22
Aksiomë: një grek bën çfarë është e mundur që të zgjerojë hapësirën midis dëshirave dhe realitetit. 23
Këtë e arrin ose duke zmadhuar në formë të ekzagjeruar dëshirat e veta, ose duke shkatërruar mjedisin ku jeton, Ose, akoma më mirë, duke i kombinuar të dyja
27
Greku kur shikon veten e vet në pasqyrë, dallon ose Aleksandrin e Madh, ose Kollokotronin, ose (të paktën), Onasin. Asnjëherë Karagjozin.
28
Në të vërtetë, në realitet, ai është Karagjozi që imagjinon veten e vet si Aleksandri i Madh. Është Karagjozi me profesionet dhe dyfytyrësinë, përherë i uritur dhe me vetëm një zanat të vërtetë: atë të aktorit 31
Greku synon në çdo fushë të jetë jashtë realitetit. Dhe pastaj ndihet fatkeq, sepse është jashtë realitetit. dhe pastaj akoma, ndihet i lumtur, për shkak se është fatkeq.
32
Në fakt, greku e injoron realitetin. Jeton dy herë më lart nga sa i lejojnë kushtet e veta ekonomike. Premton trefish më shumë sesa mund të realizojë. Di katërfish më shumë, sesa ato që realisht ka mësuar, ndjen (dhe ka empati) pesëfish më shumë nga sa realisht ndjen. 34
Prej këtij injorimi, në formë të ndërgjegjshme ose jo të realitetit, buron komedia dhe tragjedia. Që të dyja marrin jetë, prej hiperbolës dhe konfliktit.
39
Greku duket i lumtur, kur është fatkeq. Kur gjithçka shkon mirë, ndihet i shqetësuar dhe i turbulluar. Nëse nuk ka arsye të jetë fatkeq, do kërkojë t’i gjejë.
40
Lumturia prej fatkeqësisë së grekut, shprehet mrekullisht nëpërmjet gërnjës.
41
Mbetje e skllavërimit? Shenjë njohjeje e popujve të nëpërkëmbur? S’e di. E shumta që do dëgjoni, është një psherëtimë e thellë dhe shprehja...”e! le të themi se jemi mirë”44
Ka një lidhje të çuditshme mes grekut dhe fatkeqësisë së vet. Për këtë arsye, momentet më të mira, ai i përjeton kur është fatkeq. Ose kur kërcënohet. Krizat dhe konfliktet, e forcojnë. Mohimi, bëhet qëndrim.
47
Ligji grek i Parkinsonit “dy grekë mund të bëjnë për dy orë, punën që njëri prej të dyve do e bënte për një orë” – për shkak mosmarrëveshjesh.
49
Cilido popull, (nëse) do ishte pasardhës i grekëve të lashtë, do të ndihej në mënyrë automatike fatkeq. Kjo nuk do ndodhte, vetëm nëse do mund t’i harronte, apo tua kalonte.
60
Lidhja jonë me grekët e lashtë, është një nga burimet e kompleksit të inferioritetit. Burimi tjetër është krahasimi sipas vendndodhjes, jo sipas kohës. Ai me popujt modernë “të zhvilluar”. Me “Evropën”. 62
Vërtet, sa evropianë jemi? Prej Evropës na ndajnë shumë gjëra, mbase më shumë sesa na bashkojnë. Grimca të vogla prej lëvizjeve të mëdha kulturore që krijojnë civilizimin e sotëm evropian, kanë arritur tek ne (nuk po flasim për minorancat greke të iluminuara). As Mesjeta Skolastike, as Rilindja evropiane, as Reformacioni, as Iluminizmi dhe as Revolucioni Industrial. Mbase, kulturalisht jemi më afër me Rusinë e Sllavofilëve, sesa ndaj Evropës së racionalistëve. Po ndikimet lindore?
65
Në rrënjët e fatkeqësisë greke, qëndrojnë dy sindromat e inferioritetit. Njëri është në kohë – me paraardhësit, dhe tjetri në vendndodhje – me “evropianët”. Këto komplekse, nuk mund të justifikohen, jo se nuk janë ama reale.
Realiteti grek.(mostra studimi)
Institucione
108
Burokracia është ajo sëmundje të cilës vetë ajo mendon se e ka gjetur ilaçin përmes ekzistencës së vet.109
Grekët vazhdojnë ta trajtojnë shtetin e tyre, si të ishte akoma vilajeti turk i hyqmetit. Kanë të drejtë. Ekonomi.118
Idili i fundit i grekëve me shoqërinë e konsumit, i ngjan një fejese të gjatë, por pa martesë.Αrsim120
Problemi i arsimit grek, është problem arsimtarësh. Vetëm një njeri me personalitet, mund të ngjizë personalitete. Pas çdo njeriu të formuar, qëndron të paktën një mësues i mirë. Shoqëria (sociale)128
Gjëja më e keqe që mund të thotë dikush për klasën e mesme greke, është që kjo nuk ekziston.
129
Të ashtuquajturit “grekë aristokratë”, janë në të vërtetë përfaqësues të klasës tonë qytetare të paktë – njerëzit e oxhakut. Të ardhurit rishtas qytetarë, janë në thelb neo-pasunarë dhe katnarë të trullosur. Dhe të paktët fshatarë të mbetur nëpër zonat rurale, janë grekët safi.
131
Katundari i ardhur rishtas dhe dhunshëm në qytet, është kafsha më e mjerë në Greqi. Jeta e tij, ka degjeneruar komplet. Ka humbur gjithë traditën patriarkale – pa e zëvendësuar atë me diçka tjetër. Nuk kishte as klasa qytetare greke diçka t’i ofronte, por edhe të kish, do të ishte e pamundur që disa mijëra qytetarë, të mundeshin të absorbonin disa milionë syresh njerëz të ardhur prej katundeve, gjatë një brezi të vetëm.132
Kështu katundari i qytetarizuar rishtas, jeton në boshllëk. Nuk ka tokë, nuk ka gjuhë të vetën (vij prej Omonies), që shkruante dhe Seferi, nuk ka fe. Nuk di më si të gëzohet, si të vajtojë. Nuk di të jetojë.
Emigracioni136
Ndërsa gjysma e grekëve kërkojnë të kthejnë Greqinë si vendet e tjera, gjysma tjetër ikën në emigracion.
137
jemi një nga pak vendet e botës që ka më shumë emigrantë sesa banorë.
Gjinia143
Jeta seksuale e grekut mashkull ndahet në dy nivele. Në nivel real dhe atë imagjinar. Diferenca mes dy niveleve, e pamasë.144
Jeta seksuale e grekes femër, ndahet edhe kjo në dy nivele. Në nivelin real, dhe atë tregëtar. Diferenca midis të dyjave, e papërfillshme.
Mjedisi.
151
Diku brenda nesh besojmë se nuk jemi të denjë të jetojmë në një vend kaq të bukur. Dhe përpiqemi me mish e shpirt, ta kthejmë ‘sipas kokës edhe festen”, në nivelin ku ndodhemi. Kështu e ndërtojmë me beton dhe plehra.152
Greqia kurrë nuk vdes! (Mos u dëshpëroni, le të përpiqemi edhe pak)
156
Kudo ku shkoj, Greqia më lëndon.
157
Provo e fute Greqinë të gjithën brenda në zemër, dhe do pësosh infrakt.

Fund.
p.s Po sigurisht që libri ka edhe të tjera, gjithsej janë 176 paragrafë. Përzgjodha disa që janë tepër pikante dhe duhet të isha me gjithë mend kurnac të mos i ndaja. Gjithashtu në përzgjedhje, jam ndikuar duke u përpjekur të gjej fatkeqësitë e përbashkëta që 'bota greke' ndan me 'botën shqiptare'.

3 Komente

 what do you say? Të botohej në shqip do e blije? Cilësia e përkthimit, si të duket? 

Is getting serious you know... më dërgoi përgjigje, parimisht pranon t'ia përkthej, po gjeta shtëpi botimi ta marrë përsipër.  

jul, me botu shqip sot eshte bere me shume ceshtje vullnetarizmi. pra po botove, nuk do shohesh se sa shitet si parameter per suksesin... per me shume shiko temen me kamy e kafke. ju rrefej grekerit e konices citohet jo pak here - materiali pra do gjeje jehone kur dhe ku duhet. dhe mos harro qe libri i shtypur ne leter nuk eshte e vetmja forme e publikimit sot. por pa dyshim qe do e inkurajoja botimin!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).