Nuk kaloi shumë dhe në ekranin e televizorit u shfaq sërish kryeministri ynë, z. Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për të mbajtur njërin prej atyre fjalimeve tashmë të zakonshme e bajate, monologje të stërgjatura përpara një Këshilli gojëkyçurish që ia kanë marë dorën dhe rrinë e bëjnë sikur dëgjojnë me kënaqësi sa kohë i le rehat në zullumet e tyre e broçkullis për projektet fantastike që i sheh natën në ëndërr e i nxjerr ditën nga goja si pa të keq si prioritete shtetërore e kombëtare; me një stil që sa vjen e i ngjan atij enverist post-sëmundje e pre-mortem, aq sa ka nisur ta imitojë në mënyrën e të menduarit e në të folur e që i tradhëtohet në gjeste; me një shkathtësi politike që do të ishte për t'u admiruar në rast se do të kishte minimumin e frymës perëndimore të të bërit politikë, por që s'e ka e që qelbet tejembanë frymë bizantiniste. Fjalime që mediat tona, të blera a të marra frymet nga presioni, na i transmetojnë herë të plota e herë pjesë-pjesë, s'i t'u vijë për mbarë atyre dhe kryeministrit.

E pra, kryeministri ynë mblodhi qeverinë dhe foli për sukseset e tij në fushën e notit. Qelbesira jonë e dashur notoi plot 133 minuta - dhe kjo s'është hiçgjë, se mund të kishte notuar edhe një orë më shumë. Ky ishte lajmi i madh që dëgjova nga kryeministri i vendit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Tani e di që do dalë ndokush e do thotë: Pse i thua ashtu ti kryeministrit?! Arsyeja e parë është se është tamam qelbësirë. U besuam njëherë fjalimeve të tij të fryra me sigurira e garancira për ekonominë e vendit më '96-ën dhe e pamë ku përfunduam. Tani kur ekonomia jonë sa vjen e përkeqësohet dhe fjalimet e tij sa vijnë e bëhen më të fryra sërish me arritje, sigurira e garancira e projekte, seç më vjen një erë e keqe sërish.

Unë nuk dua të hap televizorin të dëgjoj kryeministrin tek flet me një gjoja-modesti për arritjet e veta në sport në mbledhjen e Këshillit të Ministrave e me superlativa boshe për arritjet ekonomike. Unë dua që në atë mbledhje të dëgjoj kryeministrin të më shpjegojë se përse do të jem i shtrënguar të paguaj taksën e re të karburantit, që e shpiku nga hiçi për të mbushur arkën që sa vjen e zbrazet të buxhetit të shtetit - një maskarallëk që na e paraqiti si gjoja modifikim të heqjes së doganës për makinat. Unë dua që kryeministri të dalë e të thotë që heqja e doganës për makinat është pjesë e procesit përafrues ekonomik me Evropën dhe pjesë e kërkesave të kësaj të fundit, ashtu siç ishte dhe heqja e taksave doganore për veshjet si mallra konsumi të blera në vendet evropiane. Dhe nuk pranoj që ky qelbësirë të më verë një taksë të re nga hiçi - me argumentin se është thjesht një konvertim i detyrimit doganor të hequr tashmë, i shtrirë në vite, pasi heqja e doganave për makinat është një veprim nga i cili përfitojnë disa qindra veta që fusin makina tash e tutje nga perëndimi, ndërsa taksa e re mbi karburantin është një detyrim mbi dhjetëra mijëra qytetarë të cilët e kanë paguar njëherë detyrimin doganor. Dhe në rast se kjo taksë e re qenka e domosdoshme, unë dua të dëgjoj shpjegime të detajuara se si do të harxhohen paratë që do të më marrë mua dhe qytetarëve të tjerë nga kjo taksë në shërbimin tonë.

Unë dua që kryeministri i vendit të më shpjegojë se përse do harxhohen paratë e taksapaguesve për të mbjellë me miliona rrënjë ullinj e drurë arrorë, kur ne jemi një vend që po shkon drejt BE-së dhe Bashkimi Evropian ka kuota për importet bujqësore të vendeve anëtare. Dhe qelbësira kryeministër nuk po paraqet ndonjë plan a strategji se si do t'ia hedhim ne BE-së për t'i kaluar nesër, kur pemët të nisin të prodhojnë, këto produkte bujqësore në tregun evropian, i cili është tregu më i afërt dhe natyral dhe i përfitueshëm ekonomikisht që ka Shqipëria. Veç në pastë ndërmend t'i blejë e t'i hajë vetë të tëra prodhimet. Se Shqipëria tërë atë prodhim nuk e konsumon dot brenda vendit.

Unë dua që kryeministri i vendit të dalë e të paraqesë planin për amortizimin e efekteve të krizës greke në ekonominë e vendit, e cila vjen në radhë të parë prej pakësimit drastik të remitancave të emigrantëve shqiptarë në atë vend, si dhe planin e kuadrit ligjor që do të ndërmarrë për garantimin e depozitave të qytetarëve shqiptarë në filialet e bankave greke, të cilat sa vjen e po e ndjejnë edhe më shumë peshën e krizës të degëve qendrore të tyre në Greqi. Edhe pse më vjen keq për fqinjët tanë, nuk do të habitesha aspak sikur në muajt e ardhshëm të dëgjoja që ndonjëra prej bankave andej të ketë shpallur falimentin, pasi bankat greke kanë qenë ndër financuesit kryesorë të borxhit të shtetit grek, një borxh të cilin ky i fundit nuk është më në gjendje ta paguajë. Dhe nuk dua të dëgjoj pallavrat e kryeministrit-qelbësirë, që bashkë me guvernatorin e bankës qendrore dalin e na thonë se paratë janë të sigurta. Këtë këngë-pallavër shqiptarët e dëgjuan një herë më 1996.

E mund të rreshtoj edhe plot gjëra të tjera se çfarë dua të dëgjoj unë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, gjë që mund ta bëj njëherë tjetër - ashtu siç nuk dua të dëgjoj aspak, se s'më bëhet vonë hiç, për arritjet në not a ndonjë tjetër të ngjashme të kryeministrit. Dikush në këtë forum, në njërin nga postimet, thoshte se këto janë fakte që na i bëjnë më njerëzorë politikanët. Këtu, në Shqipëri, nuk është nevoja. Është vend i vogël dhe njerëzit ua dinë politikanëve tërë huqet, veset, veprimet, vjedhjet, grabitjet, jo vetëm të tyret, por edhe të familjarëve, të afërmve e shokëve të tyre. Për këtë anën njerëzore të tyre askush nuk ka nevojë, se ua dinë me rrënjë e dhëmballë. Përkundrazi, njerëzit do të donin të mbanin pak distancë e privaci, pasi era e tyre e qelbur po ua ze frymën. Prandaj, sa herë që kryeministri të dalë me stilin e vet prej qelbësire e të bëjë politikën e vet prej qelbësire duke broçkullisur ç't'i vijë për mbarë vetëm për të ruajtur karrigen e vet e për të çoroditur qytetarët me çështje që s'kanë lidhje me ofiqin që përfaqëson, në vend që të kryejë punën për të cilën qytetarët e kanë zgjedhur në atë karrige, unë do dal e do t'i them "qelbësirë".

Mirë "qelbësirë", po "e dashur" si, do dalë do pyesë ndonjë tjetër me të drejtë. Sepse kryeministrit tonë i kanë mbetur edhe dy vjet kohë për të qeverisur. Jemi qytetarë të një vendi që kemi zgjedhur të përqafojmë udhën demokratike të zhvillimit dhe integrimit me perëndimin, dhe për këtë arsye, e duam apo nuk e duam, do ta respektojmë këtë mandat. (Është kjo njëra nga arsyet pse qelbësira jonë e dashur buzëqesh i vetëkënaqur në ato mbledhje, pasi e di këtë.) Kufoma e tij politike ka kohë që ka nisur ta qelbë erë vendin, por koha për të dhe stilin e tij politik ka marrë fund.

Për dashamirët e tij, që do dalin të thonë se nuk rrëzohet një qelbësirë për të sjellë një tjetër në vend të tij, unë them: po, rrëzohet. Qytetarët duhet të mësohen t'u kërkojnë të zgjedhurve të tyre të respektojnë kontratat, ose, në rast se sillen si qelbësira, t'i rrëzojnë. Dhe, në rast se rrëzohet një qelbësirë dhe në vend të tij vjen një tjetër, edhe ai do të rrëzohet. Dhe po ashtu i treti e me radhë. Kështu ky vend do të mësohet pak e nga pak të zgjedhë më mirë përfaqësuesit e vet, ndërsa qelbësirat do të mësojnë pak e nga pak të veprojnë jo si qelbësira, por si qytetarë të zgjedhur që kanë përgjegjësi.

60 Komente

 E duam, e duam qelbesiren.

E kemi varur si patkua kali i vjeter per mos na marrin me sysh...

Te pakten Edison Ypi kur shante dike e bente publikisht dhe me emrin e tij. Autori i ketyre rradheve s'ngrihet dot as deri ne nivelin e Ypit ne kete rast.

Edhe nje gje tjeter; ka vertete liri te fjales dhe Kryeministrin e nje vendi mund ta quash lirisht qelbesire por ne kete rast mendimi qe deshirohet te shprehet ngec fare lehte nen hijen e formes se mesazhit.

what's the gorram difference? smiley

ju doun't lajk dhe Qelbesire?

i guess he's a little bit like marmite... love or hate him... you don't get to go anywhere in between. very cheesy, i know.

 

Ca me bo, ka rendesi jo vetem se c'thua por edhe si e thua smiley

what's the gorram difference?

Gorram? Been watching Firefly havent we?smiley

 Kush ja ka rras thelle e me thelle e nuk e ka dash ky popull mashtrimdashes.Ka sindromen e stokholmit. I pasherueshem. Ndaj tall k***n ky me arrore, drufrutore,gara noti e puce me stilokalapsa.

Autori ka shprehur dufin.Kaq.Te tjerat jo qytetari, jo demokracia , jane dengla per kalamanet e kopshtit. 

Autori ka shprehur dufin.Kaq.Te tjerat jo qytetari, jo demokracia , jane dengla per kalamanet e kopshtit.

DMTH Qenka vetem duf personal prej militanti mercenar dhe jo qellim demokracie e qytetarie? OK e kuptova se po vrisja mendjen si mund te gazetarohet me keq se kaq  

sa qenke dashuru me fjalen mercenar mer toko.

Autori ka shprehur dufin.Kaq.Te tjerat jo qytetari, jo demokracia , jane dengla per kalamanet e kopshtit.  

Zgjidhet kollaj, i dashur spiritus per kenaqesine e te gjitha paleve te siperpermendura.  Ne vend te asaj fjale, ta niste e ta bitiste me "cakalli yne i dashur".  Meqe eshte term i perdorur nga vete kryeministri, jo shume larg para disa ditesh, fjala do binte nen kategorine "dhis iz dhe mirikell ov frii spiich" keshtu qe edhe te gjitha palet mbeten te kenaqura, edhe mesazhi nuk gëcte smiley.

Cakalli po ben kerdine  e dashur Monda por te gjithe i jane sulur  "ujkut".Ky i fundit u lodh duke  lyer kemben me miell smiley Problemi eshte se nuk ka marres te mesazhit.

 E paska ofendu rende,ishalla nuk e lexon,ka mundesi te jape doreheqen.

Me mire lexo ca shkruhet ke stolat e stacioneve te trenit ne Cyrih te Xvicrres.

e sigurte qe autori s'esht alidems. dobet ne te shame. kto te shame jon sikur zihen gocat per flokesh. shum varfer. masanej e shamja s'duhet perserit. the qelbsin i her, iku ajo, tjetra...

per cin shkrimtar shqiptar tregojn qe donte me mbledh te shame popullore, s'me vje ne mend tani. shkoi ne pazar, edhe boni sikur padashje i thyu vezet katundares qe po shiste... ene e pa ne drite te synit (medemek qe ho... fillo tashti). Kur ia dha motra, o i tilli o i atilli o tu boft kjo e tu boft ajo, dukesh ti me at surrat te poshter... nji kancer ne gryk, nji thik n'melci etj etj... ky vllai me bllok, ajo sha, ky shkruj... u mushen ca faqe te mira, ashtu me shkrim te dendur e font te vockel... iu kthy ky, i thot sa lek te bonin vezet. 200 lek i tha ajo... mir i thot ky, na 400 prej meje... ene dring, paret! Kur e ndrroi ajo pllaken, ene filloi lavdrimet, o te dhont zoti shnet, t'rrofshin kalamojt, o zemerbardh qe dukesh qe ne cehre sa rob i mir je... prap ky, ne te mor shenim edhe urimet e popullore te zones... e mushi bllokun mire... me i llaf, autori nuk eshte alidems!

 smiley Dmth ky gazetari po mori ndonje shuk me evro na vjen neser me artikllen plot levdata per Nalmadhnin e tij Salihi  I. 

PS: Brad  e beri vleresimin. Pres c`mejtim ka  xhibi smiley

pa lidhje: me ate ps-ene me kujtove nje film te vjeter, ku yllka mujo qe lu rol katnareje gerthet gjith hare:

Man, baba e dha pelqimin! smiley

per belulin kjo esht buk e djath... nuk llogaritet dmth smiley

 

 Problemi me ankesen tende Emo, eshte qe kjo nuk me duket e shajtme hic. (Pervec asaj pjeses ku lavderon me spond politikanet perendimore perballe "bizantineve" si Berisha.) Se bie llafi eshte derri, qe eshte derr, e t'i therrasesh derr, nuk eshte e shame. Apo gomari, gomar eshte, nuk eshte e shame. Po njesoj qelbesi dhe qelbesira. Berisha eshte qelbesire, eshte atribut esencial i te qenit Berishe, njesoj si atribute esenciale te te qenit debore jane e bardha dhe e ftohta. Ta kam llafin qe e shame, apo ofendim, nenkupton se je duke i veshur nje epitet qe nuk i perket, apo qe nuk e meriton, por nese i perket, atehere ai thjesht eshte i tille. Po po qe se eshte i tille, po qe se qelbesirlleku i Berishes eshte ontologjik, si me thone, pastaj aplikohet brisku i Okamit, shkurt, rruj e qeth gjithe epitetet qe nuk i perkasin dhe ler esencialet. Eshte nje si lloj arti minimalist kjo ontologjia, Emo, shfaqet nepermjet ekonomise se fjales dhe shkretise se imazhit, dhe ultimately, kjo shkretetire eshte arme perballe gjethnajes arrore, ullishtore, notare, perrallore te Berishes. Imagjino psh nje hyrje fjalori te "qelbesires" te shoqeruar me fotografine e Berishes. Nuk ka nevoje per te shame, varietete apo pune kerkimore mbi te sharat. Berisha eshte ai qe eshte. Qelbesire. Ti do thush po eshte edhe mut muti, bie llafi, cakall si thote, vete Berisha, e me the te thashe nje diare e tere te sharash folklorike dhe populiste, por, dhe kete e kam pyetje tamam, po sikur te mjaftoje qe te argumentosh se ai eshte ontologjikisht qelbesire dhe asgje me teper? 

smiley

nuk kom si t'kundershtoj; e vetmja gjo osht qe per mu e shamja mund te jete shum e vertete, ashtu si dhe e rreme, kuptohet. pra s'ka te boj. llafi ishte te "e shau, s'i la gje pa thene" - kupto, me hit parade-n e popllit, ky osht njomzak fare, se nuk plotson pothujse aspak at kushtin qe vje mas te shames, pra plotsin, gjithperfshirjen, komplementin zero.

therefore: no alidems (ka skanime per ket pune, xhanem, alidemsit kan at shenjen ne shpatull kena thon, si vizat apo paret, qe rrezllon nen rrezet gamma... ky s'e kalo testin) smiley

 

E ke parasysh ate skenen tek Johnny stechino, emo, me ate tipin qe dilte ne llozhe dhe i thoshte "assassino" perhere e perhere dhe nuk e nderronte llafin hic kur mund t'i thoshte dhe shume te tjera pervec atij llafi? Tashti ai ishte sicilian, por edhe alidems mund te kishte qene smiley

emo, Kristoforidhi shkonte e shante arixhofkat dhe  grate llafazane e masanej shkrunte fjalet  e pista  qe i leshojshin grate..

i paska pagu me mexhite florini, grave.

prap me birishen mo ?

mire kta qi shkrujn

po peshku pse ? 

Pse te djeg kaq shume ty qe te permendin Berishen, beja pyetjen vetes? Mund ta kalosh me indiference perndryshe. Dhe ne itali Berluscen shajne nga mengjesi ne darke per gafat ne seri qe leshon. Fundja Berisha eshte qeverisja, gati qeveris ne forme totalitare. Mos te vrasi ndergjegja qe ke qene fanse e tij.

Me pelqen shume titulli. Me dashuri do jete thene me siguri.

Shum i rond ky artikull. Nuk mund te ofendohet keshtu nje baba i mire, nje gjysh i shkelqyer, nje notar shembullor, nje menagjer vizionmadh dhe mbi te gjitha nje shpirt njeriu qe po shkaterron shendetin duke i sherbyer ketyre njerezve mosmirenjohes. Nuk bo kshu, nuk bo.

 Eeeee! "Ça te besh ne det, ke me gjet ne kripe", ka thene fakiri popull.Ashtu  ja degdisi te shamet  Nanos Berisha dhe  anagjore,  ju kthyen per koke....Nuk le boshllek memoria , Jo!

Ca vlere ka liria e shprehjes ne nje blog sot, qe i bie daulles, kur shumica jane rober te mediave sherbetore...

pikerisht vleren qe sapo perfshive. smiley te perballesh mendimin dhe sfidosh veten me njerez te tille.

ose mjaftohu me aresye te thjeshta, psh... shperdorim kohe. smiley

 Si "shtypi"? 

Po ku ka bythe shtypi shqiptar t'i thote qelbsine Sales er burre? 

Blogeria mbase, po jo shtypi "tulla dhe llac" sic i thote frengu! 

Kaq per titullin dhe rubriken nen te cilen eshte vene, se une artikull sinoptik nga Departamenti i Gjonave qe Duken Vete (DGJDV) nuk lexoj me! smiley

 Edhe blogeria do pak bythe,nejse,Penari,Blendi dhe LLukani i dine me mire keto pune derisa i kane dale per zot.

Ashtu eshte, po nje blogu pervec se t'i jepni ndonje dru me ndonje rronxe nanjonit nga ktyne cunave, s'keni dhe shume opcione car t'i, si, fjala bi, gazetave! 

Apo e lexova gabim ket' komentin tat una? 

 Nuk di gjo.

Leje Blendin rehat se sec lexova qe ishte turrur T-Paini shqiptar, Mr. Tallava dora e vete Flor Mumajesi.

 Bravo, HA-LLALL. Mgjse duhej pasuruar pak arsenali, sepse sharja qelbësirë, duket pak gay... këllirë, vemje, pocaqi, kolerë... po sidomos QEN. 

mesa di une qelbesi eshte nje kafshe jo shume e perfolur per bema te keqija. ndersa ky eshte babai i se keqes. E pra ti thuash qelbes apo qelbesire do te ta mari si kompliment.

Paska goxha komente ketu. Ca qenkan te embla, ca te dashura. E ka e ndonje te tharte. Po me c'shkruhet pothuaj s'shoh njeri te merret, gati te tere me stilin dhe figurat e paskan. C'behet keshtu, eshte bere tere bota gjuhetare e kritike letrare! S'paska mbetur me asnje punetor a druvar a traktorist a makinist u ku di une tjeter se cfare qe te flase si e sheh me syrin e punes dhe xhepit te vet kete gje.

 Është sëmundje e përgjithshme e shoqërive ballkanike kjo... këtu nuk ka lindur akoma racionalizmi. Madje nuk është mbarsur akoma... 

Për mendimin tim, lërini mënjanë analizat racionale, sepse nuk pijnë ujë në veshderrllëkun shqiptar. Duhet konsumuar iracionalizmi, emotiviteti më parë... kur të ndihen dhembjet e iracionalizmit, atëherë do lindë racionalizmi. 

Atëherë kur shumica e popullit, nëse del dikush pushtetar të thotë k@rlliqe, t'i thotë përnjëherë e me një frymë: çfarë thua o rrotë k? Atëherë do ketë lind racionalizmi. 

Deri atëherë, konsumoni iracionalizëm me të shpejtë. Rrënoni e degjeneroni gjithçka. Sa më shumë, sa më fort. 

 

 Te ishe aq trim ti vije emrin dhe mbiemrin poshte shkrimit,pastaj do tu benin komentet me interesante.

per autorin meqe komentoi:

well, duhet kuptu qe forma ka te boj. Coca cola ka mban nje ushtri me designer qe ua nderrojne format e shisheve cdo 3 muj. Ose bmw-ja per cdo model-vit te ri qe qet. Permbajtja percillet permes formes.

un e di qe ti, si cdokush tjeter n'fakt, ke dash shume qe lexuesit te merreshin me kumtin qe ke percjelle, qe kapoja jon ben me ter mend tani kinezerira me jance, mirpo ke pa ti qe duhet sjell omel ajo gjo te lexuesi? pranej osht gjo e zorshme me shkrujt. pranej edhe s'ka ronci vetem me pas te drejte.

kot tani per muhabet, kujtoj njoni qe tha i her qe nuk pihet shampanj ne hale - ishte llafi per shqipnin ne fakt, i thashe ne telefon po sa mire qe jeni rregullu atje. mire mer mir, tha, po nuk pihet shampanje te veni qe tham. pra shampanj esht ajo, si kur jepet me ato gotat hafife ene me broke uji, si ne hale edhe te holli i hotel plazes ne nevjork... e nejse mo. po ti meqe erdhe, futi i koment te shliret ashtu, ene thuje pa qelbsinlliqe, cer ke thone atje nolt, dro ke me marr vemendjen qe meriton thelbi. "burrnia" me salen kallxohet ball per ball me ate, po aty duhet icik fyt ne fakt se eshte betej me decibel ajo - pranej thash per alidemllikun - dmth ai gerthit, ti gerthit, ai sha, ti sha dyfish... ai nga nona, ti nga motra... po kshu me artikuj duhet me pat i cik terbijet. te hik kot e shkrujtmja jo per gjo. ja edhe edison ypi... xhind esht edhe ai, ato pershkrimet per shqipnin i qante, kullojshin dashni per shqipnine ato shkrime si bakllava e mire telyn e sherbet... ilaqim filloi me keto marifetet e te gerthitmeve, ene s'lexohet mo... ja per kuriozitet shif i shkrim qe ka ardh te arqipelagu, te tirana calling. shume acid mer burr i dheut... se kalohet sensi i mases, jo per gjo. e shamja, llafi i piset, te gjitha kto jon ok deri me i far pike... them qe do m'kuptosh drejt kshu si po t'i them gjonat.

s'e ke dhe aq keq ti, jo.

ja edhe edison ypi... xhind esht edhe ai, ato pershkrimet per shqipnin i qante, kullojshin dashni per shqipnine ato shkrime si bakllava e mire telyn e sherbet... ilaqim filloi me keto marifetet e te gerthitmeve, ene s'lexohet mo...

 

Em, ka nje ndryshim :
Ypi, te gerthitmet i shkruan me emer e mbiemer. Artikulli i mesiperm eshte shkruar nen pseudonim !
Kush te siguron ty qe autori, kur shkruan zakonisht, nuk nenshkruan me emrin e tij dhe nuk eshte pene e njohur ??

 

 

5* per mua. Dhe eshte mese evidente qe shkrimi nuk ka lidhje fare (po fare !) me sharje. Sepse nuk permban te tilla !

Cimo,

Sa i omel qe je mer dreq! Me pamuk ta merr shpirtin.

smiley

Dhe nuk pranoj që ky qelbësirë të më verë një taksë të re nga hiçi ...

...taxat jane cmimi qe paguan shoqeria per nivelin e civilizimit.

Cdo njeri ka te drejte  te jete i zemeruar.Edhe ky nuk ka dyshim  qe eshte thjesht nje anonim  i zakonshem i zemeruar keq me Berishen.Ne pergjithesi njerzit kane dy arsye per te qene te zemeruar.E para ; eshte pasioni(nuk besoj kete arsye sepse ai nuk ka guxuar as te veje niku-n e PPU) dhe e dyta; urrejtja(ky grupim njerzish nuk i jane ndare  Berishen qysh nga 91' dhe dihet kush jane). Fjalori  i rruges mund te kenaqe e impresionoje perkohesisht  militantet por jo  mendjet e qytetareve te thjeshte...

ky grupim njerzish nuk i jane ndare  Berishen qysh nga 91' dhe dihet kush jane

kush jane kaposh? pyes me ter mend sepse une per koincidence jam largu nga shqipnia ne fillim te 91-shit, dhe salen ne hyqem nuk e kam perjetu asnje dite. kush jan kta?

tip mane

Qelbesira rrezohet tek sheshi jo tek qendra e votimit, keshtu qe edhe ne 2013, Salen kemi prape. Po te mos jete qelbesire ka gjasa te rrezohet tek qendra e votimit.

Jo, or mik jo. Aty te kutia e votimit zgjidhen qe te gjithe e hiqen qe te gjithe. Ky eshte sistemi. Ne mos po thuaj nuk e njoh kete sistem, nuk e pranoj, dhe merr armen e shko dil malit kacak, po gjete shoke, e lufto me dyfek, po je trim.

Jepi, forca revolucionit proletar se ai na shpeton. Ca na duhet kushtetuta e zgjedhjet. Veri tritolin atje, se dhe eshte gallate ...

Ky shkrim ishte tek Tema sot. Meros po i mbaron municioni.

 mero o feniks. rimbin nga hiri vet.

rubrikën e antenës, e kishte të mirë sot ama, ske çthua... 'e bën luli me procedurë'

për belul and emo 'mero gjigand, mero kollos'

Kutia e votimit asht perdhunu qe ne 96-en mor cuna.Ka do kohe qe e kam than kte. Perpjekjet e Ed Rames per me vu rreglla kompromentoheshin,se shifeshin si perpjekje per pushtet personal.A keni sy n'balle ju a jo ? Cdo nisme qe kerkon transparence per ksi punsh,po hidhet poshte rregullisht.Ktu qendron dhe forca e ktij pushteti,ke munsia me i ba zgjedhjet si t'iu doje palla e karit.Masanej operojne me terma e sofizma me kushtetute e ku di une, si puna e ktij lloshit ma nalt.

alx...

Duke bere nje Raport midis permbajtjs dhe pako gje 'pislliqeve " ne emertime , them se menyra Juaj e kekrkeses se llogarise dhe venies me shpatulla per muri e kesaj QELBESIRE te Pa shembellt , eshte shume cilesore . Nga te rrallat qe merret drejtepersedrejti me ate qe duhet analizuar e kerkuar llogari SOT dhe jo me Skenderbeun e toponimet !

Sikur te tilla te jene edhe kerkesat per Interpelance ne Parlament , atehere mund te themi se SHTYPI Shqiptar ftymezohet realisht dhe po merr RRUGE per te ndricyar situaten duke perjashtuar  idete e mustetqetendarve austriake "per zgjedhjet zotrie , ne mes apo ne fund te lojes " ose pellimat e atij pertej Oqeanit me Rajesrson "sa i gezume jam qe do beni NRGJ te RE "

Atehere mund te themi se Populli po ndricohet per te pare te verteten ne sy dhe po orientohet drejt ARSYES . Atehere mund te themi se ne ate vend po merr fun drejtimi i Dallkaukeve dhe KRYEQELBESIRAVE aspak te DASHURA !

Nje bande Hajdutesh del e tille vetem ne se ka ballafaqime me keto qe Ju parashtroni .

Me shpirt Ja uroj kujtedo kete nivel. Pastaj te tjerat ( anoj pak pop pak fare nga emi ) ...kuptome tamam jane per ne PESHQIT  smiley  Vetm kete dime ta bejme mire dhe shume mire  "E lagu se Lagu "  Biles kemi aq cilesore sa te dallojne ....se tek rreshti pesembedhjete , fjala e katert , pika e I ishte pak sa e fshire , gje qe e hedh poshte te gjithe permbajtjen e artikullit smiley

persh . dhe flm per qartesine e thjeshtesine e prurjes!

 

Edhe habitesh?

E ke gabim ! Nuk eshte Mane ! Eshte stil tjeter...
(gjithsesi, perderisa autori nuk ka nenshkruar me emrin e tij, i duhet respektuar anonimati)

@unidentified author

You know you are right when Idris and Mero Base praises your work.

 

 

I bukur 10*

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).