TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, po përballet me një sfidë të vërtetë pasi paraardhësi i tij, Edi Rama, ia ka lënë bosh arkën e Bashkisë. Buxheti i Bashkisë së Tiranës ka aktualisht vetëm 140 milionë lekë në gjendje, të cilat nuk mjaftojnë as për të paguar pagat e punonjësve për muajin gusht. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, tregoi dje për gazetën “Panorama” gjendjen e buxhetit të Bashkisë. Sipas saj, tashmë është bërë pagesa e pagave për punonjësit për muajin korrik, ndërsa shton se me këtë gjendje, kur kanë ngelur vetëm 140 milionë lekë, vështirë të paguhen edhe pagat e punonjësve. Sipas Tabakut, gjatë 6 muajve të parë të vitit Bashkia e drejtuar nga ish-kryetari Edi Rama, ka shpenzuar pa masë duke lënë institucionin në gjendje të mjerë. “Në gjendje janë vetëm 140 milionë lekë, ndërkohë që është shpenzuar e transferuar në mënyrë të pakushtëzuar granti i ardhur nga qeveria prej 870 milionë lekësh. Kjo gjendje e tillë ka ardhur edhe nga mos mbledhja e taksave, e cila në 6 muajt e parë nuk e kalon mesataren prej 32 për qind të planit”, tha Tabaku.

Bëhet e ditur së ish-kryetari i Bashkisë ka shpenzuar edhe buxhetin e mbartur nga vitit 2009 dhe 2010 gjatë këtij viti, para se ai të linte Bashkinë. Taksat për muajt prill dhe maj janë mbledhur rreth 180 për qind, por gjatë periudhës së tranzicionit mesatarja e tyre ka qenë vetëm 10 për qind. Disa taksa të Bashkisë madje nuk janë mbledhur pothuajse fare, duke futur në arkën e Bashkisë më pak se një për qind në disa zëra të veçantë. Tabaku tha më tej se problematike mbeten edhe shërbimet. Kështu, është arritur me vështirësi të bëhen pagesat ndaj kompanive, të cilat bëjnë pastrimin e qytetit. Pagesa e fundit daton për muajin qershor, ndërsa nuk fonde për muajin korrik apo për gushtin. “Arritëm të bëjmë pagesën për pagat e punonjësve për muajin korrik, ndërsa fondet që mbeten nuk mjaftojnë për muajin në vijim. Fondet mungojnë edhe për shpenzimet operative”, thotë nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku.

Kjo situatë e vështirë duket se nuk ka gjetur një përgjigje zyrtare nga administrata e vjetër e drejtuar nga ish-kryetari Edi Rama. Në gjashtë muajt e parë të vitit është shpenzuar edhe granti i qeverisë, me idenë se arka mund të mbushet nga mbledhja e taksave, e cila nuk ka ndodhur duke lënë buxhetin me një fond minimal. Tashmë, administrata e re e drejtuar nga Lulzim Basha do të duhet të merret me buxhetin dhe mbushjen e arkës së Bashkisë për të realizuar qoftë edhe shërbimet minimale të këtij institucioni të rëndësishëm.

TË DHËNA NGA BUXHETI I BASHKISË SË TIRANËS

Gjendja aktuale, vetëm 140 milionë lekë.

I gjithë granti i qeverisë prej 870 milionë lekësh është shpenzuar në 6 muajt e parë.

Janë harxhuar për janar-qershor 2001 për paga dhe shpenzime të Bashkisë edhe buxheti i mbartur në vitet 2009-2010.

Është bërë pagesa e pagave për korrikun, mungesë fondi për pagat e gushtit.

Tatimet e Bashkisë kanë mbledhur vetëm 10 për qind të planit gjatë tranzicionit, me një mesatare prej 32 për qind për 6 muajt e parë.

Bashkia e Tiranës ka bërë pagesën për pastrimin deri në muajin qershor, vështirësi edhe për shpenzimet operative.

19 Komente

-skenderbeu na kerkon do pelhure per me mbulue lakuriqsine e ushtareve te vet

-e cka te baj une me iqinekaterdhet milione lek. Sulltani i ka pague me rroga per kater vjet't e ardhshnem administratort e Port's Lart, edhe keto mkane dhane doreheqjen.

E paska rruar dhe qethur mire Edi para dhe mbrapa bashkine. Shyqyr qe nuk fitoi se do ishte perballur me kete veshtiresi, apo e dinte ai prandaj ja ka bere ysmetin gjer ne fund parase.. smiley

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, tregoi dje për gazetën “Panorama” gjendjen e buxhetit të Bashkisë. 

Pa he, si eshte gjendja e buxhetit te Bashkise qe kishte dy vjet qe s'miratohej?

Edhe Panorama mos te bej sikur s'e di se jo pak kohe me pare shkroi per kete pune.

Ky është viti i dytë që Bashkia e Tiranës operon pa buxhet. Por, ndërsa vitin e kaluar dështuan mbi 6 mbledhje të Këshillit Bashkiak për shkak të mos plotësimit të votave për ta kaluar, këtë vit nuk është bërë asnjë mbledhje. Arsyeja kryesore pse përfaqësuesit e maxhorancës refuzuan të jepnin votën pro asokohe ishte mungesa e detajimit të fondeve për investimet. Por, Bashkia e Tiranës dhe anëtarët e majtë i kundërshtuan këto argumente, të cilat, sipas tyre, ishin të pabazuara. Në prag të zgjedhjeve lokale duket se nga të dyja palët është anashkaluar miratimi i buxhetit për 2011-n. Në një situatë të tillë, Bashkia e Tiranës operon me 1/12 e buxhetit të miratuar më parë, para’ këto që mbulojnë kryesisht pagat e administratës.

jo 1/12 e buxhetit te miratuar me pare, por me buxhete mujore. Tjeter gje mosmiratimi i fondeve per investimet, tjeter gje mosmbledhja e fondeve apo tejperdorimi a shperdorimi i tyre. Nejse, cmund te presesh nga nje bunker, vetem mbeturina e djegurina do gjesh brenda

E treguan tamam fytyren e tyre hajdute!

Po edhe ato lek qe shkonin ne buxhetin e bashkise i vodhet o hajdute?

Hajde te degjosh justifikimet e komunisteve tani.

Rast shume i mire per jo-hajdutet-e-ndershem (si Basha i rruges) te kape hajdutin tjeter.  Si thua ti? 

PS: cik me kujdes ju jo-komunistet e Polonise se KM-ja u kthen xhevap me komuniste kinez:

Kryeministri Berisha vlerësoi se Partia Komuniste Kineze dhe Partia Demokratike e Shqipërisë kanë qenë dhe janë promotorët e zhvillimit epokal në dy vendet tona.

 Aman, kur flasin keta te PDs per hajdutllik, qe u dolen gjithe ministrat me video e me skandale si ne asnje vend te botes e si asnjehere ne historine e Shqiperise, mos ngelte me njeri. Pa permendur faktin qe eshte parti e mbajtur gjalle nga hajdutet e burgjeve te komunizmit, qe dolen bashke me te perndjekurit, e qe vazhdojne ta mbajne ende sot. halabaker

Vertet rast i arte per ta proceduar penalisht Ramen per abuzime. E kane kapur me presh ne dore. A do te kete valle bythe Luli ta dergoje Ramen ne banken e te akuzuarit? Apo mos valle Luli thjesht po gjen arsye per te justifikuar paaftesine e tij ne menaxhim te pakten per 100 ditet e para. Ncncncncnc.

 Jo. Pak minuta mbasi ke shkruar ti kete koment ka qene ne nje TV Basha per interviste dhe ka folur dhe per kete ceshtje dhe midis te tjerave ka theksuar qe nuk do shikojme nga e shkuara por nga e ardhmja. smiley

Ky eshte premtim publik qe Rama te mos kete merak per ca ka ndodh ne 11 vjet e shkuar. Se cer ka kerkuar si kompesim nuk dihet, por ky ( Basha ) e beri te veten.

Ama lehtazi preku shume gjera qe mund te jene objekt sherri nese ...

P.S. Kujt i thoshin burrat e dheut Nanë ?

... Shqiperise, qe po e merrte turku e po i vinte zjarrë ...

tjeter gjo me i shperdoru, tjeter me bo pagesa per projekte e administrate. Qe edhe nuk e ka vra mendjen dhe qe mund t'ja ket fut me top para se t'ikte, kjo nuk perjashtohet po ky nuk klasifikohet si abuzim.

Po ata qe punojne aty do pushohen qe do pushohen, keshtu qe ca po i dun pagat?

 Akoma s'jeni mesuar ju? Ku ka qeveri lokale apo te pergjithshme ne Shqiperi qe te mos thote kete si gje te pare kur vjen ne pushtet? E tha rama per bashkine, e tha Berisha per qeverine, e tha Nano ne 97... Ylli Bufi madje tha qe kemi 6 dite buke. Akoma s'jeni mesuar ju?

Po te kishte pasur dicka qe mund te kishin ku ta kapnin Ramen, do ta kishin perdorur me vrap, s'e linin t'u shpetonte. Ata perdoren allatet e Rames ne foto, mos perdornin gjera qe jane vertet abuzive.

Ababababa, popull i pamarrem vesh.

O zdap,Rama shpeton se eshte kryetar i opozites,po sa ta heqin qe andej ne burg do te shkoje.

Nuk e ben me ate gabim PD-ja qe te fute kryetarin e opozites ne burg.Ja u fut Nano hajduti ne burg dhe doli hero nga burgu,pavaresisht se kishte vjedhur,bile dhe morri paret e burgut mbrapsh.

Po te futet Edi ne burg,juve te minibashkise 5 do te beni namin dhe do ta shpallni hero pavaresisht zullumeve te tij.Mjafton qe eshte kunder Sales dhe per juve eshte hero.Nuk e shpellet hero dhe Dritan Priftin,bile dhe e futet ne PS?

 Po ca kryetar opozite. S'ka lene komision hetimor pa ngritur Berisha kunder Rames kur s'ishte kryetar opozite, the nje m beri. Me TV Klan e gjithe ato media te fuqishme, s'i keni kapur apo filmuar asnje skandal, pervec allateve.

Nderkohe PDs i kane dale gjithe njerezit njeri me mafioz se tjetri, me prova e me filmime. 

 Sa per lajmin, mos harroni qe eshte panorama. Po te ishte vertet keshtu, s'e kishte lene pa e permendur Berisha e te tjere, ose te pakten klani.

Ketu ne TR s'ka degjuar njeri te flitet per kete, s'e ka dhene asnje media, asnje politikan. Eshte shashke per budallenj forumesh. 

Cfare ka ndonje gje speciale Panorama, eshte edhe kjo prone e Fahri Balliut? Pastaj, nga c'lecitim tek ky "lajmi" i Panorames, eshte cituar zj. Jorida Tabaku dhe nuk eshte se Panorama ka thene "nga burime te sigurita por qe duan te mbeten anonime...". Shume kollaj, te pyetet zj. Tabaku nese eshte e vertete qe ka thene ato me siper apo jo.

E ka cili, e ka Cili... Nuk shet asnje kopje. lol

Po te kishte qene lajm i vertete, s'e linte njeri pa e shfrytezuar. Eshte presh per ata qe fluturojne ne internet, si puna jote. smiley

E para, mos kopjo me youtube-rat - megjithse e kuptoj qe ajo eshte normalja atje ku je ti. E dyta, fluturimet ne internet s'i bej une me 100 pseudonime te ndryshme por ti. E treta, ate prasin, meqe e paske qef per cilesite vitaminozo-informatiko-argetuese, studjoje pak me afer.

 Esht pron e atij qe ka bler tani dhe News 24, ene gazeta shqiptare.. dmth shkurt prona Saliut. ! ca do mshum ti ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).