Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza"

Përveç qytetarëve, nga liberalizimi i vizave duket se përfituesit më të mëdhenj janë  kompanitë që mundësojnë udhëtimet ajrore. Shifrat për gjashtë mujorin e parë të këtij vitit tregojnë se krahasuar me një vit më parë udhëtimet me avion në Shqipëri janë rritur me 23.1%.

Estonia është vendi me rritjen më të madhe të tregut të aviacionit në Evropë duke lënë pas 37 vendet me 37.1% rritje në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

E dyta vjen Islanda me 23.7 ndërsa në vendin e tretë është Shqipëria. Në një kohë kur Estonia është në vendin e parë për shkak të tarifave të ulëta, vendi ynë pozicionohet e treta në Evropë falë vendimit të BE-së për liberalizimin e vizave (vendimi hyri në fuqi në dy mujorin e fundit të vitit 2010). Krahasuar me Shqipërinë, Estonia ka gjashtë aeroporte ndërkombëtare ndërsa ne vetëm një të tillë.

Pas Shqipërisë vjen Serbia me një rritje prej 20.1%, Finlanda 18% dhe Lituania 17.6%. Vetëm në dy vende janë shënuar rënie, Greqi me 7.2% dhe Sllovaki me 6.6%.

Në total në gjashtë mujorin e parë të këtij viti me linjat ajrore në Evropë kanë udhëtuar 63 milion persona duke shënuar një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

57 Komente

Duke perdorur muziken e kenges "Shqiperia po ndryshon" mendoj se vargjet e meposhtme do te tingellonin bukur.

Shqiperia fluturon

preshin mbrapa ja kan von...

 padyshim,  heqa e vizave ishte fitore e madhe per shqiptaret!!  fluturo shqipe...smiley

1. Cudia do ishte po te mos kishte rritje mbas heqjes se vizave

2. Keto klasifikimet ne baze perqindje jane interesante. Per shembull: Shes nje molle. Po shita te dyten, jam rritur me 100%! Fitore, i thashe tutje fukarallekut! smiley

Pyetje: Per sa udhetare behet fjale keshtu si kokrra? Sa nga keta jane qe vijne, dmth qe sjellin ndonje lek, vs qe shkojne, dmth qe prishin ndonje lek diku tjeter?

O Shekull, kur do mberrish ne kete shekull me cilesine e informacionit?*

*Pyetje retorike kjo e fundit

Per sa udhetare behet llaf? Per nja 1.5 milione ne total, nderkohe qe psh nga Orio al Serio (Bergamo) qe eshte aeroport i dores se dyte fluturojne nja 3.5 milione cdo vit. Rritje e modhe medemek

Normal
0
unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>

MicrosoftInternetExplorer4

st1\smiley{behavior:url(#ieooui) }

Ne rast se e ke sjelle shifren e bergamo per te krahasuar shqiperine ja ke fut kote. Shqiperia krahasohet me Maqedonine, Bosnjen dhe vende te tjera me popullsi te ngjanshme. Bergamo mund te jete dhe i dores se trete, por perseri eshte ne nje kategori (jo per me larte apo per me poshte, por thjeshte ndryshe) nga Tirana. Rritja ka qene me te vertete e madhe... perpara 10 vjetesh qe tek 500 mije.

 

na vduqen mer...si s'kan bo nai terminal tamom e nai piste te re se pranej jan kaq te shtrenjt kto fluturimet....£500 me British per ne tiron...ca thu mer

Nuk kam nunra per Shkupin dhe Sarajevon keshtuqe s'kam si ti krahasoj

Ata te mite kane shkuar tre here ne Itali brenda vitit..

Pastaj ne Shqiptaret duam te eksplorojme  pak Evropen se jemi shume vite mbrapa, vitin tjeter kemi per te dale te paret.. imagjino me dy muaj qe na u hoqen vizat dhe e zume vendin e trete. Forca Albania.. smiley

heh! ju shqiptaret! smiley

Ckemi anglez? Ke inat se zume vendin e trete, neper barcaleta gjithmone jemi ne vend te pare smiley

2 angleze  dhe shqiptaret

Ishin njehere tre burra ne banje, dy Angleze dhe nje Shqiptar. Te gjithe po urinonin.

Anglezi i pare mbyll zinxhirin e pantallonave dhe shkon tek lavamani, perdor shume sapun dhe uje per te lare duart ,dhe perpara se te ikte ,ju thote te tjereve: – Ne Yorkshire,kam mesuar qe te jem i paster…

Anglezi i dyte mberthen zinxhirin e pantallonave dhe drejtohet per nga lavamani, perdor me pak uje dhe sapun,por lahet mire. Perpara se te ike ai thote: – Ne Akademine e Bredfortit , kam mesuar te jem i paster por edhe te kursej…

Burri i trete mbyll zinxhirin e pantallonave dhe niset per te dale nga banja direkt, dhe thote me ze te larte: – Ne ne Shqiperi kemi mesuar qe te mos shurrojme tek duart……….
 

 HAHAHAHAHAHAHA!!!!!! smiley

oh, sorry...

you albanians! smiley

 Shume lajm i mire!!

M'bohet shume qejfi per shqiptart e mi qe kane mundsi me udhtu si kan qejf! 

 

P.S.

Ashtu si telefonin e pare, tv e pare me ngjyra, dhe do gjona t'tjera,  edhe udhtimin si njeri i lire m'vje me plas qe nuk e gzova per here te pare ne Shqipni!!  smiley

 Qenke nga ata t` arratismit Mrrok smiley

 ncq! smiley

Nga ato t'lajthismit! smiley

Uau. Si ka mundesi qe dalim vend i varfer pra? Me gjithe keto pare qe kane njerzit per aviona?

 Varferi e madhe,ne plazh nuk ke ku hudh nje kokerr molle,mileti modh,diskot plot,restorantet plot,si nuk pashe njeri me me shalqi dhe me buke me djathe,duhet me patjeter amnistia fiskale.

Vuajme akoma nga sindroma 50 vjecare "Ka dale jashte shtetit"

 Hyme ne borxhe me pagu bileten e avjonit, kurverohemi me na mar shefi i rruge jashte shtetit, fleme ne hotelet qelbsire te getove te huaja vetem e vetem me u kthy ne Bathore e me thone

"Isha Jashte shtetit"

 

Po pse kaq i lig mo toko ?

Merre me avash plako, se ska lidhje me ato qe thua ti.

Shqyr qe u hoqen vizat, e qe mileti hoqi fobine nga ambasada dhe polici i kufirit. Po udhetojne e po knaqen. Ja ashtu, me bluza sintetike apo me rrobe zadrimore dhe pantolle teritali, e spo e rrujne hic. Po i presin femijet e tyre e po i mbajne ne pellembe te dores, me aq kushte sa kane. Po fluturojne qe cke me te, dhe absolutisht jo per te thene 'isha jashte shtetit'. Wake up toko se kane ik ato kohe. Po fluturojne me paret e veta apo te kalamjve te tyre, dhe shyqyr zotit qe erdh kjo dite. Kaq shume kohe e shpenzuar dhe leke dyreve te ambasadave, rrugeve, seksereve dhe mashtruesve per nje cope vize. Sot ju duket hic gje ajo bilete avioni. Eshte 100 here me ekonomike sesa te vijne femijet e tyre me gjithe familje ne shqiperi.

E po fluturojne dhe te tjere more toko, per te pare boten me sy, per te bere disa dite qejf, per te thyer monotonine. Po shkojne ore toko dhe grate e veja e te moshuara, bohen i grup me njona tjetren e po shkojne me autobus gjer ne Paris. Po shkojne ciftet ne spanje,shoqet e punes ne Bruksel per ca dite per qejf. Po shkojne cunat ta shofin nji ndeshje futbolli ne gjermani dhe te rinjte per ndonje koncert ne Itali, po shkojne dhe hallexhinjte per ca analiza mjekesore ne Austri.

Amen amen , ku ka gje me te mire sesa mundesia per te levizur i lire.

Me paret e veta po ikin toko, pa i marre borxh dhe pa hapur shalet.

 

jalla Ruzhdije...gjith ket maraz paske pas, po ti ishe ne me vize 10 vjecare shengeni mi 

 Pranej t'du fort un' ty! smiley

Na bone me qajt mer dreq! 

10*

ju falemnderit per koplimentat te gjitheve smiley

Aspak i lig motra.

Se pari nuk e kam ne pergjithesi ate qe them. Nuk flas per nji pakice qi sipas peshkut pa uje  kane bo miljona dhe nji rruge jashte shtetit e kane si une me ble i paqet cigare ketu ne Amerike. Une kam thone qe ne shqiper te gjithe jane hajdute dhe kane pare. PPUstete me kane thon se jo asht vetem i pakice. Dhe une i besoj PPUse

Se dyti E nxjer konkluzionin nga ata qe lexoj ketu tek peshku qe mileti ne shqiperi per keto 20 vjet nen diktaturen Berishjane po vdes per buke dhe me lind pyeja Si ju del me pagu biletat e me fjet ne hotele te mira tere ketij mileti qe po vdes per buke?

Tani ti m'thuj mu motra se ose ato qe lexoj ketu tek peshku jane genjeshtra militantesh mercenare ose.....ajo qe them une osht e vertet

 

Llogjike dhe matematike...Rroga mesatare e nje shqiptari eshte tek 200-250euro ne muaj...Tani beji llogarite te perballosh udhetime jashte me keto te ardhura(Nuk del llogaria po nuk u futen ne ekuacjon familjaret jashte). PS cmimet ne shqiperi jane skandaloze.

Te permend nje rast...Para dy vjetesh isha ne shqiperi dhe kisha plan per te bere nje tip dreke familjare...Cmimet neper lokale per nje dreke varjonin rreth 30-35euro per person...Nderkohe qe ne Suedi pagova 20euro per person banketin(flasim ketu ne nje nga zonat me te bukura te Suedise).....

Art

Shume e drejte kete e vura re edhe une kur isha ne shqiperi

Por me lind pyetja atehere meqense cmimet jane me te larta ne Shqiperi se ne Amerike apo Suedi, ose ai milet ka pare dhe shkon ne ato lokale ose ato lokale jane front per dicka tjeter.....

Po besoj te paren. Ai milet ka pare dhe lokalet me cmime maremendese kane fitim dhe mbahen hapur. Ku gjenden gjithe keto pare kur mileti ska pare me pagu dritat dhe ujin, kur papunesia eshte mbi 20% ( ne mos gaboj) kur minatoret hyjne ne greve urije per ritje rroge, kur njerezit hedhin ne ere shtyllat elektrike per te mare metalin e shitur per scrap, kur vidhen pllakat e Piramides per ti shiture ku atje vec sektorit te sherbimit dhe atij shteteror prodhohet shume pak ose aspak dhe eksporti eshte minimal?

Tani mbase mbase une jam gabim por ose ky milet ska pare dhe eshte i detyrur te beje gjithe keto qe ben dhe per tangerlik me pare borxh apo ha buke e uje per dite ne shtepi per te shkuar ne keto restorantet e shtrenjta dhe dale jashte shtetit per pushime, ose ose ai milet vjedh dhe jeton per merekulli me lokale te shtrenjta dhe udhetime qefi jashte shtetit.

Se di por ekonomikisht dhe psikollogjikisht nuk me del hesapi.

Sa per emigrantet qe paguajne per familjet, emigrante kane dhe vendet e tjera qe u hoqen vizat ( serbi maqedoni etj etj) pse ne jemi te vetmit qe ritem daljen jashte shtetit  me heqjen e vizave?

Ka shume pytje qe une perseri pavarsisht se dikush thote se nuk jemi ne 1993 une them se nuk kemi ndryshuar shume kjo me kujton televizoreve ne 1980 qe familjet e mjera hiqnin buken e gojes vetem e vetem qe te kishin nje televizor si komshiu qe mbase kishte nje rroge pak me te larte. Edhe sot ai bathoristi shikon Ruzhdien qe del jashte shtetit sa here ti doje qefi dhe thote "Pse une jo?" Shet lopen, buken e kalamajve per nje rruge ne Paris. Nuk kane ndryshuar shume gjerat jo. Mentaliteti per te konkuruar/zilise  me njeri tjetrin mbetet po ai Ja edhe dikush me lart e lidhi komentin tim me ziline time pse Ruzhdia qe ka dale jashte si une.  Qe aspak se kam ne mendje se as qe e njoh Ruzhdien  qe ja bofte zoti diten 1000 se asht sheqeri dhe limonii peshkut smiley

Sa paragjykues qeke mer Vlla , shet lopen e ha buke me domote !!!

Ci ke kto , dhe po mushi trajsen me kshu gjonash ca ka ktu , haviar sdo hane te gjithe.

Me hapjen e vizave ju ka r ame lire 100 here , se sido tja jepte ambasada vizen do harxhonin lek,.

Jo certifikata, jo perkthime, jo formulare , jo siguracion , jo polici jo dreqi e te gjitha kto = Lek .Pa llogari ato qe se merrnin qe duhet te jepnin 2000-2500 euro per nje vize.

Tani i bilete kane me ble , i siguracion ne vartesi te kohes qe do rrine , shkurt muhabeti me 300 euro bilete+siguracion ja ku shkuan ku deshen.

Robi kur ka bo mend me shku diku , ka marre dhe masat i ka rujt aq lek sa me shku me ndenje e me ardh .Pastaj sjane te gjithe me rroga 200 euroshe , ka 200000 menyra me bo lek ne Shqiperi , pse  e boke kaq tragjike tu i bo llogarite se spo ikin ne Hene .

 

E sa per ate te shitmen men ka ik ajo kohe si ti qe rri ne New york si ai qe rri ne brindizi me nje sy i shofin " refugjate ", dhe nuk hapet me njeri isha ktu isha atje, po sa lek ke sa lek kam .

 

 

 

vallai toko

sjam ka t'marr vesh ça je ka fol smiley

Po nejse, ti fol, e shqipot fluturojne smiley

ajt naten e mire se ska nai rendesi te madhe, secili sipas xhepit e muncise eshte sot smiley

zoti jua shtofte te gjitheve

 

 nigjo er taj, se cmimet e shqiprise nuk jane aq te ulta, robve i bi mo mir me i bo pushimet jasht..kuptohet, me kto paketat gjithperfshirse

Kjo eshte llogjike qe fluturimet do shtoheshin llogjikisht pas liberalizimit e vizave.....Nje perqindje e larte e familjeve shqiptare kane familjare qe jetojne jashte...U presin falijaret nga nje bilete te lire(last minute ose te prenontuar 6muaj me perpara)..

Tani te flasim ketu per turizmin eshte e kote se e kemi diskutuar 1milion here.Gjendja eshte kaotike..rremuje,pisllek, trafik Bangalore..Shume shqiptare qe kerkojne cilesi dhe qetesi shkojne dhe i bejne pushimet ne Mal te Zi dhe Kroaci....

ja shpjegova njonit situaten ne ato pallatet buze ujit ne shqiperi....if you take a dump in your own bathroom and then run to the beach you'll catch it floating away smiley

Toko eshte 2011 o burr, e jo 1993-shi ku mund te mburreshe me te dalmen jashte.  Ruzhdija ti ka rreshtuar mire arsyet pse udhetojne.

dhe last but not least , megjithese marshalla me ka ec fati dhe kam udhetu pa problem ku dhe kur kam dasht dhe viza shengen muti kam pas perhere, heren e pare qe e shkela pa vize kufirin e EU u ndjeva e cliruar. Aq me teper qe ishte dhe kufi grek smiley

Nuk e mendoja qe do e perjetoja ashtu, por ishte me te vertete clirim. Imagjinoj pastaj si duhet te kete qene per gjithe ata njerez qe skane mundur te levizin dhe skane pas fat me vizat

 

Mendo te kish dale e para sa do stresoheshin ca peshq...

 Mezi pres te lexoj diku andej nga shtatori, pritesit emigrante te ketyre fluturakeve.

Se c'kam nje parandjenje se do te kete ankesa me qyfyre. 

degjoj qe ka fillu ronshem hyrja ilegale ne angli..nga fr0nca, qe kur fillun viz't e lira 

 s'kam degju gje

Fluturojne te keqen, fluturojne, por ende fluturojne me buke e damote ne strajce.

 edhe ca hudhra te njoma... smiley

Lidhur per ushkur.

apo kur u hapin cantat nganjehere per t'i kontrolluar... smiley

ca s'del moj ca s'del... smiley me rrota kackavalli, me suxhukra e sallamra, pasterma`... caj mali, mjalte, dhe sigurisht, dokumenti qe s'harrohet kurre ne shtepi: shishet e rakise. smiley

oh... dhe ndonje kokerr veze te zjere... smiley

Imagjino vezet ne ato temperatura! Kam pasur gate-in sot perkrah atij te BelleAir...hahaha! Ca s'kam pare; nga veza deri ne trangull.

 Ka qene trangull bio,eshte shume i shtrenjte.

Per bio as leshte s'ju kishin ngelur te tille.

Paska qelluar nga ajo fara jo Leshqenese.

smiley

ec bedrana thuaj...

ndonje i veshur me lekure dashi... kuptohet. smiley

keta te bejne t'ja fusesh me grusht policit te pare qe te del para dhe t'ja fusesh vrapit me xhirim te shpejte. smiley

Vrapit te ia fusesh por shpresoj ne drejtimin e duhur hahaha!

ka vetem nje drejtim te duhur ne ashtu situatash... ai qe te largon prej aty. smiley qofte dhe nen pranga. smiley

Po cmimet e biletave s'i ulen aspak, as me shtimin e fluturimeve dhe pasagjereve, madje tani ne sezon pushimesh, cmimet jane skandaloze!

Vallai me thone te drejten s'kishte shkalle ku t'mos shifshe rob tu shkund qylymat fluturus. smiley

estonia mund te jete ne vendin e pare jo vetem prej tarifave me te ulta por edhe sepse kane disa vjet rresht me rritjen me te madhe te ekonomise se c'do vend ne evrope.

Terminali i ri i Rinasit u ndertua per nje kapacitet prej 1 milione njerezish. Pra kjo te jepe nje ide sesa e papritur dhe e madhe qe rritja. Kapaciteti u kalua mbrenda 2 vitesh pas mbarimit te terminalit. Duket sikur Gjermanet po shtyjne kembet per rindertim/zmadhim.

 

Fluturon.....Fluturon.....Gomari smiley

Habitem se si nuk ka hyre akoma Raineri, Virxhini, dhe ThomasKuku.  

E para eshte low cost dhe nuk operon ne vendet Ballkanike pervec Kroacise..Ndersa Thomas Cook dhe Virgin operojne me Charters o Pjer...Nuk ka Shqiperia klleqe per te pritur turizem charter-sh....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).