Une po e them i pari mendimin tim:

Une lexoj vetem opinionet qe i shkruajne personazhe te njohur te kultures, artit, arsimit, ndonje tip nga institucionet, ndonje profesor universiteti

- gati asnjehere ato qe shkruajne vete gazetaret se, keq me vjen, po niveli eshte shume i dobet.

29 Komente

E kam fjalen ketu per kur lexoj gazetat e Shqiperise, se keto te Amerikes ndryshon puna.

Ne gazetat e shqiperise vetem ndonje artikull nga ndonje ekspert i fushes (cfaredo fushe qofte) qe mund t'ja vleje per tu lexu, se gazetaret as qe e marrin fare mundimin per investigative journalism, a te informohen per ndonje ceshtje sociale, a kulturore, aaa

Gazetat i lexoj per librat e rinj dhe sportin. Ne ket pike, Peshkun e lexoj perdite per te pa ecurine e dy gjonave:
1. Ca i ka bo Sala sot ktynve, dhe 2. Ca i kon bo kto sot Sales smiley

 1. Ca i ka bo Sala sot ktynve, dhe 2. Ca i kon bo kto sot Sales

lol

Ku i ke keto seksione me libra te rinj lal, ne ca gazete e ke pa kete?

a, ate thuaj

Ja ta them smiley.

Tendenca e botimeve të verës, libra “limonadë” dhe erotike
2011-08-05Ulkie Sinani (KERKO ...)
Tendenca e botimeve të verës, libra “limonadë” dhe erotike
Vlora pret panairin e 13-të të librit
Në ditët e nxehta të verës, librat e karakterit argëtues mbeten më të sugjeruarit nga botuesit për t’u lexuar. Librat rozë, romanca dashurie, policeskë mbeten më të preferuarit për lexuesit.

Një libër i lënë në mes apo i sapoblerë duhet të jetë bashkudhëtari i lexuesve në këtë muaj të nxehtë? Edhe kjo pyetje na shqetëson të gjithëve para se të nisemi me pushime e të largohemi nga rutina e përditshme tepër stresuese. Kredhjet në det, gjumi i pasdites në shezlong, shëtitjet e gjata pa destinacion të darkës, janë të gjitha “kushtet” për pushime pa strese. Atëherë çfarë librash duhet të lexojmë gjatë ditëve të relaksit, në këtë muaj të nxehtë, ku valët e detit na bëjnë jehonë? Nëse doni “të lodhni më pak kokën”, atëherë edhe literaturën kërkojeni “në unison”, me relaksin veror. Botuesit sugjerojnë si zgjedhjet më të mira librat “limonadë”, kryesisht ato romantike apo me përmbajtje erotike, si dhe librat thriller. Arlinda Dudaj, drejtoresha ekzekutive e shtëpisë botuese “Dudaj”, thekson se në muajt e nxehtë të verës, librat më të këshillueshëm për t’u lexuar poshtë çadrës së plazhit, janë librat joimpenjativë. Sipas Dudajt, letërsia e llojit të lehtë është më e kërkuara nga lexuesit, pasi nuk kërkon dhe shumë përqendrim në të lexuar, ndryshe nga librat e autorëve të mëdhenj që kërkojnë një vëmendje maksimale për t’i lexuar ashtu si duhet. Në muajt e verës, gjithçka duhet t’ju bëjë të ëndërroni më shumë e të mendoni më pak. Edhe pse blerjet e librave në muajt e verës rriten ndjeshëm, librat më të kërkuar mbeten ato të tipit “limonadë”. Personazhe interesante, histori të jashtëzakonshme dashurie, intriga e ngjarje befasuese. Letërsia rozë arrin të orkestrojë me finesë gjithë spektrin e ndjenjave, emocioneve dhe historive pasionante të dashurisë, derisa ato ngërthehen plotësisht te lexuesi e sidomos ai me moshë të re. Të njëjtin mendim për sa i përket llojit të librave që duhet të lexohen në këtë sezon veror ndan edhe botuesi i “OMBRA GVG”, Gëzim Tafa. Sipas tij, shoqëruesit më të mirë të ditëve të nxehta janë pa dyshim librat erotikë, love story, librat limonadë”. Kjo lloj letërsie do të ishte më e përshtatshme për këtë verë, me valë të pjesshme të të nxehtit afrikan. Kjo kategori librore do të ishte më tepër organike me vetë situatën e buzëdetit, hijen e shezlongëve, trupat e zhveshur. Temperaturat e larta mund t’i ulë edhe një libër ‘limonadë’”, shprehet drejtuesi i “Ombras”.  Por edhe pse është dakord që në këtë verë librat e lehtë janë të përshtatshëm, për të libri nuk është një mall i domosdoshëm për valixhen e plazhit, si aksesor shoqërues i ngjyrës së kostumit të banjës apo laptopit. Libri është pjesë e kulturës që trashëgohet dhe ruan brenda aktit të botimit edhe kujtesën historike. “Një libër që mund të lexohet me ankth a ndjesi të bukura në mesnatën e një dimri të ftohtë, mund të ishte i këndshëm për lexim edhe gjatë muajve të verës. Librat stinorë me histori rozë, bestseller apo pa vlerë për shkak të mbingarkesave fizike, adrenalinës së shtuar nga diskot e vapës apo arsye të shumta banale, rrezikojnë të hidhen në kazanin e plehrave bashkë me mbetjet pa vlerë, ose të  presin shiun  e vjeshtës për t’u kthyer në humus në rërën e plazhit. Kështu që mendoj se para së gjithash duhet lexuar një letërsi e mirë në thelb, shqipe dhe e huaj”, shton Gëzim Tafa. Gamës së librave rozë dhe argëtues u shtohen edhe ato psikologjikë apo filozofikë. Romanca dashurie, policeske apo turistike janë të preferuar për t’u shfletuar me endje gjatë këtyre ditëve. Ndërsa për botuesin e “OMSCA”, Luan Pengili, e rëndësishme është të lexohet një letërsi e mirë, qoftë shqipe apo e huaj. Por ai nuk lë mënjanë faktin se në këtë periudhë letërsia e karakterit argëtues duhet të zërë vend në çantat e pushuesve. “Nga informacioni që na vjen si nga botimet tona, por edhe të kolegëve tanë, romanet me “temë dashurie” janë ndër më të preferuarit për lexuesit gjatë kësaj periudhe pushimesh verore”, tregon botuesi i “OMSCA”-s. Sipas botuesve, titujt e librave: “Një herë nuk mjafton” i autores së famshme Jacqueline Sussan, libri psikologjik i botuar pothuajse në të gjitha gjuhët e botës “Të martat me Morin” i autorit Mitch Albom, “Qyteti i Pejtonit”, romani i cili u klasifikua me termin “romani që tronditi kombin amerikan”, i ardhur në jetë dhe shpirt pezull”, roman nga Margaret Mazzantini, “Motra Keri”, roman nga Teodor Drajzer, janë mjaft të përshtatshëm për sezonin në të cilin ndodhemi. Listës së gjatë i shtohet edhe romani “Ana e Ejvonlit”, vazhdim i romanit “Ana Flokëkuqja” e shumë e shumë libra të tjerë të autorëve bashkëkohorë dhe atyre të traditës. Pavarësisht tendencës së librave “Limonadë”, asnjë libër i lënë në mes nuk e rëndon çantën e verës dhe nuk do të vepronit keq po ta kishit me vete. Gjithçka që ka të bëjë me letërsinë dhe emeton shije estetike të bukura dhe emocione të larta duhet lexuar. Çdo libër i kthyer bukur në shqip mund të jetë bashkudhëtari i paplanifikuar dhe befasues i verës suaj. Por edhe një vepër e një autori shqiptar mund të jetë me ngjyra të bukura për pushimet tuaja të shkurtra. Kështu që nëse vendosni të kridheni edhe në faqet e këtyre librave interesantë, pushimet tuaja do të jenë më relaksuese.

horoskopin e lexoj me shume kenaqesi.

 Lajmet sportive,horoskopin nuk e besoj me sepse kur me thote qe do fitoj leke,humb, kur thote kujdes me financat fitoj.

 po ti mire qenke, bej te kunderten e asaj qe thote horoskopi dhe je ok. Po ne te tjere qe s'na del as ashtu, as keshtu... smiley

 Epo ju te tjeret nuk jeni shenja DEMI, zonjushe e bukur.

 ne te tjeret, i nderuar zoteri, i peshojme gjerat mire e mire, pa te veprojme...

Pikerisht ketu jua kisha llafin. Shiko ku ka perfundu niveli i gazetave. Njerzit i dun per horoskop dhe per leter higjenike.

lol. Tebdil, po tallesha per horoskopin. gjeja e fundit qe bej kur jam ne Shqiperi eshte leximi i gazetave. smiley

Mu me pelqejne shume ata artikujt qe dalin me Nike . Nje Jave ja fusin Berishes me nje Nik ...Javen Tjeter e ngrejne ne qiell duke kundershtu nikun qe e kishte mbrojte . Pastaj kthehen dhe i fusin nje per midis nikeve me miratim dy palesh . Dhe me te miret fare jane ata qe pas kater a pese nikeve vijne me qendrime si te Gomarit te urte , fjalepake e te mencur , i njohur si kafshe pune !

dakort jam te kete artikuj Gazetash po se per cfare te shkruajne nuk i kuptoj pse shkrujne

Se mos me keqkuptoni e kam per gazeten tone me te dashur ne BOTE ....PPU smiley

Kush e ka per Gazetarine ne teresi le te shkoje te beje shkolle dhe te mesoje se cfare te shkruaj . Nga Gazetat nuk do doja vetem artikuj qe Kundervene e Dallojne Fete  , Jug -Veri dhe Gjuhen Toske -Gege .

Per Horoskopin... Me kujtohet nje plake 90 vjece qe merzitej se nuk  i dilte parashikimi  "sot do kesh fat ne dashuri te RE "

 Ketu ne shqiperi te gjithe lexojne sportin.

gjithmone me ka bere pershtypje qe ne Shqiperi ka nje numer goxha te madh gazetash sportive  (dhe nuk po fus te perditshmet  politike pasi edhe keto, 5 apo 6 faqet e fundit i kane te mbushura me lajme sportive).  nuk e kuptoj kete per nje vend ku pothuajse sporti nuk ekziston.  dmth , organizohet nje si bicim kampionat futbolli  dhe kaq.
 

c'lidhje ka sporti shqiptar?

edhe filma nje here ne 4 vjet behen, por te gjithe shohin filma te huaj

plus qe ka dhe nje mase te madhe te atyre qe vene loto

rreth 90% e atyre qe njoh e ndjekin sportin me shume ankth, kryesisht prej lotove qe vene.

 Une do t`ju rekomandoja administratorve dhe lexuesve te merrnin materiale nga gazeta  `Telegraf`, e cila ka materiale aktuale, dhe po me duke gazete me e kompletuar se te tjerat. 

Majtas a djathtas eshte Telegrafi? kot me t'pyt

cdo lajm qe ka lidhje me jeten kulturore ne vend.si dhe librat patjeter.nuk lexoj asgje qe ka lidhje me politiken se me ze koka ...

por do doja shume te kishin ndonje lloj shtojce kulturore disa nga gazetat meqe brenda tyre i lene shume pak hapesire kesaj te fundit.

Mua enke me thene te drejten me teper me interesojne problemet sociale sesa kulturore, se per kulture nuk eshte se organizohet ndonje gje e madhe ne Tirane psh.

Kurse probleme sociale ke ta te dush:

- dhuna ndaj grave (psikologjike, fizike, pabarazi ne pune, ngacmime sexuale)

- arsimi (i larte, i ulet, publik, privat, etj.)

- MJEDISI apo ambjenti (ne Tirane, ne plazhin e Durresit, etj. etj. ka shume per kete teme)

- trafiku, kaosi, zhurma

- kafenete (pse e humb kohen rinia neper to)

- aktiviteti sportiv i femijeve (vetem videogames dhe televizor??)

- miresjellja, sherbimi ndaj klientit (tema qe u hap dhe ketu te Peshku), marrdheniet njeriu me njeriun, komshiu me komshiun, tani qe eshte bo hap e pallat, cecen i modh

- ushqimi (nutrition) - pse shof kaq shume barkderra 30-vjecare ne Tirane sa here qe shkoj? Eeee?

Po keto tema dun specialist, dun profesor, dun mjek, dun psikolog, qe te na bindi, te na flasi me shifra - nuk i trajtojne dot gazetare injorante. Gazetari minimumi duhet te marri ne interviste dy-tre specialiste per artikull tamam.

Ndersa sa per libra ta tha ai me siper ca niveli diskutohet: ne vere u lexokan me shume libra erotike.

Nejse, mbase dhe une e hapa pak temen skic, se ndoshta keto tema i trajtojne me mire keto revistat e reja qe kane dale, po ato une nuk i lexoj se nuk jane free ne internet.

e drejte sa thua tebdil.por sado te pakta jane me interesojne me shume se kronikat e zeza te qytetitsmiley  sdq temat sociale jane te dytat qe lexoj pas kultures.

 

O Sali Peshk Protopapa, kur fshin komentet dhe mbush faqen me artikuj te Meros ti, dhe femija gezohen e, dhe bereqeti na shtohet e... Por, para se ta fshish dhe kete (and no, don't even think about kissing anything) te pakten ne fundjave vini ndonje artikull letrar a argetues a cadoqoftetjeter, se na zhurdhoi monotonia e kenetes.

Efkaleminderit dhe tu befte fshesa top jarebi. smiley

 smiley

o xhibo, po ti abonohu edhe me ndonje reviste letrare ose rent ndonje porno per dit diele or burre se nuk bohet qameti. . Se je bo si gjirokastriti qe i tha fatorinos 'a te jap 2 lek per bileten se po e theva 5 lekeshin, vate pastaj!'

PF, ke parasysh kur je duke ecur rruges ne ndonje lagje ne pune tende dhe fillon leh qeni i komshiut nga brenda avllise? Kjo duke e bezdisshme vetem kur s'e sheh situaten nga brenda avllise, dmth nga perspektiva e qenit; ai patjeter eshte i bindur ne ate qe ben, e rrezik ndihet dhe superior, por dhe me mire, per veten dhe per gjithe lagjen. smiley

 

 Qafshatgjith s'mura vesh asillaf. E shof qe ke problem me qent kur pergjo nga avllite,smiley po nuk e kuptoj lidhjen me komentin tim. Pervec mbase kundervenies se free vuajerizmit me xxx dvd renting

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).