Gjergj Erebara Piramida është një figurë gjeometrike jo dosido! Emri mbart kuptime dhe ndjesi të çuditshme. Gjatë rilindjes Europiane, piramidat e Egjiptit qenë simboli i vuajtjes së kotë dhe të pakuptimtë të skllevërve. Piramida është simbol i një hierarkie sunduese, forme organizimi për korporatat, alegori për skemat financiare mashtruese, simbol i pushtetit të fshehtë të masonëve, etj. Të gjitha këto e bëjnë këtë figurë gjeometrike diçka më shumë se sa një figurë e zakonshme gjeometrike. E tillë është edhe piramida e Tiranës. Unë jam në dilemë dhe nuk po arrij të zgjedh dot nëse vendimi i qeverisë së sotme për ta shembur mund të kuptohet më mirë nën kompleksin e Rozafës, apo në atë të piramidës si hierarki shoqërore. (Qeverisë thashë? Në fakt vendimi është i vetëm një njeriu: kryeministrit Sali Berisha). Kompleksi i Rozafës është i njohur. Mania për të mohuar historinë, a thua se i përket një populli të largët, filloi me fitoren e pavarësisë dhe që prej asaj kohe nuk ka rreshtur. Shteti i paraluftës mohoi epokën Otomane, shteti komunist mohoi epokën Otomane dhe atë të paraluftës e shteti i sotëm bën pak a shumë të njëjtën gjë. Narrativa historike kërkohet diku larg në të shkuarën të [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).