Bashkimi Evropian refuzon projektin për gjuhën shqipe

 TIRANE-I nisur me qëllimin që të ngrihet interesi ndaj didaktikës së gjuhës shqipe në hapësirën kulturore evropiane, projekti për certifikim të gjuhës shqipe nuk ka gjetur përkrahjen e Bashkimit Evropian. Projekti me titull "Certification of Albanian for speakers of other languages: pegging albanian to CERF" (Certifikimi i shqipes për folësit e gjuhëve të tjera) është lënë jashtë listës së projekteve që ka mbështetur Agjencia Ekzekutive e Arsimit, e Kulturës dhe e Audiovizualitetit - Erasmus Mundus dhe bashkëpunimit me jashtë në Bruksel.

Në përgjigjen zyrtare kjo agjenci ka dhënë disa arsyetime, ndër të cilët thuhet se tematika e projektit nuk përputhet plotësisht me programin e "Erasmus Mundus", sepse në thelbin e propozimit është studimi i gjuhës shqipe, e cila nuk është ende gjuhë zyrtare e BE-së. Por ata që morën këtë nismë janë të bindur se do t'ia arrijnë qëllimit. Projekti mbi certifikimin e gjuhës shqipe është nisur nga profesori arbëresh Francesco Altimari nga Universiteti i Kalabrisë, derisa për hartimin e tij kanë bashkuar forcat 12 organizata, shumica e të cilave janë universitete. Ndër to, projektit i kanë kontribuar Universiteti i Prishtinës - Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Profesori Francesco Altimari, i cili është koordinator i projektit, duke iu referuar përgjigjes zyrtare të kësaj agjencie, u ka shkruar bashkëpunëtorëve: "Duke qenë se tematika e projektit tonë nuk përputhet plotësisht me programin Erasmus Mundus (siç shkruhet në përgjigjen e agjencisë), pasi në thelbin e propozimit tonë është studimi i gjuhës shqipe, e cila nuk është ende gjuhë zyrtare e BE-së, pjesë e arsimit evropian, mund të trajtohet në programe të tjera, alternative, ku promovimi i arsimit të lartë, në rajonin tonë është i mbështetur fuqimisht nga programi 'Tempus'", ka thënë Altimari.

Me gjithë refuzimin, Altimari ka siguruar që nuk do të ndalojë përpjekjet për përfundimin e këtij projekti. "Përpjekjet tona nuk do të përfundojnë këtu. Ne do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e mëtejshëm të këtij projekti, duke marrë parasysh pikat më të dobëta të vlerësuara nga 'Erasmus Mundus', në mënyrë që ta përshtatim sipas kritereve që kërkon programi 'Tempus', i cili e përfshin plotësisht tematikën e projekt - propozimit tonë nga këndvështrimi gjeografik", ka thënë ai.

Albanologu i njohur ka shtuar se projekti do të riparaqitet sipas linjave që parashikon programi "Tempus 2012", duke u këshilluar me konsulentë dhe agjenci të posaçme që mund ta fuqizojnë projektin, duke e ngritur në shkallën e duhur dhe për ta ngritur interesin ndaj didaktikës së gjuhës shqipe në hapësirën kulturore evropiane.
Bardh Rugova, shef i Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës, njëherësh drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ka siguruar se përpjekjet për certifikimin e gjuhës shqipe për folësit e gjuhëve të tjera nuk do të mbarojnë me kaq. "Siç ka thënë profesor Altimari, do të provojmë sërish mot. Sugjerimet do të analizohen dhe ne si ekip i plotë do t'i plotësojmë. Do të provojmë deri në fund, derisa t'ia arrijmë qëllimit", ka thënë Rugova. Rugova ka shtuar se Universiteti i Prishtinës ka dhënë kontributin e tij, brenda mundësive të veta. "Si Departament i Gjuhës Shqipe dhe si Universitet i Prishtinës ne i kemi përmbushur kërkesat që na janë parashtruar: kemi prezantuar marrëdhëniet ndërkombëtare, kontributin ndër-kombëtar, punën e Seminarit Ndërkombëtar, prezantimet e kuadrit tonë në universitete të BE-së", ka theksuar ai, duke pohuar se puna është mbikëqyrur nga prorektori Bajram Berisha.
Sipas tij, partnerë të projektit pos Universitetit të Kalabrisë, kanë qenë disa universitete të rëndësishme evropiane, përfshirë Munichun, Torunin e Palermon. Partnerë kanë qenë, po ashtu, dy akademitë shqiptare të shkencave, e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës, ai i Elbasanit dhe i Shkodrës.
Profesor Altimari menjëherë ndërkohë ka nisur punën për përmirësimin e projektit.
"Brenda muajit shtator 2011 do të ngremë një komision të përbashkët, që do të punojë në formë telematike, duke ndarë punën e revizionimit të projektit dhe duke vënë bazat e një projekti të ri TEMPUS, që do të paraqitet brenda afatit kohor, në shkurt të vitit 2012", propozon ai.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

35 Komente

po, dhe nuk eshte gjuhe zyrtare e BE-se.

get it over with.

Po i njejti program perfshiu gjuhet sllave perpara se te beheshin gjuhe zyrtare te BEse...Keshtu qe ka nje fare diskriminimi ketu

se ai diskriminim na ka mbetur per t'u marre o art.

besoj e kupton ku e kam fjalen. smiley

Te kuptoj fare mire..Por tek mohimi i gjuhes fillojne te gjitha....Dhe po te marrim parasysh se kemi rreth 8milione shqipfolesh ne ballkan(duke perfshire ketu arbereshet dhe arvanitasit)...Nqs BE e fuste shqiperine ne kete projekt do te kishim nej rishikim akademik gjuhesor ne Evrope  te shqipes(e cila eshte len pas dore) dhe gjitahshtu automatikish kjo do te sillte nje studim te detajuar te gjuhes arvanitase...e cila do te na sillte tek parnimin de juro te minoritetit shqiptar ne Greqi(gje e mohuar historikisht)

Nje studim gjingant te gjuhes arvanitase dhe asaj arbereshe ka bere Ate Antonio Belluschi(te cilin e kam njohur personalisht)..Interesante ishte fakti se shume fjale te pastra shqipe te cilat ishin zhdukur nga shqipja moderne ishin ruajtur ne dialektet arbereshe dhe arvanitase

 

 Art... ver re kete:

Projekti me titull "Certification of Albanian for speakers of other languages: pegging albanian to CERF" (Certifikimi i shqipes për folësit e gjuhëve të tjera)

Nuk ka fare rendesi sa shqipfoles ke ne Ballkan apo ne bote. Cfare ka rendesi ketu, eshte fakti se SA u imponohemi dot ne te tjereve qe ata ta ndjejne te nevojshme mesimin e gjuhes shqipe.

Per sa kohe qe Evropa te dergoje ne Shqiperi njerez qe nuk kane fare nevoje per Shqiperine, shqiptaret, gjuhen, traditen apo kulturen e tyre... pra "specialiste" (cka na degjeneron ne gjithmone ne rolin e cirakut qe u rri gati nga mbrapa si langua), certifikimi i shqipes eshte krejtesisht i panevojshem.

Kur Shqiperia dhe shqiptaret te behen faktor, atehere merr kuptim ajo gje.

deri ne ate dite, na del e tepron biznesmeni i huaj Fazllic. Sala, po e po, di anglisht shkelqyyr...

me kupton?

Po pra, ata e kane gozhden ku te kapen keshtu kot sa lodhemi. Me gjuhet sllave veshtire krahasimi, se ato kane me shume foles gjithanej.

 Projekti mbi certifikimin e gjuhës shqipe është nisur nga profesori arbëresh Francesco Altimari nga Universiteti i Kalabrisë, derisa për hartimin e tij kanë bashkuar forcat 12 organizata, shumica e të cilave janë universitete. 

Nga  Universitet e Shqiperise as nje nismetar,  rrofshin Universiteti i Kalabrise dhe ai i Prishtines, Profesoret e tyre, qe menduan me  shume per gjuhen Shqipe  sesa  Universitet dhe Profesoret e  Memedheut  !

 ja ky eshet niveli dhe "kontributi" i Akademise... me akademike mundesa dhe ngrites peshash...

Harram ..."sisen" e Mëmëdheut !

..indiference e pa justifikushme..

po kshu eshte kur dhe akademia, dhe universitetet jane prona te partise ne pushtet....car m00ti doni, si ju socialistet e si demokratet. 

Mesimin e gjuhes shqipe dhe pranimin e saj nuk permend si imponim por si obligim...Shqipja i perket trungut indoeuropjan dhe ka pasur nje influence te madhe ne krijimin e gjuheve ballkanike

Ketu kam nje studim interesant te institutit shkencor austriak FWF qe eshte ne punim e siper...Ne perfundim te studimit pritet te mbrohet teza se gjuha shqipe eshte nje nga gjuhet me te vjetra ne Evrope dhe se fjalet dhe shprejet e perbashketa ne gjuhet ballkanike("Sprachbund&quotsmiley, e kane origjinen tek shqipja e vjeter

 

 

http://www.fwf.ac.at/de/public_relations/press/Images/pv200805.jpg

prezantim studimi art. smiley

but then what?

shqipja per persona qe flasin gjuhe te tjera. ky eshte strumbullari.  ose une nuk i kam kuptuar bazat mbi refuzimin formal.

me e vjetra apo jo, nena e te gjitha gjuheve te botes qofte...

art, ne na duhet nje shkolle shqipe, vetem njecke shkolle shqipe, prej nga nxenesit te dalin minimumi te afte per te shkruar shqip.

lexo peshkun lart e poshte art... shqiptaret, me apo pa shkolle, kane probleme te renda, handikape te renda ne shqip...

Lere fare se ajo puna e shkollave eshte skandaloze....Nga ato shkolla po dalin brezi i ri i apatikeve parazitare.."So called" qeveria(familja talebane) kujtoi se lau duart me arsimin duke e privatizuar dhe kioskezuar...Librat i nderrojne cdo vit qe te furnizojne familjaret dhe miqte me tendera(keshilltari i Berishes eshte fituesi i tenderave qe shtypin librat shkollore)..e c'mund te flasim per cilesi ketu.....Dhe qe ti veme pikat mbi vella zotrules vete brezi i te rinjve eshte barmoetri dhe situata aktuale e shqiperise e tregon me se miri se c'berz po edukohet ne ate vend...trushpelare pa aspirata...Ngulen perpara Llotove dheqellimi i jetes eshte nje skedine...Dhe telenovela meksikane mbasdite...Se dola fare nga tema......Te rrojne shqiptaret jashte vendit(Arbereshet) thuaj qe marrin inicjativa te tilla....

Tani problemi qendron ketu se Shqiperia aktualisht nuk eshte vend i BEse por Italia eshte, dhe Arbereshet jane nje minoritet i njohur ne Itali..Po ky program ka njohur gjuhet e minoriteteve si Flamenke,Katalane dhe Saami keshtu qe nuk mund te perdoresh dy standarte ketu besoj une

 

art, me kupto drejt. nuk po them qe s'ka dy standarte. ka qe c'ke me te.

por mos harro qe flamanet jane mbi nje miljon, dhe jane mu ne bruksel, edhe kryeministra, dhe pa droje dhe turp qe te mesyjne ne dyert e kotecit BE-ist dhe t'u flasin ne gjuhen e tyre. Poashtu dhe Saami... pervecse jane popull shume krenar, dhe nuk kerkojne fare njohje te ketilla... arbereshet ne itali mezi kapin nja dy tre qindmije si numer, me shifra bujare te shtetit italian... per shkak se kane humbur ne te vertete o art, si minoritet gjuhesor, jo se italia i ka shtrenguar ndonjehere te mos deklarojne cfare jane. nuk jane e njejta gje art. ne belgjike ka zona te tera qe edhe per krenari, nuk flasin gjuhe tjeter pervecse flames smiley dhe poashtu ne suedi, nor, fin... jane shume, apo jo.

nderkohe qe arvanitet nuk egzistojne fare. po fare fare fare.

besoj se e kupton ndryshimin.

@grava: "kl", "gl"... parashtesa te tjetersuara edhe ne Italisht, fare shqipes.

"Piangere" ne Napoli i thone "kjanjere". "piu" i thone "kju". ka ndikim, ka shume, dhe jo nga arbereshet... jemi pak me te hershem sesa thuhet ne ate gadishull. smiley

naten e mire te gjitheve, se ika tani.

kjo eshte 'press release' nga 2008...

Po ne akoma nuk jemi marre vesh vet se cfare GJUHE flasim Tongue ....fshije dhe bjer ndonje pcavure Intelektuhalesh si te atij Kelmendit ose fundja edhe te ndonjerit ketej !

Peprjekje interesante dhe kemngulje po aq interesante e ketyre arberesheve dhe arvanitasve . Dhe per me teper shume prekese dhe shume e Lavderueshme . Jo vetem qe Urojme te shperblehet Kembengulja e tyre , po duhet te ftohen te gjithe Pasunaret SHQIPTARE te bejne c'eshte e mundur ne Finanacimin e ketyre Levizjeve me BAZE Shqipetaresh te VERTETE . Shembull konkret se cdo me thene Shqipetarizem pa llogjiste klubesh Kombetare e rini te mbeshtjellur me flamuj te kuq per tu perdorur si SFOND karieristesh ! Ju dhemb shpirti kur shohin se si "barbaret " e sotem sulmojne fitoren me te madhe te Unifikimit te Kombit tone ....... Unifikimin e Gjuhes Zyrtare !

Patjeter do arrijne , patjeter do ta Realizojne Projektin ... Patjeter se eshte Domosdoshmeri e Pashmangshme Historike e Kombit Tone Europian ne Gjak e Teritor . Eshte pjese e Trupit te Europes ralisht eshte pasuri e Kultures se saj .Urime dhe shume urime !

 Art..na gjej ndonje albanolog ose profesor shqiptar nga keta  "te eres sone".. se te huaj ka plot. smiley

Albanologe shqiptare...Hmmm...Po bej nje paralelizem ketu...Jane si puna e paketave turistike brenda vendit ne agjencite tona turistike...Te flasin per Tivarin,Budven,Egjiptin,Karaibet me imtesite me te vogla po per Shqiperine as qe e kane idene.. smiley

Po permend vetem arvanitasin Aristides P. Kollias(aristidh Kola) i cile eshte injoruar totalisht nga qarqet tona akademike...(nese mund ti quaj ketu parazitet)

 

Sipas kujt?

This is the tree of the Indo-European languages, built in the year 1974 from the Lingustic Institute in Sweden and published in 1975 on the world book: Webster’s New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc., 1975.
ISBN 0-539-048523-3.

Ne Edirne eshte hapur dega e gjuhes shqipe.Eshte marre shume serizisht nga turqit,gjithe problemet vijne nga tre pedagoge shqiptare qe zihen,vijne,ikin ,tollovi e madhe me pak fjale.

keshtu kot, sa per te treguar percapjen tone kombetare per te ndricuar gjithe boten me gluhen dhe kulturen tone smiley

a2  ..."gluhen".. Keshtu  eshte e folura e Çamerise.Perdorimi i grupit bashketingellor "gl " "kl"..klumesht, per qumesht. Jane me afer te folures se shqipes hershme.

I thashe keto duke perjashtuar rastin qe ju ta keni shkruar padashur. 

nuk jam came,por me pelqen ky shqiptim smiley

pisat..po deshen mer..zaten shqipen nuk kane b.. te gjithe me e msu smiley

nuk eshte cfaredolloj gjuhe..me falni per fjalorin lart por e meritojne ne kte rastsmiley

ne e meritojme te paret,ne qe nuk e respektojme sa duhet dhe nuk e percjellim dot lartesine e saj.kam njohur ketu pleq 90 vjecare qe pa jetuar asnje dite ne memedhe kane nje shqipe gurgulluese qe te mahnisin.nderkohe qe femijet e emigranteve prej 20 vitesh,nuk dine shqip smiley

e drejte smiley

 Art Changed the. Ai studimi mu duk shume interesant.Ne se ke te dhena me shume,  te sygjeroj te beshe nje artikull me te plote dhe botoje!Nuk eshet gje e vogel them.

Une e nisa nje artikull perpara ca kohesh ne lidhje me studimin, por adminet nuk ma botuan ...Megjithate do perpiqem ta nis serisht dhe te hapim nje teme me vete

 Nisja ne adresen e  e;mail te Aleksander Çipes tek "SHQIPI" !Kur ta kesh nisur artrikullin po munde  me thuaj.

Tung 

dhe mua mu duk shume interesant.jam shume kurioze te di me teper rreth tij.

 Mendoj se nje televizion i fuqishem, mund dhe duhet te kete ore programi me gjuhen e vjeter shqipe, per arvanitasit, arbereshet dhe arnautet, me qellim ringjalljen e shqipes tek keto grupe qe jetojne ne Greqi, Itali dhe Turqi. 

Ide me e mire ne fakt do te ishte sensibilizimi i familjeve te tashme(20 vjet) mbi perdorimin e shqipes ne familje,me femijet e njeri tjetrin.

Te pakten keta te ketushmit(qe jane jashtezakonisht shume),e ruajne ne menyre perfekte gjuhen,zakonet,festojne pervit pavaresine e Shqiperise dhe Kosoves qe cuditesh.Flas per te vjetrit,se ata pas `90 bejne sikur s`dine.

Me tregonte njehere nje grua 80 e kusur qe kishte punuar drejtuese ne nje institut se si e jema u thoshte :ne prag e brenda jemi shkipetare,jashte jemi si ata

 

pasi kesaj i kishte vdekur i shoqi,e kishte shitur makinen sepse:

pupupu eshte turp te nise gruaja pa burre makinen,ne jemi shkipetare,nuk jemi si keta..

Mbeta ma goje hapur smiley

that is a great idea Pjero. smiley

nje pune te tille, ose kontribut, une do e kisha dhene falas per sa kohe te kisha fuqi ta ruaja balancen pozitive ne rendiment. - dmth, gjithe jeten. dhe jeta sikur te zgjatet kur vetes i ve perpara pune te ketilla, projekte te ketilla. makes you go mad till you achieve all the goals.

i love your idea! it's so easy. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).