Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës mbahet më 27 gusht deri më 2 shtator. Organizatorët bënë të ditur dje të ftuarit specialë para se të shpallen programet e konkurrimit zyrtar. Programi ka treguar se mbetet një nga pikat më të forta të aktivitetit. Por të ftuarit e nderit, nga viti të vit, po bëhen një pikë po aq e fortë. Ky vend i takon Francis Ford Coppola-s. Është një legjendë e gjallë e kinemasë botërore që vazhdon të krijojë. Ai e nisi karrierën si regjisori i kinemasë hollividuane por u përpoq dhe bëri një kinema autor. Coppola vjen për një ditë në Durrës. Priten artistë të rëndësishëm evropianë po edhe intelektualë si Vaclav Havel. Filmi i tij “Leaving” konkurron në kategorinë “Vizione bashkëkohore”. Për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është konfirmuar akoma ardhja e vetë Havelit.

Drejtoresha Artistike e Festivalit, Anila Varfi, sqaron detajet e edicionit të katërt. Ajo e quan “viti ynë më i mirë”.

Prej disa kohësh flitet që ky edicion do të ketë disa ngjarje jo të zakonta për kinemanë. T’i marrim me radhë: çfarë sillni në programet kryesore?

Katër vite eksperiencë janë pak por edhe shumë për një festival që vjen nga një territor i virgjër për tregun e kinemanë. Një nga dy programet tona kryesore është “Vizionet bashkëkohore” ku konkurron filmi evropian kontemporan për “Gladiatorin e Artë”.

Pjesëmarrësit i njoftojmë zyrtarisht së shpejti, por do të përmendja ardhjen e regjisorit Marco Bellocchio filmi “Vincere” i të cilit ka hyrë në këtë kategori përkrah prodhimeve çeke, gjermane, austriake, holandeze, polake. Për herë të parë hyn në konkurrim kinemaja ruse dhe kinemaja sllovake me të cilën ne nuk jemi aq në korrent.

Juria e filmit evropian kryesohet nga Nik Poëell, zv/president i bordit të Akademisë Eevropiane të Filmit dhe përkrah tij regjisori shqiptar Kujtim Çashku.

Filmi i Bellocchios është prodhim i vitit 2009, po në tërësi, ku bazohen zgjedhjet tuaja?

Kriteri bazë për filmin evropian mban parasysh tematikën mbi qytetarin evropian, në planin social, politik, historik dhe këndvështrimin e regjisorit evropian mbi çështje dhe fenomene që lidhen me këtë individ. Kemi arritur në këto përzgjedhje në sa sajë të këshilltarëve artistik që përbëjnë komitetin përzgjedhës të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës. Ata janë nga Los Anxhelos në Prishtinë, nga Berlini në Beograd dhe marrin në konsideratë filmin evropian të dy viteve të fundit që hyn në festivale si të Kanës e Berlinit dhe tregjet e tyre.

Sa për Bellocchion, “Vincere” vjen nga një sërë festivalesh. Është nder për ne që e kemi të pranishëm me një vepër historiko-politike. Ai e ka mirëpritur ftesën. Është kurioz për të ardhur në Shqipëri që është një vend afër vendit të tij e në të njëjtën kohë larg imagjinatës së tij. Është vizita e tij parë këtu. Bellocchio do të ketë një takim me publikun, një dialog për kinemanë.

Si prezantohet Ballkani?

Në fokus janë mentalitetet dhe fenomenet e përditshme me atë pamje që vendet si Greqia, Sllovenia, Serbia, Turqia, kanë sot. Janë tituj që kanë arritur sukses në festivale ndërkombëtare. Më shumë do t’ju zbulojmë kur të shpallim zyrtarisht konkurrentët edhe për këtë kategori. Një aktor i ftuar që merr pjesë këtë seksion është Rade Serbedzija.

Konkurrentët e kësaj kategorie i vlerëson juria që kryesohet nga Jiri Menzel, bashkë me Katia de Vidas dhe Nasi Lera.

Dhe nga Shqipëria?

Ne preferojmë që prodhimet shqiptare të konkurrojnë në Durrës me vepra premierë dhe kështu kemi vepruar deri tani. Këtë vit në programin e filmit ballkanik kemi dy filma shqiptarë jashtë konkurrimit (më e saktë të themi që autorët janë shqiptarë). Janë motrat Zenelaj, film i tyre “In the ëoods” 2010, shfaqet premierë evropiane në Durrës. Tjetri është “Out of touch”, i Andi Deliana, premierë ndërkombëtare, prodhim i Qendrës Kombëtare Kinematografike.

Akoma nuk po e konfirmoni lajmin, ardhjen e Francis Ford Coppola-s.

…i cili në fakt është pjesë e Programit Special. Kemi ndaluar në dy kultura të ndryshme. Është kinemaja turke me një program me tetë tituj, e dizajnuar mirë nga kritikja turke Alin Tasçehan. Prej këtij koleksioni kemi zgjedhur si film hapjeje të festivalit “Mjaltë” i Semih Kaplanoglu fitues i Ariut të Artë në Berlinale 2010. Ia kushtuam kinemasë së re turke programin special sepse është model që tregon se si mund të rritet një kinema e Ballkanit dhe të rrokë universalen.

Ajo që ju prisni t’ju pohojë, ne e kemi quajtur një gala screening me dy tituj nga kinemaja amerikane në prani të autorit, që është nderi i Festivalit të Durrësit të këtij viti, Francis Ford Coppola. Filmat e tij të viteve të fundit “Tetro” dhe “Youth without youth” shfaqen premierë absolute për publikun shqiptar.

Si u arrit deri këtu dhe përse këto dy vepra prej filmografisë së tij gjysmëshekullore?

Për të arritur te ky sukses na është dashur një punë disavjeçare. Shqipëria edhe pse një vend i vogël për të, ai do të zbres për ta parë dhe për të referuar se ç’janë këto dy filma të tij. Projeksioni i tyre nuk do të ishte i mundur në ndonjë rast tjetër të shfaqeshin për territorin shqiptar. Se çfarë ambienti artistik do të gjejë këtu Coppola, kjo mbetet për t’u parë. Ai vjen më 1 shtator në mesditë dhe nëse ndihet mirë, mund të rrijë edhe një ditë më shumë.

Po të më pyesnit pse pikërisht Coppola duhej të ishte i ftuar nderi i festivalit të Durrësit, do t’ju përgjigjesha: sepse historia e tij është një histori suksesi dhe sakrificash. Është historia e një regjisori që u bë pjesë e një industrie të madhe por mbeti te një kinema indipendente që e pasuroi këtë art me novitete të tijat autentike. Nuk janë të paktë shqiptarët që kanë adhuruar filmat e tij “Kumbari”, “Apocalypse now”. Prandaj kjo figurë na magjeps, duke dashur t’i afrohemi kësaj kinemaje të madhe dhe duke pasur një politikë afatgjatë në objektivat tona.

Për çfarë mendon politika juaj afatgjatë?

Për ta bërë festën e kinemasë një nga gjërat e jetës së njerëzve në Durrës, për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin, gjuhën e njëri-tjetrit. Kjo nuk mund të arrihet pa ndihmën e artit.

Bëmë realitet përfshirjen e Shqipërisë në vëmendjen e kritikës ndërkombëtare të filmit. Me Deborah Young synuam të hidhnim këtë hap drejt FIPRESCI-t që pranoi më në fund të akreditojë përfaqësues të tij për Festivalin e Durrësit. Ky vit është hera e parë në Shqipëri që jepet një nga Juria FIPRESCI. Presidente është kritikja dhe studiuesja britanike Sheila Johnston.

Në objektivat tona janë të rinjtë. “Bukuroshja e Durrësit” është trofeu për këtë seksion ku konkurrojnë filmat e 6 studentëve nga akademitë e Shqipërisë dhe Kosovës. Juria përbëhet nga Zamir Kokonozi dhe Kristaq Mitro.

Çmimi i Karrierës (pas vdekjes) i jepet këtë vit aktorit Vangjush Furxhi. Do të ketë një kolazh me filma të tij dhe është përzgjedhur të shfaqet “Njeriu i mirë” me regji të Ibrahim Muçës dhe Kristaq Mitros. Në këtë mënyrë ne vlerësojmë traditën dhe një gjë të çmuar si Arkivi i Filmit që është bërë partner yni.

Si i përballon festivali faturat me këta të ftuar?

Shqipëria ka njohur deri vonë vetëm traditën e festivaleve kombëtare që financohen tërësisht nga shteti. Kjo nuk mund të pretendohet më. Kjo i takon të djeshmes, në të sotmen ne jemi këtu ku jemi. Nga dy partnerët tanë shtetërorë që prej fillimit, Qendra Kombëtare Kinematografike dhe Bashkia e Durrësit, ky i fundit mbeti më besnik.

Axhenda e F.F. Coppola-s

Francis F. Coppola mbërrin në Durrës më 1 shtator, ora 12.00. Prej disa kohësh regjisori ka shmangur avionët publikë. Qarkullon me avion privat dhe kështu merr me vete një ekuipazh të vogël që janë miqtë e tij më të dashur. Vjen në Durrës në shoqërinë e zonjës Coppola, producentes dhe asistentes së tij. Dy filmat e tij “Youth Without Youth” 2007 dhe “Tetro” 2009, shfaqen në kinemanë “Aleksandër Moisiu” dhe Amfiteatrin romak. Pasditen e 1 shtatorit në orën 15.15-16.30 do të ketë një bisedë me publikun shqiptar në kinemanë “Aleksandër Moisiu”.

Kush është

Francis Ford Coppola (1939, Detroit, SHBA) është fitues i Çmimit Oscar dhe Palmës së Artë përgjatë karrierës 40-vjeçare. Talenti i tij shkëlqeu në vitet ’70 me realizimin e dy pjesëve të para të “Godfather” dhe “The Conversation”, “Apocalypse Now”. Ky i fundit ishte sukses si nga vlerësimi i kritikës edhe për biznesin kinematografik. Për “Godfather” dhe “Apocalypse Now” bashkëpunoi ngushtë me aktorin Marlon Brando.

Në vitet 1980-’90 realizon “One From the Heart”, “The Outsiders”, “Rumble Fish”, “The Cotton Club”, “Dracula”, dhe pjesën e tretë e “The Godfather”. Mjeshtëria e tij teknike dallohet në veçanti për aftësinë që skenat e gjëra masive i sjellë në një fokus intim dramatik. Familja dhe konfliktet mes vëllezërve ka qenë një konstante në filmat e Coppola-s që nga filmi i tij i parë i gjatë “Dementia 13″ (1963).

Coppola ka deklaruar në intervistat e kohëve të fundit se në këtë moshë dëshiron të jetë më së shumti shkrimtar. Është nga të paktët regjisorë të mbetur gjallë që ka takuar kineastë si Akira Kurosawa, Fellini, Jean Renoir. Ai vazhdon të bëjë kinema. Vepra e tij e re, “TWIXT” film horror, me aktorët Val Kilmer dhe Elle Fanning, shfaqet premierë në Toronto International Film Festival.

Marco Bellocchio 

Zbret në Durrës në ditët e fundit të gushtit. Akoma nuk është përcaktuar programi i projeksioneve dhe kur do të shfaqet “Vincere”, historia e tragjike Ida Dalserit, gruaja që zbulon ngritjen në pushtet të udhëheqësit fashist Benito Mussolini. Festival i 68 i Venecias (31 gusht-10 shtator) e vlerëson Bellocchio-n me Luanin e Artë për Karrierën. Çmimi i bën homazh një regjisori social, një nga më të rëndësishmit e kinemasë bashkëkohore i cili “gjithnjë ka kërkuar të shohë një mijë fytyrat e realitetit tonë”. Marco Bellocchio (1939) e nisi karrierën në vitet ’60, pas studimeve në Qendrën Eksperimentale Kinematografike në Romë. Më 1965 realizoi “I pugni in tasa” dhe në vazhdim vepra që kanë hyrë në historinë e kinemasë italiane “Nel nome del padre”, “L’ora di religjione”, “Buongiorno Notte”, “Il fotografo di matrimoni”, “Sorelle mai”.

Vaclav Havel

Me filmin “Leaving” 2011 debuton në kinema presidenti i parë i Republikës Çeke Vaclav Havel (1936). Kjo komedi dramatike mbi jetën e trazuar të një kancelari, mund të lexohet edhe si autobiografi e Havelit, jeta e të cilit është pasur me ngjarje historike e politike si intelektual i angazhuar në proceset kthesë kundër komunizmit. Figurë qendrore e Revolucionit të Kadifenjtë më 1989. Pikërisht atë vit Halvel-i, që njihej tashmë si shkrimtar, dramaturg qysh prej viteve gjashtëdhjetë, shkroi versionin e parë të “Leaving”. Në film interpreton edhe bashkëshortja e tij Vaclav Havelit, Dagmar Havel.

21 Komente

Nese kjo eshte e vertete atehere eshte vertete nje nder i madh.Urime organizatoreve te Festivalit!

per ca eshte i famshem ky Haclav Havel?

eee?

Do me provoku Solidarnoscin tie ?

po jo mer, keta te pd-se kane lind te irritum, s'ke nevoje me i provoku smiley

 Pordhe ne katror se edhe ti e ngaterron me Lech (Lek) Walesa-jn smiley

Apocalipse Now duhet paré té paktén 2 - 3 heré né jeté.

Per ata qe jane ne Shqiperi :

Tetro (8.5/10) dhe Vincere (9/10) , nese jeni ne Durres a Tirane, mos i humbni !
Youth without youth (5/10) nuk ka asgje prej indispensable.

Mjaltë (5.5/10) pse jo ! Por nga ky Kaplanoglou, më i miri eshte Veza (9.9/10).

"Qumeshtin" nuk e kam pare, keshtu qe as e kam komentu... 

 

 Me vjen mire qe te ka bere te reagosh Stalker. 

Hajde me thuaj mua qe do jem ne krah te Coppoles gjate dy diteve te tij ne Dr. smiley

S'ka per t'ardh gjo jo ! Ta ka thone kjo ke intervista : "dro vjé, dro s'vjé" smiley

Me mbushi gjithe siklet kjo interviste, ku Demo bente pyetje pak a shume thelbesore dhe Varfi s'ishte ne gjendje t'i pergjegjej sic duhet pothuajse asnjeres. Ne boten ku do te doja te jetoja, gazetarja s'do te perpiqej ta nxirrte kaq zbuluar te intervistuaren, jo se duhen mbuluar gabimet, por i duhet dhene edhe nje shans atij qe s'eshte aq i shkathet/mencur/elokuent te shpetoje veten dhe institucionin qe drejton. Me kupton Demo? Don't be so cruel.

Shkoni sa te mundeni te festivali, mos rrini kot kafeneve.

por i duhet dhene edhe nje shans atij qe s'eshte aq i shkathet/mencur/elokuent te shpetoje veten dhe institucionin qe drejton. Me kupton Demo?

ahahaha, por ke te drejt ne fakt ! Dhe me kete, me kujtove duelin e heshtur ne shqiperi, pas '90 kuptohet, midis atyre qe ju futen politikes dhe atyre qe ju futen gazetarise. Keta te fundit, nganjehere te krijojne pershtypjen se duan tu thone te pareve : "po he dreqin, se po te isha ne vendin tend do beja k'shu e ashtu". Ose nje far xhelozie, gjithmone te te dyteve ne raport me te paret ! Per te mos marre rastet kur nga grupimi i dyte, disa kaluan ne grupimin e pare duke u kthyer deri ne beniaminë kryetaresh (B. Blushi ).
Shume i vogel Shqiperiu... ; shto dhe shume qe çane ferren...  Kane mbetur nje tufe çuna tezesh e goca dajash, njoni më kusheri më shume se tjetri (me njonin), amà njoni më cruel(e) se tjetri, too   smiley

po myftija i Durresit e ka dhene pelqimin mo?smiley

Francis Ford Coppola, i ftuar nderi i Festivalit të Durrësit

myftnia ka then qe filma me ashtu nuk duhet te kete, haram, jazek etjj, gjithashtu ka thene qe festivali duhet te kete pjesemarrje autopallanti nga keta modernet te fundit qe i kan sponsorizuar vellezerit arap, nje here ne hapje, nje here pergjate dhe njehere ne mbyllje te festivalit. Cmimet qe fitohen i percakton myftiu, poashtu kush i fiton kto cmime.

 Eh, kesaj radhe nuk ka c'ben sepse nuk e ka ne pronesi sallen e kinemase, sic kishte sallen e galerise

 Po të më pyesnit pse pikërisht Coppola duhej të ishte i ftuar nderi i festivalit të Durrësit, do t’ju përgjigjesha: sepse historia e tij është një histori suksesi dhe sakrificash. Është historia e një regjisori që u bë pjesë e një industrie të madhe por mbeti te një kinema indipendente që e pasuroi këtë art me novitete të tijat autentike. Nuk janë të paktë shqiptarët që kanë adhuruar filmat e tij “Kumbari”, “Apocalypse now”. Prandaj kjo figurë na magjeps, duke dashur t’i afrohemi kësaj kinemaje të madhe dhe duke pasur një politikë afatgjatë në objektivat tona.

o_O

Shiko c'doja me thane me ate qe me fshive ...Se jam ca hermetik Una smiley

Vetem me strukturen e FILMIT "Godfather " cdo personalitet i tille mund te largohej nga skena si MAJA e arritjeve ne fushen e Kinematografise . Dhe per me teper kur dy nga high class i Kinematografise BOTERORE si Brando e Al pachino "pranojne " te marrin persiper realizimin e Mesazhit te ketij Filmi te PERKRYER ! Eshte gjithashtu nje arritje afrimi i ketyre personaliteteve ne nje vend si Shqiperia , nje inkuraim i fuqishem i njerezve qe merren me artin e kinematografise .

 Ashtu sic eshte cfaqur "Mafia " Shqiptare SOT ne Bote , ai me duket se sheh nje NGJASHMERI me grupin e Banditeve Kusare qe kemi ne krye . E cilesuar si nje nga organizatat kriminale me te ashpra e me te egra , "mafia shqiptare"  mbeshtetet pikerisht ne themelin e Mafieve si struktura ...Respektin ndaj me te "fortit " dhe sidomos Hipokrizine e Bamiresine e saj ! Si parulle propogandon Miqte dhe si ne ze pranon "miqte e miqve " .

 Pamja me argumentuese eshte Gerdeci ...pasi i vret dhe i hedh ne ere ...u jep lek per te ndertuar shtepine dhe u merr intervista kenaqesie . Apo ai i shperfytyruari i Shkodres qe pasi u Permbyt dhe Ju prish gje e katandi thonte due babasqapin per bajraktar .Dhe le temos kujtojme kercenimin e HAPUR Kriminal pas 21 Janarit "Kam per t'ju vrae dhe me ja u vertetue ket kam me nxjerr nje antimiting te papare ""

Zakonisht personalitete te tilla e dine vet se perse VIJNE ! Dhe fakte te tilla per subjekte filmash ne dore te Coppoles jepen  te rrallla dhe   nuk vijne gjithmone  ! Ato edhe ne Shqiperi ne se Basha heq  buzeqeshjen Hipokrite dhe Patozi limon nofullen katrore nga serioziteti ,  per tu shndruar ne njerez normale nga Artificiale ....do vijne duke u shuar !

Patozi limon nofullat katrore smiley je valute smiley

Na mbyti Hollivudi. Me vjen era shfrytezim kolonial... smiley

Koth, 

shife mire ket pune; ka goxha  prodhim vere qy.. smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).