I ftuar prej homologut shqiptar, Haxhinaqsto, ka mbritur ne Tirane, per nje vizite dyditore ministri i jashte i  R.P. te  Kines Yang Jiechi.Ajo qe me  beri prershtypje  jo te vogel, ishte nje shprehje  e ministrit  kinez, kur tha:"Kinezet  e brezit tim, kane nje konsiderate  te  madhe per  Shqiperine"..

 Mos ishte kjo nje thirrje, per qeverrisesit shqiptare per te shpejtuar, gjallerimin dhe  forcimin e lidhjeve me fuqine kryesore ekonomike te  botes sotme? 

59 Komente

 Shans i modh,do na dublojne,nje kinez nje shqiptar.

O Grava ...duhet lexu mire ajo per Shqiperine smiley Per ke Shqiperi behet fjale ? Kinezet bejne nga nje babab Sqap ne dite ....e per cdo Ramazan ...bejne nga nje MAL me bababsqaper te kohes ! Dine kur i zgjedhin vizitat , dine pse i zgjedhin dhe dine ku te cojne mesazhe . Po qe perHaxhinastroizolante ka ne cdo ambasade nga nje Lesh !

Per cfare gjallerimi e ke fjalen ? Per politiken e ketyre Bajgareve ne Krye qe ne Platformen e tyre kane Poshte Komunizmi Kinez smiley

Sa prekesh ne seder mor IDRIS, me te sha komunizmin.

Edhe imperialistet Amerikane nuk e duan komunizmin por kane mardhenje   me Kinen, dhe per kete idhulli yt shpiteror Enveri, u prish me kinezet. Tani pres te tregoshe perrallen e radhes sic e ke zakon, nuk ka rendesi se perrallat e tua asnje nuk i kupton.(shaka kjo e fundit)

Haxhinastroizolante

smiley

Mbase ka dashur ti uroje Obames 50 vjetorin nepermjet Qeverise Shqiptare dhe Arvizut. Kinezet dallohen per thirrje indirekte.

"me spond" deshe me thon...

Shpresoj qe marredheniet me Kinen te rregullohen.

Por cte besh qe Kina kerkon 500 milion $ qe na ka dhene borxh qe nga koha e xhaxhit?Ka 20 vjet qe ky borxh se bashku me ceshtjen e Kosoves,qe nuk lejon te rregullohen marredheniet me Kinen.

Dhe te mendoje qe komunistet kujtonin se ja hodhen Kines....

 Kina ofroi t'i falte ato 500 million, ne kembim te investimeve kineze ne shqiperi.
sala nuk pranoi.

pasi pa qe gjithe perendimi u lidh me kinen, tani i jargavitet alla malokce me "zona te lira". Tipik tropojan mali.

po 500 milion i mbledh neper xhepat e parlamentareve sala, pse te lej kinezet ne shqiperi. kinezet 500 qindshen e kane si deodorant kundra djerseve te sqetllave e perdorin sa here ne dite, kur kane vape. edhe ato 500 milion nuk i mori sala, s'ka pse ti laje sala, ato ti lajne socialistet kur te vijne ne pushtet smiley

pse kur keshtu sali-u nuk qenka me komunist? Mos e ofendo pa te drejte!

Mos ishte kjo nje thirrje, per qeverrisesit shqiptare per te shpejtuar, gjallerimin dhe  forcimin e lidhjeve me fuqine kryesore ekonomike te  botes sotme? 

si thu ti grave, pse erdhi ky, per 1 dite plazh n'Durres se i ishte merzit deti i verdhe?
Eshte ministri i jashtem i nji superfuqie ky dako, vete fakti qe vjen ky dhe jo nji sekretari i vet i jep pergjigje pyetjes tende. Nqse behej fjale thjesht per nji deklarate te radhes nuk vinte ky po sillte naj jiechi tjeter

我完全同意前面的发言者!smiley

ket thenien e kam si busull orientuse Belul...sa here ndihem ligsht kshu, e lexoj dhe frymzohem

Berisha-Jiechi: Lehtësira bizneseve të investojnë fuqishëm  Lehtësira bizneseve të investojnë fuqishëmTIRANË-Kryeministri Berisha priti sot në takim, ministrin e Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, Yang Jiechi.
Kryefjalë e takimeve ka qënë investimi i biznesmenëve në të dyja vendet, ku të dy personalitetet siguruan se do të ketë lehtësira në këtë drejtim. Jashtë vëmendjes nuk u lanë marrëdhëniet politike mes dy vendeve dhe situata në rajon, konkretisht në Kosovë.

Siç bën të ditur zyra për shtyp e kryeministrisë, në këtë takim Berisha nënvizoi faktin që kjo vizitë zhvillohet në 40-vjetorin e pranimit të Republikës Popullore të Kinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm në këtë proces. Kryeministri e vlerësoi pranimin e Republikës Popullore të Kinës si një moment të rëndësishëm edhe për mbarë botën dhe se gjatë këtyre 40 viteve, Kina ka dëshmuar se ka qenë faktor paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi në nivel botëror.

Kryeministri Berisha shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen ekonomike që Kina i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të zhvillimit. Kryeministri çmoi se zhvillimi i vrullshëm ekonomik i Kinës e ka bërë atë jo vetëm një nga aktorët më kryesorë të ekonomisë botërore, por ka ndihmuar që të dalin nga varfëria qindra-miliona njerëz në Kinë dhe në mbarë botën.

Kryeministri Berisha vlerësoi se Partia Komuniste Kineze dhe Partia Demokratike e Shqipërisë kanë qenë dhe janë promotorët e zhvillimit epokal në dy vendet tona.

Ministri Yang Jiechi ndau të njëjtin mendim me Kryeministrin se Partia Komuniste Kineze dhe Partia Demokratike e Shqipërisë janë dëshmuar si forca transformuese të shoqërive në të dy vendet.

Më pas Kryeministri shqiptar ilustroi potencialet e mëdha që Shqipëria ofron në një sërë fushash me interes për investimet kineze. Ai theksoi se investitorët kinezë janë të mirëpritur në Shqipëri dhe se qeveria shqiptare do të krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme, në mënyrë që ato të kthehen në histori të vërteta suksesi.

Duke vënë në dukje pozicionin e favorshëm gjeografik të Shqipërisë, Kryeministri shqiptar Berisha u shpreh i gatshëm të mbështesë krijimin e një zone të lirë për investimet kineze, si dhe inkurajoi investime në infrastrukturën portuale.
Ai nënvizoi se të dy vendet duhet të zhvillojnë me prioritet marrëdhëniet ekonomike dhe se qeveria kineze do të krijojë lehtësi për kompanitë dhe produktet shqiptare. Ai u shpreh gjithashtu, se do të inkurajojë kompanitë kineze me reputacion, që të shfrytëzojnë potencialet që ofron ekonomia shqiptare. Në këtë kuadër, ministri Yang Jiechi u shpreh se zyrtarët midis dy vendeve duhet të studiojnë të gjitha projektet e zhvillimit dhe mundësitë për financimin e tyre, si dhe shprehu interes për krijimin e një zone të lirë për investimet kineze.

Kosova
Në takim u fol edhe për situatën në rajon dhe zhvillimet në Kosovë. Kryeministri Berisha mbështeti procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Kryeministri nënvizoi se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë në themel embargon shumëvjeçare të Serbisë ndaj Kosovës. Ai mbështeti përpjekjet për zbatimin e Kushtetutës dhe vendosjen e shtetit të së drejtës në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe inkurajoi vazhdimin e dialogut mes palëve. Kryeministri i kërkoi ministrit të Jashtëm që në të ardhmen qeveria kineze të marrë në shqyrtim njohjen e pavarësisë së Kosovës si veprimi më i drejtë, në kuadër të stabilitetit dhe paqes në rajon.

Nga ana e tij, ministri Yang Jiechi u shpreh se qeveria kineze i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se Kina është për një zgjidhje të përshtatshme me dialog dhe në bazë të rezolutave të OKB-së. Ai, gjithashtu, mbështeti dialogun midis dy vendeve.

(d.b/BalkanWeb)

 

PK kineze dhe PD shqiptare promotore te zhvillimit botror.

mwhahahahahaha!

mu si ''asua nen menge''  i ka Sala keto zonat e lira.smiley

Kryeministri shqiptar Berisha u shpreh i gatshëm të mbështesë krijimin e një zone të lirë për investimet kineze,

E more Bre3dh...Ky blog ka dite qe e ktheu timonin anapodha.Prerj disave qe qukisin...  

"...   Eshte ministri i jashtem i nji superfuqie ky dako,....."   Gjer tani vetem Ju jeni ne linjen qe une kam menduar.Eshte shansi i dyte qe na jepet. Verua i kerreu binane kot se koti.Do ishim lule sot. Me rri si çekan ne koke  shprehja e goditur e kinezit te mençur; "Kinezët e brezit tim....Mu duk se u tha:  "nxitoni o te marre!".....Ata qe vine pas  nuk do dine, ku bie Shqiperia.....

Ktij shokut Shu i duhet nje hyrje afer europes dhe Shqiperia i vjen fiks. Vendi shpallet zone e lire dhe shqiptaret akomodohen te gjithe ne komunen kineze Qinam ku punesohen ne fabrikat e bullonave per makinat qe Kina kerkon te depertoje ne Europe. Me ket rast edhe Sala njeson GDP e Shqiperise me ate te Kines dhe jemi te tere ne rregull.

 Jo çdo gje duhet hedhur !

     "..... Më pas Kryeministri shqiptar ilustroi potencialet e mëdha që Shqipëria ofron në një sërë fushash me interes për investimet kineze. Ai theksoi se investitorët kinezë janë të mirëpritur në Shqipëri dhe se qeveria shqiptare do të krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme, në mënyrë që ato të kthehen në histori të vërteta suksesi. .."

 Ja kete fraze mu duk se e kam thene vete.Me pelqeu dhe uroj ta ktheje ne program  konkret kete shprehje Salihu.Don i Madhi Zot dhe nuk i degjon ata që i kane fryre ne vesh sa kohe me pare, per te mos e bere kete  shprehje realitet...Kush e di, kush e di!

 Kinezet qajne per Adriatikun, nuk diskutohet, dhe eshte pikerisht dalje e tyre ne Adriatik ne ate kohen e Enverit kur Kinezet benin tregti me flamurin Shqiptar pranaj ai "brezi i vjeter" ja di per nder shqiptareve, jane gjo e qut "te verdhet" 

 Kinezet qajne per Adriatikun, nuk diskutohet,

Po plasin te shkretet smiley

po kujt do tia japim me perpara ate daljen ne Adriatik mor aman.  Kosoves ja kemi premtuar, Maqedonise gjithashtu. tani edhe Kines?  kesh eshte next?smiley

 Jo Belul! Atyre  qe permende u kemi dhene lehtesira portuale dhe jo dalje ne Adriatik.Nuk eshte e njejta gje. 

grava. mire, per Maqedonine lehtesira ne portin e Durresit. po per Kosoven sikur u tha qe do ti japim portin e Shengjinit?

 Po, ashtu eshte thene dhe mire eshte thene, por gjithashtu, per lehtesira te shumta.  portuale.Se gjitheçka me daljet dhe hyrjet ne porte do te jete nden kontrollin e autoriteteve shqiptare.. 

Dhe jo vetem dalja ne Adriatik, por dhe disa arresye te tjera na bejne joshes per Kinen.Nuk besoj se ne kete rast jemi ne qe do te humbisnim ..nga zgjuarsia e tyre.Ajo qe une mendoj eshte se ne jemi te vonuar ne projkte, ne fizibilitetete  per projkekte te parashikuara.Sepse askush nuk te jep  fonde.... pa PROJEKTE. Per mua Kryeminsitri do te duhej qe sot te krijonte Grupin  QEVERRITAR me  nekrye nje ZV. Kryeminister "Per marredheniet  e veçanta me Kinën". Kinezet u japin shume rendesi programeve serioze.

  Ndryshe mbeten te gjitha propagande boshe....

Kina ka investu fuqishem me siguru porte per hyrje ne europe. Napoli dhe Pireu jane 2 kryesoret. Kjo e portit te Pireut beri buje te madhe se nuk u pa me sy te mire ne greqi po fakti eshte se Kina po investon per strategji afatgjata. Kina eshte duke ble kudo dhe sa t'mundet. Shanset jane qe edhe te ne, ndonje port do kerkojne. T'pakten ta vejn ne kontrate qe punetoret te mos vijne nga Kina

Un nigjova qe edhe daljen ne Erzen kinezet e kishin me shume qejf por ishin step icik kur kishin pa Erzeni nuk ekzistonte mo si lum.

Can i propose an exchange here? It's not the wrong time, is it?

a u diskutuan valle kembimet letrare te brezit? smiley jam i sigurt se te dy ia dine kenget te pakten njeri tjetrit.

psh. ne si kine thote i biri i motres kine, ju japim mall me anije, ju na jepni poete me varka me rrema. ne ju japim dollare, ju per nje buxhet shteti na jepni skender sallakun per nje vit ne kine. ne motra kine e madhe, ju japim ju si motra e vogel motorre per mig 19 dhe 21 smiley

petlle, e imagjinon se cer ka zi ne subkoshjencen ton qe kur qitem te shamen lapidare "ta boft Kina... xxxxx-en"? cer largpamsie, c'vizion i qart, ne qiell te revolucionit me er dhe suferin... pak eros, pak eros, o mik, o vella i larget...

emo kjo e shame perfshinte gjithe urrejtjen qe kishim mbledh ne per shekujt e mbrapshte, edhe ishte politikisht e rregullt... rrufe ne qiellin e revolucionit, vetetime me vertetim, mynxyra me tre fjale... kete te erosit mund ta shoh pak a shume si perpjekja per ta dallu femnat nudo mes shirtave te zhurmusit te jugoslav njishi.

un nuk di pse e shifsha gjithnji n'aspekt sasior kte... beja kunder deshires ca llogari te mbrapshta... semundje professioni, theshnja nje miljard kines ndare per dy, 5qin miljon meshkuj, te cilet ndare me dy duhet te jepnin numrin e kinezve te afte te ta ashtushshin ate qe shahej ne mnyr deshirore... e me kaplonte nje trishtim numerik... i vjeter sa dinastia ming... ose sa ajo vjersha qe pru dje PF-ja tek tema e Arber Zaimit... edhe mirfilli ndjejsha tradhti...

mire tradhti... po lidhej edhe 500 me vitet e pushtimit turk, edhe turqve n uk kishim hic se cfare tu bojshim, po borxhi me 500 milion prape skemi care ti bojm... po thuj shyqyr qe kinezet nuk e moren seriozisht ket pune cimo, se duhet te kishim shpik keshilla sioni nga kavaja deri preveze e nga thelli deri ne friteze qe tu merrshim haken kinezeve per nje miliard vitet e ardhshem, duke fut ktu me dashje disa semundje shfarosese 100 milionshe cdo te vjet, kjo per te mos u duk shume mizor... smiley

beme sa mundem; kur na thane qe lufta e klasave do vazhdonte per 8 mije vjet pa nderprerje, dhe asnje dite me pak, ne u thame jo, do vazhdoje 12 mije vjet. Nje rritje 33.3 perqidshe, pa asnje dridhje qerpiku. me te thella orizoret per armiqte e popullit, thame, dhe nxituam tu thoshim lili cingut dhe zekthit (kercimtarit) qe levizjet ne vallet masive ti benin me internacionale, me kumte te kuptueshme per masat shume milioneshe... dragonjt me njerez u irrituan, dragonjt me fishekzjare u perndriten ne qiell te revolucionit me ere dhe suferine, ekspozita kineze vegoi, menca kineze lulezoi, cen pao y u be pjese e dajtit ndersa balerina kryesore ne teatrin qendror te pekinit jepte llogari per vilanine e fundit shkaktuar nga era e parfumit iv san loren qe kish hedhur nje spektator nga perendimi qe per fat te keq po ndiqte premieren "gushkuqet e revolucionit". 

from shanghai downtown, with love.

po ama kemi nikol lesin emo. krytar i shoqates shqiperi - taiwan, kemi edhe tajvanin, mo u lesho me rritje 23% ne vit, me keto ritme, para se te behen 8 mije vjet, do thone kinezet ta shqipnia nonen, edhe te mendosh se jane motra smiley

o kinez uan cun  ci  nem nje steme

E paskan bere dhe gafen e radhes me kinezin(si gjithmone) smiley


Zv.ministri Nikollë Lesi shmanget nga firmosja e marrëveshjes së turizmit

 

E shumëpritura vizitë e ministrit të Jashtëm të Kinës, Yang Jiechi në Tiranë, nuk ka kaluar pa probleme. Tajvani është rishfaqur sërish në skenë si element provokues, por jo përmes qëndrimeve politike apo deklarimeve të pakujdesshme, por nga angazhimet jashtë institucionale të zv.ministrit për Turizmin, në Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Nikollë Lesi. I caktuar sipas protokollit si përfaqësues i Shqipërisë në nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e turizmit, Lesi është zëvendësuar në momentin e fundit nga kolegu i tij që përgjigjet për Sportet, Bajaziti, për arsye të një proteste të palës kineze, e cila e ka konsideruar provokim përfaqësimin e Shqipërisë në këtë akt-marrëveshje me kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Tajvan. E gjithë situata është zhvilluar në një kontekst konfidencial, por burimet diplomatike bëjnë të ditur se nga pala kineze është protestuar, çfarë edhe ka çuar në ndryshimin e përfaqësuesit. Vetë Lesi i është përgjigjur pyetjes së gazetës “Shqip”, për këtë çështje, duke dhënë shpjegimet e veta. “Është e vërtetë që unë isha caktuar nga ministri Bumçi që në emër të ministrisë të nënshkruaja marrëveshjen me palën kineze në prani të dy ministrave të Jashtëm. Nuk e di tamam se çfarë ka ndodhur, por sot nga dreka më lajmëruan se nuk do të shkoja për ta nënshkruar marrëveshjen, pasi pala kineze e ka marrë si provokim pjesëmarrjen time, ndonëse emrat në protokollin e shtetit për marrëveshjen ishte përcaktuar që dy ditë më parë. Arsyeja, sipas tyre, më duket se do të jetë pjesëmarrja ime, dikur, si kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Tajvan, por mund të shtoj se kjo është një shoqatë miqësie që ndihmon për njohjen me kulturën e Tajvanit dhe të shtetit shqiptar”, është shprehur ai. Sipas prononcimit në fjalë, nuk bëhet fjalë për gabim protokollar nga pala shqiptare, e cila ka bërë të njohur më parë emrat e përfaqësimit në nënshkrimin e marrëveshjes, që me kërkesë të palës kineze ka rritur nivelin deri te zv.ministri. Madje për Lesin, pjesëmarrja në nënshkrimin e marrëveshjes do të ishte një mundësi e mirë për sqarimin e pikëpamjeve mbi Azinë dhe shkëmbimin e ideve. “Më lejoni t'ju them se e respektoj me shumë pasion popullin vëlla kinez, madje nëse do të isha në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, do ta uroja ministrin e Jashtëm kinez, Yang Jiechi, si një prej kryediplomatëve botërorë me një kapacitet të jashtëzakonshëm intelektual. Por këtë gjë, me sa duket, dikush në ambasadën kineze në Tiranë nuk e donte dhe ua kanë përkthyer keq aktivitetin tim politik, mediatik e bashkëpunues për rajonin e Azisë. Unë e kam parë Kinën nga ana e Tajvanit dhe do të isha kurioz ta shikoja nga brenda Pekinin për të forcuar bindjet e mia se një Kinë e bashkuar është më mirë se një Kinë e ndarë. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit edhe mund të kisha rastin të ndryshoja ndonjë mendim, të cilin e kam ende në kokë për problemet e Azisë”, tha Lesi, duke shtuar se ngjarja nuk lë shije të mirë nisur nga fakti se Shqipëria si shtet sovran nuk duhet të lejojë të tjerët të caktojnë përfaqësimin. Gjithsesi për numrin dy të Ministrisë së Kulturës kjo “histori me kinezët” quhet e harruar.

SHQIP

Cfare teveqelesh keta tanet mo Zot i madh... vene e zihen per Tajvanin!!!! Nuk vene te zihen per Kosoven aty!!!! cfare klike e shemtuar! smiley((

ne pamje te pare thua: nje tip lamashi si Nikolle Lesi, kryetari i nje shoqates (vari  leshte) miqesise Tajvan-Shqiperi. kopmlet e parendesishme. kush i ve re shoqata te tilla?  por ja qe kinezeve su shpeton gje.  te gjitha i dine maluketrit.smiley

p.s.  mos me thoni qe dreken apo darken protokollare per nder te delegacionit kinez, e kane organizuar pikerisht te kompleksi ''Tajvan''?smiley

looooool.... smileysmiley

te restorant Cang Kai Shek. smiley

 

 

.. një Kinë e bashkuar është më mirë se një Kinë e ndarë.

Nikolla Lesi, "politikan" kinez  ne mardheniet nderkomebatre, per ceshtjen e Taivanit, (Resorant)

 

Ajo qe me  beri prershtypje  jo te vogel, ishte nje shprehje  e ministrit  kinez, kur tha:"Kinezet  e brezit tim, kane nje konsiderate  te  madhe per  Shqiperine"..

 ministri yne, Haxhinasto, iu pergjigj:  ndersa shqiptaret e brezit tim jane akoma ''fit'' nga gjimnastika kineze e asaj periudhe.smiley

Më lejoni t'ju them se e respektoj me shumë pasion popullin vëlla kinez, madje nëse do të isha në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, do ta uroja ministrin e Jashtëm kinez, Yang Jiechi, si një prej kryediplomatëve botërorë me një kapacitet të jashtëzakonshëm intelektual. Por këtë gjë, me sa duket, dikush në ambasadën kineze në Tiranë nuk e donte dhe ua kanë përkthyer keq aktivitetin tim politik, mediatik e bashkëpunues për rajonin e Azisë. Unë e kam parë Kinën nga ana e Tajvanit dhe do të isha kurioz ta shikoja nga brenda Pekinin për të forcuar bindjet e mia se një Kinë e bashkuar është më mirë se një Kinë e ndarë. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit edhe mund të kisha rastin të ndryshoja ndonjë mendim, të cilin e kam ende në kokë për problemet e Azisë

Jasrosllav Hasheku kthehet ne varr kur shef ksi perlash ti ikin kot... Ne nje shqipe te vjeter, ku fjalet kishin kuptime qartesisht jo ofenduese dhe aspak te pista, "prashitje" te tilla nga askusher si lesi kategorizoheshin si "rrotkarizime". Por sot ta marrin per ters ket llaf, pranej nuk perdoret shume, me pasojen e hidhet qe nga smundja po vuajne gjithnji e me shum rob, pa dallim bindje, ideje dhe krahine.

nikoll u bofsh sa lufta e klasava smiley rrofsh e gzofsh. ka ngel zgjidhja e gjithe halleve te tajvanit ne doren e rojes nikoll nga shqipnia.

:Unë e kam parë Kinën nga ana e Tajvanit dhe do të isha kurioz ta shikoja nga brenda Pekinin për të forcuar bindjet e mia se një Kinë e bashkuar është më mirë se një Kinë e ndarë."

i kuja je n'pekin, derman?

 i sal liut atq me ate stemen e mao ce dunit qe ja kish marre nja tre shqiptareve 

po thyen embargon e gabimeve drejtshkrimore ti? smiley sa te poshter ata te KFORit mer amoni... smiley

Kinezve mjafton tu shesesh filmat e ish kinostudios dhe pernjehere te vershojne investimet, me uzina e traktore. I kane shume fixim.

 " U vune re ca sinjale permiresimi te papritur te marredhenieve me Kinen, te cilat zmadhoheshin si nga njerezit qe per ndonje arsye a per nje tjeter e deshironin kete gje, ashtu dhe nga ata qe duke dashur te kunderten, kishin deshire te degjonin se si do te hidhej poshte pandehma apo dyshimi i tyre. Mirepo per gezimin e te pareve dhe brengen e te dyteve, po dilte se sinjalet nuk kishin qene pa baza. Kishte dicka te vertete ne to dhe perhere e me teper kjo ndihej ne mjediset e Ministrise se Ndertimit, tw Ministrise se Komunikacionit, te Planit te Shtetit, te Ministrise se Jashtme dhe sidomos ne Drejtorine e Pergjithshme te Flotes, prej nga merreshin vesh lajmet per levizjen e vaporeve. Thuhej se vaporet e shoqerise lundruese shqiptaro-kineze "Chal", pas nje pritjeje te gjate ne portet e Kines, po lundronin drejt Shqiperise. Disa thoshin se kishin kapercyer nderkaq Gjibraltarin, te tjere besonin se ishin shume larg, rreth Kepit te Shpreses se Mire, megjithate kjo nuk prishte asnje pune. Kryesorja ishte qe ata ishin nisur te ngarkuar dhe kete nuk e mohonte me askush"

I. Kadare

---- 

prape tek Kina varur shpresat?!

 

 

 

Everyone deserves a second chance smiley

 thone qe historia perseritet, po kaq shpejt, valle?! Te kishin kaluar 100 vjet, te pakten... smiley

Po pra smiley

Edhe olsi smiley

Sigurisht, ai me shume nga te gjithe smiley

 No i' llaf per Kosoven folen me? 

 

ajo mbase do jete e perfshire ne paketen e ofertes smiley

Mos ishte kjo nje thirrje, per qeverrisesit shqiptare per te shpejtuar, gjallerimin dhe forcimin e lidhjeve me fuqine kryesore ekonomike te botes sotme?

Jo me Kinen eshte me kollaj te besh alishverishe koruptive se me GE apo GM

I vetmi falenderimi zyrtar i kinezeve.....i dedikohet Enverit (ekskluzivisht) smiley

Berisha ne anen tjeter krekoset ......Krekoset me arritjet e Enverit?

China thanks Albania for its historic contribution to restore China's legitimate seat in the UN 40 years ago and appreciates Albania's adherence to the one-China policy, Yang said.

Ja dhe autogoli i vizave e Taivanin(te cilat u liberalizuan para pak kohesh)...Qeveria detyrohet te heqe vizat per gjithe qyetaret kineze(gje e paplanifikuar)...Kjo si reagim nga pergjigja e tharte ministrit kinez

A: We do not object to our Taiwan compatriots going to foreign countries for tourism, business and other non-governmental activities. We stand ready to facilitate such activities as necessary. However, no matter what changes may take place in cross-Strait relations, the Chinese government will not change its position of upholding the one-China principle, opposing "one China, one Taiwan" and "two Chinas" and opposing "Taiwan independence". We appreciate Albania's firm commitment to the one-China policy and believe that Albania will appropriately handle the related issues

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).