-  Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci deklaron se me arritjen e marrëveshjes një ditë më parë, u arritën edhe tri objektiva të rëndësishme.

Thaci: Endrra e Beogradit për ndarje, u shua

Në një intervistë për radion Europa e Lirë, Thaci theksoi se me paktin u realizuan tri qëllime: respektimi i plotë i reciprocitetit, ndalja e plotë e kontrabandës dhe vënia nën kontroll të plotë të territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas Thacit, ajo që do të duhej të ndodhte në qershor të vitit 1999, ndodhi në korrik të vitit 2011, ndërkohë premton se në veri do të sundojë rendi dhe ligji dhe se për këtë ka mbështetjen ndërkombëtare. Ai tha se pas 25 korrikut, ëndrra e Serbisë për ndarjen e Kosovës është shuar. 

“Tani kemi një rrethanë të re, një situatë të re, një kapitull të ri, i cili nuk do të ketë në asnjë rrethanë kthim mbrapa. Për Kosovën nuk do të ketë rikthim në gjendjen e para 25 korrikut, do të ketë vetëm ecje përpara.Angazhimet tona do të jenë të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar dhe për rregullimin tonë të brendshëm do ta respektojmë vetëm Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe nuk do të dialogojmë apo negociojmë me askënd”, u shpreh Thaci.

top channel

2 Komente

Hajt per hajer smiley

Në fakt ndarja filloi me këto fjalë.  Shpresa, që kisha për popullin shqiptar prej këtyre fjalëve e tutje ose deri në ditën kur populli shqiptar do të ngritet pasi ta ketë parë që është tërhequr për kapistalli si një gomar në Kosovë, në Maqedoni dhe Shqipëri, më është shndërruar në frikë të bazuar që ne jemi në pozcionimin tonë si njerëz ku ishim me 1948 kur u bë strukturimi i parafundit i botës. Nëse historia është ndonjë referencë, shqiptarët nuk do të shohin dritë deri me 2054. Sa më vjen keq për popullin shqiptar sa më vjen keq që gjithmonë kishte ushtarë të shkëlqyeshëm dhe udhëheqës harbutër dhe injorantë.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).