PIRAMIDA-TIRANE1.jpg (274×184)Të mërkurën ishte afati i fundit për Presidentin e Republikës për të dekretuar, apo për të kthyer edhe njëherë për rishqyrtim në Parlament, ligjin për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar. Ky kompleks do të ndërtohet në vendin ku sot ndodhet Qendra Ndërkombëtare e Kulturës. Mundësia e prishjes së kësaj godine ka shkaktuar një reagim mbarë qytetar në Shqipëri, por edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, deri edhe Zyra e Komisionerit për Zgjerimin Shtefan Fyle në Komisionin Europian. Përballë kësaj ndjeshmërie Presidenti zgjodhi të mos e dekretojë ligjin. Ligji që do të hyjë në fuqi pa marrë firmën e kreut të shtetit, ashtu sic parashikohet nga Kushtetuta. 

Por për Artan Lamen, ky është një mesazh i qartë për Kryeministrin.

"Në fund të fundit presidenti është shprehës i unitetit kombëtar, ndërsa kryeministri është shprehës i përcarjes kombëtare në dy kampe. Presidenti ndoshta nuk ka dashur të bëhet palë dhe ka gjetur njërrugë të mesme duke e dhënë mesazhin e vet, duke mos e dekretuar këtë ligj, por njëkohësisht edhe duke mos e kthyer në kuvend, për të mos plotësuar dëshirën e kryeministrit, që njerëzit të ndahen pro dhe kundër tij", tha Lame.

Zoti Lame thekson se për këtë cështje si rrallë herë ka një konsensus të gjerë.

"Populli i Tiranës e ka dhënë mesazhin e tij në të gjitha mënyrat, njerëzit e letrave e kanë dhënë mendimin e tyre, ndërkombëtarët, ish-kreu i bashkisë, kryetari aktual i bashkisë e së fundmi edhe presidenti e dhanë mesazhin e tyre. Unë nuk e di se kush duhet t'i flasë më kryeministrit që të heqë dorë nga kjo marrëzi", tha Lame.

Fyle-Lajcak: “Piramida” rrezikon Top Channel

Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga Top Channel, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle dhe i dërguari i posacëm i BE-së për Shqipërinë, Miroslav Lajcak shprehen përmes dy letrave të posacme se janë në dijeni të vështirësive që po has ky televizion për ambiente, në mënyre që të vazhdojë të këtë sigurinë e transmetimit të pandërprerë.

Piramida, KE: Kujdes me TCH

Vendimet e ditëve të fundit në komisionet parlamentare të ligjeve dhe ekonomisë janë ndjekur me shqetësim edhe nga Brukseli. Jo për faktin se duhet të prishet piramida për parlamentin e ri, sa për një tjetër dëm që shkaktohet me prishjen e këtij objekti ndaj televizionit Top Channel, zyrat e të cilit ndodhen në një pjesë të kësaj ndërtese. Miratimi të enjten i këtij ligji cënon dhe kontratën aktuale të Ministrisë së Ekonomisë me këtë televizion. I vënë në dijeni për një fakt të tillë, Komisioni Europian përgjigjet me këtë qëndrim ndaj vendimeve të marra së fundmi nga shumica në pushtet në Kuvendin e Shqipërisë. 

115 Komente

...shprehen përmes dy letrave të posacme se janë në dijeni të vështirësive që po has ky televizion për ambiente, në mënyre që të vazhdojë të këtë sigurinë e transmetimit të pandërprerë.

Dmth ketu qenka celesi i protestes qe paska shqetesuar edhe BE-ne?

kete spo marr vesh edhe une gjemb, ( duke lene pak menjeane piramiden)  keta te ''top-channel''  sillen sikur ajo ndertese  u perket atyre.  kane bere kontrat te perjetshme me sa duket...smiley

top-channel (me sa di une), ka nje kontrate 20-vjecare, tani i bie te jete afersisht ne gjysmen e saj..

miperpo shteti i ka ofruar ambiente te tjera shteterore..por nuk e di nese merr persiper edhe koston e investimit qe ka bere tch te piramida..

keto gjera jane ne erresise totale..edhe top-channel nuk e di pse nuk e informon publikun nese ata besojne se po i shkelet ndonje e drejte...

 Cfare proteste? S'di ta kete lidhur ndonjehere TCH protesten e qytetareve me kontraten e tyre. Apo thuaj, avazi patetik i mjeraneve te shoqerise... shaj te famshmit, Justin Beiber, te gjithe aktoret e drejtuesit e rinj te TV, etj, etj, etj...  lol

Nqs nuk ke fjalor aty prane, fjala proteste nuk eshte gjithmone e barazvlefshme me demonstratat ne rruge. Nga shkrimi i mesiperm:

Fyle-Lajcak: “Piramida” rrezikon Top Channel

Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga Top Channel, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle dhe i dërguari i posacëm i BE-së për Shqipërinë, Miroslav Lajcak shprehen përmes dy letrave të posacme se janë në dijeni të vështirësive që po has ky televizion për ambiente, në mënyre që të vazhdojë të këtë sigurinë e transmetimit të pandërprerë.

Piramida, KE: Kujdes me TCH

Vendimet e ditëve të fundit në komisionet parlamentare të ligjeve dhe ekonomisë janë ndjekur me shqetësim edhe nga Brukseli. Jo për faktin se duhet të prishet piramida për parlamentin e ri, sa për një tjetër dëm që shkaktohet me prishjen e këtij objekti ndaj televizionit Top Channel, zyrat e të cilit ndodhen në një pjesë të kësaj ndërtese. Miratimi të enjten i këtij ligji cënon dhe kontratën aktuale të Ministrisë së Ekonomisë me këtë televizion. I vënë në dijeni për një fakt të tillë, Komisioni Europian përgjigjet me këtë qëndrim ndaj vendimeve të marra së fundmi nga shumica në pushtet në Kuvendin e Shqipërisë.

 Me fal, por sinqerisht qe s'e kuptoj ku eshte shqetesim qe topi ankohet qe po i shembin zyrat ku po rri. Kushdo te ishte do te ankohej... Dmth, ku eshte shqetesimi pervec sharjeve mjerane alla "Justin Beiber is gay", kuptohet.

E c'lidhje ka Justin Bieber me Top Channel. Njera portokalle e tjetra molle. Me fale, te dyja jane fruta. Njera portokalle dhe tjetra lesh.. .

Top Channel eshte kompani, po do ta krahasosh me dicka nga Amerika krahasohe me CNN ose Exxon Mobil. Ne rast se keto kompani ankoheshin ne Amerike per dicka te padrejte (sipas tyre) qe qeveria bente, atehere do qe lajm!!! Po do te krahasosh dicka nga Shqiperia me Bieberin, perdore Ciljeten. POr me sa di une piramida nuk eshte as dashnori, as orientimi seksual i ndonje te famshmi shqiptar.

 S'krahasova topin me justin beiber. Krahasova mjeranet qe shajne bieberin kot, se s'kane nje jete te tyren. S'ka lidhje ajo qe thua.

Topi perseri as mish as peshk.

Qesharake se si katandiset debati kur fati per TCH behet kaq shqetesues a thua se i ka rene flaka TR dhe nuk ka ku shkon TCHja.

Topi perseri as mish as peshk.

 

as pace as pilaf smiley

as lunder as trap.

kete spo marr vesh edhe une gjemb, ( duke lene pak menjeane piramiden)  keta te ''top-channel''  sillen sikur ajo ndertese  u perket atyre.  kane bere kontrat te perjetshme me sa duket...Smile 

He de, qafirat.  Edhe takspaguesit shqiptare, per inat te Top Channel dhe te sjelljes se tyre, do paguajne 110 e kusur milione euro t'i nxjerrin prej zhelesh nga Piramida (qe s'e le dot menjane edhe te duash.)

i bon telef ket Fylen dhe ket tjetrin; nga 5 kile kan humb. Harasani dhe Islami do i nisnin nji leter ku do demaskonin shokun Rama...kto jan ftof n'vend t'keq o vlla...sa here i dhemb gishti ose i kruhet najgjosen ktyne, zgjidhja e ka emrin Fyle.

Kshu dhe kto te tch...u eshte mush mendja se e gjithe kjo po bohet per me heq kto qe anej, a thu se e kan problem me gjet vend tjeter. M'kujto Anilen qe thosh se berisha e ka shume frike gsh dhe e ka permen ket nji here ne Moldavi a ku di un ku e kish permen...

  Presidenti o tregu tamon cun tirone ne krahasim me "vandalet!"

 Jo artian, nuk u tregu..." cun tirone", por nje bajmak i hatashem i nje shtepie tironase.Ai nuk shpreh qendrim.Ai ka frike edhe nga hieja e vet.

   Se po qe i tere problemi i Piramides halli i TOP -it, une jam gati, qe  i pari te vete t`i ve kazmen.Ne se bie rasti qe ajo eshte veper unike arkitekturore ne Ballkan, e mbetet ...Topi, me top ore ti bien!

 ,,po Topi dihet qe nuk ka gje ne dore, ai tashme,  te pakten ka dhene sinjale, te "buta", qe nuk eshte ne thelb me te marret aventurier,thash cun tirone ne aspektin qe ai beri nje hap si do qe te jete, dhe mos harro qe eshte ne shinjester puna e tij nga "tironsit" qe i ka per dite per rreth!Luen shume gjera marveshje te fshehta ne Tiron, kam pershtypjen!

 Po pse halli TopCh eshte!?Apo bereja e parave rrush e kumbulla!

 Po pra !

kur  ben dhe top-channel si gjynafqar, mooo...

me mblidhet nje si lemsh ne gryke kur mendoj se ajo hapesire do perdoret per te mbledhur dy klasa me horra qe bejne sikur punojne. indinjaten e vertete e kam me perdorimin qe do i behet asaj hapesire qe po u hiqet qytetareve...

 

o fashiste gjermane, ju jeni hajdute

fushen qe ne kishim, juve  na e zute

(mu si tomka me shoke ndihem!)

 

indinjaten e vertete e kam me perdorimin qe do i behet asaj hapesire qe po u hiqet qytetareve...

ku ben shaka, futi dhe ndonje ikon te qeshur ne fund si kjo smiley

nuk te kuptoj eri83

 

Presidenti Topi nuk firmos "Piramidën"

 

kur lexon titullin mendon qe mosfirmosja apo mosdekretimi nga Topi do te ndikoje rendshem ne vendimin mbi piramiden.  mirepo kur lexon pak me poshte......

Presidenti zgjodhi të mos e dekretojë ligjin. Ligji që do të hyjë në fuqi pa marrë firmën e kreut të shtetit, ashtu sic parashikohet nga Kushtetuta.

....thua: kot fare optimizmi i shprehur ne titull.  firma e Topit  nuk luan asnje rol, sic duket.

 ..ka ska rendesi firma e Topit, e rendesishme eshte qe ai distancohet nga  "tribalizmi" i pushtetit, kjo ka rendesi, nuk eshte pune optimizmi ky, eshte pune koncepti!

Presidenti mund ta ktheje nje ligj vetem nqs ai eshte antikushtetues. Nuk ka te drejte ta ktheje se nuk eshte dakort me te. Pra firma e Presidentit kerkohet vetem per kushtetushmerine e nje ligji. Ne rastin e ligjit te pronave ligji binte ndesh me frymen e Kushtetutes dhe Presidenti e kthehu. Ne rastin e pseudo-llustracionit dhe pseudo-luftes ndaj simboleve komuniste, Presidenti nuk deshiron te beje pseudo-loje.

 Cfare eshte `kushtetushmerine e nje ligji` ne rastin konkret (prishja e piramides)?

eshte nje ligj i cili nuk shoqerohet me fature financiare sic e kerkon kushtetuta. pra ligji per ndertimin e parlamentit , i votuar nga 73 deputete , eshte anti kushtetues

cili ligj eshte shoqeruar me fature financiare deri tani?

nuk e di

smiley Asnje

Presidenti nuk deshiron te beje pseudo-loje. 

Dmth, ato 110 milione euro qenkan pseudo?  A fallco? 

110 milione? Shume optimizm. Do habitem ne rast se me shume se 10 milione hidhen tek kjo pune.

Monda te mos merremi me lojra edhe ne se nuk ja vlen.

Debati deri tani ka qene a duhet prishur apo jo Piramida. Problemi financiar ka qene dicka anekse ose pak e diskutuar. Kjo edhe per faktin qe nuk ka nje fature reale por vetem hamendesime, por edhe per faktin qe sipas te gjitheve ndertimi i Parlamentit te ri ne nje vend tjeter do i rriste kostot sepse shteti nuk disponon terrene te mjaftueshme ne zona ku mund te ndertohet Parlamenti. Pra do i duhej te blinte edhe terrenin. Ndaj debati financiar nuk eshte ne favor te atyre qe mbeshtesin mos prishjen e Piramides.

Nqs doni te diskutoni a na duhet te ndertojme nje Parlament te ri, une dal direkt nga ky debat se per mua s'ka fare vend per kete. Per mua Parlamenti i ri eshte i domosdoshem jo vetem se aktuali nuk ofron kushte te denja (me ate nivel deputetesh mund te mjaftoheshim edhe me stalla) por mbi te gjitha per numrin e vendeve. I riu duhet te kete te pakten 250 vende (140 + 120 - 10 vendet e siguruara per ate pjesen problematike te veriut te Shqiperise etnike)

Prishja apo jo e Piramides nuk mund te kete interpretim kushtetues por thjesht debat qytetar dhe afektiv si cdo ndertese qe ka nje peshe simbolike, ose debat teknik per vlerat arkitekturore. Te ky debati i dyte une nuk futem dot se nuk jam specialist i fushes. Per te parin pa diskutim qe kam nje afeksion per Piramiden si ndertesa ku ne u rritem, ku shkruanim parrullat e para anti-komuniste me kenaqesine qe po 'dhunonim' tempullin e qoftelargut. Ne keto 20 vjet aty jane organizuar shumica e aktiviteteve qe na ndaloheshin ne kohen e qoftelargut. Prandaj une do e shifja si vendin ideal per te bere muzeun e te persekutuarve te monizmit dhe te luftes kunder atij regjimi. Keshtu me pak fat qoftelargut i kthehej varri ne centrifuge.

Fatkeqesia me e madhe e Piramides (pas vandales qe vendosi se duhej prish) jane nje pjese e atyre qe mbajne flamurin e mbrojtjes se saj. E kam fjalen per ate pjese qe ka dhene prova per adhurimin apo mallin per periudhen e monizmit. Sigurisht qe nje pjese e mire e njerzve kur i shohin ata duke mbrojtur Piramiden behen automatikisht kunder dhe besojne perrallat se Piramida po shembet per te 'luftuar' monizmin.

Si shume here ne kete vend, ne debat perjashtohen ata qe kane dicka te drejte per te thene. Debati edhe ne kete rast eshte uzurpuar nga dy llojet e reja te monisteve qe lulezuan pas 90-s, ata qe jane por ose nuk duan ta pranojne ose me keq akoma nuk e dine qe jane te tille.
 

Prandaj une do e shifja si vendin ideal per te bere muzeun e te persekutuarve te monizmit dhe te luftes kunder atij regjimi. Keshtu me pak fat qoftelargut i kthehej varri ne centrifuge.

Kete deshire kam shprehur edhe une ka kohe por aha.

Si mer qenkan loje fjalesh 110 milione euro kredi (te pakten, he) kur s'dihet ku vajten fonde te akorduara me pare per piramiden, kur u harxhuan edhe ca miliona per restaurimin e Parlamentit ekzistues, ku vendi eshte ne kohe krize e po priten rrogat, e po shiten prona te shtetit se s'ka me PARA?   

Nqs doni te diskutoni a na duhet te ndertojme nje Parlament te ri, une dal direkt nga ky debat se per mua s'ka fare vend per kete. 

Per mua Parlamenti i ri eshte i domosdoshem jo vetem se aktuali nuk ofron kushte te denja (me ate nivel deputetesh mund te mjaftoheshim edhe me stalla) por mbi te gjitha per numrin e vendeve. I riu duhet te kete te pakten 250 vende (140 + 120 - 10 vendet e siguruara per ate pjesen problematike te veriut te Shqiperise etnike)

Me zor nuk te mban njeri ne debat, keshtu qe ky shantazhi nuk pi uje.  N'dac shkruaj, n'dac mos shkruaj.  Kjo shashka e zgjerimit cer eshte?  Apo ala Kuq e Zi.  U vune te gjitha gjerat ne vije per bashkim dhe na ka mbet parlamenti pa u zgjeru?  Hajde shashke hajde.  Shume e fell kjo pune, Berisha e Jozi patriote te medhenj shume e me vizion te qarte, po shume te qarte qe edhe Pjerri ua ka zili.

Fatkeqesia me e madhe e Piramides ... jane nje pjese e atyre qe mbajne flamurin e mbrojtjes se saj. E kam fjalen per ate pjese qe ka dhene prova per adhurimin apo mallin per periudhen e monizmit.

Shih, dmth fatkeqesia me e madhe qenkan 1000 e kusur votuesit e Hysni Milloshit. 

Nejse, flm gjithesesi per debatin.

Ndersa per Topin, s'e lu topi qe eshte as mish, e as peshk.  Ama jam kurioze, se sa keq duhet ta kercenoje e ta shaj Berisha ate, qe nje dite te bukur te anoje n'dac nga peshku, n'dac nga mishi.  Paska goxha lekure te forte, per kete t'i heqesh kapelen. 

O Monda, shpresoj qe kete pergjigjen e ke me doza humori se ndryshe do me vinte shume keq. Une lojera quaj pikrisht keto kalimet sa ne nje dege ne nje tjeter.

Nqs do te flasesh per kostot financiare, eshte nje gje dhe nqs do te flasesh per Piramiden eshte nje gje tjeter. Miksimi allogjik qe t'i i ben ketyre s'eshte aspak i denje per ty. C'pret ti te thote Presidenti per nje fature te supozuar? Mos duhet te ali Presidenti e te thote : "Nuk e kaloj ligjin se degjova ne kafe apo pashe ne PPU qe Parlamenti i ri mund te kushtoje 110 milione euro" Une nuk e di nga ka dale kjo shifer po te jesh e sigurte qe po te flitet per shifra te tilla, Parlamenti nuk ndertohet as pas 5 vjetesh e jo me per nje vit.
Plus kesaj une ta shpjegova me lart qe arsyet se pse Jozi dhe Berisha duan ta ndertojne aty Parlamentin nuk jane aspak ato qe thone, por vetem se nuk kane pare per te pagu per ta ndertu ne nje vend tjeter (lulishtja ku eshte ish-shtepia e Mehmetit te kafe internacional mund te ishte vend ideal por ka pronar), dhe se duhen shkaterru gjurmet e masakres qe iu be Piramides deri tani, dhe shperdorimit te fondeve publike.

Sa per Parlamentin e ri, me vjen keq qe ti e quan shantazh refuzimin tim per te marre pjese ne debat. A e di ti se ku i kane 'zyrat' deputetet tane 'te nderuar'. Ne kafene. Dhe kjo fatkeqesisht nuk eshte nje zgjedhje por e vetmja zgjidhje. Aktualisht ndodhin rregullisht perplasje per mbledhjet e komisioneve parlamentare qe perdorin te njejtat salla per mbledhje. Te gjitha keto me duken aspak te denja per vendin tim (jo se po me pret barku per ata fare deputetesh). Me duket pra urgjente qe te kemi nje Parlament te ri. Idea e ndertimit te tij per 100-vjetorin e Pavaresise dhe kapaciteti prej 250 vendesh, nuk eshte aspak berishiane apo xhoziane. Ka plot njerez qe e kane hedhur si ide me pare. Qe bashkimi nuk do behet per nje vit, kete e dime te gjithe fort mire, por edhe Parlament nuk eshte se mund te ndertosh cdo 5 apo 10 vjet.

Keto aludimet dylekshe "Apo ala Kuq e Zi" mund edhe te te vije turp qe i ben se une nuk di qe t'i kete privatizu njeri keto ngjyra. Me duket se jane po aq te tujat sa te miat. Nqs nuk ndihesh ti e perfaqesuar nga ato ngjyra (s'me eshte duk keshtu ne fakt) ky nuk eshte problemi im.

Shih, dmth fatkeqesia me e madhe qenkan 1000 e kusur votuesit e Hysni Milloshit.

Kurse kete nuk e di nga e nxorre. Une nuk e di fare a eshte mbrojtes i Piramides Hysni Milloshi, por as qe me shkoi ne mend te flas per te. Ishin krejt te tjere ata per te cilet e kisha fjalen. Nqs ka fillu edhe ty te te lezetoje ky stili i degradimit te opinionit te tjetrit duke e deformu qellimisht, do me vinte keq per ty dhe do te te keshilloja nje kure larg debateve me disa specialiste te ketij stili ketu.

Ndersa per Topin, s'e lu topi qe eshte as mish, e as peshk.  Ama jam kurioze, se sa keq duhet ta kercenoje e ta shaj Berisha ate, qe nje dite te bukur te anoje n'dac nga peshku, n'dac nga mishi.  Paska goxha lekure te forte, per kete t'i heqesh kapelen.

Po! them se mund t'ia heqim kapelen Presidentit, qe po refuzon ta fuse institucionin e Presidentit ne llogore politike. Kjo eshte ajo qe kerkon vazhdimisht Berisha dhe do ishte rrenimi total i shtetit. Rama ra viktime e lojes sherr-ndjellese te Berishes dhe shifeni si u katandis opozita. Nje mazhorance me 2-3 deputete, duhet t'i puthte kembet opozites per te mbijetu. Kurse Berisha jo vetem s'pyet per opoziten, por tallet vazhdimisht me te.

Disave (jane si shume ne fakt) u pelqen ta shofin politiken si ndeshje futbolli (apo boksi per ata me ekstremistet) dhe u duhet nje arbiter. Biles ne fund presin te shohin edhe ngrejtje kupe me shampanjen apo akuzat gati. Por ne fakt politika duhet pare si nje makine ne nje gare globale, ku pilotet jane interesat e secilit vend.

Lizander, turp nuk me vjen per asnje germe qe shkruajta (o-t ketej, e o-t andej pastaj i ke ti dore.) 

Shifra e raportuar nga te gjitha mediat, te majta e te djathta, nga vete maxhoranca, "kredia e bute" e Arabise Saudite etj etj etj qenkan muhabete kafeneje?   Mire.

Sa per kuq e ziun, e di shume mire ti kujt iu referova, dhe te lutem shume s'eshte as per turp e as per gare patriotizmi.  Por po deshe ca pike ekstra nga salla, mbaje si argument.

Jo, sot e jo mot.  Parlamenti nuk eshte urgjent kur po shitet shteti, kur u shkurtuan shpenzimet e buxhetit me 18.4 miliarde leke, ne te njejten dite qe u aprovua ligji i parlamentit te ri.  E per me teper, jo zyre, por as stalle (per te huazuar nje fjale prej teje) nuk e meritojne ata deputete.  Se po e pyesin shume popullin ata qe paska qene sebep mungesa e zyrave qe jane shurdhuar.  

Per me teper, argumenti yt eshte muhabet kafeneje ne hava sepse ne realitet nuk ka opsion ndertim parlamenti ne vend tjeter.  Ligji e opsioni i vetem eshte ndertimi tek piramida.  Kur te kete ndonje opsion tjeter atehere flasim edhe per vendet shtese, e per zyrat, me dritare a pa dritare, me kolltuk apo me karrige.     

Fatkeqesia me e madhe e Piramides (pas vandales qe vendosi se duhej prish) jane nje pjese e atyre qe mbajne flamurin e mbrojtjes se saj. E kam fjalen per ate pjese qe ka dhene prova per adhurimin apo mallin per periudhen e monizmit.  

Po he de, na radhit kush jane nostalgjiket e regjimit qe kane adhurim e mall, e qe keta qenkan fatkeqesia me e madhe?  Ne mungese, iu referova votuesve te Hysni Milloshit se sipas gjasave jane disi nostalgjike.   Nuk e di pse pe degradim ketu.  

Nuk kam asnje lloj deshire t'u drejtohem "akuzave te tjerave" sepse ky diskutim per mua nuk eshte personal.  

gjithe te mirat.

PS: per "o-ne" me poshte, nuk thashe ta hedh ne gjyq presidenti ligjin.  Po nje ligj (cfaredo ligji, n'dac edhe e ema e Zeqos duhet te zbres nga thana se mjaf ndenji ne maje te thanes) qe ne mes te dites u kalua me vota "fallco" mund, po them mund te kishte arsye per te mos e dekretuar. 

Monda tani nuk kam kohe per pergjigje me te gjate po po te them, vetem se projekte te tjera per Parlamentin (ose zgjerimin e tij) jo vetem ka pasur por eshte shpall edhe projekti fitues para ca vitesh.

Opsioni qe dhashe une ishte thjesht personal me qe si ide fillestare u dha rigrupimi i institucioneve dhe me qe hapesire tjeter te lire ne bulevard nuk ka.

Edhe cfare u be me projektin fitues?

Vjet u harxhuan pothuajse 80 milione leke per restaurimin e godines se tanishme.

Argumenti im kunder ndertimit te Parlamentit, argumenti paresor sidomos ne kohe krize e prerje buxheti, e rritje borxhi etj etj etj  eshte financimi.  Ato te tjerat jane shtese apo garniture, pa hedhur poshte pasionin apo te drejten e personave qe i kane si argumente paresore.  

monde skuzmi po thuhet nja dy milion dollare me gojen e kryministrit. po me behet qejfi qe gucja qenka per prishje. nuk me behet qejfi qe eshte per ndertimin e parlamentit.

te piramida guce ka pronare sa te dush ti ene una.

2 milione per cfare? 

restaurimin e piramides per tu bere ose qendra e arteve, ose teatri i ri kombetar... por u pa qe ne te dyja rastet monumeti i paperseritshem per sa i perket hapsires monolite me duhej e tha ai tjetri, nuk i hunte ne pune as dreqit. piramida ka ngelur e rendesishme dhe e mirembajtur vetem prej topit, se tani i shkrete, ishte cun tirone dhe i dotet zyrat ne qender. edhe nuk e kishte hic keq ne fakt, ashtu si shkoje gjerat kendej. sa per 80 milion, nese e ke per projektin e parlamentit, nuk me kujtohet sakte, me duket shume po te jne te reja, edhe pak po te jene me te vjetrat.

une e kam thene timen edhe me gjere publikisht, jam per lulishte.

te piramida guce ka pronare sa te dush ti ene una.

Sa here do marrin pronat/shperblim ata pronaret se njehere i kane marre nga Zogu.

qe nuk di nuk ka si te jesh krenar... as nuk ka pse. po ndoshta mosha e re te flet ashtu pa teklif. ka, edhe nuk i kane marre as nga zogu as nga enveri. ua prishen vilat dhe u dhane nga nje apartament ne nje qoshe aty edhe me kaq u zgerlaq. tani qe piramida do prishet u del ligjshmerisht e drejta te marrin pronen e vet. toke truall.

O Petlle,

Se pari une kete punen e pronarve e kom nigju nga deputetet e mazhorances, por si shume gjona qe thuhen nga parlamentaret tane (kush tha te gjitha?!!!!!) ndoshta ene kjo do more me rezerva. Po te jete si thu ti atehere bie edhe i vetmi argument disi logjik qe me eshte dhone deri tani per prishjen.

E dyta une nuk e di vallahi se si arrite ti te ky konkluzion :

po me behet qejfi qe gucja qenka per prishje.

Po sa per info une jom totalisht KUNDER prishjes. Edhe nqs prishja eshte e detyruar sepse sipas disa zerave punimet e kryera brenda kane demtuar strukturen (gojedhene e pakonfirmuar kjo), atehere propozoj te tregohemi tolerante dhe gjate prishjes te fusim 'pa dashje' brenda ata qe e shkaktuan kete dem.

smiley O Lizander se po futem dhe un ne ket mes, as argumenti financiar nuk qendron perderisa gjysma e deputeteve shkojn i her ne gjasht muj me i bo vizit parlamentit, per aq sa jane aty del e tepron parlamenti aktual smiley

skuzmi pra. moskeqkuptim, edhe kerkese per falje qe m'u duk sikur ishe per prishje. sa per vete, hyj te vullnetaret, kur te nise prishja do punoj ca dite pa pagese hic se me ben te ndihem mire qe po e prishim. kjo nuk do me mend. tung.

Pra firma e Presidentit kerkohet vetem per kushtetushmerine e nje ligji. 

PS: Se meqe u ndodhem.  Ne c'baze kushtetutshmerie dekretoi Topi ligjin per censusin ku shkelja e ligjit (votat e Dibres dhe Maliqit qe s'ishin ne salle) u be me kater duar?  

duhet vendimi i GjK, duhen provat qe deputetet nuk kane qene ne salle, bamiri s'ka c'te beje

Prova?  Pse, resmet s'mjaftojne per te pare shkeljen flagrante?  

O Monda, nuk co dot Presidenti ne GJ.K. nje ligj per proceduren e votimit ne Parlament.

Kjo sjell nje pikepyetje te madhe: nese President nuk e con dot, kush ka ne dore te kontrolloje, denoncoje dhe denoje akte te tilla? Ne Kosove jo shume larg, u shfuqizua dekretimi i Presidentit pse u pa qe po shkembenin mesazhe ne telefon, ndersa ne Shqiperi votohet ilegalisht nga deputetet edhe askujt s'i hyn gjemb ne kembe.

Ncuq, ne Kosove nuk u cu per pune mesazhes ceshtja ne GJ.K. po per procedure votimi. Me sa di une, atje e ka cu opozita ceshtjen ne GJ.K. Ne Shqiperi kush ta gjej opoziten le te beje sevap e te na e tregoje edhe ne.

lene mer opoziten rehat se ka ik me pushime smiley po s po e dim se sa te gjata i ka

Ndoshta ka ngateruar dosjet si kutine e votimit.

Megjithe inferioritetin deri ne ekstrem qe ky president ka treguar ne maredhenjet me kapon e krimit, me mosveprimin e fundit tregoi qe te pakten nuk eshte malok/vandal; pra kerkon te pakten te jete i qete me ndergjegjen e tij, per aq sa mund te jesh i qete ne nje vend te pushtuar.

"Presidenti Topi nuk firmos Top Channel", tha Lame.

Në fund të fundit presidenti është shprehës i unitetit kombëtar, ndërsa kryeministri është shprehës i përcarjes kombëtare në dy kampe.

thenia e dites kjo smiley

 Por pronari i Top Chanel mund te beje ndonje perpjekje. Flitet per businessmene te ngritur nga hiçi me forcat e tyre gjate transicionit demokratik. Apo jo? 

 

 

te ngritur nga hiçi

nothing comes of nothing thote nje proverb i lashte grek

ka qene nji barcalete per Berlusconin...per mnyren se si u be i pasur nga hici.
Thosh Berlusoni:
nji dite kisha d-lindjen dhe m'u bon 2 mije lireta. Bleva 2 kile molle dhe i shita 2fish.
Pastaj, me 4 mije lireta shkova aty ku bleva n'fillim dhe bleva 4 kile qe i shita prap 2fish dhe pastaj...
Derisa u lodh ai qe po e "intervistonte" ket Berlusconin e improvizum dhe i tha:
- ok, ok...ket e morem vesh po masanej, ca ndodhi qe vune pare mire?

- oh - tha ky - masanej m'vdiq plaku o burr dhe kapa nji dore t'mire fare kshuqe i lash mollet fare

Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" /> pis!   

hahahaha, bredho sa kom qesh. dreq

per mua eshte ndertesa me e bukur ne Tirane. Pa asnje diskutim. dhe nje nga me te bukurat ne Evrope dhe bote.

pucist!!!!

"Populli i Tiranës e ka dhënë mesazhin e tij në të gjitha mënyrat

po mer Lame po, ashtu eshte, fol te flasim. varja

Presidenti po ben politike personale ketu, jo kombetare po personale. Nese ka nje detyre per te kaluar ligjet qe plotesojne normen kushtetuese, kur jane te tilla le ti dekretoje se ate pune ka, ndryshe ti ktheje mbrapsht. Pozicionim kunder prishjes mund te mbaje kur te doje, ne nje interviste, konference shtypi, deklarate etj. Po me keto sajesa ngjyre boikoti alla shqiptarce asnje mesazh pozitiv nuk jep. Me shume te jep ndjesine se paska te drejten hyjnore t'i ktheje shpinen gjerave kur nuk i pelqejne. Kam te drejte te spekuloj psh e te them qe as qe e ka shqyrtuar ligjin fare, kush mund te thote qe nuk eshte keshtu. Varja, standart shqiptari

Aaaaaaaaaaa tani doli arsyeja e vertete, qe prishja e Piramides eshte loje per te zhyt TCH qe ia nxorri bojen baces shpellare tue perqesh ne Portokalli.

une e di qe topit i mbaron kontrata ne tetor. nuk besoj se jam shume gabim ndoshta pune muajsh. topi kete rradhe nuk eshte arsyeja per rilakimin e piramides si kryefjale.

ps. e kam per televizion dhe radion jo per presidentin, as per mjetin me te cilin luhet loja me kembe./

Po ça jane keto versione kot nuk e kuptoj, jo po Fyle, jo po Top Channel. More po po hidhen 100 milion euro kot per nje parlament nderkohe qe ai auktuali eshte me te vertete i mire dhe i sapo rikonstruktuar. Kaq mjafton per te protestuar, nuk esgte  e nevojshme te nxirrni gkithe keto versione, jo po njerezit po protestojne se ka interesa top channel!!!!!

Mahhhhhhhh

 C'ka per versione. Topi ka hallin e vet, do te merret dhe me hallin e vet. 

Deri tani eshte marre me hallin e shpenzimit te 110 mln. S'ka asgje te keqe.

Jo or jo, kjo e TCH qendron. Nuk duron sala opozite - ka per borxh me shpenzu 100 miliard me zhduk mediat opozitare se e degjenerun.

Dmth opozita dhe tch nuk ekzistojne dot pa piramiden?

P.S. Sa per "disclosure", as une s'jam pro ndertimit te asaj nderteses se shemtuar te kuvendit, sidomos te shperdorimit te parave pa asnje kriter. Dhe arsyeja idiote e Berishes qe gjoja piramida duhet te prishet sepse eshte simbol i komunizmit nuk qendron aspak. Po te jete per prishje "simbolesh" si forme ndertesash, atehere duhet t'a fillojme me kryeministrine, ndertesen e ish KQ PPSH, Pallatin e Kongreseve, etj. etj.

piramida eshte kthy ne simbolin e qendrimit opozitar. Aq sa pritet qe kur PS te vije ne pushtet, piramida te kthehet ne rezidence qeveritare

Ahhh. Sa mbrapa qenkam.

Prit se kemi nje problem: nqs kthehet ne rezidence qeveritare, atehere prape i bie qe te kete "protesta" nga TCH se do i nxjerrin perjashte. Apo do bashkjetojne bashke?

P.S. Justin Bieber is not gay!

Ne fakt simbol me te madh se bunkeret nuk.   Pse nuk i prishim?

per mua eshte ndertesa me e bukur ne Tirane

"Nuk e kuptoj se si diçka të shëmtuar po ta mbulosh me mermer e bën të bukur. Një grumbull plehu i mbuluar me mermer është ende një grumbull plehu", tha në një intervistë për Gazetën Bota Sot, ish Ambasadori Rajerson.

Sipas tij, ajo nuk është aspak funksionale dhe nga brenda është si tendë gjigante prej guri, e pakuptimtë. Megjithëse ai e ka pranuar se kjo ndërtesë është pjesë e historisë, në thelb sipas tij, ajo është  një monument i një përbindëshi. ' Ajo gjithashtu është e shëmtuar , shumë shumë e shëmtuar dhe jofunksionale.

I pyetur për deklaratat e Ambasadori Daneze se Piramida në Tiranë ishte njëlloj simboli si Kulla e Ajfelit në Paris etj, ai sërish ka qenë kategorik duke u përgjigjur. "Jo kurrë dhe aspak. Piramida në Tiranë është vulgare dhe nga pikëpamja estetike mërzitëse.

nje aresye me shume per ta mbyllur perfundimisht me peshkun per sonte, kaposho. thashe se do vazhdoja te lexoja njecike me shume, se boll kam folur. nejse. nje "naten e mire" ne vecanti per ju kaposh. smiley

a thu... po Berishen qe nuk ka asnje vlere per popullin shqiptar pse nuk e prishin?

 Tipike per Topin e? Ben sikur doli huq me topin qe ia krosuan tek kembet, dhe edhe me te vetet eshte i justifikuar edhe me kundershtarin nuk prishet. Eh mor Bamke Qylollari! Nuk shtyhet 8 oreshi duke shku ne banjo.

 Pulë mer, pulë. ça të bëj tha, po vjen kaposhi... të iki me vrap, nuk do haj gjo. Të rri pa lëviz, do më thonë kurvë. E gjeta! Do rrëzohem. 

Si tha ai: "Tutje re Kovi se na cqeu ljepuri" smiley

Po qe se do te fshish , fshije dhe ate emrin e ndyre Rajerson . Nuk eshte e drejte qe nje fytyre e personalitet i shpelare si Rajerson qe pohoi  me gojen e tij se Shqiperia eshte jashte cdo agjende ...te te vika keq se u marka neper Goje smiley .Dhe per cfare ?...

Nje ide te Marresh qe qofte edhe si "buke ngrenes e uje pires  i Shqipetareve " ,  ne kete vend si pefqesues i je Shteti MIK KURRE nuk duhet te shprehet emocionalish ne Favor te njeres apo tjeteres pale . E le me te behet pjes e korit te te MARREVE . Dhe ne se ne kete rast ka dashe te cfaqet si nje individ i thjeshte , shume mire , nuk ka pse e trajton kulturen e tij me te mire se te Myftinise se Durresit . Nje Idiot Noterik ne Arkitekture !

 Ne se te prish pune permendja e nje emri Plotesisht te pavlere .... mua nuk me prish pune fshirja ! 

 Shqiptaret kane fshire nga memoria 97-en e s'po fshikan piramiden? Sala e di fort mire kete gje dhe tall tajaret. Ne Kalane e Beratit, kur e sheh nga ana e asaj ures se varur, eshte akoma fjala ENVER mu ne balle, e ne ndonje mal me siguri jane akoma ata shkembinjte gjigande me emrin e Xhaxhit... t'ia nise nga keta Qenliu.

Sa per Piramiden, estetikisht eshte godine shume e arrire dhe eshte, ne menyre krejt idioteske, e vetmja ne llojin e saj qe konsiderohet simbol komunizmi (nga PD, kuptohet). Ej, Keopsi vrau qindra mijera vete me pune çnjerezore dhe ekzekutime e qindra arkitekte e inxhiniere qe ndertuan piramiden e tij ne Giza, cudi qe Egjipti nuk ia ka rrezuar akoma.

egziston teoria qe ne piramida, nuk kane punuar skllever, por njerez, zanatcinj, me page te rregullt dhe te gjitha sherbimet, perfshire dhe ato mjekesore. smiley

As Kufun nuk e krahason dot me Salen pa e ofenduar mire e mire. smiley

psikopat. smileysmiley gjes gjes.

Dhe meqenese jame dakord qe piramida nuk duhet te prishet, mos ja fusni kote me krahasime nga Egjipti.

Jo per gje, por dhe kauza per mbrojtjen e piramides dobesohet kur argumentat jane aq te pallogjikshme… sa qe mund te konsiderohen autogola.

 

Po president me karagjoz nuk ka per ti ardh Shqiperise per te pakten nje shekull.

Mekat qe do haje serisht nga taksat e miletit dhe per 4 vjet te tjera ky.

Keshtu thuhej dhe per Mojsiun... ore... ore smiley

 Moisiun e moren me qafe dhenduret dhe prostati, kurse ky eshte aq llosh sa ben ceshtje institucionale debatin personal me Jozefin Topallin, simbolin e femres ( do e pranojme si konvencion qe eshte femer )  debile, se te copes se mishit e ka tjeter kush. smiley

ej, s'ka limit moshe per komentuesit te peshku? e mira do ishte qe mos te lejohen komentues nen 21 vjec. sugjerim eshte, beni si te doni.

 I bie me e mbyll pastaj.

+1 smiley

22?

smiley pse jo

kush tha jo... apo jo ishte mosha e pjesemarrjes.

 Duket qe eshte vene ne balle te luftes kunder abuzimeve te pushtetit talebano berishian. Po i sulmon fuqishem, me nga nje pace e pilaf. Fundja njeriu i tyre eshte, ckuptim ka te dali kunder. Po ben per momentin asnjeanesin se ja  kerkon pozicioni, pastaj prape shoke si me pare me pucizmin taleban.

Thone qe i ka humbur stilografi ... smiley

fute o burr ne xhep tani se na more me qafe! smiley

Thuhesh se e kishte stilolapes te fatit...(gojet e liga thone se me ate po stilograf  shkroi fleten e votimit) ...Kush tja kete vjedhur valle? smiley

trego shoket! maskara!

Lexova njé shprehje fantastike prej George Orwell-it

Kush kontrollon té tashmen, kontrollon té shkuarén.

Ishte né faqen e paré té manifestit té Breivik.

Oruellin e ke te gjalle tek "dosat patriotike " prane Presidentit  Topi . Ne se ka cun te "mire " Tirone , Topi eshte . Me bohet qejfi se e kane pas shoke ( pa u bo President ) ca pijetare te kendshem  rrotull Mulletit smiley

Per President dhe aq me teper pe K.Keshilli te Larte Drejtesie nuk ka dhene asnje PROVE . Dhe kur i erdhi rasti me LIGJ te tregohej burrrrrrrrre ,  per te aktivizuar drejtesine ndaj  akuzave  e Berishes "per PUCIST " u zbyth nga ...mecuria se nuk me vjen mire ti them "damote " ose Fryks . Te pakten ta kishte detyruar PUBLIKISHT te kerkonte Falj lefqensin ,  ndaj Institucionit te Presidentit ! Njoni me Lart na bo me dije se ka majte qendrim te ....Cekuilibruar smileysmiley  ... se s'ka dash me u hy n' loje smileysmiley .

Lenie se o mire ...Po sikur ti fryte fyellit te Sales ???? Te pakten vrimat i ka mylle per Publik . I bi vetem dajres per valle dyshe Tironse  smiley

Me i pershtatshmi per te  ( sepse ai nuk eshte Mosha e MOISIUT dhe KULTURA e tij ) vlen ai Krahasimi per Loro Boricin ( rahmet Paste )

Po qe per Futbollist , Hiq Skenderbeun , vur Loron . Po qe per Trajner hiq KALIN vur Loron . Tani hiq Loron , vur Bamirin si cun i mire , Hiq trajnerin vur Presidentin dhe ...m'rrjegell jena smiley

te me falin gjithe ata qe s'e shofin dot me sy ket ndertese, but I simply love it; prishja e saj do jete kryerrotkarlleku i ksaj qeverie:

http://3.bp.blogspot.com/_BYXSatXCsmg/TR3VLy1FYKI/AAAAAAAAABM/YQwK-simap0/s1600/PIRAMIDA_jpg.jpg

http://www.shekulli.com.al/shekulli/wp-content/uploads/2011/07/Piramida-Tirane.jpg

http://www.botasot.info/reklama/piramida-tx.jpg

 

Po Eliza pe Zicishti bre , do ta kete ne dokumentar kete objket ? Si duket prandaj e ka vonu prishjen Sala , ta marri Eliza ne film ! Hajde hajde ku fle lepri amabasadoreve per Tiranen Turistike smiley

Idris a e pe bre at gocen e Tabakve si ishte kap dore per dore me kit Elizen.

Une jam bo merak met thon drejt per fatin e Xhozefins se do i ken kcy kacabujt, se spo ja shofim mo as zhelat lara lara smiley

Hajde ti veme kazmen gjithckaje qe ka ndertuar regjimi komunist

C'ngelet ne fund?.....

 

 

ngelen njerezit. pastrohen plehrat.

Eh...

Fatkeqesisht Presidenti i Republikes nuk eshte ngritur deri tani ne nivelin e pritshmerise e per rrjedhoje nuk ka sesi te mbaje qendrim ndaj cmendurise se politikes cudiberese shqiptare.

Nje President qe shume prej detyrimeve ndaj institucioneve kushtetuese ne varesi te tij i ka neglizhuar, qe iniciativat rajonale jane shume here me pak se ato te Mojsiut, qe dhunohet verbalisht shume fuqishem nga familja politike qe e zgjodhi, nje President Politik i Republikes.

Fatkeqesisht z.Bamir Topi bashke me mandatin e Presidentit mbaron dhe karrieren e tij politike.

Hajde ti veme kazmen gjithckaje qe ka ndertuar regjimi komunist

Do prishet Piramida. Pas pak edhe Mozaiku i shemtuar mbi Muze'. Do lumturohen e do festojnë shumica e shqiptarëve që do zhduken nga faqja e dheut varri i diktatorit vrasës dhe flliqsira me pllakëza. Ai varr me atë lugat brenda, janë sot simbole që i përkasin njërit krah të politikës dhe njërës pjesë të elektoratit  dhe prandaj i mbrojne se janë elektorat, janë votë...

 Burime qe zakonisht kane qene mbimesatarisht te sigurta kane thene qe piramida NUK do te prishet.

Do e legalizoje Aluizmi.. ?

Nuk e besoj. E kap njesia 5, po ta kapte njesia 2 qe eshte ngjitur dhe ku ka fitu elez gjoza, edhe ndoshta legalizohej

 Rri, se sdi gje ti. E ka marre shoku Sh.Memia ate pune. Eshte i mbarum ai muhabet,pike. E kam nga burime mbimesatarisht te sigurta.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).