45622.jpg (215×170)VLORE-Policia e Bolonjës në bashkëpunim me efek tivë të operacioneve speciale në policinë e Vlorës dje vunë në pranga një shtetas italian, i cili pohohet të jetë një prej personave kyç në organizatën kriminale "Ndrangheta". Bëhet fjalë për Guiseppe Simonellin, i cili bënte pjesë në listën e të shumkërkuarve të Interpolit. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Vlorës si dhe nga policia e vendit fqinj pohojnë se 32-vjeçari, lindur dhe banues në Tropea të Italisë akuzohet për "trafik ndërkombëtar të drogës, kryer në bashkëpunim" dhe konkretisht mes Italisë dhe Amerikës Qëndrore dhe Jugore. Vënia në pranga e Simonellit e çon në 16 numrin e personave të arrestuar për trafik droge. 

OPERACIONI 

Rreth orës 15:00, forcat policore të dy vendeve fqinje në kuadër të operacionit të koduar "DUE TORRI CONECTION" mësynë në plazhin e Jonufrës, duke vënë në pranga 32-vjeçarin italian, Guiseppe Simonelli. Fillimisht, efektivët (të veshur civilë) kanë rrethuar çadrën ku italiani i shumkërkuar qëndronte në buzë të detit së bashku me dy miq të tij; një shqiptar dhe një italian. Mësohet se në momentin e arrestimit, Simonelli ka bërë të habiturin duke u shprehur, se autoritetet policore e kishin ngatërruar me ndonjë person tjetër dhe se gjendej në Vlorë për pushime. 

HETIMET 

Sipas burimeve policore, 32-vjeçari nga Italia ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli më dt. 04.08.2011, i dyshuar si anëtar i një organizate kriminale që ka patur si qëllim trafikimin e sasive të mëdha (1500 kg) të lëndëve narkotike si kokaina, trafik të cilin dyshohet se e realizonte nga vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore (Kolumbi, Ekuador etj) drejt Italisë. Burimet e mësipërme sqarojnë se Guiseppe Simonelli ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 31.07.2011 dhe është mbajtur në vëzhgim nga seksioni i luftës kundër narkotikëve. Dy personat që e shoqëronin kalabrezin e njohur me nofkën "Paco"; një shqiptar dhe një italian janë lënë të lirë pasi nuk ka pasur asnjë urdhër ndalimi për ta. Policia deklaron se tashmë është në pritje të ekstradimit të tij në drejtim të Italisë, ndërsa në shtetin shqiptar nuk ka asnjë hetim kundër tij. Ndërkaq, mediat italiane bëjnë të ditur se prokuroria italiane kishte nisur hetimet që prej një viti për rrjetin e drogës (pjesë e klanit Mancuso) ku dyshohet se bën pjesë Simonelli. Dy ditë më parë u raportua se u prangosën 12 anëtarë të këtij rrjeti dhe se dje me arrestimin e Simonellit e tre të të tjerëve (emrat nuk bëhen të ditur), numri arriti në 16të. Arrestimet janë komunikuar për mediat e vendit fqinj nga prokurorët Roberto Alfonso dhe Enrico Cieri. 

16 Komente

Dy personat që e shoqëronin kalabrezin e njohur me nofkën "Paco"; një shqiptar dhe një italian janë lënë të lirë pasi nuk ka pasur asnjë urdhër ndalimi për ta.

u lane te lire thote, se skishte urdher ndalimi per ta. po mire, fakti qe shoqeroheshin me nje kriminel mafioz nuk ishte i mjaftueshem, te pakten tu behej nje hetim i hollesishem, se kushedi ndofta edhe keta ishin te pleksur ne ndonje afere me kete ''Paco'' kalabrezin.  pa i paragjykuar keta te dy, po per cdo eventualitet, tha.

Rreth orës 15:00, forcat policore të dy vendeve fqinje në kuadër të operacionit të koduar "DUE TORRI CONECTION"

per emon:   me qe ra fjala: c'behet me ate operacionin tuaj te famshem ''boa e zeze''?smiley

bënte pushime në Vlorë

Ca lesh pushimesh ai ishte atje per traniming vjetor ( 15 dite ne vit) .

Mare nga libir i Mafias Italjane Botuar me 1990 repertritur cod vit . I fundit Maj 2011

1. Qe te pranohesh ne radhet e Mafias duhet te kesh  nje trainim 3 vjecar ne Shqiperi dhe te kesh aritur te vendosesh kontakte te pakten me 3 Ministra, 3 Deputete, 4 K/Bashkish ne 10 nenpunesa ministire ( quhet rregulli 3+3+4=10) Pa certifikaten e trainimit te sukseshem ne Shqiperi nuk pranohesh

2. Cdo antar i pranuar duhet te bej cdo vit 15 dite trainim ne shqiperi. Ne qofte se nuk ben ditet e caktuara vjetore te tranimit per dy vjet rrjesht perjashtohesh nga radhet e Mafias. ( Ky rregul vlen per tere hierarkine e famijes Mafiose)

3. Pozicionet ne familjne mafiose nga Kapo e lart duhet patjeter te kene kontakte te stabilizuara me K/ministrin dhe K/e bashkise te Tiranes. Humbja e nje nga te dy kontakteve denohet me ulje ne pozite  

Tongue

 

 

Ose perndryshe... Ca lesh mafiozi eshte ky qe pushimet i bojke ne Vlore ? smiley

smiley

imagjino mafiozin duke prit tre ore ne makine, i bome djerse, me kalu tunelin te uji ftohte per te shku ne kazino

C'e zuri Vloren e shkrete e s'e hoqi thuj smiley

he pra, nga nje mafioz per sezon...

di gje njeri ca u bo me ate gelaterine ke delfini

Ne dimer ishte mbyll, qe u raft nje pike qe e mbyllen se thone qe ishin shume te mira smiley.   

Mediokre ishin po e rendesishme eshte qe i pagunte Gucja smiley

Ai i paska paska pagu?  Hallall ua befte zoti smiley.

PS: Si perfundim, kush nuk merr vesh nga gelatot?  Ti apo ajo shoqja tjeter? smiley.

 Epo tani levizja e lire pa viza do ti kete ca probleme.

ky po qe ja di per nder birishes per levizjen e lire smiley

Polici: ndonjè lek pèr shefin?

Mafiozi: che cazzo dici? vuoi venire a rubare a casa dei ladri?

Polici: kujt i fryesh ti atq...? Mafioz i mu..t..marrje shef...e kapèm smiley

 

''lindur dhe banues ne tropea te italise''

a thua ka ndonje lidhje kjo tropea me tropojen smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).