Vëzhgim në pikën e bllokimit të mjeteve. Nuk ka mallkim më të rëndë për një vozitës makine nëse kjo e fundit bie në duart e karroatrecit. Kalvari Kinostudio-Laprakë-Kinostudio për të çbllokuar makinën është një makth më vete. Biznesi fitimprurës i karroatrecëve.

 

Ora është katër e pasdites. Makina kalon me kujdes në kryqëzimin e ferrit mes Piacës dhe Rrugës së Durrësit, drejtohet për nga selia e Partisë Socialiste dhe pasi bën gjysmë-hënën ende funksionale të sheshit Skënderbej, hyn në rrugicën mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punëve Publike. Dyqind metra më tutje, në krah të selisë së Partisë Demokratike, parkoj nën hijen e pemëve buzë rrugës. Çudi! Shoh vetëm një makinë të ndalur dy metra më andej në një copë rruge, e cila ditët e tjera, në këtë orë të ditës, do të ishte mbushur plot me automjete që e shohin si shpëtim nga kokëçarjet për parkim. E ka një hile, mendoj. Rrekem të më kapë syri ndonjë tabelë të mbirë aty për aty, që të më thotë se ndalohet qëndrimi, por më kot. Atëherë bindem se gjithçka është në rregull, fundja s’do të vonohem shumë atje për ku jam nisur.

 

Njëzet minuta më vonë. E njëjta rrugë. Bosh!? Mendja më shkon tek hajdutët. Eh, bela! Nxjerr celularin dhe bëhem gati t’i telefonoj i shqetësuar 129-ës. Por, një zë tregohet më i shpejtë nga gishtat e mi dhe më shpjegon se makinën e kishin ngritur me karroatrec, as dhjetë minuta më parë. Sapo dëgjoj atë fjalë, para syve më formohet fytyra e një polici që më drejton gishtin në shenjë qortimi. Mundohem të shpjegohem, se aty s’kishte tabelë, se në atë rrugë kisha parkuar me qindra herë të tjera, se...se...se... Është e kotë! Pastaj, krejt papritur karroatreci merr përmasat e një gogoli gjigand, që ngrihet në këmbë me rrotat e prapme, duke skërmitur dhëmbët e mprehtë, i afrohet makinës time të vogël, të pambrojtur, dhe e kullufit sa hap e mbyll sytë, në të qindtën e sekondës, duke më lënë në duar tre copa letrash, dy nga të cilat me ngjyrë rozë dhe blu të shpëlarë. Gjobat! Po, paskësha parkuar në një vend ku papritur nuk mund të parkoje. Zëri ngulmon dhe më thotë se duhej të shkoja diku në një vend në Kinostudio, se aty ishte strofkulla e gogolit që më kishte “vjedhur” makinën dhe se aty duhej të paguaja gjobat për ta marrë sërish. Po, por me ç’të shkoj deri atje, vallë!? Ah, një taksi.

 

Nuk vonoj dhe gjej një veturë të verdhë për të shkuar në Kinostudio. Pesë mijë lekë të vjetra. Vendin e gjej kollaj, sigurisht nëpërmjet taksistit që e kishte bërë edhe herë të tjera atë rrugë për të njëjtën arsye. Policin e parë që shoh e pyes nëse gogoli kishte sjellë një makinë të vogël dhe ç’duhej të bëja për ta marrë mbrapsht. Fytyra e zhgënjyer e tij më shpjegoi se gogoli kishte pak kohë që kishte ndryshuar adresë. Ishte zhvendosur diku tjetër në kryeqytet. Po ku? “Në unazën e re, e kalon pallatin me shigjeta, me rrugën djathtas për në autostradë, më tej ka një benzinatë; merr në të djathtë, vazhdo drejt deri sa të shohësh një tabelë me ngjyrë të verdhë”; që lexon: Policia e Shtetit, Parking për mjetet e bllokuara. Më vonë mëson se ky nuk qenkësh i policisë, por i një privati që ka lidhur kontratë me policinë rrugore. Pasi i paguan një tjetër taksisti gjashtë mijë lekë, gjen parkingun misterioz, në një rrugë pa krye në dalje të Tiranës, ndalon para një porte të hekurt, pas të cilës fshihet një fushë djerrë e pluhurosur e shtruar me zhavorr…Nga një e çarë e vogël e derës shoh se makina është parkuar diku aty, mes dhjetra makinave të tjera, në pritje për t’u çliruar nga vargonjtë e gogolit që i rrëmbeu në rrugë.

 

Por, peripecitë nuk kanë të sosur. Një zë të urdhëron të shkosh tek makina, të marrësh dokumentat dhe të shkosh në Kinostudio me fletët e gjobave në duar. Kinostudio, prapë? “Atje paguhen gjobat dhe do të marrësh fletën e zhbllokimit të automjetit. Pastaj do vish përsëri këtu që të marrësh makinën”. Ti revoltohesh, fillon dhe ngre zërin, betohesh se nuk do ta lësh me kaq, do të ankohesh diku lart, do...do...do... Në djall të vejë! Po përse nuk mund ta paguash këtu, xhanëm, dhe t’i japësh fund kalvarit që ka filluar t’i ngjesë Mitit të Sizifit? Atëherë ul tonet, merr dokumentat, fletat e gjobave e me bisht ndër shalë nisesh për të kapur një tjetër taksi. Por, zëri i mëparshëm këmbëngul gjithë ironi: “Tani është ora gjashtë e pasdites, nuk gjen njeri aty. Shko nesër në mëngjes”. Asgjë s’të bën më përshtypje. Paguan edhe pesë mijë lekë të tjera për t’u kthyer në shtëpi. Nesër është ditë e re, kësmet i ri.

 

E mërkurë. Ora tetë e mëngjesit. Tre sportele. Radhë, radhë, radhë... Gjobat paguhen këtu. Dikush të mëson se duhet të fotokopjosh të gjitha dokumentat e makinës. Mirë që aty ngjitur ke një fotokopje. Në fakt, për atë punë është ngritur. Aty mëson se për të çliruar makinën duhet të ndjekësh një itinerar disi të ngatërruar tek sportelet, para se të paguash paratë në zyrën e postës që ndodhet po aty. Si fillim, duhet të mbash radhën në sportelin e parë. Mbi pesëmbëdhjetë vetë presin të marrin një copë fletë, e cila të vërtetojë që nuk ke gjoba të mëparshme. E nëse del se ke gjoba të papaguara, atëherë duhet të shkosh menjëherë tek posta ku do t’i paguash të gjitha dhe menjëherë të rikthehesh në sportelin e parë, të mbash sërish radhë për të marrë copën e letrës që vërteton se i ke shlyer tashmë (!?). Nga copat e bisedave mëson se brenda një ore mund të gjobitesh dy herë nga policia dhe po ashtu të të ngrejnë makinën me karroatrec. Pasi të vjen radha pas gjysmë ore, lutesh mos ndonjë polic të ka vënë ndonjë gjobë për të cilën nuk ke dijeni. Me copën e vërtetimit në dorë shkon në sportelin e tretë (i dyti është mbyllur dhe s’ma ka ënda të di çfarë bëhet aty) ku të pret një burrë me uniformën e policisë. Gjysma e të keqes, këtu nuk ka radhë. I jep fotokopjet e dokumentave të makinës dhe fletët e gjobave. Çehrja e fytyrës nuk jep asnjë të dhënë. Lutesh që gjithçka të jetë të rregull dhe mos të të kthejë mbrapsht për ndonjë çikërrimë sepse kalvari mund t’ja fillojë nga e para. Për fat, çdo gjë është ashtu si duhet. Me një tjetër fletë në dorë duhet t’i drejtohesh sportelit të postës.

 

Aty radha është dyfishuar. I demoralizuar zë një cep dhe e mban fort derisa të vijë koha të paguash. Të tjera biseda për karroatrecin, policët, rripat e sigurimit dhe gjithfarëlloj andrallash të tjera të ditës. Ndërkohë, ora ka shkuar nëntë. Kur më në fund të vjen radha të hedhësh një sy brenda sportelit, mëson se arkëtarja po punon me dorë. A jemi në moshën e internetit dhe të kompjuterave!? Po, por kompjuteri, pikërisht atë ditë, nuk punon. Këtu të dalin para syve përsëri skërmitja e dhëmbëve të gogolit dhe gishti qortues i policit rrugor. Të përmend zëri i arkëtares, e cila sapo ka plotësuar mandatin dhe pret që të derdhësh 62 mijë lekë të vjetra: 40 mijë shërbimi i karroatrecit, dhjetë mijë lekë gjoba e policisë, dhjetë mijë lekë parkimi për dy ditë në vendin gjithë pluhur e zhavorr të bllokimit; për dy mijë lekëshin askujt nuk i bie ndërmend të pyesë se për çfarë e paguan. Mjafton t’u hiqesh nga sytë këmbët. Me mandatin në dorë, paraqitesh përsëri tek sporteli i tretë për të marrë letrën e zhbllokimit të makinës. Oh, ato ditë të bukura, do të kishte thirrur Samuel Beket.

 

I hipën taksisë së parë që gjen në rrugë. Gjashtë mijë lekë të tjera deri te pallati me shigjeta, djathtas për në autostradë, kalon benzinatën djathtas dhe në fund të rrugës tek pika e bllokimit. Makina është aty, në të njëjtin pozicion që e ka lënë dje Gogoli. Shoqet janë shtuar në numër. Disa prej tyre kanë targa të huaja. Mbrëmë, Gogoli duhet të ketë bërë kërdinë nëpër Tiranë. Thonë se me këtë kaos që ka pushtuar kryeqytetin tonë, është tepër i kënaqur me punën që i sigurohet.

 

Të nesërmen, me “hallet” e hedhura pas krahëve, bëhem gati shpirtërisht që ta rrëfej këtë odise mes miqsh, thjeshtë në trajtë aventure. Por sapo dëgjon temën, njëri prej tryezës më ndërpret: “Lëre mos vazhdo. Para dy ditësh makinën ma ngriti karroatreci në rrugën “Mine Peza”. E kisha parkuar anës rrugës, bashkë me dhjetë të tjera. Tabela e ndalim-parkimit ishte fshehur mes degëve plot gjethe të një peme, dhe një polic që rrinte pak më tej, nuk bëzante hiç: Gjasme fliste në celular, dhe thjesht priste që zona “e ndaluar” të mbushej me peshq si unë. Pastaj thirri tre karroatrecë njëherësh. Kur i thashë për tabelën, ma qau hallin. E shikon, më tha, se s’ke faj, për tabelën e ka fajin bashkia e Ramës, që e ka fshehur aty”.

Nuk kishte kuptim të vazhdoja. Thjesht mendova se në atë tavolinë, dy prej nesh i kishin pasuruar “sukseset” e Policisë Rrugore me 120 mijë lekë të vjetra.

 

Marrë nga Revista Klan

 

 

64 Komente

çe zuri te ziun njeri, e se hoqi, tha.smiley

opo karratreci eshte malli, mo u qani..., se  gjetiu veprojne keshtu.

p.s   ore kush ja ke vene kete emer: ''karroatrec''?  pse si thone makinotrec.smiley

ne `97 ,Vlore,teksti i gjobes per nje te shkrete :

QOP! NJE MILJON !LEKET LERI TE EVGJITI I LAVAZHOS

se mu kujtua shqiptarizimi i fjalevesmiley

 E paska gjet dhe ky i gjo me shkrujt,mu sot me ka picku kandili i detit.

O o o qe kandil u bofsh. Po ku t'picko kandili mer, kandili t'djeg smiley

 Amon cja fut dhe ti,ne fillim me pickoi pastaj me dogji.

Do fillojm muhabet infermieresh tashi smiley. ?

Plumbin e kan pak! Ptu sa shume i urrej.

Jo se me ka ndodhur ndonje gje e tille, por i urrej policet barkderra me bllok gjobash ne dore, nderkohe qe para hundes i kalon X5 ne korsi tjeter e s'i thote asgje...se eshte njeri ai smiley .

Po mer hunter po. Parkoje makinen ti mu ke dera komshiut, siper trotuarit qe mos kete ku me kalu as dreqi - dhe pastaj ankuhuni se po ju merr karrotreci. Sa mire jua ben.

Pale qe nuk jepni asnji lek per parkim ne Tirane, se ne ketej u grime!

Leje i here makinen nje minute me shume se duhet ketu ku jam une - dhe ne parkim te rregullt me pare - jo ashtu si parkoni ju ne mes te lulishtes - dhe te vjen karrotreci ne sekonde ta merr, dhe bej prove e ankohu.

Nuk kam pa ndonjehere ketu artikuj ne shtyp qe te ankohen mileti per karrotrec, se eshte e kuptushme: e bere gafen, do e pagush. Neper shtypin e shqiperise nje e me dy artikuj me ankesa per karrotrec, na e shpifen. Po c'pret nga pronare gazetash barkderra qe kane hallin me hy me makine deri ne hale, se nuk i lejne dot nje bllok me larg dhe te ecin 1 min ne kembe.

SHUME MIRE TJU BEHET ATYRE QE PARKOJNE VEND E PA VEND, bllokojne te tjeter, dhe nuk pagujne as pare!!!!

Lexoje me mire ate qe shkruhet djalo, arsyeja e vertete e asaj cfare thuhet ne shkrim eshte problemi se policia nje dite zbaton ligjin dhe nje dite tjeter jo.

Ne nje rruge te Tiranes, nje dite ka tabele dhe diten tjeter s'eshte me. Ose ti parkon historikisht ne nje rruge dhe nje dite te bukur, te vjen policia dhe ta heq makinen pa teklif.

Aq me keq qe kur ta merr, ti duhet te harxhosh 2 dite per ta nxjerre sepse vendi ku paguhet gjoba dhe vendi ku te cojne makinen jane ne dy skajet e Tiranes.

Pra, lexoje mire shkrimin, para se te dalesh ne perfundime se te gjithe shqiptaret jane barkderra me X5 qe nuk respektojne asgje!

Ti JozefK mos ma merr per ters po me siguri ke kohe qe ske shku ne Tirane dhe ke harru ca bohet. Une isha kte vere dhe me zu koka nga makinat e burite, thashe se dola menc. Pale ca komshi qe na bllokoshin komplet hyrjen para pallatit me makina te parkume, nuk kishim ku me nxjerre gocen me loz, gjithe masditet i kaloi ne shpi me nonen time. Jo karrotrec po me i thirr enver hoxhen me i bo zap.

Tashi qe policia shqiptare eshte pak si e korruptume ajo dihet, ska nevoje me na e kujtu njeri, po une them te pakten ti veje gjoba disave, sesa anjnjonit. Se keshtu arsyetojne disa: meqe nuk i vuni gjobe cunit te ministrit, mos te me veje as mua.

Jo mer lal, dashkan gjithe katunaret me dale me makina, me i parku du te dun e si te dun, pa pare, dhe mos me marre as gjoba. Biles dhe kur te marrin, ta kene pagesen kollaj ke dera e shpise ose mundesisht te vine ti marrin me makine me i cu ke kioska e pageses, se i eshte mesu bytha ne sedilje makine dhe po moren nai atobus i bje nuri.

Sa per ate qe ta cojne makinen larg po ta moren, aq me mire. As ajo nuk po i bo njerzit me parku sic duhet - mileti ne Tirane do hu jo karrotrec qe te veje mend.

Ja shifni ca parkimesh ke ne Tirane:

http://photos-d.ak.fbcdn.net/photos-ak-snc1/v944/228/6/797842346/n797842346_1004300_9637.jpg

http://i1.trekearth.com/photos/41212/chaotic_parking.jpg

http://www.abcnews.al/uploads/trafiku%20rrugor_2.jpg

Shif ketu tash foto te vjetra te tiranes ktu ke PPU, me shume rregull qarkullimi kishte atere se tani, turp e faqja e zeze: http://m.peshkupauje.com/2011/01/tirana-ne-vitet-20-30

 z. i maskum, rrofsh qe na tregon se c'behet ne Tirane, se ne as vete as vete s'e dime ku jetojme.. shyqyr qe ju kemi juve qe vini nje here ne vit e na hapni syte!

i vuna fotot per jozefin qe eshte knej ka amerika e veriut dhe e ka harru rrumpallen e tiranes, se ju qe jeni aty jua qaj hallin. nuk e them me ironi, e kam megjithe ment. Nuk rrihet ne ate kaos o burre, te ze tmerri me dal ne rruge. nje i mencem ke lagjja ime kishte ble nje nga kto makinat Smart dhe e parkote mu ke kthesa e trotuarit, aty qe eshte me hark, qe nuk lejohet ne bote se i ze pamjen te tjereve. Hajde mos ti bish pastaj!

 Po mi gru, po, tamom ashtu osht....

nuk eshte me qesh eshte me vu kujen, po thuj shyqyr jemi popull me humor.

nivel shume i dobet.. smiley

@Tebdil, une ne Tirane jetoj dhe e di si funksionojne gjerat, sepse perballem cdo mengjes me to. Megjithate, serish po te sugjeroj ta lexosh me vemendje shkrimin. Je komplet jashte temes dhe (edhe njehere) artikulli nuk thote te mos respektojme ligjet, por per gabimet qe ben policia, bashkia, shteti...te cilat bien ne kurrizin tim, edhe kur parkoj aty ku duhet.

qenka bo tirana me tramvaj? smiley

Po pra, ishte pjese e premtimeve te fushates te te dy kandidateve smiley

ja futen rumanise sa krahu. smiley

as eshte bo, as qe ka per tu bo, se sic e thashe me poshte nuk bohet as tramvaji as metroja me bilete treqinlekshe sic dun mileti ne tirane.

sic jua thashe po prape me poshte une paguj 7 dollare vajtje ardhje per ne pune perdite, per dava gjysem oreshi ne metro. Ti zotrules sa jep ne london? Se mua 7 mu dukte si shume, kur para ca ditesh dha televizori qe bileta e plote, me e pagu nga xhepi kushtoka 25 dollare vajtje ardhje - me gjithe ate korrent qe harxho metroja, amortizim i kostos ndertimit, pagat e nje dynja personeli (se duhet inxhinier i specializum, jo shofer sate per metro). Nga keto menjefjale 18 dollare nai paguka qeveria per ne. Keshtuna.

Ne tirane kush qeveri do ti paguje, ajo e bashes apo ajo e rames? se na hoqet trunin.

Si perfundim: metro nuk keni per te pas as sot as mot, po nxorret makinen perdite ka per tju gri karrotreci, prandaj po ju them, hypini kembve me mire o cuna, harroji keto te tjerat.

une e paguaj javore teb. dhe varet nga zonat ku shkon. Londra ka 9 zona... me te zakonshmet jane 1...6. (vetem nje linje ka deri ne zone 9). cmimi varet nga zonat.

Nje ndalese sikur te besh me autobuz, eshte 2 paund direkt.

Tani... nje dicka ketu. ahh... nuk di nga t'ja filloj. Teb, ne Angli, sistemi eshte kapitalist, thjesht i varur nga sektori privat. Ketu cdo gje nenkontraktohet. Edhe kompanite qe varen nga shteti, e kontraktojne punen me firma me te vogla, - tender pas tenderi... etj etj etj... 

Doli nje problem para nja 4 muajsh ketu, ku nje kompani qe merrej me modernizimin e metrose se Londres, pasi kish fituar nje kontrate nja 5 miljard paundshe per modernizimin e disa sektoreve te metrose, ja plasi bashkise ballit dhe i tha qe 5 miljarde nuk dalin, dhe kerkoi edhe ca miljarde te tjera(nja dy).

Puna qe behet, eshte minimaliste.

Ka stacione ne Londer qe edhe gjate L2B kane qene me te mira dhe te mbajtura - kuptohet, ngaqe atehere ishin te reja.

sorry, se nuk me dalin gjerat tani, se jane aq shume, dhe problemet aq te renda, ka aq shume per te thene, aq duf per te shfryre, saqe me mire po e qep fare.

90% e lekut per nje projekt ketu ne Angli, shkon per lubrifikimin e orificeve te zyrtareve super te korruptuar, middle-men, dhe materialeve super te shtrenjta me cilesi bajate supermarkati. manaxhimi i fondeve dhe taksave, ketu eshte maskarallek, po maskarallek jashtezakonisht i madh. Krim.

600 miljone paund eshte buxheti i HO per "security" (sigurine) per Lojrat Olimpike. Nje nga projektet me te felliqura dhe me te neveritshme, ku korrupsioni as nuk eshte fshehur ndonjehere. Ju nuk ja keni idene se cfare neverie eshte, nuk ja keni idene... sistemi ne Angli eshte teresisht i korruptuar, teresisht i neveritshem.

boll shfryva.

cmimi marramendes i biletes se metrose nuk justifikohet dot kurre nga shpenzimet qe mund te kete sektori i transportit publik. kurren e kurres.

 

mire pra ok, e zeme se nuk justifikohet dhe eshte i fryre nga korrupsioni i ndertimit. Tashi, kur qenka kshu ne londer, ca pret ne shqiperi, me mire? se kostot e ndertimit ato jane si knej dhe anej, firmen do e marresh nga jashte, se ne shqiperi nuk po ke firma qe dine me ndertu metro.

jo mo c'ne... ku dime ne te ndertojme metro??? Po pse mo me tekniket e Saliut matet fuqia dhe kompetenca profesionale e nje kombi?

Shiko teb, se me kete llogjike, me te vertete nuk ecet dhe nuk shkohet gjekundi. Shteti yne, nuk do ta kishte fare te veshtire te bente Tiranen me metro. Si nga ana tekniko-profesionale, ashtu dhe nga ana financiare - kjo e fundit do kish qene pakez me e veshtire se e para, por jo e paarritshme. E paarritshme ne kete mes - duke supozuar sukses, do kish qene perfitimi personal i figurave te neveritshme te atij kombi qe sot jane ne majat e pushtetit.

Dhe se fundmi teb, nuk po flasim qe Tirana do behej me nje metro si te Londres... nja 11 linja, nja 400 kilometra, gati 300 stacione, trena cdo 1-2-3-4-5 minuta... nuk besoj qe as ti, as une nuk do pretendonim per dicka te tille. Ne Londer ne nje dite te zakonshme udhetojne me metro nje popullsi sa ajo e gjithe Shqiperise. me kupton? Ne Tirane as 1/100 nuk do pretendoje dot. smiley

Tebdili kushedi sa ka pa ardh ne Tirane edhe ka ngel tek 1992! smiley

Pse kshu jozef, ca i kam lene mangut? apo nuk po te pelqe qe po te them se e ke fajin vete - do me dal me makine, do hash dhe nganje gjobe kokes here mbas here.

Ju doni tju themi, jo po sa gjynaf jeni qe po ju mundo karrotreci e po ju bie ne qafe policia rrugore. Une them: jua bo shume mire, shyqyr qe ka fillu me funxionu nje fije!!!!!

Po cne me flamur kanadaje ti jozef apo per t'na ngatrru?

 personalisht ne itali me ka shku edhe me keq. 80 euro per nje scooter vetem te parkingu qe i donte cash ne dore. shto ecejaket mes policise bashkiake dhe parkingut qe ishin me te lodhshme. duhet ti shtosh kesaj edhe gjyqin civil, edhe avokatin edhe ditet e punes. 

per nej scooter. qe pastaj e merr dhe merr vesh se te kane vene 400 euro gjobe se nuk kishe kaske. qe ban be se nuk do e kishe marre kurre ate scooter se 480 euro e blije nje te ri. ne sicili ku eshte e keshillueshme te ecesh pa kaske se ndryshe dyshon policia te ti.  me teper tingelonte e gjitha si nje maskarallek mes karrotrecit dhe policise bashkiake. per ato 80 eurot cash. 

 Mua me ka ndodhur dy here, dhe ishte tmerr i vertetete! per fat, dokumentat i mbaj gjithnje ne cante, dhe polici i gjobave, pasi e pa qe s'kisha gjoba u tregua zemermire dhe s'me coi tre here varavingo nga unaza e re ne kinostudio, po Breshka ime ( kshu ia kam vene emrin makines smiley fjeti nje nate ke parkingu i huj. Tani, me eshte bere fiksim, kudo qe parkoj makinen, shof rrugen mire e mire se mos ka ndonje tabele te fshehur. po, ama, ishte stermundim i madh! 

Keq me vjen qe e ke pas veshtire, po ja te ndodhi nje here dhe tash hap syte, ke vu men. S'bohet ndryshe, po se pesove nuk mso.

Na ka ndodh sa here ne ktej, sa i msum rregullat e lojes, po nuk eshte se po nai varte njeri kur i thoshim jemi te huj, nuk dime. Ne Tirane nuk jane as te huj, shqip flasin, ca halli kane??? Te plasin syte, te shofin tabelat.

Na fal AnaH se nuk e kam me ty personalisht.

 Eeee, fort e mire e ke, po nje dite s'jane tabelat, te nesermen shfaqen papritur e pakujtuar... eshte mire kur jep mend nga maja e amerikes, se tek e fundit, s'te hyn gjemb ne kemb... ( edhe s'e kam fjalen per gjembin e peshkut, he) 

jo mer lal, na ka hy gjemb ne kembe sa te dush ne knej derisa vume mend per vete per ate pune, kemi pagu gjoba sa te dush, e shume me te shtrenjta se ata ne shqiperi. se ketu nuk ka as me i dhene 5 milekshin policit e dil matane, duhet me e pagu gjoben se sben po ta vune. Ehhh... ju duket kollaj amerika ju.

 buke e djath, mo, ju duket amerika cave.  Po lene, se e kuptojme mire vujtjen tuj.

Po po fol me ironi. Prandaj nuk rregullohet gje ne Shqiperi, se keshtu i marrin njerzit punet, varja kesaj, kjo nuk me leverdis mua personalisht, mos na jepni mend nga jashte se jemi shume te zgjute vete, etj.

mire mer mire,

po ne ti qetsohu

smiley

 Seriozisht, tashi, po flet me nje nga njerezit qe perpiqet t'i respektoje rregullat ne maksimum, edhe kur thote tabela "ec me 60", me 60 eci, por po me gjete ti nje tabele ke stadiumi Dinamo qe thote "ndalohet qendrimi" apo qofte i tabele tjeter, pervec "vend i rezervuar per invalid", te heq kapelen... 

po aman mi ana, ca tabele iu desh komshive te mi per ta dit mos me zene hyrjen e pallatit aman? Vec me e mbush me tabela e orientime ne cdo cep: mbaj rradhe, thuj faleminderit, mos e shtyp ate plaken e shkrete qe po bo pazar, mos i bi burise ne kupe te qiellit kur ajo gruja me bebe ne karroce mezi po hyp trotuarin me gropa, mos ja shkel shpejtesise tamam kur ai invalidi me paterice filloi mezi duke kalu rrugen...

Jane ca gjona qe robi i di dhe vete pa te thenme po pati nje fije mend e mirekuptim - po deshe me jetu ne lagje e ne qytet si njeri flas.

 Ka dale nje metode tjeter,kush e ka kunj me karrotrecat,me 50 mije leke te vjetra,nxjerr inotin,te gjithe karrotrecave u can gomat me thike.

Obobobo....

si perfundim, karroatrec kena me i thon gjithmon? nuk gjetem dot nji llaf shqyp per inot te breshkaxhinjve?

Zgupthes smiley

mjet`heqes smiley

 

 ne te vertete, ne e kemi fjalen shqipe, quhet karroofiçine. Po eshte shume e gjate si fjale, prandaj i bien shkurt karroatrec.... smiley

Ah po, karrooficine eshte Shqipe e kulluar.

 c'te te them, gjemb, po e pate problem, futi nje te shpuar fjalorit. 

Aty tek fjalori i shpuar, mos eshte ngjitur me ate tjetren "dyrrotak bum-bum"? smiley

"makinmbajtese" sipas shembullit te "aeroplanmbajtese" smileysmiley

 kjo eshte me moderne dhe pershtatet me mire me funksionin dhe profilin e ri qe ka fituar karrooficina e vjeter... smiley

karroatrec shqip eshte, vjen nga gegnishtja e vjeter....e kemi si amerikanet, qe i thon tow truck, dmth kamioni terheqes

Karro-a-terhec...futi i cik hun, ene bohet, karroatrec

ky koncepti i parkingut te garantum me knoq!! nuk o i garantum Rushdije, eshte aq i shtrenjte sa poplli nuk e perballo dot, pranej ka dhe vene bosh.

shyqyr mer shyqr qe u knaqe

po i shtrenjte apo i lire, ekziston infrastruktura. me pas nji hall e gjen nji vend, ske pse i hyp trotuarit

ktu tek ne, ske se ku mer yahoo, vec me e parku siper kokes time. plus periferia ku parkohet kollaj, anej ka ju i ka kushtet , edhe me jetu, edhe me zdryp ne downtown pa makine.

ma boj ti mu linjen e rregullt te transportit publik, ma co dhe ujin e pishem qe mos lahem me uje pusi, edhe ambulancen, edhe po nuk vajta te rroj ne yzberisht e te mos ta perdor makinen ne qytet, mos me thenshin Ruzhdije

Mos u boj kshu, parkingu gjo e rralle gjithanej...robt levizin pa makina. Nje gje qe mund te behet ne tirane eshte krijimi i korsive te bicikletave qe dhe me shume rob te perdorin bicikletat nga qejfi, jo nga halli..

po fol me noshkaido, kete po them dhe une.

dashka Ruzhdia metro hene deri ne Paskuqan me bilete treqinlekshe & parkim te garantum (me sa e do ruzhdie, me treqinlek ora dhe ate?)

Si nuk e kuptoni qe puna e parkimit si cdo gje tjeter eshte pune kerkese-oferte: beje me cmim te shtrenjte, bie kerkesa, beje falas ose badjava sic e ke ne tirane, te gjithe dun nga nje cope masanej dhe i hypin trotuarit.

Folni mer ju te londres, me sa e kane bo ate lejen mujore te qarkullimit te qender anej? eeee. Moret vesh ju te tjeret, ne londer nuk te lejne hic me makine ne City po nuk tunde xhixhat muj per muj, jo me parku siper trotuarit, po as me kalu hic. Pastaj parkimi eshte cmim shtese vec lejes se qarkullimit me sa me thane mua atehere qe isha para ca vjet.

 Kush ju a ka fajin qe nuk keni parkime per makina, qe nuk keni sinjalistike te hajrit per qarkullimin rrugor, qe keni semafore dhe tabela te shtrembera ne rruge, qe nuk vizoni rruget per drejtim te qarkullimit, qe nuk keni opsione  aksesore levizje ne rruge per kembesoret, per te moshuarit invalidet etj.. e nuk respektoni ata?!! smiley

e nuk respektoni ata?!!

Hajt se ato te parat e zeme se e ka fajin qeveria dhe jo mileti qe eshte i ngordh se e ka bo enveri terbiet, por kjo e fundit eshte komplet fajit i vete ju te motorizumve.

Mu i her me ka ndodh knej me ma mor kerrin se parkova para nji kishe nga kto amerikonet qe duken si shpi. Kur shkoj diten tjeter ne mjes zemra ke themra e keni parasysh vete ju.

E ben dot Basha kete???????

mjafton nji pikpytje Jozi per me mor vesh se eshte pytje dhe jo pohim.
Kjo qe ka bo ky ka qene nji demonstrim i sajum po nuk eshte e thon se duhet patjeter me dal me patrullu rrugve vete kryetari i bashkise me tank...kaqi gjo ti e kupto apo jo? edhe ngritja zgupthi me kamion te nji rruge te con, te respektimi i rregullit dhe te tjereve. Basha le t'i 10fishoje gjobat nqse asnji nuk e rru nga kto ekzistuset.

Tankun e pare ne lagje, ti do t'a marresh.

po mi Bardha po, e kuptojme aq. edhe une te respektimi i rregullave i kisha pikepyetjet!

Artikull i rralle ky. Po kujtohen edhe gazetat tani qe ne Tirane ka rene bomba. Se deri tani pallatet dhe mungesa e transportit urban dhe nderurban qe ia bente 'muuu' nuk ishte arsye per te shkruajtur. Po edhe atehere kur shkruajne ankohen per policine dhe nuk thone asnje fjale per infrastrukturen urbane. E di njeri ne Shqiperi se ku e ka zyren Bashkia e Tiranes? Nejse. Urime dhe te shkuara.

pikerisht kjo ma heq trunin dhe mua. Ne vend qe te dali njeri dhe te thote: e kam fajin komplet vete, se du makinen ke menerja kudo qe te shkoj, dhe qe te permiresohet situata marr zotim psh ta perdor makinen vec njehre ne dy dite, jo perdite e zeme, te gjithe thone: jo, e ka fajin policia, e ka fajin karrotreci, e ka fajin bashkia, e ka fajin atobuzi.

Vete o vete e keni fajin, qe jeni bo qulla si pelte doni vec makine. Se ca po ju duket vetja me makine. si ata te filmit qe shiten gomeret dhe blene bicikleta, dhe ju po ashtu, na keni shit bicikletat tashi keni ble makine, po mentaliteti po katunar mbetet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).