albanian_shepherd.jpg (315×450)(Dy bari, - Ademi, toskë e Leka gegë – ankojnë gjendjen e mjerueshme t’ popullit t’ Shqipnis me nji alegori mitologjike).

Leka  ... As s’ këthejnë jo mâ

Ato kohna t’ prarue me gaz prendvere,

Kuer mbi Kunorë t’ Parnazit t’ onë e t’ Pindit

Ńder fusha t’ Thesalis defrim kerkote

Gjeni shqiptar rrethue me Zana t’ veta,

Rrethue me Zana t’ bardha qi kuer këndojshin,

Derë zogjët e pyllës pá bëzajtun i prigiojshin,

Deri rrjedha e kullueme e ndalte vrapin

Nen kamët e pastra t’ atyne kangëtorevet,

E veç atëherë vrapote me kalue,

Kuer ndejte kanga e tyne. As s’ këthen jo koha

Kuer neper prozhmet e Dodonës hyjnore

Tingllojshin gjethët e pyllës me tinglla argjandit

Mësá fill prej s’ nalti zbritte si vetima,

Merkuri i lét prej qillave dergue

Fatin me ja cilun neper gojë t’ Oraklit,

Shqipnis mbretnore. A s’ këthejnë, o Adèm, jo kohnat

Kuer neper brigjet t’ Adriës krenare

Nimphet shqiptare plot haré londritshin

E melodin e tynvet andej bregut,

E pritte e çmendun me poni Europa

(E) pá gjytetnueme...

 

Ademi – Krahënjomë tepri mos fol. E di se friga

Ato buzë t’ tua i bân m’ u dridhë prej mnerit,

E me trillue ça s’ âsht dasht, me folë çka s’ mundet

Me kȇnë. E prá edhè ti ké vûe n’ oroe

Si edhè hana ndrron fëtyrë, edhe Motmoti

Herë struket neper cërrule, herë shpervilet

Lule tuj derdhë me mija neper fusha,

Deri sá lodhëshem djersen e morrîzit

E fshin prej ballit e me vile topçe

Freskin rishtas e ndin. Ti e din mirfilli

Sá fort terbohet era mbî çetina

Qi qeskine perpjetë kreshta i rrisin

Sa e rrebët do t’ shkrepin permbî pyrgjet nâlta

Rrëfeja mizore; por do t’ njallet rishtas

Rishats do t’ njallet po komi i Shqiptarit.

 

D. Ndré Zadeja, Prej dramit t’ pa botuem: Hija e zeze. 

(mblodhi e shtypi v-bey)

10 Komente

smiley

Shume e bukur, v-b. falemnderit! Cfare pershkrimi!

 

Gjeni shqiptar rrethue me Zana t’ veta,

Rrethue me Zana t’ bardha qi kuer këndojshin,

Derë zogjët e pyllës pá bëzajtun i prigiojshin,

Deri rrjedha e kullueme e ndalte vrapin

Nën kamët e pastra t’ atyne kangëtorevet,

E veç atëherë vrapote me kalue,

Kuer ndejtë kanga e tyne. As s’ këthen jo koha

Kuer neper prozhmet e Dodonës hyjnore

Tingllojshin gjethët e pyllës me tinglla argjandit

Mësá fill prej s’ nalti zbritte si vetima,

Merkuri i lét prej qillave dergue

Fatin me ja cilun neper gojë t’ Oraklit,

Shqipnis mbretnore.

U ktheva prape une smiley

Rremova pak neper rrjet dhe gjeta kete

Dom Ndre Zadeja është një nga të dyzetë martirët, për të cilët vijon faza dioqezane e beatifikimit. Qe martiri i parë i furisë komuniste mbi Kishën katolike në Shqipëri; urojmë të jetë ndër të parët të Lum, që do të ngjiten në nderimet e elterit.

Dom Ndre Zadeja, klerik, dramaturg, poet e prozator, lindi në Shkodër Më 3 nëntor 1891. Tri klasët e para të fillores i kreu në një shkollë italiane. Nga klasa e katërt e më tej, studioi pranë Kolegjës Saveriane, drejtuar nga jezuitët. Studimet e larta i kreu në Insbruk të Austrisë më 1916. Po në këtë vit u shugurua prift. U kthye menjëherë në atdhe e pikërisht në vendlindje. Pati fatin ta çonte Meshën e parë në kishën e Zojës bri kështjellës Rozafa, ku nderohej e nderohetedhe sot, Zoja e Këshillit të Mirë, Pajtore e shqiptarëve. Ishte një ditë e bukur pranvere, 26 prill 1916.

_______

 

M'pelqeu shume kjo "Evropa e pagjytetnueme". Nga ana tjeter me beri dhe i cik me qesh, duke pare rrethanat qe jemi sot e mot.

Sa bota qe je ti. Flm per infon. s' dija shume nga keto te dhena.

i pari qe te vritet  - hmm,  shume ironik si fakt.

Mu me then te drejten m' intereson gjithmone drama, e Zadeja eshte nga emrat qe lakohet shpesh.

Gjuha shume e bukur, stili e tema klasike, ndersa mitologjia shqiptare.

Mgjs nuk eshte poezi sic klasifikohet ketu, rrjedh me bukur se nji poezi.

Do ishte shume shume interesante po te vihej ne skene sot me na 1 teater te vogel rrethi

 

 E bukur por mjaft naive dhe arkaike .Nga pikpamja gjuhsore shumë e pasur .

V bey e ke marrë nga origjinali apo ndonjë ribotim pasi shkrimi ka shumë "ë" dhe aty ku s'përdoren nga gegnishtja në t'folme dhe në shkrim. ? Flm Bey !

Ne c'kuptim arkaike, prizren?

ana, krijime te tilla i jan dash kombit. nderkaq, poezia si e tille brenda vjershes, ne fakt, po ta vesh re, fillon e ndihet tek pjesa e Ademit.

Po, vertet, Em. Ke pjesa e pare me terhoqi pershkrimi, ankimi per nje lloj Olimpi te pacenuar ende nga merite e Zeusit dhe Heres, ke pjesa e dyte alegoria me duket e ngjashme me "Manushaqen" e Naimit. Madje, ka nje sere poetesh te Rilindjes qe perdorin natyren per te shprehur gjendjen e rrebeshet, te themi, qe kalonte asokohe Shqiperia.

@Prizren, jo s'e mora per te keq, por me duket se periudha kur eshte shkruar, te pakten per ne sot, eshte goxha e hershme, ne mos e lashte, ndaj per kontekstin e kohes s'me tingellon e tille. smiley

 

p.s. pervec faktit te "dashnise" sime per gegnishten.

 

 Jo në kuptimin e keq .Forma (dramë në vargje ) dhe përmbajtja .Për kohën kur është shkruar ndoshta ka qenë më e përvetsueshme .

ke shume t'drejte Zaranika!

ishin disa "ë" me teper, (saksisht 5). Faji i 'predictive text' qe i shton ë-te vete.

pjesa eshte marre nga 1 liber i viteve 30 qe e citon me pjese dramen.

tung

Rrëfeja mizore; por do t’ njallet rishtas

Rishats do t’ njallet po komi i Shqiptarit.

u njall u njall , pa merak. E ndriti fare komi ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).