Premtimi i kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për hipotekimin e pallateve të reja në Tiranë duket se po vihet në jetë. Të gjithë apartamentet në Tiranë, që nuk janë regjistruar në ZRPP, për shkak se nuk kanë marrë lejen e shfrytëzimit nga Bashkia e Tiranës për shkaqe të ndryshme, deri në fund të dhjetorit mund të marrin hipotekën. Falë kjo, një marrëveshje që po negociohet mes Shoqatës së Ndërtuesve, Bashkisë së Tiranës, ALUIZN-it dhe Ministrisë së Financave. Kjo marrëveshje ka shumë gjasa të jetë pjesë e një pakete ligjore. Lajmin e pohon për gazetën “MAPO”, Avenir Kika, nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, i cili shprehet se Shoqata e Ndërtuesve sëbashku me Bashkinë e Tiranës dhe ALUIZN-in po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Ministrinë e Financave, në mënyrë që brenda muajit dhjetor 2011 të mos ketë asnjë pallat të palegalizuar në Tiranë, pavarësisht të kaluarës. Kika u shpreh se procedurat që do të ndiqen për këtë qëllim, në rast se do të arrihet marrëveshja e dëshiruar me Ministrinë e Financave, do të materializohet nëpërmjet një ligji të ri. Sipas Kikës, është vetë Ministria e Financave që ka krijuar ngërç në procesin e mbledhjes së taksave dhe tatimeve, pasi pallatet hipotekohen e pastaj paguhen detyrimet. Në këtë mënyrë, sipas Kikës, prandaj arkës së shtetit i mungojnë të ardhurat nga detyrimet e ndërtuesve. Kika shprehet se beson dhe shpreson në një marrëveshje me Ministrinë e Financave, pasi në këtë mënyrë përfitojnë të gjitha palët, mbi të gjitha qytetarët bëhen pronarë të ligjshëm të apartamentit që kanë blerë, arka e shtetit mbushet me taksat dhe tatimet e ndërtuesve dhe tregu i ndërtimit formalizohet më tej. Por përveç pengesës së Ministrisë së Financave, që kërkon vërtetimin e pagesës së tatim taksave nga ndërtuesit, një ngërç të madh për mosregjistrimin e pallateve të reja ka krijuar dhe mosdhënia e lejes së shfrytëzimit nga ana e bashkisë. Kjo leje nuk jepej për disa arsye dhe, sipas administratës së vjetër, justifikohej me tejkalimin e kateve të ndërtimit apo përmasave të projektit nga ana e ndërtuesve. Basha premtoi gjatë fushatës se do e zgjidhte këtë problem duke shqyrtuar rast pas rasti ndërtimet dhe atje ku nuk kishte probleme me pronësinë, apo me zbatimin e lejes së ndërtimit, leja e shfrytëzimit do të jepej menjëherë. Po kështu për rastet e tjera, më problematikë ai tha se do të jepej leje shfrytëzimi e kushtëzuar apo dhe më tej, do të negociohej me qeverinë për një ligj të ri.

Vërtetimi i Tatim- taksave

Në të njëjtën kohë, pjesë e marrëveshjes është pikërisht eliminimi i burokracisë, përsa i përket vërtetimit që ndërtuesit nuk kanë detyrime ndaj tatim taksave. Sipas nëndrejtorit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Ilir Hebovia, ata kanë hyrë në bisedime me Ministrinë e Financës, Drejtorinë e Tatimeve dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për ta hequr këtë vërtetim si kusht për të kryer hipotekimin. Edhe një pjesë e mirë e dosjeve të objekteve me shtesa katesh, të miratuara nga Agjencia e Legalizimit, kanë mbetur të pahipotekuara, pikërisht për shkak të barrës fiskale që kanë firmat ndërtuese. Janë rreth 100 objekte në Tiranë, të cilat nuk hipotekohen për shkak të barrës fiskale që kanë kompanitë e ndërtimit. Prandaj kërkohet që ligji për amnistinë fiskale, të veprojë automatikisht në këtë drejtim.

5 Komente

Sipas ketij shkrimi problemet jane dy: njeri lidhet me ministrine e financave, pra qe mund te zgjidhet nese do qeveria qendrore dhe tjetri me bashkine qe ka ne kopetyence te saj dhenjen e lejes se shfrytezimit. Mirpo, nese edhe nga riverifikimi qe do te beje kanakari per zbatimin e lejes se ndertimit, do te rezultoje se ndertimet e perfunduara jane me abuzime (shtim katesh, nderim destinacioini, etj), atehere do te kerkohet nderhyrje ligjore nga parlamenti. Pra, pra, pra, kete ceshtje per tu zgjidhur e ka patur dhe e paska ne dore vetem qeveria dhe shumica parlamentare. Dhe keshtu me deduksion i bie qe qeverisja e PD-se me vetedije te plote e ka lene kete problem deri tani pa zgjidhur dhe se bashkia nuk na paska kopetence ne kete ceshtje.

O Arjan Cani a e kuptove? Ta punoje/futi kanakari tek emisioni yt per ket ceshtje. Une e di qe ti thush, jo une e dija , por desha me ju a fut juve, se ne fakt ti travestit je.

ehuuu, kta nxorren ligj per te legalizu paret e droges dhe te kurvave kundrejt nje pagese prej 3% jo s'po legalizojne pallatet me kate shtese

Deri me sot, e kemi thene, hipotekimi nuk ka qene ceshtje e Bashkise.

Hipoteka eshte institucion qe varet preh Ministrise se Drejtesise.

Ndertesat qe jane ne Hipoteke, jane aty sepse kane kaluar prej Aluiznit, qe varet prej Qeverise. Aluizni i kaloi te gjitha ndertesat me shkelje. I legalizoi te gjitha ato qe ishin pa leje shfrytezimi prej Bashkise. I LEGALIZOI.

Aluizni, si Agjensi Qeveritare, funksionon ne baze te ligjit qe ka nxjerre Parlamenti.

Atehere c`pune ka Bashkia? Bashkia eshte shum larg Hipotekes.

Qeveria duhet te japi menjehere urdherin per veprim te Hipotekes. URDHERIN.

Mjaft me me propagande. Mbaruan zgjedhjet.

 

PO C RENDESI KA... RENDESI KA TE HIPOTEKOHEN. POR SI CDO PUNE QE BEN SHTETI YNE BAJRAKTAR, DO NXIRREN NJE MIJE PENEGESA QE TI TE PAGUASH RRUSHFET PER TA MARRE KETE SHERBIM.. JA KJO ESHTE E GJITHA!

 Ne te gjithe vendet e zhvilluara, atje ku nuk ka probleme me pronesine e tokes dhe lejen e ndertimit, regjistrimi i pasurise (hipoteka) behet menjehere, pa pengesa. Ndersa atje ku ka probleme me njeren nga keto dy ceshtjet kryesore, regjistrimi vonon. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).