shtyjme te gjitha me uje me me tul buke.

Kjo do jete ajo Idea e famshme e Bashes qe do e shndrronte zonen e Lumit te TIRANES duke filluar nga Shkalla e Tujanit e me Gjere ne nje PARK Kreativ ku  " edhe qente te hanin petlla " smiley . Te blegerijne delet e mija , te shkojne ka te dune ...parkun Kreativ BIRATe Kurvave e Filluan . Per me tej ? varet nga musteqe percat e BE -se kush jep me shume Garanci per te "miren e Shqiperise zotrie "

Lajm i Fundit nga Ministri i Stratatgjemave ne Lufte kunder Alieneve vjen i qarte .

 Ne po lidhim Kombin me rruge / qe dhe armiku ti haje mune !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).