Ajo na ka bërë të dashurohemi me lajmet. Me një pasion krejt të veçantë për atë që merr përsipër të përcjellë nga ekrani, Sonila Meço tashmë ia lejon luksin vetes të flasë edhe për gazetarinë. E sipas Sonilës edhe pse ky terren ngjan me një 'tokë të xanun' prej burrave, jo më pak e egër është lufta që zhvillohet nga gratë kundër grave. Në një intervistë për "Summer Pages", gazetarja dhe një ndër folëset më të njohura të ekraneve shqiptare, na rrëfen edhe ambiciet e saj për të ardhmen, lidhjet me politikën dhe na thotë se nëse një ditë do ta shohim Sonilën në politikë atëherë ka shumë mundësi që ajo të jetë bërë cinike. Por jo vetëm kaq. Në këtë intervistë të gjatë, Sonila nuk ka se si të mos na tregonte edhe për ndjesitë e ëmbla, që i shkakton të qenit shtatzënë dhe se tashmë ka nisur blerjet e biberonave dhe body-ve të vogëlushes së saj, që do të mund ta shikojë me sy në muajin tetor. Ndërsa nuk e fsheh faktin se është e lumtur dhe ndodhet aty ku ka dashur të jetë, nën qiellin që e ndan me të dashurit e saj, me zemrën të mbushur plot, por me këmbët në tokë. 

A është e vështirë të bësh gazetari në Shqipëri? Të mos shkelësh parimet e tua? Në këndvështrimin tuaj, si e kryen gazetaria shqiptare misionin e saj??? 

Gazetaria shqiptare është përfshirë në vorbullën e pikëpyetjeve e dilemave të asaj ndërkombëtare, pas 20 vitesh shtyp të lirë. Masmedia sa vjen e përqendrohet në pak duar, konkurrenca e ideve ngjan gjithnjë e më shumë me një farsë. Dyshimi nëse duke parë lajmet keqinformohesh ngjan më dramatik se të mos ndjekurit fare i tyre për të mbetur të paktën i painformuar. 

Nëse vëmë kërkesën e publikut si primare dhe kureshtinë e tij, koshienca e sotme gazetareske të shpie pa ekuivok tek gjithçka, publikimi i çdo lloj informacioni. Por publiku shpesh do të dijë atë që më pak vlen e duke ditur se gazetari ka pronar me shpirt tregtari e plotëson këtë kërkesë duke zhvlerësuar atë që duhej të përbënte vërtetë lajm. Andaj liria është përbërësi themeltar që përcakton cilësinë e lajmbërjes. Gjithsesi një shtyp i lirë mund të jetë i keq ose i mirë, por pa liri do jetë gjithnjë i keq. Në Shqipëri (e jo vetëm), kjo liri shtypi është bekim për ata që shkruajnë kundër dhe një gjëmë për kë shenjestrohet edhe për një inat personal të pronarit, rrethit të tij të influencës apo politikanit që i jep konfrontin e radhës. Si e kryen sot gazetaria misionin e saj? Nga brenda jua them me siguri të plotë se përpjekja më e madhe është të mbushen faqe e hapësira. Sekreti për ta tejkaluar këtë problem është se edhe kur nuk ka lajm e japim me të njëjtin patos e theksim sikur të kishte. 

A janë meshkujt e këtij profesioni në Shqipëri, zotër të këtij terreni? A është e vështirë të përballesh me ta? A janë ata agresivë, siç ndodh në çdo dimension të botës maskiliste? 

Edhe ky terren ngjan 'tokë e xanun', prej burrave të profesionit. 

Mua do të më pëlqente që ky argument të shtrohej si çështje e meritokracisë më shumë se një çështje gender. 

Gjithsesi, jemi më pak në numër në pozicione të larta në media. Më shqetëson fakti nëse kjo minorancë ndikon në cilësinë dhe përmbajtjen programore të mediave. Gazetaria ka të bëjë me zgjedhje, çdo ditë bëjmë të tilla, ku të fokusohemi, si të organizojmë punën, kë të intervistojmë, ç'burime do përdorim. Unë them se femrat e pasurojnë këtë produkt. Ajo që duhet të vlejë është raporti mes atyre që angazhohen në prodhimin e një produkti dhe cilësisë së tij, e këtu nuk ka arsye të besojmë se burrat kanë gurkyçin e ndërtimit të suksesit. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, ky është problem global, e dëshmojnë anketimet e shumta ku veç Europa Veriore përben diferencën edhe për shkak të një legjislacioni të kujdesshëm që ka pasur barazinë qëllim në vetvete. Megjithatë në këtë betejë mes seksesve afria me 'armikun' e bën më të vështirë fitoren sidomos kur përdoret nga gratë kundër grave. Dhe ky besomëni është problem jo i vogël, madje po aq i madh sa arroganca mashkullore në këtë sojin tonë. 

Gazetaria për ty është pasion, pushtet, para, sakrificë....deri në ç'periudhë të jetës tënde e sheh veten në këtë profesion? 

Të gjitha sa më pyet. Një profesion që të rrit me kosto të lartë transformimi, por këtu hyn në loje ndërgjegjja, formimi, karakteri që të lejojnë ose jo të arrish drejt mosnjohjes së vetes një ditë të bukur. E megjithatë, asnjë gruaje nuk i kërkohet të ndërtojë botën, duke shkatërruar vetveten. Për sa kohë jam mirë me veten dhe familja me mua, ndihem 'ok' me zgjedhjen time profesionale. 

A mund të jetojë Sonila pa magjinë e ekranit? 

Do të më duhej të bëja me dhimbje një nisje të re nëse do ta mendoja veten larg tij, por kur kjo më ngjan e pamundur, nuk më tremb ideja se duke nisur nga ky çast mund të mbërrij në një tjetër destinacion. 

Për të qenë një femër e suksesshme në botën e medias, a mjafton vetëm të jesh e zgjuar apo duhet patjetër edhe të jesh e bukur?? 

Ekrani nuk është vetëm për syrin, por dhe mendjen. Kujtoj një mik të mençur që më thoshte: Sa herë sheh një grua të bukur, kujto se dikush sapo është lodhur e mërzitur prej saj. Vështirë të vlejë ky vëzhgim për një grua të mençur. Mandej suksesi nuk qëndron në kënaqjen e të gjithëve, aq më pak kur perceptimi ndaj së bukurës është relativ. Përkundrazi, kjo tendencë të çon drejt dështimit. Për t'u konsideruar në të parën herë duhet pamja, për të rezistuar duhet mençuria, për të qenë e suksesshme duhen sa më shumë armiq. Kush bën më shumë të tillë, një grua e bukur apo e mençur? Duhet pyetur INSTAT-i(qesh). 

Ju shikojmë shpesh të ftuar në debate të shumta televizive, a ka ambicie Sonila për t'u përfshirë "full-time" në një të ardhme në jetën politike? 

Në këtë kohë mëkatesh, dhimbjesh, pendesash e dështimesh i jam mirënjohëse fatit që nuk më ka hedhur në politike. Në ardhtë ajo ditë, do jetë bërë politika më e mirë ose unë më cinike. 

Si është të jesh spikere kryesore e një TV-je? Ka ngarkesë, përgjegjësi, apo mjafton vetëm të lexosh atë çfarë të shkruajnë redaktorët dhe je 'ok'?? 

U bënë vite që nuk bëj më spikeren në TV. Unë ndërtoj hapësirën time, kontribuoj në ndërtimin e tri orëshit çdo mbrëmje, përzgjedh temat e analizës, të ftuarit, përgatis minimalisht 3 intervista çdo ditë dhe më duhet të informohem në kohë reale për çdo lajm, duke pasuruar njohjen me background-in përkatës. Ngjan sfilitëse, por është sfiduese e të përmbush në fund të ditës. Por në mediat tona prevalon kryesisht spikeri/ja që merr gjithçka gati, madje edhe lapsuset e marritë e kryeredaktorëve dhe për këtë nuk mban asnjë përgjegjësi. Tek e mbramja, ajo/ai fle e/i qetë dhe pashqetësuar në pritje të kokave plot lapsuse e marri të radhës. 

Nga Top Channel, te Vizon Plus dhe më pas në TV Klan e tashmë te ABC News, kanë qenë lëvizje të imponuara apo zgjedhje personale? 

Herë të imponuara e herë personale, pak rëndësi ka, jam rrekur t'i shndërroj në virtyt. Sepse dua profesionin, dashurohem me çdo vend pune. 

Një fëmijë të ndryshon jetën...kështu thonë të gjithë...ka ndryshuar jeta jote? Si? Ç'nuanca ka marrë? 

Ende nuk e kam njohur bebin tim, ekzistenca e saj përmblidhet në goditjet pa fund të barkut dhe një dhome që formësohet çdo ditë me sirtarët e mbushur plot body e biberona. Pres ta përjetoj plotësisht mëmësinë tek unë kur t'i ndjej frymëmarrjen e parë e kur të shihemi sy më sy. 

A është në "qiellin e shtatë" Sonila në këto momente të jetës? 

Jam aty ku kam dashur të jem, nën qiellin që ndaj me të shtrenjtët e mi. A është i shtati apo i pari, pak rëndësi ka, këmbët i kam në tokë dhe zemrën të mbushur. 

Karriera dhe familja, a mund të bëhen të dyja në të njëjtën kohë dhe pa cenuar njëra-tjetrën? 

Nuk ka shumë mundësi për zgjedhje në këto kohë ritmesh të çmendura. Shpesh duhet t'i bësh të dyja. A ka një balancë të mundur? Ka ditë që ndihem shumë mirë në punë e të tjera kur dua t'i jepem familjes e nëse ka javë a muaj kur arrij të gjej balancën e ulëras suksesin zëlartës. 
Ajo çka duam të arrijmë dhe ajo çka mund të përballojmë nuk sikronizohen shpesh. Të rrisësh një fëmijë e të mbash familje kushton, panorama financiare nuk mund të shmanget përpara se të bësh një zgjedhje të tillë apo t'i lejosh vetes luksin e vendimit të lirë. Por me ç'di asnjë fakt nuk dëshmon se fëmijët që rriten nga mama full-time, part-time apo nëna në karrierë ndryshojnë në arritjet e tyre. Lloji i prindit që zgjedh të jesh bën diferencën dhe jo fakti nëse je në karrierë apo jo. 

Si është një ditë pushimi për Sonilën, larg TV-së? 

Stakimi i përsosur është i pamundur, por gjëja e parë që dua të bëjë është distanca fizike ose psikologjike me punën. Mjafton dhe një film mbrëmjeje në kinema apo një udhëtim i shkurtër pa destinacion, por celulari hapur do të jetë gjithsesi... 

A ndihet me fat Sonila Meço? 

Fati ndodh kur mundësia troket e ti je gati të përgjigjesh. I besoj fatit dhe kam vënë re sesa më shumë punoj e përpiqem aq më shumë fat kam(qesh). 

I beson rastësisë, fatit, apo ecën me projekte konkrete?  Cilat janë projektet e të ardhmes? 

Drejtimi i jetës për mua është krejt i paparashikueshëm. Po merrem me atë që jeta e puna më ka dhënë këto kohë, askush nuk mund të shkruajë autobiografinë e tij para kohe. 

26 Komente

Nuk e lexova dot artikullin pertej dy fjalive te para.. me fal Sonil po mua ma ke shpifur me menyren se si i lexon lajmet duke kercyer mbi  to duke i emocionuar ne menyre qesharake, te tepruar e duke mos ndjekur asnje koherence ne menyren se si i lexon ato ..  nejse nejse ..  lum ne per ju

Do doja te besoja qe intervistuesja thjesht po tall bythen me ket shoqen e Kothit.

nën qiellin që e ndan me të dashurit e saj, me zemrën të mbushur plot, por me këmbët në tokë.

Sonila si Vishnu... Hallall gazetares smiley

Ka harruar ta pyese per ngjyren dhe gjellen e preferuar.

ah dhe kjo: dashurohem me çdo vend pune.

smiley

 cna vini kto lajme te kota ktu ne forum... kujt i intereso intervista soniles ??  

Kush eshte kjo Sonila? Mos eshte ajo mikja Kothit, qe ka bo buzet me botox?

 Po per ty toke e xanun eshte tani... kush te merr me ty me ate demtim qe i bere vetes me operim. ishe si kukull, u bere kukull

nuk e lexova, se pertoj te merem me femna boshe. Por mirepres Koth-in per ndonje koment/analize te radhes.

"Gazetaria shqiptare është përfshirë në vorbullën e pikëpyetjeve e dilemave të asaj ndërkombëtare, pas 20 vitesh shtyp të lirë..."

!!!!!

 

Kaq lexova une. Mjafton ti heqesh vizen gjithe intervistes. Pse? Sepse vetem kjo fjali ka se paku 3 mediokritete dhe nje genjeshter

Ky artikulli quhet koth-bait

+1 smiley

 E merr qorr po qesh ti ? smiley

po ca gazetarie o burre, ne shqiperi eshte bo me keq se ne amerike, vetem lajme te tipit: u hodh filanja nga ballkoni, u goditen dy vllezer me pushke per pune tokash, etj gomarlliqe si keto.

O pronare gazetash, ftoni here pas here specialiste te sjellin artikuj per tema me interes qe te kene nje nivel te shkruajturi, merrni nga universitetet nga institucionet - mos jepni vetem kronike te zeze se do ju shkojne gazetat per lesh keshtu si e keni zene.

Ku eshte Koth?????? smiley

 Ketu jam . smileysmiley

Thashe se te kishe rene infarkt pas kesaj interviste, po e paske zemren e forte! smiley Se une pas fjalise se pare, s'e vazhdova dot me, e kam stomakun e dobet fort! smiley
Mire po e kalon veren? Ke bere ndonje cike plazh? smiley

 Po Kothi e ka pi helmin pak nga pak si Napoloni. smiley

Veren ? 

E treta vere pa asnje dite plazh. smiley

Po ke nevoje per vitamine D, duhet plazhi! Hajt se ne Shqiperi behet plazh deri ne tetor, do dale ndonje jave a fundjave pushim per ty qe te shellehesh ne diell tu pi birra! smiley

 Salmon per vitamine D. smiley

Birra na ben mullakac* smiley

 

* Barkderr i vogel, ose barkderkuc smiley

Te jeni mire vete.... smiley

Me ka marr mall per brut..

Une di t'them se cup me te mire ne anet ton nuk gjen,po nejse vate ajo pune tani smiley

Dhe une e kam inat bushtren smiley,po megjithmen asht nje gru mjaft e zonja dhe e kompletume n'tana anet.Noshta ngaqe asht aq e kompletume, ka do pordhe qe e bajn shume antipatike.Mu ke kto cucat e TV-se ajo Eni Vasili m'duket si e "bame me zor"

se mos vetem gazetaria

Kush flet per toke e xanun, kjo qe u ben fresk atyre qe xan tokat gjithandej!!

Haha, e fortë kjo...duhet ta kishit lexuar deri në fund, megjithë dhimbjen, se përndryshe s'do kishit zbuluar pyetjen. Ça osht gazetnia, pare, pushtet apo sankrific, dhe përgigjen: T'gjitha kto mi t'keqen.

Ja kalon itvsë me Jackyn e MPJ që mbante rekordin deri sot. Ndërsa kët vajzën ganzetare propozoj t'ja falin kllasës së biologjisë ta hapin kalamojt si zhabë...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).