Prishtinë, 5 gusht - Që kur Serbia ka hequr pengesën e saj kryesore në rrugën drejt Bashkimit Evropian – me arrestimin e të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq – udhëheqësit e saj kanë folur hapur për indenë e mundshme të ndarjes paqësore të veriut të Kosovës. Sipas këtij skenari, Serbia do të merrte 11 për qind të territorit të Kosovës, në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, transmeton REL.Dje, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Serbinë se po kërkon të shfrytëzojë rritjen e tensioneve në Kosovë, “për të ndjekur ëndrrën e saj të gjatë të ndarjes së rajonit”.

“Rreziku është i vërtetë dhe kjo mund të ndodhë”, ka thënë Hoxhaj për agjencinë Reuters. “Kjo, para së gjithash, varet se si do të reagojnë shtetet e fuqishme ndaj situatës në veri, varet se si vendet e NATO-s do ta mbështesin praninë dhe punën e KFOR-it në këtë pjesë të territorit dhe varet se sa do të bëjë presion diplomacia ndërkombëtare ndaj Beogradit”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhajt, nëse nuk ka presion, ndarja e Kosovës do të jetë realitet. “Ndarja do të hapë Kutinë e Pandorës, ku pasiguria, jostabiliteti dhe dhuna mund të përhapen brenda rajonit në një shkallë të paimagjinueshme”, ka thënë Hoxhaj.  

Ndërkohë:

Veriu pa doganierë të Kosovës!

Prishtinë, 5 gusht – Kamionë me mallra kanë hyrë në Kosovë të enjten nëpërmjet portave kufitare 1 dhe 31. Kanë bërë një ndalesë 15-minutash  në kufi dhe nuk i janë nënshtruar ndonjë kontrolli doganor. Doganierë s’ka më në këto pika. Doganat e Kosovës kanë konfirmuar se në këto porta kufitare me Serbinë mungojnë ekipet e tyre. “Aktualisht Doganat e Kosovës nuk kanë oficerë doganorë as në pikën 1 e as në atë 31”, ka konfirmuar Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave. “Është KFOR-i ai që ka marrë përsipër t’i ndalojë mallrat komerciale që hyjnë nga Serbia përmes këtyre dy portave”.

Pas më shumë se tre vjetësh prej kur ishin detyruar të linin këto porta kufitare, doganierët kosovarë ishin kthyer më 25 korrik me mbështetjen e njësive speciale të Policisë, ROSU. Kryeministri Hashim Thaçi kishte dhënë autorizimin për të marrë në kontroll pikat doganore, në të cilat nuk zbatohej vendimi i Qeverisë për aplikimin e një mase reciprociteti me Serbinë, që kishte për efekt bllokimin e mallrave për ta kaluar kufirin. Prej kësaj kohe mallra komerciale nuk janë lejuar të hynin, ndërsa pasi serbë lokalë demoluan dhe dogjën pikën kufitare 1 në Jarinjë dhe tentuan ta bënin të njëjtën në atë 31 në Bërnjakë, KFOR-i i shpalli zona të kufizuara ushtarake dhe mori kontrollin mbi to.

Kryeministri Hashim Thaçi që prej 10 ditësh ka përsëritur se doganierët do të vendosen aty përgjithmonë, por nuk ka folur për ta të enjten, në një mbledhje urgjente të Qeverisë që ka thirrur. Ndërkaq, zyrtarë qeveritarë kanë thënë të jetë bërë përjashtim vetëm të enjten, kur kanë lejuar kamionët me mallra për të kaluar nëpërmjet këtyre dy portave. “Përjashtimi mund të jetë vetëm dita e sotme, përderisa në të ardhmen nuk do të lejohen as mallra humanitare nëse ka një vlerësim se nuk ka krizë humanitare”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë.

4 Komente

Cjene keto budallalleqe.Perendimi e ka thene hapur mese njehere.JO NDARJES!

Pikat i ka bllokuar KFOR dhe ato qe kalojne jane ose pasagjere ose ndonje makine me medikamente.

JA LINKU:

http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2011&mm=08&dd=05&nav_id=75771

 

Embargoja po funksionon.

Pastaj se kur kthehen doganieret shqiptare kjo ka pak rendesi.KFOR do te qendroje atje deri sa ti thote qeveria e Kosoves.

Se dyti nese serbet duan 11% e territorit te Kosoves,le te japin Presheven ne kembim.Kosova e sotme eshte sa 1/3 e Kosoves historike,akoma duan serbet te vjedhin.Jo vjedhjes dhe po shkembimit te territoreve.Ne te kundert mire jeni atje ne Veri si minjte pasi tani nuk beni dot me kondrabande.

E di ti me mire se Z. Enver Hoxhaj, ministri i jashtem i Kosoves?

“Rreziku është i vërtetë dhe kjo mund të ndodhë”, ka thënë Hoxhaj për agjencinë Reuters. “Kjo, para së gjithash, varet se si do të reagojnë shtetet e fuqishme ndaj situatës në veri, varet se si vendet e NATO-s do ta mbështesin praninë dhe punën e KFOR-it në këtë pjesë të territorit dhe varet se sa do të bëjë presion diplomacia ndërkombëtare ndaj Beogradit”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhajt, nëse nuk ka presion, ndarja e Kosovës do të jetë realitet.

 Po ty si ndjekes i verber i Berishes, te intereson embargoja se mos ju bie prape raste t'u shisni ndonje gje Serbeve per t'ua futur kosovareve?

Dhe po punojne rendshem drejt ketij pikesynimi:

Pjesëtarët e Policisë së Serbisë në veriun e Kosovës

  13,6 KB

Televizioni KTV ka sjellë fotot dhe emrat e pjesëtarëve të MUP (Ministria e Brendshme) të Serbisë, të cilët besohet se janë përfshirë në dhunën e ditëve të fundit në veriun e vendit.

Burime të njohura me zhvillimet i kanë thënë KTV-së se dyshohet që pjesëtarë të MUP-it serb dhe biznesmenë serbë nga po kjo anë, në lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë në Beograd, qëndrojnë prapa shumë ngjarjeve të ndodhura në veri, përfshirë vrasjen e policit Enver Zymberi, djegien e pikës kufitare në Jarinjë dhe bllokimet e rrugëve.

Këto burime shumicën e ngjarjeve i kanë lidhur me biznesmenin e derivateve të naftës në veri, i njohur me nofkën Zvonko. Për këtë të fundit burimet kanë treguar se ka qenë në shoqërim të vazhdueshëm me Borko Stefanoviçin dhe Goran Bogdanoviçin. Madje thuhet se Zvonko është parë të ketë bërë rojë gjatë takimit që është zhvilluar ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Bühler, me Stefanoviçin e Bogdanoviçin.

Po ashtu, sipas këtyre burimeve, një numër tjetër i të dyshuarve për dhunën në veri janë pjesëtarë të MUP-it serb. Gjorgje Dragoviç, Dragan Baboviç, Milan Ivanoviç, Ivan Aksentijeviç, që të gjithë dyshohet të jenë pjesë e MUP-it serb në veri.

Në listën e të dyshuarve besohet të jenë edhe disa nga të ashtuquajturit Rojat e Urës. Megjithëkëtë, organi i cili po punon në zbardhjen e shkaktarëve të dhunës në veri, EULEX-i nuk ka pohuar e as mohuar nëse ndonjëri nga emrat e përmendur më lart janë pjesë e hetimeve ose jo. (INA)

http://ina-online.net/kosova/7364.html

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).