Besoj se të gjithë ne kemi qënë qoftë edhe një herë klient apo edhe thjesht pjesëmarrës në një bankë. Si ju është dukur shërbimi i klientit?

Si mund t’i thuash një nëne të re me një bebe të vogël që të shkoj tek një degë tjetër sepse është klient i asaj dege?! Sado të ndara që të jenë gjërat, degët janë pjesë e një “familje” të madhe që është e gjithë banka në tërësi.

Si mund të mos pranoj t’i shërbej një arkëtar një klienti duke i thënë të shkojë t’i tërheqi lekët tek bankomati se pradaj ia ka dhënë banka kartën?! Dhe kur klienti i thotë që bankomati nuk mund të nxjerri prerje më të vogla se 1,000 lekë, ai i kthehet që nuk ia vlen që të merret me një mandat kaq të vogël!!!
Dhe kjo vetëm për t’i pakësuar punë vetes...
Si mund të lësh një klient të presi ndërkohë që punonjësi është thjesht duke bërë muhabet me kolegun e vet?

Me këto më sipër nuk përgjithësoj të gjithë personelin e shërbimit të klientit, pasi në tregun bankar ka edhe shumë punonjës të devotshëm, korrekt dhe që të shërbejnë në mënyrë dinjitoze, por ka edhe kështu. Dhe është mëse normale që këto të bien në sy. Nuk është për tu habitur kur shërbimi i klientit është në nivel cilësor, sepse fundja ajo është detyra e personelit, për atë paguhet. Por ëshë një sjellje që të lë pamend dhe indinjohem kur klientë të caktuar trajtohen ndryshe në varësi të statusit apo paraqitjes së tyre. Si mund të thuash që ai klient as nuk meriton të jetë klient banke vetëm sepse është i varfër dhe shkon të tërheqë një pagë të ulët, pension apo asistencë shtetërore?! Kjo është absurde, një çmenduri e vërtetë!!! Dhe ky abuzim vjen pasi një pjesë e klientëve nuk e kuptojnë dhe nuk e  dinë vlerën e tyre. Ata shkojnë në sportelet e bankave të përulur me mendimin që banka është “e plotëfuqishmja”, ndërkohë që janë ata të parët. Klientët duhet të shkojnë me vetbesim dhe të ndërgjegjshëm për cilësinë e shërbimit që duhet të marrin sepse fundja ai shërbim është i përfshirë në faturën që i paguajnë bankës.

Eshtë turp që gjendesh në një situatë të tillë në vitin 2011!!!

80 Komente

Kerko shefin, se u shkon shtate.

skandal o burre eshte.

I keni pa bankat ketej qe rrine njerzit rradhe, nuk fut njeri hundet te punet e tjetrit, shumat ti shkruaje ne leter ne vend qe ti thone me ze te larte. C'e pyt.

Ne shqiperi te gjithe si kope te sporteli ne disa banka, e marrin vesh te gjithe ca veprimi po kryen, sa pare ke ne llogari - ende shume prapambetje ka.

 faktikisht, dhe te banka ketu ku shkoj une, njerezit rrine ne radhe, dhe radha eshte larg sportelit, nuk degjohet e nuk shihet gje. Por ka dhe si keto qe shpjegon ti e hapesja e temes. Varet nga banka. shumica s'jane ashtu

Fiks fare.Vjet te ProCredit në Vlorë.Shkoj te sporteli për të bërë një tërheqje nga brenda bankës se bakomati ishte i prishur.Unë po bëja veprimet kur vjen njëri si dikur te radha e bukës dhe më shfrynë në qafë.Ju ktheva dhe i thash.A nuk e shikon se është sporteli i zën dhe po bëj veprimet me lek.Prit radhën kur të tëvij ec e mbaro punë si njeri se ngelët kafshë i thash.Ndërkoh besoj se punonjësja e kishte për detyrë ta edukonte klientin e saj me frymën e radhës,në  Shqipëri bëhet me të njohur çdo gjë,Nuk pyet njeri se ti ke ndenjur në radhë me orë kur vjen tjetri për qejf dhe futet e mbaron para syve të  tu punë, dhe e vetmja rrugë të ngelet tu...........ropt e shpis atyre mbas sportelit se ato e stimulojnë atë gjë.

 ankim tek shefi, magnum, ose merr ne telefon dhe kerko drejtuesin dhe raporto cdo gje. edhe keta ketej, frika i mban se po t'i lesh, ashtu bejne. vete njerzit do e ndryshojne situaten, mos prisni te rregullohet vet. 

Mbase s'do ishte keq te tregohej se cila eshte banka ne fjale. Me bankat me kane ndodhur ndonjehere probleme por zakonisht pas te bertiturave, a te folurave me shefin perkates jane zgjidhur. Nga ana tjeter me kompanine e makinave me qera Sixt (Volkswagen) kam pasur njehere nje rast acarues dhe s'i kam shkelur me ne dere se s'dine te sillen me klientet.

Nuk mendoj qe eshte ide e mire te them se per cilen banke behet fjale per faktin se ngjarjet e ndodhura me siper kane ndodhur ne me shume se nje banke, aq me teper kane ndodhur ne banka prestigjoze te cilat pergjithesisht kane nam te mire per nje sherbim cilesor... por qe ka edhe keshtu, mjafton ndonje personel "ndryshe" dhe te del kot nami. E vertete qe keto kane ndodhur kur shefat perkates nuk kane qene ne dege, gje qe verteton ate shprehjen "iken macja kercejne minjte", por kjo nuk justifikon sjelljen absurde te elementeve "te vecante".

Me mua personalisht po silleshin mire, por ndersa une po merresha me punen time u indinjova se si trajtonin klientet e tjere. Do i kisha thene nja dy fjale drejtorit por nuk ishte.

aj uonder uaj! smiley

 Tashi qe isha n'Shqipni, ishim ul me nje bar. Po pishim birra t'hapme! 

Vjen hesapi thonte 14 birra nga 3 mije leke, 42 mije leke! 1 birre, 4 mije leke, baraz, 46 mije leke!

I them kamarierit pse keto 14 birrat ishin nga 3, kjo tekja qenka kater? 

Me thote: E shkrujta une gabim ne komputer, e shkrujta sikur ishte birre me shishe! smiley

Po mire i thashe, shko rregulloje! 

Nuk e rregulloj dot me tha, se nuk me lejne!

Po mire, i them, ti e ke bo gabimin, une do e paguj? 

M'tha: Ca t'them une o vlla, mos e paguj, do e paguj vete?!! smiley

 

kamarieret ne shqipni ne pergjithsi me jane duk ose si te bom, ose si te godit, ose si te vonum te kto lokalet e medhaja me shume tavolina. kurse te keto ma te voglat  ishin ma ndryshe se kishin nji lokal nga dy-tre pronare, njoni nga te cilet rrite gjithe diten te dera me zorre uji.

 Ishim ke i lokal tjeter. Porosis nje birre Peja, se m'tha kemi. 

Shkoj ne banjo, vi mbrapsh, shof birre analkolike n'tavoline, bile me shije frutash! smiley

I them, ej, kush t'tha per ket ty? 

Ti m'the, tha birre Peja!

Po, i thashe, po birre jo long frutash!

M'tha: Po ne birre Peja ket' kemi!!  smiley

Estrade, mer estrade!

 

hahahahaha qeke ne forme sot, vazhdoje te lutem smiley

 Edhe nji t'funit, n'aeroport, tu prit per me u nisknej

Ke parasysh, kane nje si bar per duhanxhinjte, si bicim serre, me rrjete siper.

Marrim dy birra Tirana, dhe nje shishe uje! Vijne birrat, edhe nje teneqe fistiqe si n'cdo bar te Tirones.

Vjen hesapi, e paguj, po pime birrat. 

Shof llogarine:

2 birra Tirana (Kuqalashe) 

1 Uje

1 Fistiqe 1200 leke (te vjetra)  smiley

Kete t'fundit as e kishim porosit, por per t'i honger i hongrem! 

Ca me i thone? 

Ne i kishim honger! smiley

Ehu sa ka kshu n'tiron mer mrrok. Here tjeter pyt para se me ardh se pranej duhet shoqnia peshkore, se ka formula te gatshme qe te shkurtojne pune. Psh "djali, mos te dukem gjo pall un ty"? Eshte garant qe kamarieri merr faturen mbrapsh, e korrigjon, te kerkon falje dhe te thote dhjete here faleminderit po i le bakshish. Per te banka ka formula te tjera, ajo qe mu m'ka ec eshte "goce, m'fal po qenke e trashe ti. A ka mundesi te me therrasesh pak shefen se s'kam kohe me harxhu ktu me ty". Harbut do thush ti? Po s'ke ca me bo mer, "simas venit dhe kuveni" smiley

 

po ti shkoke ne banke vetem me ja lyp shefes

Amon amon, as m'shko n'men hic, po shefet masnej t'marojne pune se dun me i dhon renci vetes. Plus qe them shefe se shefa degesh nuk para ka shume, rralle e tek gje neper tirane shefa degesh meshkuj

 Gjithanej neper bote ka kshu pislliqesh swed!

Puna eshte mos prishesh gjakun se ke shku/ardhe per vakanca! smiley

Po kur te sjell shefen dhe shefja te del edhe me e trashe se "goca"?

Une per vete, kam nja 3 vjet te mire qe s'di gje per ato pune, po ja qe kur isha para tre vjetesh, nuk me qelloi asnjehere si mrroklla.

Me c'tregon mroklla... ufff, nuk e di...

mroklla, na hidh nje foto tenden ketu mer vlla, se po me ben pershtypje. smiley

o duhet te jesh shume i shemtuar i nivelit mbreselenes smiley

ose duhet te kesh me shume flori varur qafes dhe kyceve se Ba Baracus... smiley

a dukesh gjekundi i aksesoruar si ky?

mroklla, na hidh nje foto tenden ketu mer vlla, se po me ben pershtypje smiley

smiley Pse aq te zgjuar jane robte ketu tek peshku si puna jote qe del me surratin e komshiut?.. smiley

damlla! dalim ne kamera bashke po ta mbajti. smiley

po s'ke faj ti.

Posi te me kapi burri duke folur me ty dhe te me thote: Po mire o gru me kete surrat flet ti, gjej ndonje me te  bukur te pakten qe t'ia vleje nje cike... Big Grin(shaka bej se e di qe nuk me zemerohesh)

Po bej nje shaka tjeter dhe ti. Kur e di qe kjo s'me gudulis, c'u pa puna qe ma the?
Po te pakten e tregoj surratin. E de, - i shkreti, - thuaj, - s'ka standarte per te kapur, o reputacion per te ruajtur. smiley
Te pakten nuk do nxirrja komshine. smiley

 

mrroklla po ti je dhe turist amrike mer, duhet t'i dish ca gjera smiley.

Nuk bredh robi lokal m'lokal.  U ve syrin nja dy, qameti tre.  E le i cik bakshishin jo shume, por pakez amrikance, dhe e ke mendjen te fjetme per gjithe pushimet smiley.

 Jo, mire e ke ti, po e kisha i' cike t'veshtire se keto lokalet ishin neper qytete t'ndryshme! smiley

Plus, qe une kur shkoj n'Shqipni mbaj profil shume t'ulet!

E tradhtoj veten vetem kur lexoj xhetonat qe m'i japin plakat e shkreta ku blej cigaret! smiley

Jam dakort me ty, per mos-profilizimin.  Ballanca eshte i cik delikate, po me pak mund e perpjekje arrihet smiley.  

Ne qytete te tjera, s'di c'te them, se une qytete te tjera quaj dhe Tiranen, por dhe aty me piketime vendet.  

Kam pas ca aventura per nje kafe te shkrete si ne veri, si ne jug, qe o xot o xot.  Por keto i fus ne "turism attraction" smiley.     

 Do tell! smiley

Se mu kujtua nga keto pershkrimet e Kristides ketu  http://www.peshkupauje.com/2011/08/benja-dhe-banjat-e-saj-kurative-nuk-jane

E kam bere nje here kete rrugen per qejf, Korce, Leskovik, Permet, Tepelene e ato vise.  

E nejse, peshk te Perroi i Nuses, e lame kafen per te Uji i Zi.  Te Uji i Zi, s'kishte kafe.  Kemi dasem thane.  (Dasma pas nja nje ore.)  S'sherbeni ne pergjithesi?  Jo, sherbejme por jo sot.  (Nje tavoline ngjitur po pinte birra e po hante darke.)  Po ata?  Ata s'po pijne kafe, thane.  Aman mer se s'do rrime te presim nusen, nje kafe dhe ikem.  Ncuq ata.  

Me tutje, pa kaluar uren per ne Tepelene, ne nje lokal buze rruges.  Ke kafe?  Vetem turke, makiato s'ka.  E mire, prit e prit.  S'po gjejme xhezven thane.  (Mbase ua kishte marre borxh kojshia s'di gje.) Mire qe na pshtoi Ali Pashaja, ne Tepelene diku, se ishim tuj lujt mendc nga caffeine-kick qe kur te kap e te ze me shqelma ne ksi rastesh te merr n'qafe. 

Nje here tjeter, isha per ne Veri, pa u bere rruga e kombi qe i qofshim fale.  Nisur nga Tirana ne 4 te mengjesit se ashtu kishim nje hall.  Pa kafe, hec se e pime rruges u la llafi.  Rruges cik si me nxitim, u sosem te Vau i Dejes.  Ndaluam aty ne nje kafene ne ane te rruges.  Tre makiato?  Pa merak.

Kur vjen makiata (se kshu i thone ne vau-izem) c'te te them mer mrroklle, sikur kishin mbet ato therrimet e espressos nga nje jave me pare dhe ishin ri-zier.  Se mbaj mend tani si e quajne ate gjene qe gatuhet me miell misri te skuqur n'tigan, po ja, ashtu ishte. Qe te te marr malli e makthi per sapllakun e Dunken Donuts e mos te te leshoj.  

Keto, pastaj ca te tjera jane te pergjithshme, si psh mos-pervetesimi i artit i te berit te kapucinos te nxehte.  Ose cudia e qumshtit qe eshte nxef e eshte shkume por prape eshte i vaket ... e kshu gjonash qe une serish i fus me mall e perdellim ne "tourism attraction smiley.

drogaxhesha! smiley

tepke smiley

Per Monden nje episod: udhetonim per ne jug dhe ndalojme ne Greshice.Nga qe ne lokalin me te frekuentuar te mbyste duhma  e pilafit  dhe qofteve, shkojme tek nje lokal me tutje.Ulemi dhe porosisim nga nje kafe ekspres. Personi qe sherbente dha e mori me ekspresin, kaluan nja dhjete minuta dhe me ne fund na thote : nuk funksionon aparati smiley E pike e zeze. Te peshtysh lart te bie ne gji, te peshtysh posht te bie ne peqi-tha. Cfar ti thuash. Mer nga dhite e ben zabit puna e nje pjese te sherbimeve te vogla ne Shqiperi.

Per temen: akullorja eshte nisur nga ndonje episod sporadik sepse sistemi bankar, sipas gjykimit tim , eshte nga me te miret, te pakten formalisht.Etika e komunikimit, mire me duket. Cupa per kopertine revistash, dekolteja dekolte  smiley 


sistemi bankar eshte nga me te miret formalisht.Etika e komunikimit, mire me duket. Cupa per kopertine revistash, dekolteja dekolte  smiley  

smiley

smiley.

 sa kritizere jeni mer jahu, nuk shikoni gjonat e bukura ne kete vend smiley

Une i besova llafit tend Sotir, s'thash gje smiley.

Me bankat ne Shqiperi kam pas pune deri tek ATM, per dere e jashte.  Per dere e brenda vini juve dore smiley.

PS: Epo tani, edhe cik selektive pamjen qe te mos behemi lemsh, m'kupton besoj smiley.  

Po ti o birrazer, qeke birrnu para kohe nTiron smiley

 Si para kohe? smiley

Une u burrnova n'vaft! 

 

 p.s.

Hehehehe!

Tani e kapa una (m'duket)! smiley

Gjysem ore mo mrapa! 

Jemi letu' krejt!

Ket birren Peja, ke klubi i myftinis sDurrsit e urnove? smiley

 ncq, por...

...incidentally, n'Durres pata nji nga eksperiencat me t'mira n'restorant n'Shqipni! 

Me aq sa kam lexuar per drejtuesit e bankave shqiptare, shume edhe aq i afte eshte stafi baze. Gjithashtu, kerkesa per sherbime bankare eshte goxha joelastike (njerezit kane llogari ne ate banke qe i detyron puna, ose u punon nipi). Duke qene se cilesia e sherbimit nuk ndikon fort tek perzgjedhja e bankes, kujt i behet vone ta rregulloje? Pastaj menyra si punesohen njerezit ne Shqiperi, qe nga drejtori tek kamarrieri, eshte akoma me cuna tezeje dhe shoke lagjeje, pa pyetur fort per kriteret e tjera.

Sa per joelasticitetin, ka edhe budallenj si une qe mbaja llogari tek Credinsi se ishte banke shqiptare, hahahha, bej hahaha sepse sherbimi ishte skandaloz, perhere, sa here shkoja aty me dukej sikur punonjesit e sporteleve i kishin marre nga ndonje institucion per njerez me aftesi te kufizuara, bej hahaha edhe per lidhjet e dyshimta te bankes. Nejse, kapitull i mbyllur ai.

Kurse ne pergjithesi ngelet fakti qe kane kaluar vetem 20 vjet nga plotfuqishmeria e majmunes tek ushqimorja, dhe qe tregu yne eshte akoma i vogel, i mjere dhe monopolistik. Me rritjen e tregut dhe konkurrences do te permiresohet edhe sherbimi, kur te fillojne bizneset t'ua lypin njerezve.

 Sherbime te mira ndaj klientit kam pare vetem ne disa `supermarkete` Conad, eurmax ect. persa i perket tregut ushqimor.Ne pergjithsi sherbimet per klientin, jane ne meshiren e rruges, trotuarit, katundarit, gomarit, qytetarit, me `ngastra` shtepie te adoptuara  per tregeti ! Tani qe eshte  vere ka fillu tregtia e "fast misrit" te pjek sherbimi te ofrohet direkt ne trotuar, gjate nje shetitje. Ka bajame te pjekme, me kausha, ka sherbim libri ne trotuar, ne dyqan, me banak, ti i trego me gisht librin dhe libri te vjen ne vend! Ka ushqime ne dyqon pallat qe ti ske te drejte me e prek mallin, vetem i trego me gisht se c`mall do! Nejse ka sa te duash te meta. Rruga e vetme per mendimn tim per sherbimin e klientit eshte zhdukja perfundimisht  e tregtise ne trotuar, rruge etj, dhe zevendesimi i tyre me supermarketet, por kjo varet nga administrata e shtetit!

 Edhe sherbimet e tjera (administrat-qytetar) njesi bashkiake,komune,polici,  vlejne shume per te deshiruar, ka inkopetence, zvarritje, sorollatje, korrupsion..

ku o olsib-i, se ai ka vecse histori me sherbim te mire..

S'kam asnje pervoje banke ne Shqiperi, kurse para nja kater vjetesh kam patur njekohesisht pervojat me te mira dhe me te keqija te sherbimeve ne jete. Tmerr ne Vlore sa i takon akomodimit; tmerr ne Pogradec sa i takon sherbimit shendetesor dhe shkelqyeshem mikpritja dhe ushqimi ne nje vile qe s'kam per ta harruar ndonjehere; jashtezakonisht mire ne Korce ushqimi dhe fjetja dhe llahtare per te vajtur ne Voskopoje, ku per pak sa nuk jam helmuar me nje akullore qe kushtonte 500 leke te reja.

Nejse, me mbeti sidoqofte kujtimi i nje dhome ku carcafet ishin te bardhe dhe me iniciale te qendisura si ne shtepine time, dhe i te zonjes se shtepise qe vinte te me bente gjilperat ne orar. Ne darke me nisnin ne krevat pas supes dhe nje teke rakije smiley . I pershendes me gjithe mend dhe me vjen keq qe s'jane me aty sot, sepse ata njerez e kishin ne gjak mikpritjen. Meqe ra llafi, sherbimi kerkon talent e zanat dhe jo thjesht deshire te mire.

Hic te mire per bankat. Te sherbejne sikur po u ha buken. U rrofshin kollaret.

sportelistet e bankave rroge e vogel mer yahoo, pune zezakesh eshte ajo.

pastaj kultura sherbimit aman,...ja nji rast i frekset :

ka nji katnar nje alamet dyqani me carcafe, mbulesa , peshqire e kshu gjonash per shpi. Ka mall te mire dhe cmime deri diku te pranushme. Ngaqe e kam ne lagje , coj nje shoqe me ble atje se i duhej me kopletu shpine. I them qy perpara  : malli eshte i mire, i zoti i dyqanit te can b...en. Do me zor me te tregu se ti

E vemi ne, zgjedh kjo motra per 10min me shume se 200Euro mall. Kur mberrijme tek peshqiret, bej une nje koment per punen e peshqireve dhe me gjen belaja duke nigju te zotin e dyqanit qe na ben teori se si duhen lare peshqiret, se ca peshqiresh perdoren per palester, ca peshqiresh perdorin hotelet etj etj dhe kur une e nderpres per ti thene qe : aman or burre se une per mire po flisja, peshqiret e tu po lavdroja , ky me hudhet ne fyt mua dhe me thote (me dialekt grek, se rifugjat greqie duhet te jete dhe e ka te fituar atje te foluren smiley&nbspsmiley

- Do me lesh te mbaroj apo jo 

- ore shoku , na prit i sekonde

- shiko ee mos me nderpre ....

uh qyqja, normal pastaj duhet me perdor metodat e swed smiley , dhe ne i thame

- or ti , je ne terezi, kemi gjithe diten ne pune qe na thone : mos me nderprit, me degjo mua, dhe mua, prit se e ke gabim, degjo ketu. Pse ore dhe kur bejme pazar do nigjojme te njejtat pordhe e

Nejse ai e meritonte me keq, por na duhej malli i dyqanit kshu qe e mbyllem me nder duke i bere trapit gjtihe ate xhiro per ate pasdite.

e kshu ka pafund pafund histori me kulturen e sherbimit ne shqipri, nuk mbarojne 1000 net

 

 shyqyr  qe nuk paska dyqan per veshje te brendshme ky shoku smiley

ue lene cma kujtove

kam pas i dyqan brekesh afer punes, ene shitsja, nji bjonde ishte gjithashtu nje çarëse b...e papame. Donte llogari per gjithe jeten tate, dhe me bo dhe thashetheme ngaqe ke ajo blinin gjithe grate e punes. Edhe donte te crosscheck all the info smiley

E kishte bela te madhe me provu robi i pale reçipeta apo dhe breke. Tashit keq m'vje motra, por pa i provu skena me i ble, se nuk do i masim me sy apo me pllome smiley

@ E kishte bela te madhe me provu robi i pale reçipeta apo dhe breke. Tashit keq m'vje motra, por pa i provu skena me i ble, se nuk do i masim me sy apo me pllome Tongue

pse mi dreq... sa lek e mbante metrin e spangos ajo? (qe duhej t'i provoje ti) smiley

sipas vendit, behet kuvendi.

sherbim klienti: qiqra n'hell ...

sherbimi ne shqiperi rralle eshte profesional.. maksimumi gjen ca kamariera si te perulur, qe me japin deshiren ti fshikulloj si me qen skllavopronar...minimumi, sherbim me keq se me nai koncert qinmijvetsh

epo je muhabetqar ti pranej smiley

M'ra i taksixhi nje nate qe po bojsha muhabet: Po shfrynte per leket, robt etj.

E pys: cfare pune ke pas bo mo perpara?

M'thote (per sy t'ballit qe nuk po rrej): Me politike!! smiley

Si me politike i them? 

K'shu, n'pune t'shtetit, thote vllaji!! smiley

 

 Hahahahahahahahahahahahahahahahahahaha smiley

smiley.

Very true that smiley.    

 

Dakort jam edhe une, taksixhinjte jane jo vetem te sjellshem por edhe intervale etnografike.

Sherbimi ne Shqiperi me shkakton reagime diametralisht te kunderta.

Nje here isha ne radhe ne bashkine e Vlores, e kur me takoi te hyja, polici roje me tha "Ku vete ti? Nuk lejohet hyrja me pantallona te shkurtra." smiley (U meka me lot... e hyra gjithsesi me fjalet passpartout "Ik mos me çaj ****&quotsmiley.

Ose, me ka ndodhur te jem ne nje lokal ne tr (Elisee a dicka e tille) e kamarieri gjalle ne bote s'vinte te merrte porosinte, bera nja 15 min gjimnastike e ai me shihte e s'levizte vendit. Si perfundim mora nje fature nga nje tavoline tjeter, ku ish numri i telefonit te lokalit, i rashe numrit, u pergjigj banakierja dhe i thashe "Thuaj pak atij ** te me sjelli nje Korça te zeze". Mu be direkt shurre ajo birre, aq u nervozova.

Kjo puna e rradhes, te porti nSarande n'hymje... Pese plaka te veshme isoj, ajke shqiptare e frappes greke, dojshin me fut pa rradhe me parakalu 15 veta qe ishim gjithsejt. E bone njonen prej tyne si tu i ra tfiket, o polic,ulerinin, shoqes tone po i vje infarkt leje t'kaloje. Pa cpa i shkreti e la ate grune. Kur t'iu kon sul kater shoqet e tjera policit (faza e dyte) : O i pacipe si e fute ti ate pa rradhe, po ne ca jemi ktu? smiley

e kam pa ne rinas te njejten gje..nje plak nja 100 vjec e shtyjne me karroce pa radhe, kuptohet. kur nxefet nje katnar nja 60 vjec...desh i ra infarkt me ter men.

kujtoi poplli se s'ka radh ne kapitalizem smiley

smileysmiley ne avion jane te gjithe te huj me syza Fendi secili ne pune te vet me reviste ne dore tu pa per pushime ne Bora Bora, me nje italisht anglisht gjermanisht si po mi do, me nuanca zonale, sa zbresin mrinas edhe i aviten sportelit jane te gjithe te bashkuar grusht celiku rreth sportelit.

ok po chy kjo te sherbimi? ok ja edhe sherbimi:
tre sportele aty ok, ka nji polic secili, il male, il peggio, e il cattivo qe sa hap gojen te verbon me ato dhomt e florinit. pastaj eshte edhe nji polic tjeter barkderr te litaret qe te zgjidh pune tu i terheq ato te hujet per kmishe se sdine shqip qe te eci rradha. ske nevoje me pi kafe hic me asi ven me e mar vesh se ku po shko ca sherbimi te pret.

po ti me veten zihesh a derbardhe? smiley

rri urte ti aty...

hahhahahahaha jo kshu une te pakten i lashe kohe atij tjetrit me u menu

S'e di c'banke paska qene kjo, po shume te guximshem keta ne arke. Qe jane pak te ngadalte (ose shuuuume) kur te sherbejne, kjo eshte e vertete, por pergjithesisht, jane te sjellshem. Ne raste te tilla, sic kane sygjeruar shume ketu, te kerkohet eprori.

Kur flitet per sherbimin ndaj klientit ne Shqiper mua me vjen ndermend kjo .... smiley

Dhe kjo...

ulet n jneri ne klub per te pire nje kafe kshu shpejt e shpejt.

-kamarier, nje kafe te shkurter te lutem

Vjen kamarieri me nje filxhan mu si tas plot me kafe.

- ueee ca e ke kete o vlla, une te thashe kafe te shkurter.

-po mir oo- i thote kamarieri- pi sa te duash ska problem.

 

te rrime shtremt e te flasim drejt, sherbimi ne angli ne pergjithesi eshte berrnut....packa me mire se ne shqiperi, po sidoqoft, se ekzisto fare kultura e sherbimit.

am I right or am I right?

so right! smiley (i mean, both)

ne shqiperi te gjithe jane ne sherbim te lekut. keshtu qe nuk e kuptoj si ti ndaj sherbintaret me sherbimtaxhinjte. smiley ketu ose ta fut kamarieri, ose ia fut ti kamarierit. pronari i lokalit si berisha, perhere fiton qe kur i shkel fakiri i shkrete ne lokal si emigranti ne dogane.

boll me ken shqipe, i ke than te tana smiley

petlla, miredita. si kujton ti, se ketu ne Angli jane ne sherbim te njerezillekut?

nuk eshte e nevojshme te te them, qe ketu, (aty, andej, kendej, gjithandej) po te paten ne dore, edhe shpirtin ta marrin, lekuren ta rrjepin, fertele te bejne.

Per mendimin tim nuk ka "shqiperi", etj etj etj... bota eshte nje kosh i madh plehrash... nje hale e madhe.

mirembrema. nuk them dot jo. por te betohem se e di aq... per bakshish ne NY te pakten ku kam jetuar, edhe ne Rome por shume here me pak kohe aty te kjo e fundit, benin sparkaten. te lepinin edhe sigurisht me pas jam i sigurt qe na shanin, patjeter njerezore edhe po i dhe bakshish me tepri, edhe po i dhe me pak, se mesatarja e arte kurre nuk gjendet.

po kendej nga ne, e ne jug sidomos, sidomos po te them ne jug andej nga bregu... nuk ke te besh me kamariere, ke te besh me te burgosur cifute qe po u sherbejne oficereve naziste, kaq e dukshme eshte urrejtja. ka raste ku klientet fizikisht jane rrahur nga pronaret e kamarieret se nuk jane bindur per cmimin e kafes, ujit dhe tavlles me cigare psh 1000 te reja ne himare, por sherri ne fakt me epik ka ndodhur ne sarande me disa prej kryeredaktoreve te disa gazetave. i nxine ne grushta kamarieret se keta donin te dinin nga cmimet e nga punet e hallet.

po shkove ne jug, provo ha peshk. nuk ka ngelur njeri qe nuk eshte semurur prej peshkut ne jug. kjo nuk i perjashton as te tjerat. po mire te semuresh se shkon e ha ne nje kosh me plera me tabelen siper restoran peshki, por te hash ne nje keshtjelle mermeri edhe te paguash 6000 lek te reja per kg peshk, edhe te semuresh per serum si nje kusherira ime pra nje jave, kjo eshte se c'eshte... pooooor une e di qe fajin e ka krejt kusherira ime jo peshku.

me le pa fjale smiley((

hej, po a ka me mire se ta qisesh nga biznesi ate fare restoranti, ne dac me ane te gjyqit, ne dac me nai rrug tjeter. car shteti i marum...ene pleqte e fshatit mulumbana ne zululand kan me shume autoritet

 

Shkojne disa vete ne nje restorant ne Vlore. Ushqimi i perkryer ndersa sherbimi si mos me keq. Pasi paguajne keta, kalon pronari aty pari dhe i thone keta klientet: shiko paske goxha restorant, edhe ushqimi na pelqeu shume vetem se ai kamarieri nuk na sherbeu mire. Pronari (labce): nuk u pelqeu ushqimi juve? Beso, i thote kamarierit. Kthejua leket prapa ketyre dhe mo t’i shoh me ne lokal.

He mo se nuk eshte aq keq sa thoni,une goxha kohe kaloj andej e nuk jam zene e nuk kam pare ndonjehere mungese edukate,perkundrazi.Mos shani non stop edhe ju.Kete vit psh cfare me acaroi ishte vetem mungesa e pastertise nga ata qe ndertonin (dhe te tjeret).Po nuk duhet ti kontrolloje shteti keta?

Kamarieret te gjithe te urte dhe te edukuar(mgjs nga dialekti s`mund te them qe ishin te gjithe vlonjate ;P )

do kisha shume deshire ta kishe mbaruar kete histori. e ke keputur pergjysme si film francez i neorealizmit. - a thua se francezet kuptojne me hunde*. smiley

please? smiley

* gjymtyre qe ne anatomia franca varet nga mesi i ballit midis dy syve. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).