Taktika pa strategji, apo, integriteti i kufijve pa integritetin e territorit Albin Kurti Aksioni i njësive speciale të Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri ishte i domosdoshëm mirëpo rezultatet e tij janë gjithsesi të  pamjaftueshme. Jo për fajin e policisë e cila tregoi gatishmëri dhe aftësi, por për fajin e politikës qeveritare të cilës iu deshën më shumë se 12 vjet që ta urdhërojë policinë të shkojë në veri dhe më pak se 12 orë që ta urdhërojë kthimin e saj prej andej. Të mos zmbrapsesh do të thotë të mos ndalesh. Po u ndale, patjetër që do të zmbrapsesh. Dhe, të mos ndalesh do të thotë të mos ndalesh së vepruari, rishtas e përsëri. Pra, të mos ndalesh do të thotë ta vazhdosh aksionin, të mos lejosh që ndërprerja të jetë fundi por veçse fundi të jetë ndërprerje. Para një jave kishim aksion pa shumë fjalë të qeveritarëve për të. Sot, kemi shumë fjalë për aksionin por pa vetë aksionin. Kemi inflacion të fjalëve të kryeministrit pa veprime të mëtutjeshme. Kemi fjalë për veprime që s’po ndodhin pas atyre veprimeve pa fjalë shumë. Aksioni që ishte realizim tash është veçse premtim. Në veri [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).