Kryeministri Berisha ka hapur mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org me një përmbledhje të problemeve madhore të Shqipërisë.

Në rend të ditës ka qenë rekordi i paparë i notit në Dhërmi ku mes urimeve të shumta nuk mungonin as ato nga presidenti amerikan Obama. Kryenotari Berisha ka urdhëruar Ministrin e Pordhëve të Jashtme Edmond Dantes Haxhinasto që të shtojë përpjekjet e njohjeve të këtij rekordi nga mbarë bota.

Më pas kryeministri ka folur për grevën e minatorëve të Bulqizës ku ka theksuar se mbështet idenë e grevës pasi është tërësisht demokratike por ka qortuar minatorët që e kanë braktisur grevën.

“Gruaja njihet nga revania, Burri njihet nga uria” ka thënë Berisha duke cituar një fjalë të urtë vicidolase.

“Kur kam kapur minutën e 132 të notit kam menduar për ju” nënvizoi Berisha duke shtuar se Qeveria e Tij do të mbështesë pa rezerva minatorët grevistë.

Me propozim nga vetë Kreu i Tij, Këshilli i Ministrave.org mori këto vendime:

  • Minatorëve të mos u mungojë uji i pijshëm. Cilësia e ujit të jetë acqua pura, acqua vera, 18 karatësh. Në rast se gjendet sponsori, minatorëve do tu ofrohet edhe pije energjike. (Ngarkohet Drejtoria e Ujsjellësit të Bulqizës të punojë për mosndërprerjen e ujit por të ketë pa pushim 27-48 orë).
  • Minatorëve të mos u mungojë informimi me median e përditshëm. Të instalohen antenat televizive të posacme që vala e televizioneve të pavarura qeveritare të mbërrijnë deri tek minatorët që ata të mos u humbasin asnjë fjalim apo rekord të kryeministrit. (Ngarkohet ai robi që merret me keto punë si zakonisht).
  • Minatorëve të mos u mungojë kontakti me familjen. Për këtë qëllim të instalohet interneti me fuqi 1GigaSal për sekondë. Nëse minatorët nuk hanë Buk, tashmë ata do të kenë FejsBuk. (Ngarkohet ndonjë rob që rri kot e që merr vesh nga interneti)
  • Zyra e shtypit të Këshillit të Ministrave.or të fillojë punën për përpilimin e tekstit formal që do të përmbajë urimin e sinqertë të minatorëve ndaj Kryeministrit Berisha kur ata të marrin vesh për masat e marra nga Qeveria.
  • Për hatër të minatorve, këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë pa u botuar në fletoren zyrtare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).