Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, të cilit kryebashkiaku i la detyrën të merret me mbrojtjen e konsumatorit, ka prezantuar sot Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në ditën e prezantimit të tij, Panariti tha se e kishte sfidën e tij primare ngritjen e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në të vërtetë nuk paska qenë një sfidë e vështirë pasi pesë ditë më pas, Panariti e ka ngritur këtë agjenci. Struktura e re, sipas njoftimit të bashkisë, do merret me verifikimin e rasteve të spekulimit më çmimet. Këta rrogtarë të rinj do bëjnë të njëjtën punë në dy vende të ndryshme, duke marrë dy paga. Kështu, një tjetër strukturë parazite do i shtohet administratës shqiptare, vetëm sa për ta fryrë atë. Por një gjë të bie në sy. Në grupin e personave që do përbëjnë këtë agjenci do jetë edhe Altin Goxhaj, njeriu i Lëvizjes Zgjohu, që harxhoi mijëra e mijëra euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për të bërë spote kundër opozitës. Ai do na mbrojë tani e tutje konsumatorët shqiptarë. Një zhvatës tipik OJQ-sh, emri i të cilit u përdor barbarisht nga pushteti për të abuzuar me paratë tona, do marrë një tjetër rrogë sërish nga paratë tona.
Nënkryetari Panariti do duhet të shpjegojë se përse ky grup njerëzish, të cilët formojnë këtë agjenci, që në fakt kanë për detyrë pikërisht mbrojtjen e konsumatorit në punët që bëjnë, do marrin edhe një rrogë shtesë në bashki. Më poshtë është lista e personave që përbëjnë agjencinë:

Profesor Gani Moka – Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë dhe Cilësisë së Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK)
Dr. Teita Myrseli – Drejtore e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë
Prof. Dr. Enver Roshi – Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik
Altin Goxhaj – Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit në Tiranë.
Dr.Ariela Struga – Drejtore e Drejtorisë së Vlerësimit të Riskut – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Dr.Zef Preci – Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike
Dr.Pranvera Kastrati – Drejtore e Mbikëqyrjes së Tregut, në METE. 

10 Komente

nuk e kuptoj shqetesimin e gazetes apo te gazetarit. Thote se po krijohen struktura paralele, e po shperblehen me nga 2 apo 3 rroga per te njejten pune, apo ndoshta nuk do punojne hic fare. E po pastaj? A mund ti kerkohet llogari nje pushtuesi se cfare do te beje? Ose e thene ndryshe nje banditi qe te hyn me force te perzen nga shtepia dhe ta okupon ate, a mund ti kerkosh te mbaje paster ambientin dhe te mos te te prish orendite? Mua me duket nje lluks i tepert te analizosh/apo demaskosh veprimtarite "ligjore" te nje krimineli.     

Eh TemA moj TemA qe s'bere njehere nje shkrim tamam. Ka ndonje mundesi qe keta individet e permendur me siper te jene anetare te Keshillit Drejtues te Agjensise dhe jo te punesuar ne te? 

 

P.S. Sa per perzgjedhjen e Altin Goxhaj, pfff, ai stan ate bulmet ka!

When in doubt always trust Mero.

Sipas gazetes shqipetare sot:

Premtimi i kryetarit të ri të bashkisë së kryeqytetit për ngritjen e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit do të jetë një nga punët prioritare për të gjithë stafin. Madje ky sektor nuk do të jetë, një zyrë e vogël, pjesë e bashkisë së kryeqytetit, por një institucion i mirëfilltë, ku do të punësohen një listë e gjatë ekspertësh dhe inspektorësh.

Madje do të jetë një nga sektorët me më shumë peshë, ku në qendër do të jetë monitorimi i çmimeve, rastet e spekulimeve, cilësia e mallrave dhe produkteve, si dhe verifikimi i shqetësimeve të qytetarëve. Agjencia që pritet të ngrihet do të jetë puna e parë, kryesore dhe prioritare për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Sipas të dhënave dhe diskutimeve paraprake struktura do të ketë një staf me rreth 200 punonjës. Mendohet se menaxhimi dhe organizimi do t’i lihet në dorë aleatit të majtë të mazhorancës së djathtë, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pra shihet qarte se kjo strukture e re nuk eshte krijuar per te ndihmuar konsumatorin, por per te zhvatur/rjepur edhe ate pak "yndyre" qe mund te kene bizneset e vogla ne varesi te bashkise. 200!!!!! veta do te punesohen dhe te gjithe nga ushtria e banditeve te LSI-se. Dhe jua them une, ata nuk eshte se jane njerez me bindje te caktuara politike apo njerez te devotshem ne sherbim te politikes se kesaj partije. Ata jane njerez te hurit dhe litarit qe u rekrutuan se fundmi nga koke modhi per fushaten e zgjedhjeve ne bashki dhe tani kerkojne haracin per kontributin e tyre. Po nuk ua dhe ata edhe te vrasin dhe kete e kane treguar. E keqja nuk qendron fare tek fondi i pagave qe duhet per te paguar keta mercenare, ose kjo eshte e keqja me e vogel. Por tek zullumet qe ata do te bejne mbi bizneset e vogla ne kryeqytet. Do ti grine nga gjobat "nen dore" gjoja ne emer te mbrojtjes se konsumatorit. Dhe kur mendon 200 bandite qe do te ndajne/caktojne rruget per marjen e ryshfeteve nga pronaret e dyqaneve dhe lokaleve (biznesi i vogel), te kujtohet amerika e fundviteve 1800 fillim viteve 1900. Por kesaj radhe me nje ndryshim te vogel: banditizem shteteror.

 S'di sa pune do beje kjo agjenci, se nuk i njoh fare punonjesit dhe kompetencat qe ka/do kete po nje institucion per mbrojtjen e vertete te konsumatorit aty duhet se s'ben, se as nuk merret vesh fare se me c'fare parametrash shiten shume gjera dhe ku mund te ankohesh nqs ka probleme. Vetem se nuk e kuptoj pse ne rang bashkie, kjo duhet ne rang kombetar, nevoje per mbrojtje nuk kane vetem qytetaret e Tiranes.

I have a dream, qe qeveria shqiptare do te kuptoje se buxheti i shtetit mund te rimekembet me gjoba te majme ndaj importuesve te majme, pa pasur nevoje ta ktheje tatim-taksat ne trust lulelakre.

Sa per standardet, sic e tha dhe don Ruli, Shqiperia kete vecanti ka, mungesen e standardeve. 2 milione turiste trak menjehere sa mbylli gojen ministri.

ESHTE DHE AKU ME DREJTOR GENC JUKEN QE KA RRETH 800 PUNONJES QE TALLIN TOPKAT GJITHE DITE QE  KANE KETE DETYRE.TE MBROJNE KONSUMATORRIN. ATY MERR DHE ALTIN GOXHAJ NJE RROGE MODESTE. APARATURAT E LABORATORIT TE AKU JANE PARA VITEVE 90. RUAJNA O ZOT NGA MASKERENJTE!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).