Bashkimi Europian fundoset në Ibër Agon Hamza Si duhet të mendohet ekzistenca e EULEX-it në Kosovë? Si duhet të kuptohet impotenca e tyre vepruese dhe arroganca e tyre tipike neokolonialiste? Niveli i parë është analiza e vetë Bashkimit Europian, domethënë me strukturën ekzistuese ideologjiko-politike të BE-së si organizatë. Larg së qenit strukturë anti-shqiptare/pro-serbe (siç e prezantojnë ca romantikë në vend), BE është strukturë impotente politike, që funksionon me një burokraci të tipik Kafkian, në njërën anë pa kurrëfarë vizioni të qartë për vetveten dhe  në tjetrën, e nxënë në kleçkat e vetvetes. E zënë në strukturat e dominimit të brendshëm (siç thotë Althusser, secila situatë e zakonshme është e “strukturuar në dominim”), konjuktura ekzistuese e BE-së e ka arritur limitin e vet. Ekonomikisht, recesioni në Greqi, Irlandë, Spanjë e Portugali (dhe problemet ekonomike në Slloveni, Hungari, etj) dëshmojnë për një stërkeqje dhe limit të konjukturës së sotme ideologjike-politike të BE-së. Shiheni krizën në Greqi dhe reagimin e BE-së: Greqia është simptomë e asaj se çka nuk është në rregull me vetë BE-në. Pyetja që duhet bërë këtu është nëse kriza në Greqi është krizë e vetë shtetit grek, apo e BE-së si e tillë, duke e refuzuar argumentin racist të [...]

1 Komente

Shoku, ke hallin e kosoves apo t'kan qit ktu me i bo analizen BE-se?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).