Ekziston një fenomen shumë interesant psikologjik dhe viziv në zonat urbane. Pasi ke parë për një kohë të gjatë një objekt, ose një tërësi objektesh, apo dhe një monument në qytet, ka shumë mundësi që të mos e dallosh më atë, ndonëse ndodhet po aty, ku ka qenë gjithmonë. Për shembull: një pemë që ndodhet në rrugën të cilën e përshkoni çdo ditë, tanimë nuk hyn fare në sytë tuaj, pasi e keni parë aq shpesh sa është bërë pjesë e vetë rrugës dhe e rutinës suaj.

Sipas psikologëve, truri përzgjedh informacione dhe sipas gjithë gjasave ndonëse ju i kaloni fare pranë pemës, truri vendos të mos e përpunojë më atë informacion meqë nuk është informacion i ri. Kot nuk thonë: “Shikon mendja, jo syri…” Kështu, ndodh me shumë monumente në rrugët, sheshet apo parqet e Tiranës. Nuk e besoni?

1- Bazorelievi mbi godinën e Kryeministrisë, vepër e Kristaq Ramës

Nga vetë natyra ironia mund të jetë thelbësisht komike, por në Shqipëri përpos saj, mund të jetë ndonjëherë edhe thelbësisht e hidhur! Pasi ka shkaktuar një debat shumë të fortë mbi shembjen e Piramidës, një debat që kohët e fundit ka trokitur dhe në kanceleritë europiane, kryeministri Sali Berisha duket se është i pari person që vuan nga sindromi i fshirjes së imazheve rutinë dhe shmangien e tyre nga mjedisi. Ose mund të vuajë nga një sindrom tjetër që ka lidhje me madhësitë apo mungesa të tilla në trupin e vet… shumë e sqaruar kjo sindromë nga Frojd e që në vitin 1998 u ripërdor në kinematografi me filmin “Titanic”.

Themi këtë të fundit sepse duket qartë që priret të drejtojë vëmendjen ndaj monumenteve madhështorë, që zenë hapësirë shumë (terren ndërtimi?)… Sepse, fjala bie, pasi ka harxhuar aq shumë energji për afreskun e Muzeut Historik që donte ta shkatërronte e pasi bëri të njëjtën gjë me Piramidën duke shprehur kështu nevojën për eliminimin e simboleve komuniste, si nuk i shkon mendja ndonjëherë se në fasadën e ndërtesës ku ai punon çdo ditë, ka një bazoreliev me simbole komuniste?

E keni parë edhe ju me qindra e me mijëra herë atë vepër arti me të gjitha elementët e realizmit socialist. Por ngaqë ndodhet atje prej shumë vitesh, është bërë pjesë e fasadës dhe e përfytyrimit që keni për Kryeministrinë, aq sa nuk mund ta shikoni të veçuar. E shikoni, pse jo, njësoj siç mund të shikoni një dritare të zakonshme të asaj ndërtese…

Madje, njerëzia me më shumë vëmendje shikojnë sot se nga cila dritare kryeministri i vendit del herë pas here për të provokuar protestuesit në bulevard, e më pak, pothuajse aspak vëmendje nuk i kushtojmë bazorelievit që ndonëse është në anën e djathtë të ndërtesës, pra jo në qëndër të fasadës së saj, ze një vend qëndror në konceptimin arkitektonik të saj.

E dini se kush e ka bërë atë vepër arti? Kristaq Rama! Babai i Edi Ramës, të cilin kryeministri e ka shndërruar gjatë gjithë këto vite në një personazh qendror me të cilin ka kërkuar të identifikojë opozitën “on-block”, si pasardhëse shpirtërore e kulturore të komunizmit…

Pikërisht Kristaq Rama është autor i atij bazorelievi, së bashku me skulptorin Hektor Dule. Ky i fundit, ende gjallë, kur e pyetën se me cila vepra të tij krenohet më shumë, ka thënë:
“Në udhët e luftës”, e cila është në Parkun e Liqenit Artificial;

“Përmendorja e Luftës” në Mushqeta, e cila i kushtohet shpartallimit të kolonave gjermane që do të hidhnin në erë Tiranën; “Monumenti i rezistencës në Durrës” bashkë me Fuat Dushkun; figura e Shqipërisë në hollin e Pallatit të Kongreseve, e cila është në dimensione të mëdha, paraqet një figurë femre me flamurin që i mbështillet rreth trupit; relievin e Skënderbeut në Gjirokastër, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së tij;

Relievi i Kryeministrisë në bashkëpunim me Muntaz Dhramin, Shaban Hadërin dhe Kristaq Ramën, e të tjera që nuk më kujtohen”.

Do të ishte akoma më ironike, sikur pas këtij shkrimi Berisha të vendoste të hapte një tjetër polemikë e të bënte një tjetër “kurban” në kuadër të debatit për ruajtjen apo jo të trashëgimisë historike të periudhës komuniste…

2- Bunker mu në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”

Bulevardi është ndërtuar para luftës së Dytë Botërore nga arkitektët italianë të kohës. Gherardo Bosio ishte i fundit ndër këta arkitektë që vuri dorë në godinat e bulevardit nga viti 1939-1941. Ishte pikërisht ky që ndërtoi edhe hotel “Dajtin” edhe vetë selinë e Kryeministrisë që përmendëm më lart. Por komunizmi do të linte gjithashtu gjurmët e veta.

Mund të kuptohet rëndësia e, fjala bie, Pallatit të Kongreseve! Mund dhe të admirohet godina e Ambasadës Ruse që sot shërben si selia e Presidentit të Republikës apo e zyrave të Komitetit Qëndror, një arkitekturë ruse dhe ajo që sot shërben për mbledhjet e komisioneve parlamentare, mund të kuptohet gjithashtu nevoja për ndërtimin e Piramidës.

Po nevojën dhe rëndësinë për të ndërtuar edhe një bunker, nga ata tipikët shqiptarë, mu në mes të bulevardit, a ka njeri ta shpjegojë sot? Nuk e besoni se ka një bunker betoni në bulevard? Atëherë, shikoni më vëmendje kur të kaloni herën tjetër përballë hotel “Rogner”…

Sapo lini pas vetes godinën e zyrave parlamentare, pikërisht aty, në trotuar ndodhet bunkeri. Aty ka qenë gjithmonë, por ngaqë bunkerët janë të shumtë në Shqipëri, ato janë bërë automatikisht pjesë e pandashme e mjedisit dhe e perceptimit tonë viziv.

3. Në të gjallë urreheshin, tashmë ndodhen pranë, por mungon dikush…

Një monumental më interesant i varrezave në Tiranë, është padyshim ai i varreve të Vëllezërve Frashëri në kodrat e Liqenit Artificial. Janë të shumtë ata që e njohin atë kompleks, ashtu siç dinë edhe varret e ushtarëve të Komonuellthit ngjitur me ta. Po sa vetë arrijnë të dallojnë se anash Frashërllinjve ndodhet edhe varri i Faik Konicës?

Përveç ironisë që ky personazh i shquar i historisë dhe kulturës shqiptare u varros pranë Frashërllinjve me të cilët kishte bërë një polemikë të ashpër sidomos për çështjen e alfabetit shqip, një sy i vëmendshëm (ose më saktë një tru i vëmendshëm) do të dallonte qartë se teksa Frashërllinjtë qëndrojnë në mes të kompleksit duke zënë hapësirën qëndrore dhe në të djathtë të tyre ndodhet që nga viti 1995 Konica, për cilin personazh është lënë hapësira bosh në të majtë…?

Ka mbetur edhe pak kohë në fakt, ndoshta për kryetarin e ri të Bashkisë të mendojë për ndonjë alternativë, sidomos për 100 vjetorin e Pavarësisë… Alternativat janë të pafundme po ta mendosh hollë-hollë…

Por ka shumë gjasa që në vitin 1995, atëherë kur Berisha ishte President e që bashkëpunoi për sjelljen e eshtrave të Faik Konicës nga Amerika, të mendonte se vendi në të majtë të Frashërllinjve t’i takonte pikërisht atij: demokratit Noli…

Asnjëherë nuk e mori ama, seriozisht shteti shqiptar rikthimin e eshtrave të Nolit, ndonëse në një qeveri të fundit patëm edhe një ministër “vizionar” që kërkonte të na rikthente eshtrat e Ismail Qemalit (që preheshin prej dekadash në Vlorë)… Vend paradoksesh ky i joni, vend ironish e absurditetesh, njësoj si në një Disneyland…

Në shënjestrën e Berishës

1- Mozaiku i Muzeut Kombëtar

Për muaj të tërë në Shqipëri u inicua një ndër debatet e para në lidhje me trashëgiminë historike dhe kulturore të realizuar gjatë komunizmit. Debati ishte: ta prishim apo jo mozaikun “Shqipëria” në fasadën e Muzeut Historik? Hë për hë, nuk është prishur akoma dhe nuk dihet fati i mëtejshëm i tij. Ajo që dihet është se ky mozaik i përuruar në 28 tetor të vitit 1981 është më i madhi i realizuar në Shqipëri.

2- Piramida

Tashmë pjesë e ndërgjegjes historike dhe kulturore të kryeqytetit dhe banorëve të tij, Piramida e konceptuar fillimisht si një muze për Enver Hoxhën, është gjithashtu në shënjestrën e qeverisë për ta shembur e për të ndërtuar në të Parlamentin e ri.

Debati ka marrë përmasa ndërkombëtare, përfaqësues të BE, diplomatë të ndryshëm, por edhe studiues të shumtë të huaj e vendas, kanë shprehur shqetësimin e tyre për prishjen e këtij monumenti të arkitekturës e të historisë së qytetit.

Dalëngadalë, po fillon të konturohet për herë të parë me baza të forta ideologjike, shkencore, pragmatiste e filozofike edhe debati nëse ia vlen apo jo të ruhet trashëgimia historike e një vendi, qoftë kur kjo trashëgimi vjen nga vite të errëta të historisë? Tjetërkund, ku lloj debati nuk do të bëhej kurrsesi, pasi ëprgjigja është e qartë: ia vlen patjetër të ruhet çdo pjesë e historisë…

Dje, protestë kundër Topit për Piramidën

Kuvendi Civil protestoi dje para Presidencës për heshtjen e këtij institucioni në lidhje me ligjin që i hap rrugë shembjes së Piramidës dhe ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar në vend të saj. Përfaqësuesit e shoqërisë civile që kundërshtuan që në fillim prishjen e piramidës u shprehën se kalimi në heshtje i ligjit për prishjen e Piramidës nga ana e Presidentit ka bërë që të humbasë besimi në institucionin që ai përfaqëson. Presidenti Topi nuk e firmosi dekretimin e ligjit për prishjen e Piramidës, afati 20-ditor i të cilit përfundoi pardje. Ligji kaloi në Parlament para tri javësh vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk ishte e pranishme në seancë.

Nga Kristi Pinderi

 

31 Komente

Shekulli, mos u ankoni pastaj.  vet ia kujtuat..smiley

Bazorelievi mbi godinën e Kryeministrisë, vepër e Kristaq Ramës

hahahaaaaaa. Kjo qeka e papame smiley

 Po ato s'quhen komuniste, se po te prishen nuk nxjerrin leke per xhepin e Berishes.

Piramida, po.

piramida po se po, por llokma me e mire eshte vendi ku prehet parlamenti egzistues ne mes te lulishtes. Kur depsezet te nderojne godine per te vajtur tek ai i riu, godina e parlamentit egzistues prishet per tia lene vendin nje godine te stermadhe multifunksionale.Pra me nje gur vriten zogj!! 

Ate bazorelievin qe tu e rregullu solidarnosci me shoke ne '98, po si lane shkrep bazuken se kishin hall mos digjnin shoket mbrapa

Keta te shekullit e kane zbut shume mer lal .  Ku eshte cilesori kristaq KRIMINEL rama  ...  kadal kadal se vjen Solidarnosc dhe ja kajt nonen , bazorelievit , k/ministrise dhe krejt kujt ka hi e punon nen simbBOLE komuniste ! 

S'kane pse e prishim. Jane barbarizme te panevojshme keto. smiley Do te hiqet me kujdes, do te vendoset ne ankand, nja 50mije USD i kap dhe parate do te shkojne ne arken e shtetit (party per te gjithe administraten). Ne vend te bazorelievit do te vendoset nje hapesire per reklama. Ka hapesire me prestigjoze se muri i kryeministrise?! Nje rruge e dy pune...biles 3 pune, bazorelievin komunist e heq, leke vjel nga shitja, hapesira bosh gjeneron leke nga reklamat.

100 here me mire kjo se muskujt proletare

shume here me miqte e mi, kur kalojme aty e kemi diskutuar kete fakt...nuk eshte ide e re kjo..edhe te tjere e kane thene.

per mendimin tim eshte absurd fakti qe ajo ekziston akoma aty, duhet te ishte ne ndonje muze ose te galeria e arteve..por jo ne nje institucion funksional shteteror si kryeministria..sepse ajo permban simbole komuniste, simbole te nje ideologjie qe nuk perfaqesojne gjithe kombin shqiptare, ne ndertesat shteterore duhen patjeter simbole neutrale ose kombetare, por jo ideologjike.

 

 

me duket se kaq e pati dhe koco. smiley

 pse mo , na duhet me prish tani gjithe bulevardin deshmoret e kombit, kompleksin e ministrive, hotel dajtin, korpusin e universitetit, akademine e arteve, rektoratin, muzeun arkeologjik e gjithcka me te bukur qe kemi ne tirane e qe ishte veper e fashizmit (permes arkitekteve te vet)???? E??? Ti prishim ato, te bejme simbole neutrale! Ku vajte mo bir e gjete kete fjalen simbole neutrale? Cdo te thote simbole neutrale??? Nga dalin simbolet mo? Hajde prishim historine tani, hajde gjejme ndonje histori neutrale!!!! Pik e zeze me keta!!!! 

po clidhje ka historia me bustet dhe relievet neper sheshe e godina????

kaq nostalgji paske per komunizmin???

sipas teje te vihet edhe busti i enverit ne shesh, i stalinit, i sulltanit, simbolet e fashizmit etj.etj.

o i verbuar nga ideologjia...une nuk thashe te prishet, por te futet ne ndonje muze..

kryeministria perfaqeson te gjithe popullin jo vetem egoizmin dhe nostalgjine tende.

 

se harrova ...simBolet nuk jane godina...

sa me kish marre malli per kshu komentesh te Peshku smiley

 

 

C'mall i çuditshem! smiley

Do vihen o Bole do vihen ...po Kur ti ktheht arsyeja e VJEDHUR dhe e GRABITUR  e perdhunuar nga cfaredo Kusari qe ka pak pushtet SOT ! ! Tani eshte koha e Djegjeve dhe Shkaterrimit e teorive te cdo lloj sacmje Hundesh , koha e anti kultures ...ka dale m... trotuareve dhe nuk ka mbete njeri pa dhene mend nga stanet e koooperativave te cjeperve . Do vihet dhe kam bindjense edhe kjo periudhe do pasqyrohet ne SHESHET Kryesore Publike .  Si simbBolja e Belgjikes.....  nje kalama qe shurron dhe rezervuari me pamjen e Berishes dhe ndonje vuvuzel shembullor qe na jep mesime "lefkofejane " me qyltyre smiley

Nje pjese i ke te stampuara ne krye te Ministrive ...nga Fashizmi , Sulltanin e ke si K/Qender e Tiranes me Xhami e Hamam , po nuk ishte ai brez me SQEPER si sot te merrte kazmat , barominat e qysqite dhe ti prishte !

kryeministria perfaqeson te gjithe popullin jo vetem egoizmin dhe nostalgjine ...

Si thenie mund te qendroje,  po perderi sa e thua Ti ...Realisht SOT K/Ministria perfaqeson Kullen e Bajraktarit ....prandaj ka nevoje me e mbrojte sic bete me 21 Janar  e sic bete me 98 me arkovole per te shkaterruar dyert .

Sqap po sqap i races qe i varet MJEKRA e percitet tere diten me qyltyre e per dije te qyltyruara  smiley

eri, do kemi pune 50 vjet me ty smiley

ja psh e nisim me midnight rambler; cer ka dash me thon autori ktu pershemull. osht i gjo qe ia vle, mos e merr per reqende (theksi te e-ja e funit):

Midnight Rambler:

Did you hear about the Midnight Rambler?
Ev'rybody got to go
Did you heard about the Midnight Rambler,
the one that shut the kitchen door?

He don't give a hoot of warning
wrapped up in a black cat cloak
He don't go in the light of the morning
He's split, the time the cook'rel crows

Talkin' 'bout the Midnight Rambler,
the one you never seen before
Talkin' 'bout the midnight gambler
Did you see him jump the garden wall?
Sighin' down the wind softly
Listen and you hear him moan

Talkin' 'bout the midnight gambler
Ev'rybody got to go
Did you hear about the midnight gambler?
Well, honey, it's no rock'n'roll show

Talkin' 'bout the Midnight Rambler,
the one you never seen before
Oh, don't do that
Oh, don't do that
Oh, don't do that

Did you hear about the Midnight Rambler?
He'll leave his footprints up and down your hall
Did you hear about the Midnight Rambler?
Did you see me make my midnight call

And if you catch the Midnight Rambler
I'll steal your mistress from under your nose
Well, go easy with your cold fandango
I'll stick my knife right down your throat
Baby, and it hurts!

 A t'iu kujtoj edhe dicka tjeter. "Nene Shqiperi" tek varrezat e deshmoreve eshte veper e Kristaq Rames, Monumenti i pavaresise ne Vlore eshte veper e  Kristaq Rames, Shaban Haderit e  Muntaz Dhramit, Bosti i Shote Galice ne Kukes ne mos gaboj eshte veper e Kristaq Rames...etj etj.

Tani kur u ndane aq u rane. Kristaqi ishte artist i talentuar qe gdhendte simbolet e Shqiperise  neper atdhe, ndersa i jati i Berishes transportonte pleh me qerren e kooperatives ne Vucitol. Te dy per partine e atdheun punonin, secili sipas mundesive. Po qe se i jati Berishes ka gdhendur ndonje luge druri a fyell me bicak ne kohen e lire, le ta sjell poshte Berisha se do ia gjejme ndonje shesh ne Tirane qe ta ngulim qe mos i mbete hateri kryeministrit.

Kristaqi ishte artist i talentuar qe gdhendte simbolet e Shqiperise  neper atdhe, ndersa i jati i Berishes transportonte pleh me qerren e kooperatives ne Vucitol.

well, karrocier, karrocier, po i ka tregu te birit per kuvajtin, sidoqofte. kurse kristaq edvin rama, a si e kishte ai kokrra kot e skultporit, nuk i ka diftue kurrgja edvin kristaq rams; asisend!

Kristaqi ishte artist i talentuar qe gdhendte simbolet e Shqiperise  neper atdhe..

... a ka bere ndonje veper jo politike ky Taqi i Rames.

ktu e ke kap keq, kaposho. ksaj s'ka c'ti thot, as ai, as i biri, njaj edvin kristaq rama. si dhe paji harambash.

na duhet te kemi nji ushtri te forte!

na duhen artista qe bajn vepra jo politike, sa ma shum dhe sa ma t'shnetshem.

 yes sir

 Plot kaposh, edhe kryevepra bile. Nudo qe nuk i shfaqte dot asaj kohe se bishe mrena, art modern. Po mua edhe nene Shqiperi nuk me duket me shume politike sesa le te themi monumenti i Abraham Linkolnit ose statuja e lirise. 

Ose me cfare gjeje apolitike mund te zevendesohej Monumenti i pavaresise? Me nje vile rrushi psh. Apo me kete

  PF - te marte e mira  me vehte! Ku  mi gjen keto more? Thuaju ore ti  lene marrezite duke be vrejtje elifmatraket, artisteve te rralle qe ka patur e ka ky vend.Rrozohet vete nje veper qe nuk eshte artistike.Dhe nuk ben asnje zhurme..

Na u dashkan vepra ..neutrale...artistike. Kulmi i "mençurise" marrezise!

c`rendesi ka ne fund te fundit se c`fare simBoli eshte ne vetvete...Rendesi ka qe te jete i pranueshem dhe i pakontestueshem nga te gjithe..

Faik Konica shkruante se Naim Frasheri eshte capacul!!!! Cte bejme tani me Naimin qe qenka dhe ai i kontestueshem, e jo nga tocat po nga Konica? E??? 

 

 

.... Nga te gjithe...!

Klajdi .... nga Gomari ....si fjale urte , kokeulur dhe i kompromiseve , nuk duhet acaruar . Kujto gjithmone qe "dakort eshte te ngrihet Ura po nuk e ka te qarte ne drejtim te rrjedhjes apo kunder rrjedhjes se lumit "

Ja tani edhe per kete ka nje citat :

.Rendesi ka qe te jete i pranueshem dhe i pakontestueshem nga te gjithe.....

Edhe Mao do ta ktshte zili , biles edhe Lin Biao do e permendete se "ne na duhet te kemi citate per te gjithe Ushtrine " !

Se mos na e hiqni ore . Mos merzitet dhe bie "pishtar i PPU " si pakuptuar dhe na iken si HURI smiley Nik relativiosht i ri po gradualisht origjinal per te torollisuir ato dhe per te defryer smiley  Biles me duket se dinte dhe Greqisht !

 Eshte ajo qe kemi thene prej kohesh. Prishja e Piramides ka qellime EKONOMIKE. Qellimi eshte shfrytezimi i truallit aty ku eshte kuvendi i vjeter qe te ndertohet nje kompleks i madh komercial-rezidencial ku do pastrojne parate ca politikane. Gjithe zhurma qe behet per simbolet e komunizimit eshte nje terheqje per hundesh qe i behet popullit te mire dhe kaqol, antikomunist shqiptar. Sic e tregon dhe Pinderi ne kete shkrim, simbolet e komunizmit ne te vertete nuk bezdisin as doktorin, natyrisht.

Shpresoj qe piramida te mos prishet, dhe nuk e kuptoj pse behete kjo zhurme rreth saj. Qe eshte simbol komunist per mendimin tim ka zero vlere per argument, se deri dje quhej qendra Pjeter Arbnori.  Por dhe per pastrimin e paras, gjithajo Tirana dhe keta nuk gjejne dote nje grop ku ta bejne qendren e lavatriceve. Rama pregastiste 10 kulla tek plani Francez, te marrin disa nga ato. Apo ta 10sin me projektin e liqenit, dhe nuk do behej kaq zhurme. I fusnin dhe ndonje justifikim koti: kesthu thane maestrot urbanisto-arkitekto hollandez.

Mbaj mend qe para ca kohesh, dikush ketu shkruajti qe kompania qe po bente "rregullime" tek piramida jo vetem qe vodhi mermerin por dhe demtoi nje nga kolonat kryesore qe e bejne ndertesen te rrezikshme. Nuk e di sa e vertete eshte.

 Blendi pikes i  ke rene...!Por dihet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).